{"id":71402,"date":"2021-09-12T10:27:27","date_gmt":"2021-09-12T08:27:27","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=71402"},"modified":"2021-09-14T00:21:54","modified_gmt":"2021-09-13T22:21:54","slug":"nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb qiri i rindezur &#8211; n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)"},"content":{"rendered":"<p>\u201c<em>Rriku, ishte nj\u00eb shembull pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Ai diti aq bukur t\u00eb lidh\u00eb talentin me vullnetin, arsyen me ndjenj\u00ebn. Si nj\u00eb njeri me taban kulturor, harmonizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme detajin me t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, vizatimin me ngjyr\u00ebn, tradicionalen me kohoren. U mb\u00ebshtet fort n\u00eb artin popullor, duke stilizuar aq mir\u00eb motivet tona, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb dekoratiz\u00ebm<\/em>.\u201d &#8211;<strong> Pjerin Sheldija, <\/strong>piktor shkodran<\/p>\n<p><strong>Klajd Kapinova<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<h3><strong>Shkodra, referenc\u00eb p\u00ebr artin grafik si <\/strong><strong>djepi i kultur\u00ebs shqiptare<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Piktura<\/strong>, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga gjinit\u00eb e artit figurative, q\u00eb ka patur dhe ka lul\u00ebzimin e vet n\u00eb qytetin antik Shkod\u00ebr. P\u00ebrgjat\u00eb pjac\u00ebs dhe rreth saj gjen disa studio grafike t\u00eb piktor\u00ebve shkodran\u00eb, ku ekspozohet puna e tyre dhe ku mund t\u00eb blini pikturat e tyre.<\/p>\n<p><strong>Vepra e pikorit t<\/strong><strong>\u00eb talentuar Enrrik Mendoja<\/strong>, p\u00ebr motive t\u00eb pastra shqiptare, mbetet nj\u00eb baz\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb tabanin e gurr\u00ebs s\u00eb pashtershme shqiptare, si nj\u00eb art i mir\u00ebfillt\u00eb, dhe nj\u00eb gur i \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb artin shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb miqt\u00eb dhe shok\u00ebt e th\u00ebrrisnim Rrik dhe lajm\u00ebronim nj\u00ebri-tjetrin sa her\u00eb q\u00eb piktori hapte ekspozita ose p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndonj\u00eb punim t\u00eb ri n\u00eb studion e tij private dhe sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>E mbaj mend si sot, si nj\u00eb njeri t\u00eb thjesht\u00eb, buzagaz, melankolik dhe shum\u00eb meditues dhe \u00ebndrrimtar. Rriku edhe pse ishte i pjekur artistikisht ai gjithnj\u00eb k\u00ebrkonte mendime, sugjerime, dhe veretje profesionale nga piktor\u00ebt shkodran\u00eb, njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb dhe miqt\u00eb p\u00ebr veprat e paraqitura n\u00eb galeri arti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Princesha e Zadrim\u00ebs\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/princesha-e-zadrimes.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ai ruante respekt t\u00eb madh p\u00ebr m\u00ebsuesin e piktur\u00ebs Nexhi Bakalli, i cili qysh n\u00eb fillim kishte par\u00eb tek ai nj\u00eb t\u00eb ri t\u00eb talentuar. Rriku i ndjesh\u00ebm si artist dhe njeri me nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb pasur me mir\u00ebnjohje dhe respekt ndoqi rrug\u00ebn e mjesht\u00ebrit t\u00eb vet, por pa u b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb me tabllo rob i tij. Takimet me mjeshtrin Bakalli ishin \u00e7aste t\u00eb bukura dhe i kujtonte p\u00ebrher\u00eb.<\/p>\n<p>Bocetet me akuarel, ishin nj\u00eb pun\u00eb q\u00eb gjithnj\u00eb i jepte k\u00ebnaq\u00ebsi dhe sukses n\u00eb ekspozita. Ai p\u00eblqente shum\u00eb ngjyrat e ndezura dhe kostumet popullore t\u00eb vajzave zadrimore dhe t\u00eb qytetar\u00ebve shkodran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt i kishin treguar t\u00eb par\u00ebt e tij dhe futej thell\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e veshjeve dhe traditave shqiptare.