{"id":71360,"date":"2021-09-10T09:21:25","date_gmt":"2021-09-10T07:21:25","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=71360"},"modified":"2021-09-10T09:21:25","modified_gmt":"2021-09-10T07:21:25","slug":"shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Sllovenia e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia m\u00eb 25 qershor 1991. Po at\u00eb dit\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia e shpalli edhe Kroacia. Prej dat\u00ebs 29 shkurt 1991 deri m\u00eb 1 mars 1991 n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb u organizua referendum p\u00ebr shk\u00ebputjen e saj nga federata jugosllave. P\u00ebr shk\u00ebputjen e BH-s\u00eb u deklaruan shumica absolute e atyre q\u00eb dol\u00ebn n\u00eb votim. Serb\u00ebt e bojkotuan at\u00eb. Serbia nd\u00ebrhyri ushtarakisht n\u00eb q\u00eb tria nga k\u00ebto ish-republika jugosllave.<\/p>\n<p>M\u00eb 2 korrik 1990 delegat\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs miratuan Deklarat\u00ebn kushtetuese, t\u00eb njohur si Deklarat\u00eb e Pavar\u00ebsis\u00eb. Me t\u00eb Kosova u shpall nj\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb federat\u00ebs jugosllave. M\u00eb 7 shtator 1990 po ata delegat\u00eb miratuan n\u00eb Ka\u00e7anik Kushtetut\u00ebn e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb njohur si Kushtetut\u00eb e Kosov\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb, ata edhe formalisht Kosov\u00ebn e shpall\u00ebn republik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 8 shtator 1991, n\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb, u mbajt n\u00eb Maqedoni Referendumi p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb nga RSFJ-ja. Pyetja e referendumit ishte: <em>\u201cA jeni p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni sovrane dhe t\u00eb pavarur, me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb t\u00eb ardhshme t\u00eb shteteve sovrane t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d?<\/em> Me <strong>po <\/strong>u p\u00ebrgjigj\u00ebn 96,46% e votuesve, p\u00ebrkat\u00ebsisht 72,16% e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote. Me <strong>jo <\/strong>u p\u00ebrgjigj\u00ebn 3.54%. Pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim\u00a0 ka qen\u00eb 75,74% trupit zgjedhor. Referendumit t\u00eb sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb i parapriu Deklarata e pavar\u00ebsis\u00eb q\u00eb e aprovoi m\u00eb 25 janar 1991 kuvendi i par\u00eb shum\u00ebpartiak i Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e mbajtjes s\u00eb referendumit p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb nga federata jugosllave, nj\u00eb pjes\u00eb e sllavo-maqedonase ishin proserb\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye pyetja e referendumit p\u00ebrmbante \u00a0edhe pjes\u00ebn <em>\u201cme t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb federat\u00eb t\u00eb ardhshme t\u00eb shteteve sovrane t\u00eb Jugosllavis\u00eb\u201d.<\/em> Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb <strong><em>shqiptar\u00ebt e bojkotuan referendumin, d.m.th. nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Kuvendi i Maqedonis\u00eb, n\u00eb seanc\u00ebn e mbajtur m\u00eb 17 n\u00ebntor 1991 mori vendim p\u00ebr shpalljen e Kushtetut\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij vendi. <strong><em>Deputet\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e votuan kushtetut\u00ebn<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>M\u00eb 11 dhe 12 janar 1992 u mbajt n\u00eb Maqedoni Referendumi p\u00ebr autonomi politike territoriale t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb 383.539 shqiptar\u00eb. prej tyre, 360.928 votuan <strong>p\u00ebr<\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Sikund\u00ebr shihet, Maqedonia, krahas Malit t\u00eb Zi, u shk\u00ebput nga Jugosllavia pa luft\u00eb. Numri i serb\u00ebve n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb i vog\u00ebl ndaj Serbia nuk kishte si ta arsyetonte nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb saj n\u00eb Maqedoni, t\u00eb cil\u00ebn ideolog\u00ebt serb\u00eb t\u00eb shekullit XIX dhe t\u00eb fillimit t\u00eb shekullit XX e quanin <strong><em>Serbi jugore<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Me shk\u00ebputjen e Maqedonis\u00eb nga amalgama jugosllave, sllavo-maqedonasit e konsideruan veten <strong><em>trash\u00ebgues <\/em><\/strong>t\u00eb vet\u00ebm <strong><em>t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb<\/em><\/strong> dhe <strong><em>mbart\u00ebs<\/em><\/strong> t\u00eb vet\u00ebm <strong><em>t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb<\/em><\/strong>. Duke e marr\u00eb veten trash\u00ebgues dhe mbart\u00ebs t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb, sllavo-maqedonasit