{"id":73337,"date":"2021-11-27T22:31:10","date_gmt":"2021-11-27T20:31:10","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=73337"},"modified":"2021-11-27T22:31:10","modified_gmt":"2021-11-27T20:31:10","slug":"vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/","title":{"rendered":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &#8220;POROSIA E HASHIMIT&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/idriz-zeqiraj.jpg\" alt=\"Idriz Zeqiraj\" width=\"300\" \/> <strong>IDRIZ ZEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>I. Gazetar\u00ebt jan\u00eb monitoruesit, p\u00ebrgjuesit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, qoft\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, partive politike, por, edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Zakonisht, gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb oponent\u00ebt e saj, p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb tension, t\u00eb mobilizuar qeverisjen e mir\u00eb, larg korrupsionit, nepotizmit dhe t\u00eb shkeljeve t\u00eb tjera. Gazetar\u00ebt, p\u00ebrgjat\u00eb profesionit t\u00eb tyre, hulumtojn\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb bie ndesh me ligjet shtet\u00ebrore e njer\u00ebzore dhe denoncojn\u00eb para opinionit publik. Shkeljet mund t\u00eb jen\u00eb edhe penale, ligji duhet t\u00eb veproj\u00eb. Pik\u00ebrisht, k\u00ebtu fillon shenj\u00ebstrimi i gazetar\u00ebve, nga bandat dhe kriminel\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb mbrojtje t\u00eb shefave korruptiv\u00eb dhe vese tjera kriminale.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8220;Komandant\u00ebt&#8221; humb\u00ebs, donin pushtetin me dhun\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Vrasja e nj\u00eb gazetari p\u00ebr\u00e7on mesazhin e qart\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit, p\u00ebrkat\u00ebsisht, frik\u00ebsimit, jo vet\u00ebm t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tij, por, edhe t\u00eb kujtdo tjet\u00ebr, q\u00eb merr guximin, p\u00ebr t\u00eb denoncuar krimin dhe kriminel\u00ebt. Gazetari i par\u00eb viktim\u00eb, ishte Ali Ukaj, nj\u00ebher\u00ebsh, edhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i par\u00eb i U\u00c7K-s\u00eb, i cili u vra n\u00eb prag-lufte, n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb vazhduar gjat\u00eb luft\u00ebs, me vrasjen e gazetarit Shefki Popova.<\/p>\n<p>Zgjedhjet e para t\u00eb pas luft\u00ebs, ishin zhg\u00ebnjim i madh, p\u00ebr t\u00eb majt\u00ebn ekstreme enveriste-staliniste, LPK-n\u00eb e djeshme, PAN-in e sot\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata, me propagand\u00ebn e tyre lehaqene, kishin agjituar rrejsh\u00ebm e mashtrush\u00ebm, se, gjoja, ata dhe vet\u00ebm ata &#8220;e b\u00ebn\u00eb luft\u00ebn, \u00e7liruan Kosov\u00ebn, e soll\u00ebn lirin\u00eb!&#8221; Prandaj, sipas tyre, ata duhet ta zot\u00ebronin pushtetin, qeverisjen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ndodhi e kund\u00ebrta. Populli nuk u besoi g\u00ebnjeshtrave, shpifjeve p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb dhe votat ia dh\u00ebn\u00eb partis\u00eb rivale, LDK-s\u00eb. Kjo parti e themeluar dhe e udh\u00ebhequr, men\u00e7urisht dhe dinjitetsh\u00ebm, nga Dr. Ibrahim Rugova, ishte p\u00ebrballur, p\u00ebrtej nj\u00eb dekade, me pushtuesin, duke krijuar edhe institucionet paralele, deri edhe resor\u00ebt ministror\u00eb. Qeverisja e LDK-s\u00eb, n\u00eb kushtet e nj\u00eb pushtimi t\u00eb eg\u00ebr, kishte siguruar mbijetes\u00ebn e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs; funksionimin e shkollave, qoft\u00eb edhe jasht\u00eb objkteve shkollore, duke p\u00ebrdorur sht\u00ebpit\u00eb private; sh\u00ebrbimin sh\u00ebndet\u00ebsor; ndihm\u00ebn modeste sociale p\u00ebr popullin, tashm\u00eb, kolektivisht, i larguar nga puna.