{"id":7149,"date":"2016-09-29T21:36:10","date_gmt":"2016-09-29T20:36:10","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7149"},"modified":"2021-05-06T00:20:02","modified_gmt":"2021-05-05T22:20:02","slug":"figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/","title":{"rendered":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE"},"content":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti <strong>Prof. Zymer Mehani <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, n\u00eb Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 flet\u00eb, gjenden emrat e 225 personaliteteve t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Dokumentet jan\u00eb t\u00eb shtypura n\u00eb flet\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se formati A4 dhe n\u00eb secil\u00ebn prej tyre \u00ebsht\u00eb stema e mbret\u00ebris\u00eb shqiptare dhe intestimi: Instituti Mbretnuer i Studimeve Shqiptare.<\/p>\n<p>Autori i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje ka shfryt\u00ebzuar k\u00ebto burime:<br \/>\nLibrat e historis\u00eb turke, librat e huaj q\u00eb shkruajn\u00eb p\u00ebr historin\u00eb turke, shkurtimin e ferman\u00ebve, Sixhill\u2019i Osmani-Stamboll 1307. Datat jan\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuara simbas kalendarit t\u00eb Hixhris, sikund\u00ebr se jan\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb origjinalet e Ferman\u00ebve. Llogaritja dhe transkriptimi i tyne n\u00eb datat e kalendarit ton\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet leht\u00ebsisht (ndryshimi \u00ebsht\u00eb me plus 579 vite).<\/p>\n<p>N\u00eb vijim, po paraqesim disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb jan\u00eb administruar n\u00eb Dosjen A. III. 19, p\u00ebr 36 personalitete shqiptare t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane.<\/p>\n<p><strong>1) Ibrahim Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i vjehrri i Kara Mahmut Pash\u00eb (Bushatit). U b\u00eb pash\u00eb me 2 tuga. Mbasi dh\u00ebndri i Ibrahim Pash\u00ebs, p\u00ebr sjelljet e tija t\u00eb pap\u00eblqyeshme ra nga syni i Mbretit, ky me gjith\u00eb t\u00eb birin Karaman beun ju fal e ju dor\u00ebzua Mbretit. Por mbas k\u00ebsaj u v\u00ebrtetua se mbante korrespondenc\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb me t\u00eb dh\u00ebndrin dhe prandaj u burgos dhe u vra m\u00eb 1203.<\/p>\n<p><strong>2) Ibrahim Pash\u00eb Bushati<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb v\u00ebllai i Valiut t\u00eb Shkodr\u00ebs Mahmut Pash\u00ebs. M\u00eb 1203 m\u00eb 17 Ramazan ju dha Sanxhaku i Ohrit. M\u00eb 1211, mbas vrasjes s\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga i Shkodr\u00ebs. M\u00eb 1218 u b\u00eb Pash\u00eb (Vezir) me 3 tuga dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht u emrue Serasqer i Rumelis\u00eb. M\u00eb<br \/>\n1220 u ba Vali (Bejler beu) i Rumelis\u00eb. N\u00eb muajin e Rexhepit 1221 u hoq nga kjo pozit\u00eb duke ju lan\u00eb Shkodra. Vdiq m\u00eb 1227. Djemt\u2019 e tij jan\u00eb Ragip Pasha dhe Tahir Pasha. Ishte nj\u00eb Vezir i zoti i kordh\u00ebs e i mendjes.