{"id":73729,"date":"2021-12-02T06:40:04","date_gmt":"2021-12-02T05:40:04","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=73729"},"modified":"2021-12-02T06:41:16","modified_gmt":"2021-12-02T05:41:16","slug":"sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/","title":{"rendered":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ"},"content":{"rendered":"<blockquote><p>Rreth romanit t\u00eb Eqerem Canaj, \u201cBisha e thinjur\u201d, Vlor\u00eb 2021<\/p><\/blockquote>\n<p>Nga <strong>Enver MEMISHAJ<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb paraqes\u00ebsh obsionet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr letrare si romani \u201cBisha e thinjur\u201d vetvetiu mendimi t\u00eb shkon sa nga libri tek autori dhe anasjelltazi, k\u00ebshtu nd\u00ebr kapitujt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb l\u00ebndore, duke p\u00ebr\u00e7uar synime e ide n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexuesve t\u00eb cil\u00ebt me interesim presin botime me vler\u00eb nga autor\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00eb n\u00eb let\u00ebrsi.<\/p>\n<p>Eqerem Canaj, vepr\u00ebn e t\u00eb cilit analizojm\u00eb ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb letrare dyzet vje\u00e7are (1977 \u2013 2017) ku, n\u00eb k\u00ebt\u00eb hark kohor, ai ka realizuar suksessh\u00ebm 30 botime, p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb t\u00ebra gjinit\u00eb letrare: poezi, tregime, novela, dedikate, kritika letrare, proz\u00eb e gjat\u00eb, gjysma e t\u00eb cilave romane t\u00eb cilat plot\u00ebsojn\u00eb mjaftuesh\u00ebm mendimin e kritik\u00ebs letrare duke e cil\u00ebsuar \u201cProzatori modern i Jugut\u201d.<\/p>\n<p>Po \u00e7\u2019t\u00eb reja na sjell autori me romanin \u201cBisha e thinjur\u201d?<br \/>\n1. Mohimi i liris\u00eb s\u00eb njeriut (asaj fizike), liria e l\u00ebvizjes nga fshati n\u00eb qytet, si dhe liria e nd\u00ebrgjegjes. Lufta e klasave, me t\u00ebr\u00eb format m\u00eb monstruoze q\u00eb zhvillohej gjer thell\u00eb n\u00eb kooperativat bujq\u00ebsore malore, deri tek individi m\u00eb i thjesht\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb, ata q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin m\u00eb tej stafet\u00ebn\u2026 Bisha e thinjur do t\u00eb kuiste n\u00eb Shpell\u00ebn e Kuqe, kulish\u00ebrit e t\u00ebrbuar (dedegtiv\u00ebt, spiun\u00ebt do t\u00eb mirrnin arratin\u00eb n\u00ebp\u00ebr fshatra ta siguronin Diktatorin p\u00ebr jet\u00eb e paqe).<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Eqerem Canaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/eqerem-canaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Ashtu si Jetnor Q\u00ebndroja, personazhi kryesor i romanit, edhe <strong>Eqerem Canaj<\/strong> (foto) djal\u00eb i ri e i bukur, plot \u00ebndrra rinie, k\u00ebtu e pes\u00ebdhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb zbriste n\u00eb qytet nga Pariku dhe s\u00eb bashku mundoheshim t\u00eb zgjidhnim dometh\u00ebnien e k\u00ebsaj bote, si gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb e asaj kohe, duke folur n\u00ebn z\u00eb dhe duke v\u00ebshtruar p\u00ebr rreth mos na p\u00ebrgjonte njeri\u2026 Edhe pse t\u00eb gjith\u00eb e kuptonin se rruga, ku kish hyr\u00eb ky vend (Shqip\u00ebria) p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar shoq\u00ebrin\u00eb komuniste, qe nj\u00eb katastrof\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, prap\u00eb dukej se sistemi do t\u00eb mbijetonte, qoft\u00eb edhe duke u zvarritur.<\/p>\n<p>K\u00ebto mendime, t\u00eb filozofis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb l\u00ebkundje t\u00eb vazhdueshme, i gjejm\u00eb t\u00eb pasqyruara n\u00eb romanin e ri t\u00eb autorit. Tashm\u00eb Eqeremi, i k\u00ebrrusur nga mosha, por edhe nga pesha e mendimeve p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, thelbin e t\u00eb v\u00ebrtetave kohore e ka shfaqur duksh\u00ebm n\u00eb shum\u00eb nga veprat e botuara dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, n\u00eb romanin \u201cIkanaku\u201d ku paraqet t\u00eb shkuar\u00ebn e dhunshme komuniste t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe portretizon sprov\u00ebn e pamundur t\u00eb harrimit mbi genocidin ekonomik.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se autori ishte m\u00ebsues dhe nuk vuante si fshatar\u00ebt e tij, por, duke qen\u00eb poet dhe me nj\u00eb shpirt t\u00eb ndjesh\u00ebm, ai e ka jetuar kooperativ\u00ebn dhe vuante shpirt\u00ebrisht nj\u00ebsoj si fshatar\u00ebt e tij halle mdhej. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb mjer\u00eb vjen t\u00eb na i tregoj\u00eb edhe neve, brezit q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb. Rr\u00ebfimi i tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim i njeriut q\u00eb t\u00eb mos provoj\u00eb m\u00eb humbjen, por t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb lart\u00ebsit\u00eb, sepse kudo ka ngjyra t\u00eb pafundme, q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shihen nga af\u00ebr p\u00ebr t\u2019i kuptuar, p\u00ebr t\u2019i besuar, p\u00ebr t\u2019i rr\u00ebfyer, shkurt \u00ebsht\u00eb udha q\u00eb kan\u00eb nisur shqiptar\u00ebt e pas n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebs. Sipas gjasave diktatori, i nofkuar me epitetin \u201cbisha\u201d, vinte shpesh n\u00eb qytetin e dy deteve\u2026<\/p>\n<p>2. Intriga n\u00eb roman: pigmentet konfliktuese t\u00eb cilat synojn\u00eb q\u00ebllime madhore n\u00eb vep\u00ebr \u00e7ka n\u00ebnkuptohet tronditja e sistemit socialist, shembja e Diktatorit \u2013 Diktatur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ardhur liria e munguar e nj\u00eb populli q\u00eb e meritonte prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Libri, me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm personazhesh, edhe pse veprojn\u00eb n\u00eb terrenin e nj\u00eb fshati malor, brenda s\u00eb njejt\u00ebs kooperativ\u00eb t\u00eb bashkuar, ai b\u00ebn t\u00eb flas\u00eb shum\u00eb, t\u00eb \u00e7jerr\u00eb mask\u00ebn kamufluese t\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemit n\u00eb kalb\u00ebzim, i cili, nga nj\u00eb grusht t\u00eb ashtuquajtur \u201cintelektual\u00eb kooperativist\u201d b\u00ebnin pun\u00ebn e partis\u00eb, duke mbajtur n\u00ebn thund\u00ebr masat e gjera t\u00eb popullit skllev\u00ebr t\u00eb tok\u00ebs e t\u00eb sistemit. E k\u00ebt\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnieje e shprehin qart\u00eb personazhet tek a tek a grupe t\u00eb till\u00ebsh q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb shtresa t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, si: Nori (Jetnor Qendroja), Havaja (n\u00ebna pun\u00ebtore e palodhur q\u00eb, edhe n\u00eb mosh\u00eb gati t\u00eb thyer, ajo ende b\u00ebn qilizm\u00eb n\u00eb djerrinat e kooperativ\u00ebs, babai i moshuar bari n\u00eb kopen\u00eb e deleve n\u00eb malin me bor\u00eb). Bab\u00eb \u2013 n\u00ebn\u00eb i g\u00ebzohen djalit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb kthehet nga ushtria, do ta fejojn\u00eb e martojn\u00eb me t\u00eb bukur\u00ebn e fshatit, Mirand\u00ebn (Mir\u00ebn).<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb fshatar\u00eb patriot\u00eb me t\u00eb mirat e t\u00eb k\u00ebqijat, me mentalitetin fshatarak, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb lindur e jetuar n\u00eb k\u00ebto rr\u00ebzoma, edhe pse shtypen mizorisht, prap\u00eb mbeten skllev\u00ebr t\u00eb bindur. Nori \u2013 Mira: t\u00eb rinj fshatar\u00eb q\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb, por nuk veprojn\u00eb dot n\u00eb koh\u00eb, mentaliteti i frenon, i zvarrit. Dhe m\u00eb shum\u00eb ligjet e hekurta: s\u2019lejohet askush t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb kufirit kooperativist, aq m\u00eb tep\u00ebr, braktisja p\u00ebr n\u00eb qytet do t\u00eb quhej e do t\u00eb nd\u00ebshkohej p\u00ebr tradh\u00ebti. Gj\u00eb q\u00eb s\u2019do ta lejonin, do ta mbronin k\u00ebt\u00eb me \u00e7do kusht: babai vjen nga mali e merr rrug\u00ebt e qytetit, s\u00eb bashku me njeriun e partis\u00eb e t\u00eb pushtetit, Nevruz Idrizin, me q\u00ebllim q\u00eb ta gjej\u00eb t\u00eb birin p\u00ebr ta kthyer nga rruga e gabuar\u2026<\/p>\n<p>3. Dy polet n\u00eb intrig\u00ebn e vepr\u00ebs: Nori, i porsakthyer, ndaj bashk\u00ebfshatark\u00ebs, Mir\u00ebs, Nori ndaj Id\u00ebs, ndaj grupit t\u00eb pes\u00ebshes \u201cMerimanga e zez\u00eb\u201d\u2026 Ida, Niku, Tedi, Nori, Leta, grupi i t\u00eb rinjve qytetar t\u00eb qytetit t\u00eb dy deteve apo ata t\u00eb ardhurit nga Tirana, t\u00eb cil\u00ebt synojn\u00eb p\u00ebr vepra t\u00eb m\u00ebdha: rr\u00ebzimin e Pushtetit Diktatorial. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim vazhdojn\u00eb t\u00eb zgjerojn\u00eb grupin me t\u00eb rinj t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm si Nori, i cili e ka nj\u00eb shkak.