<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetja popullore p\u00ebr partin\u00eb e Presidentit Rugova, i t\u00ebrboi anarshist\u00ebt komunist\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt vinin nga organizata e LPK-s\u00eb, e instruktuar nga Sigurimsat e diktatorit Enver Hoxha, por, edhe me shum\u00eb agjent\u00eb t\u00eb UDB, t\u00eb infilt\u00ebruar, shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb, n\u00eb radh\u00ebt e saj. Jan\u00eb k\u00ebta, pik\u00ebrisht, krer\u00ebt e LPK-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr\u00e7an\u00eb shqiptar\u00ebt para luft\u00ebs, nd\u00ebrsa i vran\u00eb gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs, duke ua ngrir\u00eb shqiptar\u00ebve buzqeshjen e liris\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj dhune, deri n\u00eb plumbosje, ishte mospajtimi me t\u00eb qenurit n\u00eb opozit\u00eb. Donin patjet\u00ebr pushtetin, e pa fituar me vot\u00ebn e lir\u00eb, ta kompensonin me grabitjen e p\u00ebrdhunshme, t\u00eb p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Ekzekutime listore: gazetar\u00eb, ushtarak\u00eb, veprimtar\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb&#8230;<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb pasdit\u00ebn e 11 janarit 1999, ishte ekzekutuar, n\u00eb oborrin e pallatit, n\u00eb Breg t\u00eb Diellit, para syve t\u00eb familjes, Enver Maloku, shefi i Qendres Informative t\u00eb Kosov\u00ebs (QIK); n\u00eb maj 2000, u ekzekutua Ekrem Rexha, alias &#8211; Komandant Drini, pran\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij; n\u00eb korrik 2000 ndodhi tentim-vrasja e kuadrit t\u00eb LDK-s\u00eb, Fetah Rudi, n\u00eb kthim nga takimi me kryetarin Rugova, n\u00eb Arllat t\u00eb Drenasit, pik\u00ebrisht, ke Ura e Byty\u00e7\u00ebve, duke e plagosur r\u00ebnd\u00eb dhe t\u00eb l\u00ebn\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsisht, n\u00eb karrik\u00ebn invalidore.<\/p>\n<p>Xhemail Mustafa ishte intelektual i kompletuar, njeri i letrave, gazetar, publicist, shkrimtar, k\u00ebshilltar politik i Presidentit Rugova dhe z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs n\u00eb media. M\u00eb par\u00eb ishte gazetar n\u00eb &#8220;Rilindja&#8221; dhe redaktor i kultur\u00ebs. Ishte i survejuar nga UDB-a, m\u00eb von\u00eb edhe nga BIA.<\/p>\n<p>Krijuesi Xhemail Mustafa, shpirt i ndjesh\u00ebm e njer\u00ebzor, duke i par\u00eb vrasjet e shok\u00ebve, pjes\u00eb e luft\u00ebs p\u00ebr liri, madje, duke e ditur autor\u00ebsin\u00eb e tyre, n\u00eb faqen e tij t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs, n\u00eb &#8220;Bota sot&#8221;, -T\u00eb mallkuarit e Zotit -, do t`i anatemonte p\u00ebr krimet e tyre makabre, t\u00eb cil\u00ebt vazhdonin krimet e Milloshevi\u00e7it, duke ia shtuar jetim\u00ebt Kosov\u00ebs, edhe pas p\u00ebrz\u00ebnies t\u00eb soldatesk\u00ebs serbo-sllave, nga Nato-pakti!<\/p>\n<p>Reagimi i &#8220;komandant\u00ebve&#8221;, t\u00eb cil\u00ebt kishin mallkuar popullin e Kosov\u00ebs, &#8220;haram lirin\u00eb&#8221;, pse nuk ua dha vot\u00ebn, tani, &#8220;ia b\u00ebn\u00eb ben\u00eb&#8221; Xhem\u00ebs ton\u00eb artist dhe urtak i pa shoq. Dhe, n\u00eb prit\u00ebn e z\u00ebn\u00eb, n\u00eb hyrje t\u00eb banes\u00ebs, n\u00eb lagj\u00ebn &#8220;Dardania&#8221;, u q\u00ebllua p\u00ebr vdekje, nga dy atentator\u00eb.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>A vritet engj\u00eblli &#8211; Xhemail Mustafa?!