{"id":71819,"date":"2021-10-03T00:38:47","date_gmt":"2021-10-02T22:38:47","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=71819"},"modified":"2021-10-03T00:44:09","modified_gmt":"2021-10-02T22:44:09","slug":"u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/","title":{"rendered":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI"},"content":{"rendered":"<p><strong>Emin Azemi<\/strong><\/p>\n<p><em>Shkrimtari Ramadan Rexhepi tha se libri q\u00eb po ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dor\u00eb sot ishte i ndaluar t\u00eb shkruhej dikur. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr s\u2019duhej ta lexonin shqiptar\u00ebt. Jam fort i lumtur q\u00eb sot, shqiptar\u00ebt e rinj mund t\u00eb lexojn\u00eb mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre p\u00ebr pa i burgosur e keqtrajtuar njeri, u shpreh ai.<\/em><\/p>\n<p>T\u00eb premten n\u00eb Shkup,\u00a0n\u00eb Institutin e Trash\u00ebgimis\u00eb Shpirt\u00ebrore e Kulturore t\u00eb Shqiptar\u00ebve (TSHKSH), u promovua romani UDH\u00cbKRYQI i shkrimtarit Ramadan Rexhepi, nxjerr\u00eb n\u00eb drit\u00eb nga sht\u00ebpia botuese AGORAPRINT e Shkupit. Me k\u00ebt\u00eb rast, drejtori i ITSHKSH, prof. dr. Sk\u00ebnder Asani, fal\u00ebnderoi shkrimtarin Ramadan Rexhepin, p\u00ebr pranin\u00eb e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim dhe n\u00ebnvizoi se vlerat q\u00eb mbart romani i tij nd\u00ebrlidhen me pasionin e autorit p\u00ebr t\u00eb gjurmuar thell\u00ebsin\u00eb e problematikave e ngjarjeve n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kalonin shqiptar\u00ebt n\u00eb vitet pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00ebdhjet\u00eb. Nj\u00eb autor i si Ramadan Rexhepi, tha Asani, \u00ebsht\u00eb modeli i shkrimtarit t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj letrarizimit t\u00eb tematik\u00ebs komb\u00ebtare n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr konkrete, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb romani UDH\u00cbKRYQI.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij promovimi prof. dr. Sk\u00ebnder Asani pranoi disa dokumente autentike nga fondi personal i shkrimtarit dhe veprimtarit Ramadan Rexhepi, i cili p\u00ebr gati gjasht\u00eb dekada ka mbajtur gjall\u00eb shpirtin e m\u00ebrgat\u00ebs shqiptare n\u00eb shtetet skandinave me veprimtari t\u00eb larmishme kulturore e politike. Disa prej atyre aktiviteteve mbajn\u00eb edhe vul\u00ebn e k\u00ebtyre dokumenteve, ku spikat kujdesi dhe p\u00ebrkushtimi i tij p\u00ebr t\u00eb ruajtur let\u00ebrk\u00ebmbimet, procesverbalet dhe sh\u00ebnimet e ndryshme q\u00eb ai i ka mbajtur p\u00ebrgjat\u00eb asaj periudhe t\u00eb mbushur me atdhedashuri.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Promovim libri - Shkup, 1 tetor 2021\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/promovim_libri-Shkup_1_tetor_2021.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb rast dr. Asani vuri n\u00eb dukje se ITSHKSH do t\u00eb pasurohet edhe me nj\u00eb thesar t\u00eb ruajtur me xhelozi nga shkrimtari Ramadan Rexhepi. Ky thasar tani e tutje do t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb e Institutit. Ai e fal\u00ebnderoi shkrimtarin\u00a0\u00a0Ramadan Rexhepi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjest bujar dhe\u00a0\u00a0shprehu bindjen se veprimtaria e tij e pasur do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen\u00a0\u00a0fokusim\u00a0\u00a0i hulumtimeve tona shkencore nga fusha e let\u00ebrsis\u00eb dhe e publicistik\u00ebs.<\/p>\n<h3><strong>Ramadan Rexhepi po i (ri)kthehet lexuesit<\/strong><\/h3>\n<p>P\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e botimit t\u00eb romanit \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d n\u00eb Shkup, foli botuesi Emin Azemi, i cili vuri n\u00eb dukje se vlera e nj\u00eb shkrimtari matet me prurjet dhe risit\u00eb q\u00eb sjell n\u00eb vepr\u00ebn e tij, kurse nj\u00eb botues do t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb veprave q\u00eb do t\u2019i botoj\u00eb.