{"id":74547,"date":"2021-12-16T06:47:16","date_gmt":"2021-12-16T05:47:16","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74547"},"modified":"2021-12-16T06:49:34","modified_gmt":"2021-12-16T05:49:34","slug":"ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/","title":{"rendered":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&#8221; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Fahri Xharra - Mhill Gecaj\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/fahri_xharra-mhill_gecaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> Shkruajn\u00eb <strong>Dr. Mhill Gecaj<\/strong> dhe <strong>Fahri Xharra<\/strong><\/p>\n<p>Sot pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb te isha ne Gjakov\u00ebn Dardane n\u00eb promovimin e librit me dy v\u00ebllime te autorit <strong>Pjet\u00ebr Meta<\/strong> me titull \u201c<em>Nikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot.<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb aktivitet i organizuar mjaft mire nga Shoqata Nikaj Mertur. dhe Dega e saj ne Dardani dhe kryesine dhe kryetarin Krist Mula, ne bashk\u00ebpunim me Pallatin e Kultures ne Gjakove dhe nen kujdesin e Asambleistit te kuvendit Komunal, djalit te Nikaj Merturit Nik Hiseni.<\/p>\n<p>Ne ket\u00eb promovim merrnin pjese personalitete te artit kultures, studiues, historian, gjuh\u00ebtar dhe filolog dhe akademik te shumte nga trevat Shqiptare, deputet dhe pinjoll nga familje te madha qe kane len\u00eb gjurme ne historin\u00eb e kombit Shqiptar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu u mbajt\u00ebn shume kumtesa me shume vlera si\u00e7 ishte ajo e profesor Fahri Xharra, si dhe ajo e nipit t\u00eb Idriz Seferit e shume e shume te tjer\u00eb. ( shkruan Dr. Mhill Gecaj )<\/p>\n<hr \/>\n<p>Kumtesa ime<br \/>\nT\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr nikaj merturas!<br \/>\nT\u00eb nderuar pjes\u00ebmarr\u00ebs!<br \/>\nI nderuari zot\u00ebri Pjet\u00ebr Meta!<\/p>\n<figure style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"Pjeter Meta\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/pjeter_meta.jpg\" alt=\"Pjet\u00ebr Meta\" width=\"300\" height=\"300\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Pjet\u00ebr Meta<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fort e mir\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time. Them \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dit\u00eb fort e mir\u00eb, se nj\u00eb v\u00ebllai im dhe i shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve nikaj-merturas n\u00eb Gjakov\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb na ka thirr n\u00eb nj\u00eb kuvend jo t\u00eb zakonsh\u00ebm, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kuvend v\u00ebllez\u00ebrish, ku flitet p\u00ebr gj\u00ebrat ton at\u00eb shenjta dhe t\u00eb hershme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend flitet p\u00ebr gj\u00ebrat e shenjta q\u00eb na bashkojn\u00eb. Promovimi i librit dy v\u00ebllimesh i studiuesit t\u00eb aft\u00eb dhe t\u00eb zellsh\u00ebm nikaj-merturas Pjet\u00ebr Meta, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngjarje q\u00eb mbahet mend p\u00ebr shum\u00eb arsye, t\u00eb cilat un\u00eb do t\u00eb mundohem t\u2019i them n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebnime t\u00eb shkurtra p\u00ebr libin dy v\u00ebllimesh.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb n\u00eb dijeni shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt, se nj\u00eb lib\u00ebr i till\u00eb po shkruhet. Studiuesi dhe hulumtuesi Pjet\u00ebr Meta ka shkelur t\u00eb gjith\u00eb trevat shqiptare q\u00eb m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb prekur rr\u00ebnj\u00ebt, burimet, udh\u00ebtimet, ngulmimet, familjet nikaj-merturase n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb produkt kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb libri \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot\u201d. E kam pritur k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe informues, q\u00eb ai t\u00eb vij\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e lexuesit shqiptar, pasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr valorizues n\u00eb shum\u00eb rrafshe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe jetike t\u00eb studimeve historike, mitologjike, etnologjike, etnografike, etnopsikologjike, por dhe t\u00eb fushave t\u00eb tjera, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i cili n\u00eb kontekstin e k\u00ebtyre fushave n\u00eb rang komb\u00ebtar merr vlera t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nikaj-Merturi n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr zbulohet si nj\u00eb lis i madh dhe me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella n\u00eb trollin e bjeshk\u00ebve t\u00eb af\u00ebr- alpeve t\u00eb larta t\u00eb veriut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por nj\u00eb lis me deg\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mbi truall, n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e t\u00eb cilit, por dhe n\u00eb deg\u00ebt e t\u00eb cilit gjejn\u00eb vend- origjin\u00ebn e tyre qindra familje n\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Kosov\u00ebn, n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt dhe deg\u00ebt e t\u00eb cilit gjej veten dhe un\u00eb Fahri Xharra.