{"id":71414,"date":"2021-09-12T19:14:46","date_gmt":"2021-09-12T17:14:46","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=71414"},"modified":"2021-09-12T19:14:46","modified_gmt":"2021-09-12T17:14:46","slug":"studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/","title":{"rendered":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Prof. Dr. Sabahajdin Cena\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/prof_dr_sabahajdin_cena.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Sabahajdin Cena<\/strong><\/p>\n<p>Anton Nik\u00eb Berisha, <em>Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs p\u00ebrligj qen\u00ebsin\u00eb\u00a0<\/em><em>e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb<\/em>. Botuar me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, Shkup 2020, f. 112.<\/p>\n<p>Kjo vep\u00ebr e prof. dr. Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, botuar nga Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, ndri\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e personalitetit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, nd\u00ebr mbledh\u00ebsit dhe studiuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore. Studimi vjen n\u00eb duar t\u00eb lexuesve pas librave: <em>Mund\u00ebsi interpretimi, Ese dhe v\u00ebshtrime<\/em>, Prishtin\u00eb 1979, <em>Teksti poetik. V\u00ebshtrime e kritika<\/em>, Prishtin\u00eb 1985, <em>Ve\u00e7anti ligj\u00ebrimesh poetike,<\/em> Tiran\u00eb 1996, <em>Gjymtime dhe sh\u00ebmtime t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb<\/em>, Prishtin\u00eb 2001, <em>\u00c7\u00ebshtje teorike t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb,<\/em> Prishtin\u00eb 2005, <em>Nj\u00ebmend\u00ebsia e fjal\u00ebve. <\/em><em>Mund\u00ebsi interpretimesh letrare.<\/em> Prishtin\u00eb 2006, <em>Interpretime t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Kozenc\u00eb 2008, <em>K\u00ebng\u00eb q\u00eb p\u00ebrligjin pasurin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb shqiptarit e t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tij. Mbi k\u00ebng\u00ebt kreshnike shqiptare<\/em>, Prishtin\u00eb 2008, <em>V\u00ebzhgime teorike dhe estetike t\u00eb De Rad\u00ebs dhe t\u00eb Fisht\u00ebs<\/em>, Tiran\u00eb 2011, <em>Larmi v\u00ebzhgimesh letrare<\/em>, Prishtin\u00eb 2012, <em>\u201cMeshari\u201d \u2013 vep\u00ebr e hartuar nga Gjon Buzuku.<\/em> Fondazione Universitaria \u201cFrancesco Solano\u201d. Comet Editore Press. Kozenc\u00eb 2014 (Botimi i dyt\u00eb \u201cFaik Konica\u201d, Prishtin\u00eb 2014), <em>Ligj\u00ebrime rreth tekstit letrar poetik<\/em> (s\u00eb bashku me Labinot Berish\u00ebn), Prishtin\u00eb 2017, <em>V\u00ebzhgime mbi \u201cPoetik\u00ebn\u201d e Aristotelit<\/em>. Studim. Faik Konica, Prishtin\u00eb 2018, <em>Estetika dhe estetika e let\u00ebrsis\u00eb <\/em>(s\u00eb bashku me Labinot Berish\u00ebn), <em>Qen\u00ebsia e kumtit poetik. Libri i parath\u00ebnieve 2.<\/em> Faik Konica, Prishtin\u00eb 2019 e shum\u00eb vepra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Studiuesi Berisha u mor me veprimtarin\u00eb e Anton \u00c7ett\u00ebs p\u00ebr arsye se ai t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi mbledhjes dhe botimit t\u00eb materialeve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore, duke filluar prej vitit 1952 e nuk pushoi deri n\u00eb frym\u00ebn e tij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Studimin e vet p\u00ebr Anton \u00c7ett\u00ebn autori e ndan n\u00eb shtat\u00eb pjes\u00eb dhe e shoq\u00ebron me nj\u00eb aparatur\u00eb shkencore (fusnota e biografi, bibliografi, korrespodenc\u00eb dhe nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Anton \u00c7ett\u00ebn) t\u00eb begatshme e nj\u00ebherit edhe udh\u00ebzuese p\u00ebr studime edhe m\u00eb t\u00eb thella e t\u00eb m\u00ebtejme n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb gojore, p\u00ebrball\u00eb historis\u00eb s\u00eb zhvillimit dhe t\u00eb ruajtjes s\u00eb tradit\u00ebs s\u00eb t\u00eb k\u00ebnduarit e t\u00eb rr\u00ebfyerit.