i shp\u00ebrfill\u00ebn, i anashkaluan dhe i injoruan shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb pluralizmit, d.m.th. n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni nuk kishin potencial politik dhe intelektual t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Pa institucione t\u00eb veta dhe t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb institucionet e ekzistuese t\u00eb shtetit, shqiptar\u00ebt s\u2019mund t\u00eb kishin kapacitet politik dhe intelektual m\u00eb t\u00eb madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Me Kushtetut\u00ebn e vitit 1991, Maqedonia, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrb\u00ebrjes dyetnike, p\u00ebrkufizohej si <strong><em>shtet komb\u00ebtar i sllavo-maqedonasve<\/em><\/strong>. Shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq u konsideruan pakic\u00eb. Ndon\u00ebse n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vet, u quajt\u00ebn dhe u trajtuan qiraxhinj. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, deputet\u00ebt shqiptar\u00eb nuk e votuan kushtetut\u00ebn e lartp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Nga kjo kushtetut\u00eb antishqiptare u nd\u00ebrtua <strong><em>sistemi politik dhe juridik unitar, monoetnik dhe centralist<\/em><\/strong>. I t\u00ebr\u00eb shteti ishte n\u00eb duart e sllavo-maqedonasve. Shqiptar\u00ebt kishin zero pushtet. N\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbja e shqiptar\u00ebve tregon se faktori politik dhe inteligjencia sllavo-maqedonase e viteve \u201990 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar:<\/p>\n<p>&#8211; ishte thell\u00ebsisht antishqiptare;<br \/>\n&#8211; ishte e dob\u00ebt dhe me njohuri t\u00eb kufizuara;<br \/>\n&#8211; nuk kishte kultur\u00eb politike demokratike dhe evropiane;<br \/>\n&#8211; nuk donte t\u00eb dinte se nuk ishim n\u00eb vitin 1945 por n\u00eb vitin 1991;<br \/>\n&#8211; nuk mund ta pranonte se ndikimit t\u00eb Beogradit n\u00eb Maqedoni i ka ardhur fundi;<br \/>\n&#8211; nuk mund ta pranonte dhe t\u00eb pajtohej se n\u00eb Maqedoni dhe n\u00eb rajon jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm Uashingtoni dhe Brukseli dhe jo Moska;<br \/>\n&#8211; nuk e mori parasysh faktin se rajoni synon BE-n\u00eb dhe NATO-n dhe Mosk\u00ebn.<\/p>\n<p>Maqedonia ishte shteti m\u00eb i <strong><em>nacifikuar<\/em><\/strong> n\u00eb bot\u00eb. E till\u00eb, vazhdon t\u00eb jet\u00eb edhe sot.<br \/>\nFaktori politik sllavo-maqedonas duhej ta dinte se pa nj\u00eb marr\u00ebveshje historike me shqiptar\u00ebt, Maqedonia:<br \/>\n&#8211; nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb strukturat euroatlantike;<br \/>\n&#8211; nuk mund t\u00eb jet\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Qendrat politike nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb vendosjes, sidomos Uashingtoni e mbron Maqedonin\u00eb nga synimet hegjemoniste t\u00eb fqinj\u00ebve \u2013 Beogradit, Athin\u00ebs dhe Sofjes. Uashingtoni i mban shqiptar\u00ebt n\u00ebn kontroll, p\u00ebr aq p\u00ebr sa Shkupi synon NATO-n dhe BE-n\u00eb dhe q\u00ebndron larg Mosk\u00ebs e Beogradit. <strong><em>Sikur Shkupi t\u2019i afrohet Mosk\u00ebs dhe Beogradit, Uashingtoni sakaq do ta vinte n\u00eb veprim faktorin shqiptar<\/em><\/strong>. Politikan\u00eb t\u00eb caktuar sllavo-maqedonas deklaronin se Maqedonia do t\u00eb ndjek\u00eb ndaj fqinj\u00ebve t\u00eb vet politik\u00ebn e ekuidistanc\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 faktori politik nd\u00ebrkomb\u00ebtar i sugjeronin faktorit politik shqiptar t\u00eb ndjekin politik\u00eb paqeruajt\u00ebse dhe stabilizuese, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve t\u2019i realizojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn politike dhe me mjete demokratike. \u00cbsht\u00eb koha kur n\u00eb Kosov\u00eb sundonte gjendja e jasht\u00ebzakonshme e vendosur nga Beogradi. Shqiptar\u00ebt ngrit\u00ebn dhe nd\u00ebrtuan sistemi paralel.<\/p>\n<p>Faktori politik shqiptar:<br \/>\n&#8211; hyri n\u00eb kuvend, dhe<br \/>\n&#8211; hyri n\u00eb qeveri, si n\u00eb pushtetin vendor ashtu edhe n\u00eb pushtetin qendror.<\/p>\n<p>Kalonin vite, por \u00e7\u00ebshtja shqiptare nuk b\u00ebnte dot nj\u00eb hap para.