{"id":71258,"date":"2021-09-03T11:41:51","date_gmt":"2021-09-03T09:41:51","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=71258"},"modified":"2021-09-04T06:00:28","modified_gmt":"2021-09-04T04:00:28","slug":"ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/","title":{"rendered":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb interes jetik i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb Veriore, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos jet\u00eb BE-ja, Ballkani do t\u00eb kthehej nj\u00eb shekull para, do t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00ebn kur gadishulli ka qen\u00eb <strong><em>fu\u00e7i baruti<\/em><\/strong>. Pa BE-n\u00eb, gadishulli i sot\u00ebm do t\u00eb rikthehej n\u00eb koh\u00ebn e <strong><em>bellum omnium kontra omnes<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Pa nj\u00eb perspektiv\u00eb integruese t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb rajon do t\u00eb synonin t\u00eb penetrohen Rusia dhe Kina. N\u00eb vendet ku ka popullsi t\u00eb fes\u00eb islame, do t\u00eb synonte t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb Turqia.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor ende ndodhen n\u00eb faz\u00ebn kalimtare. Tranzicioni n\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vende, i filluar n\u00eb vitin 1991, akoma s\u2019ka p\u00ebrfunduar. Tri dekada tranzicion. Tridhjet\u00eb vjet n\u00eb faz\u00ebn kalimtare.<\/p>\n<p>Jan\u00eb do vende q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb BE pa i plot\u00ebsuar standardet e Unionit. Nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb Greqia. Athina, jo vet\u00ebm nuk i respekton lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e bashk\u00ebsive etnike jogreke, por edhe fare nuk i njeh ato. <strong>Greqia<\/strong> \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb BE si vend me popullsi t\u00eb krishter\u00eb i cili ndodhet n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit p\u00ebrball\u00eb Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Pa i plot\u00ebsuar si duhet standardet, jan\u00eb pranuar n\u00eb BE t\u00eb gjitha vendet q\u00eb kufizohen me Rusin\u00eb apo q\u00eb jan\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb saj. Dometh\u00ebn\u00eb vendet t\u00eb cilave u kanoset rreziku rus.<\/p>\n<p>Vende t\u00eb cilat nuk i plot\u00ebsojn\u00eb standardet jan\u00eb edhe <strong>Bullgaria<\/strong> me <strong>Rumanin\u00eb<\/strong>. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ato ia dol\u00ebn t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtare. Vendet q\u00eb kan\u00eb pasur lidhje historike me Gjermanin\u00eb apo me Franc\u00ebn, integrimin n\u00eb BE e kan\u00eb pasur m\u00eb t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Kroacia \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare e Unionit n\u00eb saje t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Berlinit. Sllovenia u b\u00eb an\u00ebtare e Unionit pa kurrfar\u00eb problemi. Asnj\u00eb shtet i Ballkanit Per\u00ebndimor nuk mund t\u2019i arrij\u00eb standardet e Sllovenis\u00eb.<\/p>\n<p>Brukseli nuk d\u00ebshiron t\u2019i ket\u00eb me vete shtetet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb konflikt nd\u00ebr vete. K\u00ebtu b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb disa nga shtetet e Ballkanit Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Serbia nuk e njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Maqedonia e Veriut \u00ebsht\u00eb n\u00eb mosmarr\u00ebveshje me Bullgarin\u00eb rreth identitetit t\u00eb sllavo-maqedonasve. Republika Serbe e Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs nuk e njeh autoritetin e pushtetit qendror. N\u00eb Mal t\u00eb Zi, Beogradi e ka krijuar <strong><em>kolon\u00ebn e pest\u00eb<\/em><\/strong> t\u00eb vet. Me k\u00ebso mosmarr\u00ebveshjesh nuk shkohet n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb thuhet: <em>\u201cJemi evropian\u00eb, jemi pjes\u00eb e kontinentit\u201d<\/em>. Po qe se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor v\u00ebrtet jan\u00eb pjes\u00eb e kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb ato duhet t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb standarde evropiane. Po qe se politikan\u00ebt dhe popujt e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna v\u00ebrtet jan\u00eb evropian\u00eb, at\u00ebher\u00eb ata duhet edhe t\u00eb sillen si evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Uashingtoni