<\/p>\n<p>Krahas veprave q\u00eb n\u00eb fokus kan\u00eb let\u00ebrsin\u00eb gojore dhe t\u00eb shkruar, antologjit\u00eb dhe v\u00ebllimet e shumta t\u00eb botuara nga Instituti Albanologjik i Prishtin\u00ebs, k\u00ebsaj radhe studiuesi Anton Nik\u00eb Berisha vuri n\u00eb objektiv veprimtarin\u00eb e profesor Anton \u00c7ett\u00ebs me synim p\u00ebr t\u2019i riv\u00ebn\u00eb n\u00eb pah arritjet shkencore t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs nd\u00ebr figurat m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb folkloristik\u00ebs son\u00eb, etnologjis\u00eb dhe etnopsikologjis\u00eb. Studimi botohet me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb profesor Anton \u00c7ett\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb hapje t\u00eb k\u00ebtij libri lexuesi ballafaqohet me vler\u00ebsimin e doajenit t\u00eb folkloristik\u00ebs son\u00eb, prof. Qemal Haxhihasanit, i cili vizitoi dhe punoi edhe n\u00eb terrenet e Drenic\u00ebs, Llapush\u00ebs e t\u00eb Anadrinit gjat\u00eb ekspeditave t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta shkencore n\u00eb vitet 1972, 1973 e m\u00eb von\u00eb, p\u00ebr vjeljen, regjistrimin dhe studimin e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb t\u00eb pasur letrare gojore.<\/p>\n<p>Profesor Haxhihasani, me pak fjal\u00eb, i ngriti nj\u00eb lapidar veprimtaris\u00eb p\u00ebr shum\u00eb\u00e7ka t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, prandaj k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim, studiuesi Berisha e vuri n\u00eb krye t\u00eb librit duke na udh\u00ebzuar q\u00eb ta shfletojm\u00eb edhe v\u00ebllimin me punime \u201cAnton \u00c7etta dhe vepra e tij\u201d (zgjedhur dhe p\u00ebrgatitur p\u00ebr shtyp nga Anton Nik\u00eb Berisha, botuar nga Kuvendi Fran\u00e7eskan n\u00eb Gjakov\u00eb, 1997). K\u00ebt\u00eb lapidar, pra t\u00eb prof. Qemal Haxhihasanit, e plot\u00ebson edhe fjala paraprake e drejtorit t\u00eb Institutit t\u00eb Shkupit, zot\u00ebri Sk\u00ebnder Asani, sipas t\u00eb cilit prof. Berisha, si njoh\u00ebs i veprimtaris\u00eb s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, \u201c[&#8230;] ia ka dal\u00eb t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb disa nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb prof. Anton \u00c7ett\u00ebs\u201d. Pra, botimi i Institutit t\u00eb Shkupit \u201c[&#8230;] d\u00ebshmon p\u00ebr disa nga vlerat dhe ve\u00e7antit\u00eb kryesore t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, k\u00ebsaj figure madhore t\u00eb bot\u00ebs son\u00eb, i cili shp\u00ebtoi nga zhdukja dhe nga harresa disa nga thesaret q\u00eb b\u00ebjn\u00eb thelbin e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb shpirt\u00ebrore dhe artistike\u201d. Me k\u00ebt\u00eb krijimtari u vun\u00eb themelet e shkenc\u00ebs s\u00eb antropologjis\u00eb bashk\u00ebkohore, shkruan Dr. Sk\u00ebnder Asani.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb studiuesi Berisha, e hap shtegun, q\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00eb hyrjeje, t\u2019i ndri\u00e7oj\u00eb vlerat e qen\u00ebsishme q\u00eb do t\u00eb mbijetojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb e q\u00eb v\u00ebshtrohen n\u00eb kapitullin e par\u00eb me titull \u201cQen\u00ebsia e tradit\u00ebs dhe domosdoja e njohjes dhe e studimit\u201d q\u00eb p\u00ebr moto t\u00eb trajtes\u00ebs mban mesazhin e t\u00eb madhit Gjergj Fishta p\u00ebrkitazi me folklorin si vler\u00eb e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb shpirt\u00ebrore e materiale, si\u00e7 d\u00ebshmohet edhe nga ajo q\u00eb thoshte prof. Anton \u00c7etta: \u201cKryesorja n\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb jan\u00eb materialet cil\u00ebsore t\u00eb mbledhura dhe t\u00eb botuara me kujdes. Ato kan\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme. Studiuesit e fushave t\u00eb ndryshme, po jo vet\u00ebm ata, do t\u2019u kthehen atyre p\u00ebrher\u00eb, sepse aty do t\u00eb gjejn\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Studimet dhe vler\u00ebsimet p\u00ebr to do t\u00eb ndryshojn\u00eb, materialet dhe vlerat e tyre do t\u00eb mbesin.