{"id":7237,"date":"2016-10-03T06:56:47","date_gmt":"2016-10-03T05:56:47","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7237"},"modified":"2021-05-05T22:52:08","modified_gmt":"2021-05-05T20:52:08","slug":"analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/","title":{"rendered":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb romanin \u201cLugjet e Verdha\u201d trajtohet nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb nga aspekti kohor i takon lasht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb murinat e fshatit Arnjet, dikur shum\u00eb t\u00eb bukur, por t\u00eb rr\u00ebnuar, t\u00eb pla\u00e7kitur dhe t\u00eb djegur n\u00eb koh\u00ebn e sundimtarit t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pashpirt, Ballhut\u00ebs, autori ka gjetur nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Nj\u00ebmend, gjurm\u00ebt e atij fshati kan\u00eb mbetur vet\u00ebm n\u00eb muze, por ato i tregojn\u00eb qart\u00eb njeriut t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb se aty kan\u00eb jetuar njer\u00ebz, sikurse jemi edhe ne dhe se jeta e tyre ka per\u00ebnduar&#8230; N\u00eb mesin e banor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, n\u00eb at\u00eb fshat t\u00eb bukur, kan\u00eb jetuar edhe Bardheci e Ajkuna me shtat\u00eb \u00e7ikat e veta e pa asnj\u00eb djal\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh Bardheci e \u00e7on tuf\u00ebn n\u00eb mal. Nga mjegulla dhe moti i lig, Bardhecit i humbin dhent\u00eb. Kot e k\u00ebrkonte Bardheci tuf\u00ebn, sepse delet i kishte z\u00ebn\u00eb Ujku Delengr\u00ebn\u00ebs, i cili do t\u2019ia kthente delet vet\u00ebm me kusht q\u00eb t\u2019i jepte at\u00eb q\u00eb do t\u2019i lindte at\u00eb dit\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Duke menduar se do t\u2019i pillte lopa, Bardheci e dha fjal\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, at\u00eb dit\u00eb, Bardhecit i kishte lindur djali aq i d\u00ebshiruar. Edhe pse i pik\u00eblluar, ai i mbetet fjal\u00ebs. Djalit ia ngjet emrin Shpend dhe ia \u00e7on Ujkut Delengr\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Ujku delengr\u00ebn\u00ebs ia ngjet cong\u00ebl foshnjes e mb\u00ebrthehet, tan\u00eb i g\u00ebzuem, p\u00ebr n\u00eb strofk\u00ebn e vet,. Shpendi \u00ebsht\u00eb i voc\u00ebrr, prandaj Ujku nuk \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur-sepse nuk ka ku t\u2019ia ngul\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>Ulkonja dhe Qengjngr\u00ebn\u00ebsit e vegj\u00ebl po ashtu nuk i b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb Shpendit. T\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb Shpendi t\u00eb rritet dhe t\u00eb majet, por ai qan e b\u00ebrtet n\u00eb strofk\u00ebn e Ujkut&#8230;<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb merr vesh Bishtkuqja Xinxare dhe lajm\u00ebron xinxaret e tjera. Bishtkuqja ishte e shpejt\u00eb si vet\u00ebtima, e kujdesshme si mot\u00ebr e mir\u00eb dhe e d\u00ebgjueshme sa s\u2019ka. Bishtkuqja Natare, t\u00eb cil\u00ebn e d\u00ebgjonin dhe e nderonin t\u00eb gjitha bishtkuqet dhe shpend\u00ebt e tjer\u00eb, urdh\u00ebroi q\u00eb ta ruanin dhe ta ushqenin Shpendin. Madje shkuan n\u00eb Lugjet e verdha dhe e k\u00ebrkuan n\u00ebn\u00ebn e pyllit-Er\u00ebmir\u00ebn, e cila kujdesej p\u00ebr t\u00eb gjitha gjallesat e varfra dhe fatk\u00ebqija t\u00eb pyllit. Ajo, me bishtkuqet e tjera, vendosin q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos p\u00ebr t\u2019i ndihmuar Shpendit. Por, n\u00eb momentin e fundit, Ujku Delengr\u00ebn\u00ebs ia \u00e7on zogun e njeriut Plak\u00ebs Ugurzez\u00eb, q\u00eb ajo ta ushqente derisa t\u2019i mbushte pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet e pastaj t\u2019ia kthente q\u00eb ta hante.