{"id":73220,"date":"2021-11-25T02:21:06","date_gmt":"2021-11-25T00:21:06","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=73220"},"modified":"2021-11-25T10:28:22","modified_gmt":"2021-11-25T08:28:22","slug":"disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/","title":{"rendered":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><em>Arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb<\/em><\/p>\n<blockquote><p>\u201cKryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb. Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta luft\u00ebtar trima, heronj t\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821-shit, jo vet\u00ebm me arm\u00ebt e tyre luftuan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb, por ishin kryetar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shtetit grek, q\u00eb drejtuan Greqin\u00eb drejt zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs evropiane.\u201d<\/p><\/blockquote>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Arben Llalla\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/arben_llalla.jpg\" alt=\"\" width=\"250\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Arben Lllalla<\/strong><\/p>\n<p>Historikisht arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfshihen n\u00eb list\u00ebn e emrave m\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm, q\u00eb i dhan\u00eb lavdi Greqis\u00eb s\u00eb Re.<\/p>\n<p>Gjithnj\u00eb nga historia kemi m\u00ebsuar se shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse politike n\u00eb Turqi, Rumani, Itali, Egjipt. Por shum\u00eb pak \u00ebsht\u00eb shkruar dhe folur, q\u00eb shqiptar\u00ebt ose grek\u00ebt me origjin\u00eb shqiptare ishin shum\u00eb kryetar\u00eb dhe kryeministra t\u00eb Greqis\u00eb. Prandaj p\u00ebr lexuesit sot kemi zgjedhur t\u00eb paraqesim biografi t\u00eb e disa kryeministrave t\u00eb shtetit Grek, q\u00eb ishin arvanitas. Q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndri\u00e7uar rolin historik q\u00eb luajt\u00ebn arvanitasit p\u00ebr drejtimin e mbret\u00ebris\u00eb dhe shtetit grek. Kryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta luft\u00ebtar trima, heronj t\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821-shit, jo vet\u00ebm me arm\u00ebt e tyre luftuan p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb, por ishin kryetar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shtetit grek, q\u00eb drejtuan Greqin\u00eb drejt zhvillimit t\u00eb jet\u00ebs evropiane. Shumica e kryeministrave t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb me origjin\u00eb nga ishujt, q\u00eb historikisht njihen t\u00eb banuar dhe banohen edhe sot me shumic\u00eb nga popullata arvanitase si Hidra, Speca, Poros, Salamina etj.<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu, kur ishte kryeminist\u00ebr, shpalli Kish\u00ebn Autoqefale Greke, duke e shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga vart\u00ebsia e Fanarit t\u00eb Stambollit.<\/p><\/blockquote>\n<p>Arvanitasi tjet\u00ebr Dhimit\u00ebr Vulgari pasi u zgjodh kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb, u b\u00eb e mundur bashkimi i Shtat\u00eb ishujve me Greqin\u00eb. Kryeministri Dhimit\u00ebr Vulgari mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm kryengritjen e ishullit t\u00eb Kret\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u bashkuar me Greqin\u00eb. Po ashtu Kryeminist\u00ebr t\u00eb Greqis\u00eb kan\u00eb qene edhe arvanitasit Teodoros Pangallos, i cili m\u00eb tej u zgjodh dhe Kryetar i shtetit grek. Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb ka qen\u00eb edhe an\u00ebtari i Akademis\u00eb s\u00eb Athin\u00ebs Aleksand\u00ebr Diomidhis p\u00ebr t\u00eb cilin kemi shkruar n\u00eb biografit\u00eb e arvanitasve q\u00eb ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Akademis\u00eb greke. Ai u zgjodh Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb m\u00eb 30.6.1949 deri m\u00eb 6.1.1950.