{"id":72209,"date":"2021-10-17T23:00:06","date_gmt":"2021-10-17T21:00:06","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=72209"},"modified":"2021-10-17T23:00:06","modified_gmt":"2021-10-17T21:00:06","slug":"qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/","title":{"rendered":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga: Vepror Hasani<\/strong><\/em><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full alignright\" src=\"https:\/\/shqip.info\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/image-4.png\" width=\"228\" height=\"303\" \/> Gjithkush mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku n\u00eb trevat e pellgut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se ku. Tashm\u00eb ai q\u00ebndron i heshtur n\u00eb pritje t\u00eb zbulimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb gjendet nga arkeolog\u00ebt, ky qytet do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb t\u00eb na ler\u00eb t\u00eb befasuar t\u00eb gjith\u00ebve. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb histori e mir\u00ebfillt\u00eb e aspak trillim fantazmagorik, mendjesh t\u00eb s\u00ebmura. Ai ka par\u00eb me syt\u00eb e tij, aleancat dhe luft\u00ebrat mes mbret\u00ebrve t\u00eb vendeve fqinj, vrasjen e mbretit Perdika III t\u00eb Maqedonis\u00eb, martes\u00ebn e Euridik\u00ebs, vajz\u00ebs shqiptare, me mbretin Amynten II n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Prej saj do t\u00eb lindte Filipi II, babai i Aleksandrit t\u00eb Madh. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb lidhjet e gjakut mes dy vendeve do t\u00eb shfaqeshin koh\u00eb pas kohe. Qyteti i Pelionit \u00ebsht\u00eb thesari i shum\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb njohura dhe t\u00eb panjohura deri m\u00eb sot. Ai do t\u2019i tregoj\u00eb t\u00eb gjitha. Thuhet se ai shtrihet n\u00eb af\u00ebrsi qytetit t\u00eb Bilishtit, shum\u00eb m\u00eb pran\u00eb me fshatin e Trenit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se Pelioni mund t\u00eb gjendet n\u00eb Selc\u00ebn e Poshtme t\u00eb rrethit t\u00eb Kor\u00e7\u00eb, sepse aty jan\u00eb gjetur disa varre monumentale. Por p\u00ebrs\u00ebri nuk mund t\u00eb thuhet se sa af\u00ebr dhe larg tij jemi.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimet p\u00ebr zbulimin e k\u00ebtij qyteti kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 1961, nd\u00ebrsa vijojn\u00eb edhe sot e k\u00ebsaj dite. Tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb gjendemi pran\u00eb tij. Q\u00eb nga \u00e7asti i zbulimit do t\u00eb kemi mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb njihemi me t\u00eb fshehtat i fisit t\u00eb Dasaret\u00ebve. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Pelioni ka qen\u00eb qendra e rezistenc\u00ebs mbret\u00ebrore t\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb Ilir. Gjithsesi, se sa af\u00ebr dhe sa larg Pelionit ndodhemi aktualisht, tregon p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cMetropol\u201d, arkeologu prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/shqip.info\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/image-5.png\" width=\"600\" \/><\/p>\n<p>Ku shtrihet Pelioni \u201cSigurisht q\u00eb qyteti i Pelionit gjendet n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb juglindore\u201d, nis t\u00eb tregoj\u00eb prof. as. dr.\u00a0Sk\u00ebnd\u00ebr Aliu.