<\/p>\n<p>Jet\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe t\u00eb keqe kalonte Shpendi tek Ugurzeza, duke jetuar n\u00eb nj\u00eb qilar t\u00eb hatash\u00ebm, t\u00eb zi fut\u00eb nga bloza, me mure t\u00eb mbuluara me k\u00ebmisha gjarpinjsh e bollash- sa t\u00eb hynte tmerri n\u00eb zem\u00ebr vet\u00ebm po t\u2019i shihje me sy. Shpendi ishte bujar dhe i mir\u00eb p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd e pa fijen e smir\u00ebs. Donte shok\u00eb dhe i gjeti. Edhe pse n\u00eb fillim disa e ngacmonin, m\u00eb von\u00eb e pranuan n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e tyre. Por, ai dallohej nga t\u00eb gjith\u00eb. Ishte shum\u00eb m\u00eb i ndjesh\u00ebm. Kur shok\u00ebt e tij e var\u00ebn Turrecen e zogjt\u00eb e saj mbet\u00ebn jetim\u00eb, ai i ruante dhe i ushqente. Prej at\u00ebher\u00eb Shpendi u b\u00eb bamir\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb pyll, me latush\u00eb n\u00eb krah, Shpendi d\u00ebgjoi z\u00ebrin e vajtuesh\u00ebm t\u00eb zogjve t\u00eb Havakush\u00ebs, q\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb. Kur shkoi atje, nj\u00eb Gjarp\u00ebr i madh e i trash\u00eb kishte zgjatur kok\u00ebn dhe donte t\u2019i kap\u00ebrdinte zogjt\u00eb e Havakush\u00ebs. Gjarpri ishte rreziku i t\u00ebr\u00eb malit, synonte t\u2019i shfaroste t\u00eb gjith\u00eb shpend\u00ebt dhe askush s\u2019mund t\u2019i b\u00ebnte gj\u00eb. Shpendi e shtr\u00ebngoi zemr\u00ebn, e rroku latush\u00ebn dhe, me shpejt\u00ebsi t\u00eb rrufeshme e me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn q\u00eb kishte, i ra Gjarprit mu n\u00eb rruz\u00eb dhe e cop\u00ebtoi. Kur u kthye Havakusha, duke menduar se Shpendi po k\u00ebrc\u00ebnonte zogjt\u00eb e saj, deshi ta sulmonte. Por, zogjt\u00eb i treguan se ai ishte shp\u00ebtimtari i tyre. Prandaj Havakusha e shp\u00ebrbleu me nj\u00eb pend\u00ebl t\u00eb kuqe. Shpendi nuk i kishte shp\u00ebtuar zogjt\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrblim, por, q\u00eb t\u00eb mos e fyente dhuruesen, e mori pendl\u00ebn. M\u00eb von\u00eb pendla i ndihmoi shum\u00eb- sepse, me an\u00ebn e saj, ai tash mund ta kuptonte gjuh\u00ebn e shpend\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, nj\u00ebher\u00eb d\u00ebgjoi Kicirubat duke k\u00ebnduar p\u00ebr rrezikun q\u00eb u k\u00ebrc\u00ebnohej dhe &#8211; i shp\u00ebtoi nga rreziku. Pastaj Kiciruba i tregoi se \u00e7ka kishte n\u00ebn krah\u00eb dhe shpendi gjeti aty plot gur\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, me t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej i pasur dhe i lumtur.<\/p>\n<p>Por, Shpendi mori vet\u00ebm disa.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb, Shpendi takoi n\u00eb rrug\u00eb P\u00ebllumb Krahshkruarin, i cili e p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe i tha T\u00eb merr dor\u00ebn para shpend\u00ebve-Fajkona, t\u00eb kthesh sot tek ajo p\u00ebr drek\u00eb! Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Prozhm\u00ebn e Gjelb\u00ebr, Shpendi u habit nga p\u00ebrgatitjet e m\u00ebdha, stolit\u00eb e bukurit\u00eb q\u00eb kishin krijuar vet\u00eb shpend\u00ebt artist\u00eb: k\u00ebng\u00ebt g\u00ebzimplote, orkestrinat, koret etj. Kurse n\u00eb fest\u00ebn e mikpritjes ishin mbledhur t\u00eb gjith\u00eb shpend\u00ebt-pos atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb d\u00ebme.<\/p>\n<p>Shum\u00eb g\u00ebzim u b\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb Shpendit-shp\u00ebtimtarit t\u00eb zogjve t\u00eb Havakush\u00ebs. Mandej e dekoruan me katikun m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb paris\u00eb s\u00eb shpend\u00ebve, me Katikun e trim\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duke udh\u00ebtuar, Shpendi u ndal p\u00ebr t\u00eb pushuar n\u00eb nj\u00eb livadh, ku vite me radh\u00eb askush nuk kishte guxuar t\u00eb ngulte k\u00ebmb\u00ebn. Bolla, shum\u00eb e madhe dhe e fuqishme, e kishte z\u00ebn\u00eb at\u00eb livadh vet\u00ebm p\u00ebr vete. Tsh, Bolla u zem\u00ebrua shum\u00eb nga guximi i Shpendit: as trima mbi trima nuk kishin guxuar t\u00eb shkelnin n\u00eb livadhin e saj, e ky tash kishte hyr\u00eb n\u00eb livadh p\u00ebr t\u00eb fjetur! Dhe-u p\u00ebrgatit t\u2019i gjuhej me t\u00ebr\u00eb forc\u00ebn n\u00eb shpin\u00eb. Por, shpendit, mu si flak\u00eb rrufeje i bie mbi fytyr\u00eb nj\u00eb Sqepkuq, e zgjon prej gjumit dhe p\u00ebrs\u00ebri fluturon e bie mbi m\u00ebshtek\u00eb. Shpendi frik\u00ebsohet, por kur i v\u00ebrsulet Bolla, pas nj\u00eb kacafytjeje t\u00eb eg\u00ebr, e pret me latush\u00ebn e vet dhe shp\u00ebton nga rreziku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Sqepkuqi ia kthen t\u00eb mir\u00ebn shpendit, i cili e kishte shp\u00ebtuar nj\u00eb her\u00eb. Fshatar\u00ebt g\u00ebzohen shum\u00eb kur d\u00ebgjojn\u00eb se Shpendi e ka mbytur Boll\u00ebn.<\/p>\n<p>K\u00ebrkojn\u00eb ta shp\u00ebrblejn\u00eb, por ai shkoi n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb vet.<br \/>\nDuke ecur Shpendi takon tre shok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt dinin t\u00eb b\u00ebnin mrekullira. Nj\u00ebri kishte qen\u00eb rrog\u00ebtar, e zot\u00ebria si zot\u00ebri, ia kishte dh\u00ebn\u00eb rrug\u00ebn e madhe. Tash ai nd\u00ebgjonte \u00e7ka po bahej n\u00eb tok\u00eb e n\u00eb qiell. Shpendi e merr me vete. Rrug\u00ebs e takon nj\u00eb shok, forca e t\u00eb cilit ishte mrekulli e madhe. Ai luante me bjeshk\u00ebt: ia ngjitte bjeshk\u00ebs me dy gishta dhe e gjuante prej nj\u00eb ane n\u00eb tjetr\u00ebn. Edhe k\u00ebt\u00eb e mor\u00ebn me vete. M\u00eb n\u00eb fund, has\u00ebn edhe n\u00eb nj\u00eb shok, i cili u hukatte shkambijve dhe i ndizte flak\u00eb. K\u00ebshtu Shpendi u b\u00eb vet\u00eb i kat\u00ebrti.<\/p>\n<p>T\u00eb bashkuar, tash, kat\u00ebr shok\u00ebt u nis\u00ebn te Gjin Xhelati q\u00eb, me njer\u00ebzit e vet, kishte prer\u00eb e vrar\u00eb k\u00eb kishte takuar. Ai donte t\u2019i mbyste edhe k\u00ebta,e sidomos Shpendin, i cili e kund\u00ebrshtoi kur e pa se \u00e7far\u00eb mizorish u b\u00ebnte njer\u00ebzve. Por kat\u00ebr shok\u00ebt e kap\u00ebn dhe e mbyt\u00ebn Gjin Xhelatin dhe e shkat\u00ebrruan strofullin e tij. K\u00ebshtu, fshati shp\u00ebtoi nga Xhelati dhe sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, kurse fshatar\u00ebt i k\u00ebrkonin trimat q\u00eb e kishin zhdukur Xhelatin, por ata ishin tretur n\u00eb rrug\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Mrika e vog\u00ebl, e p\u00ebrlotur, u tregoi kat\u00ebr trimave ngjarjen e tmerrshme- se e gjith\u00eb krahina