\u201d<\/p>\n<p>Duke mbajtur p\u00ebrher\u00eb p\u00ebr model q\u00ebndrimin dhe mesazhin e bukur t\u00eb Lasgush Poradecit dhe t\u00eb Mark Krasniqin ndaj trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj let\u00ebrsis\u00eb gojore, Anton Nik\u00eb Berisha v\u00eb n\u00eb pah kontributin e Anton \u00c7ett\u00ebs edhe n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb letrare p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr zhvillimin e saj dhe p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e mesazheve q\u00eb p\u00ebrmban vepra e tij \u201cN\u00eb preh\u00ebn t\u00eb gjyshes\u201d, me vjersha t\u00eb gjata e t\u00eb shkurtra e poemtha, ku jan\u00eb poetizuar p\u00ebrralla dhe fabula nga trash\u00ebgimia letrare gojore, q\u00eb si t\u00eb tilla e nxitin dhe e pasurojn\u00eb imagjinat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve. Rreth k\u00ebtij libri Berisha thekson se krijimet e k\u00ebsaj p\u00ebrmbledhjeje n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb rr\u00ebfime nga prehri i gjyshes, rr\u00ebfime q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb e p\u00ebrcillen gojarisht dhe t\u00eb cilat gjyshja ua tregon nipave dhe mbesave.<\/p>\n<p>N\u00eb hapje t\u00eb kapitullit t\u00eb tret\u00eb autori i studimit argumenton vendin e profesor Anton \u00c7ett\u00ebs nd\u00ebr mbledh\u00ebsit dhe botuesit m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb gojore shqipe sepse \u201c[&#8230;] l\u00ebnda e mbledhur dhe e botuar nga vet\u00eb prof. Anton \u00c7etta dhe v\u00ebllimet e mbledhura dhe t\u00eb p\u00ebrgatitura me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, e ngrit\u00ebn at\u00eb n\u00eb figur\u00ebn m\u00eb t\u00eb shquar q\u00eb ka njohur historia e let\u00ebrsis\u00eb gojore shqipe\u201d, prandaj krahas vjeljes, prof. Anton \u00c7etta del edhe studiuesi i v\u00ebmendsh\u00ebm i let\u00ebrsis\u00eb gojore dhe me t\u00eb drejt\u00eb radhit\u00ebt n\u00eb plejad\u00ebn e studiuesve komb\u00ebtar\u00eb t\u00eb krijimtaris\u00eb letrare gojore me vepr\u00ebn studimore \u201cK\u00ebrkime folklorike\u201d si rezultat i nj\u00eb pune hulumtuese e studiuese t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Profesor Berisha thekson se r\u00ebnd\u00ebsia dhe vlera e pun\u00ebs s\u00eb profesor \u00c7ett\u00ebs d\u00ebshmohet edhe n\u00eb zgjedhjen e materialeve qysh n\u00eb faz\u00ebn e mbledhjes e sidomos gjat\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre p\u00ebr botim si dhe p\u00ebrfshirja e materialeve nga trevat e ndryshme shqiptare. Kjo kusht\u00ebzoi q\u00eb pjesa d\u00ebrmuese e blejve q\u00eb botoi ai jan\u00eb nj\u00eb mozaik krijimesh e vlerash t\u00eb shumta nga troje dhe subjekte t\u00eb ndryshme. Secili krijim dhe secili variant i mbledhur iu n\u00ebnshtrua zgjedhjes s\u00eb rrept\u00eb p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb v\u00ebllimin q\u00eb p\u00ebrgatitej.<\/p>\n<p>Berisha na jep t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb shumta edhe p\u00ebr autor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me veprimtarin\u00eb shkencore t\u00eb profesor Anton \u00c7ett\u00ebs. Po ashtu ai ndri\u00e7on edhe kontributin e profesor Anton \u00c7ett\u00ebs si ligj\u00ebrues i let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr shqipe, nd\u00ebr profesor\u00ebt e par\u00eb t\u00eb Katedr\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb shqipe t\u00eb Fakultetit filozofik t\u00eb Prishtin\u00ebs m\u00eb 1961. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ai bashk\u00eb me profesor\u00ebt Idriz Ajeti, Gani Luboteni, Mark Krasniqi, Rexhep Hoxha e t\u00eb tjer\u00eb, hartoi edhe doracak\u00eb tekstesh p\u00ebr m\u00ebsimin e let\u00ebrsis\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkollat fillore e t\u00eb mesme, e nj\u00ebherit ishte edhe p\u00ebrkthyes letrar.