<\/p>\n<p>Enrriku gjat\u00eb gjtih\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tin artisitke mbahej mend n\u00eb kujtes\u00ebn e bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb tij si nj\u00eb meditues i thell\u00eb dhe pas disa dit\u00ebsh reflektonte me nj\u00eb punim. Artisti i talentuar shkodran p\u00eblqente shum\u00eb nudizmin dhe disa nga piktor\u00ebt bashk\u00ebkohor\u00eb shqiptar\u00eb dhe evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, para se demokracia t\u00eb shkelmonte gjumin letargjik t\u00eb komunizmit, ai kishte t\u00eb fshehur nj\u00eb koleksion t\u00eb pasur t\u00eb nudizmit n\u00eb sht\u00ebpi, figura shenjtor\u00ebsh t\u00eb kish\u00ebs katolike dhe diskutonte shum\u00eb p\u00ebr emisionet italiane t\u00eb pikturave murale dhe peisazheve me tematik\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Rriku kultur\u00ebdash\u00ebs admironte autor\u00ebt e huaj dhe shqiptar\u00eb, si: <em>Ticianin, Rafaelin, Buti\u00e7elin, Pikason, Goyan, Rembrandin, Kol\u00eb Idromenon, Odhise Paskalin, Pjerin Shedij\u00ebn, Ndoc Gurashin, Ferdinand Pacin<\/em>, mikun e ngusht\u00eb t\u00eb tij me t\u00eb cilin punoi n\u00eb nj\u00eb studio arti <strong>Asllan Zenelin<\/strong>, sot me banim n\u00eb Republik\u00ebn e Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Rriku i heshtur, fjal\u00eb pak e pun\u00eb shum\u00eb, fliste vet\u00ebm me ngjyr\u00ebn e tubeteve, penelet dhe telejot e nj\u00ebpasnj\u00ebshme. Ai qysh f\u00ebmij\u00eb me vizatimet e mosh\u00ebs, shfaqi talentin e nj\u00eb piktori q\u00eb premton.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ikon\u00eb kishtare\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/ikone-kishtare.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Edhe babai i tij kishte kryer dy vjet shkoll\u00eb n\u00eb Liceun Artistik n\u00eb Tiran\u00eb, por p\u00ebr arsye ekonomike, nd\u00ebrpret studimet. Axha i tij, Simoni her\u00eb pas here punonte piktura t\u00eb ndryshme. Edhe v\u00ebllai i tij Gjovalini \u00ebsht\u00eb paraqitur shpesh si piktor i talentuar me ekspozitat n\u00eb Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs etj.<\/p>\n<h3><strong>Udha e piktur\u00ebs dhe bota e magjishme e ngjyrave mbi telejo<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Miku dhe shoku im<\/strong> i dashtun Enrrik Mendoja ose sikurse e therrisnim shkurt Rrik(u), ka jetuar dhe zhvilluar prirjet e tij n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm artistik. Ai shkoll\u00ebn e mesme e kreu n\u00eb Liceun Artistik n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 1971-1975, ku reflekton talent n\u00eb gjinit\u00eb si peisazh, portret dhe kompozim. Diplom\u00ebn e mbrojti shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe u vler\u00ebsua me not\u00ebn 10.<\/p>\n<p><strong>Diktatura komuniste i nd\u00ebrpreu talentin<\/strong> n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet e larta univesitare po n\u00eb Tiran\u00eb. Ai filloi t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb hidrocentralin e Fierz\u00ebs (1976-1978) si pun\u00ebtor, e cila e b\u00ebri t\u00eb njihej m\u00eb af\u00ebr me njer\u00ebzit, vuajtjet, sakrificat, mjerimin, njohu njer\u00ebz me zakone e karakteret e tyre, q\u00eb do t\u2019i p\u00ebrdorte n\u00eb pun\u00ebn krijuese. Rriku p\u00ebr disa vite punoi n\u00eb dekorin e qytetit. Megjith\u00ebse orari i pun\u00ebs ishte i gjat\u00eb, ai e gjente koh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb piktur\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka paraqitur punime n\u00eb ekspozita komb\u00ebtare, lokale dhe n\u00eb galerit\u00eb e ndryshme n\u00eb bot\u00eb. M\u00eb 1999 hapi nj\u00eb galeri vetjake n\u00eb qytetin e lindjes. Po k\u00ebt\u00eb vit n\u00eb galerin\u00eb \u201cTe &amp; Gi\u201d, paraqitet me disa punime me nj\u00eb grup piktor\u00ebsh. M\u00eb 1998 me galerin\u00eb \u201cTe &amp; Gi\u201d hap ekspozit\u00eb n\u00eb Itali, Slloveni, Spanj\u00eb, Angli. Dy punimet me motive fetare t\u00eb titulluar \u201cUdha e Kryqit\u201d i ka realizuar n\u00eb Kish\u00ebn Katedrale t\u00eb Sh\u00ebn Shtjefnit n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb cilat thoshte se ka pasur nj\u00eb fat q\u00eb ia besuan dor\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb nd\u00ebr njer\u00ebzit m\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb Kulturore \u201cIllyricum\u201d t\u00eb qytetit, ku ishin tubuar pjesa m\u00eb e madhe e artist\u00ebve shkodran\u00eb. N\u00eb t\u00eb gjitha veprat Rriku \u00ebsht\u00eb shum\u00eb serioz, i natyrsh\u00ebm dhe origjinal n\u00eb stil, duke p\u00ebrcjellj\u00eb mesazhe t\u00eb kthjellta arti, si\u00e7 dijn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm artist\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb frym\u00eb e past\u00ebr realiste, pa mbingarkes\u00eb spikat n\u00eb t\u00eb gjitha punimet q\u00eb i p\u00ebrshkon nj\u00eb ndjenj\u00eb e holl\u00eb artisti. N\u00eb penelin e pun\u00ebs frym\u00ebzuese, shum\u00eb qart\u00eb shquhen bashk\u00ebrendimi me sakt\u00ebsi i bukuris\u00eb me harmonin\u00eb e t\u00eb gjitha linjave kompozicionale artistike n\u00eb punimet e reja mbi telajo.