{"id":72974,"date":"2021-11-14T10:37:54","date_gmt":"2021-11-14T08:37:54","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=72974"},"modified":"2021-11-14T10:37:54","modified_gmt":"2021-11-14T08:37:54","slug":"bashkite-dhe-qeverisja-vendore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/","title":{"rendered":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Rezultatet e zgjedhjeve vendore t\u00eb 17 tetorit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb 31 tetorit t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, u njoh\u00ebn nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ka rreth dhjet\u00eb vjet q\u00eb Maqedonia e Veriut ia del t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb pranueshme. Shteti q\u00eb nuk organizon zgjedhje t\u00eb pranueshme, rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE do ta ket\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e viteve 1991-2010, zgjedhjet n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare n\u00eb Maqedoni, ishin jodemokratike.<\/p>\n<p>Ka pasur vjedhje votash, mbushje kutish, thyerje kutish, blerje votash, shitje votash, shantazhe, fyerje dhe ofendime t\u00eb oponent\u00ebve politik\u00eb, sulme t\u00eb shtabeve t\u00eb oponent\u00ebve politik\u00eb, grisje t\u00eb bilbordeve, shqyerje t\u00eb simboleve partiake t\u00eb oponent\u00ebve politik\u00eb, z\u00ebnka, rrahje, plagosje, saq\u00eb edhe vrasje. P\u00ebr vota, shp\u00ebrndanin miell apo vaj ushqimor. Dikujt i jepeshin para p\u00ebr ta paguar rrym\u00ebn q\u00eb s\u2019e kishte paguar muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota, zon\u00ebs s\u00eb caktuar i thuhej: <em>\u201cDuke qen\u00eb se keni pasur munges\u00eb uji t\u00eb pijsh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb liroheni nga pagesa\u201d<\/em>. Para shkollave ku realizohej procesi i votimit, rinin grumbull dhjet\u00ebra militant\u00eb partiak\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb oborret e shkollave n\u00eb t\u00eb cilat kryhej votimi, rrinin grumbull dhjet\u00ebra militant\u00eb partiak\u00eb. N\u00eb korridoret e shkollave ku votohej, po ashtu dhjet\u00ebra militant\u00eb partiak\u00eb. Gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb votimit, militant\u00ebt partiak\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdorur edhe \u201ctrenin bullgar\u201d. \u00cbsht\u00eb ushtruar trysni edhe ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisioneve t\u00eb partis\u00eb oponent\u00eb. Me m\u00ebnyra t\u00eb caktuara, t\u00eb paligjshme, kan\u00eb m\u00ebsuar se kush p\u00ebr cil\u00ebn parti ka votuar. Ka pasur parregullsi edhe gjat\u00eb num\u00ebrimit t\u00eb votave. Militant\u00ebt partiak\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb p\u00ebr t\u00eb votuar, edhe persona me aft\u00ebsi gjykuese t\u00eb kufizuar. Shum\u00eb\u00e7ka b\u00ebhej n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ideologjis\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atdhetarizmit apo t\u00eb shqiptarizmit. <em>\u201cKush s\u2019\u00ebsht\u00eb me ne, \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nesh, e kush \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr nesh, \u00ebsht\u00eb tradhtar\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Ka rreth dhjet\u00eb vjet q\u00eb kjo marr\u00ebzi dhe \u00e7menduri ka marr\u00eb fund. Zhvillimi dhe p\u00ebrhapja e teknik\u00ebs dhe e teknologjis\u00eb informatike b\u00ebn t\u00eb mundur q\u00eb fushatat parazgjedhore t\u00eb realizohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb elektronike. Gjat\u00eb fushat\u00ebs, militant\u00ebt e partive t\u00eb caktuara manifestuan nj\u00eb agresivitet t\u00eb theksuar. Ka pasur fyerje, ofendime, sharje, insinuata, goditje t\u00eb ul\u00ebta, fjal\u00eb triviale, shprehje t\u00eb pamatura, publikime denigruese fotografish, montime p\u00ebrbuz\u00ebse fotografish etj. U p\u00ebrdor\u00ebn fjal\u00eb, shprehje, sintagma, si: tradhtar\u00eb, udbash\u00eb, spiun\u00eb, bij\u00eb spiun\u00ebsh. Kishte raste kur prekej edhe gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e