{"id":7046,"date":"2016-09-26T21:55:59","date_gmt":"2016-09-26T20:55:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7046"},"modified":"2021-05-02T02:48:19","modified_gmt":"2021-05-02T00:48:19","slug":"rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/","title":{"rendered":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE"},"content":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e pushtimit dhe e sundimit pes\u00ebshekullor osman, shqiptar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri besime t\u00eb ndryshme fetare: krahas feve t\u00eb m\u00ebparshme ortodokse e katolike, t\u00eb cilat i ruajti nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb, u shtua edhe ajo myslimane, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkiste tashm\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. Shek. XIX bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb ndarje fetare t\u00eb popullsis\u00eb trash\u00ebgoi edhe pesh\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb politik\u00ebs teokratike t\u00eb sulltan\u00ebve osman\u00eb, q\u00eb vinte shenj\u00ebn e barazimit midis fes\u00eb e komb\u00ebsis\u00eb dhe e trajtonte popullin shqiptar, me tri besime, t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri komb\u00ebsi t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj politike i b\u00ebn\u00eb jehon\u00eb Patrikana greke e Stambollit, si dhe qarqet drejtuese t\u00eb shteteve fqinje e kishat e tyre respektive. Jeta shpirt\u00ebrore (nd\u00ebrgjegjja fetare) e besimtar\u00ebve shqiptar\u00eb sundohej nga tri institucione fetare, tri shkolla dhe tri kultura t\u00eb huaja. K\u00ebto institucione klerikale vareshin nga tri qendra universale t\u00eb huaja, nga Halifati sulltanor, Patrikana fanariote dhe Papati roman, prej t\u00eb cilave asnj\u00ebra nuk e p\u00ebrkrahte iden\u00eb e nj\u00eb shteti komb\u00ebtar shqiptar. Por ndryshe nga disa vende t\u00eb tjera ballkanike, popullsia shqiptare nuk u nda n\u00eb aq komb\u00ebsi sa edhe fe.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrgjegjja fetare nuk e err\u00ebsoi dhe nuk e mbuloi asnj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrgjegjen e komb\u00ebsis\u00eb shqiptare. Udh\u00ebtar\u00ebt e huaj t\u00eb shek. XIX kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se, nd\u00ebrsa nga pik\u00ebpamja fetare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ishte hapur nj\u00eb hendek midis ortodoksit, katolikut e myslimanit t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit komb, te popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb mbizot\u00ebronte ndjenja e komb\u00ebsis\u00eb. Nd\u00ebrmjet element\u00ebve t\u00eb feve t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit u ruajt\u00ebn lidhjet shpirt\u00ebrore, ekonomike e shoq\u00ebrore, madje edhe lidhjet familjare. Me k\u00ebt\u00eb shpjegohet prania e sinkretizmit fetar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga \u201claraman\u00ebt\u201d (t\u00eb krishter\u00ebt e fsheht\u00eb), p\u00ebrhapja e gjer\u00eb e bektashizmit me doktrinat e tij liberale dhe fakti q\u00eb Shqip\u00ebria nuk njohu asnj\u00ebher\u00eb grindje e luft\u00ebra fetare.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse popullsia shqiptare i pati b\u00ebr\u00eb ball\u00eb k\u00ebsaj trysnie qindravje\u00e7are dhe, si\u00e7 shkruante udh\u00ebtari anglez Th. S. Hjugs (Th. S. Hughes) n\u00eb vitin 1820, e ruajti t\u00eb paprekur ndjenj\u00ebn e komb\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet, ndarja n\u00eb tri fe t\u00eb ndryshme e sidomos var\u00ebsia e tyre nga institucione t\u00eb huaja klerikale dhe politika e p\u00ebr\u00e7arjes fetare, e ndjekur ndaj shqiptar\u00ebve, e v\u00ebshtir\u00ebsuan bashkimin e popullit shqiptar dhe u b\u00ebn\u00eb penges\u00eb n\u00eb luft\u00ebn e tij kund\u00ebr zgjedh\u00ebs s\u00eb huaj p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Porta e Lart\u00eb, Patrikana greke prej nga vareshin kishat ortodokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe fuqit\u00eb e tjera t\u00eb huaja u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i\u00a0p\u00ebrdornin fet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri si nj\u00eb mjet q\u00eb i sh\u00ebrbente politik\u00ebs s\u00eb tyre. Rrjedhojat negative, q\u00eb vinin nga kjo ndarje fetare e