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Zadrimorja - version\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/zadrimorja-version.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ai kishte zgjedh\u00eb tem\u00ebn e historis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, q\u00eb nga legjenda e Rozaf\u00ebs e t\u00eb gjitha periudhat kryesore historike deri m\u00eb 28 n\u00ebntor 1944. N\u00eb p\u00ebrmbajtje ishte nj\u00eb cik\u00ebl shtat\u00eb tabllosh, t\u00eb lidhura organikisht n\u00eb vijim\u00ebsi prej njer\u00ebs tek tjetra, n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb formonte nj\u00eb brez t\u00eb ngusht\u00eb, rreth 70 centimet\u00ebr, q\u00eb ecte natyrsh\u00ebm n\u00eb form\u00eb rrethi p\u00ebr t\u2019u mbyll\u00eb atje ku kishte filluar.<\/p>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht p\u00ebrball\u00eb tabllos\u00eb s\u00eb tij, t\u00eb duket se je para nj\u00eb salle shum\u00eb t\u00eb madhe dhe monumentale, ku dialogojn\u00eb me piktorin personazhet e larmishme t\u00eb skicuara p\u00ebr ngjyrim.<\/p>\n<p><strong>Autori<\/strong> u mundua organikisht t\u00eb b\u00ebj\u00eb bashkimin e rrym\u00ebs tradicionale me frym\u00ebn e re bashk\u00ebkohore n\u00eb piktur\u00eb, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje apo si\u00e7 quhet ndryshe, n\u00eb fotografiz\u00ebm. Shquhej si vizatues i mir\u00eb ngjyr\u00ebs. Atributet mund t\u00eb jen\u00eb me shume se nj\u00eb dhe dallohen n\u00eb linj\u00ebn kryesore dhe dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>N\u00eb ikonografin\u00eb e nj\u00eb shenjti nuk duhet t\u00eb mungojn\u00eb atributet kryesore. Sh\u00ebn Maria (piktur\u00eb e Raffalellos e riprodhuar nga Enrrik Mendoja gjithnj\u00eb \u00ebsht\u00eb paraqitur me rrethin e art\u00eb mbi krye po k\u00ebshtu edhe Krishti f\u00ebmij\u00eb dhe Sh\u00ebn Jozefi, si pjes\u00eb e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gjyste Dajani - Princesha e Zadrim\u00ebs - poezi\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/gjyste_dajani-princesha_e_zadrimes-poezi.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Devocioni popullor shikonte n\u00eb figur\u00ebs e Sh\u00ebn Maris\u00eb personifikimin e dlir\u00ebsis\u00eb, virgj\u00ebris\u00eb, n\u00ebn\u00ebs se m\u00ebshir\u00ebs dhe t\u00eb devocionit, t\u00eb se p\u00ebrzgjedhures s\u00eb Zotit, Krisht e Njeri.<\/p>\n<p>Ekspozitat e tij ishin imazhe t\u00eb nj\u00eb figure pakufi t\u00eb situat\u00ebs, q\u00eb fatmir\u00ebsisht vet\u00ebm arti arrin ta faktoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet pothuajse t\u00eb tjet\u00ebrsuar, ku fjala tkurret deri n\u00eb \u201cpafuqin\u00eb\u201d e saj dhe imazhet i jep, duke i dh\u00ebn\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb termit \u201cart bashk\u00ebkohor\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do peneli t\u00eb hedhur me delikates\u00eb dhe fines\u00eb artisti i n\u00ebnshtrohej mendimit t\u00eb pjekur, q\u00eb i buronte nga galeria e pasur e shpirtit t\u00eb edukuar p\u00ebr art. Detajonte deri n\u00eb imt\u00ebsit\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla element\u00ebt e tablos\u00eb s\u00eb re dhe dinte t\u00eb dallonte at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte si boshti i ides\u00eb s\u00eb realizimit t\u00eb kompozicionit artistik. Vepra me koh\u00eb ishte realizuar ne mendjen e tij, por punonte me kujdes p\u00ebr ta ofruar t\u00eb gjall\u00eb me penel.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Piktura nga Enrrik Mendoja\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/piktura-nga-enrrik-mendoja.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Piktura e tij q\u00ebndron elegante, plot drit\u00eb, tejdukshm\u00ebri, e p\u00ebrpunuar n\u00eb ngjyr\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebn p\u00ebr vete, mbasi \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht autoktone e shpirtit shqiptar. Kudo n\u00eb motivet qytetare, ndihet drita, ajri e jeta e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00c7do milimet\u00ebr e tabllos\u00eb s\u00eb tij flet. Nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb rastit. Talenti, mendja e zemra ishin t\u00eb unifikuar n\u00eb nj\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb me emrin e vet\u00ebm \u2018Enrrik Mendoja\u2019.