oponent\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Kishte edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebheqjen e liderit t\u00eb partis\u00eb oponente, edhe pse ai kishte fituar mij\u00ebra vota m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjitha partit\u00eb e tjera bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Diskursi, fjalori, vokabulari dhe retorika e p\u00ebrdorur nga veprimtar\u00ebt, nga simpatizuesit dhe nga militant\u00ebt partiak\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr analiza sociologjike, psikologjike dhe psikanalitike. Nga gjuha e p\u00ebrdorur n\u00ebp\u00ebr rrjete sociale m\u00ebson edhe p\u00ebr nivelin edukativ, kulturor dhe arsimor t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb <strong><em>dance macabre<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, marr\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, zgjedhjet n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare ishin t\u00eb pranueshme, t\u00eb lira dhe demokratike.<\/p>\n<p>Karakteristike p\u00ebr zgjedhjet e 17 e 31 tetorit \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n&#8211; pak\u00ebnaq\u00ebsia e theksuar e qytetar\u00ebve n\u00eb zona apo n\u00eb qytete t\u00eb caktuara;<br \/>\n&#8211; rikandidimi i personave t\u00eb caktuar p\u00ebr kryetar\u00eb bashkish;<br \/>\n&#8211; kandidimi p\u00ebr kryetar bashkie i personave t\u00eb pap\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb till\u00eb;<br \/>\n&#8211; kandidimi p\u00ebr kryetar bashkie i personave me potencial politik dhe intelektual t\u00eb kufizuar apo t\u00eb reduktuar.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike duhet ta din\u00eb se:<br \/>\n&#8211; kandidati p\u00ebr kryetar bashkie duhet t\u00eb p\u00ebrgatitet vite me radh\u00eb;<br \/>\n&#8211; kandidimi i individit p\u00ebr kryetar bashkie p\u00ebr s\u00eb dyti apo p\u00ebr s\u00eb treti her\u00eb \u00ebsht\u00eb vendim i diskutuesh\u00ebm;<br \/>\n&#8211; p\u00ebr t\u2019u kandiduar p\u00ebr kryetar bashkie nuk mjafton t\u00eb kesh vet\u00ebm para.<\/p>\n<p><strong><em>Partit\u00eb politike duhet t\u00eb din\u00eb se me para mund t\u00eb blejsh edhe doktorat\u00eb, por jo edhe dituri<\/em><\/strong>.<strong> <em>\u00a0<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb parti politike e fort\u00eb p\u00ebr \u00e7do bashki \u2013 rurale apo urbane &#8211; duhet t\u00eb ket\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur nga dy a tre kandidat\u00eb. P\u00ebr rrethanat e hap\u00ebsirave politike shqiptare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, BDI-ja konsiderohet parti e madhe. N\u00eb zona apo n\u00eb qytete t\u00eb caktuara kjo parti del me kandidat\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb parti:<\/p>\n<p>&#8211; ose nuk ka kandidat alternativ;<br \/>\n&#8211; ose nj\u00eb grup i caktuar posedon monopol partiak;<br \/>\n&#8211; ose s\u2019ka hap\u00ebsir\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u2019u kandiduar p\u00ebr s\u00eb dyti apo p\u00ebr s\u00eb treti p\u00ebr kryetar bashkie, duhet t\u00eb kesh b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb caktuara n\u00eb bashkin\u00eb q\u00eb e ke qeverisur apo q\u00eb e ke administruar n\u00eb mandatin paraprak apo n\u00eb mandatet paraprake. Kush sa ka punuar p\u00ebr bashkin\u00eb, k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri e din\u00eb qytetar\u00ebt e asaj bashkie. Opinionet e qytetar\u00ebve p\u00ebr gjendjen n\u00eb bashkin\u00eb e caktuar mund t\u2019i m\u00ebsoni n\u00eb rrug\u00eb, n\u00eb treg, n\u00eb \u00e7arshi, n\u00eb \u00e7ajtore, n\u00eb restorante, n\u00eb dasma, n\u00eb zyra shkollash, kudo dhe kahmos. S\u2019ka nevoj\u00eb IRI t\u00eb vij\u00eb dhe ta mat\u00eb mendimin publik p\u00ebr gjendjen n\u00eb mjedisin t\u00ebnd. K\u00ebt\u00eb mund ta b\u00ebjn\u00eb edhe strukturat partiake.<\/p>\n<p>Bashkimi Demokratik p\u00ebr Integrim humbi n\u00eb rajonin e Pollogut \u2013 n\u00eb Tetov\u00eb dhe n\u00eb Gostivar. <strong><em>Kjo tregon se kjo parti n\u00eb k\u00ebto dy qytete nuk posedon potencial politik t\u00eb mjaftuesh\u00ebm<\/em><\/strong><em>.