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Si VMRO-ja, ashtu edhe LSDM-ja, ndaj \u00e7\u00ebshtjes shqiptare kishin t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim. Sipas tyre, Maqedonia \u00ebsht\u00eb e sllavo-maqedonasve, shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq, nuk jan\u00eb ve\u00e7se pakic\u00eb, nj\u00ebsoj si vlleht\u00eb, rom\u00ebt etj. Cilado k\u00ebrkes\u00eb e shqiptar\u00ebve, ndon\u00ebse e shprehur n\u00eb rrug\u00ebn politike dhe me mjete demokratike, pritej n\u00eb teh t\u00eb shpat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve nuk u mbetej tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 se disa veprime t\u2019i nd\u00ebrmerrnin jasht\u00eb institucioneve t\u00eb sistemit. Ndaj veprimeve t\u00eb tilla pushtetar\u00ebt sllavo-maqedonas reagonin me mjete <strong><em>violente<\/em><\/strong>. Ndaj shqiptar\u00ebve ndiqej <strong><em>politik\u00eb diskriminuese dhe restriktive<\/em><\/strong>. Ndaj shqiptar\u00ebve ushtrohej <strong><em>opresion<\/em><\/strong>. Policia nj\u00eb-etnike e shtetit unitar, monoetnik dhe centralist ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sllavo-maqedonasve.<\/p>\n<p>Ekspeditat policore dhe ushtarake n\u00eb trojet etnike historike shqiptare n\u00eb Maqedoni:<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Dhuna n\u00eb Bit Pazar <\/strong>&#8211; M\u00eb 6 dhe 7 n\u00ebntor 1992, n\u00eb lagjen Bit Pazar t\u00eb Shkupit ndodh\u00ebn trazira t\u00eb shqiptar\u00ebve. Si pasoj\u00eb e nd\u00ebrhyrjes s\u00eb policis\u00eb, pati kat\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb plagosur. 170 qytetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb u keqtrajtuan dhe ndaj tyre u ushtrua dhun\u00eb. Policia bastisi sht\u00ebpit\u00eb dhe shum\u00eb shqiptar\u00eb u arrestuan. 84 shqiptar\u00eb u d\u00ebnuan p\u00ebr kund\u00ebrvajtje;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Dhuna n\u00eb fshatin Ladorisht t\u00eb Strug\u00ebs <\/strong>&#8211; M\u00eb 15 qershor 1992 rreth 1000 polic\u00eb sllavo-maqedonas, t\u00eb pajisur me armatime t\u00eb r\u00ebnda u fut\u00ebn n\u00eb Ladorisht, fshat ky i banuar me pothuajse 100% popullsi shqiptare. Banor\u00ebt e k\u00ebtij fshati mblidhnin n\u00ebnshkrime p\u00ebr nj\u00eb peticion p\u00ebr rihapjen e shkollave shqipe, t\u00eb mbyllura pas demonstratave t\u00eb vitit 1991. Mbi banor\u00ebt e fshatit u ushtrua dhun\u00eb. Shum\u00eb prej tyre u d\u00ebnuan me akuz\u00ebn: <em>\u201cthirrje p\u00ebr rezistenc\u00eb ndaj pushtetit\u201d<\/em>. Shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb Ladorishtit ishin d\u00ebnuar me d\u00ebnime drakonike edhe n\u00eb koh\u00ebn e pushtetit antishqiptar monist, d.m.th. n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit apo t\u00eb socializmit, q\u00eb nga viti 1945 e k\u00ebndej. Dhuna mbi ta nuk kishte pushuar as n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb. Faji i tyre kishte qen\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr liri, drejt\u00ebsi, barazi dhe demokraci;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Afera e arm\u00ebve <\/strong>\u2013 N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1993 policia sllavo-maqedonase n\u00eb aksionin e koduar <em>\u201cBaruti\u201d<\/em> arrestoi dhjet\u00ebra shqiptar\u00eb. Pjesa m\u00eb e madhe e tyre ishin funksionar\u00eb t\u00eb PPD-s\u00eb. Ata u akuzuan si udh\u00ebheq\u00ebs <em>\u201ct\u00eb nj\u00ebsive paraushrtarake shqiptare\u201d<\/em>. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1994, n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor t\u00eb zhvilluar n\u00eb Shkup, dhjet\u00eb t\u00eb akuzuar u d\u00ebnuan prej dy deri n\u00eb 10 vjet heqje lirie;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Dhuna policore ndaj Universitetit t\u00eb Tetov\u00ebs<\/strong> &#8211; M\u00eb 17 shkurt 1995, n\u00eb Universitetin e Tetov\u00ebs filluan ligj\u00ebratat e para. Universiteti i Tetov\u00ebs, i themeluar m\u00eb 17 dhjetor 1994, i filloi ligj\u00ebratat e para m\u00eb 17 shkurt 1995. Po at\u00eb dit\u00eb, n\u00eb or\u00ebt e pasdites, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb universitetit n\u00eb Re\u00e7ic\u00eb t\u00eb Vog\u00ebl, nd\u00ebrhyn\u00eb forca t\u00eb m\u00ebdha policore. Me k\u00ebt\u00eb rast u vra <strong>Abdylselam Emini<\/strong>, nd\u00ebrsa dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn. Themeluesit e universitetit, n\u00eb krye me rektorin <strong>Fadil Sulejmanin<\/strong>, u arrestuan dhe u d\u00ebnuan;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Ngjarjet e p\u00ebrgjakshme n\u00eb Gostivar <\/strong>&#8211; M\u00eb 27 janar t\u00eb vitit 1997 organet komunale t\u00eb Gostivarit mor\u00ebn vendim p\u00ebr ngritjen e\u00a0 flamurit komb\u00ebtar para nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb komun\u00ebs. Ky vendim nxiti reagimin e qeveris\u00eb. M\u00eb 21 maj 1997 Gjykata Kushtetuese e Maqedonis\u00eb deklaroi se me k\u00ebt\u00eb akt <em>\u201ck\u00ebrc\u00ebnohej sovraniteti i shtetit\u201d<\/em> dhe k\u00ebrkoi heqjen e flamurit shqiptar. M\u00eb 8 korrik 1997, n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, Kuvendi i Maqedonis\u00eb miratoi nj\u00eb ligj me t\u00eb cilin u lejua p\u00ebrdorimi zyrtar, i kufizuar i flamujve t\u00eb nacionaliteteve, por vet\u00ebm n\u00eb raste private dhe n\u00eb ndonj\u00eb manifestim kulturor.