dhe Brukseli e din\u00eb mir\u00eb se vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, pos integrimit n\u00eb BE nuk kan\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr. Rusia dhe Kina nuk jan\u00eb alternativ\u00eb e BE-s\u00eb as e aleanc\u00ebs dhe partneritetit me ShBA-n\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>Fajin p\u00ebr mbylljen e dyerve t\u00eb BE-s\u00eb, vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet ta k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb vetvete. Brukseli mund edhe t\u2019i \u00e7el\u00eb bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe me Maqedonin\u00eb e Veriut, por kjo nuk ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe. Me Serbin\u00eb dhe me Malin e Zi, Brukseli q\u00ebmoti i ka \u00e7elur bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, por m\u00eb kot. K\u00ebto dy vende vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb jasht\u00eb Unionit.<\/p>\n<p>Edhe pasi t\u00eb \u00e7ilen bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor duhet t\u00eb presin me vite p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar. Edhe kur t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb BE, k\u00ebto gjasht\u00eb vende do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shp\u00ebrfillura nga Brukseli.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngecjen e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb politikan\u00ebt apo klasa politike dhe inteligjencia apo klasa intelektuale, q\u00eb ndodhen n\u00eb sken\u00ebn politike apo n\u00eb pozita, q\u00eb nga viti 1991 deri n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Tridhjet\u00eb me radh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zgjatjen pafund t\u00eb periudh\u00ebs kalimtare jan\u00eb kryetar\u00ebt e shteteve, kryeministrat, kryetar\u00ebt e kuvendeve, lider\u00ebt politik\u00eb apo lider\u00ebt partiak\u00eb, ministrat dhe deputet\u00ebt. P\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ngecjen e vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb edhe administruesit e pushtetit vendor.<\/p>\n<p>P\u00ebr zgjatjen pambarim t\u00eb kalimit nga monizmi n\u00eb pluraliz\u00ebm mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi morale edhe inteligjencia e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb lartp\u00ebrmendura. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 institucionet arsimore dhe shkencore t\u00eb vendeve k\u00ebtij rajoni, nuk kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, akademit\u00eb e shkencave, institutet pran\u00eb akademive dhe universitetet, gjat\u00eb periudh\u00ebs kalimtare nuk e kan\u00eb luajtur rolin e tyre.<\/p>\n<p><strong><em>Inteligjencia<\/em><\/strong> e gjasht\u00eb vendeve ka qen\u00eb oportuniste dhe konformiste. Preokupim i tyre ka qen\u00eb z\u00ebnia e pozitave n\u00ebp\u00ebr institucionet arsimore dhe shkencore \u2013 p\u00ebr interesa vetjak\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019i arritur q\u00ebllimet personale, inteligjencia e k\u00ebtyre vendeve, para pushtetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb treguar edhe inferiore. Nj\u00eb akademik, nj\u00eb dijetar apo nj\u00eb profesor universiteti ndjehet inferior para nj\u00eb pushtetari mediok\u00ebr! N\u00eb Ballkan ka politikan me diploma universitare t\u00eb blera apo t\u00eb falura. Ky injorant e dirigjon dhe e shnd\u00ebrron n\u00eb veg\u00ebl, n\u00eb mjet nj\u00eb drejtor shkolle t\u00eb mesme, em\u00ebron dhe shkarkon rektor\u00eb universiteti! A thua nj\u00eb Ballkan i till\u00eb e ka vendin n\u00eb familjen demokratike!?<\/p>\n<p>Heshtja e inteligjencies d\u00ebshmon edhe munges\u00ebn e demokracis\u00eb. Gjithmon\u00eb gjat\u00eb historis\u00eb politikan\u00ebt autoritar\u00eb dhe autokrat\u00eb kan\u00eb synuar ta heshtin dhe ta frik\u00ebsojn\u00eb inteligjencien. Ka raste kur i ndajn\u00eb n\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe n\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. T\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm i quajn\u00eb ata q\u00eb flasin mir\u00eb p\u00ebr ta, nd\u00ebrsa t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm \u2013 ata q\u00eb i kritikojn\u00eb gabimet dhe abuzimet e tyre.<\/p>\n<p>T\u00eb keqen kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb morale ta kund\u00ebrshtojn\u00eb edhe krijuesit letrar\u00eb apo artistik\u00eb. Askush s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i mbyll\u00eb syt\u00eb para t\u00eb keqes. Politika e Ballkanit ka forma t\u00eb ndryshme p\u00ebr ta neutralizuar shkrimtarin.