<\/p>\n<p>Ai ingranohet v\u00ebshtir\u00ebsisht me t\u00eb rejat e qytetit: i dashuron dhe i respekton shok\u00ebt e rinj qytetar, porse nuk i kupton dot t\u00eb fshehtat e n\u00ebnl\u00ebkur\u00ebs, t\u00eb tatuazhit merimang\u00eb n\u00eb krahun e djatht\u00eb. Nori vendos t\u00eb sakrifikoj\u00eb prind\u00ebrit, madje edhe moralin njer\u00ebzor, mjaft t\u00eb z\u00ebr\u00eb qytetin! T\u00eb tilla raste u b\u00ebn\u00eb t\u00eb mod\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e sistemit diktatorial, aq sa pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb i ironizonin t\u00eb till\u00ebt me k\u00ebng\u00ebt labe si ajo e gollovarit etj.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Eqerem Canaj - Bisha e thinjur\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Grupi i p\u00ebrballt\u00eb: Nevruz Idrizi, nj\u00eb oficer i liruar, ardhur n\u00eb kooperativ\u00ebn malore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar vij\u00ebn e partis\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb bashk\u00ebpunim me njer\u00ebzit e sigurimit, e t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb drejtonin t\u00eb famshmen kooperativ\u00eb, trysnonin n\u00ebnshtrimin, edhe pse po vinte fundi dhe diktatori thinjej, dhe sistemi n\u00eb g\u00ebrrhamat e zbehjes. Esht\u00eb nj\u00eb realizim dometh\u00ebn\u00ebs i autorit, nj\u00eb kujtes\u00eb interesante p\u00ebr ata q\u00eb jetuan dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se kush jemi nga vijm\u00eb e ku shkojm\u00eb?!<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr faqet e romanit, autori nuk e cil\u00ebson asnj\u00ebher\u00eb em\u00ebrin e diktatorit, por p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se bisha e kuqe s\u2019ishte ve\u00e7 Enver Hoxh\u00ebs. Canaj b\u00ebn nj\u00eb zgjidhje t\u00eb bukur, q\u00eb vjen nga p\u00ebrvoja artistike e tij, duke p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb librit shprehjet: \u201cKishte koh\u00eb q\u00eb Bisha r\u00ebnkonte. Thonin se edhe i plakur, thinjur, po vuante dhembje koke. Kulish\u00ebrit e t\u00ebrbuar, t\u00ebrbimsh\u00ebm lihnin nd\u00ebr qytete, fshatra e krahina, aq angullish\u00ebm sa z\u00ebri apo kujana e tyre dep\u00ebrtonte p\u00ebrtej gardheve me tela\u2026 Bisha do t\u00eb pushonte n\u00eb vil\u00ebn n\u00eb buz\u00ebdet, skllev\u00ebrit duhej t\u00eb gjendeshin kokulur.<\/p>\n<p>Kjo gj\u00eb, ujkut t\u00eb shpell\u00ebs i b\u00ebnte mir\u00eb, i jepte sh\u00ebndet, i zgjatej jeta pa kufi, thonin. N\u00ebp\u00ebr nat\u00eb, lihnin qent\u00eb e nd\u00ebrkryer, duke e garantuar bish\u00ebn se jemi shtet i fort\u00eb, nj\u00eb qime floku s\u2019do t\u00eb l\u00ebvizte prej l\u00ebkur\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb eg\u00ebr\u2026 Kujtoi p\u00ebrs\u00ebri Diktatorin q\u00eb pushtonte shpell\u00ebn e kuqe t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cilin e kishin cil\u00ebsuar \u201cBisha e thinjur\u201d p\u00ebr prap\u00ebsit\u00eb e pashoq t\u00eb atij t\u00eb flamuri sistem politik q\u00eb kishte aplikuar, nd\u00ebrsa populli p\u00ebrhiqte t\u00eb zezat e koh\u00ebs\u2026 Diktatori i fundshekullit, i dhimbjeve q\u00eb hiqnin skllev\u00ebrit e gardhuar brenda n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat \u201ckooperativa\u201d\u2026<\/p>\n<p>Dhe autori na jep nj\u00eb shembull kuptimplot t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, kur n\u00eb krye t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend faqe t\u00eb dukshme, vendosej fotografia e diktatorit Enver Hoxha, nd\u00ebrsa Jetnori kund\u00ebrshton baban\u00eb e tij: \u201cN\u00eb krye vendoset fotografia e t\u00eb madhit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, jo fotografia e Bish\u00ebs\u201d\u2026 E djali shkruante n\u00ebp\u00ebr tru \u201csa i betuar \u00ebsht\u00eb skllavi ndaj skllavopronarit?! Ndjenja e n\u00ebnshtrimit, p\u00ebruljes, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb frik\u00eb\u2026 Frik\u00eb q\u00eb shitet e blihet p\u00ebr besnik\u00ebri, atdhetari. Kjo, humbja e kombit tim\u201d\u2026 Ose, \u201cKjo Bish\u00eb, me \u00e7\u2019kuptohet, b\u00ebn nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb tmerrshme, atje n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e kuqe\u2026 Han\u00eb nj\u00ebri \u2013 tjetrin\u2026<\/p>\n<p>Kulish\u00ebt e t\u00ebrbuar sulen lemerish\u00ebm gjithandej: lihin, kaplojn\u00eb, kuisin tmerrsh\u00ebm