<\/strong><\/h3>\n<p>A vritet engj\u00eblli?! Kjo ishte pyetja ofsham\u00eb e shqiptar\u00ebve, si sot, 21 vjet\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrs\u00ebritur, p\u00ebrjet\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn habitore! Vrasja e njeriut t\u00eb mir\u00eb, Xhemail Mustafa, i bindi edhe sk\u00ebptik\u00ebt m\u00eb fanatik\u00eb, se, &#8211; krimi ka em\u00ebr -. Vrasjet politike jan\u00eb faktike dhe nuk jan\u00eb as 100 dhe as 200, por, disa qindra. Vet\u00ebm horrak\u00ebt e maskarenjt\u00eb, t\u00eb tipit Behxhet Pacolli e Nait Hasani, me shok\u00eb, ende shtir\u00ebn sikur nuk ka ndodhur asgj\u00eb, n\u00eb k\u00ebto troje t\u00eb p\u00ebrgjakura, nga shqip-fol\u00ebsit bastard\u00eb. I pari, e ka hallin ke bizneset e pista me shefin Hashim; i dyti, pjes\u00eb e krimit, q\u00eb, dashur apo pa dashur, i shpuri n\u00eb plumb, n\u00eb Pestov\u00eb t\u00eb Vusht\u00ebris\u00eb, gueril\u00ebn heroike: Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxh\u00ebn, n\u00eb nat\u00ebn e kobshme, err\u00ebtake t\u00eb 31 janarit 1997.<\/p>\n<p>Ekzekutimi zyrtar i Xhemail Mustaf\u00ebs, ishte tronditje enorme e opinionit shqiptar, t\u00eb kudondodhur n\u00eb bot\u00eb. Ai k\u00ebshillonte, paz\u00ebsh\u00ebm e urt\u00ebsisht, Presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova. Dhe, kemi m\u00ebsuar nga njer\u00ebzit e Dr. Rugov\u00ebs se Ai e d\u00ebgjonte v\u00ebmendsh\u00ebm dhe kishte besim t\u00eb plot\u00eb ke Xhema i Tij. Nga mbamendja e kuadrove t\u00eb LDK-s\u00eb, m\u00ebsojm\u00eb se k\u00ebshilltari Xhemail Mustafa, k\u00ebshlloi, madje, prerazi, shefin e tij Rugov\u00eb: &#8220;N\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb, LDK-ja t\u00eb mos hyj\u00eb n\u00eb Qeverin\u00eb e P\u00ebrkohshme t\u00eb Hashimit, t\u00eb kompozuar nga &#8220;komandant\u00ebt e &#8220;Rogner-it&#8221; dhe zyrtar\u00ebt bandit\u00ebr social-komunist\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Krejt ndryshe, nga disa p\u00ebrkthyes, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb disa udh\u00ebtime, flasin n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, &#8220;un\u00eb e b\u00ebra k\u00ebt\u00eb apo ate&#8221;, &#8220;ne merrshim vendime, jo Rugova&#8221;!? Dhe, disa, n\u00eb gjallje t\u00eb Dr. Rugov\u00ebs, u hodh\u00ebn n\u00eb prehrin e Hashimit, p\u00ebrlavd\u00ebronin p\u00ebr &#8220;vizionin&#8221; e tij dhe ndoca t\u00eb tjer\u00eb, pas shuarjes t\u00eb Presidentit Rugova, b\u00ebn\u00eb n\u00ebshkrime fatale n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e ndotur edhe LDK-n\u00eb, sipas skenarit t\u00eb shefit Hashim!<\/p>\n<p>Xhemail Mustafa dhe Sali \u00c7ekaj, ngjasonin m\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e tyre, sikur t\u00eb ishin v\u00ebllez\u00ebr lindak\u00eb m\u00eb Presidentin Rugova. Shoq\u00ebruesit e Tij, lajm\u00ebtar\u00eb t\u00eb vrasjes s\u00eb Enver Malokut, m\u00eb par\u00eb, dhe t\u00eb Xhem\u00ebs, m\u00eb von\u00eb, se n\u00eb t\u00eb vetmet raste, kemi par\u00eb lot\u00ebt n\u00eb syt\u00eb e Dr. Rugov\u00ebs. Nga Monte Karlo, n\u00eb Konferenc\u00ebn n\u00eb Krans Montana, Ai do t\u00eb shkonte p\u00ebr homazhe, ke varri i mikut dhe bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij t\u00eb ngusht\u00eb, Xhem\u00ebs, n\u00eb Gllamnik t\u00eb Llapit.