<\/p>\n<p><strong>3) Ahmet Pash\u00eb Dukagjini<\/strong><br \/>\n\u201cDuk\u201d do me than\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00ebt \u201cBej\u201d. Duka i<br \/>\n\u201cMenobarit\u201d(?) kish dy djem q\u00eb s\u2019e kishin shokun n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nSulltan Fatih Mehmeti e d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb dhe tha: \u201cSikur t\u00eb b\u00ebheshin mysliman\u00eb k\u00ebta djemt, se \u00e7\u2018fitim do t\u00eb kish pas feja n\u00eb Shqipni\u201d. Ky d\u00ebshir\u2019 i tij hyjnor do ket\u00eb qen\u00eb shtysi moral, q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb k\u00ebta djem erdh\u00ebn n\u00eb Stamboll dhe u b\u00ebn\u00eb mysliman\u00eb. Emrat ju vun\u00eb Ahmet dhe Mahmut dhe u pranuan n\u00eb pallat si \u201cpazh\u00eb\u201d. Mahmuti vdiq pas pak kohe. Ahmet beu u b\u00eb komandant i shquem i ushtris\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Selimit I u ba Vezir dhe m\u00eb 920 u vra n\u00eb luft\u00ebn e Amasjas. I fort\u00eb, i k\u00ebnduem, i urt\u00eb, i squet. I biri \u00ebsht\u00eb Mehmet Pasha.<\/p>\n<p><strong>4) Ahmet Pasha Dervish<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt e famsh\u00ebm shqiptar. Me 1157 u b\u00eb mytesarifi i Prizrenit, m\u00eb 1158 i Dukagjinit. Pas pak vitesh vdiq.<\/p>\n<p><strong>5) Ahmet Pasha Bushati<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Mytesarifit t\u00eb Shkodr\u00ebs Mehmet Pash\u00ebs. Me nd\u00ebrhymjen e v\u00ebllait t\u00eb tij Mahmut Pash\u00ebs u b\u00eb Pasha me 1 tug\u00eb (Miri Miran) dhe m\u00eb 1198 Mytesarif i Ohrit. M\u00eb 1201 n\u00eb muajin Sheval u ekzekutua.<\/p>\n<p><strong>6) Iskander Bej Dukagjini<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga fisi i sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Dukagjin\u00ebve, i shoqi i Neslishah Han\u00ebm-Sulltan\u00ebs. Vdiq m\u00eb 990 dhe asht varrosun n\u00eb Ejub. Ka l\u00ebn\u00eb shkolla dhe vepra mirbam\u00ebse t\u00eb shumta. Djali i tij \u00ebsht\u00eb Mustafa Suni beu q\u00eb vdiq rreth vitit 1000, ishte poet. I nipi \u00ebsht\u00eb Mehmet Beu q\u00eb vdiq m\u00eb 1032. Nj\u00eb tjet\u00ebr nip i tij ish Mustafa Beu i biri i Hasan Pash\u00ebs q\u00eb vdiq m\u00eb 1041.<\/p>\n<p><strong>7) Ismail Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga familja e Gjinollit, i biri i Xhin Ali Pash\u00ebs, Vezir i Prishtin\u00ebs. N\u00eb Rebiul-evel t\u00eb vitit 1187, u b\u00eb Pasha me 2 tuga.<\/p>\n<p>P\u00ebr sh\u00ebrbimet e kryera n\u00eb luft\u00ebn e k\u00ebtij viti m\u00eb 1197 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Ak-Sheher dhe u d\u00ebrgua n\u00eb luft\u00ebn e Bagdadit me ushtrin\u00eb e Prishtin\u00ebs. M\u00eb 1198 ju dhan\u00eb Sanxhak\u00ebt e Karasi-s dhe Izmir-it dhe ju ngarkue mbrojtja (si komandant) i nj\u00ebsive Yzi dhe Prizren, dhe pas pak kohe vdiq aty.<\/p>\n<p><strong>8) Ismail Pasha Qeqo<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Ali Pash\u00eb Qeqos. U b\u00eb Kapuxhi-bash, m\u00eb pas Pash\u00eb me 1 tug\u00eb dhe u ngarkua t\u00eb ekzekutoj Ahmet Pash\u00eb Ohrin, mision t\u00eb cilin e kreu dhe u b\u00eb n\u00eb vendin e t\u00eb ekzekutuemit komandant i Hotinit. N\u00eb Dhil \u2013 Kade 1199 u b\u00eb Vali n\u00eb T\u00ebrhall dhe n\u00eb Sheval<br \/>\n1201 komandant n\u00eb Delvin\u00eb. Rreth vitit 1206 vdiq.<\/p>\n<p><strong>9) Iljas Pasha Beqo (Njonjo)<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga bejler\u00ebt e Shqipnis\u00eb*. N\u00eb Sheval t\u00eb vitit 1201 u ba Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit. Vdiq rreth vitit 1207.