<\/p>\n<p>Pra historikisht arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e jet\u00ebs politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb. Shum\u00eb prej tyre p\u00ebrfshihen n\u00eb list\u00ebn e emrave m\u00eb t\u00eb shndritsh\u00ebm, q\u00eb i dhan\u00eb lavdi Greqis\u00eb s\u00eb Re. Por sot pozicioni i gjuh\u00ebs, kultur\u00ebs dhe i traditave t\u00eb tyre nuk e meritojn\u00eb vendin q\u00eb u ka l\u00ebn\u00eb shtetin grek. Ku \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka lidhje me arvanitasit fshihet, izolohet dhe konservohet n\u00ebp\u00ebr bodrumet e harres\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos dal\u00eb m\u00eb n\u00eb drit\u00eb e v\u00ebrteta e atyre q\u00eb jan\u00eb zot\u00ebr t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>1.- <strong>Gjergj KUNDURIOTI<\/strong> (1782-1858) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs. I takon familjes s\u00eb Kunduriot\u00ebve q\u00eb ia dhan\u00eb shum\u00eb kryengritjes s\u00eb 1821. Tok me v\u00ebllan\u00eb Llazarin, dhan\u00eb shum\u00ebn prej 1.948.158 franga ari (4\/5 t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tyre) p\u00ebr mb\u00ebshtetjen t\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821. Ishte Kryetar i Greqis\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 11.10.1824-6.2.1825. Kryetar dhe an\u00ebtar i Komisionit Drejtues m\u00eb 1832. U zgjodh kryetar i mbledhjes s\u00eb Pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb par\u00eb(1844- 1845), t\u00eb mbledhjes s\u00eb Pleq\u00ebris\u00eb s\u00eb dyt\u00eb(1845-1846), dhe t\u00eb mbledhjes s\u00eb tret\u00eb(1846-1847). N\u00eb janar t\u00eb 1844 u b\u00eb kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Marin\u00ebs.<\/p>\n<p>U b\u00eb kryeminist\u00ebr p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vitin 1848, dhe dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb mospajtimit me mbretin Otton. N\u00eb vazhdim ishte deputet dhe kryetar i Kuvendit t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Greqis\u00eb m\u00eb 1856. Vdiq m\u00eb 1858 n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs.<\/p>\n<p>2.- <strong>Andon KRYEZIU<\/strong> (1796-1865) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1796. Familja e tij kishte ardhur n\u00eb ishull n\u00eb shekullin XVII. Rr\u00ebnj\u00ebt e fi sit t\u00eb Kryezinjve gjenden n\u00eb fshatin arvanitas Krieza t\u00eb Eubes\u00eb jugore. Qysh n\u00eb fi llim t\u00eb luft \u00ebs s\u00eb 1821 luftoi gjithnj\u00eb n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb dhe si dor\u00eb e djatht\u00eb e admiral Andrea Miauli. M\u00eb 1836 b\u00ebhet minist\u00ebr i Marin\u00ebs detare greke, m\u00eb von\u00eb b\u00ebhet krye kujdestar i oborrit t\u00eb mbretit Otton dhe zgjidhet kryeminist\u00ebr n\u00eb 1842-1844, dhe n\u00eb vitin 1849-1854.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte kryeminist\u00ebr zgjidhi problemin e madh kishtar t\u00eb asaj kohe me shpalljen e Kish\u00ebs Autoqefale Greke m\u00eb 1850 duke e shk\u00ebputur p\u00ebrgjithmon\u00eb nga qendra e fes\u00eb ortodokse n\u00eb Stamboll. Ishte i pari njeri q\u00eb u b\u00eb n\u00ebnadmiral i Marin\u00ebs greke dhe u caktua adjutant i mbretit Gjeorgjit t\u00eb par\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb. Vdiq m\u00eb 1865 n\u00eb Athin\u00eb dhe u varros me nderime t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>3.\u2013 <strong>Dhimit\u00ebr VULGARI<\/strong> (1801-1877) lindi m\u00eb 1801 n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs. Ishte bir i beut t\u00eb Hidr\u00ebs, Gjeorgjio Vulgarit. N\u00eb mosh\u00ebn 17 vje\u00e7 u b\u00eb an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Hidr\u00ebs dhe m\u00eb 1822, u zgjodh kryetar i p\u00ebrfaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Hidr\u00ebs, u b\u00eb dhe drejtues i anijes luft arake n\u00eb ishull. M\u00eb 1826 ishte prokuror i Hidr\u00ebs dhe m\u00eb 1848 u b\u00eb minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte kryeminist\u00ebr nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb ishte kryeminist\u00ebr u b\u00eb bashkimi i Shtat Ishujve me Greqin\u00eb, dhe mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm kryengritjen e ishullit t\u00eb Kret\u00ebs. Vdiq m\u00eb 1877 n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p>4.