<\/p>\n<p>Xhemail Mustafa ishte trim i urt\u00eb, nj\u00ebsoj si shefi i Tij Rugov\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb luft\u00ebs qendroi n\u00eb Prishtin\u00eb. D\u00ebshmi e k\u00ebtij qendrimi \u00ebsht\u00eb libri-ditar unik, &#8220;Nj\u00eb lutje p\u00ebr Prishtin\u00ebn&#8221;, si nj\u00eb kujtes\u00eb i nj\u00eb kohe zezon\u00eb, vler\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e publicistik\u00ebs shqiptare komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Vrasja e trisht\u00eb e Xhemail Mustaf\u00ebs, homazhi familjar pran\u00eb ark-mortit, sh\u00ebnon dhimbjen skajore e kulmore, sidomos t\u00eb vajz\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb shum\u00ebdashur, Beriane. Shp\u00ebrthim vaji e gj\u00ebm\u00eb, t\u00eb fiksuara n\u00eb foto-kamer\u00eb t\u00eb z\u00ebshme, t\u00eb pap\u00ebrmbajt\u00ebshme, b\u00ebri xhiron e bot\u00ebs, n\u00eb mediet e shkruara dhe vizive, anek\u00ebnd bot\u00ebs. Mot\u00ebr e v\u00eblla, Beriana dhe Basiani, q\u00eb jan\u00eb &#8220;na b\u00ebj\u00eb baba t\u00eb t\u00eb ngjajm\u00eb&#8221;, jan\u00eb ngush\u00ebllim i madh p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Dhe, ky \u00ebsht\u00eb mallkimi m\u00eb dom\u00ebth\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr SHTAB-ist\u00ebt bandit\u00ebr e rruga\u00e7\u00eb.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>UNMIK-u &#8220;sihirxhi&#8221; &#8211; pjes\u00eb e krimit!<\/strong><\/h3>\n<p>Ekzekutimi i Xhemail Mustaf\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn kur UNMIK-u kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr sigurin\u00eb. Dosjet i ka t\u00eb gatshme, edhe p\u00ebr shum\u00eb vrasje tjera. Shefja ime, p\u00ebr Logjistik\u00ebn Emergjente t\u00eb Luft\u00ebs, Sabahate Tolaj, n\u00eb Hetuesin\u00eb Speciale t\u00eb Pej\u00ebs, n\u00eb prillin e 2003, n\u00eb Koshare, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb: &#8220;Gadi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb dosje, e bollshme me fakte p\u00ebr arrestim t\u00eb kriminel\u00ebve, UNMIK-u na e merr nga dora, duke th\u00ebn\u00eb vazhdoni me dosjen tjet\u00ebr t\u00eb re. Dhe, megjithat\u00eb, akush nuk arrestohet!?&#8221;<\/p>\n<p>Porosit\u00ebsit, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb prangosur, por vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb fort\u00eb, n\u00eb shtet e pushtet dhe parti politike. N\u00eb k\u00ebto krime jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb komandant\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me b\u00ebrrylime u b\u00ebn\u00eb personalitete shtet\u00ebrore e pushtetare. Dhe, kjo p\u00ebrb\u00ebn at\u00eb &#8220;Thembr\u00ebn e Akilit&#8221;, q\u00eb kriminel\u00ebt livadhisin t\u00eb lir\u00eb, &#8220;me krime n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb!&#8221;<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata Speciale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb hetim e zbulim t\u00eb vrasjes zyrtare t\u00eb Xhemail Mustaf\u00ebs dhe t\u00eb viktimave t\u00eb tjera politike. Sepse ajo do t\u00eb ishte zgjidhje zinxhirore, edhe p\u00ebr serin\u00eb e vrasjeve tjera, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gazetar\u00ebt brilant\u00eb dhe t\u00eb guximsh\u00ebm, t\u00eb gazet\u00ebs komb\u00ebtare &#8220;Bota sot&#8221;, Bekim Kastrati dhe Bardhyl Ajeti, me shok\u00eb. Dihet, koka e krimit jan\u00eb krer\u00ebt politik\u00eb t\u00eb LPK-s\u00eb, t\u00eb futur n\u00eb ingranazhin e Sigurimit Shqiptar, p\u00ebrmes tij, t\u00eb lidhur me Sherbimet Informative, t\u00eb shteteve armike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Porosia e Hashimit p\u00ebr heshtje,<br \/>\n<\/strong><strong>i pranon dhe zyrtarizon vrasjet poltike!