{"id":73044,"date":"2021-11-19T03:54:33","date_gmt":"2021-11-19T01:54:33","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=73044"},"modified":"2021-11-19T03:54:33","modified_gmt":"2021-11-19T01:54:33","slug":"vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/","title":{"rendered":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore."},"content":{"rendered":"<p>E diel 16.11.2021. Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodh n\u00eb Fier. Ngjarje makab\u00ebr ku vritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 8 vje\u00e7ar, Mateo. Vritet dhe groposet n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Ngjarje shokuese! E p\u00ebrs\u00ebri agresori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr. Nj\u00eb most\u00ebr 38 vje\u00e7ar Klodian \u00c7alamani, fqinj me familjen e viktim\u00ebs. Rasti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. P\u00ebr dhunimin e minorenes n\u00eb vitin 2006, ai d\u00ebnohet minimalisht! P\u00ebrse k\u00ebshtu? A do ti jepte vall\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim, gjygjtarja n\u00eb fjal\u00eb, mostr\u00ebs n\u00ebqoft\u00ebse e dhunuara do ishte vajza e saj? P\u00ebr \u00e7udi krimineli lirohet edhe para kohe! P\u00ebrse tolerohen kriminel\u00ebt?<\/p>\n<p>Ai mbeti kriminel dhe si i till\u00eb kreu p\u00ebrs\u00ebri krimin tjet\u00ebr. Kjo ngjarje \u00ebsht\u00eb e paralajm\u00ebruar. Viktima tani \u00ebsht\u00eb Mateo, nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr Mateo&#8230; Paradokse shqiptare, depresion shoq\u00ebror, tronditje sociale, tronditje e familjes. Nga ana tjet\u00ebr indiferentiz\u00ebm i friksh\u00ebm i institucioneve. Shoq\u00ebria dhe shteti k\u00ebrkohen t\u00eb sfidohen nga kriminel\u00ebt dhe psikopat\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur! Populli \u00ebsht\u00eb i shokuar nga ngjarja dhe k\u00ebrkon d\u00ebnimin me vdekje. P\u00ebrball turm\u00ebs vijn\u00eb reagimet e pushtetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt na &#8220;m\u00ebsojn\u00eb&#8221; se d\u00ebnimin me vdekje nuk na e pranon Europa! Shum\u00eb gj\u00ebra nuk na i lejon Europa dhe mir\u00eb b\u00ebn. \u00c7far\u00eb do b\u00ebhet me viktimat e pritshme si f\u00ebmija 8 vje\u00e7ar? Kur do vihet n\u00eb vend drejt\u00ebsia? Pse nuk funksionon ajo? Pse nuk d\u00ebnohet gjygjtarja? Evropa na i ndalon k\u00ebto? Natyrisht jo!<\/p>\n<p>Po \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb kjo drejt\u00ebsi q\u00eb jep d\u00ebnime minimale p\u00ebr kriminel\u00ebt? A \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb kjo gjygjtare? Kjo \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi e korruptuar. Pasojat bien mbi popullin, bien mbi qytetarin, bien mbi vegj\u00eblin\u00eb, bien mbi hallexhiun, bien mbi t\u00eb gjith\u00eb ne. Deri kur k\u00ebshtu? Kjo betej\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe besoj do fitohet nga shoq\u00ebria jon\u00eb. Q\u00eb fitorja t\u00eb jet\u00eb e qytetar\u00ebve ne si shoq\u00ebri duhet ta shohim problemin n\u00eb nj\u00eb spekt\u00ebr m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ta trajtojm\u00eb n\u00eb gjenez\u00eb, si problem social. Duhen t\u00eb analizojm\u00eb shkaqet dhe pastaj vijn\u00eb pasojat. Socializimi kryesor, arritjet apo disfatat, sjellja e mir\u00eb apo e keqe, ngjarjet pozitive apo kriminale, shembulli pozitiv apo negativ, nisin nga familja, form\u00ebsohen edhe m\u00eb shum\u00eb nga organet socializuese dhe institucionet.<\/p>\n<p>Familja \u00ebsht\u00eb celula baz\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb. Kontakti i par\u00eb i f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb ajo, jan\u00eb prind\u00ebrit, t\u00eb af\u00ebrmit pastaj t\u00eb tjer\u00ebt. Po si paraqitet familja shqiptare sot? P\u00ebrgjigja e pyetjes \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. E v\u00ebshtir\u00eb pasi shoq\u00ebria jon\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite tranzicioni po kalon trauma t\u00eb m\u00ebdha. Familja p\u00ebrgjith\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt apo ka