{"id":7302,"date":"2016-10-07T08:58:50","date_gmt":"2016-10-07T07:58:50","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7302"},"modified":"2018-03-16T11:40:40","modified_gmt":"2018-03-16T10:40:40","slug":"atentatet-e-pafata-mbi-zogun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/","title":{"rendered":"Atentatet e pafata mbi Zogun"},"content":{"rendered":"<p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim <strong>Gjin Musa<\/strong>, gazetar<\/em>.<\/p>\n<p>Historiani Bernd Fischer n\u00eb librin dhe studimet e tij num\u00ebron plot 600 hasm\u00ebri t\u00eb ish\u00acpresidentit t\u00eb shqiptar\u00ebve, Ahmet Zogu. Por vet\u00ebm kat\u00ebr her\u00eb, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb, ku ta dish, u tentua direkt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn, njeriut q\u00eb do b\u00ebhej Mbret. Por, pa sukses. Si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, dy atentatet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha jet\u00ebs s\u00eb tij, iu b\u00ebn\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebdit\u00ebshin e dyt\u00eb t\u00eb muajit shkurt. Pas \u00e7do goditje pati hakmarrje makabre. Iku koka e Avni Rustemit, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Hasan Prishtin\u00ebs, etj. Dhe nj\u00eb paradoks, larg patriotizmit q\u00eb jemi m\u00ebsuar, shum\u00eb prej atentator\u00ebve u ndihmuan edhe nga ish\u00acmiqt\u00eb e tij serb\u00eb.<\/p>\n<p>Shkruan <strong>Ben Andoni<\/strong> <\/p>\n<p>Mjedisi: Kati i fundit n\u00eb \u201cOpera\u201d Kafe n\u00eb Vjen\u00eb. Personazhet: Sejfi Vllamasi (ish\u00acmik i mbretit); Azis \u00c7ami (ish\u00ackapiten i Nolit); Qazim Mulleti (m\u00eb von\u00eb prefekt), Kol Tromara (eksponent i emigrant\u00ebve); nj\u00eb grek. Q\u00ebllimi (de jure): Nj\u00eb dor\u00eb poker. Q\u00ebllimi (de facto): Vrasja e Ahmet Zogut. Zhvillim:Lajm\u00ebron Angjelin Suma (kreu i emigracionit politik n\u00eb Vjen\u00eb). Zbresin Azis \u00c7ami dhe Qazim Mulleti. N\u00eb rrug\u00eb i pret Ndok Gjeloshi.<\/p>\n<p>Pak minuta m\u00eb von\u00eb plumba mbi Zogun. Shp\u00ebton p\u00ebr her\u00ebn e rradh\u00ebs. Vdes adjutanti i tij Llesh Topallaj\u2026 \u2026 \u201cT\u00eb ishe oficer shoq\u00ebrimi me Zogun ishte nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishe roje nate n\u00eb nj\u00eb uzin\u00eb baruti, ku rreth e rrotull shkrep\u00ebtinin rrufe\u201d. Ky \u2018postulat\u2019 i shkruar nga nj\u00eb prej biograf\u00ebve m\u00eb kok\u00ebftoht\u00eb t\u00eb Mbretit Zog I, Bernd Fischer, mund t\u00eb tregoj\u00eb m\u00eb s\u00eb miri, sesa e rrezikshme ishte prania af\u00ebr tij. Oficerit, q\u00eb i atribuohet kjo shprehje, ishte njeriu i rradh\u00ebs q\u00eb e p\u00ebsoi p\u00ebr t\u00eb. Sikur t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb pak i sh\u00ebndosh\u00eb, adjutanti Topalli do jetonte edhe shum\u00eb vite t\u00eb tjera me at\u00eb fizik q\u00eb kishte. N\u00eb momentin e fundit, atentatori Gjeloshi u ngat\u00ebrrua, ngaq\u00eb nuk e dinte q\u00eb Zogu t\u00eb ishte dob\u00ebsuar aq shum\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjitha rrethanat, q\u00eb e shoq\u00ebruan jet\u00ebn e tij, duhet th\u00ebn\u00eb se ish\u00acmbreti i shqiptar\u00ebve ka qen\u00eb nj\u00eb qenie me shum\u00eb fat. Beqir Valterit, edhe nga af\u00ebr, i dridhet dora n\u00eb hyrje t\u00eb parlamentit dhe e g\u00ebrvisht pa ndonj\u00eb rrezik p\u00ebr jet\u00ebn. Ish\u00ackapiteni i xhandarm\u00ebris\u00eb Azis \u00c7ami, q\u00eb e q\u00ebllon sip\u00ebr kok\u00ebs i qet\u00eb, as nuk e prek fare. Vite m\u00eb par\u00eb, tre t\u00eb huaj varen n\u00eb litar, pa mundur as t\u2019i afrohen dhe t\u00eb kryejn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. N\u00eb njoftimet e koh\u00ebs ka pafund rrethana, mtonj\u00ebs dhe k\u00ebrkues t\u00eb vrasjes s\u00eb tij. Por, askush me fat. Ahmet Zogu do pag\u00ebzohej shpejt me plumbin dhe m\u00eb shum\u00eb akoma me pabesin\u00eb.