q\u00eb budallenjt\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakin duart, duke rrahur p\u00ebll\u00ebmb\u00ebt, brohorisin p\u00ebr Bish\u00ebn, bukurin\u00eb, zgjuarsin\u00eb, partin\u00eb e t\u00eb mallkuar\u00ebs Bish\u00eb\u201d\u2026 Kurse n\u00eb nj\u00eb djalog t\u00eb shkurt\u00ebr, ai arrin t\u00eb na jap\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn tragjike t\u00eb asaj kohe, shnd\u00ebrrimin e njeriut n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb politike, t\u00eb zhveshur nga ndjenjat njer\u00ebzore, dhe kjo jo vet\u00ebm n\u00eb mesin e kulish\u00ebrve t\u00eb Diktotorit, por fatkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb fshatar\u00ebt e varf\u00ebr: \u201cVure\u2026 kok\u00ebfort\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde mbi vj\u00ebn e partis\u00eb!\u201d\u2026 \u201cE ke njohur mir\u00eb nusen, puqeni nga biografia?\u201d\u2026<\/p>\n<p>Sapo mbaroi lufta, nd\u00ebrsa ngjizej sistemi socialist, njer\u00ebzit do zgjoheshin nga gjumi i mundimsh\u00ebm i transformimit n\u00eb kafsh\u00eb politike, t\u00eb cil\u00ebt vinin partin\u00eb mbi n\u00ebn\u00ebn dhe bab\u00ebn, mbi \u00e7do gj\u00eb, edhe mbi atdheun. Nuk ishin t\u00eb pakt\u00eb ata kooperativist\u00eb q\u00eb, pas nj\u00eb dite t\u00eb lodhshme pune, do shkonin n\u00eb shtrat si njer\u00ebz moral\u00eb, por do zgjoheshin t\u00eb arrestuar, t\u00eb damkosur si armiq t\u00eb popullit, t\u00eb demaskuar publikisht n\u00eb t\u00eb ashtuquajturat vatra t\u00eb kultur\u00ebs. Do zgjoheshin si armiq p\u00ebr t\u2019u shtypur me k\u00ebmb\u00eb e p\u00ebr t\u2019i hedhur tutje n\u00eb balt\u00ebn e vdekjes\u2026 Fantazma kafkiane do sh\u00ebtiste n\u00ebp\u00ebr muzgun e stepave ruse, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Europ\u00ebs, n\u00eb tokat e Ballkanit dhe p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli, do t\u00eb gjente streh\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr.<\/p>\n<p>Romani i Canajt b\u00ebn t\u00eb mendosh, t\u00eb hap horizont p\u00ebr gjykime t\u00eb m\u00ebtejshme, me mendimin e thell\u00eb, me analiz\u00ebn q\u00eb b\u00ebn, me gjuh\u00ebn e bukur artistike duke na kujtuar eksperimentin tragjik q\u00eb komunist\u00ebt b\u00ebn\u00eb mbi popullin ton\u00eb, kooperativizmin e shoq\u00ebris\u00eb, sepse asnj\u00eb vend tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb nuk praktikoi sistemin \u00e7njer\u00ebzor kooperativist i cili merrte fshatarit \u00e7do lloj pasurie, deri tek pulat e kotecit, pavar\u00ebsisht se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin akuzuar shtres\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>4. Mendja e ndritur e Kafk\u00ebs kishte krijuar njeriun insekt si personazh n\u00eb bot\u00ebn e fantazis\u00eb. K\u00ebt\u00eb \u201cNjeri\u201d gjysma e bot\u00ebs e ndoqi nga pas duke e ushqyer me mish e gjak nga njer\u00ebz t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kafka e ngriti stek\u00ebn lart, duke p\u00ebrzier aq shum\u00eb fantazn\u00eb me realen sa nuk kuptohej m\u00eb ku fillonte nj\u00ebra e ku mbaronte tjetra. Por Kafka nuk do ndalonte vet\u00ebm tek pro\u00e7esi i transformimit: fillimisht njeriu \u2013 insekt do pretendonte se duhej t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb gabim n\u00eb dosje, \u00e7\u2019ne armik i popullit, por p\u00ebrball\u00eb murit t\u00eb shtetit autoritar, individi insekt ngadal\u00eb fillon e dyshon p\u00ebr veten e vet: p\u00ebrderisa t\u00eb gjith\u00eb e akuzojn\u00eb at\u00ebhere ndoshta v\u00ebrtet ishte nj\u00eb insekt i pist\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkelur me k\u00ebmb\u00eb. Dhe, teatri kafkian luan aktin m\u00eb absurd, i akuzuari ndjen keqardhje p\u00ebr xhelat\u00ebt e vet, akoma m\u00eb tej, n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit ai k\u00ebrkon t\u2019i mir\u00ebkuptoj\u00eb. Gjithashtu romani \u201cBisha e thinjur\u201d e shkrimtarit E. Canaj \u00ebsht\u00eb po aq interesant, nj\u00eb drit\u00eb dielli i realitetit shqiptar t\u00eb viteve para n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb, nj\u00eb vep\u00ebr e fort\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse q\u00eb t\u00eb p\u00ebrlot, nervozon gjer n\u00eb tundim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, mendja e ndritur e ekonomistit ameikan Hayek, zbulonte se, p\u00ebrtej perdes s\u00eb hekurt, pra n\u00eb vendet ish komuniste ku tregu i lir\u00eb