<\/p>\n<p>Hulumtuesi dhe studiuesi Pjet\u00ebr Meta m\u00eb kthen mua shekuj e koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb vend-origjin\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve t\u00eb mij\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mua dhe f\u00ebmij\u00ebt e mij\u00eb. Kjo m\u00eb emocionon p\u00ebr shum\u00eb arsye, jo vet\u00ebm pse un\u00eb lidhem n\u00eb origjin\u00eb me Qokajt e Nikaj-Merturit, por n\u00eb historin\u00eb e familjes time \u00ebsht\u00eb shtuar nj\u00eb kapitull i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, dhe ajo e Nikaj Merturit, histori e cila \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb mas\u00ebn dhe n\u00eb sensin e duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr po kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pra ai i \u201ckthimit tek rr\u00ebnj\u00ebt\u201d, p\u00ebrb\u00ebn nyj\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme dhe m\u00eb fondamentale n\u00eb historin\u00eb e hershme dhe at\u00eb moderne t\u00eb popujve, mbi argumentet e t\u00eb cil\u00ebve zhvillohet dhe sot debati global p\u00ebr fondamentet e popujve, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht akoma n\u00eb Ballkan vijojn\u00eb plag\u00eb t\u00eb thella t\u00eb l\u00ebnguese.<\/p>\n<blockquote><p>Libri \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot\u201d ka n\u00eb domenin e tij rr\u00ebnj\u00ebt.<\/p><\/blockquote>\n<p>Nj\u00eb aspekt p\u00ebrtej historis\u00eb, n\u00eb fillimin e vet, n\u00eb librin e studiuesit Pjet\u00ebr Meta, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me jet\u00eb- vazhdimin e jet\u00ebs n\u00eb Nikaj Mertur nga nikaj- merturasit. Nikaj- Merturi, q\u00eb nga nikaj-merturasi i par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin studiuesi ka opinionin e tij burimor\u00eb, se kush \u00ebsht\u00eb dhe si ka ardhur n\u00eb Nikaj- Mertur, lidhet me burimet e mbijetes\u00ebs s\u00eb nikaj-merturasve n\u00eb nj\u00eb terren absolutisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, ku banor\u00ebt autokton\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre trojeve kan\u00eb jetuar p\u00ebr shekuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb, madje dhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam dakord\u00ebsi t\u00eb shumta me Pjet\u00ebr Met\u00ebn p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje fondamentale t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare. Nj\u00eb nga k\u00ebto fondamente lidhet me besimin q\u00eb ka mbijetuar n\u00eb Nikaj- Mertur q\u00eb nga nikaj-merturasi i par\u00eb q\u00eb ka zbritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis t\u00eb ashp\u00ebr dhe i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb rregulluar jet\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb argument, vler\u00eb merr dhe opinioni definitiv i studiuesit Pjet\u00ebr Meta, se nikaj-merturasit e par\u00eb q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Nikaj-Merturin e sot\u00ebm u larguan nga vendbanimi i tyre i par\u00eb p\u00ebr shkakun e mos-pranimit t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb besimit t\u00eb tyre. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sakrific\u00eb biblike, e shenjt\u00eb dhe q\u00eb meriton t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fakt mbijetese po kaq biblike.<\/p>\n<p>Libri i Pjet\u00ebr Met\u00ebs ka nj\u00eb struktur\u00eb gati enciklopedike n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb studiuesi k\u00ebrkon t\u00eb debatoj\u00eb, t\u00eb argumentoj\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashk\u00ebpunim me \u00e7do studiues tjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb merret me historin\u00eb e Nikaj-Merturit. Si n\u00eb historit\u00eb e shum\u00eb popujve t\u00eb sakrifikuar nga fatet e historis\u00eb dhe Nikaj Merturi ka humbur shum\u00eb gj\u00ebra nga kronika e tij jet\u00ebsore n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb-vazhdim, por stili, gjetjet, natyra receptive, vendosja e fakteve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me nj\u00ebri- tjetrin, zb\u00ebrthimi i simbolikave q\u00eb kan\u00eb mbetur nga gollet e err\u00ebta t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebrmbush nj\u00eb lloj definimi tash m\u00eb p\u00ebr historis\u00eb, se sido q\u00eb ngjarjet historike sillen pam\u00ebshirsh\u00ebm me