{"id":74533,"date":"2021-12-14T22:20:25","date_gmt":"2021-12-14T21:20:25","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74533"},"modified":"2021-12-14T22:20:25","modified_gmt":"2021-12-14T21:20:25","slug":"misteri-i-krishtlindjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/","title":{"rendered":"MISTERI I KRISHTLINDJES"},"content":{"rendered":"<p><strong>Don Robert Kola<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>G\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs<\/em><br \/>\n<em>p\u00ebrt\u00ebrihet krijesa;<\/em><br \/>\n<em>g\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs<\/em><br \/>\n<em>foshnj\u00ebzohet Krijuesi.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>(<strong>Nga: \u201cHymni Akathist\u201d)<a href=\"#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/strong><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Lindja llamburitje e zanafill\u00ebs <\/strong><\/h3>\n<p>Shfaqja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, por lindja \u00ebsht\u00eb mrekullia p\u00ebrmbi mrekullit\u00eb q\u00eb mrekullon. Pa mrekullin\u00eb e lindjes, s\u2019do t\u00eb shfaqej mrekullia e dhurimit t\u00eb jet\u00ebs dhe fsheht\u00ebsia e saj do mbetej n\u00eb heshtje. Dhurimi \u00ebsht\u00eb hiri i jet\u00ebs. Ky hir shfaqet p\u00ebrmes shp\u00ebrthimit. Shp\u00ebrthimi \u00ebsht\u00eb hapje. Hapja e p\u00ebrhap dhurimin. N\u00eb gjirin e heshtjes shp\u00ebrthen misteri i jet\u00ebs. Heshtja thyhet n\u00eb shpallje vet\u00ebm me lindjen e njeriut. Nga zanafilla lindja e p\u00ebrcillet p\u00ebrmes shpalljes. Shpallja shquhet p\u00ebrmes brohoritjes. Ajo \u00ebsht\u00eb antifona e mahnitjes dhe p\u00ebrmes saj thuret k\u00ebnga dhe rr\u00ebfimi.<\/p>\n<p>Me lindjen e njeriut fillon thurja e k\u00ebng\u00ebs dhe e rrefimit.<a href=\"#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a> Ajo \u00ebsht\u00eb shpallja e dashuris\u00eb. Brezi i jet\u00ebs. Nga rr\u00ebfimi i brezave p\u00ebrb\u00ebhet historia. Ajo tejfigurohet vet\u00ebm p\u00ebrmes rr\u00ebfenj\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb. Lindja \u00ebsht\u00eb epifania q\u00eb shndrit burimin e jet\u00ebs. I thell\u00eb del v\u00ebzhgimi i\u00a0 H. Ardent, kur thot\u00eb: \u201cMe njeriun hyri n\u00eb bot\u00eb fillimi. Mbi k\u00ebt\u00eb themelohet shenjt\u00ebria e spontanitetit njer\u00ebzor. Shfarosja totalitare e njeriut \u00ebsht\u00eb shfarosje e spontanitetit njer\u00ebzor. Ajo n\u00ebnkupton n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe mohimin e krijimit si krijim, p\u00ebrmes t\u00eb cilit vendos\u00ebt fillimi.\u201d<a href=\"#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a> Lindja \u00ebsht\u00eb akti q\u00eb e shquan pranimin e fillimit t\u00eb jet\u00ebs, si\u00a0 dhurim; \u00ebsht\u00eb drita q\u00eb llamburit fillimin.<\/p>\n<p>Duke kundruar fest\u00ebn e Krishtlindjes, Sh\u00ebn Luani i Madh thoshte: \u201cNd\u00ebrsa kremtojm\u00eb n\u00eb adhurim lindjen e Sh\u00eblbuesit ton\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht e kremtojm\u00eb filles\u00ebn ton\u00eb: lindja e Krishtit sh\u00ebnon filles\u00ebn e popullit t\u00eb krishter\u00eb; lindja e Kok\u00ebs \u00ebsht\u00eb lindja e Trupit.\u201d<a href=\"#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p>Lindja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e shk\u00ebputur nga plot\u00ebsia e jet\u00ebs. Plot\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs dhe t\u00eb dashuris\u00eb, nuk e k\u00ebrc\u00ebnon n\u00ebse rrethi mbyll\u00ebt ndaj hapjes s\u00eb tyre. Mbyllja mbaron n\u00eb pjes\u00eb. Pjesa e shk\u00ebputur nga t\u00ebr\u00ebsia s\u2019ka thell\u00ebsi, mbaron n\u00eb cekt\u00ebsi. Po k\u00ebshtu ngjan edhe me misterin e fes\u00eb, kur shk\u00ebputet nga plot\u00ebsia e misterit, mbaron n\u00eb \u201cfishekzjarr\u00ebt e bot\u00ebs.