ishte inekzistent, shtonte \u201cliria e tregut \u00ebsht\u00eb e pandashme me lirin\u00eb e individit\u201d, konkluzion i cili gjeti praktik tek ne. Kjo \u00e7far\u00eb reklamohej nga qeveria ishte thjesht demagogji, k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfundim hayek ka arritur t\u00eb na e jap Eqerem Canaj n\u00eb vepr\u00ebn e tij \u201cBisha e thinjur\u201d, k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga vler\u00ebsimet e vetvetishme p\u00ebr shkrimtarin n\u00eb fjal\u00eb ku vlera e vepr\u00ebs s\u00eb tij duhet q\u00eb tani t\u00eb z\u00ebr\u00eb vend n\u00eb programet m\u00ebsimore t\u00eb shkoll\u00ebs son\u00eb, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb a n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>5. Personazhet, gjuha dhe r\u00ebnd\u00ebsia kapitale e k\u00ebsaj vepre krahasuar me botimet e autor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt, padrejt\u00ebsisht, promovohen bujsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer.<\/p>\n<p>E t\u00ebr\u00eb ngjarja e romanit p\u00ebrshkohet fund e krye nga Jetnor Q\u00ebndroja, nj\u00eb djal\u00eb i ri, q\u00eb sapo ka mbaruar ushtrin\u00eb, k\u00ebrkon t\u00eb largohet dhe t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb qytet. Ai mundohet t\u00eb kap\u00ebrcej\u00eb nj\u00eb mal me v\u00ebshtir\u00ebsi q\u00eb sistemi komunist i vinte p\u00ebrpara \u00e7do t\u00eb riu t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij i cili k\u00ebrkonte liri l\u00ebvizje e pun\u00ebsimi. Nevruz Idrizi, tipi i komunistit, q\u00eb shkon n\u00eb fshat dhe e b\u00ebn at\u00eb lesh e li, pasi thellon luft\u00ebn e klasave\u2026 \u201cSe, ky Idrizi, e dhjet\u00ebra t\u00eb k\u00ebtij kall\u00ebpi b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyfishta: syri e veshi i qeveris\u00eb, spiun\u00eb t\u00eb lindur, prandaj edhe hidhen n\u00eb flak\u00eb\u2026 Iu p\u00ebrv\u00eblua xhani p\u00ebr kooperativ\u00ebn, demek! P\u00ebr fshatin, d\u00ebngla! F\u00ebmij\u00ebt i ka rregulluar me pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb qytet\u2026\u201d, thot\u00eb personazhi q\u00ebndror i vepr\u00ebs, ku autori n\u00eb romanin \u201cBisha e thinjur\u201d, ka mundur me m\u00ebn\u00e7uri dhe talent, t\u00eb ngrej\u00eb n\u00eb art ato ngjarje q\u00eb r\u00ebnduan mbi fshatar\u00ebsin\u00eb ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakur prej luftrave shekullore dhe e shtypur mjerisht prej sistemit totalitar.<\/p>\n<p>N\u00eb krahin\u00ebn e Lumit t\u00eb Vlor\u00ebs, n\u00eb periudh\u00ebn 1960 \u2013 1990, komunist\u00ebt, pasi prish\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet me Bashkimin Sovjetik, thelluan luft\u00ebn e klasave n\u00eb koh\u00eb paqje. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nga lart u d\u00ebrguan n\u00eb fshatrat e k\u00ebsaj krahine oficer\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit, gjoja \u201cvullnetar\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u00eb thelluar luft\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebt u em\u00ebruan kryetar\u00eb kooperativash\u2026 Ata ishin t\u00eb shumt\u00eb, nga nj\u00eb e dy p\u00ebr fshati, t\u00eb cil\u00ebt gjasme do t\u00eb drejtonin ekonomit\u00eb bujq\u00ebsore?! Kjo dihej, kuptohej fundkeqi\u2026 Eqerem Canaj ka ditur t\u2019i zbuloj\u00eb k\u00ebto shkaqe katastrofike, t\u2019i analizpj\u00eb e motivoj\u00eb duke deklaruar ato t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb hidhura q\u00eb duan a nuk duan brezi i kast\u00ebs, mbetet merit\u00eb e pakontestueshme e autorit vlonjat, romancierit n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje gjuha e romanit, e cila \u00ebsht\u00eb e lirshme me shprehje e frazologji t\u00eb shkurt\u00ebra dhe t\u00eb kuptueshme, me shum\u00eb fjal\u00eb t\u00eb reja vet\u00ebm t\u00eb burimit shqip, \u00e7ka vepr\u00ebn e b\u00ebn interesante p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e konceptualitetit artistik e gjuh\u00ebsor\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Edhe n\u00eb zhanrin artistik t\u00eb botimeve t\u00eb shumta, ai \u00ebsht\u00eb dalluar si i till\u00eb, i cil\u00ebsuar si fenomen letrar e gjuh\u00ebsor n\u00eb jugun e atdheut, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, ca m\u00eb shum\u00eb, profesionalizmi i tij p\u00ebr lexuesin e sot\u00ebm b\u00ebhet befasues, nj\u00eb sukses i let\u00ebrsis\u00eb bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht, kjo (gjuha) ka shtyr\u00eb gjuh\u00ebtar\u00ebt e dit\u00ebve t\u00eb sotme, specialist\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, n\u00eb drejtim t\u00eb vepr\u00ebs letrare t\u00eb Eqerem Canajt, si: n\u00eb Katedr\u00ebn e Gjuh\u00ebsis\u00eb, Tiran\u00eb, apo n\u00eb Universiteti \u201cI. Qemali\u201d Vlor\u00eb me studimet interesante q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer k\u00ebtij q\u00ebllimi, ku p\u00ebrmes tyre kan\u00eb evidentuar vlerat e ve\u00e7anta gjuh\u00ebsore e q\u00eb mbeten domosdo nj\u00eb burim i past\u00ebr n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. Kjo dukuri gjuh\u00ebsore e Canajt shfaqet mir\u00eb e bukur edhe n\u00ebp\u00ebr faqet e k\u00ebtij romani. \u201cBisha e thinjur\u201d \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pasqyr\u00eb e qart\u00eb e vet\u00ebdijes krijuese t\u00eb autorit p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb lexuesit nj\u00eb vep\u00ebr me vlera t\u00eb rralla sa letrare dhe gjuh\u00ebsore.<\/p>\n<p>Romani \u201cBisha e thinjur\u201d i Eqerem Canajt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga veprat e pakta q\u00eb denoncon, i ngre padi skllav\u00ebrimit, munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb njeriut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb tregut n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste. Pra, ideja kryesore e romanit \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj munges\u00ebn e liris\u00eb s\u00eb individit, e mohuar kjo liri n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb komuniste deri n\u00eb kthimin e njeriut n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb politike pa ndjenja, pra n\u00eb nj\u00eb skllav si\u00e7 thot\u00eb autori ose n\u00eb nj\u00eb insekt si\u00e7 thot\u00eb Kafka dhe k\u00ebsaj ideje autori ia ka arritur me sukses.<\/p>\n<p>N\u00eb feudaliz\u00ebm bujku ishte i lidhur me tok\u00ebn dhe s\u2019mund t\u00eb l\u00ebviste. Eqerem Canaj na tregon n\u00eb romanin q\u00eb analizojm\u00eb, se komunist\u00ebt na kthyen tet\u00ebqind vjet pas: e lidh\u00ebn kooperativistin me tok\u00ebn dhe ai nuk kishte t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb largohej nga kooperativa, kish lindur aty dhe duhet t\u00eb vdes\u00eb po aty. K\u00ebshtu, i riu flok\u00eb verdh\u00eb, q\u00eb p\u00ebrshkruan autori, mundohet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb qytet, por n\u00ebn ombrell\u00ebn e Diktatorit fshatari ishte i lidhur me tok\u00ebn si n\u00eb feudaliz\u00ebm, pavar\u00ebsisht se jetohej n\u00eb koh\u00ebt moderne.<\/p>\n<p>Sikurse edhe n\u00eb botimet e tjera, mund t\u00eb themi se Eqerem Canaj n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi \u00ebsht\u00eb mediativ, analizues, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb romanin q\u00eb po trajtojm\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, ai p\u00ebrdor metafora t\u00eb bukura p\u00ebr vuajtjet e brengat, p\u00ebr pengesat q\u00eb has personazhi kryesor Jetnor Q\u00ebndroja me n\u00ebpun\u00ebsit e kooperativist\u00ebt, autori gjithnj\u00eb p\u00ebrcjell shprehet: \u201cBisha hung\u00ebrinte n\u00ebp\u00ebr mjegull\u2026 n\u00eb shpell\u00ebn e kuqe\u2026 drith\u00ebrohej koha\u201d\u2026 Prej fillimit deri n\u00eb fund, me mjesht\u00ebri t\u00eb lart\u00eb artistike, ai na b\u00ebn t\u00eb mendojm\u00eb se t\u00eb gjitha t\u00eb k\u00ebqijat, skllav\u00ebrimi dhe mjerimi i shqiptar\u00ebve vinte pik\u00ebrisht nga ajo Bish\u00eb e thinjur e Shpell\u00ebs s\u00eb kuqe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr tema e kooperativ\u00ebs bujq\u00ebsore trajtohet gjer\u00ebsisht e n\u00eb disa plane.<\/p>\n<p>Autori ndalet dhe tek zhvillimet e pas viteve \u201970, kur sistemi kishte marr\u00eb rrukullim\u00ebn e s\u2019mund ta ndalte m\u00eb asgj\u00eb. Sistemin komunist autori na p\u00ebrshkruan si sistem t\u00eb gjirizeve: \u201cBot\u00eb e ndyr\u00eb! Sa vet\u00eb kan\u00eb shitur nderin, sa sht\u00ebpi kan\u00eb marr\u00eb rrokullim\u00ebn, sa familje t\u00eb ndershme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb qole, t\u00eb gjitha: vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb komunist\u00eb. Ptu, p\u00ebrjet\u00ebsisht, o njer\u00ebz t\u00eb kalbur! Ju, q\u00eb hiqeni, sikur p\u00ebrv\u00ebloheni p\u00ebr komunizmin, s\u2019jeni ve\u00e7se gjirizi i njer\u00ebzimit!