popujt konvencionet nuk mund t\u2019i zhdukin plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>N\u00eb Nikaj Mertur ka nj\u00eb konvencion t\u00eb begat\u00eb shenjash, etnopsikologjie, kulture send\u00ebrtare, ornamentariteti, kulture shpirt\u00ebrore, q\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb lidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb nikaj- merturasve n\u00eb nj\u00eb kod jetik, i cili i ka dakord\u00ebsuar dhe i ka b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbijetes\u00eb banor\u00ebt e k\u00ebsaj treve. N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e Nikaj Merturit n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb ka pasur nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm kishash, ashtu si\u00e7 ka pasur nj\u00eb bot\u00eb nikaj-merturase ritesh, dokesh, dit\u00ebsh t\u00eb sh\u00ebnuara, t\u00eb cilat lidhen fort me fondamentin e tyre t\u00eb besimit, \u00e7far\u00eb p\u00ebrmbush mendimin e Pjet\u00ebr Met\u00ebs, por dhe timin, se nikaj- merturasit pranuan t\u00eb vet\u00eb-degdisen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos ndryshuar besimin e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb k\u00ebt\u00eb profil t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Nikaj Merturit, ka nj\u00eb delt\u00eb t\u00eb madhe mesazhesh q\u00eb Nikaj Merturi ka p\u00ebrcjell\u00eb dhe ka mbartur n\u00eb historin\u00eb e tij, \u00e7ka b\u00ebn krenar\u00eb \u00e7do nikaj- merturas, \u00e7do familje dhe individ q\u00eb ka origjin\u00eb nga kjo krahin\u00eb me nj\u00eb mbijetes\u00eb gati biblike. Libri i studiuesit Pjet\u00ebr Meta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb atlas i mrekulluesh\u00ebm ritesh, zakonesh, mitesh, kultesh, festash, dit\u00ebsh t\u00eb sh\u00ebnuara, q\u00eb p\u00ebrcjellin n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e nikaj- merturasve jet\u00ebn, kultur\u00ebn, trash\u00ebgimin\u00eb dhe mbijetes\u00ebn e Nikaj Merturit.<\/p>\n<p>Nikaj Merturi ka b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra kund\u00ebr pushtuesve t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb kan\u00eb sulmuar Nikaj Merturin por dhe trojet shqiptare; Nikaj- Merturi ka nxjerr\u00eb figura brilante t\u00eb krahin\u00ebs por dhe komb\u00ebtare, t\u00eb cil\u00ebt iu b\u00ebjn\u00eb nder dhe kombeve t\u00eb m\u00ebdha e jo m\u00eb kombit shqiptar; Nikaj Merturi ka mbetur endej djepi i krijimit m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kultur\u00ebs origjinale komb\u00ebtare shqiptare, i Ciklit t\u00eb Kreshnik\u00ebve, n\u00eb thelbin e t\u00eb cilit shfaqet qart\u00eb raporti dhe lidhja e fort\u00eb me tok\u00ebn dhe vatanin.<\/p>\n<p>N\u00eb Librin \u201cNikaj Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot\u201d ka nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjenealogjike. Pjet\u00ebr Meta ka hulumtuar shum\u00eb n\u00eb burimet e njohura p\u00ebr Nikaj Merturin, por angazhimi delikat i tij p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr i skemave gjenealogjike familjesh, fisesh, fshatrash dhe rrjedhash t\u00eb tjera t\u00eb Nikaj Merturit n\u00eb Nikaj Mertur, viset e tjera n\u00eb Shqip\u00ebri ku kan\u00eb shtegtuar nikaj- merturasit n\u00ebp\u00ebr koh\u00eb, po ashtu i fshatrave t\u00eb Nikaj Merturit n\u00eb Kosov\u00eb, ku b\u00ebn pjes\u00eb dhe rrjedha gjenealogjike e familjes sime Xharra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb sa hulumtuese po aq dhe shkencore. Un\u00eb e p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb t\u00eb lodhshme, por kjo pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element bazik fakti dhe argumenti.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn librin nj\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm z\u00eb z\u00ebri i njer\u00ebzve, personaliteteve t\u00eb dijes, luft\u00ebtar\u00eb, artist\u00eb, t\u00eb r\u00ebn\u00eb, shkrimtar\u00eb, pra personazhe t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Nikaj Mertur. Kjo qasje ndihmon p\u00ebr t\u00eb dimensionuar historin\u00eb dhe aktualitetin e Nikaj Merturit, ku spikasin dhe personazhe t\u00eb till\u00eb si Hasan Prishtina, Idriz Seferi, G\u00ebrvall\u00ebt, Elez Isufi, Kurtpal\u00ebt dhe figura t\u00eb njohura t\u00eb kultur\u00ebs. Kjo qasje e b\u00ebn jet\u00ebsor\u00eb librin studimor\u00eb t\u00eb autorit, por fort e r\u00ebnd\u00ebsishme m\u00eb duket mund\u00ebsia e \u00e7do nikaj- merturasi, kudo q\u00eb ai ndodhet, q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb informacioni t\u00eb gjer\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr historin\u00eb e k\u00ebsaj krahine, i mund\u00ebson atij t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga vjen n\u00eb spiralen gjenealogjike.