\u201d<a href=\"#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Lindja rr\u00ebfenja e kraharorit <\/strong><\/h3>\n<p>Misteri i Krishtlindjes \u00ebsht\u00eb rr\u00ebfenja e misterit t\u00eb kraharorit t\u00eb Atit. Prologu i Ungjillit t\u00eb Gjonit, rr\u00ebfen misterin e gjirit t\u00eb Atit:<\/p>\n<p>\u201c<em>Deum nemo vidit umquam:<\/em><br \/>\n<em>unigenitus filius, qui est in sinu patris,<\/em><br \/>\n<em>ipse enarravit.<\/em>\u201d (<em>Gjn<\/em> 1, 18)<\/p>\n<p>\u201c<em>Hyjin kurr\u00eb askush nuk e pa,<\/em><br \/>\n<em>Biri i nj\u00eblinduri,<\/em><br \/>\n<em>i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjirin e Atit (\u03c4\u00f2\u03bd \u03ba\u03cc\u03bb\u03c0\u03bf\u03bd \u03c4\u03bf\u03b0 \u03c0\u03b1\u03c4\u03c1\u03cc\u03c2)<\/em><br \/>\n<em>ai e b\u00ebri t\u00eb njohur.<\/em>\u201d (<em>Gjn<\/em> 1, 18).<\/p>\n<p>Biri rr\u00ebz\u00ebllen lavdin\u00eb e Atit. Ai \u00ebsht\u00eb \u201cbredhja e lavdis\u00eb\u201d dhe \u201cvula e qenies s\u00eb tij.\u201d (<em>Heb<\/em> 1, 3).<\/p>\n<p>As njeriu dhe asnj\u00eb krijes\u00eb nuk do arrinte kurr\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtonte n\u00eb kraharorin e Hyjit, sikurse vet\u00eb Hyji t\u00eb mos na zbulonte k\u00ebt\u00eb mister p\u00ebrmes mish\u00ebrimit t\u00eb Birit.\u00a0 Zbulesa e Hyjit \u00ebsht\u00eb hapja e kraharorit t\u00eb Tij. Misteri i dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit, mund t\u00eb kundrohet. Kraharori i Hyjit \u00ebsht\u00eb hapur, dhe, n\u00ebse mund t\u00eb thuhet, \u201cPlaga\u201d e k\u00ebsaj hapje \u00ebsht\u00eb dashuria ndaj Birit.<\/p>\n<p>Mish\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb brezi i dashuris\u00eb n\u00eb mes kraharorit t\u00eb Atit dhe kraharorit ton\u00eb. Biri, i cili \u00ebsht\u00eb \u201cgjiri i lul\u00ebzuar\u201d<a href=\"#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a> i Atit, p\u00ebrmes Mish\u00ebrimit n\u00eb kraharorin e Virgjr\u00ebs Mari, b\u00ebri t\u00eb \u201clul\u00ebzoj\u00eb\u201d po ajo dashuri q\u00eb shk\u00ebmbehet mes Atit dhe Birit n\u00eb amshim edhe n\u00eb mishin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Misterin e zbuluar t\u00eb Hyjit, Liturgjia e kish\u00ebs e kundron p\u00ebrmes kremtimit. Ajo gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Krishtlindjes, k\u00ebrkon q\u00eb Sh\u00ebrbesa e leximeve t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb sidomos Letr\u00ebn e drejtuar Kolosian\u00ebve: \u201cn\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Mish\u00ebrimi i Zotit paraqitet n\u00eb kontekstin e krejt historis\u00eb s\u00eb sh\u00eblbimit (&#8230;) dhe K\u00ebng\u00ebn e k\u00ebng\u00ebve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn simbolizohet bashkimi i Hyjit dhe njeriut n\u00eb Krishtin.\u201d<a href=\"#_ftn7\" name=\"_ftnref7\">[7]<\/a><\/p>\n<p>Letra drejtuar Kolosian\u00ebve, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet thjesht, sipas asaj q\u00eb k\u00ebndohet n\u00eb Prefacionin e Liturgjis\u00eb s\u00eb kish\u00ebs, ku thuhet:<\/p>\n<p>\u201c<em>Ti q\u00eb e krijove njer\u00ebzimin<\/em><br \/>\n<em>n\u00ebp\u00ebr Birin e dashuris\u00eb sate,<\/em><br \/>\n<em>ashtu n\u00ebp\u00ebr t\u00eb me mir\u00ebsi<\/em><br \/>\n<em>m\u00eb t\u00eb madhe e rip\u00ebrt\u00ebrive.