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ndri\u00e7uar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb profesorit \u00c7etta n\u00eb rolin e urtakut e orakullit t\u00eb L\u00ebvizjes p\u00ebr pajtimin e gjaqeve dhe t\u00eb ngat\u00ebrresave n\u00eb krye t\u00eb l\u00ebvizjes studentore, q\u00eb veproi n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bashkimit komb\u00ebtar, Berisha p\u00ebrmend vitin 1990 kur veprimtaria e Anton \u00c7ett\u00ebs arriti pik\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb e q\u00eb kuror\u00ebzohet me pajtimin e gjaqeve n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi duke e shtrir\u00eb aktivitetin deri n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. K\u00ebshtu, duke u prir\u00eb student\u00ebve dhe ish-t\u00eb burgosurve politik\u00eb, prof. \u00c7etta arriti t\u2019i pajtoj\u00eb qindra familje e individ\u00eb dhe k\u00ebshtu kontribuoi n\u00eb sajimin e unitetit komb\u00ebtar q\u00eb, n\u00eb qen\u00ebsi do t\u00eb b\u00ebhet baza dhe p\u00ebr formimin e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre aktiviteteve pothuajse e t\u00ebr\u00eb audienca u bind se profesori ishte me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i dokeve, zakoneve dhe i dromcave etnografike q\u00eb pushonin brenda kopertinave t\u00eb \u201cKanunit t\u00eb Lek\u00eb Dukagjinit\u201d, prandaj edhe pohonte: \u201c[&#8230;] pleqnit\u00eb dhe tregimet etnografike, edhe pse nuk mund t\u00eb merren si krijime t\u00eb mir\u00ebfillta letrare artistike, kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi etnopsikologjike e jet\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kapitujve trajtues, ky lib\u00ebr i Berish\u00ebs ka edhe Shtojc\u00ebn I, e cila p\u00ebrfshin 5 letra t\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs d\u00ebrguar nga Prishtina autorit t\u00eb studimit, kur Berisha shfryt\u00ebzonte nj\u00eb q\u00ebndrim studimor n\u00eb G\u00ebtingen te Gjermanis\u00eb. Letra e 18 tetorit t\u00eb vitit 1978, letra e dyt\u00eb mban dat\u00ebn e fund n\u00ebntorit t\u00eb po k\u00ebtij viti, e treta e 14 shkurtit t\u00eb vitit 1979, e kat\u00ebrta \u00ebsht\u00eb e 6 qershorit t\u00eb vitit 1979 dhe e fundit e 5 qershorit t\u00eb vitit 1984. T\u00eb gjitha ruajn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet pasi q\u00eb flasin p\u00ebr dukuri t\u00eb ndryshme dhe sjellin t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr jet\u00ebn kulturore e shkencore, q\u00eb lidhen me pun\u00ebn e tyre n\u00eb kontekstin kohor. Letrat, si dokumente materiale, kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi edhe p\u00ebr hapat e m\u00ebtejm\u00eb t\u00eb biograf\u00ebve dhe t\u00eb studiuesve t\u00eb k\u00ebtij eruditi, pra t\u00eb prof. Anton \u00c7ett\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtojc\u00ebn e dyte \u00ebsht\u00eb botuar nj\u00eb k\u00ebng\u00eb p\u00ebr Anton \u00c7ett\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra prej k\u00ebng\u00ebve q\u00eb e plot\u00ebsojn\u00eb thirrm\u00ebn \u201cO prite, prite Anton \u00c7ett\u00ebn\u201d, i cili u barazua me figura t\u00eb shquara t\u00eb rapsodive tona, si Azem Galic\u00ebn etj., ku fama e burrave \u201cme or\u00eb\u201d, sipas mitologjis\u00eb son\u00eb, e p\u00ebrshkoi edhe emrin e prof. Anton \u00c7ett\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga studimi i Berish\u00ebs personaliteti poliedrik i prof. Anton \u00c7ett\u00ebs shpaloset me besnik\u00ebri dhe thell\u00ebsi, i cili me pun\u00ebn e vijueshme e zgjeroi fush\u00ebn k\u00ebrkimore e hulumtuese dhe e prezantoi para lexuesve dhe studiuesve t\u00eb \u00e7do moshe. Me k\u00ebt\u00eb ai siguroi nj\u00eb vend nderi n\u00eb historin\u00eb e folkloristikes shqiptare duke filluar nga rapsodia arb\u00ebreshe \u201cPal Golemi\u201d t\u00eb mbledhur nga prifti italian, Nilo Katalano, gjetur n\u00eb Fjalorthin e tij italisht \u2013 shqip, pastaj \u201cDor\u00ebshkrimi i Kieutit\u201d, \u201cBleta&#8230;\u201d e Thimi Mitkos e \u201cVal\u00ebt&#8230;\u201d e Spiro Dinos, pra n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb Geg\u00ebri e Tosk\u00ebri deri te Vin\u00e7enc Prenushi, p\u00ebr ta vazhduar veprimtarin\u00eb edhe n\u00eb folkloristik\u00ebn e koh\u00ebs son\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto v\u00ebllime t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb gojore gjenden materialet me shum\u00eb interes p\u00ebr baladat, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt e kreshnik\u00ebve, p\u00ebr k\u00ebng\u00ebt historike e proz\u00ebn popullore ve\u00e7an\u00ebrisht nga fusha e oratoris\u00eb popullore; kall\u00ebzimet alegorike apo meselet\u00eb q\u00eb i regjistronte, i mbante mend dhe vet\u00eb i tregonte gjithandej, duke filluar prej pun\u00ebs s\u00eb profesorit, kur i rr\u00ebfente para ose pas ligj\u00ebratave, n\u00eb Shal\u00eb t\u00eb Bajgores e Drenic\u00eb qysh m\u00eb 1954 p\u00ebr ta vazhduar pastaj n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit, n\u00eb Llap e Gollak, n\u00eb Anadrini, n\u00eb Llapush\u00eb e n\u00eb Rugov\u00eb, por edhe n\u00eb viset shqiptare t\u00eb Malit t\u00eb Zi dhe t\u00eb Maqedonis\u00eb. Gjith\u00eb kjo sajon nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh veprash t\u00eb thesarit letrar gojor, q\u00eb fal\u00eb k\u00ebsaj pune, i shp\u00ebtuan pluhurit t\u00eb harres\u00ebs dhe zhdukjes, prandaj edhe me botimin e tyre, k\u00ebto vlera tona vijojn\u00eb t\u00eb komunikojn\u00eb edhe sot dhe ta d\u00ebshmojn\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb njoh\u00ebse dhe estetike t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Profesor Anton Nik\u00eb Berisha me k\u00ebt\u00eb, po dhe n\u00eb shkrimet e tjera t\u00eb botuara deri tash p\u00ebr Anton \u00c7ett\u00ebn, ia doli n\u00eb krye q\u00eb para lexuesit dhe studiuesit ta prezantoj\u00eb opusin studimor dhe krijues t\u00eb prof. Anton \u00c7ett\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht kontributin e tij n\u00eb ruajtjen e vlerave t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb kulturore.<\/p>\n<p>Diskursi i studiuesit Anton Nik\u00eb Berisha, fusha e shtrirjes s\u00eb problemeve dhe \u00e7\u00ebshtjeve nga let\u00ebrsia gojore n\u00eb raport me let\u00ebrsin\u00eb e shkruar, metodologjia e qasjes, konceptet e q\u00ebndrueshme dhe nocionet e sakt\u00ebsuara krahas dukurive t\u00eb ndryshme gjat\u00eb evoluimit t\u00eb llojeve t\u00eb krijimtaris\u00eb gojore, konkretizimi i dukurive n\u00eb diakroni e sinkroni, jan\u00eb t\u00eb menduara e t\u00eb konceptuara mir\u00ebfilli, prandaj me k\u00ebto vepra studimore t\u00eb k\u00ebtij autori n\u00eb fush\u00ebn e krijimtaris\u00eb gojore mund t\u2019i pasurojn\u00eb njohurit\u00eb mbledh\u00ebsit dhe studiuesit e let\u00ebrsis\u00eb gojore, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb mbulojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb n\u00eb rrafshin metodologjik t\u00eb raportit diakroni-sinkroni, por edhe t\u00eb gjith\u00eb kureshtar\u00ebt e interesuar p\u00ebr gurr\u00ebn e gjeniut ton\u00eb popullor q\u00eb rrodhi me shekuj, pavar\u00ebsisht stuhive e murrlan\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebve u q\u00ebndruan ball\u00ebhapur. T\u00eb gjitha s\u00eb bashku u reflektuan n\u00ebp\u00ebr vargjet e k\u00ebng\u00ebve t\u00eb ruajtura n\u00eb goj\u00ebn e rapsod\u00ebve dhe n\u00eb telat e instrumenteve kordon\u00eb, membranofone e aerofone, por edhe n\u00eb goj\u00ebn e gjysheve e gjysh\u00ebrve q\u00eb me p\u00ebrralla ushqyen imagjinat\u00ebn ton\u00eb edhe gjat\u00eb net\u00ebve kur binim t\u00eb uritur, edhe gjat\u00eb dit\u00ebve kur k\u00ebnaqeshim me fjollat dhe ortek\u00ebt e bor\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe kjo vep\u00ebr e Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs komunikon lehtazi me lexuesit, prandaj urojm\u00eb q\u00eb edhe atyre dhe studiuesve t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb gojore e t\u00eb tradit\u00ebs, t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb si nj\u00eb doracak p\u00ebr orientime t\u00eb m\u00ebtejme rreth krijimtaris\u00eb s\u00eb profesor Anton \u00c7ett\u00ebs, nd\u00ebrsa autorit t\u00eb studimit i d\u00ebshirojm\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb n\u00eb hartimin e veprave t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me trash\u00ebgimin\u00eb ton\u00eb kulturore e shpirt\u00ebrore t\u00eb ruajtur me shekuj brez pas brezi.