<\/p>\n<p>Ai ka dashur t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se zgjidhja klasike e harmonis\u00eb s\u00eb p\u00ebrkryer nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje q\u00eb mund t\u00eb mendohet, mbasi thjesht\u00ebsia e natyrshme \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur bukurin\u00eb.<\/p>\n<p>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb plan dhe k\u00ebndv\u00ebshtrim, p\u00ebr dashamir\u00ebsit m\u00eb t\u00eb rafinuar t\u00eb artit, ngjyrimi me penel artistik ka edhe rrug\u00eb t\u00eb tjera m\u00eb pak t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr t\u00eb arritur efekte t\u00ebrheq\u00ebse me plot sukses.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb artist i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb shpirt e n\u00eb penel, Rriku krijoi di\u00e7ka t\u00eb re dhe befasuese. Miku i tij i af\u00ebrt dhe kolegu <strong><em>Nikolin Luci,<\/em><\/strong> gjat\u00eb bisedave t\u00eb shpeshta n\u00eb studion e tij kujton: \u201c<em>Rriku ka qen\u00eb i vendosur p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebfyer ato legjenda, portrete, peisazhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr e p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb shikuesin t\u00eb ndjej\u00eb atmosfer\u00ebn e g\u00ebrshetimit, kompozicionit artistik<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Piktori i mir\u00ebnjohur <strong>Pjerin Sheldija<\/strong>, nj\u00eb mik i af\u00ebrt i tij thot\u00eb: \u201c<em>Rriku ishte nj\u00eb shembull pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Ai diti aq bukur t\u00eb lidh\u00eb talentin me vullnetin, arsyen me ndjenj\u00ebn. Si nj\u00eb njeri me taban kulturor, harmonizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme detajin me t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, vizatimin me ngjyr\u00ebn, tradicionalen me kohoren. U mb\u00ebshtet fort n\u00eb artin popullor, duke stilizuar aq mir\u00eb motivet tona, pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb dekoratiz\u00ebm<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Dhe Rriku v\u00ebrtet\u00eb ishte i till\u00eb, mbasi diti me shum\u00eb mjesht\u00ebri t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah dhe t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb at\u00eb \u00e7ka i nevojitet piktur\u00ebs si nj\u00eb vler\u00eb origjinale. \u00c7do punim i tij ishte i kuptuesh\u00ebm dhe i dashur prej t\u00eb gjitha shtresave t\u00eb shikuesve.<\/p>\n<p>Vepra e tij p\u00ebr motive t\u00eb pastra shqiptare mbetet nj\u00eb baz\u00eb e sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb tabanin e gurr\u00ebs s\u00eb pashterrshme shqiptare, si nj\u00eb art i mir\u00ebfillt\u00eb dhe nj\u00eb gur i \u00e7muesh\u00ebm n\u00eb artin shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar.<\/p>\n<p>Pedagogu i Universitetit t\u00eb Shkodr\u00ebs \u201cLuigj Gurakuqi\u201d piktori <strong>Andi Hila<\/strong> shprehet: \u201c<em>Arti i skalitur buron nga dashuria p\u00ebr vendlindjen dhe artin popullor, art i cili p\u00ebrcillet deri te ne me nj\u00eb talent befasues e shum\u00eb profesionaliz\u00ebm. Duke kaluar nga nj\u00eb piktur\u00eb natyraliste deri n\u00eb nj\u00eb dekorative e ornamentale, piktori yn\u00eb Rriku shpalos magjin\u00eb e artit t\u00eb tij<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Me ndjenj\u00eb t\u00eb lart\u00eb respekti formulon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb bashk\u00ebqytetari e piktori <strong>Shp\u00ebtim Garuci<\/strong>, i cili nd\u00ebr t\u00eb tjera thot\u00eb: \u201c<em>Un\u00eb kam pasur fatin ta ndjek nga af\u00ebr pun\u00ebn tij. Ai punonte shum\u00eb si n\u00eb sasi e cil\u00ebsi, q\u00eb i jep atij mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenurit nj\u00eb nga piktor\u00ebt m\u00eb prodhimtar dhe m\u00eb t\u00eb shitur n\u00eb elit\u00ebn e piktor\u00ebve shqiptar\u00eb. Temat e veprave t\u00eb Rrikut jan\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebr vet\u00eb tematik\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorte n\u00eb realizimin e tyre, duke sjell\u00eb para syve t\u00eb shikuesit vlera sa m\u00eb origjinale<\/em>\u201d.