- <strong>Athanas MIAULI<\/strong> (1815-1867) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1815 dhe ishte djali i t\u00eb lavdishmit Andrea Miaulit. U rrit pran\u00eb babait n\u00eb det dhe m\u00ebsoi n\u00eb anije Fregat\u00eb shkrim e k\u00ebndim n\u00eb gjuh\u00ebn greke nga Filip Joanu. Ai mbaroi Fakultetin Ushtarak t\u00eb Mynihut n\u00eb Gjermani dhe sh\u00ebrbeu si ofi cer i marin\u00ebs greke. U b\u00eb adjutant i mbretit Otton dhe minist\u00ebr i Marin\u00ebs n\u00eb vitin 1855. Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb u zgjodh nga viti 1857-1862. Vdiq n\u00eb Paris t\u00eb Franc\u00ebs n\u00eb vitin 1867.<\/p>\n<p>5.- <strong>Pavlo KUNDURIOTI<\/strong> (1855-1935) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1855. Pavloja ishte nipi i Gjeorgjio Kunduriotit dhe b\u00ebri karrier\u00eb si ofi cer i Marin\u00ebs, me nj\u00eb veprimtari t\u00eb gjer\u00eb. N\u00eb vitin 1905 u b\u00eb adjutant i mbretit Gjeorgjio i Par\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb luft \u00ebs s\u00eb 1912 u b\u00eb komandant i fl ot\u00ebs s\u00eb Egjeut dhe n\u00eb vazhdim u b\u00eb n\u00ebnadmiral.<\/p>\n<p>Pushtoi ishujt Limons, Tenedos, Tasos, Samothraqit, Psara dhe Mitilini. Mundi fl ot\u00ebn turke n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1912 dhe n\u00eb janar 1913. M\u00eb 1915 u zgjodh minist\u00ebr i Marin\u00ebs dhe m\u00eb 1916 an\u00ebtar i Treshes arvanitase Venizellos, Dang\u00eblliu, Kundurioti q\u00eb drejtonte l\u00ebvizjen m\u00eb 1917, dhe u b\u00eb minist\u00ebr i Marin\u00ebs. M\u00eb 1920 u b\u00eb m\u00ebk\u00ebmb\u00ebsi i mbretit t\u00eb Greqis\u00eb dhe m\u00eb 1923 u b\u00eb Kryetar i par\u00eb i Republik\u00ebs Greqis\u00eb deri m\u00eb 1926. N\u00eb vitin 1926 u zgjodh Kryetar i Republik\u00ebs Greke arvanitasi tjet\u00ebr Teodoros Pangallos. N\u00eb vitin 1929 u rizgjodh p\u00ebrs\u00ebri Kryetar i Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb dhe dha dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1929. Vdiq m\u00eb 1935 n\u00eb Faliro t\u00eb Greqis\u00eb.<\/p>\n<p>6.- <strong>Petro VULGARI<\/strong> (1884-1957) lindi n\u00eb ishullin e Hidr\u00ebs m\u00eb 1884. Ishte ofi cer i Marin\u00ebs n\u00eb Luft\u00ebrat Ballkanike dhe mik i ngusht\u00eb i Pavlo Kunduriotit. U b\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn 1926-1935, komandant i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i aviacionit t\u00eb marin\u00ebs, komandant i baz\u00ebs s\u00eb n\u00ebndet\u00ebseve dhe m\u00eb von\u00eb atashe ushtarak n\u00eb Ankara t\u00eb Turqis\u00eb. U b\u00eb minist\u00ebr i Aviacionit n\u00eb Qeverin\u00eb e Lindjes s\u00eb Mesme, dhe nga 8-4-1945 e deri m\u00eb 17-10-1945 u b\u00eb kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Nuk pranoi kurr\u00eb shp\u00ebrblimet p\u00ebr detyr\u00ebn si kryeminist\u00ebr. Ai vdiq n\u00eb Athin\u00eb m\u00eb 1957.<\/p>\n<p>7.- <strong>Diomidh QIRIAKO<\/strong> (1811-1869) lindi n\u00eb ishullin e Specas n\u00eb vitin 1811. Familja Qiriako i dha shum\u00eb Kryengritjes t\u00eb 1821. V\u00ebllai i tij, Jani Qiriako ishte n\u00ebnadmiral i fl ot\u00ebs s\u00eb ishullit t\u00eb Specas dhe u vra n\u00eb luft \u00ebn e Mesollogjis. Diomidhi studioi p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb Universitetin e Piz\u00ebs dhe t\u00eb Parisit. M\u00eb 1835 u b\u00eb prokuror i Gjyqit t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. N\u00eb vitin 1840 u zgjodh i plot fuqish\u00ebm i ishullit t\u00eb Specas. Ishte redaktori kryesor i Kushtetut\u00ebs t\u00eb vitit 1843 dhe qysh nga viti 1851 ishte profesor i s\u00eb Drejt\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Ishte minist\u00ebr i Fes\u00eb dhe Arsimit Publik, dhe m\u00eb 18-3-1863 deri 29-4-1863 ishte kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb. Vdiq n\u00eb Itali n\u00eb vitin 1869.<\/p>\n<p>8.