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 1 e 30 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb dat\u00ebs 9 korrik 1997, forcat speciale t\u00eb policis\u00eb sllavo-maqedonase e hoq\u00ebn flamurin shqiptar nga nd\u00ebrtesa e komun\u00ebs. Pas k\u00ebsaj nis\u00ebn protestat e shqiptar\u00ebve. Nga dhuna policore sllave u vran\u00eb tre shqiptar\u00eb, nd\u00ebrsa mbi nj\u00ebqind t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn. Dy or\u00eb pas heqjes s\u00eb flamurit, forcat e policis\u00eb arrestuan rreth 30 veprimtar\u00eb politik\u00eb shqiptar\u00eb, p\u00ebrfshi edhe kryetarin e komun\u00ebs, <strong>Rufi Osmanin<\/strong> si dhe kryesuesin e K\u00ebshillit komunal, <strong>Refik Dautin<\/strong>.\u00a0 N\u00eb procesin politik t\u00eb dat\u00ebs 16 shtator 1997 Gjykata themelore e Gostivarit e d\u00ebnoi Rufi Osmanin me 14 vjet heqje lirie. N\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb d\u00ebnimi iu z\u00ebvend\u00ebsua me 7 vjet heqje lirie. Me Ligjin e amnistis\u00eb t\u00eb vitit 1999, pas afro dy vjet q\u00ebndrimi n\u00ebn arrest, R. Osmani u lirua.<\/p>\n<p>Flamurin e kishte varur n\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e komun\u00ebs s\u00eb Tetov\u00ebs edhe kryetari i komun\u00ebs, <strong>Alajdin Demiri<\/strong>. Edhe ky u arrestua dhe u d\u00ebnua bashk\u00eb me kryesuesin e k\u00ebshillit komunal, <strong>Vebi Bexhetin<\/strong>;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nata e kristalt\u00eb n\u00eb qytetin e alfabetit, Manastir <\/strong>&#8211; N\u00eb nat\u00ebn e 28 prillit 2001 nj\u00eb\u00a0<strong><em>pogromnacht <\/em><\/strong>ndodhi edhe n\u00eb qytetin e Manastirit. Si pretekst i sulmeve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve t\u00eb pambrojtur sh\u00ebrbeu vrasja e tet\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb forcave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb, q\u00eb ndodhi m\u00eb 28 prill t\u00eb vitit 2001 n\u00eb fshatin Vejc\u00eb t\u00eb Sharrit t\u00eb Tetov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr prej tyre ishin nga Manastiri. Gjat\u00eb k\u00ebtyre sulmeve t\u00eb kryera nga turmat sllavo-maqedonase, u sulmuan sht\u00ebpit\u00eb, banesat, tregtizat dhe lokalet afariste t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb alfabetit. Pogrome ndaj shqiptar\u00ebve u kryen edhe n\u00eb Shkup dhe n\u00eb Veles. Lidhur me ngjarjet e sip\u00ebrth\u00ebna reagoi edhe <strong>Human Rights Watch<\/strong>: <em>\u201cPolicia\u00a0 nuk b\u00ebri p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndaluar turmat q\u00eb shkaktonin trazira n\u00eb qytetin e Manastirit t\u00eb premten mbr\u00ebma. Madje pati polic\u00eb q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb aktive n\u00eb aktet e dhun\u00ebs. Turmat dogj\u00ebn dhjet\u00ebra sht\u00ebpi dhe dyqane t\u00eb shqiptar\u00ebve\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr reagoi nga Brukseli edhe shefi i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb BE-s\u00eb, <strong>Havier Solana<\/strong>. P\u00ebr qet\u00ebsimin e situat\u00ebs b\u00ebri thirrje edhe presidenti i SHBA-s\u00eb\u00a0<strong>Xhorxh W. Bush<\/strong><em>,<\/em>\u00a0i cili k\u00ebrkoi nga kreu shtet\u00ebror i Maqedonis\u00eb q\u00eb dhuna mbi shqiptar\u00ebt e pambrojtur t\u00eb nd\u00ebrpritet menj\u00ebher\u00eb; <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; <strong>Rasti<\/strong> <strong>Monstra<\/strong> \u2013 M\u00eb 12 prill 2012 ndodhi nj\u00eb vrasje n\u00eb Smilkov\u00eb t\u00eb Shkupit. Mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb pes\u00eb qytetar\u00eb sllavo-maqedonas. Kat\u00ebr prej tyre ishin t\u00eb rinj, nd\u00ebrsa nj\u00ebri ishte nj\u00eb peshkatar n\u00eb mosh\u00eb. P\u00ebr vrasjet e sip\u00ebrth\u00ebna, pes\u00eb shqiptar\u00eb u d\u00ebnuan me <strong><em>d\u00ebnime t\u00eb p\u00ebrjetshme<\/em><\/strong>. Asnj\u00ebri prej t\u00eb d\u00ebnuarve nuk e ka pranuar vepr\u00ebn;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Pogromi mbi shqiptar\u00ebt e Shkupit<\/strong> <strong>\u2013 <\/strong>M\u00eb 26 maj 2014, n\u00eb lagjen Gjor\u00e7e Petrov t\u00eb Shkupit turma sllavo-maqedonasish thyen dhe demoluan tregtizat, restorantet dhe lokalet afariste t\u00eb shqiptar\u00ebve. Nj\u00eb restoranti iu vu edhe zjarri. Pretekst i k\u00ebtyre veprimeve barbare ishte vrasja e nj\u00eb t\u00eb riu sllavo-maqedonas nga nj\u00eb i ri shqiptar. Turmat kishin tentuar t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fshatin Saraj, t\u00eb banuar kryesisht nga shqiptar\u00eb, por organet e rendit i kishin parandaluar. Organet e rendit nuk kishin reaguar n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta parandaluar demolimin dyqaneve dhe t\u00eb