<\/p>\n<h3><strong>Rriku studion me zell t\u00eb ftoht\u00eb portretet e zadrimoreve<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Piktori Mendoja<\/strong>, studion me zell t\u00eb ftoht\u00eb portretet e zadrimoreve, me dit\u00eb, muaj dhe vite. Ai k\u00ebrkonte gjithnj\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur\u00ebn n\u00eb punime, sepse k\u00ebrkonte t\u00eb ruante emrin e mir\u00eb t\u00eb familjes dhe dor\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Rriku donte q\u00eb bukuria e zadrimoreve ta ndihmonte p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb vegimin e tij, p\u00ebr bot\u00ebt e dikurshme t\u00eb dinjitetit dhe t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb. Por, portreti m\u00eb i arritur \u00ebsht\u00eb portreti i rrumbullak\u00ebt i zadrimores, q\u00eb punoi n\u00eb fund t\u00eb jet\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai punonte \u00e7do dit\u00eb deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, mbingakes\u00eb e cila m\u00eb pas do t\u00eb ndikonte mbi sh\u00ebndetin. Kushdo q\u00eb e sodit me kujdes dhe imt\u00ebsi zadrimoren, detajet q\u00eb e hijeshojn\u00eb at\u00eb do t\u00eb shoh se autori e ka realizuar portretin e dashur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte, duke merituar fjal\u00ebn \u201c<em>\u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e gjall\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb dramatike, asgj\u00eb q\u00eb t\u00eb pushoj\u00eb syri menj\u00ebher\u00eb, por sa m\u00eb gjat\u00eb ta sodisim, aq m\u00eb shum\u00eb duket mjesht\u00ebria e tij virtuoze.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb gjinin\u00eb e peisazhit ka punuar shum\u00eb. Ato jan\u00eb plot diell e paq\u00eb. Tani e kuptojm\u00eb frym\u00ebn solemne t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb piktur\u00ebs, gjestet plot droje e respekt, v\u00ebnien n\u00eb mendime t\u00eb figurave an\u00ebsore q\u00eb shohin varrin dhe admirojn\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb at\u00eb bukuri, me t\u00eb cilat figurat q\u00eb do t\u00eb lexojn\u00eb mbishkrimin u p\u00ebrgjigjen l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>N\u00eb kompozimet e tij autori duket mjaft i thjesht\u00eb, por \u00ebsht\u00eb thjesht\u00ebsi e lindur nga nj\u00eb njohje artistike e thell\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb njohje e till\u00eb mund t\u00eb gjall\u00eb k\u00ebt\u00eb vegim nostalgjik, prehje t\u00eb qet\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vdekja ka humbur tmerrin e saj.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr pikturat e tij, ai ka zgjedhur vet\u00ebm ato motive q\u00eb i quante me vend, n\u00eb nj\u00eb vegim \u00ebnd\u00ebrrimtar t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe at\u00eb siluet\u00ebn e ka zhytur n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb praruar, ose n\u00eb nj\u00eb aj\u00ebr t\u00eb argjend\u00eb, q\u00eb vjen e transfiguron t\u00ebr\u00eb vepr\u00ebn sepse aty \u00ebsht\u00eb sekreti i artit t\u00eb Enrrikut, mjesht\u00ebria e magjishme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb t\u00eb gjall\u00eb, t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb hareshme gjith\u00e7kaje.<\/p>\n<p>\u201c<em>Vite m\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga ekzpozitat lokale, m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen nj\u00eb peisazh me bor\u00eb<\/em>\u201d, kujton piktori i mir\u00ebnjohur i qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs, <strong>Ndoc Gurashi<\/strong>.<\/p>\n<p>Kjo t\u00eb kujtonte se nj\u00eb talent i ri po i shtohej vargut t\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb piktur\u00ebs n\u00eb qytetin e njohur n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Veterani i penelit Gurashi kujton: \u201c<em>Pyeta se kush ishte piktori. Dhe nj\u00eb koleg i tij m\u00eb tha:<\/em> \u201c<strong>Ky asht autori i peisazhit e quhet Enrrik Mendoja<\/strong>\u201d.<\/p>\n<p>E p\u00ebrg\u00ebzova duke i uruar suksese. Ai bukur thuri piktur\u00ebn e mjesht\u00ebrit t\u00eb madh <em>Kol\u00eb Idromenos,<\/em> <em>prof. Simon Rrot\u00ebs, Kolombit e Vladimir Janit<\/em>, me penelin e tij t\u00eb madh sa realist e modern\u201d.<\/p>\n<p>Piktura e Rrikut \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebrthyer me vizatim t\u00eb sakt\u00eb, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb ngjyr\u00eb shp\u00ebrthyese, duke futur hijsh\u00ebm motivet komb\u00ebtare t\u00eb qytetit dhe rrethinave t\u00eb saj.