<br \/>\n*Thuhet se f\u00ebmija \u00ebsht\u00eb i njohun edhe me mbiemnin \u201cNjonjo\u201ddhe lindun n\u00eb Prizren. M\u00eb duket se m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrgjamje t\u00eb jet nga Janina.<\/p>\n<p><strong>10) Emrullah Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga \u201cHanedani\u201d i Prizrenit*. N\u00eb Sheval 1184 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe komandant n\u00eb \u201cAda-Kebir\u201d. Sa vazhdoj lufta q\u00ebndroi aty, m\u00eb pas vdiq.<br \/>\n* Ky f\u00ebmij\u00eb rrjedh nga Sulejman Beu (Sanxhak) beu i Dukagjinit q\u00eb u vra n\u00eb luft\u00ebn e Xhalld\u00ebran-it, 920). Thuhet se kjo familje s\u2019kan pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>11) Texheli Dhylfikar Efendi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb tregtar privat i Mustafa Pash\u00ebs nga Teqfur-Dagu, mbasandej Profesor, sekretar referendar i ushtris\u00eb k\u00ebmb\u00ebsore dhe vdiq m\u00eb 1069.<\/p>\n<p><strong>12) Sabit Mehmet Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Hanedani i Dibr\u00ebs. M\u00eb 1201 u ba Pash\u00eb me 2 tuga dhe u \u00e7ue n\u00ebp\u00ebr Sanxhak\u00ebt e Bosnjes. Mbas k\u00ebsaj vdiq atje.<\/p>\n<p><strong>13) Hasan Pasha (1)<\/strong><br \/>\n(Ejublli = nga Ejupi)<br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Mustafa Beut nga Mati. Duke qen\u00eb se ky u vendos n\u00eb Ejup (Stamboll) mori k\u00ebt\u00eb mbiemnim. Ishte m\u00eb para Agaj i port\u00ebs s\u00eb Kara Mustafa Pash\u00ebs dhe hyni n\u00eb pallatin Mbretnor me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkrahje. U b\u00eb \u00e7ak\u00ebrxhi-bashi (Kryetar i pirjevet) dhe Mir-Alem (Kryetar i rojtjes flamurit) por m\u00eb 1105 u pensionue. Kur hypi n\u00eb fron Sulltan Mustafaj i II m\u00eb 1106 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Kapuxhiler Qethudasi (Mbikqyr\u00ebs i rojtar\u00ebve t\u00eb portavet). M\u00eb 1109 u b\u00eb Vezir dhe Vali n\u00eb Bosnj\u00eb, m\u00eb pas u d\u00ebrgue n\u00eb Baba-Dag dhe n\u00eb Edirne si komandant (Muhafiz).<\/p>\n<p>M\u00eb 1110 u b\u00eb Vali n\u00eb Halep, m\u00eb 1111 n\u00eb Rek\u00eb, m\u00eb 1113 Serasqer n\u00eb Bagdad, m\u00eb 1114 Vali n\u00eb Diari-Beqir, n\u00eb Shehri Zor, n\u00eb Baser, n\u00eb Kastamoni dhe n\u00eb Muahrrem t\u00eb vitit 1116 Vali n\u00eb Bagdad. Shtroj k\u00ebtej popullatat shetit\u00ebse t\u00eb Arabis dhe q\u00ebndroi 20 vjet sundimtar i k\u00ebtij vendi. Vdiq m\u00eb 1136. Ishte trim, madh\u00ebshtor, i pash\u00ebm fort, admninistrator e luft\u00ebtar i rrall\u00eb dhe i men\u00e7ur. Nj\u00eb Vezir pa shok. Nj\u00eb shtyll\u00eb e fort\u00eb e Perandoris\u00eb. La tre djem: Ahmet, Abdurahman dhe Ali Pash\u00ebn, q\u00eb sh\u00ebrbyen n\u00eb pozita t\u00eb nalta.<\/p>\n<p>Duket se ka qen\u00eb prej fisit \u201cZog-ogllu\u201d q\u00eb duke emigrue n\u00eb Stamboll preu marr\u00ebdh\u00ebnien me familjen dhe u humb\u00eb.<\/p>\n<p><strong>14) Halil Demir Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb djali i djalit (nipi) i Koxha Halil Pash\u00ebs. M\u00eb 1108 u b\u00eb Bejlerbej n\u00eb Shkod\u00ebr. Pas pak kohe vdiq.