<\/strong><\/h3>\n<p>N\u00eb mesin e spekulimeve, p\u00ebr vrasjen e Xhemajl Mustaf\u00ebs, ka edhe t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb mjaftueshme, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebnin p\u00ebr hetim, deri n\u00eb zbulim t\u00eb krimit n\u00eb fjal\u00eb dhe t\u00eb krimeve tjera numerike. Asnj\u00eb krim, qoft\u00eb vrastar politik, ordinier apo ekonomik, nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, pa qen\u00eb pjes\u00eb e krimit edhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Trupave Mbrojt\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs (TMK) dhe t\u00eb Policis\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs (PK). Kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb gjitha gjyqet, p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy dekadave t\u00eb pas luft\u00ebs. Disa &#8220;komandant\u00eb&#8221; bandit\u00ebr, t\u00eb zhytur n\u00eb krime, nxituan p\u00ebr t`i pun\u00ebsuar bandat e tyre n\u00eb TMK dhe PK, p\u00ebr t`i p\u00ebrdorur, edhe zyrtarisht, n\u00eb krimet e ndryshme!<\/p>\n<p>Edhe &#8220;vdekja&#8221; e befasishme, n\u00eb Badovc, vitin e shkuar, t\u00eb nj\u00eb eksponenti t\u00eb policis\u00eb, i cili ndihmoi n\u00eb logjistik\u00ebn p\u00ebrgjuese, deri sa u realizua ekzekutimi i Xhemail Mustaf\u00ebs, \u00ebsht\u00eb tejet dom\u00ebth\u00ebn\u00ebse! Edhe ish-kuadri i dikursh\u00ebm qeveritar, m\u00eb von\u00eb deputet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolje e hershme, madje, e p\u00ebrs\u00ebritur, nga m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb burim. Porosia e Hashimit, e dh\u00ebn\u00eb shok\u00ebve q\u00eb &#8220;t\u00eb mbrohen n\u00eb heshtje&#8221;, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pranim faktik dhe zyrtar i faj\u00ebsis\u00eb. Rumun\u00ebt kan\u00eb nj\u00eb urt\u00ebsi: &#8220;Ai q\u00eb g\u00ebnjen, duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb memorje t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebrndryshe g\u00ebnjeshtra t\u00eb tradhton, t\u00eb zbulon!&#8221;<\/p>\n<p>V\u00ebrtet, kan\u00eb kaluar tej dy dekadave dhe krimi, edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb hetuar e zbuluar, ende nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar! V\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb jugor\u00eb, e kan\u00eb nj\u00eb shprehje: &#8220;Ku ka z\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pa gj\u00eb!&#8221; Realisht, jan\u00eb p\u00ebrfolur njer\u00ebz e arm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, t\u00eb p\u00ebrdorura edhe n\u00eb vrasjet e plagosjet tjera, si: Enver Malokun, Ekrem Rexh\u00ebn, Fetah Rudin, q\u00eb v\u00ebrteton konstatimin e Prokurorit amerikan, t\u00eb Gjykat\u00ebs Speciale, Jack Smith, se prapa vrasjeve politike, q\u00ebndron detashmenti i kuq, me brtham\u00eb LPK-n\u00eb, t\u00eb organizuar n\u00eb nj\u00eb &#8211; Nd\u00ebrmarrje Kriminale t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt -, tipike e modelit t\u00eb diktatorit terrorist shqiptar, Enver Hoxha, i cili, duke shkelur mbi kufomat e atdhetar\u00ebve nacionalist\u00eb shqiptar\u00eb, grabiti pushtetin dhe sundoi Shqip\u00ebrin\u00eb, me dajak e plumb, p\u00ebr afro pes\u00eb dekada radhazi.<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Krimet politike, instruktim i Sigurimsave t\u00eb Enverit\u00a0<\/strong><\/h3>\n<p>Sigurimsat e Enverit, t\u00eb instaluar n\u00eb hotelet e Kosov\u00ebs, instruktonin bandat e SHIK-ut, sipas listave t\u00eb zeza em\u00ebrore t\u00eb SHTAB-it, p\u00ebr atentatimin e ushtarak\u00ebve luft\u00ebb\u00ebr\u00ebs t\u00eb FARK-ut; bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Presidentit Rugova; aktivist\u00ebt e LDK-s\u00eb; si dhe kuadrot e hershme t\u00eb LPK-s\u00eb, q\u00eb i konsideronin si rival\u00eb potencial\u00eb, n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt!<\/p>\n<p>Vrasjet zinxhir, tipike mafioze, p\u00ebr t\u00eb humbur gjurm\u00ebt e krimit, ata q\u00eb i porosisnin vrasjet politike, i kan\u00eb vrar\u00eb edhe ekzekutor\u00ebt. Rasti ekstrem \u00ebsht\u00eb vrasja e trefisht\u00eb, e atyre q\u00eb e plagos\u00ebn kuadrin e LDK-s\u00eb, mikun e Dr. Rugov\u00ebs, Fetah Rudin. Dhe, ndon\u00ebse u fiksua makina e kuqe e atentator\u00ebve, n\u00eb ikje e sip\u00ebr, shefi i tyre porosit\u00ebs, kishte menduar edhe vdekjen e tyre. Dhe, n\u00eb itenerarin ik\u00ebs, i priste nj\u00eb makin\u00eb vet\u00eb-shkarkuese, &#8220;kiper&#8221;, e cila i aksidentoi p\u00ebr vdekje. P\u00ebr \u00e7ud\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb u zhduk\u00eb shoferi, por as kamioni mbyt\u00ebs, i tresh\u00ebs kriminale, nuk \u00ebsht\u00eb gjendur m\u00eb! Krejt, si n\u00eb filmat horror!<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Kapja e shtetit nga &#8220;komandant\u00ebt&#8221; dhe SHIK,<br \/>\n<\/strong><strong>pamund\u00ebson luftimin e krimit<\/strong><\/h3>\n<p>\u00c7udit\u00ebrisht, edhe pse \u00e7\u00ebshtja e Xhemail Mustaf\u00ebs, \u00ebsht\u00eb hetuar nga UNMIK-u, disa t\u00eb dh\u00ebna kan\u00eb rrjedhur, q\u00ebllimsh\u00ebm, apo pa dashje, megjithat\u00eb ende nuk ka arrestime! Padyshim, vrasjet politike, n\u00eb Kosov\u00eb, jan\u00eb &#8220;nj\u00eb e fsheht\u00eb publike&#8221;, sepse ato jan\u00eb masive, me pjes\u00ebmarrjen e shum\u00eb atentator\u00ebve, por, kan\u00eb pasur nj\u00eb komand\u00eb, me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb caktuar. Sa her\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rrezikuar zbulimi, porosit\u00ebsit, i kan\u00eb eliminuar fizikisht ekzekutor\u00ebt, madje, me lidhje zinxhirore t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Mendoj se jan\u00eb 4 (kat\u00ebr) arsye, q\u00eb kan\u00eb zvarritur hetimin dhe zbulimin e vrasjeve politike:<\/p>\n<p>1) Guximi i Prokuroris\u00eb dhe i Gjykatave ka munguar, sepse drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb kapur me koh\u00eb nga komandant\u00ebt dhe SHIK-u i tyre. Prokuror\u00ebt dhe gjykat\u00ebsit drejtues i ka em\u00ebruar pushteti, i cili i mbronte me an\u00eb t\u00eb SHIK-ut t\u00eb tij. Kjo d\u00ebshmohet edhe sot, kur K\u00ebshilli Gjyq\u00ebsor dhe ai Prokurorial, refuzojn\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb me Qeverin\u00eb Kurti, p\u00ebr Vettingun, me justifikimin se &#8220;institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pavarura dhe nd\u00ebrhyrja e qeveris\u00eb, p\u00ebrben shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs&#8221;. At\u00ebher\u00eb, kush ta b\u00ebj\u00eb Vettingun? Kush t`i largoj\u00eb kap\u00ebsit e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t`i z\u00ebvend\u00ebsuar me prokuror\u00eb dhe gjyq\u00ebtar\u00eb t\u00eb pa kapur, t\u00eb pavarur, t\u00eb pa shantazhuar, me guximin e duhur dhe me integritet profesional?!<\/p>\n<p>2) Administrata e UNMIK-ut dhe EULEX-it, edhe pse posedojn\u00eb fakte t\u00eb mjaftueshme, p\u00ebr t`i zinxhirosur kriminnel\u00ebt, nuk provuan ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Disa jan\u00eb frik\u00ebsuar p\u00ebr destabilizimin e rendit, duke e njohur forc\u00ebn ekonomike, nga grabitja e pasurive t\u00eb Kosov\u00ebs; hara\u00e7it masiv dhe bandat aktive, t\u00eb ashtuquajtura &#8220;krahu i luft\u00ebs!&#8221;<\/p>\n<p>3) Disa kuadro ky\u00e7 nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, jan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me jet\u00eb. Dhe, k\u00ebt\u00eb e kan\u00eb d\u00ebshmuar vet\u00eb ata, kur jan\u00eb larguar nga Kosova. Nj\u00ebri syr\u00ebsh rr\u00ebfen: &#8220;Isha duke pir\u00eb kafe, n\u00eb nj\u00eb lokal. Nj\u00eb i ri k\u00ebrkoi t\u00eb ulej n\u00eb tavolin\u00ebn time dhe un\u00eb aprovova. Ai filloi bised\u00ebn n\u00eb gjuh\u00ebn time:<\/p>\n<p>&#8220;- Ju keni l\u00ebnd\u00ebn time penale n\u00eb trajtim. Un\u00eb jam X.Y. Ose mbylle, ose&#8230;&#8221;, dhe nxori revol\u00ebn e mb\u00ebshtjell\u00eb me faculet\u00eb!