<\/em>\u201d<a href=\"#_ftn8\" name=\"_ftnref8\">[8]<\/a><\/p>\n<p>K\u00ebnga e k\u00ebng\u00ebve \u00ebsht\u00eb ikona pararend\u00ebse e eukaristis\u00eb; ajo \u00ebsht\u00eb \u201ckremtimi m\u00eb i lart\u00ebsuar biblik i mishit\u201d<a href=\"#_ftn9\" name=\"_ftnref9\">[9]<\/a> dhe \u201c\u00ebsht\u00eb gjerdani mahnit\u00ebs i t\u00ebr\u00ebsis\u00eb (&#8230;) i shp\u00ebrthimit t\u00eb dashuris\u00eb i mbjell\u00eb n\u00eb mishin ton\u00eb.\u201d<a href=\"#_ftn10\" name=\"_ftnref10\">[10]<\/a><\/p>\n<p>Kisha n\u00eb kremtimin e misterit t\u00eb Mish\u00ebrimit, k\u00ebrkon q\u00eb lavdet e saja t\u00eb lart\u00ebsohen n\u00eb dasm\u00ebn q\u00eb Ati kremton p\u00ebr t\u00eb Birin. N\u00eb \u201cSh\u00ebrbes\u00ebn e lavdeve,\u201d thuhet: \u201cHyji At\u00eb kremtoi dasm\u00ebn e Hyjit Birit t\u00eb vet, kur n\u00eb kraharorin e Virgj\u00ebr\u00ebs e bashkoi me natyr\u00ebn njer\u00ebzore, kur deshi q\u00eb ai q\u00eb ishte Hyj para t\u00eb gjith\u00eb shekujve, t\u00eb b\u00ebhej njeri n\u00eb fund t\u00eb shekujve.\u201d<a href=\"#_ftn11\" name=\"_ftnref11\">[11]<\/a><\/p>\n<p>Gjith\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e misterit t\u00eb mish\u00ebrimit Kisha e kundron p\u00ebrmes fytyr\u00ebs s\u00eb Maris\u00eb. Nga thesari i tradit\u00ebs kishtare, po sjell vet\u00ebm nj\u00eb pamje nga homilia e Sh\u00ebn Augustinit. N\u00eb nj\u00eb predikim t\u00eb tij para bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb besimtar\u00ebve, shikimin e lart\u00ebson tek Virgj\u00ebra Mari dhe thot\u00eb: \u201cB\u00ebhet n\u00eb ty, ai q\u00eb t\u00eb b\u00ebri ty, b\u00ebhet n\u00eb ty ai p\u00ebrmes t\u00eb cilit gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb: me sakt\u00ebsisht p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb krijuar qielli e toka dhe gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Mish\u00ebrohet n\u00eb ty Fjala e amshuar dhe Ai duke pranuar mishin, nuk e braktisi hyjnoren. Fjala lidhet me mishin, Fjala bashkohet me mishin dhe shtroja e k\u00ebtij bashkimi \u00ebsht\u00eb kraharori yt prej nga del si dh\u00ebnd\u00ebr (<em>ipse sponsus procedit de thalamo suo. Ps 19, 6<\/em>).\u201d<a href=\"#_ftn12\" name=\"_ftnref12\">[12]<\/a><\/p>\n<p>Mish\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kremtimi i dasm\u00ebs s\u00eb bashkimit t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb amshuar me mishin ton\u00eb. Ngjallja \u00a0e Tij \u00ebsht\u00eb kurora e lart\u00ebsimit t\u00eb mishit n\u00eb Lavdin\u00eb e pambaruar t\u00eb Hyjit. Shkrimi i Shenjt\u00eb q\u00eb nga Libri i Zanafill\u00ebs e kumton fejes\u00ebn e mistershme n\u00eb mes Fjal\u00ebs s\u00eb amshuar dhe mishit, nd\u00ebrsa Apokalipsa e shfaq dasm\u00ebn e Dh\u00ebndrin me t\u00eb Fejuar\u00ebn n\u00eb Lavdin\u00eb e amshuar.<\/p>\n<p>Tradita e Kish\u00ebs, duke kundruar k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, shp\u00ebrthen n\u00eb brohoritje: \u201cO mister i mrekulluesh\u00ebm! Vet\u00eb Fjala e Hyjit, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb para shekujve, i padukshmi, i pakuptueshmi, ai q\u00eb nuk ka trup, Fillimi q\u00eb ka zanafill\u00ebn prej Fillimit, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb Drit\u00eb q\u00eb lind prej Drit\u00ebs, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb burimi i jet\u00ebs dhe i pavdekshm\u00ebris\u00eb, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehja e arketipit hyjnor, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb vula q\u00eb nuk ndryshon, sh\u00ebmb\u00eblltyra e pandryshueshme dhe e v\u00ebrtet\u00eb e Hyjit, ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehja e Atit dhe Fjala e tij, i vjen n\u00eb ndihm\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs s\u00eb vet dhe b\u00ebhet njeri p\u00ebr dashuri t\u00eb njeriut. Merr nj\u00eb trup p\u00ebr t\u00eb sh\u00eblbuar trupin dhe p\u00ebr dashuri ndaj shpirtit tim pranon t\u00eb bashkohet me nj\u00eb shpirt t\u00eb pajisur me arsyen njer\u00ebzore.