jetonte prej ujit q\u00eb buronte rr\u00ebz\u00eb nj\u00eb mali pak m\u00eb larg. Pa at\u00eb uj\u00eb, do t\u00eb vdiste \u00e7do gjalles\u00eb, do t\u00eb thahej \u00e7do bim\u00eb. Por, atje jetonte nj\u00eb Kul\u00e7ed\u00ebr, q\u00eb e ndalte ujin derisa fshatar\u00ebt t\u2019ia sillnin nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr ta ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do dit\u00eb kishin vepruar ashtu e sot i kishte ardhur radha Mrik\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl dhe ajo tash, e tmerruar, e priste Kul\u00e7edr\u00ebn. Shpendi me shok\u00eb u p\u00ebrgatit\u00ebn dhe, kur doli kul\u00e7edra, ai q\u00eb i ndizte flak\u00eb shkambijt\u00eb, ia l\u00ebshon hukam\u00ebt e tij t\u00eb zjarrta-huuu! dhe, p\u00ebr sa \u00e7el e m\u00ebshel syt\u00eb, ta ban\u00eb hi e shpuz\u00eb Kul\u00e7edr\u00ebn. Mrika e vog\u00ebl shp\u00ebtoi, dhe aty e mbrapa ajo krahin\u00eb nisi me u shtue e me jetue n\u00eb lumni.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb udh\u00ebtimi t\u00eb gjat\u00eb, kat\u00ebr shok\u00ebt has\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm me pallate t\u00eb rralla e t\u00eb mrekullueshme p\u00ebr zot\u00ebrinj, e shum\u00eb kasolla t\u00eb mbuluara me kasht\u00eb p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrvuajtur, t\u00eb cil\u00ebt po vajtonin n\u00eb skamje. Zot\u00ebrinjt\u00eb ushqeheshin sa s\u2019b\u00ebn m\u00eb mir\u00eb dhe ishin t\u00eb veshur p\u00ebr bukuri, kurse t\u00eb tjer\u00ebt shkonin zhangla-zhangla, t\u00eb verdh\u00eb nga s\u00ebmundjet e ndryshme t\u00eb shkaktuara nga uria. Zot\u00ebrinjt\u00eb kishin gjith\u00e7ka, kurse t\u00eb varfrit s\u2019kishin as buk\u00eb p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb! T\u00eb kat\u00ebr shok\u00ebt shihnin qindra rob\u00ebr t\u00eb zdeshur duke bartur gur\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebrtuar pallate t\u00eb reja zot\u00ebrinjve. Shihnin lyp\u00ebs, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb l\u00ebmoshe, njer\u00ebz q\u00eb kishin humbur k\u00ebmb\u00eb e duar&#8230;E Shpendi, i prekur shum\u00eb, u jepte gati t\u00eb gjith\u00ebve gur\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm, q\u00eb kishte me vete. Rob\u00ebrit u \u00e7uan n\u00eb kryengritje.<\/p>\n<p>Filloi p\u00ebrleshja e madhe. Zot\u00ebrinjt\u00eb nis\u00ebn t\u00eb hakmerren n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme, i d\u00ebnonin tmerr\u00ebsisht rob\u00ebrit.<br \/>\nShpendi u jepte krah rob\u00ebrve, prandaj zot\u00ebrinjt\u00eb donin ta zhduknin edhe at\u00eb. Tre shok\u00ebt e tjer\u00eb e shtr\u00ebnguan zemr\u00ebn dhe i sulmuan zot\u00ebrinjt\u00eb. Ai q\u00eb luante me bjeshk\u00eb, e kapi nj\u00ebrin nga xhelat\u00ebt dhe e gjuajti larg e larg. Ai q\u00eb i ndizte shk\u00ebmbinjt\u00eb, l\u00ebshoi hukamat e zjarrin dhe t\u00eb gjitha k\u00ebshtjellat e pallatet u dogj\u00ebn flak\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund-n\u00eb qytet d\u00ebgjohet k\u00ebnga e fitores. Rob\u00ebrit lirohen e shok\u00ebt e \u00e7uditsh\u00ebm me Shpendin n\u00eb krye e vazhdojn\u00eb rrug\u00ebn.