shqiptar\u00ebve, mund t\u00eb shihen si nj\u00eb nga faktor\u00ebt (pas atyre ekonomiko-\u00acshoq\u00ebror\u00eb), q\u00eb p\u00ebrcaktuan ritmet disi t\u00eb ngadalshme t\u00eb procesit t\u00eb emancipimit politik dhe t\u00eb zgjimit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ndarja e popullsis\u00eb n\u00eb tri besime dhe politika e p\u00ebr\u00e7arjes fetare q\u00eb ndiqej ndaj saj, nuk mund t\u00eb mos shtronte p\u00ebrpara L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare disa detyra t\u00eb ve\u00e7anta, q\u00eb nuk i ka njohur ajo e vendeve t\u00eb krishtere ballkanike. Feja e p\u00ebrbashk\u00ebt, krahas ideve komb\u00ebtare, ishte nj\u00eb faktor q\u00eb i afronte shpirt\u00ebrisht element\u00ebt p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre popujve ballkanik\u00eb dhe q\u00eb shpejtoi bashkimin e tyre komb\u00ebtar n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare kund\u00ebr sundimtar\u00ebve osman\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ishin mysliman\u00eb. Meq\u00eb popullsia e k\u00ebtyre vendeve i p\u00ebrkiste t\u00eb nj\u00ebjtit besim fetar, udh\u00ebheqja e l\u00ebvizjes s\u00eb tyre p\u00ebrfitoi nga antagonizmi fetar me sundimtar\u00ebt osman\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrdorur kish\u00ebn si forc\u00eb ideologjike dhe agjitatore n\u00eb l\u00ebvizjen \u00e7lirimtare. Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shek. XIX, kur popullsia ishte e ndar\u00eb n\u00eb tri besime t\u00eb ndryshme fetare dhe kur 3\/4 e saj ishte myslimane, dometh\u00ebn\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fe me sundimtar\u00ebt osman\u00eb, nuk mund t\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb antagoniz\u00ebm, t\u00eb shtruar n\u00eb rrafsh fetar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte bashkimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb luft\u00ebn \u00e7lirimtare do t\u00eb arrihej jasht\u00eb fes\u00eb, mbi fen\u00eb dhe vet\u00ebm i mb\u00ebshtetur n\u00eb parimin e komb\u00ebsis\u00eb. Rrjedhimisht lufta p\u00ebr afirmimin e parimit t\u00eb komb\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ishte e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet komb\u00ebtare ballkanike, pati n\u00eb Shqip\u00ebri ve\u00e7orit\u00eb e saj, u ngrit jo vet\u00ebm jasht\u00eb fes\u00eb, por u drejtua nj\u00ebherazi kund\u00ebr identifikimit t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb fetare t\u00eb element\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb popullsis\u00eb shqiptare me at\u00eb komb\u00ebtare dhe e zhveshi ndarjen fetare nga petku politik.<\/p>\n<p>Rilind\u00ebsit b\u00ebn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse e t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kap\u00ebrcyer dasit\u00eb fetare dhe politik\u00ebn p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse t\u00eb sundimtar\u00ebve osman\u00eb e t\u00eb Patrikan\u00ebs s\u00eb Stambollit, q\u00eb identifikonin fen\u00eb me komb\u00ebsin\u00eb. Ata luftuan gjithashtu kund\u00ebr \u00e7do orvatjeje p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar ndarjen fetare n\u00eb p\u00ebr\u00e7arje politike-fetare. Rilindja Komb\u00ebtare u ndesh edhe me konceptet fetare mbi kombin. Ideologjis\u00eb s\u00eb panislamizmit, t\u00eb panortodoksizmit etj., q\u00eb kishte gjetur mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb disa qarqe \u00e7ifligare e borgjeze turkomane e grekomane shqiptare dhe q\u00eb identifikonte fen\u00eb me komb\u00ebsin\u00eb, ajo i kund\u00ebrvuri iluminizmin e racionalizmin e vet e, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, konceptin mbi kombin shqiptar si nj\u00eb kategori e ve\u00e7ant\u00eb historike, q\u00eb ishte nj\u00eb dhe i pandar\u00eb, megjith\u00ebse u takonte tri besimeve fetare, e q\u00eb dallohej nga kombet e tjera.