\u201d<a href=\"#_ftn13\" name=\"_ftnref13\">[13]<\/a><\/p>\n<h3 style=\"text-align: center;\"><strong>Lindja brez i dashuris\u00eb<\/strong><\/h3>\n<p>Brohoritja shp\u00ebrthyese e \u201cAleluj-es\u201d n\u00eb simfonin\u00eb e Hendelit: \u201cMessiah,\u201d e p\u00ebrshkoi me vrushkuj drite edhe frym\u00ebzimin e H. Adrent-it, duke e vulosur gjith\u00eb kthes\u00ebn e v\u00ebzhgimeve t\u00eb saj filozofike rreth nj\u00ebmend\u00ebsis\u00eb s\u00eb lindshm\u00ebris\u00eb.<a href=\"#_ftn14\" name=\"_ftnref14\">[14]<\/a> Rreth k\u00ebsaj, n\u00eb ditarin e vet shkruan: \u201cMesia i Hendelit! Aleluja kuptohet vet\u00ebm duke u nisur nga teksti: na \u00ebsht\u00eb lindur nj\u00eb foshnj\u00eb \u2018incarnatus est; natus est puer\u2019\u00a0 &#8211; dhe shton:\u00a0 kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta m\u00eb e thell\u00eb rreth ngjarjes s\u00eb Krishtit: \u00e7do fillim \u00ebsht\u00eb shp\u00ebtim dhe Hyji p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj fillimit dhe p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj shp\u00ebtimit, krijoi bot\u00ebn. \u00c7do lindje e re \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb siguri p\u00ebr shp\u00ebtimin e bot\u00ebs, \u00ebsht\u00eb premtim i sh\u00eblbimit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb humbur fillimin.\u201d<a href=\"#_ftn15\" name=\"_ftnref15\">[15]<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb fest\u00ebn e Krishtlindjes, Kisha p\u00ebrmbledh gjith\u00eb brohoritjen e mrekullis\u00eb s\u00eb lindjes q\u00eb nga libri i Zanafill\u00ebs e deri t\u00eb libri i Zbules\u00ebs. Liturgjia n\u00eb antifonat e saja, n\u00eb koh\u00ebn e Ardhjes, brohoret: \u201cO Sapientia\u201d( <em>Ur<\/em> 8, 1; 7, 28-30); \u201cO Adonai\u201d (<em>Ps<\/em> 100, 3;); \u201cO radix Iesse\u201d (<em>Is<\/em> 11, 10; <em>Ps<\/em> 97, 3; <em>Zb<\/em> 7, 9); \u201cO clavis David\u201d (<em>Is<\/em> 22, 22; <em>Zb<\/em> 3, 7; <em>Ps<\/em> 106, 14); \u201cO Oriens\u201d( <em>Zak<\/em> 6, 12; Ab 3, 4; <em>Mal<\/em> 3, 20); \u201cO Rex gentium\u201d (<em>Agj<\/em> 2, 8; <em>Ef<\/em> 2, 14); \u201cO Emanuel\u201d (<em>Is<\/em> 7, 14; <em>Mt<\/em> 1, 12).<\/p>\n<p>Po ve\u00e7oj kalimthi brohoritjet: \u201cO Sapientia\u201d dhe \u201cO Oriens\u201d.<\/p>\n<p>E para, shquan misterin e hirit t\u00eb heshtjes, q\u00eb zbret nga froni mbret\u00ebror i Hyjit, ku q\u00ebndron gjith\u00eb plani i shp\u00ebtimit shfaqur p\u00ebrmes Fjal\u00ebs: \u201cCum enim quietum silentium contineret omnia.\u201d (krahs <em>Ur<\/em> 18, 14-15).<\/p>\n<p>Brohoritja e dyte: \u201cO Oriens\u201d shfaq drit\u00ebn p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs: \u201dHyji na prin me drit\u00ebn e Fytyr\u00ebs s\u00eb vet, kah krijimi i dyt\u00eb m\u00eb i mrekulluesh\u00ebm dhe err\u00ebsir\u00ebs son\u00eb Ai i sjell dhurat\u00ebn e nj\u00eb lindje t\u00eb pambarueshme si vet\u00eb amshimi i Tij. O Oriens!