\u00a0\u201cMbi k\u00ebto treva shtrihej fisi i Dasaret\u00ebve ose Dasaretia antike. Arkeolog\u00ebt e mir\u00ebnjohur F. Prendi dhe M. Korkuti jan\u00eb shprehur se Shqip\u00ebria juglindore, me qend\u00ebr pellgun e Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nga vatrat kryesore m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb qytet\u00ebrimit prehistorik, madje jo vet\u00ebm brenda vendit dhe n\u00eb rrafshin ballkanik, por edhe m\u00eb gjer\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>Kufijt\u00eb e shtrirjes s\u00eb Dasaretis\u00eb antike ende nuk dihen me sakt\u00ebsi, por dihet q\u00eb ajo shtrihej mbi pellgun e Kor\u00e7\u00ebs, mbi fush\u00ebn e Devollit, mbi pllaj\u00ebn e Kolonj\u00ebs e shkonte tutje n\u00eb zon\u00ebn e liqeneve t\u00eb Presp\u00ebs, madje deri n\u00eb uj\u00ebrat e liqenit t\u00eb Ohrit p\u00ebr t\u00eb vijuar m\u00eb pas drejt kodrave t\u00eb Grabovic\u00ebs, por sigurisht shum\u00eb m\u00eb gjer\u00eb se kaq\u2026 N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb jan\u00eb gjetur d\u00ebshmi arkeologjike.<\/p>\n<p>Ato flasin p\u00ebr nj\u00eb shtrirje kohore t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb duke filluar q\u00eb nga neoliti i von\u00eb n\u00eb vitet 2800-2700 p. e. s., e deri n\u00eb shekullin IX p. e. s.\u201d, tregon prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu. \u201cShqip\u00ebria juglindore kishte nj\u00eb pozit\u00eb gjeografike mjaft t\u00eb favorshme, vijon t\u00eb tregoj\u00eb Aliu, dhe kjo ndikoi n\u00eb zhvillimin e saj. Kishte nj\u00eb flor\u00eb dhe faun\u00eb t\u00eb pasur, terrene t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr bujq\u00ebsi dhe blegtori, uj\u00ebra t\u00eb bollshme p\u00ebr peshkim, ku ve\u00e7 k\u00ebtyre kishte nj\u00eb pozicion ky\u00e7 n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebve q\u00eb t\u00eb \u00e7onin n\u00eb brigjet Adriatiko-Egjeane.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet lugin\u00ebs s\u00eb Aliakmonit (lumi Bistrica) ajo lidhej me Thesalin\u00eb, nd\u00ebrsa af\u00ebrsia me Maqedonin\u00eb, ku zbresin uj\u00ebrat e Vardarit, e cila sh\u00ebrbente si rrug\u00eb drejt Danubit ka qen\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb. Pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb vend do t\u00eb ngrihej qyteti i Pelioni, emri i t\u00eb cilit do t\u00eb mbetej i shkruar n\u00eb burime historike mjaft t\u00eb hershme, t\u00eb cilat do t\u00eb n\u00ebnvizojn\u00eb faktin se Pelioni ishte nj\u00eb qytet i fuqish\u00ebm i ilir\u00ebve\u201d, tregon m\u00eb tej prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinj\u00ebt \u201cFuqizimi i qytetit t\u00eb Pelionit nuk ishte i rast\u00ebsish\u00ebm. Pozita gjeografike e Shqip\u00ebris\u00eb juglindore favorizonte lindjen e qyteteve t\u00eb fuqishme. I till\u00eb do t\u00eb ishte Pelioni. P\u00ebrmes rrug\u00ebve t\u00eb tilla nisi tregtia. Importoheshin dhe eksportoheshin prodhime nga vende t\u00eb tjera fqinje.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shek XV p. e. s nis\u00ebn t\u00eb vinin objekte t\u00eb importuara nga punishtet dyt\u00ebsore mikeniane t\u00eb Thesalis\u00eb. T\u00eb asaj kohe jan\u00eb nj\u00eb en\u00eb balte e prodhimit me \u00e7arak e tipit mikenian, e zbuluar n\u00eb varrin qendror t\u00eb tum\u00ebs s\u00eb Rehov\u00ebs, 8 cop\u00eb pafta floriri, nga t\u00eb cilat 6 jan\u00eb gjetur n\u00ebp\u00ebr varret e tum\u00ebs s\u00eb Rehov\u00ebs dhe 2 n\u00eb at\u00eb t\u00eb Shtik\u00ebs, t\u00eb cilat datojn\u00eb n\u00eb shek XIII p. e. s. Si importe t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta njihen gjithashtu themthoret prej floriri, en\u00ebt dhe shum\u00eb fragmente qeramike t\u00eb prodhimit me \u00e7ark, t\u00eb zbuluara n\u00eb lumin e Bar\u00e7it e n\u00eb vendbanimet e Sovjanit, t\u00eb cilat datojn\u00eb n\u00eb shek XII-X p. e. s. Me origjin\u00eb t\u00eb hershme euro-qendrore jan\u00eb gjithashtu kategorit\u00eb e ndryshme t\u00eb gjilp\u00ebrave t\u00eb gjata, fibulat dhe var\u00ebset gjyslykore, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb shum\u00eb varreza tumolare t\u00eb g\u00ebrmuara n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe Kolonj\u00eb.