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundimisht<\/strong>:<br \/>\nFaleminderit i nderuari Pjet\u00ebr Meta p\u00ebr d\u00ebshir\u00ebn dhe vullnetin p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur me nj\u00ebri-tjetrin nikaj-merturasit. Ju e keni shpluhurosur mjaft mir\u00eb historin\u00eb dhe nderimi p\u00ebr pun\u00ebn tuaj do t\u00eb shtohet dit\u00eb pas dite.<\/p>\n<p>T\u00eb uroj sh\u00ebndet dhe pun\u00eb t\u00eb tjera si kjo i nderuari Pjet\u00ebr Meta!<\/p>\n<p><strong>Fahri Xharra<\/strong>, <em>Gjakov\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruajn\u00eb Dr. Mhill Gecaj dhe Fahri Xharra Sot pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb te isha ne Gjakov\u00ebn Dardane n\u00eb promovimin e librit me dy v\u00ebllime te autorit Pjet\u00ebr Meta me titull \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot.\u201d Nj\u00eb aktivitet i organizuar mjaft mire nga Shoqata Nikaj Mertur. dhe Dega e saj ne Dardani dhe kryesine dhe kryetarin Krist Mula, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74548,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-74547","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&quot; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&quot; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruajn\u00eb Dr. Mhill Gecaj dhe Fahri Xharra Sot pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb te isha ne Gjakov\u00ebn Dardane n\u00eb promovimin e librit me dy v\u00ebllime te autorit Pjet\u00ebr Meta me titull \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot.\u201d Nj\u00eb aktivitet i organizuar mjaft mire nga Shoqata Nikaj Mertur. dhe Dega e saj ne Dardani dhe kryesine dhe kryetarin Krist Mula, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-16T05:47:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-16T05:49:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"295\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&#8221; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs\",\"datePublished\":\"2021-12-16T05:47:16+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-16T05:49:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/\"},\"wordCount\":1752,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/\",\"name\":\"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot\\\" i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-16T05:47:16+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-16T05:49:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg\",\"width\":600,\"height\":295,\"caption\":\"Pjet\u00ebr Meta - Nikaj - Merturi\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&#8221; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot\" i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot\" i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruajn\u00eb Dr. Mhill Gecaj dhe Fahri Xharra Sot pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb te isha ne Gjakov\u00ebn Dardane n\u00eb promovimin e librit me dy v\u00ebllime te autorit Pjet\u00ebr Meta me titull \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri sot.\u201d Nj\u00eb aktivitet i organizuar mjaft mire nga Shoqata Nikaj Mertur. dhe Dega e saj ne Dardani dhe kryesine dhe kryetarin Krist Mula, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-16T05:47:16+00:00","article_modified_time":"2021-12-16T05:49:34+00:00","og_image":[{"width":600,"height":295,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&#8221; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs","datePublished":"2021-12-16T05:47:16+00:00","dateModified":"2021-12-16T05:49:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/"},"wordCount":1752,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/","name":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot\" i Pjet\u00ebr Met\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg","datePublished":"2021-12-16T05:47:16+00:00","dateModified":"2021-12-16T05:49:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/pjeter_meta-nikaj_merturi.jpg","width":600,"height":295,"caption":"Pjet\u00ebr Meta - Nikaj - Merturi"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ne-gjakove-u-promovuan-librat-nikaj-merturi-nga-lashtesia-deri-me-sot-i-pjeter-metes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"N\u00eb Gjakov\u00eb u promovuan librat \u201cNikaj-Merturi nga lasht\u00ebsia deri me sot&#8221; i Pjet\u00ebr Met\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74547","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74547"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74547\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74550,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74547\/revisions\/74550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74548"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74547"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74547"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74547"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}