<\/p>\n<p>Shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj konsiderohen nd\u00ebrgjegje e kombit. T\u00eb jesh indiferent ndaj nj\u00eb tranzicioni q\u00eb zgjat\u00eb pambarim \u00ebsht\u00eb akt i pamoralsh\u00ebm. Intelektuali me integritet \u00ebsht\u00eb z\u00ebri i koh\u00ebs. N\u00eb koh\u00eb zezonash shkrimtar\u00ebt e m\u00ebdhenj nuk jan\u00eb mbyllur n\u00eb <strong><em>kull\u00ebn e fildisht\u00eb<\/em><\/strong>. E keqja dhe e pav\u00ebrteta troket n\u00eb nd\u00ebrgjegjen e shkrimtarit dhe e trazon at\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Mediumet<\/em><\/strong> n\u00eb Ballkan jan\u00eb vegla, mjete dhe instrumente t\u00eb pushtetar\u00ebve. Ato jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb pushtetar\u00ebve. Detyr\u00eb e mediumeve apo e studiove televizive \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet debateve t\u00eb dit\u00ebp\u00ebrditshme t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shp\u00eblarjen e trurit t\u00eb njeriut. Rolin e p\u00ebrpunuesve t\u00eb trurit e luajn\u00eb analist\u00ebt politik\u00eb. Mediumet e rajonit jan\u00eb n\u00ebn kontrollin e hekurt t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb pushtetar\u00ebve. Nga kjo del se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon apo n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rajonit, nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr mediume t\u00eb pavarura. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb utopi. T\u00eb ballafaquar me probleme financiare, mediumet e rajonit detyrohen t\u00eb vihen n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb politik\u00ebs dhe t\u00eb pushtetit. Kuptohet, ka edhe mediume q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb ruajn\u00eb m\u00ebvet\u00ebsin\u00eb, t\u00eb jen\u00eb m\u00eb asnjan\u00ebs, m\u00eb objektiv dhe m\u00eb t\u00eb baraspeshuar.<\/p>\n<p>Vegla, mjete dhe instrumente t\u00eb politik\u00ebs jan\u00eb edhe <strong><em>analist\u00ebt politik\u00eb<\/em><\/strong> apo personat q\u00eb krijojn\u00eb opinione. P\u00ebr pun\u00ebn e pandershme q\u00eb b\u00ebjn\u00eb, k\u00ebta far\u00eb opinionist\u00eb shp\u00ebrblehen prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tyre. Detyr\u00eb e k\u00ebtyre mashtruesve t\u00eb st\u00ebrvitur \u00ebsht\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb huti, t\u00eb mbjellin mjegull, t\u00eb krijojn\u00eb nebuloza, t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebn ta paraqesin si t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rajonit shkalla e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. N\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vende mungon mendimi kritik, mungon kritika politike, mungon mendimi alternativ, mendimi ndryshe. Mungon edhe kritika sociale. Edhe kur ka nj\u00ebfar\u00eb kritike politike apo kritike sociale, ajo nuk \u00ebsht\u00eb gjithaq objektive. Edhe ky lloj i kritik\u00ebs politike \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb politik\u00ebs, por tani n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Tranzicioni n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gadishullit nuk zvarritet rast\u00ebsisht. E keqja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rajonit \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb sistem dhe kjo nuk mund t\u00eb luftohet leht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mo\u00e7al interesash t\u00eb rretheve t\u00eb privilegjuara, individi \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, popujt e k\u00ebtyre gjasht\u00eb vendeve paguajn\u00eb \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb. N\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kemi dyndje popujsh, drejt Gjermanis\u00eb dhe Amerik\u00ebs. Trojet shqiptare n\u00eb gadishull ballafaqohen me shpopullim t\u00eb friksh\u00ebm. P\u00ebr politik\u00ebn shqiptare kjo trajtohet si \u00e7\u00ebshtje statistikore. Para k\u00ebsaj tragjedie komb\u00ebtare inteligjencia \u00ebsht\u00eb indiferente dhe indolente. Po t\u2019i hap\u00eb Gjermania dyert, shqiptar\u00ebt do t\u00eb mbeten pa rini.