<\/em> BDI-ja duhet ta ket\u00eb parasysh thelbin e fjal\u00ebs <strong><em>reformim<\/em><\/strong>. Ajo nuk duhet t\u00eb harroj\u00eb\u00a0 se ka q\u00ebndruar n\u00eb pushtet apo vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet, kryesisht n\u00eb saje t\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb fragmentarizuar dhe t\u00eb pakonsoliduar. \u00cbsht\u00eb gabim t\u00eb mendohet se numri i votave p\u00ebr k\u00ebshilla bashkiak\u00eb mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb mandate deputet\u00ebsh. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb parti i fiton zgjedhjet:<br \/>\n&#8211; ose kur punon p\u00ebr interes t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm;<br \/>\n&#8211; ose kur nuk ka opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb parti politike \u00ebsht\u00eb e fort\u00eb kur i fiton zgjedhjet p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb fort\u00eb. Partia politike q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb vetes nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fragmentarizuar apo t\u00eb pakonsoliduar, n\u00eb rrafshin politik p\u00ebrball\u00eb pal\u00ebs sllavo-maqedonase korr rezultate paliative. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb ket\u00eb opozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb edhe pas tridhjet\u00eb vjet t\u00eb pluralizmit, bashkit\u00eb merren me munges\u00ebn e ujit t\u00eb pijsh\u00ebm, me problemin e depozitimit t\u00eb hedhurinave, me rrug\u00ebt plot gropa, me qarkullimin rrugor t\u00eb ngarkuar, me munges\u00ebn e hap\u00ebsirave t\u00eb gjelbra, me munges\u00ebn e parkingjeve, me administrat\u00ebn publike t\u00eb ngarkuar dhe joefektive, me institucionet publike t\u00eb politizuara dhe t\u00eb partizuara, me promovimin e diletantizmit n\u00eb d\u00ebm t\u00eb profesionalizmit, me injorimin e vlerave t\u00eb mir\u00ebfillta n\u00eb dobi t\u00eb mediok\u00ebrve, me cil\u00ebsin\u00eb e ul\u00ebt n\u00eb l\u00ebmin e arsimit, me munges\u00ebn e arterieve rrugore, me ndotjen e ajrit n\u00eb stin\u00ebn e dimrit, me kosha t\u00eb thyer hedhurinash, me munges\u00eb t\u00eb sall\u00ebs s\u00eb sporteve, me trajtimin johuman t\u00eb qenve t\u00eb cil\u00ebsuar si endacak\u00eb, me munges\u00ebn e bibliotekave, t\u00eb sallave t\u00eb leximit, me veprimtari kulturore t\u00eb improvizuar, me veprimtari bashkiake jotransparente, me mosshlyerje t\u00eb detyrimeve komunale, me nepotiz\u00ebm, me munges\u00eb disipline n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Bashkia, trotuaret e s\u00eb cil\u00ebs uzurpohen prej ushqimoreve (pilar\u00ebve), byrektoreve, bozaxhinjve, pem\u00ebshit\u00ebsve, restoranteve, tregtar\u00ebve, djath\u00ebshit\u00ebsve, duhanshit\u00ebsve, basmaxhinjve, \u00e7ajtoreve \u2013 t\u00eb p\u00ebrkujton kasabat\u00eb e salep\u00e7injve dhe t\u00eb simit\u00e7injve t\u00eb shekullit XIX.<\/p>\n<p>Bashkia nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb private e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb institucion apo organ q\u00eb ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u2019i \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara pun\u00ebt bashkiake, n\u00eb funksion, n\u00eb dobi dhe n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<em>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb politik\u00eb e cila tridhjet\u00eb vjet merret me gropat e rrug\u00ebve, nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb &#8211; e mjer\u00eb, ndodhet larg nd\u00ebrtimeve infrastrukturore kapitale dhe strategjike. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb \u2013 shkret\u00eb, nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e qarkullimit Tetov\u00eb \u2013 Gllobo\u00e7ic\u00eb, n\u00eb vij\u00ebn e qarkullimit Tetov\u00eb \u2013 Qaf\u00eb Than\u00eb. Nj\u00eb politik\u00eb e till\u00eb \u2013 e ngrat\u00eb nuk mund t\u00eb \u00e7el\u00eb tunel n\u00eb Sharr p\u00ebr ta lidhur Tetov\u00ebn me Prizrenin.<\/p>\n<p>Duke u marr\u00eb tridhjet\u00eb vjet me hedhurinat, partive politike nuk u mbeti koh\u00eb t\u00eb merren me zhvillimin ekonomik t\u00eb hap\u00ebsirave shqiptare.