<\/p>\n<p>K\u00ebto i dhan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr personalitet t\u00eb dalluesh\u00ebm autorit n\u00eb gjinin\u00eb e arteve figurative shkodrane dhe komb\u00ebtare. Spikasin p\u00ebr ve\u00e7anti tematike punimet: <em>\u201cZadrimorja\u201d, \u201cGjeli\u201d, \u201cIdil dashurie\u201d, \u201cFusha e Bun\u00ebs\u201d, \u201cLegjenda e Rozaf\u00ebs\u201d,<\/em> etj.N\u00eb shum\u00eb portrete duket se shprehjet e tyre s\u2019mund t\u2019i kapim kurr\u00eb. Por natyrisht, nuk \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrcaktueshm\u00ebria q\u00eb e krijon k\u00ebt\u00eb efekt. Ka shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera prapa saj.<\/p>\n<p>Dikur, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e larg\u00ebt, njer\u00ebzit i kishin v\u00ebshtruar portretet me adhurim, sepse duke krijuar i ruheshin ngjashm\u00ebris\u00eb me personin. Nd\u00ebrsa artisti n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ruante artistin n\u00eb nivelin e personit t\u00eb pikturuar.<\/p>\n<p>E k\u00ebsisoj kishte ngjar\u00eb me piktorin e talentuar Enrrik Mendoja, q\u00eb sot mbetet i gjall\u00eb dhe p\u00ebrkujtohet me ndjenj\u00eb t\u00eb th\u00ebll\u00eb respekti nga t\u00eb gjith\u00eb bashkatdhetar\u00ebt, bashk\u00ebqytetar\u00ebt dhe miqt\u00eb e ngusht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Itali, Gjemani, Angli, Franc\u00eb, ShBA etj.<\/p>\n<p>Ai me penelin e palodhur b\u00ebri realitet \u00ebnd\u00ebrrat dhe shqet\u00ebsimet e artdash\u00ebsve tashm\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb udh\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs. Piktori yn\u00eb zot\u00ebronte ato magji q\u00eb u jepte jet\u00eb ngjyrave t\u00eb hedhur me penelin e tij v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mahnitsh\u00ebm\u2026<\/p>\n<p><em>Rriku u nda i ri (viti 2001) nga Shkodra e tij e dashur, q\u00eb i dha l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb n\u00eb punimet n\u00eb piktur\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb trash\u00ebgim nj\u00eb galeri t\u00eb pasur punimesh q\u00eb ruhen n\u00ebn p\u00ebrujdesin e Rit\u00ebs, bashk\u00ebshortes, prind\u00ebrve n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb gjithnj\u00eb i q\u00ebndruan pran\u00eb s\u00eb bashku me vajz\u00ebn Antonela.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb pun\u00eb q\u00eb ai mbaroi brenda n\u00eb ngjyrat q\u00eb hidhte n\u00eb telajo, n\u00eb tem\u00ebn q\u00eb paraqiste ishin derdhur \u00e7astet e frym\u00ebzimit t\u00eb dit\u00ebs, dashuria p\u00ebr vajz\u00ebn e vetme Antonel\u00ebn, gruan Rit\u00ebn dhe njer\u00ebzit, q\u00eb p\u00ebr te ishin muza frym\u00ebzuese n\u00eb vepr\u00ebn q\u00eb i dhuroi vendlindjes e Shqip\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<h3><strong>Mjesht\u00ebri i drurit Zija Karini kopjon vepr\u00ebn e piktorit Enrrik Mendoja pa aurtorizimin e autorit apo familjes s\u00eb tij<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb nj\u00eb reportazh n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs e cila p\u00ebrshkruan jet\u00ebn e artizanit shkodran 80-vjecar <strong>Zija Karini<\/strong>, si mjesht\u00ebr i p\u00ebrpunimit t\u00eb drurit, nd\u00ebr kujtimet dhe frym\u00ebzimet e punimeve t\u00eb tij shohim se ai mb\u00ebshtetet p\u00ebr t\u00eb realizuar veprat e tij tek autor\u00ebt shkodran\u00eb.<\/p>\n<p><em>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb zanat Bashkia e qytetit t\u00eb Shkodres i ka dh\u00ebn\u00eb titullin: \u201cMir\u00ebnjohja e Qytetit\u201d me motivacionin: \u201cP\u00ebr kontributin shum\u00eb t\u00eb vyer n\u00eb zhvillimin e artizanatit shkodran.<\/em><\/p>\n<p>Ky artizan dhe punimet e tij t\u00eb kuruara me shum\u00eb kujdes, jan\u00eb kthyer nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb preferuarat p\u00ebr shkodran\u00ebt, emigrant\u00ebt por edhe turist\u00ebt e huaj. Ai i paraqet punimet e tij p\u00ebr publikun n\u00eb panairet, q\u00eb po zhvillohen vazhdimisht n\u00eb pedonalen \u201cKol\u00eb Idromeno\u201d e organizuar nga <em>Shoqata e Artizan\u00ebve Shkodran.<\/em><\/p>\n<p>Zija Karini, kujton: \u201c<em>Un\u00eb merrem q\u00eb n\u00eb vitin 1954 me artizanatin qysh se isha 14 vje\u00e7, e fillova tek punishtja e xhaxhait tim sepse e kemi trash\u00ebgim familjar artizanatin\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb merrem me remeso, t\u00eb cilin e b\u00ebj tani portret gj\u00eb e cila nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb. \u00cbsht\u00eb materiali q\u00eb dikur b\u00ebheshin mobiljet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb rinin\u00eb time kam m\u00ebsuar shum\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj autoportrete<\/em>.