\u201d<a href=\"#_ftn16\" name=\"_ftnref16\">[16]<\/a><\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i brohoritjes n\u00eb lindjen e Jezu Krishtit, p\u00ebrmbushet me Ngjalljen e Tij. N\u00eb himnin e Ngjalljes: \u201cExultet,\u201d Kisha dhe gjith\u00eb krijesa p\u00ebrmbushet me Frym\u00ebn q\u00eb vjen nga Ngjallja. Me Ngjalljen e Krishtit shp\u00ebrthen \u201cburia e sh\u00eblbimit\u201d, e cila p\u00ebrshkon dhe p\u00ebrmbush gjith\u00eb krijes\u00ebn me Lavdin\u00eb e Hyjit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes Ngjalljes, si\u00e7 na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur veprat e Apostujve, Ati e lind: \u00a0\u201cE ne u shpallim Lajmin e G\u00ebzuesh\u00ebm se premtimi q\u00eb Hyji ua pati dh\u00ebn\u00eb et\u00ebrve na e plot\u00ebsoi neve, bijve t\u00eb tyre, duke e Ngjallur Jezusin, sikurse shkruan n\u00eb Psalmin e dyt\u00eb:<\/p>\n<p><em>Ti je biri im,<\/em><br \/>\n<em>un\u00eb sot t\u00eb linda<\/em>.\u201d (<em>Vap<\/em> 13, 32-33)<\/p>\n<p>Lindja e Jezu Krishtit \u00ebsht\u00eb \u00e7elja e dashuris\u00eb s\u00eb Hyjit n\u00eb mishin ton\u00eb. Ngjallja e Tij \u00ebsht\u00eb kurora q\u00eb tejfiguron mishin ton\u00eb prej lavdie n\u00eb lavdi t\u00eb pambaruar t\u00eb Hyjit.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebrmallim i thell\u00eb hetohet edhe n\u00eb v\u00ebzhgimet e H. Ardent p\u00ebr misterin e fillimit q\u00eb fal lindja: \u201cMrekullia q\u00eb shp\u00ebton bot\u00ebn, hap\u00ebsir\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore nga rr\u00ebnimi i saj normal e i \u2018natyrsh\u00ebm\u2019 \u00ebsht\u00eb se fundi fakti i lindshm\u00ebris\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aft\u00ebsia e t\u00eb vepruarit \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnj\u00ebzuar ontologjikisht. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb lindja e njer\u00ebzve t\u00eb rinj dhe e fillimeve t\u00eb reja, e veprimeve p\u00ebr t\u00eb cilat ata jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr faktin se kan\u00eb lindur.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrvoja e plot\u00eb e k\u00ebsaj aft\u00ebsie mund t\u2019u fal\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve njer\u00ebzore besim dhe shpres\u00eb, k\u00ebto dy karakteristika t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore q\u00eb antikiteti grek i kishte shp\u00ebrfillur krejt\u00ebsisht, duke n\u00ebnvler\u00ebsuar mbajt\u00ebn e besimit si nj\u00eb virtyt t\u00eb pazakont\u00eb dhe jo shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe duke e p\u00ebrfshir\u00eb shpres\u00ebn nd\u00ebr t\u00eb k\u00ebqijat e iluzionit n\u00eb kutin\u00eb e Pandor\u00ebs. \u00cbsht\u00eb kjo shpres\u00eb dhe ky besim p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb gjet\u00ebn ndoshta shprehjen m\u00eb t\u00eb lavdishme dhe m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb fjal\u00ebt e pakta me t\u00eb cilat ungjijt\u00eb e njoftonin \u2018lajmin e g\u00ebzuar\u2019: \u2018Na lindi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb\u2019.\u201d<a href=\"#_ftn17\" name=\"_ftnref17\">[17]<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb fest\u00ebn e Krishtlindjes, liturgjia e Kish\u00ebs n\u00eb Mesh\u00ebn e dit\u00ebs, Hyjit i lart\u00ebson k\u00ebt\u00eb lutje:<\/p>\n<p>\u201c<em>O Hyj, ti denj\u00ebsin\u00eb e natyr\u00ebs njer\u00ebzore<\/em><br \/>\n<em>mrekullisht e trajtove dhe m\u00eb mrekullisht e ke p\u00ebrt\u00ebrir\u00eb,<\/em><br \/>\n<em>b\u00ebj, po t\u00eb lutemi,<\/em><br \/>\n<em>t\u00eb b\u00ebhemi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Hyjnis\u00eb s\u00eb Jezu Krishtit,<\/em><br \/>\n<em>i cili u denjua t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore.<\/em>\u201d<a href=\"#_ftn18\" name=\"_ftnref18\">[18]<\/a><\/p>\n<p>Me lindjen e Jezu Krishtit, denj\u00ebsia e natyr\u00ebs son\u00eb njer\u00ebzore tejfigurohet dhe lart\u00ebsohet n\u00eb mrekullin\u00eb e dhurat\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs hyjnore.