prezent; papun\u00ebsin\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb, emigracionin, drog\u00ebn, alkoolin, prostitucionin, trafikun e qenieve njer\u00ebzore etj. Ka prezent monstrat q\u00eb vrasin, presin, p\u00ebrdhunojn\u00eb, drogojn\u00eb, vjedhin, shesin etj. Ka prezent mediat q\u00eb godasin pa m\u00ebshir\u00eb mbi familjen, t\u00eb rinjt\u00eb, shoq\u00ebrin\u00eb. Natyrisht jo t\u00eb gjitha mediat, por nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj! Ka koh\u00eb q\u00eb ka filluar &#8220;rrezatimi p\u00ebrshkues&#8221; i tyre tek t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Ne si familje q\u00ebndrojm\u00eb indiferent\u00eb dhe pasojat jan\u00eb negative . Natyrisht n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb hapur si ne, k\u00ebto fenomene jan\u00eb t\u00eb paevitueshme. Q\u00ebllimi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb jet\u00eb minimizimi i tyre. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb familja mban pesh\u00ebn kryesore. Po kush \u00ebsht\u00eb familja e Klodianit? Sipas fqinj\u00ebve ajo \u00ebsht\u00eb familje me probleme. Kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi kur Mateo nuk jeton m\u00eb! \u00c7far\u00eb mund t\u00eb pres\u00ebsh nga monstra kur edukate e tij \u00ebsht\u00eb ajo e hajdutit, vjedh\u00ebsit, p\u00ebrdhunuesit, kriminelit&#8230; Familja nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm babai i cili tani \u00ebsht\u00eb i ndjer\u00eb, \u00ebsht\u00eb dhe n\u00ebna e cila tani e ka braktisur, \u00ebsht\u00eb edhe motra&#8230; E \u00e7far\u00eb edukate ka dh\u00ebn\u00eb kjo n\u00ebn\u00eb? Po motra &#8220;karrem&#8221; si bashk\u00ebpun\u00ebtore n\u00eb krimin e tentativ\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrdhunim! Nga kjo familje nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh asgj\u00eb. Po pjestar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb zgjeruar pse nuk u b\u00ebn\u00eb t\u00eb gjall\u00eb p\u00ebr Klodianin para krimit t\u00eb fundit?<\/p>\n<p>Xhaxhai i Klodianit tani pas tragjedis\u00eb me Mateon, thot\u00eb t\u00eb varet nipi i tij. Ku qe ai m\u00eb par\u00eb? P\u00ebrse nuk e ngriti z\u00ebrin? Po p\u00ebrse nuk e vuri veten n\u00eb rolin e babait t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb dhunuar? Po banor\u00ebt e lagjes, fshatit, qytetit, opinioni shoq\u00ebror, p\u00ebrse kaq indiferent\u00eb n\u00eb ngjarje t\u00eb tilla? P\u00ebrse nuk e vejm\u00eb veten n\u00eb rolin e viktim\u00ebs! Po t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn si shoq\u00ebri ndoshta k\u00ebto probleme nuk do kishin k\u00ebto dimensione. Duke e trajtuar rastin n\u00eb fjal\u00eb si dukuri shoq\u00ebrore mund t\u00eb them se \u00e7alon puna edukative. A e luan si\u00e7 duhet familja rolin e saj? Un\u00eb mendoj dhe them me bindje jo. Familja sot nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicionin e saj m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Natyrisht familja ka aleat\u00ebt e saj, ka edhe shkoll\u00ebn. Duhet nj\u00eb bashk\u00ebpunim m\u00eb i madh dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm m\u00ebsues-prind\u00ebr-nx\u00ebn\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb themra e akilit p\u00ebr rezultate n\u00eb arsimim dhe edukimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>E k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve q\u00eb do marrin n\u00eb dor\u00eb &#8220;frenat&#8221; apo p\u00ebrpara &#8220;stafet\u00ebn e vendit &#8220;. Po si mund t\u00eb b\u00ebhet kjo n\u00ebqoft\u00ebse braktisim librin, luajm\u00eb n\u00eb lojrat e fatit, merremi gjith\u00eb dit\u00ebn me telenovelat turke dhe jo vet\u00ebm, duke l\u00ebn\u00eb or\u00ebt m\u00ebsimore dhe duke frekuentuar lokalet, duke konsumuar duhan, alkool apo drog\u00eb nga t\u00eb rinjt\u00eb. K\u00ebshtu? Jo! Po pse tregohemi liberal e t\u00eb pa p\u00ebrgjegjsh\u00ebm me f\u00ebmij\u00ebt kur ato; braktisin shkoll\u00ebn, largohen pa arsye nga or\u00ebt e m\u00ebsimit, nuk respektojn\u00eb m\u00ebsuesit, t\u00eb moshuarit, kur p\u00ebrdorin fjalor rruge, etj.? P\u00ebrse