<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, brenda tri dekadave, p\u00ebrkund\u00ebr ngecjes, asnj\u00eb politikan, kryeminist\u00ebr, minist\u00ebr dhe deputet nuk dha dor\u00ebheqje si detyrim moral. Secili prej tyre shikonte pun\u00ebt e veta dhe interesat e vet dhe jo interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb keqen n\u00eb gjasht\u00eb vendet e rajonit s\u2019e has dot askund n\u00eb Evrop\u00eb. Lig\u00ebsin\u00eb dhe sh\u00ebmtin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb siujdhes\u00ebs, mbetet ta krahasosh vet\u00ebm me vendet m\u00eb t\u00eb pazhvilluara t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Dyert e BE-s\u00eb p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor mbeten t\u00eb mbyllura ngase:<\/p>\n<p>&#8211; k\u00ebto gjasht\u00eb vende nuk ia dol\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb shtet ligjor;<br \/>\n&#8211; nuk ia dol\u00ebn t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb shtet demokratik;<br \/>\n&#8211; n\u00eb k\u00ebto vende nuk kemi reforma n\u00eb drejt\u00ebsi:<br \/>\n&#8211; reformat n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto vende jan\u00eb vonuar;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto vende sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb inekzistent;<br \/>\n&#8211; n\u00eb k\u00ebto vende kemi politizim t\u00eb skajsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjitha poreve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\n&#8211; n\u00eb k\u00ebto vende kemi politizimin dhe partizimin e t\u00eb gjitha institucioneve t\u00eb shtetit;<br \/>\n&#8211; n\u00eb k\u00ebto vende z\u00ebn\u00eb pozita t\u00eb larta politike edhe individ\u00eb me t\u00eb kaluar t\u00eb dyshimt\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; nj\u00eb num\u00ebr i politikan\u00ebve posedon nivel arsimor ul\u00ebt;<br \/>\n&#8211; administrata shtet\u00ebrore e k\u00ebtyre vendeve \u00ebsht\u00eb administrat\u00eb partiake;<br \/>\n&#8211; administrata publike e k\u00ebtyre vendeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb shp\u00ebrpjes\u00ebtim frapant me nevojat e institucionit;<br \/>\n&#8211; rreth 50% e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb administrat\u00ebs jan\u00eb tepric\u00eb;<\/p>\n<p>&#8211; diletantizmi n\u00eb k\u00ebto vende sundon mbi profesionalizmin;<br \/>\n&#8211; p\u00ebrcaktimi partiak vlen m\u00eb shum\u00eb se niveli profesional;<br \/>\n&#8211; militantizmi partiak vlen m\u00eb shum\u00eb se vlerat etike t\u00eb individit;<br \/>\n&#8211; oportunizmi, konformizmi dhe poltronizmi \u00e7mohet m\u00eb tep\u00ebr se integriteti moral;<\/p>\n<p>&#8211; korrupsioni n\u00eb k\u00ebto vende ka p\u00ebrmasa dramatike;<br \/>\n&#8211; korrupsioni n\u00eb k\u00ebto vende i p\u00ebrfshin majat e shtetit dhe t\u00eb politik\u00ebs;<br \/>\n&#8211; nepotizmi n\u00eb k\u00ebto vende konsiderohet pun\u00eb normale;<br \/>\n&#8211; nepotizmin n\u00eb k\u00ebto vende e zbatojn\u00eb politikan\u00ebt dhe pushtetar\u00ebt;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb pozita politike dhe shoq\u00ebrore em\u00ebrohen dhe caktohen militant\u00ebt partiak\u00eb;<br \/>\n&#8211; dallimet sociale jan\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn e <strong>\u00c7arls Dikensit <\/strong>dhe t\u00eb <strong>Uilliam Thekerit<\/strong>;<br \/>\n&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto gjasht\u00eb vende, ka pun\u00ebtor\u00eb me paga 150 deri n\u00eb 200 euro;<br \/>\n&#8211; n\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vende, p\u00ebr t\u00eb kryer nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb institucion, duhet t\u00eb jap\u00ebsh mit\u00eb dhe ryshfet;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb k\u00ebto gjasht\u00eb vende, asnj\u00eb pun\u00eb nuk ka mundur t\u00eb kryhet pa i dh\u00ebn\u00eb n\u00ebpun\u00ebsit ryshfet;<br \/>\n&#8211; ryshfet &#8211; n\u00eb bashki apo n\u00eb komun\u00eb, n\u00eb administrat\u00eb, tek ofiqari, korrupsion n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb prokurori, n\u00eb spital, n\u00eb universitet, n\u00eb dogana, n\u00eb polici;<\/p>\n<p>&#8211; korruptohen politikan\u00eb, ministra, z\u00ebvend\u00ebsministra, deputet\u00eb, polic\u00eb, doganier\u00eb, mjek\u00eb, profesor\u00eb universiteti, kryetar\u00eb bashkish apo komunash;<br \/>\n&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto gjat\u00eb vende, vite me radh\u00eb mallrat kan\u00eb kaluar n\u00ebp\u00ebr kufij dhe dogana, pa kurrfar\u00eb kontrolli;<\/p>\n<p>&#8211; kontrabanda n\u00eb k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb kryer me implikimin e personave zyrtar\u00eb, polic\u00ebve, doganier\u00ebve, ministrave etj.;<br \/>\n&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto gjasht\u00eb vende kultivimi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike, trafikimi dhe p\u00ebrhapja e tyre t\u00eb p\u00ebrkujton vendet e Amerik\u00ebs Latine;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa nga vendet e rajonit zbatohet pastrimi i parave t\u00eb pista nj\u00ebsoj si n\u00eb vendet e prodhimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike;<br \/>\n&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto vende kemi trafikim arm\u00ebsh dhe qeniesh njer\u00ebzore;<br \/>\n&#8211; shoq\u00ebria civile n\u00eb k\u00ebto vende nuk \u00ebsht\u00eb e organizuar sa duhet;<\/p>\n<p>&#8211; disa nga k\u00ebto gjasht\u00eb vende nuk tregojn\u00eb aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb realizuar zgjedhje parlamentare apo zgjedhje vendore demokratike;<br \/>\n&#8211; politikan\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve nuk din\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike;<br \/>\n&#8211; diskursi, fjalori dhe retorika e politikan\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre vendeve ndaj oponent\u00ebve politik\u00eb \u00ebsht\u00eb triviale, vulgare dhe parake;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto vende vjedhjet, reketimet, rr\u00ebmbimet, plagosjet dhe vrasjet jan\u00eb dukuri e p\u00ebrditshme;<br \/>\n&#8211; aksidentet rrugore n\u00eb disa nga k\u00ebto vende jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje statistikore;<br \/>\n&#8211; ndotja e mjedisit n\u00eb disa nga k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb kujdesit t\u00eb shtetit;<\/p>\n<p>&#8211; grumbujt e hedhurinave jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb gj\u00eb normale;<br \/>\n&#8211; nd\u00ebrtimet pa leje kan\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb paimagjinueshme;<br \/>\n&#8211; ekonomia gri dhe informale lul\u00ebzon n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto vende qytetar\u00ebt nuk i kan\u00eb shlyer dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mos i shlyejn\u00eb detyrimet tatimore, tatim-qarkullimin e mallrave, tatimfitimin; detyrimet p\u00ebr harxhimin e rrym\u00ebs elektrike, t\u00eb ujit, t\u00eb depozitimit t\u00eb hedhurinave; p\u00ebr klasifikim e hedhurinave as q\u00eb mund t\u00eb flitet;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa k\u00ebto gjasht\u00eb vende \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhapur n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme dhuna n\u00eb familje, e n\u00eb ve\u00e7anti dhuna ndaj grave;<br \/>\n&#8211; infrastruktura e shkarkimit t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb zeza dhe e uj\u00ebrave atmosferike e k\u00ebtyre vendeve \u00ebsht\u00eb primitive dhe e vjetruar;<\/p>\n<p>&#8211; n\u00eb disa nga k\u00ebto vende cil\u00ebsia e arsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt;<br \/>\n&#8211; shumica e udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre gjasht\u00eb vendeve jan\u00eb politikan\u00eb autoritar\u00eb dhe autokrat\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb partit\u00eb politike nuk ka demokraci t\u00eb brendshme; ku \u00ebsht\u00eb dallimi nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre partive t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb parlamentare dhe partive t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb bolshevizmit!?<\/p>\n<p>Krejt kjo nuk \u00ebsht\u00eb as socializ\u00ebm as kapitaliz\u00ebm, por gjysm\u00eb-barbariz\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/strong>Politikan\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor, duke e vjedhur shtetin, jan\u00eb pasuruar. Kan\u00eb krijuar pasuri marramend\u00ebse. Politikan\u00eb t\u00eb pasur t\u00eb vendeve t\u00eb varfra, t\u00eb popujve t\u00eb varf\u00ebruar. Shtetet me politikan\u00eb dhe me qeveritar\u00eb t\u00eb korruptuar nuk zhvillohen ekonomikisht. Askush nuk investon n\u00eb shtete t\u00eb tilla. Papun\u00ebsia n\u00eb ato shtete ka p\u00ebrmasa t\u00eb frikshme. \u00c7do i dyti n\u00eb ato shtete e ka n\u00eb mendje emigrimin, ikjen, shp\u00ebrnguljen.