<\/p>\n<p>Kryetar\u00ebt e bashkive dhe partit\u00eb e tyre duhej t\u00eb kishin ditur se <strong><em>zgjedhjet nuk fitohen me pun\u00ebsime fiktive, me pun\u00ebsime t\u00eb sajuara dhe t\u00eb trilluara<\/em><\/strong>. Kur s\u2019ke kund\u00ebrshtar\u00eb politik t\u00eb denj\u00eb, leht\u00eb i fiton zgjedhjet, por kur ballafaqohesh me nj\u00eb kund\u00ebrshtar apo me nj\u00eb oponent t\u00eb organizuar, energjik dhe t\u00eb vendosur, sharra t\u00eb has\u00eb n\u00eb gozhd\u00eb. Kur ke nj\u00eb opozit\u00eb anemike, pandeh se bashkin\u00eb e ke mall babe me t\u00eb cil\u00ebn mund t\u00eb b\u00ebsh \u00e7\u2019t\u00eb duash.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb ente pun\u00ebsimi. Zyrat e bashkive nuk duhet t\u00eb ngarkohen me n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb panevojsh\u00ebm, t\u00eb tep\u00ebrt, t\u00eb pasistematizuar. Kush i paguan ata, n\u00ebse jo taksapaguesit. Kush mb\u00ebrrin i pun\u00ebson militant\u00ebt dhe veprimtar\u00ebt partiak\u00eb t\u00eb vet. A mund t\u00eb paramendohet nj\u00eb pun\u00ebsim i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb private, po qe se ajo nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr pun\u00ebtor?! Punoj n\u00eb zyr\u00eb, n\u00eb pun\u00eb nd\u00ebrkaq shkoj kur t\u00eb m\u00eb kujtohet. K\u00ebshtu, vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Buxheti bashkiak duhet t\u00eb shfryt\u00ebzohet p\u00ebr pun\u00ebt e bashkis\u00eb dhe jo p\u00ebr pagat e t\u00eb pun\u00ebsuarve fiktiv\u00eb dhe t\u00eb pasistematizuar.<\/p>\n<p>Ky far\u00eb shteti, me t\u00eb ashtuquajturat <strong><em>aktivitete t\u00eb lira<\/em><\/strong> i ka shnd\u00ebrruar n\u00eb ente pun\u00ebsimi edhe shkollat. Nuk \u00ebsht\u00eb e rastit q\u00eb n\u00eb <strong><em>testimin pissa<\/em><\/strong>, prej 80 vendeve t\u00eb testuara, Maqedonia e Veriut z\u00eb vendin e kat\u00ebrt n\u00eb bot\u00eb \u2013 nga fundi, d.m.th. vendin e shtat\u00ebdhjet\u00eb e gjasht\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, 77 p\u00ebr qind e nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb mosh\u00ebs 15-vje\u00e7are nuk e kuptojn\u00eb at\u00eb q\u00eb e lexojn\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb rrahur gjoks, jemi t\u00eb par\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr tridhjet\u00eb vjet t\u00eb pluralizmit, politika shqiptare b\u00ebri pak, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb fare, p\u00ebr t\u2019i zhvilluar ekonomikisht viset shqiptare. Vend i konsoliduar \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e ka t\u00eb zhvilluar sektorin privat. Pun\u00ebsimet b\u00ebhen n\u00ebp\u00ebr fabrika, uzina, nd\u00ebrmarrje prodhuese. N\u00eb viset shqiptare s\u2019ka investime gjermane apo amerikane ose ka fare pak. Si rrjedhoj\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb rendin pas zyrave, pas institucioneve publike. Zyrat dhe administrata publike jan\u00eb ngir\u00eb, jan\u00eb ngopur. N\u00eb BE nuk hyhet me nj\u00eb administrat\u00eb p\u00ebrmasash mamuti.<\/p>\n<p>Bashkit\u00eb nuk jan\u00eb ente pun\u00ebsimi, por s\u2019jan\u00eb as ente sociale. N\u00ebp\u00ebr do lista bashkiake figurojn\u00eb emra personash apo individ\u00ebsh q\u00eb rin\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe marrin do far\u00eb pagash. Nuk dihet sakt\u00eb n\u00eb jan\u00eb paga apo ndihma sociale. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00eb edhe personi i cili punon diku tjet\u00ebr, i cili merr rrog\u00eb edhe n\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebrmarrje tjet\u00ebr. Mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb n\u00eb list\u00eb t\u00eb ndodhet edhe personi i cili punon apo jeton n\u00eb Gjermani. Mund t\u00eb ndodh\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb list\u00ebn e ndihm\u00ebs sociale edhe nj\u00eb ndonj\u00eb grua e cila burrin e ka me t\u00eb ardhura solide.