- <strong>Emanuil REPILI<\/strong> (1863-1924) lindi m\u00eb 1863 n\u00eb Kranidhi. Studioi p\u00ebr drejt\u00ebsi dhe u mor dhe me gazetari. Ishte kryeredaktor i gazet\u00ebs \u201cAkropol\u201d dhe ishte artikullshkruesi special p\u00ebr m\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb. U b\u00eb minist\u00ebr i Jasht\u00ebm m\u00eb 1910 dhe m\u00eb 1913, n\u00eb krah t\u00eb kryeministrit Eleft erios Venizellos. Ai mori administrimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe organizimin e Greqis\u00eb s\u00eb Veriut. N\u00eb vitin 1925 u zgjodh minist\u00ebr i Ekonomis\u00eb dhe m\u00eb 1916 minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe n\u00ebnkryetar i qeveris\u00eb. Si minist\u00ebr i Jasht\u00ebm p\u00ebrpunoi dhe arriti t\u00eb votohet ligji p\u00ebr Bashkit\u00eb dhe Komunat q\u00eb tregonte sistemin e drejtimit t\u00eb bashkive dhe komunave. U zgjodh kryeminist\u00ebr m\u00eb 21-8-1917 deri 28-8-1917, dhe nga 19-10-1917deri 3-1-1918. Vdiq n\u00eb Kranidhi m\u00eb 1924.<\/p>\n<p>9.- <strong>Aleksand\u00ebr KORIZI<\/strong> (1885-1941) lindi m\u00eb 1885 n\u00eb ishullin e Poros. Studioi p\u00ebr Drejt\u00ebsi dhe n\u00eb vitin 1903 u em\u00ebrua n\u00ebpun\u00ebs n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Greke. U b\u00eb drejtor i k\u00ebsaj banke m\u00eb 1921 dhe n\u00ebndrejtor i saj m\u00eb 1928. N\u00eb vitin 1929 krijoi Bank\u00ebn Bujq\u00ebsore dhe ishte i pari drejtor i saj. M\u00eb 1936 u b\u00eb minist\u00ebr i Komunikacionit dhe m\u00eb 1939 u b\u00eb p\u00ebrs\u00ebri drejtor i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare Greke.<\/p>\n<p>Me vdekjen e kryeministrit Metaksait n\u00eb janar t\u00eb vitit 1941, kur askush nuk nd\u00ebrmerrte qeverisjen e Greqis\u00eb, mori detyr\u00ebn e kryeministrit m\u00eb 19-1- 1941, dhe m\u00eb 18 prill 1941, pas nj\u00eb mbledhje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, kur u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, vrau veten.<\/p>\n<p>10.- <strong>Ki\u00e7o XhAVELl<\/strong> (1801-1855), n\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i fi sit t\u00eb madh Suljot t\u00eb Xhavellave, \u00ebsht\u00eb gjithsesi, m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i Xhavellave q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb Revolucionin e 1821. Xhavella m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm cil\u00ebsohet Fotoja, p\u00ebr t\u00eb cilin Kollokotroni thoshte: \u201cMarko Bo\u00e7ari nuk kapej, por Fotoja ishte p\u00ebrsosm\u00ebria. Ki\u00e7o Xhavella u rrit n\u00eb Korfuz, ku ishin shp\u00ebrngulur suljot\u00ebt pas pushtimit t\u00eb Sulit nga Ali Pasha. M\u00eb 1820 rikthehet n\u00eb Sul pas marr\u00ebveshjes t\u00eb suljot\u00ebve me Aliun dhe shpallet kapedan n\u00eb mosh\u00ebn 19 vje\u00e7. Shkonte n\u00eb Itali me detyr\u00eb t\u00eb siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrar\u00eb dhe suljot\u00ebt, u shkul\u00ebn p\u00ebrse dyti nga Suli prej turqve t\u00eb Sulltanit.<\/p>\n<p>Xhavella shkon n\u00eb Etolakanani dhe merr pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha betejat e rrethin\u00ebs, qoft \u00eb n\u00ebn komand\u00ebn e Marko Bo\u00e7arit qoft \u00eb dhe vet\u00ebm. Kur Gjeorgji Karaiskaqi u b\u00eb kryegjeneral i Rumelis\u00eb, Ki\u00e7o Xhavella me suljot\u00ebt e ndoq\u00ebn pas, pavar\u00ebsisht nga kund\u00ebrshtimet fi llestare. M\u00eb 1835 mbreti Othon e b\u00ebri n\u00ebngjeneral dhe Mbikqyr\u00ebs i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb dhe adjutant t\u00eb vet. Ki\u00e7o Xhavella sh\u00ebrbeu si prokuror, kryegjeneral pas vdekjes s\u00eb Karaiskaqit, minist\u00ebr i mbrojtjes m\u00eb 1844. M\u00eb 1847-1848 ishte kryeminist\u00ebr. Vdiq m\u00eb 1855 n\u00eb Mesologgji.<\/p>\n<p>Sot pjes\u00ebtar\u00ebt e fisit t\u00eb Xhavellave i kemi n\u00eb Shqip\u00ebri, Greqi, ShBA dhe Australi. Ata q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e kan\u00eb ndryshuar mbiemrin nga Xhavella n\u00eb Tasho. Trash\u00ebgimtar\u00ebt e fi sit t\u00eb Xhavellave \u00e7do 6 gusht mblidhen n\u00eb Melesin n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Sotirit ku festojn\u00eb s\u00eb bashku dhe kujtuar t\u00eb par\u00ebt e tyre. Xhavellasit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb edhe t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb Sk\u00ebnderbeut.<\/p>\n<p>11.- <strong>Jonani Teodor Kolokotroni<\/strong> (1804-1868) lindi m\u00eb 1804 n\u00eb Zakintho. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re 17 vje\u00e7are mori pjes\u00eb n\u00eb kryengritjen kundra turqve. Mori pjes\u00eb n\u00eb disa beteja t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr \u00e7lirimin e Greqis\u00eb si n\u00eb Tripoli, Navplio, dhe luft oi p\u00ebrkrah arvanitasit Gjeorgjio Karaiskaqit deri n\u00eb vrasjen e tij. Pas k\u00ebsaj Joani u kthye n\u00eb Peloponezi p\u00ebr t\u00eb luft uar edhe aty kundra turqve. Ishte mik i arvanitasit tjet\u00ebr Joani Kapodistris\u00eb dhe u burgos m\u00eb von\u00eb nga kund\u00ebrshtar\u00ebt politik q\u00eb kund\u00ebrshtoni ardhjen e mbretit Otton. N\u00eb vitin 1836, kur Greqin\u00eb e udh\u00ebhiqte mbreti Otton ishte gjeneralmajor i ushtris\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>U zgjodh Kryeminist\u00ebr i Greqis\u00eb n\u00eb vitin 1862 dhe luft oi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur mbretin Otton t\u00eb cil\u00ebt kund\u00ebrshtar\u00ebt politik donin ta rr\u00ebzonin nga pushteti. Me largimin e mbretit Otton nga fronti mbret\u00ebror u largua p\u00ebr n\u00eb Itali. U rikthye n\u00eb Greqi pas ardhjes t\u00eb mbretit Gjeorgjit t\u00eb Par\u00eb. Vdiq m\u00eb 20 maj 1868.<\/p>\n<p><em>Marr\u00eb nga Nacional<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb \u201cKryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb. Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73221,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-73220","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb \u201cKryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb. Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-25T00:21:06+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-25T08:28:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"288\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\",\"datePublished\":\"2021-11-25T00:21:06+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-25T08:28:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/\"},\"wordCount\":2278,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/\",\"name\":\"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-25T00:21:06+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-25T08:28:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/11\\\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg\",\"width\":800,\"height\":288,\"caption\":\"Kryeministrat shqiptar\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Arvanitasit kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn politike dhe kulturore t\u00eb Greqis\u00eb \u201cKryeministra t\u00eb Greqis\u00eb q\u00eb ishin arvanitas jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se\u00e7 paraqesim n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, por mjerisht na mungojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat biografike p\u00ebr m\u00eb gjer\u00eb. Dhe k\u00ebto biografi jan\u00eb marr\u00eb nga arkiva e Lidhjes s\u00eb Arvanitasve t\u00eb Greqis\u00eb. Arvanitasit, k\u00ebta [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-11-25T00:21:06+00:00","article_modified_time":"2021-11-25T08:28:22+00:00","og_image":[{"width":800,"height":288,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare","datePublished":"2021-11-25T00:21:06+00:00","dateModified":"2021-11-25T08:28:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/"},"wordCount":2278,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/","name":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg","datePublished":"2021-11-25T00:21:06+00:00","dateModified":"2021-11-25T08:28:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/11\/kryeministrat-shqiptare-te-greqise.jpg","width":800,"height":288,"caption":"Kryeministrat shqiptar\u00eb t\u00eb Greqis\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/disa-nga-kryeministrat-e-greqise-me-origjine-shqiptare\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Disa nga kryeministrat e Greqis\u00eb me origjin\u00eb shqiptare"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73220"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73220\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73242,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73220\/revisions\/73242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}