restoranteve t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Zbardhja e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat kishte ndodhur ngjarja tragjike \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb dhe kompetenc\u00eb e organeve t\u00eb hetuesis\u00eb dhe t\u00eb gjyq\u00ebsis\u00eb. Lidhur me rastin e lartp\u00ebrmendur, turmat sllavo-maqedonase e mor\u00ebn drejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb duart e veta, dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, i thyen dhe i shkat\u00ebrruan lokalet afariste t\u00eb shqiptar\u00ebve. Gjat\u00eb sulmeve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve dhe pasurive t\u00eb paluajtshme t\u00eb tyre, turmat sllavo-maqedonase p\u00ebrdorin edhe\u00a0<strong><em>gjuh\u00ebn e urrejtjes<\/em><\/strong>,<em>\u00a0<\/em>k\u00ebrkojn\u00eb vdekje p\u00ebr shqiptar\u00ebt;<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Rasti i<\/strong> <strong>Kumanov\u00ebs<\/strong> <strong>\u2013 <\/strong>M\u00eb 9 dhe 10 maj 2015 ndodhi gjakderdhja n\u00eb Lagjen e Trimave. Mbet\u00ebn t\u00eb vrar\u00eb dhjet\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb armatosur dhe tet\u00eb polic\u00eb t\u00eb shtetit. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb caktuara, kan\u00eb mbetur t\u00eb plagosur nj\u00eb num\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebsh t\u00eb forcave t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb shtetit. Ndaj shqiptar\u00ebve pasuan d\u00ebnimet drakonike: 7 vet\u00eb \u2013 me d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm; 13 vet\u00eb \u2013 me nga 40 vjet heqje lirie; 6 vet\u00eb \u2013 me nga 20 vjet heqje lirie; 1 person \u2013 me 18 vjet heqje lirie; 2 vet\u00eb \u2013 me nga 14 vjet heqje lirie 2 vet\u00eb \u2013 me nga 13 vjet heqje lirie; 2 vet\u00eb me nga 12 vjet heqje lirie; 4 vet\u00eb u liruan, d.m.th. nuk u d\u00ebnuan. Shqiptar\u00ebt u d\u00ebnuan me 746 vjet burg.<\/p>\n<p>M\u00eb 15 tetor 2015 policia arrestoi edhe shtat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb dyshuar si pjes\u00eb e logjistik\u00ebs t\u00eb grupit t\u00eb Lagjes s\u00eb Trimave. M\u00eb 28 tetor 2015 policia kryen bastisje n\u00eb Kumanov\u00eb, n\u00eb fshatin Hotle t\u00eb Likov\u00ebs dhe n\u00eb Hara\u00e7in\u00eb. Operacioni u krye p\u00ebr t\u2019i z\u00ebn\u00eb t\u00eb dyshuarit p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt prokuroria sllavo-maqedonase thot\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb ngjarjet e 9 dhe 10n majit t\u00eb vitit 2015, n\u00eb Lagjen e Trimave t\u00eb Kumanov\u00ebs.<\/p>\n<p>D\u00ebnime t\u00eb k\u00ebtilla nuk ka pasur as n\u00eb mesjet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><em>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga pogromet e sllavo-maqedonasve kund\u00ebr shqiptar\u00ebve q\u00eb nd\u00ebrmerreshin koh\u00eb pas kohe, mund t\u00eb konstatohej:<br \/>\n&#8211; hendeku i thell\u00eb q\u00eb ekziston midis dy bashk\u00ebsie etnike \u2013 shqiptar\u00ebve, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe sllavo-maqedonasve, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr;<br \/>\n&#8211; mungesa e toleranc\u00ebs nd\u00ebretnike;<br \/>\n&#8211; mungesa e gatishm\u00ebris\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00eb midis dy popujve;<br \/>\n&#8211; ngarkesa e t\u00eb rinjve sllavo-maqedonas me paragjykime dhe stereotipe ndaj shqiptar\u00ebve;<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike n\u00eb Maqedoni ishin t\u00eb ndera dhe t\u00eb tensionuara. Nuk ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb konkludohet se n\u00eb k\u00ebto raste organet e rendit gjithmon\u00eb kan\u00eb reaguar me vones\u00eb, d.m.th. pasi t\u00eb jen\u00eb shkat\u00ebrruar pronat e shqiptar\u00ebve. Mosnd\u00ebrhyrja n\u00eb koh\u00eb e organeve kompetente t\u00eb rendit p\u00ebr t\u2019i parandaluar turmat sllavo-maqedonase, nxjerr n\u00eb sip\u00ebrfaqe dilema t\u00eb ndryshme:<\/p>\n<p>&#8211; sulmet e koh\u00ebpaskohshme ndaj shqiptar\u00ebve, jan\u00eb\u00a0<em>spontane<\/em>\u00a0apo jan\u00eb\u00a0<strong><em>t\u00eb orkestruara<\/em><\/strong>\u00a0nga qendra t\u00eb caktuara ultranacionaliste antishqiptare?!;<br \/>\n&#8211; n\u00eb\u00a0\u00e7\u2019frym\u00eb vall\u00eb edukohen dhe formohen t\u00eb rinjt\u00eb sllavo-maqedonas n\u00eb arsimin fillor, t\u00eb mesme dhe n\u00eb at\u00eb universitar?!