<\/p>\n<p><strong>15) Dervish Xhelepi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Prishtina. U lart\u00ebsue nga dega e sekretaris; m\u00eb 987 u ba \u201cResiul Qytab\u201d (Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm). Por u pushue pas pak kohe dhe vdiq. Ishte njeri me pak zot\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>16) Ragib Mehmet Pash\u00eb Bushati<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Ibrahim Pash\u00eb Bushatit nga Shkodra. N\u00eb Sefer 1225 u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe u d\u00ebrgua si Komandar n\u00eb luft\u00ebn e atij viti. \u00cbsht\u00eb shque me zot\u00ebsin e me trimnin e tija n\u00eb t\u00eb gjitha luftrat. U b\u00eb m\u00eb von\u00eb komandant n\u00eb Nanapoli dhe m\u00eb 1233 n\u00eb Adaj-Qebir (Nisia e Madhe). M\u00eb pas vdiq.<\/p>\n<p><strong>17) Rexhep Pasha Kallkandelen<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb shqiptar nga Tetova. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Shkup m\u00eb 1201. Vdiq rreth vitit 1212.<\/p>\n<p><strong>18) Rexhep Pasha Kallkandelen<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Tetova. Thuhet se fisi i tyre vjen prej katundit Ball.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga familja e bejler\u00ebve t\u00eb vendit, i biri i Hasan Pash\u00ebs.<br \/>\nM\u00eb 1244 u b\u00eb pash\u00eb m\u00eb 2 tuga dhe u emrue komandant n\u00eb luft\u00ebn kundra Serbis\u00eb. Mbasandej u d\u00ebrgue n\u00eb Ada-Qebir dhe mbeti ca koh\u00eb aty. V\u00ebllaj i tij Salih beu u ba Kapuxhi-bash. Vdiq rreth vitit 1250.<\/p>\n<p>Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Hifzi, Abdurrahman dhe Hasan Pashallar\u00ebt. Djali i Hasan Pash\u00ebs, Esad Pasha, vdiq m\u00eb 1312, djali i Abdurrahman Pash\u00ebs, Rexhep Pasha m\u00eb 1313.<\/p>\n<p><strong>19) Seid Mehmet Xhelepi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Tetova. N\u00eb Misir ishte p\u00ebrfaqsuesi dhe sekretari i i Bejtul Malit (Pjes\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb tokave t\u00eb pushtueme). Ishte poet i shquem. Vdiq m\u00eb 940.<\/p>\n<p><strong>20) Seit Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb komandant i Kalas\u00eb s\u00eb Nikshikut dhe Pash\u00eb me 1 tug\u00eb. M\u00eb 1224 ja la vendin t\u00eb v\u00ebllajt Mahmut Pash\u00ebs dhe shkoj n\u00eb luft\u00ebn e Serbis\u00eb. Dhe vdiq andej.<\/p>\n<p><strong>21) Seid Efendi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. N\u00eb koh\u00ebn e Fatih Sulltan Mehmetit u muer n\u00eb Pallat, u st\u00ebrvit me m\u00ebsime t\u00eb nalta dhe m\u00eb s\u00eb fundi u b\u00eb m\u00ebsuesi i Princavet. N\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Bajazitit II ishte poet dhe shkrimtar i famsh\u00ebm. Kishte nj\u00eb v\u00eblla dhe ai vet\u00eb poet i njohur n\u00eb literatur\u00ebn turke, q\u00eb quhej Nehari. Vdiq n\u00eb koh\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mbretnimit t\u00eb Sulltan Sulejman Kanuniut.<\/p>\n<p><strong>22) Sylejman Bej<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Prizreni. U b\u00eb Sanxhak bej n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe u vra n\u00eb luft\u00ebn e \u00c7alld\u00ebranit m\u00eb 920.<\/p>\n<p><strong>23) Sylejman Pash\u00eb Kryezi (?)<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Mehmet Pash\u00eb Gjakov\u00ebs. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Shkup m\u00eb 1148. M\u00eb 1156 u b\u00eb Vali n\u00eb Janin\u00eb, m\u00eb pas u pushue dhe vdiq m\u00eb 1177.<\/p>\n<p><strong>24) Shaban Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb shqiptar, komandant ushtrie. M\u00eb 1176 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Dukagjin dhe vdiq aty.