<\/p>\n<hr \/>\n<p><a href=\"#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> <em>TROIDI KATANIK<\/em>, E p\u00ebrktheu At\u00eb Justin Anthimiadhi, Botimi i Manastirit t\u00eb Hirsh\u00ebm t\u00eb Paraklitit (Ngush\u00ebllimtarit), Opos \u2013 Atik\u00eb, Greqi 2019, f. 279. Shih: <em>TROIDI DHE PES\u00cbDHJETORJA<\/em>, E p\u00ebrktheu Imzot Fan Stylian Noli, E botoi Peshkopata e Amerik\u00ebs, Boston, Mass., 1952, f. 95.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Shih: J. P. SONNET, <em>Generare \u00e8 narrare<\/em>, Vita e Pensiero, Milano 2015, f. 17. Autori n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e shquan lindjen si rr\u00ebfim dhe njeriun si: \u201cHomo narrans.\u201d<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> H. ARDENT, <em>Denktagebuch 1950 bis 1973<\/em>, U. Ludz e I. Nordmann in Zusammenarbeit mit dem Hannah-Arendt-Institut, Dresden, 2 B\u00e4nde, R. Piper, M\u00fcnchen-Z\u00fcrich 2003, p\u00ebrkth. n\u00eb it., nga C. Marazia, <em>Quaderni e diari 1950-1973<\/em>, Neri Pozza Editore, Vicenza 2007, f. 66-67.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> SH\u00cbN LUANI I MADH, Nga Ligj\u00ebratat, n\u00eb <em>Liturgjia e Or\u00ebve<\/em> I, Qendra don Bosko, Tiran\u00eb &#8211; Shkod\u00ebr \u2013 Prishtin\u00eb 2006, f. 415 t.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> PAPA FRAN\u00c7\u00cbSKU, <em>G\u00ebzimi i ungjillit (Evangelii gaudium)<\/em>, p\u00ebrkth., nga it., L. Doka, Tiran\u00eb 2014, f. 222.<\/p>\n<p>Filozofi i shquar, M. Caciari, duke folur rreth misterit t\u00eb Mish\u00ebrimit p\u00ebrmes ikonave t\u00eb Maris\u00eb, sidomos n\u00eb artin per\u00ebndimor, gjat\u00eb nj\u00eb interviste t\u00eb b\u00ebr\u00eb me rastin e botimit t\u00eb vepr\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera, tha: \u201dShum\u00eb prej kishave jan\u00eb kthyer n\u00eb shkolla t\u00eb ateizmit. Nj\u00eb pjes\u00eb e tyre e madhe, forc\u00ebn paradoksale t\u00eb fjal\u00ebve t\u00eb Krishtit e kan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb fjalime katekistike t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritura dhe mbahen si p\u00ebr nj\u00eb hajmali t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb sjellin siguri ngush\u00eblluese. (\u2026) N\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb p\u00ebr qind e meshtar\u00ebve, nuk jan\u00eb t\u00eb zot\u00ebt t\u00eb shfaqin madh\u00ebrin\u00eb e rr\u00ebfimit t\u00eb lindjes.\u201d N\u00eb pyetjen p\u00ebrse ngjan kjo, M. Cacciari tha: \u201cMaria ishte e injoruar edhe nga filozof\u00ebt q\u00eb kan\u00eb interpretuar Evrop\u00ebn dhe krishterimin, si Hegeli dhe Schelling-u, ku shqyrtimet e tyre kan\u00eb privilegjuar vet\u00ebm raportin e Atit me Birin, nd\u00ebrsa Maria ishte ngushtuar n\u00eb nj\u00eb figur\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebrvujt\u00ebrie, nj\u00eb kraharor n\u00ebnshtrues dhe i d\u00ebgjuesh\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjizur nga Shpirtit Shenjt pa asnj\u00eb lloj trazimi.\u201d Cituar sipas: https: www. <em>huffingtonpost<\/em>. it. 2017\/12\/25. \u00a0Shih: M. CACIARI, <em>Generare Dio<\/em>, Il Mulino, Bologna 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb disa vende dhe qarqe t\u00eb krishtera, k\u00ebrkohet ngritja e nj\u00eb krishterimi q\u00eb mohon misterin e mish\u00ebrimit. Rreth saj shih: M. WILS, <em>Cristianesimo senza incarnazione<\/em>, n\u00eb: <em>Il mito del Dio incarnato<\/em>, n\u00eb p\u00ebrkujdesjen e J. Hick, p\u00ebrkthej n\u00eb it., nga P. Gentile, Edizioni Bastogi, Foggia 1982, f. 11-21. Nuk mungojn\u00eb as n\u00eb hap\u00ebsirat tona paraqitja e shkrimeve t\u00eb k\u00ebsaj natyre p\u00ebrmes p\u00ebrkthimeve t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. Si fjala ven: J. BAGGINI, \u201c<em>Fryma e Krishtlindjes, nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm e krishter\u00eb<\/em>.