<\/p>\n<p>Kryetar, un\u00eb kam vrapuar p\u00ebr Ju, kam agjituar p\u00ebr Ju, kam votuar p\u00ebr Ju. Un\u00eb dhe gjith\u00eb familja ime! Kam qen\u00eb edhe n\u00eb shtab, n\u00eb shtabin zgjedhor. Ku keni vajtur Ju, un\u00eb ju kam ndjekur pas. Kam qen\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr tubime. Tani, t\u00eb m\u00eb pun\u00ebsoni!<\/p>\n<p>Pik\u00ebpamja, t\u00eb pun\u00ebsoj sa m\u00eb shum\u00eb vet\u00eb q\u00eb ta fitoj edhe nj\u00eb mandat, \u00ebsht\u00eb e gabuar. \u00cbsht\u00eb politik\u00eb apo strategji miope. E gabuar, ngase jan\u00eb pun\u00ebsime joreale, fiktive, t\u00eb kota, t\u00eb panevojshme, jofitimprur\u00ebse dhe sterile. Tekefundit i pun\u00ebsoni \u2013 n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive \u2013 nj\u00ebqind vet\u00eb, nj\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i leni pa pun\u00eb. I pun\u00ebsoni nj\u00ebmij\u00eb vet\u00eb, dhjet\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb i leni t\u00eb papun\u00ebsuar. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Kjo shpie n\u00eb bankrotim.<\/p>\n<p>Votat fitohen duke transformuar kasaban\u00eb, qytez\u00ebn, varoshin apo pallank\u00ebn n\u00eb qytet bashk\u00ebkohor. Nuk rregullohen rrug\u00ebt e bashkis\u00eb tre muaj para zgjedhjeve, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb tri dit\u00eb para votimit. \u00cbsht\u00eb gabim ta nisi meremetimin e nj\u00eb rruge prej dyqind apo treqind metrave p\u00ebr ta p\u00ebrfunduar pas disa muajve. A e kujton bashkia se n\u00eb at\u00eb rrug\u00eb ka dhjet\u00ebra tregtiza apo zyra sh\u00ebrbimi t\u00eb cilat gjat\u00eb asaj kohe t\u00eb pritjes pambarim, nuk mund ta ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb?!<\/p>\n<p>Kjo tregon se i ashtuquajturi k\u00ebshill bashkiak nuk funksionuaka fare. Kjo d\u00ebshmon se k\u00ebta far\u00eb k\u00ebshilla bashkiak\u00eb qenk\u00ebshin instrumente t\u00eb verb\u00ebta t\u00eb kryebashkiak\u00ebve. Kjo flet se n\u00ebp\u00ebr k\u00ebto bashki s\u2019pask\u00ebsh as pluraliz\u00ebm politik apo demokratik. Ku jan\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb t\u00eb ashtuquajturit k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb partive oponent\u00eb?! Mos vall\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb gjum\u00eb organet partiake t\u00eb k\u00ebtyre kryebashkiak\u00ebve?! Kur ministrat dhe t\u00eb ashtuquajturit deputet\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb qeveri apo n\u00eb kuvend, a kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt dhe rrugicat e qytez\u00ebs apo shkojn\u00eb fluturimthi?! P\u00ebr dyert e mbyllura t\u00eb BE-s\u00eb fajet i paskan Franca dhe Holanda!<\/p>\n<p>Faktori politik i ka shnd\u00ebrruar shqiptar\u00ebt n\u00eb <strong><em>popull social<\/em><\/strong>. <strong><em>Nj\u00eb popull social nuk mendon politikisht<\/em><\/strong>. Populli i till\u00eb preokupim e ka ekzistenc\u00ebn lakuriqe, mbijetes\u00ebn. Nj\u00eb t\u00eb papuni, po t\u2019i gjesh nj\u00eb vend pune, atij tanim\u00eb fare pak do t\u2019i interesojn\u00eb plehrat e koshave t\u00eb degraduara. Me t\u00eb drejt\u00eb ai mendon p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet dhe jo p\u00ebr infrastruktur\u00ebn e qytetit.<\/p>\n<p>Po qe se partia ma pun\u00ebson djalin, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, ndryshe jo. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb vendet ekonomikisht t\u00eb prapambetura, partia \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, jo kur punon p\u00ebr interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm, por kur e pun\u00ebson tim bir apo timen bij\u00eb. Pasi e pun\u00ebson djalin, k\u00ebrkon ta pun\u00ebsoj\u00eb vajz\u00ebn, ren\u00eb. Q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyra. Po qe se s\u2019ia pun\u00ebson nusen e djalit, ai kalon n\u00eb taborin tjet\u00ebr, n\u00eb partin\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>S\u2019ka dyshim se ka njer\u00ebz dhe familje me probleme ekonomike e sociale. Mir\u00ebpo, problemet e tilla nuk zgjidhen me mbushje zyrash t\u00eb organeve apo t\u00eb institucioneve bashkiake. Nuk zgjidhen me mbushje shkollash, me gjysm\u00eb orari pune. Zhvillimi