<\/p>\n<p>Ky vend\u00a0<strong><em>dyetnik<\/em><\/strong>\u00a0nuk do t\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb shtet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe demokratik, po qe se t\u00eb rinjt\u00eb sllavo-maqedonase do t\u00eb ushqehen me\u00a0<strong><em>gjuh\u00ebn e urrejtjes, t\u00eb mostoleranc\u00ebs\u00a0<\/em><\/strong>dhe<strong><em>\u00a0me paragjykime e stereotipe<\/em><\/strong>\u00a0ndaj shqiptar\u00ebve. Shkollat nuk jan\u00eb institucione p\u00ebr\u00a0<strong><em>shp\u00eblarjen e trurit<\/em><\/strong>\u00a0t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve apo t\u00eb student\u00ebve. Ky shtet dyetnik kurr\u00eb nuk do t\u00eb stabilizohet p\u00ebrderisa pala sllavo-maqedonase, rinin\u00eb e vet e ushqen me\u00a0<strong><em>ksenofobi<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Sulmet ndaj shqiptar\u00ebve ishin n\u00eb kund\u00ebrshti edhe me synimet e Uashingtonit dhe t\u00eb Brukselit p\u00ebr nj\u00eb Maqedoni\u00a0<strong><em>demokratike, multietnike <\/em><\/strong>dhe<strong><em> multikulturore<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>* \u00a0\u00a0*\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rrethana t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme shp\u00ebrtheu <strong>lufta e 2001<\/strong>-shit. Kjo luft\u00eb duhej t\u2019i jepte fund Maqedonis\u00eb unitare, monoetnike dhe centraliste. T\u2019i jepte fund k\u00ebtij shteti t\u00eb <strong><em>nacifikuar<\/em><\/strong>. T\u2019i jepte fund politik\u00ebs diskriminuese dhe restriktive q\u00eb ndiqte ndaj shqiptar\u00ebve faktori politik sllavo-maqedonas, me n\u00eb krye antishqiptarin <strong>Kiro Gligorov<\/strong>. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb erdh\u00ebn pas tij fare nuk ishin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ai.<\/p>\n<p>Lufta e 2001-shit rezultoi me <strong>Marr\u00ebveshjen e Ohrit<\/strong>. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument me vler\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u00ebsht\u00eb zgjidhur ose \u00e7\u00ebshtja shqiptare me t\u00eb, k\u00ebt\u00eb do ta tregoj\u00eb historia. Edhe pas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje:<\/p>\n<p>&#8211; shqiptar\u00ebt figurojn\u00eb si num\u00ebr apo si p\u00ebrqindje dhe jo me emrin etnik t\u00eb tyre;<br \/>\n&#8211; flamuri i shtetit \u00ebsht\u00eb simbol i sllavo-maqedonasve, shqiptar\u00ebt nd\u00ebrkaq fare s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb;<br \/>\n&#8211; flamurin e k\u00ebtij shteti nuk e respekton asnj\u00eb shqiptar, p\u00ebrpos funksionar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt i detyron ligji;<br \/>\n&#8211; himni i k\u00ebtij shteti \u00ebsht\u00eb himn i sllavo-maqedonasve, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt fare s\u2019kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb;<br \/>\n&#8211; asnj\u00eb shqiptar nuk e respekton himnin e k\u00ebtij vendi, p\u00ebrpos funksionar\u00ebve n\u00ebp\u00ebr ceremonit\u00eb apo protokollet zyrtare;<br \/>\n&#8211; ekonomia, banka dhe financat e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut 100 p\u00ebr qind jan\u00eb n\u00eb duart e sllavo-maqedonasve;<br \/>\n&#8211; industria e k\u00ebtij vendi\u00a0 99 p\u00ebr qind \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e sllavo-maqedonasve.<\/p>\n<p>Duhet shtuar se n\u00eb tri dekadat e kaluara t\u00eb gjitha investimet kapitale jan\u00eb realizuar n\u00eb Maqedonin\u00eb lindore.<\/p>\n<p><strong><em>Gjat\u00eb k\u00ebtyre tridhjet\u00eb vjet\u00ebve mbi shqiptar\u00ebt ka sunduar nj\u00eb popull me identitet t\u00eb diskutuesh\u00ebm, me identitet t\u00eb mohuar si nga Greqia ashtu edhe nga Bullgaria. Kisha serbe nd\u00ebrkaq, nuk e njeh at\u00eb sllavo-maqedonase.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Asnj\u00eb marr\u00ebveshje nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrhershme. Var\u00ebsisht nga rrethanat historike globale, ato mund t\u00eb ndryshojn\u00eb dhe t\u00eb plot\u00ebsohen. Faktori politik sllavo-maqedonas duhet ta vler\u00ebsoj\u00eb politik\u00ebn paqeruajt\u00ebse dhe stabilizuese t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e fundit bie n\u00eb sy sikur filozofia politike e LSDM-s\u00eb ka p\u00ebsuar nj\u00ebfar\u00eb ndryshimi. Kjo parti d\u00ebshiron t\u00eb promovoj\u00eb iden\u00eb e nj\u00eb <strong><em>shteti qytetar<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>VMRO-ja nd\u00ebrkaq vazhdon t\u00eb jet\u00eb parti nacionaliste dhe antishqiptare, retrograde dhe anakronike. Ajo akoma ndodhet n\u00eb shekullin XIX. Ajo duhet ta shoh\u00eb se e ka shkelur koha. Duhet ta dij\u00eb se pa shqiptar\u00eb s\u2019ka Maqedoni. pa shqiptar\u00ebt, Maqedonia mund t\u00eb zhb\u00ebhet si fllusk\u00eb sapuni. Nj\u00eb Maqedoni pa shqiptar\u00ebt shpie n\u00eb nj\u00eb shtet me <strong><em>sistem paralel<\/em><\/strong>. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, koha e konflikteve apo e sistemeve paralele n\u00eb rajon ka p\u00ebrfunduar. Ndryshe mendojn\u00eb vet\u00ebm Vu\u00e7iqi dhe Kisha Ortodokse <strong><em>fashiste <\/em><\/strong>Serbe.