<\/p>\n<p>&#8220;- Kjo revole \u00ebsht\u00eb e paz\u00ebshme, un\u00eb t\u00eb vras dhe iku pa asnj\u00eb problem!&#8221;<\/p>\n<p>4) Disa prokuror\u00eb dhe gjykat\u00ebs, SHIK-u i ka korruptuar, natyrisht, me shuma t\u00eb majm\u00eb. Edhe ndonj\u00eb d\u00ebnim q\u00eb b\u00ebn\u00eb, p\u00ebr shembull, p\u00ebr disa vrasje faktike, banda \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me 2 deri 5 vjet\u00eb burg dhe jan\u00eb liruar n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb vuajtjes t\u00eb d\u00ebnimit!?! N\u00eb pritjen ceremoniale t\u00eb lirimit, ka marr\u00eb pjes\u00eb e gjith\u00eb shpura kriminale qeveritare, t\u00eb prir\u00eb nga kryeministri i Kosov\u00ebs! Nj\u00eb banana-shtet!<\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Populli n\u00eb hall, ik\u00ebn nga krimi dhe hajnia e komandant\u00ebve!<\/strong><\/h3>\n<p>Rrjedhimisht, Kosova, populli i saj jan\u00eb n\u00eb hall nga kriminel\u00ebt. Ata vrasin, vjedhin, grabisin n\u00eb sht\u00ebpira, markete, dyqane, banka, n\u00eb rrug\u00eb, gjat\u00eb transportimit t\u00eb parave &#8230; dhe, &#8220;hetimet vazhdojn\u00eb!&#8221; Kriminel\u00ebt dhe hajnat nuk jan\u00eb vet\u00ebm, ata ndihmohen nga zyrtar\u00eb e pushtetar\u00eb, informohen edhe kur parat\u00eb bart\u00ebn nga nj\u00eb vend, n\u00eb tjetrin. Edhe kur kapen, ose d\u00ebnohen simbolikisht, ose zvarrit\u00ebn hetimet dhe gjyqet, deri n\u00eb parashkrimin e l\u00ebnd\u00ebve penale!!!<\/p>\n<p>Edhe kryeministri Kurti zhg\u00ebnjeu: &#8220;Do t`i gjykoja p\u00ebr korrupsion, komandant\u00ebt e Hag\u00ebs&#8221;, pa p\u00ebrmendur krimet vrastare. Ndoca tutor\u00eb t\u00eb tij, kan\u00eb aprovuar vrasjet politike. Dhe, kjo p\u00ebrb\u00ebn problem t\u00eb madh, n\u00ebse kryeministri i sot\u00ebm apo ai i nes\u00ebrm\u00eb, i heshtin krimet. Hashim Tha\u00e7i dhe Isa Mustafa, qysh n\u00eb vitin 2015, i kan\u00eb shpallur t\u00eb p\u00ebrmbushura t\u00eb gjitha kushtet e BE-s\u00eb, p\u00ebr liberalizimin e vizave! Qoft\u00eb edhe krimin e organizuar vrastar, si\u00e7 jan\u00eb vrasjet politike dhe korrupsionin, th\u00ebn\u00eb m\u00eb qart\u00eb, hajnin\u00eb zyrtare. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mij\u00ebra dosje penale jan\u00eb t\u00eb stivosura, brenda t\u00eb cilave gjumon krimi dhe kriminel\u00ebt t\u00eb pa shqet\u00ebsuar, t\u00eb amnistuar!<\/p>\n<p>Ndryshe mendon Profesor Mazllum Baraliu: &#8220;Kriminel\u00eb jan\u00eb edhe ata q\u00eb heshtin p\u00ebr krimet&#8221;. Nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbrojn\u00eb krimin, jan\u00eb kontigjent i gatsh\u00ebm, p\u00ebr krimet\u00a0 e radh\u00ebs!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IDRIZ ZEQIRAJ I. Gazetar\u00ebt jan\u00eb monitoruesit, p\u00ebrgjuesit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, qoft\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, partive politike, por, edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Zakonisht, gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb oponent\u00ebt e saj, p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb tension, t\u00eb mobilizuar qeverisjen e mir\u00eb, larg korrupsionit, nepotizmit dhe t\u00eb shkeljeve t\u00eb tjera. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":34688,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-73337","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &quot;POROSIA E HASHIMIT&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &quot;POROSIA E HASHIMIT&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"IDRIZ ZEQIRAJ I. Gazetar\u00ebt jan\u00eb monitoruesit, p\u00ebrgjuesit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, qoft\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, partive politike, por, edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Zakonisht, gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb oponent\u00ebt e saj, p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb tension, t\u00eb mobilizuar qeverisjen e mir\u00eb, larg korrupsionit, nepotizmit dhe t\u00eb shkeljeve t\u00eb tjera. [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-27T20:31:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &#8220;POROSIA E HASHIMIT&#8221;\",\"datePublished\":\"2021-11-27T20:31:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/\"},\"wordCount\":2986,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/xhemajl_mustafa.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/\",\"name\":\"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE \\\"POROSIA E HASHIMIT\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/xhemajl_mustafa.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-27T20:31:10+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/xhemajl_mustafa.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/11\\\/xhemajl_mustafa.jpg\",\"width\":770,\"height\":500,\"caption\":\"Xhemail Mustafa\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &#8220;POROSIA E HASHIMIT&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE \"POROSIA E HASHIMIT\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE \"POROSIA E HASHIMIT\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"IDRIZ ZEQIRAJ I. Gazetar\u00ebt jan\u00eb monitoruesit, p\u00ebrgjuesit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, qoft\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, partive politike, por, edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Zakonisht, gazetar\u00ebt edhe p\u00ebr qeverin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, duhet t\u00eb jen\u00eb oponent\u00ebt e saj, p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb tension, t\u00eb mobilizuar qeverisjen e mir\u00eb, larg korrupsionit, nepotizmit dhe t\u00eb shkeljeve t\u00eb tjera. [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-11-27T20:31:10+00:00","og_image":[{"width":770,"height":500,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &#8220;POROSIA E HASHIMIT&#8221;","datePublished":"2021-11-27T20:31:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/"},"wordCount":2986,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/","name":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE \"POROSIA E HASHIMIT\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg","datePublished":"2021-11-27T20:31:10+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/11\/xhemajl_mustafa.jpg","width":770,"height":500,"caption":"Xhemail Mustafa"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/vrasja-e-mustafes-deklarata-e-sabahate-tolajt-dhe-porosia-e-hashimit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"VRASJA E MUSTAF\u00cbS, DEKLARATA E SABAHATE TOLAJT DHE &#8220;POROSIA E HASHIMIT&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73337","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73337"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73337\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73338,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73337\/revisions\/73338"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34688"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73337"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73337"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73337"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}