<\/p>\n<p><em>Nj\u00eb nga punimet m\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb Zadrimorja e cila \u00ebsht\u00eb e k\u00ebrkuar. Kostumi i Zadrim\u00ebs \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb bukurit n\u00eb Shqip\u00ebri, flas p\u00ebr kostumet e grave dhe dua t\u00eb them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar por fal\u00eb pasionit q\u00eb kam ia kam dal\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kuadri i k\u00ebtij punimi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb sepse un\u00eb nuk kam makineri moderne si\u00e7 b\u00ebhen n\u00eb shtete t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs dhe un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb dhe me punimin e Zadrimores kam patur shum\u00eb sukses.<\/em><\/p>\n<p><em>Dikur n\u00eb Shkod\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb punuar grafika si\u00e7 e b\u00ebj un\u00eb sot dhe tani kemi avancuar shum\u00eb. <\/em><\/p>\n<p><strong><em>Un\u00eb e kam edhe me ngjyra portretin e Zadrimores, q\u00eb n\u00eb fakt e ka b\u00ebr\u00eb Rrik Ndoja <\/em><\/strong><strong>(<\/strong><strong>Enrrik Mendoja, sh\u00ebnimi im K.K<\/strong><strong>.)<em> dhe m\u00eb pas un\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb dru. Kostumi i Zadrimores \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Un\u00eb b\u00ebj 13 lloje teknikash n\u00eb dru ndaj edhe klient\u00ebt mbesin t\u00eb k\u00ebnaqur<\/em><\/strong>\u201c, shprehet Karini. (Shih n\u00eb <strong><em>CNA.al <\/em><\/strong><em>(E.S., City News Albania E.S. 15 Qershor 2021)<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebtu artisti i moshuar ka nj\u00eb pasakt\u00ebsi, kur citon emrin e autorit t\u00eb piktur\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohur t\u00eb Zadrimor\u00ebs. Emri dhe mbiemri i plot\u00eb i artistit t\u00eb harruar edhe si identitet \u00ebsht\u00eb <strong>ENRRIK MENDOJA<\/strong> dhe jo Rrik Ndoja.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebsh bisnes me mundin dhe djers\u00ebn e dikujt tjet\u00ebr n\u00eb SHBA quhet pirat\u00ebri dhe d\u00ebmshp\u00ebrblimi (p\u00ebr <em>Copyright<\/em>) \u00ebsht\u00eb i madh deri n\u00eb kufijt\u00eb marramend\u00ebse t\u00eb miliona dollar\u00ebve\u2026<\/p>\n<p>Dihet se n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Mbi Shkodr\u00ebs ose m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe, emrat e njer\u00ebzve jan\u00eb pothuajse nj\u00ebsoj dhe p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb disa breza. Me emrin Rrik Ndoja, ka disa persona dhe un\u00eb personalisht njoh disa njer\u00ebz, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebt\u00eb emer dhe mbiemer dhe nuk kan\u00eb lidhje gjaku me njeri-tjetrin.<\/p>\n<p>A do t\u00eb ishte mir\u00eb q\u00eb t\u00eb citohet emri i tij i plot\u00eb piktorit Enrrik Mendoja, sikurse edhe t\u00eb drejtat e rezervuara, q\u00eb ka \u00e7do autor, sipas ligjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si t\u00eb drejtat e autorit kur \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb apo kalon n\u00eb amshim, p\u00ebr vepra letrare, artistike, shkencore, kulturore, prodhime muzikore n\u00eb studio t\u00eb ndryshme, filma, produksioneve, dokumentareve, librave me profile t\u00eb ndryshme, skenareve, regjive etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu veprohet k\u00ebtu n\u00eb New York dhe n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi n\u00eb 50 shtete t\u00eb SHBA-s\u00eb dhe Europ\u00ebn Per\u00ebndimore.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebtu <strong><em>T\u00eb Drejtat e Autorit Jan\u00eb t\u00eb Rezervuar<\/em><\/strong>, sipas ligjit fedral amerikan ato i trash\u00ebgojn\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb piktorit Enrrik Mendoja.