<\/p>\n<p>Ato kan\u00eb hyr\u00eb fillimisht q\u00eb n\u00eb shek XIII p. e. s.\u201d, tregon Sk\u00ebnder Aliu. \u201cI them t\u00eb gjitha k\u00ebto, vazhdon ai, sepse marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tilla kan\u00eb luajtur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin ekonomik dhe shoq\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb juglindore, por q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast ato nuk ndryshuan karakterin etnik e pamjen e kultur\u00ebs ilire.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie u intensifikuan ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb e t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb hekurit, t\u00eb cilat zhvilluan m\u00eb tej bujq\u00ebsin\u00eb, blegtorin\u00eb, peshkimin, p\u00ebrsos\u00ebn prodhimin e qeramik\u00ebs n\u00eb en\u00ebt e p\u00ebrdorimit e t\u00eb luksit, u zgjerua veprimtaria metalurgjike, u nd\u00ebrtuan nj\u00eb varg fortifikimesh q\u00eb kontrollonin rrug\u00ebkalimet, t\u00eb cilat kusht\u00ebzoheshin mesa duket nga shqet\u00ebsimet e dyndjeve egjeane t\u00eb shek XIII-IX p. e. s.<\/p>\n<p>Nj\u00eb fakt i till\u00eb thuhet dhe nga burimet e shkruara historike\u201d, sqaron arkeologu Sk\u00ebnder Aliu. \u201cPor nd\u00ebrsa ne njiheshim me burimet historike dhe gjetjet arkeologjike gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb mendonim p\u00ebr gjetjen e qytetit t\u00eb Pelionit. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb mund t\u00eb flas shum\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb trev\u00eb t\u00eb banuar nga dasaret\u00ebt\u201d, shton prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu. Fuqizimi i Pelionit \u201cN\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit V p. e. s. disa nga vendbanimet e fortifikuara protourbane po shnd\u00ebrroheshin n\u00eb qendra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme zejtarie e tregtare me tipare qytetare, t\u00eb ve\u00e7uara nga bujq\u00ebsia e blegtoria.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb edhe qyteti i Pelioni mori p\u00ebrmasat e nj\u00eb qyteti t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Arianiti dhe Kurt Rufi pohojn\u00eb se, \u2018Pelioni u b\u00eb qendra e rezistenc\u00ebs mbret\u00ebrore e shtetit Ilir\u2019. Materialet arkeologjike t\u00eb gjetura n\u00eb kalan\u00eb e Symiz\u00ebs t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb Hollm t\u00eb Kolonj\u00ebs, n\u00eb Trebenisht\u00eb pran\u00eb Ohrit, tregojn\u00eb se kultura ilire e rajoneve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb juglindore n\u00eb shekujt VI-V p. e. s., kishin t\u00eb nj\u00ebjtin nivel zhvillimi me at\u00eb t\u00eb krahinave fqinje ilire t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, meqen\u00ebse importi nga Greqia paraqiste v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb distancave shum\u00eb t\u00eb larg\u00ebta, b\u00ebri t\u00eb mundur t\u00eb p\u00ebrshpejtohej procesi i zejtarizimit t\u00eb qeramik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar k\u00ebrkesat e konsumatorit vendas. Kategoria e qeramik\u00ebs me \u00e7ark n\u00eb gjysm\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb shekullit VI p. e. s., riprodhon forma t\u00eb tradit\u00ebs ose forma t\u00eb importuara ojnohe, skifos, kantar\u00ebgutus, kupa etj.