b\u00ebjm\u00eb fajtor tjetrin kur problemi q\u00ebndron te f\u00ebmija jon\u00eb? Natyrisht n\u00eb shum\u00eb raste problemi jan\u00eb vet\u00eb prind\u00ebrit! At\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb presim nga f\u00ebmij\u00ebt? P\u00ebrset\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumta. Familja dhe shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb e tronditur dhe ka p\u00ebrball sfida t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u00c7alon duksh\u00ebm ana edukative e saj. Po si ta luaj ajo si duhet funksionin edukativ kur vet\u00eb ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb sfidave t\u00eb m\u00ebdha? E si mund ta luaj funksionin socializues p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt familja me nj\u00eb antar, familja e divorcuar, familja pa prind\u00ebr, familja me probleme shkollimi, etj. Kur nuk arrihet socializimi me faktor\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm, nd\u00ebrhyn shteti me ligjet e tij. Merren masa dhe neutralizohen keqb\u00ebr\u00ebsit. N\u00eb rastin e k\u00ebsaj monstre drejt\u00ebsia nuk e ka b\u00ebr\u00eb si\u00e7 duhet pun\u00ebn e saj. \u00c7far\u00eb presim at\u00ebher\u00eb? Indinjat\u00eb, madje popullore. Pamje trondit\u00ebse n\u00eb gjykat\u00eb! T\u00eb af\u00ebrmit k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb me forc\u00eb aty ku gjykohet monstra. Opinioni k\u00ebrkon varje n\u00eb litar p\u00ebr Klodianin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb vend drejt\u00ebsin\u00eb p\u00ebr T\u00eb, p\u00ebr Mateon e masakruar, p\u00ebr Mateon q\u00eb nuk jeton m\u00eb. Vall\u00eb a d\u00ebgjojn\u00eb, shohin dhe reagojn\u00eb institucionet? Mendoj k\u00ebsaj radhe, se po.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt radh\u00ebn nes\u00ebr do ta ket\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;Mateo&#8221; . Shpresoj se institucionet do ti kryejn\u00eb detyrat e tyre dhe do t&#8217;i parandalojm\u00eb ngjarje t\u00eb tilla, kaq makabre. Kjo \u00ebsht\u00eb detyra e tyre. Q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb duhet q\u00eb krahas familjes, shkoll\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb shkundet e gjith\u00eb politika. T\u00eb marrin t\u00eb gjitha p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe t\u00eb dalin me detyra organet gjygj\u00ebsore. Natyrisht monsta t\u00eb tilla meritojn\u00eb d\u00ebnim kapital. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb zbatuar d\u00ebnimin me vdekje, mendoj se n\u00eb planin afatgjat\u00eb, duhet:<\/p>\n<p>1-Politikan\u00ebt e t\u00eb gjitha grupimeve t\u00eb moderojn\u00eb gjuh\u00ebn, t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit dhe t\u00eb p\u00ebrcjellin vlera te t\u00eb tjer\u00ebt&#8230;<br \/>\n2-T\u00eb zbatohet me korrekt\u00ebsi kodi penal dhe t\u00eb jepet d\u00ebnimi maksimal q\u00eb parashikon ligji p\u00ebr element\u00ebt kriminal.<br \/>\n3- Shpresojm\u00eb se organet e reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb dala pas reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, do marrin situat\u00ebn n\u00ebn kontroll dhe do d\u00ebnojn\u00eb sipas ligjit gjygjtar\u00ebt abuzues.<br \/>\n4- T\u00eb hapen spitale p\u00ebr trajtimin e pacient\u00ebve q\u00eb kan\u00eb probleme t\u00eb sh\u00ebndetit mendor dhe t\u00eb izolohen plot\u00ebsisht ato.<br \/>\n5- Duhet t\u00eb forcohet familja, t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr edukimin e antar\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr luftimin e veseve t\u00eb k\u00ebqia q\u00eb po e g\u00ebrryejn\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.<br \/>\n6-T\u00eb forcohet m\u00eb shum\u00eb puna edukative n\u00eb shkolla, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb efikas t\u00eb m\u00ebsuesit, prind\u00ebrve, qeveris\u00eb s\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve, psikologut t\u00eb shkoll\u00ebs etj.<br \/>\n7- T\u00eb d\u00ebnohet korrupsioni n\u00eb drejt\u00ebsi dhe ti jepet fund abuzimit me ligjin.