<\/p>\n<p>Jam munduar q\u00eb k\u00ebt\u00eb parim ta zbatoj para se t\u00eb vendosja ta botoja romanin UDH\u00cbKRYQI t\u00eb shkrimtarit ton\u00eb disident Ramadan Rexhepi, vepra e t\u00eb cilit ende ndodhet e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr fjal\u00eb dhe dor\u00ebshkrime t\u00eb autorit. Romani, t\u00eb cilin\u00a0\u00a0po e promovojm\u00eb sot, ka nj\u00eb histori interesante, si\u00e7 jan\u00eb interesante t\u00eb gjitha ngjarjet q\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb epok\u00eb. N\u00eb epok\u00ebn e letrave shqipe, Ramadan Rexhepi, ka qen\u00eb nj\u00eb yll i cili ka shndritur nga nj\u00eb larg\u00ebsi e madhe gati kozmike, p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave q\u00eb kaloi autori dhe vepra e tij, e cila nuk arriti t\u00eb komunikoj n\u00eb parametra normal\u00eb me lexuesin at\u00ebher\u00eb kur ajo u shkrua. UDH\u00cbKRYQI pati nj\u00eb trajektore t\u00eb gjat\u00eb zhvillimi, por nuk e pati komunikimin e duhur me lexuesin, p\u00ebr shkak t\u00eb statusit t\u00eb vet\u00eb shkrimtarit, i cili nuk e g\u00ebzonte lirin\u00eb e plot\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatjes n\u00eb atmosfer\u00ebn krijuese t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.\u201d, tha Azemi.<\/p>\n<p>Sipas Emi Azemit,\u00a0\u00a0Ramadan Rexhepi qysh her\u00ebt shkoi n\u00eb egzil dhe me vete mori t\u00eb gjitha t\u00eb path\u00ebnat e vendlindjes, t\u00eb cilat m\u00eb von\u00eb do t\u2019i transponoj\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn voluminoze letrare. Me vete mori edhe motivet, personazhet, peizazhin dhe gjith\u00eb dramacitetin e ngjarjeve q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen strumbullari fabulativ i romanit UDH\u00cbKRYQI. Kjo vep\u00ebr, si\u00e7 tha ai, ndon\u00ebse e pav\u00ebrejtur nga kritika letrare, mund t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e gjall\u00eb e nj\u00eb kohe q\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi njihet si hija e realitetit, por q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme vjen si nj\u00eb seizmograf q\u00eb kishte matur me p\u00ebrpik\u00ebm\u00ebri dridhjet tektonike t\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsire ku shqiptar\u00ebt p\u00ebrballeshin me sfidat absurde q\u00eb nxirrte nj\u00eb regjim totalitar e antinjer\u00ebzor.<\/p>\n<h3><strong>Vlera kryesore e romanit \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d \u00ebsht\u00eb gjuha poetike<\/strong><\/h3>\n<p>Ramadan Rexhepi nisi ta shkruaj\u00eb k\u00ebt\u00eb roman q\u00eb n\u00eb vitin 1957 dhe vazhdoi me vite t\u00eb t\u00ebra, duke e rimarr\u00eb e p\u00ebrpunuar disa her\u00eb.\u00a0\u00a0E botoi m\u00eb 2010,\u00a0\u00a0me titullin \u201dStina e emrave t\u00eb bukur \u201d.\u00a0\u00a0Dor\u00ebn e fundit i dha n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018, duke kthyer dhe titullin e fillimit \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d, tha studiuesi dhe shkrimtari Anton Nik\u00eb Berisha. Sipas tij ajo q\u00eb b\u00ebn vler\u00ebn kryesore t\u00eb romanit \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d \u00ebsht\u00eb gjuha poetike, \u00ebsht\u00eb teksti poetik p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebve Ramadan Rexhepi e nd\u00ebrtoi bot\u00ebn e vepr\u00ebs s\u00eb vet, duke i kushtuar kujdes sistemit shpreh\u00ebs poetik: shprehjeve, fjalive dhe pjes\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, nga dalin dhe shp\u00ebrfaqen mendime t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb roman, si\u00e7 veproi dhe n\u00eb tregimet dhe novelat e botuara m\u00eb 1963, shkrimtari