<\/p>\n<p>Vler\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb nisin t\u00eb marrin edhe zbukurimet trupore prej bronzi t\u00eb nj\u00ebkohshme dhe tipologjikisht t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb Maqedonis\u00eb per\u00ebndimore. Krahas armeve, heshtat dhe shtizat prej hekuri, shpatat e tipit mahera, anxhar\u00ebt, kamat, p\u00ebrkrenaret, por edhe disa objekte simbolike, si skeptrat (shkopi i sundimtarit) paraqesin karakterin oplit n\u00eb p\u00ebrshtatje me koh\u00ebn. Por q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto nuk flasin p\u00ebr arm\u00ebt e vet\u00ebmbrojtjes, por p\u00ebr nj\u00eb kompletim t\u00eb sistemit t\u00eb armatimit n\u00eb funksion t\u00eb aristokracis\u00eb ushtarake.<\/p>\n<p>Fakte t\u00eb tilla tregojn\u00eb se qyteti i Pelionit po fuqizohej edhe ushtarakisht\u201d, vazhdon m\u00eb tej me rr\u00ebfimin e tij prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu. Pelioni qyteti i rezistenc\u00ebs \u201cQyteti i Pelionit mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr rezistenc\u00ebn e tij n\u00eb fund t\u00eb shekullit V p. e. s.\u201d, shprehet Sk\u00ebnder Aliu. \u201cE them k\u00ebt\u00eb, sepse n\u00ebse i referohemi Tukuditit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb burim i besuesh\u00ebm historik, ai na tregon p\u00ebr ilir\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Lynkest\u00ebve, nis\u00ebn luft\u00ebn me Maqedonin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas burimeve historike, kjo ka ndodhur n\u00eb vitin 423 p. e. s. Ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shteti t\u00eb par\u00eb Ilir, mbret t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb Sira, i cili kishte patur konflikte t\u00eb vazhdueshme me maqedonasit. Megjithat\u00eb, ai p\u00ebr t\u00eb lidhur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me Maqedonin\u00eb shfryt\u00ebzoi modelet e asaj kohe. Nuk b\u00ebri gj\u00eb tjet\u00ebr, ve\u00e7se vajz\u00ebn e tij, Euridik\u00ebn e martoi me Amynten II, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte mbret i maqedonasve.<\/p>\n<p>Nga kjo martes\u00eb do t\u00eb lindte Filipi II, ose babi i Aleksandrit t\u00eb Madh. N\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb IV p. e. s., kur mbret do t\u00eb ishte Bardhyli, ky shtet do t\u00eb njihte fuqizimin m\u00eb t\u00eb madh ekonomik dhe ushtarak. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb shteti Ilir u p\u00ebrfshi s\u00ebrish n\u00eb konflikte me Maqedonin\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00eb vitin 393 p. e. s., doli fitues ndaj saj duke detyruar maqedonasit t\u2019i paguanin nj\u00eb hara\u00e7 vjetor. Maqedonasit u thyen p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 369 p. e. s., por edhe n\u00eb vitin 360 p. e. s., ku prej tyre mbet\u00ebn 4000 t\u00eb vrar\u00eb, madje edhe mbreti Perdika III.<\/p>\n<p>M\u00eb pas p\u00ebrplasjet do t\u00eb sh\u00ebnoheshin mes mbretit Bardhyl t\u00eb ilir\u00ebve dhe mbretit Filipi i II i maqedonasve, i cili n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishte dhe djali i Euridik\u00ebs nga Shqip\u00ebria. Bardhyli u mposht n\u00eb vitin 359 p. e. s., por Filipi i II asnj\u00ebher\u00eb nuk deshi t\u00eb n\u00ebnshtronte Ilir\u00ebt. Ai dinte q\u00eb n\u00ebna e tij kishte qen\u00eb nga Disaretia, ose nga Shqip\u00ebria juglindore. N\u00eb vitin 344 p. e. s, Filipi kishte zgjeruar kufijt\u00eb e tij drejt Trakis\u00eb, nd\u00ebrsa kishte n\u00ebnshtruar ushtarakisht gjith\u00eb Greqin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe qyteti i Pelionit do t\u00eb mbetej qendra e rezistenc\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb par\u00eb Ilir. Ky fakt ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e shum\u00eb studiuesve\u201d, shprehet me siguri prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu. Sa af\u00ebr dhe larg Pelionit Prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu tregon p\u00ebr hipotezat e ngritura nga arkeolog\u00ebt se ku mund t\u00eb gjendet qyteti i Pelionit. \u201cN. Hamond, vijon tregimin e tij Aliu, mendon se Pelionin mund ta k\u00ebrkojm\u00eb te \u2018Goricat e Trenit\u2019, por tashm\u00eb kjo tez\u00eb nuk mb\u00ebshtet m\u00eb nga ana arkeologjike.