<\/p>\n<p><strong>25) Salih Bej<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga oficer\u00ebt e artileris\u00eb shqiptar. M\u00eb 1158 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Prizren, mbasandej vdiq.<\/p>\n<p><strong>26) Tahip Tevfik Efendi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb dibran. \u00cbsht\u00eb i njoftun me mbiemrin Elmas Zade. \u00cbsht\u00eb nx\u00ebn\u00ebsi i Ali Efendiut n\u00eb shkencat teologjike. Vet\u00eb shkrimtar, filozof, ka vdekur m\u00eb 1299 dhe \u00ebsht\u00eb varrosur n\u00eb Edirne Kapu (Stamboll).<\/p>\n<p><strong>27) Tahir Pasha Begolli<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Hanedani i Pej\u00ebs, i biri i Mahmut beut. U b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe m\u00eb 1126 Mytesarif i Dukagjinit. M\u00eb 1152 i Konj\u00ebs. Pas k\u00ebsaj vdiq.<\/p>\n<p><strong>28) Tahir Pash\u00eb Bushati<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb djali i Ibrahim Pash\u00ebs. Tue qen\u00eb se ka qen\u00eb edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht Qehajaj i tij, u b\u00eb m\u00eb 1219 Pash\u00eb me 2 tuga. M\u00eb<br \/>\n1224 u b\u00eb Valiu i Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>29) Durmish Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt e ushtris\u00eb shqiptare. M\u00eb 1129 u b\u00eb Mytesarif n\u00eb Shkod\u00ebr, mbas pak vjet vdiq.<\/p>\n<p><strong>30) Osman Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb shqiptar, nga komandant\u00ebt e ushtris\u00eb vullnetare. M\u00eb 1083 ka qen\u00eb Mytesarif n\u00eb Prizren, ku q\u00ebndroi p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>31) Osman Mazhar Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga komandant\u00ebt shqiptar\u00eb. U b\u00eb Mytesarif n\u00eb Shkod\u00ebr. M\u00eb<br \/>\n1265 u b\u00eb Vezir (Pash\u00eb me 3 tuga). M\u00eb 1270 u emnue Vali n\u00eb Selanik. M\u00eb 1272 n\u00eb Trabullusi Garb. Vdiq m\u00eb 1277. Ishte i zoti i pun\u00ebs, i men\u00e7\u00ebm, rregullues.<\/p>\n<p><strong>32) Ali Pasha Beqo (Zade)<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga komnadant\u00ebt shqiptar\u00eb. U b\u00eb pasha me 2 tuga dhe Mytesarif i Dukagjinit ku q\u00ebndroi p\u00ebr shum\u00eb vjet. Ka vdekur rreth vitit 1158. Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Ismail Pasha, Sejfullah Pasha dhe Iljas Pasha.<\/p>\n<p><strong>33) Ali Pash\u00eb Tepelena<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Ajanit (Paris\u00eb-V.H.) t\u00eb Tepelen\u00ebs, Veli Beut. Kur vdiq i ati dhe mbasi mori nj\u00eb nam n\u00eb disa p\u00ebrpjekje t\u00eb vendit u farue dhe bani miq\u00ebsi me Ajanin e Ohrit dhe me Kurd Ahmet Pash\u00ebn, u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga dhe Mytesarif n\u00eb Janin\u00eb. Kur vdiq Kurd Pasha, vendin e tij e zuri Ibrahim Pash\u00eb Vlora, nga kjo lindi kund\u00ebrshtimi nd\u00ebrmjet t\u00eb dyve. Me radh\u00eb Ali Pasha u b\u00eb Vali i Jeni-Sheherit, Selanikut dhe Manastirit. Mbas ca kohe hodhi n\u00eb dor\u00eb edhe Sanxhakun e Vlor\u00ebs (1810) dhe e internoj Ibrahim Pash\u00ebn, ma par\u00eb n\u00eb Konic\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb Kalan\u00eb e Janin\u00ebs. Ali Pasha kish m\u00eb tep\u00ebr se 200 \u00e7ifliqe dhe nj\u00eb pasuri t\u00eb madhe.