<\/p>\n<p>Iluminist\u00ebt e vendos\u00ebn Rilindjen Komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb platform\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuar, bashk\u00ebkoh\u00ebse dhe jasht\u00ebfetare, n\u00eb parimin e komb\u00ebsis\u00eb, t\u00eb shqiptaris\u00eb. Parimi \u201cFeja e shqiptarit \u00ebsht\u00eb shqiptaria\u201d, q\u00eb p\u00ebrshkon nj\u00eb literatur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb politike e artistike t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Rilindjes, ishte pa dyshim afetar, por jo antifetar, nj\u00eb parim politik, q\u00eb synonte bashkimin e shqiptar\u00ebve, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrkat\u00ebsia e tyre fetare. Ky koncept i shqiptaris\u00eb si feja e shqiptar\u00ebve pushtoi gjat\u00eb epok\u00ebs s\u00eb Rilindjes mendjet e zemrat e shqiptar\u00ebve, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb forc\u00eb ideore, q\u00eb bashkoi shpirt\u00ebrisht e mend\u00ebrisht shqiptar\u00ebt n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr \u00e7lirimin komb\u00ebtar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani Si rrjedhoj\u00eb e pushtimit dhe e sundimit pes\u00ebshekullor osman, shqiptar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri besime t\u00eb ndryshme fetare: krahas feve t\u00eb m\u00ebparshme ortodokse e katolike, t\u00eb cilat i ruajti nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb, u shtua edhe ajo myslimane, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkiste tashm\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41186,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-7046","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani Si rrjedhoj\u00eb e pushtimit dhe e sundimit pes\u00ebshekullor osman, shqiptar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri besime t\u00eb ndryshme fetare: krahas feve t\u00eb m\u00ebparshme ortodokse e katolike, t\u00eb cilat i ruajti nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb, u shtua edhe ajo myslimane, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkiste tashm\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-26T20:55:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-02T00:48:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE\",\"datePublished\":\"2016-09-26T20:55:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-02T00:48:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/\"},\"wordCount\":1113,\"commentCount\":4,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/\",\"name\":\"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-26T20:55:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-02T00:48:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/05\\\/zymer_mehani_biblioteke.jpg\",\"width\":600,\"height\":800,\"caption\":\"Zymer Mehani - bibliotek\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani Si rrjedhoj\u00eb e pushtimit dhe e sundimit pes\u00ebshekullor osman, shqiptar\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb tri besime t\u00eb ndryshme fetare: krahas feve t\u00eb m\u00ebparshme ortodokse e katolike, t\u00eb cilat i ruajti nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb, u shtua edhe ajo myslimane, s\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrkiste tashm\u00eb shumica e shqiptar\u00ebve. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-26T20:55:59+00:00","article_modified_time":"2021-05-02T00:48:19+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE","datePublished":"2016-09-26T20:55:59+00:00","dateModified":"2021-05-02T00:48:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/"},"wordCount":1113,"commentCount":4,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/","name":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","datePublished":"2016-09-26T20:55:59+00:00","dateModified":"2021-05-02T00:48:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/05\/zymer_mehani_biblioteke.jpg","width":600,"height":800,"caption":"Zymer Mehani - bibliotek\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/rilindja-kombetare-shqiptare-dhe-ceshtja-fetare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"RILINDJA KOMB\u00cbTARE SHQIPTARE DHE \u00c7\u00cbSHTJA FETARE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7046","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7046"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7046\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67734,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7046\/revisions\/67734"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41186"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7046"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7046"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7046"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}