<\/p>\n<p><strong>Ibrahim Kabili<\/strong><br \/>\n<em>Tiran\u00eb m\u00eb 18.11.2021<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E diel 16.11.2021. Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodh n\u00eb Fier. Ngjarje makab\u00ebr ku vritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 8 vje\u00e7ar, Mateo. Vritet dhe groposet n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Ngjarje shokuese! E p\u00ebrs\u00ebri agresori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr. Nj\u00eb most\u00ebr 38 vje\u00e7ar Klodian \u00c7alamani, fqinj me familjen e viktim\u00ebs. Rasti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. P\u00ebr dhunimin e minorenes n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":56521,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-73044","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E diel 16.11.2021. Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodh n\u00eb Fier. Ngjarje makab\u00ebr ku vritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 8 vje\u00e7ar, Mateo. Vritet dhe groposet n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Ngjarje shokuese! E p\u00ebrs\u00ebri agresori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr. Nj\u00eb most\u00ebr 38 vje\u00e7ar Klodian \u00c7alamani, fqinj me familjen e viktim\u00ebs. Rasti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. P\u00ebr dhunimin e minorenes n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-19T01:54:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore.\",\"datePublished\":\"2021-11-19T01:54:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/\"},\"wordCount\":1522,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ibrahim-kabili.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/\",\"name\":\"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ibrahim-kabili.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-19T01:54:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ibrahim-kabili.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/06\\\/ibrahim-kabili.jpg\",\"width\":500,\"height\":600,\"caption\":\"Ibrahim Kabili\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E diel 16.11.2021. Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb ndodh n\u00eb Fier. Ngjarje makab\u00ebr ku vritet nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 8 vje\u00e7ar, Mateo. Vritet dhe groposet n\u00eb oborrin e sht\u00ebpis\u00eb. Ngjarje shokuese! E p\u00ebrs\u00ebri agresori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monst\u00ebr. Nj\u00eb most\u00ebr 38 vje\u00e7ar Klodian \u00c7alamani, fqinj me familjen e viktim\u00ebs. Rasti i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebs. P\u00ebr dhunimin e minorenes n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-11-19T01:54:33+00:00","og_image":[{"width":500,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore.","datePublished":"2021-11-19T01:54:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/"},"wordCount":1522,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/","name":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore. - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg","datePublished":"2021-11-19T01:54:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/06\/ibrahim-kabili.jpg","width":500,"height":600,"caption":"Ibrahim Kabili"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vdekja-e-mateos-dhe-pergjegjesia-shoqerore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vdekja e Mateos dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia shoq\u00ebrore."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73044","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73044"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73044\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73045,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73044\/revisions\/73045"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56521"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73044"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73044"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73044"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}