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb karrier\u00eb brilante, pa arsimimin hierarkik, ai di t\u00eb mbjell\u00eb armiq kudo. \u201dAvancimi i tij n\u00eb pushtet ishte mbushur me vrasje, t\u00eb cilat duke qen\u00eb se ishin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb karakterit politik se personal nuk i n\u00ebnshtroheshin Bes\u00ebs\u201d, shprehet Fischer. Deri n\u00eb vitin 1928, koh\u00eb kur ai do kishte mbi kok\u00eb kuror\u00ebn mbret\u00ebrore\u00ac ka p\u00ebrball\u00eb 600 gjakmarrje. Disa prej tyre ishin nga familjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shqiptare. Nd\u00ebr viktimat jan\u00eb gjasht\u00eb bajraktar\u00eb t\u00eb Mirdit\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr prift\u00ebrinjsh dhe shum\u00eb politikan\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Historia i fshin sot k\u00ebto. Q\u00ebllimi i t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb kudo m\u00eb fund t\u00eb viteve \u201920, bashkohej n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb vetme: q\u00eb t\u00eb vrisnin presidentin e at\u00ebhersh\u00ebm. Esht\u00eb pika e vetme, ku \u201cBashkimi Komb\u00ebtar\u201d, \u201cShoqata e Pavarur e emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d dhe \u201cKONARE\u201d e Fan Nolit paqtoheshin\u2026 Atentati i par\u00eb Po t\u00eb besosh Sejfi Vllamasin, atentati i pari, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i hersh\u00ebm. At\u00eb e drejton baxhanaku i tij Xhevat Kor\u00e7a, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i organizat\u00ebs \u201cKrahu Komb\u00ebtar\u201d, bashk\u00eb me toger Hysen Nikolic\u00ebn (mik dhe shoku i vjet\u00ebr i Vllamasit, sepse kan\u00eb ndar\u00eb burgun m\u00eb 22 maj 1906 n\u00eb Manastir). An\u00ebtar\u00ebt e Krahut Komb\u00ebtar b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb plan q\u00eb do e realizoj\u00eb Nikolica. E frenon Vllamasi, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb njeri i Zogut. <\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e refuzova me indinjat\u00eb dhe e etiketova si akt tradh\u00ebtie me eliminimin e nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb p\u00ebr vendin\u2026\u201d, shprehet ai patetik n\u00eb kujtimet e botuara vite m\u00eb von\u00eb. I dyti: 23 shkurt 1924 Deri n\u00eb at\u00eb moment kur hapi befas der\u00ebn, gjithshka dukej se po zhvillohej normalisht. I drith\u00ebruar, me nagantin n\u00eb dor\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht i qet\u00eb\u00ac syt\u00eb i drejtoi mbi Opozit\u00ebn, ku n\u00eb vendin e zakonsh\u00ebm kishin z\u00ebn\u00eb vend si ngaher\u00eb Aqif Pasha, Qazim Koculi, Luigj Gurakuqi dhe Avni Rustemi. \u201cVazhdoni bisedimet, zoti kryetar, se k\u00ebto jan\u00eb gjana q\u00eb ngjajn\u00eb kudo\u201d.