<\/p>\n<p>Neritan Ceka sjell argumentin se Pelioni duhet k\u00ebrkuar te Selca e Poshtme, sepse aty jan\u00eb gjetur disa varre monumentale. Ky argument duket bind\u00ebs dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. Sh. Gjonkecaj, mbas studimit t\u00eb thesarit q\u00eb u gjet rast\u00ebsisht brenda mureve t\u00eb kalas\u00eb \u2018Hija e Korbit\u2019, n\u00eb fshatin Kloc\u00eb, pretendon se Pelioni mund t\u00eb gjendet aty. Edhe k\u00ebshtu mund t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Ato q\u00eb do t\u00eb zbulojn\u00eb Pelionin e famsh\u00ebm t\u00eb pellgut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, kryeqendr\u00ebn e shtetit t\u00eb par\u00eb Ilir do t\u00eb jen\u00eb g\u00ebrmimet arkeologjike.<\/p>\n<p>G\u00ebrmimet soll\u00ebn zbulimin e Dimalit n\u00eb Berat dhe t\u00eb Antigon\u00ebs n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Gjetjet epigrafike do t\u00eb flasin p\u00ebr gjith\u00e7ka. Gjithsesi un\u00eb mendoj se tashm\u00eb ka ardhur koha t\u00eb lokalizohen k\u00ebshtjellat e qytetit, emrat e t\u00eb cilave i njohim nga burimet historike. K\u00ebto burime p\u00ebrmendin k\u00ebshtjella t\u00eb tilla si, \u2018Bantia i Kaloiken\u00ebve\u2019, \u2018Orgesa i Pisantin\u00ebve\u2019, \u2018Enkelana Bojoja\u2019, \u2018Lyhnidi\u2019, \u2018Keraka\u2019, \u2018Satinioni\u2019, \u2018Kreoni\u2019, \u2018Geruni\u2019, \u2018Kadrionini\u2019, \u2018Kreoni\u2019 etj. Lokalizimi i k\u00ebshtjellave apo qyteteve, por ve\u00e7an\u00ebresht lokalizimi i Pelionit, si kryeqendra e shtetit Ilir do t\u00eb hidhte drit\u00eb mbi ngjarjet historike dhe politike q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Dasaretin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi g\u00ebrmimet e filluara nga viti 1961 e deri m\u00eb sot do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb drejt k\u00ebtij qyteti t\u00eb njohur me emrin Pelion\u201d, sakt\u00ebson prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu. Zbulimet e tjera gjat\u00eb g\u00ebrmimeve p\u00ebr Pelionin Shqip\u00ebria juglindore nj\u00eb nga vatrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit Ilir KOR\u00c7E \u2013 \u201cKultura materiale dhe shpirt\u00ebrore e krijuar nga brezat q\u00eb jetuan k\u00ebtu gjat\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve, shprehet Aliu, ishte krejt\u00ebsisht e panjohur deri n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201960.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm kur filluan punimet p\u00ebr zgjerimin e kanalit pran\u00eb ur\u00ebs s\u00eb Maliqit mbi lumin Devoll, rast\u00ebsisht u zbuluan gjurm\u00ebt e nj\u00eb vendbanimi palafit (mbiujor), t\u00eb cilat nxit\u00ebn arkeolog\u00ebt. Nj\u00eb vit m\u00eb pas do t\u00eb fillonin g\u00ebrmimet arkeologjike. Q\u00eb nga ajo dit\u00eb e deri m\u00eb sot jan\u00eb lokalizuar me dhjet\u00ebra vendbanime t\u00eb hapura dhe t\u00eb fortifikuara me mure, varreza tumolare e t\u00eb dysta.<\/p>\n<p>U studiuan materialet e gjetura te stacioni i Maliqit, te Shpella e Trenit, te Tumat e Bar\u00e7it e t\u00eb Ku\u00e7it t\u00eb Zi. Q\u00eb t\u00eb gjitha treguan se Shqip\u00ebria juglindore kishte qen\u00eb nj\u00eb nga vatrat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shtetit Ilir. Ato treguan se ilir\u00ebt nuk ishin formuar n\u00eb nj\u00eb vat\u00ebr jasht\u00ebballkanike, si\u00e7 mendohej m\u00eb par\u00eb, porse ata kishin qen\u00eb nj\u00eb popullsi vendase.