<\/p>\n<p><em>Rahovec, shtator 2021<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sabahajdin Cena Anton Nik\u00eb Berisha, Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs p\u00ebrligj qen\u00ebsin\u00eb\u00a0e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb. Botuar me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, Shkup 2020, f. 112. Kjo vep\u00ebr e prof. dr. Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, botuar nga Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, ndri\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e personalitetit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":62259,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-71414","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Sabahajdin Cena Anton Nik\u00eb Berisha, Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs p\u00ebrligj qen\u00ebsin\u00eb\u00a0e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb. Botuar me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, Shkup 2020, f. 112. Kjo vep\u00ebr e prof. dr. Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, botuar nga Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, ndri\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e personalitetit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-09-12T17:14:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"860\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS\",\"datePublished\":\"2021-09-12T17:14:46+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/\"},\"wordCount\":2524,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/anb-anton_cetta.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/\",\"name\":\"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/anb-anton_cetta.jpg\",\"datePublished\":\"2021-09-12T17:14:46+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/anb-anton_cetta.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/12\\\/anb-anton_cetta.jpg\",\"width\":600,\"height\":860,\"caption\":\"Anton Nik\u00eb Berisha - Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Sabahajdin Cena Anton Nik\u00eb Berisha, Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs p\u00ebrligj qen\u00ebsin\u00eb\u00a0e trash\u00ebgimis\u00eb son\u00eb. Botuar me rastin e 100-vjetorit t\u00eb lindjes s\u00eb Anton \u00c7ett\u00ebs, Shkup 2020, f. 112. Kjo vep\u00ebr e prof. dr. Anton Nik\u00eb Berish\u00ebs, botuar nga Instituti i Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve n\u00eb Shkup, ndri\u00e7on r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e personalitetit dhe t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-09-12T17:14:46+00:00","og_image":[{"width":600,"height":860,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS","datePublished":"2021-09-12T17:14:46+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/"},"wordCount":2524,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/","name":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg","datePublished":"2021-09-12T17:14:46+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/12\/anb-anton_cetta.jpg","width":600,"height":860,"caption":"Anton Nik\u00eb Berisha - Vepra e Anton \u00c7ett\u00ebs"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/studim-qe-perligj-qenesine-e-veprimtarise-se-anton-cettes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"STUDIM Q\u00cb P\u00cbRLIGJ QEN\u00cbSIN\u00cb E VEPRIMTARIS\u00cb S\u00cb ANTON \u00c7ETT\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71414","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71414"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71414\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71415,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71414\/revisions\/71415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71414"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71414"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71414"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}