<\/p>\n<p>Ishte 23 shkurt 1924 dhe si p\u00ebr dreq, q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjez nuk ishte ndjer\u00eb mir\u00eb. Pak minuta m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb 17 vje\u00e7ar q\u00eb ai e kishte ndihmuar dikur dhe mezi i kujtonte fytyr\u00ebn, e kishte q\u00eblluar pas shpine. Tashm\u00eb ishte ndryr\u00eb diku. Por n\u00eb sall\u00ebn, ku t\u00eb gjith\u00eb rrinin t\u00eb nemitur, nuk e d\u00ebgjonin z\u00ebrin e matjanit nga Vinjali, q\u00eb kishte studiuar n\u00eb Italia me lek\u00ebt e tij dhe q\u00eb k\u00ebndonte nga frika. Por \u00e7irrej m\u00eb kot me k\u00ebng\u00eb patriotike n\u00eb banjon me rrogoza. Nj\u00ebsoj si ai, por me ul\u00ebrima e t\u00eb \u00e7jerra\u00aci p\u00ebrgjigjej kapiteni Osman Gazepi, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb qejfin Zogut. Nuk e kishte t\u00eb leht\u00eb askush. Djali nuk jepej. Nga llahtari, mbase q\u00eb e priste?! \u201c\u00c7do gj\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb ngjar\u00eb, neve na duhet t\u00eb veprojm\u00eb sipas ligjit\u201d, flet Gazepi, pak m\u00eb von\u00eb kopetent. <\/p>\n<p>Kur shikon se Zogu ishte mir\u00eb fillon pushk\u00ebn. Gjithshka kishte ndodhur n\u00eb pak minuta: \u201cValteri q\u00ebndronte n\u00eb krye t\u00eb shkall\u00ebve, kujton Vllamasi\u00ac kur Zogu ngjitej p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb mbledhje dhe duke i b\u00ebrtitur :\u2019Q\u00ebndro Zog\u2019 e q\u00eblloi pas shpinte tre her\u00eb me revolver dy metro af\u00ebr, duke i shkaktuar tre plag\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipta e t\u00eb lehta dhe u fut n\u00eb banjo. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast viktima \u00ebsht\u00eb roja e tij e trupit, Abaz Dibra, tetar n\u00eb xhandarm\u00ebri, djali m\u00eb trim i eskort\u00ebs s\u00eb tij. Ajo q\u00eb ndodh m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb tmerr. Ushtar\u00ebt e Osman Gazepit jan\u00eb t\u00eb rrethuar nga forcat e xhandarm\u00ebris\u00eb s\u00eb Azis \u00c7amit. Muharrem Bajrajktari ngjitet n\u00eb xhamin\u00eb Sulejman pasha me njer\u00ebz t\u00eb armatosur. Kund\u00ebr tij jan\u00eb xhandar\u00ebt e Refik Toptanit\u2026<\/p>\n<p>Asambleja d\u00ebrgon Koculin dhe Ali K\u00eblcyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar Beqir Valterin t\u00eb dor\u00ebzohet dhe madje i garantojn\u00eb jet\u00ebn\u2026Mjek\u00ebt nuk shikojn\u00eb fare rrezik p\u00ebr Zogun. Avni Rustemit i shkon gishti i fajtorit. Atentatori e pohon k\u00ebt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se pushk\u00ebt i ka marr\u00eb prej tij\u2026Avni Rustemi plagoset pak jav\u00eb m\u00eb von\u00eb nga nj\u00eb kriminel Jusuf Re\u00e7i n\u00eb varrezat e saj kohe m\u00eb 20 prill 1924. Sapo ishte ndar\u00eb me Hoxh\u00eb Kadrin\u00eb. Q\u00ebllohet n\u00eb shpatull dhe vdes dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb spital. Zogu nuk e harron leht\u00eb fyerjen. Komploti i par\u00eb kund\u00ebr tij Komploti i par\u00eb, ishte organizuar n\u00eb Trieste m\u00eb 1926, kur Teodor Vulkanof dhe Denko Abagjif, an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Komitetit Komuniste t\u00eb Federat\u00ebs Ballkanike, ishin takuar me nj\u00eb t\u00eb takuar t\u00eb Federat\u00ebs, t\u00eb quajtur Zankof dhe me Hasan Bej Prishtin\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb plan vrasje, citohet Fischer. Pas vrasjes s\u00eb Zogut, Prishtina, me ndihm\u00ebn e emigrant\u00ebve n\u00eb Jugosllavi do t\u00eb marshonte drejt Tiran\u00ebs dhe do t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb drejtimin