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, emri i Pelionit na t\u00ebrhiqte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Gjithnj\u00eb pyesnim, ku do t\u00eb jet\u00eb ai? Gjith\u00e7ka q\u00eb zbulohej na tregonte p\u00ebr origjin\u00ebn nga kishim ardhur gjetja e qeramik\u00ebs s\u00eb zbukuruar me spruc\u00eb e shirita t\u00eb grop\u00ebzuar n\u00eb shtresat kulturore t\u00eb bronzit t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb Maliqit 2200-1800 p. e. s. shpjegonin dyndjet e m\u00ebdha indoevropiane.<\/p>\n<p>Gjetjet e bronzit t\u00eb mes\u00ebm dhe sidomos atij t\u00eb von\u00eb vinin n\u00eb dukje nj\u00eb ecuri t\u00eb re ekonomiko-shoq\u00ebrore. Materiale t\u00eb tjera arkeologjike na flisnin p\u00ebr krijimin e bashk\u00ebsive fisnore patriarkale, p\u00ebr ngritjen e varrezave tumolare, shpesh me nj\u00eb varr qendror p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb familjes apo fisit.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb dim\u00eb se vlerat e qytet\u00ebrimit ilir t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs b\u00ebhen edhe m\u00eb t\u00eb dukshme ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bronzin e von\u00eb shekujt XV-XII p. e. s. dhe n\u00eb periudh\u00ebn e kalimit p\u00ebr ne hekur, kur metali hyn gjer\u00ebsisht n\u00eb prodhimin e veglave t\u00eb pun\u00ebs, arm\u00ebve dhe stolive trupore. Besojm\u00eb se kjo kusht\u00ebzohej jo vet\u00ebm nga prania e mineralit t\u00eb bakrit n\u00eb Rehov\u00eb, por edhe nga tradita q\u00eb ka zanafill\u00ebn e saj q\u00eb nga epoka neolitike n\u00eb vitet 2500-2100 p. e. s.<\/p>\n<p>Kjo u v\u00ebrtetua edhe nga gjetjet arkeologjike n\u00eb Maliq t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe Kamnik t\u00eb Kolonj\u00ebs u gjet\u00ebn dalta prej bakri dhe grepa peshkimi. Njohurit\u00eb arkeologjike p\u00ebr kultur\u00ebn ilire t\u00eb bronzit t\u00eb von\u00eb e t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb hekurit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shkuan edhe m\u00eb tej pas g\u00ebrmimeve t\u00eb varrezave tumolare n\u00eb Bar\u00e7 e Ku\u00e7 t\u00eb Zi t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, n\u00eb Prodan, Rehov\u00eb, P\u00ebsar, Shtik\u00eb e Luaras t\u00eb Kolonj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e gjetjeve vendin kryesor e z\u00ebn\u00eb en\u00ebt 1 dhe 2 vagjake, en\u00ebt dyshe e treshe, ato me vegje biforate, apo en\u00ebt me tre qafa, me trup e vegje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb shquhen p\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e form\u00ebs, zbukurime me pikturimet me motive gjeometrike lineare q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb ve\u00e7orit\u00eb specifike t\u00eb grupit Ilir juglindor ose t\u00eb quajtur ndryshe \u2018devollit\u2019. U gjet\u00ebn prodhime prej bronzi, argjendi, hekuri, qelibari, kocke e briri. Si t\u00eb tilla vlen t\u00eb p\u00ebrmendim shpata, kama, thika, heshta etj, por edhe stolit\u00eb e shumta kryesisht prej bronzi etj.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto flasin shum\u00eb, na tregojn\u00eb p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb kemi p\u00ebrshkuar, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb na flasin edhe p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e qytetit t\u00eb Pelionit, t\u00eb cilat me siguri q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb na \u00e7ojn\u00eb te portat e tij. \u00cbsht\u00eb ky qytet q\u00eb mund t\u00eb na flas\u00eb p\u00ebr krijimin e formacionit t\u00eb par\u00eb shtet\u00ebror, i cili p\u00ebr afro nj\u00eb shekull zhvilloi aktivitet t\u00eb dendur, t\u00eb shoq\u00ebruar me nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb madh mjetesh dhe forcash t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u2019i kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe Shqip\u00ebria juglindore b\u00ebri t\u00eb mundur bashkimin e forcave ekonomike dhe shoq\u00ebrore, por edhe p\u00ebrvet\u00ebsimin e formave m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura shoq\u00ebrore e kulturore t\u00eb koh\u00ebs. Megjithat\u00eb, me sa duket nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb trokasim n\u00eb portat e k\u00ebtij qyteti, atje ku jetonin pelion\u00ebt\u201d, p\u00ebrfundon jo pa optimiz\u00ebm prof. as. dr. Sk\u00ebnder Aliu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Vepror Hasani Gjithkush mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku n\u00eb trevat e pellgut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se ku. Tashm\u00eb ai q\u00ebndron i heshtur n\u00eb pritje t\u00eb zbulimit t\u00eb tij. Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb gjendet nga arkeolog\u00ebt, ky qytet do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":72210,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-72209","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Vepror Hasani Gjithkush mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku n\u00eb trevat e pellgut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se ku. Tashm\u00eb ai q\u00ebndron i heshtur n\u00eb pritje t\u00eb zbulimit t\u00eb tij. Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb gjendet nga arkeolog\u00ebt, ky qytet do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-10-17T21:00:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"689\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij\",\"datePublished\":\"2021-10-17T21:00:06+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/\"},\"wordCount\":2900,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/\",\"name\":\"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg\",\"datePublished\":\"2021-10-17T21:00:06+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/10\\\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg\",\"width\":800,\"height\":689,\"caption\":\"Pelioni - qytet i lasht\u00eb ilir\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga: Vepror Hasani Gjithkush mund t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr qytetin e Pelionit. Ai ndodh diku n\u00eb trevat e pellgut t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, por ende nuk dihet sakt\u00ebsisht se ku. Tashm\u00eb ai q\u00ebndron i heshtur n\u00eb pritje t\u00eb zbulimit t\u00eb tij. Dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb gjendet nga arkeolog\u00ebt, ky qytet do t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-10-17T21:00:06+00:00","og_image":[{"width":800,"height":689,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij","datePublished":"2021-10-17T21:00:06+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/"},"wordCount":2900,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/","name":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg","datePublished":"2021-10-17T21:00:06+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/Pelioni-qytet-i-lashte-ilir.jpg","width":800,"height":689,"caption":"Pelioni - qytet i lasht\u00eb ilir"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/qyteterimi-i-pelionit-qytetit-te-lashte-ilir-historia-dhe-te-fshehtat-e-tij\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Qytet\u00ebrimi i Pelionit, qytetit t\u00eb lasht\u00eb ilir, historia dhe t\u00eb fshehtat e tij"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72209"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72209\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72211,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72209\/revisions\/72211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/72210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}