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb abuzimeve nderkombetare dhe t\u00eb shtet\u00ebve t\u00eb ndryshme pirate, SHBA-ja, shpesh ka hedhur n\u00eb gjyq nd\u00ebrkomb\u00ebtar Republik\u00ebn Komuniste t\u00eb Kin\u00ebs p\u00ebr shkeljen e shpeshta t\u00eb drejtave t\u00eb autorit (Copyright), vjedhjen krijuese intelektuale apo p\u00ebr pirat\u00ebrin\u00eb dhe kopjet e prodhimeve, t\u00eb drejtat e rezervuara intelektuale, t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve, artist\u00ebve, shpik\u00ebsve etj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cRriku, ishte nj\u00eb shembull pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Ai diti aq bukur t\u00eb lidh\u00eb talentin me vullnetin, arsyen me ndjenj\u00ebn. Si nj\u00eb njeri me taban kulturor, harmonizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme detajin me t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, vizatimin me ngjyr\u00ebn, tradicionalen me kohoren. U mb\u00ebshtet fort n\u00eb artin popullor, duke stilizuar aq mir\u00eb motivet tona, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71403,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-71402","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u201cRriku, ishte nj\u00eb shembull pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Ai diti aq bukur t\u00eb lidh\u00eb talentin me vullnetin, arsyen me ndjenj\u00ebn. Si nj\u00eb njeri me taban kulturor, harmonizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme detajin me t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, vizatimin me ngjyr\u00ebn, tradicionalen me kohoren. U mb\u00ebshtet fort n\u00eb artin popullor, duke stilizuar aq mir\u00eb motivet tona, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-09-12T08:27:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-09-13T22:21:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"880\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"900\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Nj\u00eb qiri i rindezur &#8211; n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)\",\"datePublished\":\"2021-09-12T08:27:27+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-13T22:21:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/\"},\"wordCount\":3674,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/\",\"name\":\"Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg\",\"datePublished\":\"2021-09-12T08:27:27+00:00\",\"dateModified\":\"2021-09-13T22:21:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/09\\\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg\",\"width\":880,\"height\":900,\"caption\":\"Zadrimorja nga Enrrik Mendoja\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nj\u00eb qiri i rindezur &#8211; n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u201cRriku, ishte nj\u00eb shembull pune k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse dhe gjithmon\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Ai diti aq bukur t\u00eb lidh\u00eb talentin me vullnetin, arsyen me ndjenj\u00ebn. Si nj\u00eb njeri me taban kulturor, harmonizoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyeshme detajin me t\u00eb p\u00ebrgjithshmen, vizatimin me ngjyr\u00ebn, tradicionalen me kohoren. U mb\u00ebshtet fort n\u00eb artin popullor, duke stilizuar aq mir\u00eb motivet tona, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-09-12T08:27:27+00:00","article_modified_time":"2021-09-13T22:21:54+00:00","og_image":[{"width":880,"height":900,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Nj\u00eb qiri i rindezur &#8211; n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)","datePublished":"2021-09-12T08:27:27+00:00","dateModified":"2021-09-13T22:21:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/"},"wordCount":3674,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/","name":"Nj\u00eb qiri i rindezur - n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg","datePublished":"2021-09-12T08:27:27+00:00","dateModified":"2021-09-13T22:21:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/zadrimorja-nga-enrrik-mendoja.jpg","width":880,"height":900,"caption":"Zadrimorja nga Enrrik Mendoja"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/nje-qiri-i-rindezur-ne-perkujtim-te-20-vjetorit-te-piktorit-te-talentuar-enrrik-mendoja-1956-2001\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nj\u00eb qiri i rindezur &#8211; n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb 20-vjetorit t\u00eb piktorit t\u00eb talentuar Enrrik Mendoja (1956-2001)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71402","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71402"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71402\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71432,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71402\/revisions\/71432"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71403"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71402"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71402"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71402"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}