e vendit\u2026<\/p>\n<p>Aksioni do t\u00eb realizohej m\u00eb 1927. Kuptohet se nuk ndodhi k\u00ebshtu. U tentua nj\u00eb ide tjet\u00ebr shum\u00eb moderne: Kur presidenti do t\u00eb ishte n\u00eb vil\u00ebn e tij t\u00eb Durr\u00ebsit, do t\u2019i vendosnin bomba n\u00eb nj\u00eb qoshe t\u00eb lulishtes publike ose n\u00eb kanalizimet e ujit. Ato do shp\u00ebrtheheshin me rrym\u00eb elektrike nga nj\u00eb distanc\u00eb e caktuar, duken si parerend\u00ebse t\u00eb ISIS\u00acit t\u00eb sot\u00ebm. Do vihesh n\u00eb funksion kur makina t\u2019i afrohej vil\u00ebs\u2026<\/p>\n<p>Konspiracioni d\u00ebshtoi. Tre t\u00eb akuzuarit u var\u00ebn, pavar\u00ebsisht se prokuroria e koh\u00ebs nuk e argumentoi dot fajin e tyre. Si p\u00ebr ironi t\u00eb fatit, n\u00eb kronikat e koh\u00ebs, p\u00ebrmendet sesi nj\u00eb bullgar i ashtuquajtur Georgief, theu trik\u00ebmb\u00ebshin prej pesh\u00ebs. E rivar\u00ebn. Mbreti, q\u00eb at\u00eb dit\u00eb, pati nj\u00eb nga dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb k\u00ebqia t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nuk e fali k\u00ebt\u00eb. E mendon qet\u00eb por edhe ashp\u00ebr. Pak vite m\u00eb von\u00eb, Hasan Prishtina, do t\u00eb jepte shpirt n\u00eb Selanik. Mbrohet si pakkush Nuk ka m\u00eb koh\u00eb. B\u00ebhet i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr nevoj\u00ebn e sigurimit t\u00eb tij. Mbyllet n\u00eb pallat duke punuar n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb tejnxehur, plot tym cigare. Tymos pa fund, n\u00eb nj\u00eb rutin\u00eb torturuese p\u00ebr ata q\u00eb e ndjekin. Ushqimi p\u00ebrgatitet vet\u00ebm nga e \u00ebma, q\u00eb ka funksione mbi at\u00eb t\u00eb nikoqires s\u00eb tij. <\/p>\n<p>Ajo drejton gjith\u00e7ka dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltari i par\u00eb i tij. Edhe vizitorin m\u00eb t\u00eb respektuar, Zogu e pret i ulur pas tryez\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs duke e v\u00ebshtruar me kujdes \u201cse mos nd\u00ebrmerrte ndonj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb papritur\u201d. Mban nj\u00eb shami, ku fsheh posht\u00eb nj\u00eb revolver, gati p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar. N\u00eb pak momente, q\u00eb del nga pallati, shoq\u00ebrohet nga e \u00ebma. N\u00eb Kanun d\u00ebnohet vrasja e gruas\u2026N\u00eb gjah e ndjek nj\u00eb detashment i t\u00ebr\u00eb kavalerie\u2026N\u00eb udh\u00ebtimin e vet\u00ebm t\u00eb gjat\u00eb m\u00eb 1927 n\u00eb koh\u00ebn e presidenc\u00ebs p\u00ebrfundon n\u00eb Shkod\u00ebr me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb blinduar. E gjith\u00eb rruga ka t\u00eb num\u00ebruar gjysm\u00ebn e ushtris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, q\u00eb e ruan. N\u00eb Durr\u00ebs e pret gjithmon\u00eb nj\u00eb anije, q\u00eb ruhet, q\u00eb t\u00eb largohet n\u00eb rast rreziku\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebr Zogun, si e kan\u00eb njohur Pietro Kuaroni, nj\u00eb nga emisar\u00ebt italian\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, duket i mrekulluar me t\u00eb. \u201cFlok\u00eb biond\u00eb, t\u00eb \u00e7el\u00ebt, pak t\u00eb rrall\u00eb mbi ball\u00eb dhe n\u00eb qaf\u00eb, nj\u00eb hund\u00eb shqiponj\u00eb shum\u00eb t\u00eb theksuar, mustaqe t\u00eb vogla bionde, mjekr\u00ebn paksa si t\u00eb pjerr\u00ebt, sy t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb tejpash\u00ebm, dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe t\u00eb rregullt, nj\u00eb buz\u00ebqeshje dhe \u00ebmb\u00eblsi e skajshme, nj\u00eb z\u00eb i holl\u00eb e ting\u00ebllues me ndryshime \u00e7udit\u00ebrisht rinore, nj\u00eb qaf\u00eb e gjat\u00eb dhe e holl\u00eb: n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, pamje e nj\u00eb burri t\u00eb ri mjaft timid\u2026Shum\u00eb i hequr, trupmadh e i p\u00ebrpjestuar, e mbante bukur uniform\u00ebn fushore ngjyr\u00eb kaki me prerje pak austriake. E pastaj, duart e tij, t\u00eb hequra e t\u00eb zhd\u00ebrvjedhta, t\u00eb ndjeshme e elegante\u2026 Asgj\u00eb tek ai nuk d\u00ebshmonte nj\u00eb sovran t\u00eb pakkohsh\u00ebm: pamja e tij e p\u00ebrgjithshme ishte jo vet\u00ebm e st\u00ebrholluar, por pothuaj dekadente\u2026\u201d<\/p>\n<p>Intermexo Por, para se t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb edhe italian\u00ebt jan\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim. Serb\u00ebt aludojn\u00eb se ai nuk e ka t\u00eb gjat\u00eb. \u201cSh\u00ebndeti i tij na preokuponte shum\u00eb dhe i trembeshim ndonj\u00eb kanceri n\u00eb stomak. Kishim shum\u00eb frik\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb atentat t\u00eb mundsh\u00ebm. Vjena g\u00eblonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga emigrant\u00ebt politik\u00eb shqiptar\u00eb, partizan\u00eb t\u00eb Fan Nolit.<\/p>\n<p>Ky atentat ndodhi n\u00eb fakt, por nuk ishte akoma ora e Zogut. I z\u00ebn\u00eb me masat q\u00eb duheshin marr\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur situat\u00ebn n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb zhdukjes s\u00eb mbretit, Soranja m\u00eb kishte ngarkuar t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb lloj ankete, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb analizoheshin mund\u00ebsit\u00eb e ndryshme, shpjegon Kuaroni, duke e hapur gjeografin\u00eb e faktor\u00ebve q\u00eb e duan vdekjen e tij. Rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrjashtonin \u00e7do nd\u00ebrhyrje direkte: n\u00eb rast nevoje, duhej kullundrisur vet\u00ebm me mjetet q\u00eb kishim n\u00eb dor\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>20 shkurt 1931 Dhe, vjen dita. N\u00eb Vjen\u00eb, p\u00ebr atentatin e tij, jepen dy versione. Nj\u00eb i Sejfi Vllamasit. Ish\u00acmiku i tij \u00ebsht\u00eb direkt i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb vrasjen e tij. Dhe, nj\u00eb tjet\u00ebr, i Bernd Fisher. Ngjarjet jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend n\u00eb Operan e Vjen\u00ebs. P\u00ebr Fisherin, ai shikon \u201cPagliaco\u201d e Leoncavallos, nd\u00ebrsa p\u00ebr Sejfiun \u201cAid\u00ebn\u201d e Verdit. T\u00eb dy kan\u00eb nj\u00ebsoj personazhet, ve\u00e7 Qazim Mulletit, q\u00eb Fisheri nuk e p\u00ebrmend\u2026\u00c7udit\u00ebrisht d\u00ebnimet q\u00eb thon\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndryshme. M\u00eb \u2018i besuesh\u00ebm\u2019 Vllamasi. \u201dN\u00eb mbr\u00ebmje e 20 shkurtit mbreti dhe disa prej njer\u00ebzve t\u00eb tij po shikonin operan \u2018Pagliacci\u2019, rr\u00ebfen Fischer. Dol\u00ebn nga nj\u00eb der\u00eb an\u00ebsore dhe u largua pa mbaruar. Kishin dy makina. N\u00eb automobilin e par\u00eb u ngjit ai me Libohov\u00ebn. <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb adjutanti i vet po ngjitej n\u00eb makin\u00eb dhe k\u00ebshilltari i legat\u00ebs shqiptare dhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb makin\u00ebn