Ramadan Rexhepi i dha p\u00ebrpar\u00ebsi artit, t\u00eb bukur\u00ebs p\u00ebrmes t\u00eb cilave i shqiptoi dukurit\u00eb e bot\u00ebs, po dhe tundimet dhe gjendjen e r\u00ebnd\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb tij e t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij. Ai ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se arti i mir\u00ebfillt\u00eb i fjal\u00ebs e pasuron njeriun shpirt\u00ebrisht dhe e fisnik\u00ebron dhe e b\u00ebn at\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Duke e par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrafsh romanin \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d mund t\u00eb thuhet pa asnj\u00eb dyshim se ai b\u00ebn kryevepr\u00ebn poetike t\u00eb Ramadan Rexhepit\u201d, n\u00ebnvizoi prof. Berisha. Ai vuri n\u00eb dukje se me m\u00ebnyr\u00ebn si u qaset dukurive t\u00eb jet\u00ebs konkrete, me g\u00ebrmimin dhe me shpalimin e bot\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb personazheve, t\u00eb shqiptimit t\u00eb p\u00ebsimeve dhe t\u00eb tragjikave t\u00eb njeriut ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst konkret shoq\u00ebror e politik, sidomos t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb iu b\u00eb shqiptar\u00ebve nga pushtuesit e n\u00ebnshtruesit sllav\u00eb, Ramadan Rexhepi afrohet me prozator\u00ebt e m\u00ebdhenj, tan\u00eb e bot\u00ebror\u00eb, q\u00eb e shqiptuan bot\u00ebn n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb gjera dhe t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Promovim libri - Shkup, 1 tetor 2021\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/promovim_libri1-Shkup_1_tetor_2021.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Ky variant i romanit, i p\u00ebrpunuar dhe i ndryshuar nga autori, mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb botim i ti. Sht\u00ebpia botuese AGORAPRINT me k\u00ebt\u00eb bltim cil\u00ebsor i b\u00ebri nderim autorit dhe vet\u00eb sht\u00ebpis\u00eb botuese, p\u00ebrfundoi Berisha.<\/p>\n<h3><strong>Romani UDH\u00cbKRYQI, nj\u00eb vep\u00ebr epope<\/strong><\/h3>\n<p>Duke folur p\u00ebr vlerat estetike t\u00eb k\u00ebsaj vepre, prof. dr. Nehas Sopaj, tha se ngjarjet e romanit UDH\u00cbKRYQI zhvillohen n\u00eb vitet \u201950 dhe \u201960 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, kurse ambienti ku i lokalizon shkrimtari ngjarjet, jan\u00eb Presheva, Kumanova, Gjilani dhe Shkupi, ambienti i Karadakut, i cili qindp\u00ebrqind paraqet kronotopin e tem\u00ebs: udh\u00ebkryqi veri \u2013 jug, lindje \u2013 per\u00ebndim me ngjarjet nd\u00ebr m\u00eb dramatiket historike shqiptare t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Turqi nga trojet e tyre etnike, n\u00ebn thundr\u00ebn e eg\u00ebr \u00e7etnike.<\/p>\n<p>\u201cRomani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr veprat epope q\u00eb merret me aspekte t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme dhe ndri\u00e7on fatkeq\u00ebsit\u00eb e shqiptar\u00ebve ushtruar nga pushtuesi serb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore kur ky dhunues historik i b\u00ebn krimet duke i p\u00ebrmbuluar ato me vellon e Jugovin\u00ebs, gjegj\u00ebsisht duke mos i p\u00ebrmendur serb\u00ebt. Duke qen\u00eb i k\u00ebtill\u00eb, romani merret me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme dhe t\u00eb gjithanshme t\u00eb popullit, merret me \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme t\u00eb asaj rezistence t\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebrshkruan mentalitetin e Karadakut me ve\u00e7orit\u00eb e ndryshme t\u00eb tij socio-linguistike t\u00eb k\u00ebtij rajoni\u201d, vuri n\u00eb\u00a0dukje prof. Sopaj.