\u201d Autori i shkrimit, nd\u00ebr t\u00eb tjera pohon: \u201cKrishterimi duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr praktik\u00ebn sesa doktrin\u00ebn, duke ofruar histori moralisht pasuruese, dhe jo histori t\u00eb mir\u00ebfillta.\u201d Cituar sipas: www. bota.al.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> SH\u00cbN GJONI I KRYQIT, <em>K\u00ebnga shpirt\u00ebrore<\/em>, p\u00ebrkth. L. Hasaj. Boton Fjala Hyjnore, Prishtin\u00eb &#8211; Shkod\u00ebr 2015, f. 32<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref7\" name=\"_ftn7\">[7]<\/a> Shih: PALI VI, <em>Parime dhe norma p\u00ebr Liturgjin\u00eb e Or\u00ebve<\/em>, Kushtetuta apostolike, n\u00eb <em>Liturgjia e Or\u00ebve I<\/em>, Boton: Qendra don Bosko, Tiran\u00eb &#8211; Shkod\u00ebr \u2013 Prishtin\u00eb 2006, f. 59.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref8\" name=\"_ftn8\">[8]<\/a> <em>MESHARI<\/em>, Botimi tipik i tret\u00eb. Boton Konferenca e Ipeshkvijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Tiran\u00eb 2014, f. 471.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref9\" name=\"_ftn9\">[9]<\/a> A. M. PELLETIER, <em>Creati maschio e femina. La diferenza luogo d\u2019amore<\/em>, Catangalli 2010, f. 62.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref10\" name=\"_ftn10\">[10]<\/a> CH. YANNARAS, <em>Variazioni sul Cantico dei Cantici<\/em>, Edizioni Qiqajon 2012, f. 9.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref11\" name=\"_ftn11\">[11]<\/a> SH\u00cbN GREGORI I MADH, <em>Homilia 34 mbi Ungjijt\u00eb<\/em>, n\u00eb PL 76, 1282, cituar sipas <em>Liturgjia e Or\u00ebve I<\/em>, f. 59.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref12\" name=\"_ftn12\">[12]<\/a> S. AUGUSTINUS, <em>Semones<\/em> 291, 6, Edizione latino-italiano, Volume XXXIII, Roma 1986, f. 203.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref13\" name=\"_ftn13\">[13]<\/a> GREGORI NAZIANCENAS, <em>Nga ligj\u00ebratat<\/em>, n\u00eb <em>Liturgjia e Or\u00ebve I<\/em>, f. 137.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref14\" name=\"_ftn14\">[14]<\/a> Shih: S. ZUCAL, <em>Filosofia della nascita<\/em>, Morcelliana, Brescia 2017.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref15\" name=\"_ftn15\">[15]<\/a> H. ARDENT,<em> Quaderni e diari 1950-1973<\/em>, f. 188.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref16\" name=\"_ftn16\">[16]<\/a> P. CLAUDEL, <em>Presenza e profezia<\/em>, Milano 1992, f. 24.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref17\" name=\"_ftn17\">[17]<\/a> H. ARDENT, <em>Vita activa<\/em>, Bompiani, Milano 2006, p. 182. H. ARDENT, <em>Gjendja nj\u00ebrzore<\/em>, Dita 2000, Tiran\u00eb 2006, f. 308.<\/p>\n<p><a href=\"#_ftnref18\" name=\"_ftn18\">[18]<\/a> <em>MESHARI<\/em>, f. 132<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Don Robert Kola \u201cG\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet krijesa; g\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs foshnj\u00ebzohet Krijuesi.