<\/p>\n<p>N\u00eb luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebri kundra francez\u00ebve n\u00eb Prevez\u00eb pati sukses. Si shp\u00ebrblim u b\u00eb Vezir m\u00eb 1223. M\u00eb 1226 u b\u00eb Valiu i Rumelis\u00eb dhe Serasqer; vitin e ardhsh\u00ebm Vali i Rumelis\u00eb u b\u00eb tjet\u00ebr kush dhe Ali Pasha u emrue \u201cDerbendat Naziri\u201d, Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i mbrojtjes dhe sigurimit t\u00eb rrug\u00ebve. Por m\u00eb 1226 u pushue dhe i mbeti vet\u00ebm valill\u00ebku i Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 1237 u ekzekutua. \u00cbsht\u00eb i varrosun (vet\u00ebm kryet, se trupi \u00ebsht\u00eb n\u00eb Janin\u00eb) n\u00eb Silivrikapu t\u00eb Stambollit bashk\u00eb me djemt\u00eb e tij. N\u00eb shum\u00eb luftra ka tregue zot\u00ebsi. U b\u00eb tet\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 e lart. Djemt\u00eb e tij jan\u00eb Muhtar Pasha, Veli Pasha, Mehmet Pasha dhe Salih Pasha. Djali i Muhtar Pash\u00ebs \u00ebsht\u00eb Hysejn Pasha; djemt\u00eb e Veli Pash\u00ebs jan\u00eb Selim Pasha dhe Ismail Pasha.<\/p>\n<p><strong>34) Ali Efendi<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Jakova. Ish-profesor i Teologjis\u00eb i shquem dhe rektor.<br \/>\nVdiq m\u00eb 1293. Ka qen\u00eb njeri fort i ditur.<\/p>\n<p><strong>35) Ali Pash\u00eb Gusija<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb nga Gusija. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trim i shquem nd\u00ebrmjet trimave shqiptar\u00eb. N\u00eb luftrat kundra Malit t\u00eb Zi bani sh\u00ebrbime t\u00eb m\u00ebdha, shp\u00ebtoi vendin e vet. Nga ky shkak u b\u00eb Pash\u00eb me 2 tuga. M\u00eb von\u00eb u pranue n\u00eb deg\u00ebn ushtarake me grad\u00ebn Gjeneral Brigade. M\u00eb 1305 vdiq aksidentalisht. Ishte atdhetar, besnik, i drejt\u00eb, guximtar, burr\u00eb i fjal\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebto cil\u00ebsi Mbreti urdh\u00ebroj q\u00eb me shpenzimet e veta t\u2019i ngrihet nj\u00eb tyrbe. (AIH, Dosja A. III. 19, f. 218)<\/p>\n<p><strong>36) Galib Abdurrahman Pasha<\/strong><br \/>\n\u00cbsht\u00eb i biri i Jashar Pash\u00ebs nga Prishtina, nga Hanedan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb. Tue marr\u00eb parasysh pozit\u00ebn e trash\u00ebgueme q\u00eb kish n\u00eb vendin e tij, u b\u00eb mytesarif n\u00eb Prishtin\u00eb, m\u00eb pas u emrue n\u00eb Aqe, n\u00eb Berat, dhe n\u00eb Seres. U b\u00eb pash\u00eb me 2 tuga q\u00eb n\u00eb Rini. Ishte burr\u00eb shteti me gjith\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e duhura. Ishte i zoti, m\u00ebshirplot\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, ishte trim pa shembull, rregullues.<\/p>\n<p>Kur hoqi dor\u00eb nga n\u00ebpun\u00ebsia dhe vajti me q\u00ebndrue n\u00eb Prishtin\u00eb, vdiq aty. Ka ba kudo vepra bamir\u00ebsie. Kur q\u00ebndroj n\u00eb Prishtin\u00eb, ngriti nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme madh\u00ebshtore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani N\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, n\u00eb Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 flet\u00eb, gjenden emrat e 225 personaliteteve t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane. Dokumentet jan\u00eb t\u00eb shtypura n\u00eb flet\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se formati A4 dhe