<\/p>\n<p>Koncepti i shtetit qytetar nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb shqiptar\u00ebve. N\u00eb dobi t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb koncepti i shtetit dyetnik. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb k\u00ebrkuar ndarje territoriale por barazi. K\u00ebta s\u2019t\u00eb japin as territor, e as barazi. K\u00ebta t\u00eb duan t\u00eb n\u00ebnshtruar. K\u00ebta duhet ta din\u00eb se koha e n\u00ebnshtrimit t\u00eb shqiptar\u00ebve ka p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>LSDM-ja dhe lideri i saj <strong>Zoran Zajev<\/strong> me <strong><em>Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs<\/em><\/strong> b\u00ebri nj\u00eb akt madhor. Kjo i mund\u00ebsoi k\u00ebtij vendi t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e NATO-s. Ky \u00ebsht\u00eb interes jetik i shqiptar\u00ebve. S\u2019ka dyshim se Zajevi do t\u00eb arrij\u00eb <strong><em>zgjidhje kompromisi<\/em><\/strong> edhe me Bullgarin\u00eb. As ky kontest nuk zgjidhet pa Uashingtonin. Asgj\u00eb n\u00eb Ballkan nuk zgjidhet pa Amerik\u00ebn.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e mira nd\u00ebretnike n\u00ebnkuptojn\u00eb barazi t\u00eb plot\u00eb midis dy popujve.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit n\u00eb Maqedoni kemi:<br \/>\n&#8211; korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit;<br \/>\n&#8211; nepotiz\u00ebm;<br \/>\n&#8211; administrat\u00eb t\u00eb politizuar dhe t\u00eb partizuar;<br \/>\n&#8211; sistem gjyq\u00ebsor kryek\u00ebput t\u00eb korruptuar;<br \/>\n&#8211; diletantiz\u00ebm aty ku k\u00ebrkohet profesionaliz\u00ebm;<br \/>\n&#8211; pasurim brenda nate t\u00eb politikan\u00ebve;<br \/>\n&#8211; privilegje dhe favore t\u00eb establishmentit;<br \/>\n&#8211; arsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ul\u00ebt n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet;<br \/>\n&#8211; sistem sh\u00ebndet\u00ebsor primitiv;<br \/>\n&#8211; st\u00ebrzgjatje t\u00eb tranzicionit;<br \/>\n&#8211; dallime sociale t\u00eb frikshme;<\/p>\n<p>&#8211; mit\u00eb dhe ryshfet n\u00eb gjyq\u00ebsi, n\u00eb dogana, n\u00eb spitale, n\u00eb universitete, n\u00eb administratat komunale, te ofiqari, n\u00eb organet e urbanizmit, n\u00eb shkollat e patentave t\u00eb shoferit&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; lyp\u00ebs n\u00eb udh\u00ebkryqet dhe n\u00eb trotuaret e qytetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu s\u2019hyhet dot n\u00eb BE. Mbi 50 p\u00ebr qind e punonj\u00ebsve t\u00eb zyrave, si n\u00eb nivel qendror ashtu edhe n\u00eb at\u00eb vendor, marrin rroga kot. Ata jan\u00eb tepric\u00eb q\u00eb s\u2019i duhen kujt. Ata s\u2019punojn\u00eb gj\u00eb, s\u2019kan\u00eb se \u00e7\u2019punojn\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb pasistematizuar ose t\u00eb sistematizuar rrejsh\u00ebm. S\u2019ka shtet n\u00eb Evrop\u00eb ku njeriu rri n\u00eb sht\u00ebpi dhe merr rrog\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/p>\n<p>Dhuna shtet\u00ebrore ndaj shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ushtruar n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb qeveri kan\u00eb qen\u00eb partit\u00eb politike shqiptare, PPD-ja dhe PDSh-ja. Dhuna shtet\u00ebrore mbi shqiptar\u00ebt ka vazhduar edhe kur n\u00eb qeveri ka qen\u00eb BDI-ja. N\u00eb institucionet e sistemit, n\u00eb organin ligjv\u00ebn\u00ebs apo n\u00eb at\u00eb ekzekutiv kan\u00eb qen\u00eb pothuajse t\u00eb gjitha partit\u00eb politike shqiptare: PPD, PDP, PDSh, BDI, Besa, ASh, Alternativa. Me nj\u00eb fjal\u00eb, \u00e7do parti shqiptare, q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb sot ka synuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb kuvend por edhe n\u00eb qeveri. Partit\u00eb politike shqiptare \u2013 PPD-ja, PDSh-ja dhe BDI-ja kan\u00eb bashk\u00ebqeverisur, si me LSDM-n\u00eb, ashtu edhe me VMRO-n\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore ndaj shqiptar\u00ebve gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pluralizmit, asnj\u00eb parti shqiptare nuk e la, as kuvendin as qeverin\u00eb. Nuk shkaktoi kurrfar\u00eb krize politike. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb lartp\u00ebrmendur, si akt moral, nuk dha dor\u00ebheqje asnj\u00eb deputet apo minist\u00ebr shqiptar. Nga kjo rezulton se n\u00eb bot\u00ebn shqiptare mbizot\u00ebron nj\u00eb karrieriz\u00ebm i verb\u00ebt. Kjo tregon se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb etsh\u00ebm p\u00ebr pozita, p\u00ebr pushtet dhe p\u00ebr favore e privilegje.