tjet\u00ebr, dy shqiptar\u00eb shum\u00eb elegant\u00eb me kostume t\u00eb shtrenjta e q\u00eblluan. Austriaku q\u00eb ishte me Zogun i sulmoi, por Azis \u00c7ami iu afrua makin\u00ebs s\u00eb Zogut dhe e q\u00eblloi nga af\u00ebr. P\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq e p\u00ebsoi majori Topallaj, q\u00eb ishte i veshur me uniform\u00eb. E q\u00eblluan dy her\u00eb pas koke\u2026Edhe Libohova luftoi dhe u plagos, nd\u00ebrsa nj\u00eb plumb i kishte p\u00ebrshkruar kapelen mbi kok\u00eb tejet. Dy vras\u00ebsit u kap\u00ebn. Nj\u00ebri ishte Ndok Gjeloshi dhe tjetri Azis \u00c7ami, emigrant\u00eb shqiptar\u00eb ish oficer\u00eb t\u00eb xhandarm\u00ebris\u00eb. Gjeloshi kishte qen\u00eb me forcat e Princ Wid\u00acit dhe dikur nx\u00ebn\u00ebs fran\u00e7eskan. Ai deklaroi se ishte antizogist dhe an\u00ebtar i Partis\u00eb Nacionaliste. Ishte arratisur pas ardhjes s\u00eb Zogut nga Shqip\u00ebria n\u00eb koh\u00ebn, q\u00eb ishte thjesht kapiten i forcave tok\u00ebsore\u2026 \u201cE q\u00eblluam se ai \u00ebsht\u00eb tradhtar i popullit shqiptar dhe e ka rr\u00ebnuar vendin\u201d, u shpreh \u00c7ami n\u00eb gjyq. Kishte qen\u00eb dikur oficer n\u00eb ushtrin\u00eb austriake n\u00eb trupat kufitare. <\/p>\n<p>Larg patetizmit, shpejt u zbulua se t\u00eb dy subvencionoheshin nga shqiptar\u00ebt e Vjen\u00ebs dhe Beogradi ..Gjyqi u b\u00eb n\u00eb Ried n\u00eb Austrin\u00eb e Veriut p\u00ebr arsye sigurie\u2026sepse druheshin se Zogu mund ti ekzekutonte..atje. Nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Bebin, vras\u00ebsin e kunatit t\u00eb tij Ceno beut n\u00eb Prag\u00eb. Angjelin Suma doli se ishte njeriu q\u00eb e ka organizuar direkt, por edhe nj\u00eb njeri, q\u00eb u v\u00ebrtetua se ishte i lidhur me sllav\u00ebt. E v\u00ebrteta e sponsorit provohet m\u00eb von\u00eb edhe nga avokat\u00ebt e tyre, q\u00eb jan\u00eb emra t\u00eb klasit t\u00eb par\u00eb: Dr. Pressburger dhe Dr. Friscauer\u2026 Edhe Vllamasi nuk e mohon dor\u00ebn e serb\u00ebve, por shton se: vrasjen e k\u00ebrkojn\u00eb shqiptar\u00ebt nga e gjith\u00eb Evropa. Ikin t\u00eb gjith\u00eb nga Austria dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e \u201cBashkimit Komb\u00ebtar\u201d bashkohen n\u00eb Paris. \u00c7udit\u00ebrisht atje \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish Markovi\u00e7i, konsulli serb i p\u00ebrfolur n\u00eb afera jo t\u00eb mira?! Beogradi shkurton subvencionin p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb, sipas Vllamasit. Dy atentator\u00ebt lirohen\u2026<\/p>\n<p>Epilog: Ajo q\u00eb vijoi m\u00eb pas dihet. Zogu mbret\u00ebroi dhe tet\u00eb vjet t\u00eb tjera. Nga koka e tij mendohet se kan\u00eb dal\u00eb dhe urdhra t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb. Dal\u00ebngadal\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb personazhet e viteve \u201920 dhe \u201930 dalin nga skena. Shum\u00eb syresh shkojn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e pasosun. T\u00eb tjer\u00eb hallakaten n\u00eb labirinthet e ngat\u00ebrruar t\u00eb historis\u00eb shqiptare. Zogu, vet\u00eb, do jetonte deri n\u00eb vitin 1961, duke i shp\u00ebtuar Luft\u00ebs, komunist\u00ebve\u2026por jo vdekjes natyrore<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim Gjin Musa, gazetar. Historiani Bernd Fischer n\u00eb librin dhe studimet e tij num\u00ebron plot 600 hasm\u00ebri t\u00eb ish\u00acpresidentit t\u00eb shqiptar\u00ebve, Ahmet Zogu. Por vet\u00ebm