<\/p>\n<h3><strong>Ramadan Rexhepi, model i tregimtarit modern<\/strong><\/h3>\n<p>Mbi bashk\u00ebpunimin dhe raportet e tij profesionale me shkrimtarin Ramadan Rexhepi, foli poeti dhe botuesi nga Gjilani, Sabit Rrusemi. Ai tha se fati i romanit\u00a0\u201cUdh\u00ebkryqi\u201d<strong>\u00a0<\/strong>i sapo botuar n\u00eb Shkup ka fatin e nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb popullit shqiptar n\u00eb vitet pes\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00ebdhjet\u00eb, e njohur si \u201ckoha e Rankoviqit\u201d. Sipas Rrustemit, shkrimtari Ramadan Rexhepi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb\u00a0\u00a0autentik n\u00eb letrat shqipe, duke ve\u00e7uar me k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebrmbledhjen me tregime \u201cKumbonaret\u201d, e cila n\u00eb koh\u00ebn kur u botua, n\u00eb vitin 1963, paraqiste nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb shkruarit t\u00eb proz\u00ebs shqipe. Sabit Rrustemi tregoi se meritor p\u00ebr ta njohur Ramadan Rexhepin ishte poeti Beqir Musiu, i cili me nj\u00eb rast i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb shkruash tregime pa e lexuar librin \u201cKumbonaret\u201d t\u00eb Ramadan Rexhepit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim u lexuan me nj\u00eb ndjeshm\u00ebri artistike disa fragmente nga romani \u201c<strong>Udh\u00ebkryqi\u201d <\/strong>nga Xhezide Selimi.<\/p>\n<h3><strong>Qysh shkruhet nj\u00eb roman q\u00eb s\u2019ka shanse t\u00eb botohet askund?<\/strong><\/h3>\n<p>V\u00ebmendjen e t\u00eb pranishm\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb promovim e t\u00ebrhoqi fjala e autorit Ramadan Rexhepi, i cili tha se fjala \u201cudh\u00ebkryq\u201d n\u00eb kuptimin e figursh\u00ebm ka kuptimin e gjendjes ku q\u00ebndrojm\u00eb aty ku kryq\u00ebzohen dy rrug\u00eb ose dy bot\u00ebkuptime dhe duhet t\u00eb vendosim se \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb marrim. Un\u00eb vendosa ta p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb si udh\u00ebkryq t\u00eb kombit, n\u00ebnvizoi autori.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb vazhdim tregoi se si ka lindur ideja p\u00ebr t\u00eb shkruar k\u00ebt\u00eb roman.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshira p\u00ebr ta shkruar romanin \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d m\u00eb lindi papandehur, dhe at\u00eb, para se t\u00eb merresha me krijime letrare. Jo se s\u2019dija t\u00eb shkruaja, por sepse isha nx\u00ebn\u00ebs dhe shoq\u00ebria q\u00eb m\u00eb kishte d\u00ebrguar n\u00eb shkoll\u00eb, nuk m\u00eb kishte d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb shkruar romane, por p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar si jepet m\u00ebsim\u2026 Fatlumnisht, p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb lib\u00ebr mbi ata q\u00eb s\u2019ishin vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe ishin katandisur n\u00ebp\u00ebr burgjet jugosllave, s\u2019kisha nevoj\u00eb t\u00eb lexoja libra. Ata ishin rritur n\u00eb lagjen time, ata i dija me em\u00ebr e mbiem\u00ebr dhe, vit pas viti, merrja ndonj\u00eb lajm mbi vuajtjet e tyre\u2026<\/p>\n<p>Miq t\u00eb dashur! K\u00ebshtu ndodhi q\u00eb un\u00eb, nj\u00eb normalist i sapodal\u00eb nga bankat e shkoll\u00ebs, fillova t\u00eb pyes veten se qysh shkruhet nj\u00eb roman q\u00eb s\u2019ka shanse t\u00eb botohet askund. T\u00eb pakt\u00ebn jo n\u00eb Jugosllavin\u00eb e atij t\u00eb madhit\u2026Shokut Tito\u2026kjo q\u00eb kisha shkruar n\u00ebp\u00ebr fletore ishte e ndaluar. Romani si ai q\u00eb doja ta shkruaja, s\u2019guxonte as t\u00eb shkruhej, as t\u00eb lexohej. Jo m\u00eb t\u00eb botohej\u2026K\u00ebshtu shkela n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebkryq krijimtarie\u201d, shpalosi k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kujtimeve t\u00eb tij shkrimtari Ramadan Rexhepi, q\u00eb nd\u00ebrlidheshin me parahistorin\u00eb e hartimit t\u00eb romanit t\u00eb