<\/p>\n<p>Shpendi \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb bamir\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebt e z\u00ebn\u00eb Zogun k\u00ebng\u00ebtar dhe duan ta fusin n\u00eb kafaz. Shpendi i bind ta lirojn\u00eb, e pasi Zogu ia jep k\u00ebng\u00ebs mbi nj\u00eb pip thane, Shpendi, i g\u00ebzuar, u jep f\u00ebmij\u00ebve nga nj\u00eb cirilak. Her\u00ebn tjet\u00ebr-Shpendi has n\u00eb disa f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin z\u00ebn\u00eb nj\u00eb k\u00eblysh t\u00eb zi bushtre dhe e hidhnin e p\u00ebrplasnin p\u00ebr gjiri. Po ashtu disa f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i mundonin k\u00eblysh\u00ebt: Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin dhe Shpendi i shp\u00ebton dhe i merr me vete, kurse f\u00ebmij\u00ebve u jep cirilaka&#8230;<\/p>\n<p>Kur kthehet n\u00eb Gryk\u00ebn e Pishtahut, Ugurzeza e pret Shpendin me fjal\u00eb t\u00eb r\u00ebnda e sharje-sidomos kur ia sheh k\u00eblysh\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i ndjek me lograca, u b\u00ebn zullum dhe nj\u00eb dit\u00eb i mbyll n\u00eb kthin\u00eb me shtat\u00eb dryna.<\/p>\n<p>Shpendi tash i kishte mbushur pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet dhe Ujku Delengr\u00ebn\u00ebs priste q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb veten. Ai erdhi n\u00eb pyll, ku Shpendi i ruante delet dhe i tregoi me k\u00ebnaq\u00ebsi gjakpir\u00ebsi se e priste t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn nga ajo dit\u00eb kur e kishte marr\u00eb nga Bardheci.<br \/>\nShpendi, kur e merr vesh k\u00ebt\u00eb, e mashtron Ujkun dhe ngjitet n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb lisi. I th\u00ebrret qent\u00eb Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin dhe ata i thejn\u00eb t\u00eb shtat\u00eb drynat dhe Ujkun Delengr\u00ebn\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb copa-copa. Mandej Shpendi ia tregon ngjarjen Gog\u00ebs, por edhe kjo p\u00ebrpiqet ta helmoj\u00eb dhe ta vras\u00eb me dh\u00ebmbin helmues t\u00eb Ujkut, t\u00eb cilin ia fut\u00eb n\u00ebn shtroj\u00eb. Shpendi vdes dhe ajo e varros. Qent\u00eb besnik\u00eb ia gjejn\u00eb varrin. Por \u2013si ta sh\u00ebronin?<\/p>\n<p>D\u00ebgjojn\u00eb britm\u00ebn e nj\u00eb korbi: Me gjakun tim mundet me u ngjall\u00eb ai i vorruemi! Trumoshi ia ngjet me shpejt\u00ebsi si t\u00eb er\u00ebs, ia heq kok\u00ebn dhe me gjakun e njom\u00eb e st\u00ebrpik varrin e Shpendit, i cili ngjallet dhe drejtohet shpejt tek Ugurzeza. Prej s\u00eb keqes vjen e keqja- i b\u00ebrtet dhe e lyen me rr\u00ebshir\u00eb t\u00eb pish\u00ebs e ia fut flak\u00ebn. Ugurzeza b\u00ebhet th\u00ebngjill. Mandej Shpendi shkon dhe i then drynat e odave t\u00eb Ugurzez\u00ebs dhe hyn p\u00ebr t\u2019i par\u00eb zhbindat, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ajo fliste gjithnj\u00eb. Por \u00e7ka t\u00eb shihte! Nuk ishin zhbinda, por shum\u00eb gur\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm. Sheh sa koprrace e ndyt\u00eb kishte qen\u00eb Ugurzeza. I djeg t\u00eb gjitha ato sende t\u00eb hatashme t\u00eb qilarit, mbush tarr\u00e7ukun me nj\u00eb pal\u00eb duq plot me gur\u00eb t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm dhe, bashk\u00eb me Galoshin, Bardhoshin e Trumoshin, niset p\u00ebr n\u00eb Arrnjet, ku e presin me g\u00ebzim t\u00eb madh n\u00ebna, babai, motrat dhe farefisi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si\u00e7 e pam\u00eb edhe nga p\u00ebrmbajtja, ngjarja nis t\u00eb qarkulloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr binar\u00ebt real\u00eb; katundi e ka emrin e vet Arrnjet, reale \u00ebsht\u00eb edhe familja e Bardhecit dhe e Ajkun\u00ebs, q\u00eb kishin shtat\u00eb vajza e