kat\u00ebr her\u00eb, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb, ku ta dish, u tentua direkt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn, njeriut q\u00eb do b\u00ebhej Mbret. Por, pa sukses. Si p\u00ebr ironi t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22087,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-7302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim Gjin Musa, gazetar. Historiani Bernd Fischer n\u00eb librin dhe studimet e tij num\u00ebron plot 600 hasm\u00ebri t\u00eb ish\u00acpresidentit t\u00eb shqiptar\u00ebve, Ahmet Zogu. Por vet\u00ebm kat\u00ebr her\u00eb, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb, ku ta dish, u tentua direkt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn, njeriut q\u00eb do b\u00ebhej Mbret. Por, pa sukses. Si p\u00ebr ironi t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-07T07:58:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-16T10:40:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"520\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"370\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Atentatet e pafata mbi Zogun\",\"datePublished\":\"2016-10-07T07:58:50+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-16T10:40:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/\"},\"wordCount\":2612,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/zogu_me_geraldinen.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/\",\"name\":\"Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/zogu_me_geraldinen.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-07T07:58:50+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-16T10:40:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/zogu_me_geraldinen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/zogu_me_geraldinen.jpg\",\"width\":520,\"height\":370},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Atentatet e pafata mbi Zogun\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim Gjin Musa, gazetar. Historiani Bernd Fischer n\u00eb librin dhe studimet e tij num\u00ebron plot 600 hasm\u00ebri t\u00eb ish\u00acpresidentit t\u00eb shqiptar\u00ebve, Ahmet Zogu. Por vet\u00ebm kat\u00ebr her\u00eb, mbase edhe m\u00eb shum\u00eb, ku ta dish, u tentua direkt p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn, njeriut q\u00eb do b\u00ebhej Mbret. Por, pa sukses. Si p\u00ebr ironi t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-07T07:58:50+00:00","article_modified_time":"2018-03-16T10:40:40+00:00","og_image":[{"width":520,"height":370,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Atentatet e pafata mbi Zogun","datePublished":"2016-10-07T07:58:50+00:00","dateModified":"2018-03-16T10:40:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/"},"wordCount":2612,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/","name":"Atentatet e pafata mbi Zogun - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg","datePublished":"2016-10-07T07:58:50+00:00","dateModified":"2018-03-16T10:40:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/zogu_me_geraldinen.jpg","width":520,"height":370},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/atentatet-e-pafata-mbi-zogun\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Atentatet e pafata mbi Zogun"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7302\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22087"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}