tij\u00a0\u201cUdh\u00ebkryqi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vazhdim shkrimtari Ramadan Rexhepi tha se \u00ebsht\u00eb fort i lumtur q\u00eb sot, shqiptar\u00ebt e rinj mund t\u00eb lexojn\u00eb mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre p\u00ebr pa i burgosur e keqtrajtuar njeri, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Romani \u201cUdh\u00ebkryqi\u201d i shkrimtarit Ramadan Rexhepi sh\u00ebnon edhe startin e sht\u00ebpis\u00eb botuese AGORAPRINT nga Shkupi, kurse botuesi, Emin Azemi, shpreson se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb ruaj\u00eb standardet dhe kriteret e botimit t\u00eb vendosura me k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb shqipe.<\/p>\n<h3><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Ramadan Rexhepi?<\/strong><\/h3>\n<p>Ramadan Rexhepi u lind m\u00eb 6 dhjetor 1940 n\u00eb Preshev\u00eb. Shkoll\u00ebn fillore e mbaroi n\u00eb vendlindje. N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1959 u pun\u00ebsua si arsimtar i fr\u00ebngjishtes n\u00eb Preshev\u00eb. Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb filloi t\u2019i shkruaj\u00eb kapitujt e par\u00eb t\u00eb \u201dUdh\u00ebkryqit\u201d t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb von\u00eb do t\u2019i ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Tregimin e par\u00eb \u201cLet\u00ebr vajz\u00ebs bonjare\u201d e shkroi n\u00eb mosh\u00ebn nj\u00ebzet vje\u00e7are (m\u00eb 1960) , nd\u00ebrsa tri vjet m\u00eb von\u00eb (m\u00eb 1963) e botoi p\u00ebrmbledhjen me tregime e novela \u201cKumbonaret\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1961 mori pjes\u00eb me tregimet \u201dKostandina\u201d dhe \u201dMal e kishte emrin\u201d n\u00eb konkursin p\u00ebr tregime t\u00eb shkurt\u00ebr, t\u00eb cilin e kishin shpallur \u201dRilindja\u201d dhe \u201dZ\u00ebri i Rinis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1963 niset p\u00ebr n\u00eb Suedi. Aty fillon ta p\u00ebrkthej\u00eb tragjedin\u00eb e August Strindbergut \u201dZonjusha Zhul\u00ed\u201d dhe ta rishikoj\u00eb e p\u00ebrshtat\u00eb dor\u00ebshkrimin e \u201dUdh\u00ebkryqit\u201d n\u00eb gjuh\u00ebn letrare, q\u00eb tani u ribotua edhe n\u00eb Shkup.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1973 \u201dzbret\u201d n\u00eb Malme. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe ai mban sh\u00ebnime t\u00eb rregullta me titull pune \u201dQorrsokaku\u201d t\u00eb cilat do t\u2019i botoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr faqet elektronike me titullin \u201dPul\u00ebbardha krahthyer\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1978,\u00a0\u00a0fillon t\u2019i shkruaj\u00eb kapitujt e par\u00eb t\u00eb romanit me titullin \u201dPopulli pa Zot\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs 1985 \u2013 1990 me forca t\u00eb veta e mbajti gjall\u00eb emisionin \u201dRadio Z\u00ebri i Kosov\u00ebs\u201d. P\u00ebrkrahu me gjith\u00eb shpirt forcat q\u00eb punonin p\u00ebr \u00e7lirimin e popullit shqiptar nga rob\u00ebria serbe . K\u00ebt\u00eb angazhim t\u00eb tij mund ta gjejm\u00eb te romani \u201dDilemat e Emrush Dokos\u201d (1991) dhe n\u00eb kujtimet e tij \u201dGjurm\u00eb e gjemba\u201d (2003).<\/p>\n<p>Sapo e ka p\u00ebrfunduar novel\u00ebn \u201dLezet qendra e Sali Bab\u00ebs\u201d.\u00a0\u00a0Nj\u00eb tjet\u00ebr punim m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb e ka shkruar, por ende nuk e ka mbaruar \u00ebsht\u00eb \u201dShin d\u2019Abati nga Fa-jaka\u201d. Disa pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij romani p\u00ebr t\u00eb rinj i ka botuar me titullin \u201dP\u00ebrjetimet e pashmangshme t\u00eb Shin Dabatit\u201d. \u201cZOTI KA TJET\u00cbR EM\u00cbR\u201d, \u00ebsht\u00eb romani i tij m\u00eb i ri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emin Azemi Shkrimtari Ramadan Rexhepi tha se libri q\u00eb po ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dor\u00eb sot ishte i ndaluar t\u00eb shkruhej dikur. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr s\u2019duhej ta lexonin shqiptar\u00ebt. Jam fort i lumtur q\u00eb sot, shqiptar\u00ebt e rinj mund t\u00eb lexojn\u00eb mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre p\u00ebr pa i burgosur e keqtrajtuar njeri, u shpreh ai. T\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":71820,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,11],"tags":[],"class_list":["post-71819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Emin Azemi Shkrimtari Ramadan Rexhepi tha se libri q\u00eb po ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dor\u00eb sot ishte i ndaluar t\u00eb shkruhej dikur. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr s\u2019duhej ta lexonin shqiptar\u00ebt. Jam fort i lumtur q\u00eb sot, shqiptar\u00ebt e rinj mund t\u00eb lexojn\u00eb mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre p\u00ebr pa i burgosur e keqtrajtuar njeri, u shpreh ai. T\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-10-02T22:38:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-10-02T22:44:09+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"850\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI\",\"datePublished\":\"2021-10-02T22:38:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-02T22:44:09+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/\"},\"wordCount\":2288,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/\",\"name\":\"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg\",\"datePublished\":\"2021-10-02T22:38:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-02T22:44:09+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg\",\"width\":600,\"height\":850,\"caption\":\"Ramadan Rexhepi - Udh\u00ebkryqi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Emin Azemi Shkrimtari Ramadan Rexhepi tha se libri q\u00eb po ua v\u00ebm\u00eb n\u00eb dor\u00eb sot ishte i ndaluar t\u00eb shkruhej dikur. K\u00ebt\u00eb lib\u00ebr s\u2019duhej ta lexonin shqiptar\u00ebt. Jam fort i lumtur q\u00eb sot, shqiptar\u00ebt e rinj mund t\u00eb lexojn\u00eb mbi t\u00eb shkuar\u00ebn e tyre p\u00ebr pa i burgosur e keqtrajtuar njeri, u shpreh ai. T\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-10-02T22:38:47+00:00","article_modified_time":"2021-10-02T22:44:09+00:00","og_image":[{"width":600,"height":850,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI","datePublished":"2021-10-02T22:38:47+00:00","dateModified":"2021-10-02T22:44:09+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/"},"wordCount":2288,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/","name":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg","datePublished":"2021-10-02T22:38:47+00:00","dateModified":"2021-10-02T22:44:09+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Ramadan_Rexhepi-Udhekryqi.jpg","width":600,"height":850,"caption":"Ramadan Rexhepi - Udh\u00ebkryqi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/u-promovua-romani-udhekryqi-i-shkrimtarit-ramadan-rexhepi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"U PROMOVUA ROMANI\u00a0\u201cUDH\u00cbKRYQI\u201d I SHKRIMTARIT RAMADAN REXHEPI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=71819"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71819\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":71823,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/71819\/revisions\/71823"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/71820"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=71819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=71819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=71819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}