asnj\u00eb djal\u00eb; \u00ebndrra e vetme e t\u00eb shtat\u00eb motrave p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb v\u00eblla \u00ebsht\u00eb e natyrshme; motrat \u00e7do dit\u00eb kryejn\u00eb pun\u00ebt e ndryshme t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kurse Bardheci, babai i tyre p\u00ebr \u00e7do m\u00ebngjes i l\u00ebshon delet n\u00eb mal; ngjarja sikur shk\u00ebputet nga bota reale, at\u00ebher\u00eb kur Bardheci ia d\u00ebrgon Ujkut Delengr\u00ebn\u00ebs djalin e tij t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb i lind, vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr ta mbajtur fjal\u00ebn e tij t\u00eb burrit. Dhe at\u00ebher\u00eb sikur mbizot\u00ebrojn\u00eb elementet fantastike. Aktivizohen gjallesat e pyllit.<\/p>\n<p>N\u00eb momente duket sikur dominon forca e fatiti. Veprimi b\u00ebhet dramatik. Ujku Delengr\u00ebn\u00ebs ia \u00e7on Shpendin-foshnje Plak\u00ebs Ugurzez\u00eb, e cila n\u00eb roman po ashtu do t\u00eb mbetet gjer n\u00eb fund simbol i tmerrit, i eg\u00ebrsis\u00eb, i dinak\u00ebris\u00eb, simbol i shpiritit t\u00eb keq. Shpendi mbetet n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Rexhep Hoxha do t\u00eb v\u00ebj\u00eb shpejt nj\u00ebfar\u00eb simetrie n\u00eb karakteret e personazheve t\u00eb romanit t\u00eb vet. Ai do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00b4i balansoj\u00eb tiparet pozitive dhe negative t\u00eb tyre. Madje, e sheh t\u00eb udh\u00ebs t\u00b4i glorifikoj\u00eb edhe t\u00eb mirat e jet\u00ebs dhe t\u00eb natyr\u00ebs; Shpendi nuk do t\u00eb mbetet gjat\u00eb i vetmuar. Atij do t\u00b4i ndihmojn\u00eb e do t\u00b4i b\u00ebjn\u00eb shoq\u00ebri nj\u00eb varg qeniesh njomake: Bishtkuqja Xinxare, Er\u00ebmira-n\u00ebna e pyllit, Sqepkuqi etj, Kundruall tyre, do ta mbajn\u00eb gjall\u00eb ndjenj\u00ebn e rrezikut: Ujku Delengr\u00ebn\u00ebs, Plala Ugurzez\u00eb, Bolla, Kul\u00e7edra, Gjin Xhelati etj. Dhe pik\u00ebrisht, at\u00ebher\u00eb kur duket se ngjarja \u00ebsht\u00eb larguar mjaft nga realiteti, Shpendi nj\u00eb dit\u00eb takohet me barinjt\u00eb e fshatit dhe veprimi p\u00ebrs\u00ebri materializohet, kristalizohet ideja dhe nd\u00ebrlidhet s\u00ebrish me njer\u00ebzit. <\/p>\n<p>Midis elementeve reale dhe atyre fantastike n\u00eb Lugjet e verdha megjithat\u00eb ekziston nj\u00ebfar\u00eb drejtpeshimi dhe q\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto jan\u00eb manifestuar aq sa i duhet p\u00ebrrall\u00ebs. Shkrimtari, edhe pse n\u00eb realitet ka krijuar nj\u00eb roman, ai n\u00eb t\u00eb nuk ka pretenduar n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast t\u00b4i shmanget indit p\u00ebrrallor, q\u00eb vepr\u00ebn e tij e p\u00ebrshkon tej e p\u00ebr tej. Veprimi n\u00eb t\u00eb her\u00eb merr ngjyr\u00eb fantastike, her\u00eb merr nuanca reale, dhe ky alternacion do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjer n\u00eb fund t\u00eb romanit, kur pas shum\u00eb aventurash e peripecish, Shpendi kthehet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb gjiun e tij familjar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cLugjet e Verdha\u201d trajtohet nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb nga aspekti kohor i takon lasht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb murinat e fshatit Arnjet, dikur shum\u00eb t\u00eb bukur, por t\u00eb rr\u00ebnuar, t\u00eb pla\u00e7kitur dhe t\u00eb djegur n\u00eb koh\u00ebn e sundimtarit