\u201d\u2026<\/p>\n<p>Nj\u00eb autor serioz, me k\u00ebrkesa t\u00eb larta ideoestetike e historike si Eqerem Canaj, ka ditur t\u2019i zb\u00ebrthej\u00eb artistikisht k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb kushtet e mjerimit q\u00eb jetuan shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb tmerrtat kooperativa bujq\u00ebsore. Ai na tregon se ku mb\u00ebshtetej dhe nga kush mbrohej bota e gjirizeve, ajo mbahej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb nga sigurimi i shtetit, organizata kriminale terroriste: \u201cP\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb njer\u00ebzish: vuajtje, mjerim, shtypje, gjer n\u00eb barbari, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr qen\u00eb ata q\u00eb, me terma t\u00eb kamufluara, i shtypnin. Kjo ia b\u00ebnte mu! Po, \u00e7\u2019t\u2019i b\u00ebje? K\u00ebshtu ishte nd\u00ebrtuar kjo e n\u00ebmur dynja dhe s\u2019e ndryshoje dot asnj\u00eb fije floku. Se, pas njeriut, zvarritej hija e zez\u00eb q\u00eb t\u00eb ndiqte pas t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn. Nj\u00eb \u00e7ik\u00ebz, pra nj\u00eb fije t\u00eb dilje nga binar\u00ebt, p\u00ebrfundoje n\u00eb mos n\u00eb morg, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>Po me ngjyra t\u00eb gjalla autori ka p\u00ebrshkruar autori frik\u00ebn dhe manin\u00eb e persekucionit q\u00eb shoq\u00ebronte kudo njeriun n\u00eb sistemin diktatorial, thot\u00eb ai: \u201cPas k\u00ebsaj frika iu shfaq papritur. Dhe ktheu syt\u00eb prapa: n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ishte qorollisur, s\u00eb paku brenda nj\u00ebzet e kat\u00ebr or\u00ebve. E at\u00ebher\u00eb tmerri iu b\u00eb tep\u00ebr dominues. \u00c7\u2019iu desh q\u00eb i mbrehu qet\u00eb me Nevruzin?\u201d. Nd\u00ebr vlerat e k\u00ebtij romani evidentohen m\u00ebn\u00e7uria dhe talenti t\u00eb cilat, e b\u00ebjn\u00eb lexuesin q\u00eb vetvetiu t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nga vjen vuajtja dhe mjerimi i madh? P\u00ebr shembull: \u201c<em>Djalit i vajti mendja te G\u00ebrmadha e Tiran\u00ebs dhe iu shfaq Bisha, teksa hallakatej e u b\u00ebrtitte sejmen\u00ebve t\u00eb gjurmonin bujk\u00ebrob\u00ebrit\u2026<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Faqe pas faqeje e kapitujsh n\u00eb vazhdim lexuesi gjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman edhe disa p\u00ebrkufizime q\u00eb ka arritur t\u2019i jap\u00eb autori me aft\u00ebsi, p\u00ebrkufizime q\u00eb do t\u2019i vlejn\u00eb m\u00eb shum\u00eb brezit q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb m\u00eb pas. Fenomeni komunist, thekson me t\u00eb drejt\u00eb ai, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb tragjedi historike, e cila buron nga nj\u00eb keqinterpretim i historis\u00eb dhe nga nj\u00eb keqkonceptim fatal i natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Ai nuk mund t\u00eb marr\u00eb parasysh etjen njer\u00ebzore p\u00ebr liri individuale, p\u00ebr vet\u00ebshprehje artistike dhe shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Autori shtron logjik\u00ebn e dhimbshme e drith\u00ebruese: \u201c<em>Dhe bujk\u00ebrob\u00ebrit bujq\u00ebsor\u00eb nuk do ta harronin Diktatorin, do tua kujtonin kallot e duar\u00ebve, krijuar nga rrahjet e duartrokitjeve, se ashtu e donte puna, si\u00e7 edhe thonin e trumbetonin sejmen\u00ebt\u2026<\/em>\u201d Sikurse m\u00eb posht\u00eb: \u201c<em>\u00c7\u2019qe e v\u00ebrteta, ishte b\u00ebr\u00eb ligj: er\u00eb pule t\u00eb mos binte n\u00eb fshat, k\u00ebmb\u00eb zogu, hi\u00e7, ishte e mjaft\u00eb ajo \u201cpularia\u201d e kooperativ\u00ebs. E n\u00ebna e kishte fshehur gjelin p\u00ebr nj\u00eb rast<\/em>\u201d\u2026<\/p>\n<p>P\u00ebrshkrimet p\u00ebrgjat\u00eb romanit, me pak fjal\u00eb t\u00eb gjetura e t\u00eb goditura, shprehin nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb t\u00eb autorit: \u201cI heshtur, si i ngrir\u00eb mbi tavolin\u00ebn e akullt, ai p\u00ebrjetoi syt\u00eb e zes t\u00eb saj, me nj\u00eb but\u00ebsi deti t\u00eb qet\u00eb. G\u00ebrsheti i zi i trash\u00eb, hedhur q\u00eb pasqafe, mbi gjoks, l\u00ebvizte sipas ritmit t\u00eb frym\u00ebmarrjes. Mblodhi duart grusht dhe shtypi brenda vetes nj\u00eb ndjenj\u00eb revolte. \u00c7udi, tha, ndjenjat e njeriut, shum\u00eb her\u00eb nuk varen nga d\u00ebshira e tij, d.m.th. nuk imponohen. Ndon\u00ebse, t\u00eb fjetura, diku n\u00eb thell\u00ebsi, t\u00eb mbuluara nga nj\u00eb tis pluhuri harrese, ato buizin e shp\u00ebrndajn\u00eb nj\u00eb \u00e7ast gulshe hidh\u00ebrimi, n\u00eb rrethana krejt papritura\u201d.