ekonomik i viseve shqiptare \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e faktorit politik, i cili n\u00eb tridhjet\u00eb vjet\u00ebt e kaluar \u00ebsht\u00eb treguar politikisht impotent. Po t\u00eb mos jen\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt me remitencat apo me d\u00ebrgesat monetare t\u00eb tyre ndihmojn\u00eb p\u00ebr ta mbajtur gjall\u00eb ekonomin\u00eb me ka\u00e7avida t\u00eb qytezave shqiptare, gjendja ekonomik-sociale do t\u00eb ishte akoma m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Rezultatet e zgjedhjeve vendore t\u00eb 17 tetorit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb 31 tetorit t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, u njoh\u00ebn nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ka rreth dhjet\u00eb vjet q\u00eb Maqedonia e Veriut ia del t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb pranueshme. Shteti q\u00eb nuk organizon zgjedhje t\u00eb pranueshme, rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE do ta ket\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":60252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-72974","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Rezultatet e zgjedhjeve vendore t\u00eb 17 tetorit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb 31 tetorit t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, u njoh\u00ebn nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ka rreth dhjet\u00eb vjet q\u00eb Maqedonia e Veriut ia del t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb pranueshme. Shteti q\u00eb nuk organizon zgjedhje t\u00eb pranueshme, rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE do ta ket\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-14T08:37:54+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"450\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE\",\"datePublished\":\"2021-11-14T08:37:54+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/\"},\"wordCount\":2492,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/\",\"name\":\"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-14T08:37:54+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/10\\\/xhelal_zejneli.jpg\",\"width\":800,\"height\":450,\"caption\":\"Xhelal Zejneli\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Rezultatet e zgjedhjeve vendore t\u00eb 17 tetorit, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb 31 tetorit t\u00eb vitit n\u00eb vazhdim, u njoh\u00ebn nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt. Ka rreth dhjet\u00eb vjet q\u00eb Maqedonia e Veriut ia del t\u00eb organizoj\u00eb zgjedhje t\u00eb pranueshme. Shteti q\u00eb nuk organizon zgjedhje t\u00eb pranueshme, rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb BE do ta ket\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. N\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-11-14T08:37:54+00:00","og_image":[{"width":800,"height":450,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE","datePublished":"2021-11-14T08:37:54+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/"},"wordCount":2492,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/","name":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","datePublished":"2021-11-14T08:37:54+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/10\/xhelal_zejneli.jpg","width":800,"height":450,"caption":"Xhelal Zejneli"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bashkite-dhe-qeverisja-vendore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BASHKIT\u00cb DHE QEVERISJA VENDORE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72974","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=72974"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72974\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":72975,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/72974\/revisions\/72975"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=72974"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=72974"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=72974"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}