\u201d (Nga: \u201cHymni Akathist\u201d)[1] Lindja llamburitje e zanafill\u00ebs Shfaqja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, por lindja \u00ebsht\u00eb mrekullia p\u00ebrmbi mrekullit\u00eb q\u00eb mrekullon. Pa mrekullin\u00eb e lindjes, s\u2019do t\u00eb shfaqej mrekullia e dhurimit t\u00eb jet\u00ebs dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":52725,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-74533","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Don Robert Kola \u201cG\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet krijesa; g\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs foshnj\u00ebzohet Krijuesi.\u201d (Nga: \u201cHymni Akathist\u201d)[1] Lindja llamburitje e zanafill\u00ebs Shfaqja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, por lindja \u00ebsht\u00eb mrekullia p\u00ebrmbi mrekullit\u00eb q\u00eb mrekullon. Pa mrekullin\u00eb e lindjes, s\u2019do t\u00eb shfaqej mrekullia e dhurimit t\u00eb jet\u00ebs dhe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-14T21:20:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"1060\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MISTERI I KRISHTLINDJES\",\"datePublished\":\"2021-12-14T21:20:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/\"},\"wordCount\":2652,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Don-Robert-Kola.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/\",\"name\":\"MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Don-Robert-Kola.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-14T21:20:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Don-Robert-Kola.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2020\\\/03\\\/Don-Robert-Kola.jpg\",\"width\":600,\"height\":1060,\"caption\":\"Don Robert Kola\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/misteri-i-krishtlindjes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MISTERI I KRISHTLINDJES\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Don Robert Kola \u201cG\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrt\u00ebrihet krijesa; g\u00ebzohu, ti, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs foshnj\u00ebzohet Krijuesi.\u201d (Nga: \u201cHymni Akathist\u201d)[1] Lindja llamburitje e zanafill\u00ebs Shfaqja e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e mrekullueshme, por lindja \u00ebsht\u00eb mrekullia p\u00ebrmbi mrekullit\u00eb q\u00eb mrekullon. Pa mrekullin\u00eb e lindjes, s\u2019do t\u00eb shfaqej mrekullia e dhurimit t\u00eb jet\u00ebs dhe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-14T21:20:25+00:00","og_image":[{"width":600,"height":1060,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MISTERI I KRISHTLINDJES","datePublished":"2021-12-14T21:20:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/"},"wordCount":2652,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/","name":"MISTERI I KRISHTLINDJES - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg","datePublished":"2021-12-14T21:20:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2020\/03\/Don-Robert-Kola.jpg","width":600,"height":1060,"caption":"Don Robert Kola"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/misteri-i-krishtlindjes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MISTERI I KRISHTLINDJES"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74533"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74534,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74533\/revisions\/74534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52725"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74533"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74533"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74533"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}