t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pashpirt, Ballhut\u00ebs, autori ka gjetur nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Nj\u00ebmend, gjurm\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67938,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-7237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cLugjet e Verdha\u201d trajtohet nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb nga aspekti kohor i takon lasht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb murinat e fshatit Arnjet, dikur shum\u00eb t\u00eb bukur, por t\u00eb rr\u00ebnuar, t\u00eb pla\u00e7kitur dhe t\u00eb djegur n\u00eb koh\u00ebn e sundimtarit t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pashpirt, Ballhut\u00ebs, autori ka gjetur nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Nj\u00ebmend, gjurm\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-03T05:56:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-05T20:52:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"380\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA\",\"datePublished\":\"2016-10-03T05:56:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-05T20:52:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/\"},\"wordCount\":2784,\"commentCount\":5,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/\",\"name\":\"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-03T05:56:47+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-05T20:52:08+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg\",\"width\":600,\"height\":380,\"caption\":\"Rexhep Hoxha - Lulet e verdha\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani N\u00eb romanin \u201cLugjet e Verdha\u201d trajtohet nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb nga aspekti kohor i takon lasht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb murinat e fshatit Arnjet, dikur shum\u00eb t\u00eb bukur, por t\u00eb rr\u00ebnuar, t\u00eb pla\u00e7kitur dhe t\u00eb djegur n\u00eb koh\u00ebn e sundimtarit t\u00eb ashp\u00ebr dhe t\u00eb pashpirt, Ballhut\u00ebs, autori ka gjetur nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Nj\u00ebmend, gjurm\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-03T05:56:47+00:00","article_modified_time":"2021-05-05T20:52:08+00:00","og_image":[{"width":600,"height":380,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA","datePublished":"2016-10-03T05:56:47+00:00","dateModified":"2021-05-05T20:52:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/"},"wordCount":2784,"commentCount":5,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/","name":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg","datePublished":"2016-10-03T05:56:47+00:00","dateModified":"2021-05-05T20:52:08+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/rexhep_hoxha_lulet_e_verdha.jpg","width":600,"height":380,"caption":"Rexhep Hoxha - Lulet e verdha"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/analize-e-romanit-lugjet-e-verdha-te-shkrimtarit-per-femije-rexhep-hoxha\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"ANALIZ\u00cb E ROMANIT \u201cLUGJET E VERDHA\u201d T\u00cb SHKRIMTARIT P\u00cbR F\u00cbMIJ\u00cb, REXHEP HOXHA"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7237"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":67939,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237\/revisions\/67939"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}