<\/p>\n<p>\u00c7do popull ka qeveri t\u00eb till\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vet\u00eb. Grek\u00ebt e vjet\u00ebr kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: <em>\u201dSi \u00ebsht\u00eb populli, e till\u00eb qeveria\u201d<\/em>. Jan\u00eb popujt q\u00eb i votojn\u00eb k\u00ebta politikan\u00eb, q\u00eb i votojn\u00eb partit\u00eb e tyre. Popujt e Ballkanit Per\u00ebndimor nuk votojn\u00eb politikisht. Ata votojn\u00eb si popuj me probleme dhe me nevoja sociale. Ata jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb <strong><em>popuj social\u00eb<\/em><\/strong>. Ata votojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend pune, p\u00ebr nj\u00eb pag\u00eb apo p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb. Ata s\u2019b\u00ebjn\u00eb politik\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb zhveshur nga \u00e7do ideologji. Interesi dhe preokupimi i tyre \u00ebsht\u00eb ta pun\u00ebsojn\u00eb djalin, vajz\u00ebn, ren\u00eb, v\u00ebllain. K\u00ebta popuj t\u00eb rajonit rrezikojn\u00eb t\u00eb humbin edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ndryshime.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebna q\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, BE-ja nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar t\u2019i pranoj\u00eb ato n\u00eb radh\u00ebt e veta. T\u00eb ngarkuar me probleme, k\u00ebto gjasht\u00eb vende do t\u00eb ishin barr\u00eb p\u00ebr Unionin. P\u00ebr t\u00eb trokitur n\u00eb dyert e mbyllura t\u00eb Brukselit, k\u00ebto gjasht\u00eb vende duhet ta ndryshojn\u00eb vetveten. Kjo rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Po qe se nuk do ta marrin rrug\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb shtetit ligjor, ironia e politikan\u00ebve ballkanik\u00eb do t\u00eb duket si <strong><em>vox clamantis in deserto<\/em><\/strong>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb interes jetik i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb Veriore, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Po t\u00eb mos jet\u00eb BE-ja, Ballkani do t\u00eb kthehej nj\u00eb shekull para, do t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00ebn kur gadishulli ka qen\u00eb fu\u00e7i baruti. Pa BE-n\u00eb, gadishulli i sot\u00ebm [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-71258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb interes jetik i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb Veriore, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Po t\u00eb mos jet\u00eb BE-ja, Ballkani do t\u00eb kthehej nj\u00eb shekull para, do t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00ebn kur gadishulli ka qen\u00eb fu\u00e7i baruti. Pa BE-n\u00eb, gadishulli i sot\u00ebm [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-09-03T09:41:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-09-04T04:00:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb\",\"datePublished\":\"2021-09-03T09:41:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-04T04:00:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/\"},\"wordCount\":2728,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/\",\"name\":\"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-09-03T09:41:51+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-04T04:00:28+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb Bashkimin Evropian \u00ebsht\u00eb interes jetik i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u2013 Shqip\u00ebris\u00eb, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb Veriore, Malit t\u00eb Zi, Bosnj\u00ebs e Hercegovin\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Po t\u00eb mos jet\u00eb BE-ja, Ballkani do t\u00eb kthehej nj\u00eb shekull para, do t\u00eb kthehej n\u00eb koh\u00ebn kur gadishulli ka qen\u00eb fu\u00e7i baruti. Pa BE-n\u00eb, gadishulli i sot\u00ebm [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-09-03T09:41:51+00:00","article_modified_time":"2021-09-04T04:00:28+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb","datePublished":"2021-09-03T09:41:51+00:00","dateModified":"2021-09-04T04:00:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/"},"wordCount":2728,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/","name":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2021-09-03T09:41:51+00:00","dateModified":"2021-09-04T04:00:28+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ballkani-perendimor-dhe-dyert-e-mbyllura-te-be-se\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BALLKANI PER\u00cbNDIMOR DHE DYERT E MBYLLURA T\u00cb BE-s\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71258"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71259,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71258\/revisions\/71259"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}