<\/p>\n<p>Brenda tri dekadave t\u00eb kaluara kauza shqiptare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur nga <strong><em>skila n\u00eb haribd\u00eb<\/em><\/strong>, k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve nd\u00ebrkaq jan\u00eb matur n\u00eb <strong><em>shtratin e Prokrustit<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>\u00c7do popull ka qeveri si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb <strong>ky popull<\/strong> q\u00eb i voton k\u00ebto parti politike. I varf\u00ebruar dhe me arsimim cil\u00ebsie t\u00eb ul\u00ebt, ky popull nuk ka vet\u00ebdije, kultur\u00eb dhe potencial politik t\u00eb mjaftuesh\u00ebm. I varf\u00ebruar, ai nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se <strong><em>popull social<\/em><\/strong>. Ideal i tij \u00ebsht\u00eb ekzistenca dhe mbijetesa. P\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb secila parti q\u00eb i mund\u00ebson nj\u00eb vend pune, qoft\u00eb edhe me nj\u00eb pag\u00eb prej 200 apo 300 eurove t\u00eb mjera.<\/p>\n<p>T\u00eb etsh\u00ebm p\u00ebr pushtet\u00a0 &#8211; <strong><em>pa pushtet<\/em><\/strong> \u2013 me partit\u00eb politike shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb manipulosh dhe t\u2019i p\u00ebr\u00e7ash. Faktori politik shqiptar, i fragmentarizuar dhe n\u00eb konflikt me vetveten nuk mund t\u00eb ishte n\u00eb krye t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb historike. Nj\u00eb faktor i k\u00ebtill\u00eb, i dob\u00ebt nuk mund ta zgjidhte kauz\u00ebn komb\u00ebtare. Nj\u00eb faktor politik i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe i cop\u00ebzuar leht\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet veg\u00ebl dhe instrument i faktorit politik sllavo-maqedonas apo edhe i sh\u00ebrbimit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb drejtat komb\u00ebtare nuk ia dalin t\u2019i realizojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb. K\u00ebrkesat e tyre zgjasin pa fund. Duke pritur <strong><em>Godon\u00eb<\/em><\/strong> tri dekada, t\u00eb rinjt\u00eb shqiptar\u00eb i mor\u00ebn rrug\u00ebt pa kthim t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Sllovenia e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia m\u00eb 25 qershor 1991. Po at\u00eb dit\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia e shpalli edhe Kroacia. Prej dat\u00ebs 29 shkurt 1991 deri m\u00eb 1 mars 1991 n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb u organizua referendum p\u00ebr shk\u00ebputjen e saj nga federata jugosllave. P\u00ebr shk\u00ebputjen e BH-s\u00eb u deklaruan shumica absolute e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-71360","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Sllovenia e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia m\u00eb 25 qershor 1991. Po at\u00eb dit\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia e shpalli edhe Kroacia. Prej dat\u00ebs 29 shkurt 1991 deri m\u00eb 1 mars 1991 n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb u organizua referendum p\u00ebr shk\u00ebputjen e saj nga federata jugosllave. P\u00ebr shk\u00ebputjen e BH-s\u00eb u deklaruan shumica absolute e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-09-10T07:21:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"20 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb\",\"datePublished\":\"2021-09-10T07:21:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/\"},\"wordCount\":3979,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-09-10T07:21:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Sllovenia e shpalli pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia m\u00eb 25 qershor 1991. Po at\u00eb dit\u00eb, pavar\u00ebsin\u00eb nga Jugosllavia e shpalli edhe Kroacia. Prej dat\u00ebs 29 shkurt 1991 deri m\u00eb 1 mars 1991 n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb u organizua referendum p\u00ebr shk\u00ebputjen e saj nga federata jugosllave. P\u00ebr shk\u00ebputjen e BH-s\u00eb u deklaruan shumica absolute e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-09-10T07:21:25+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"20 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb","datePublished":"2021-09-10T07:21:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/"},"wordCount":3979,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2021-09-10T07:21:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-pavaresia-e-maqedonise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE PAVAR\u00cbSIA E MAQEDONIS\u00cb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71360","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71360"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71360\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71361,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71360\/revisions\/71361"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71360"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71360"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71360"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}