<\/p>\n<p>Romani \u201cBisha e thinjur\u201d i shkrimtarit Eqerem Canaj, paraqitet me vlera t\u00eb larta artistike, forc\u00eb treguese e analizuese kaq t\u00eb qarta sa lexuesi e gjen vet\u00eb p\u00ebrfundimin ose mesazhin q\u00eb autori d\u00ebshiron ta p\u00ebrcjell\u00eb tek lexuesi artdash\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rreth romanit t\u00eb Eqerem Canaj, \u201cBisha e thinjur\u201d, Vlor\u00eb 2021 Nga Enver MEMISHAJ T\u00eb paraqes\u00ebsh obsionet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr letrare si romani \u201cBisha e thinjur\u201d vetvetiu mendimi t\u00eb shkon sa nga libri tek autori dhe anasjelltazi, k\u00ebshtu nd\u00ebr kapitujt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb l\u00ebndore, duke p\u00ebr\u00e7uar synime e ide n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexuesve t\u00eb cil\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":73730,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,11],"tags":[],"class_list":["post-73729","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Rreth romanit t\u00eb Eqerem Canaj, \u201cBisha e thinjur\u201d, Vlor\u00eb 2021 Nga Enver MEMISHAJ T\u00eb paraqes\u00ebsh obsionet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr letrare si romani \u201cBisha e thinjur\u201d vetvetiu mendimi t\u00eb shkon sa nga libri tek autori dhe anasjelltazi, k\u00ebshtu nd\u00ebr kapitujt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb l\u00ebndore, duke p\u00ebr\u00e7uar synime e ide n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexuesve t\u00eb cil\u00ebt [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-02T05:40:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-02T05:41:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"770\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ\",\"datePublished\":\"2021-12-02T05:40:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-02T05:41:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/\"},\"wordCount\":3987,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/\",\"name\":\"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-02T05:40:04+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-02T05:41:16+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg\",\"width\":500,\"height\":770,\"caption\":\"Eqerem Canaj - Bisha e thinjur\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Rreth romanit t\u00eb Eqerem Canaj, \u201cBisha e thinjur\u201d, Vlor\u00eb 2021 Nga Enver MEMISHAJ T\u00eb paraqes\u00ebsh obsionet p\u00ebr nj\u00eb vep\u00ebr letrare si romani \u201cBisha e thinjur\u201d vetvetiu mendimi t\u00eb shkon sa nga libri tek autori dhe anasjelltazi, k\u00ebshtu nd\u00ebr kapitujt q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb l\u00ebndore, duke p\u00ebr\u00e7uar synime e ide n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb lexuesve t\u00eb cil\u00ebt [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-02T05:40:04+00:00","article_modified_time":"2021-12-02T05:41:16+00:00","og_image":[{"width":500,"height":770,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ","datePublished":"2021-12-02T05:40:04+00:00","dateModified":"2021-12-02T05:41:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/"},"wordCount":3987,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/","name":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg","datePublished":"2021-12-02T05:40:04+00:00","dateModified":"2021-12-02T05:41:16+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/eqerem_canaj-bisha_e_thinjur.jpg","width":500,"height":770,"caption":"Eqerem Canaj - Bisha e thinjur"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sprova-e-pamundur-e-harrimit-mbi-genocidin-ekonomik-te-shqiptareve-ne-penen-e-shkrimtarit-eqerem-canaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SPROVA E PAMUNDUR E HARRIMIT MBI GENOCIDIN EKONOMIK T\u00cb SHQIPTAR\u00cbVE N\u00cb PEN\u00cbN E SHKRIMTARIT EQEREM CANAJ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=73729"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":73732,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/73729\/revisions\/73732"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=73729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=73729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=73729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}