n\u00eb secil\u00ebn prej tyre [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":41986,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-7149","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani N\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, n\u00eb Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 flet\u00eb, gjenden emrat e 225 personaliteteve t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane. Dokumentet jan\u00eb t\u00eb shtypura n\u00eb flet\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se formati A4 dhe n\u00eb secil\u00ebn prej tyre [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-09-29T20:36:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-05T22:20:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"624\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"415\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE\",\"datePublished\":\"2016-09-29T20:36:10+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-05T22:20:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/\"},\"wordCount\":2364,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/\",\"name\":\"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg\",\"datePublished\":\"2016-09-29T20:36:10+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-05T22:20:02+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/06\\\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg\",\"width\":624,\"height\":415,\"caption\":\"Zymer Mehani - Fadil Curri me poete\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani N\u00eb Arkivin e Institutit t\u00eb Historis\u00eb, n\u00eb Dosjen A. III. 19, me Nr. Inventari 300, me 227 flet\u00eb, gjenden emrat e 225 personaliteteve t\u00eb shquara shqiptare q\u00eb p\u00ebrmenden n\u00eb historin\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane. Dokumentet jan\u00eb t\u00eb shtypura n\u00eb flet\u00eb m\u00eb t\u00eb vogla se formati A4 dhe n\u00eb secil\u00ebn prej tyre [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-09-29T20:36:10+00:00","article_modified_time":"2021-05-05T22:20:02+00:00","og_image":[{"width":624,"height":415,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE","datePublished":"2016-09-29T20:36:10+00:00","dateModified":"2021-05-05T22:20:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/"},"wordCount":2364,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/","name":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg","datePublished":"2016-09-29T20:36:10+00:00","dateModified":"2021-05-05T22:20:02+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/06\/zymer_mehani_fadil_curri_me_poete.jpg","width":624,"height":415,"caption":"Zymer Mehani - Fadil Curri me poete"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/figura-te-shquara-me-origjine-shqiptare-te-permendura-ne-historine-e-perandorise-osmane\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FIGURA T\u00cb SHQUARA ME ORIGJIN\u00cb SHQIPTARE T\u00cb P\u00cbRMENDURA N\u00cb HISTORIN\u00cb E PERANDORIS\u00cb OSMANE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7149"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7149\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67969,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7149\/revisions\/67969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/41986"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}