{"id":7464,"date":"2016-10-10T23:44:58","date_gmt":"2016-10-10T22:44:58","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7464"},"modified":"2021-05-06T02:42:47","modified_gmt":"2021-05-06T00:42:47","slug":"motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/","title":{"rendered":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &#8220;LUMI I VDEKUR&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatitur nga <strong>Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>Motivi i dashuris\u00eb n\u00eb romanin &#8220;Lumi i vdekur&#8221; \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse, motivuese p\u00ebr ta p\u00ebrballuar jet\u00ebn, bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb. Personazhi i Vit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndjenjash, prandaj gati receptohet n\u00ebp\u00ebrmjet ndjenjave t\u00eb saj si nj\u00eb heroin\u00eb sentimentale. Ajo m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrjeton dashurin\u00eb sesa jeton me mundimet dhe vuajtjet e p\u00ebrditshme. Prania e saj ndihet e fort\u00eb n\u00eb krejt romanin, kurse b\u00ebmat dhe sjelljet shihen m\u00eb pak.<\/p>\n<p>Zgjimi i ndjenjave dashurore shkon krahas zhvillimit fem\u00ebror dhe zbukurimit t\u00eb saj, aq sa duket sikur dashuria e zhvillon dhe e zbukuron at\u00eb. P\u00ebrshkrimet p\u00ebr zgjimin e saj dashuror dhe zhvillimin fem\u00ebror jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb emocionueset dhe t\u00eb rralla n\u00eb proz\u00ebn shqipe. Edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me t\u00eb tjer\u00ebt, kryesisht, jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie ndjenjash. Si bij\u00eb vuan dhimbjen e madhe p\u00ebr vdekjen e parakoh\u00ebshme t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, si mot\u00ebr provon her\u00ebtdhembshurin\u00eb p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb dhe motr\u00ebn e vog\u00ebl jetime; si vajz\u00eb e sinqert dhe pa paragjykime p\u00ebrjeton thell\u00eb dashurin\u00eb erotike p\u00ebr Adilin.<\/p>\n<p>Dashuria p\u00ebr Adilin nj\u00ebjt\u00ebsohet me vet\u00eb jet\u00ebn e saj, me k\u00ebnaq\u00ebsit sublime, me bukurin\u00eb dhe lumturin\u00eb e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Vita, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb simbol i pasioneve rinore t\u00eb vrullshme dhe t\u00eb pandalshme, \u00ebsht\u00eb simbol i dashuris\u00eb q\u00eb \u00e7el edhe n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e jet\u00ebs, edhe n\u00eb mes t\u00eb fanatizmit, symbol i g\u00ebzimit dhe i p\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb jet\u00ebs; simboli i femr\u00ebs q\u00eb ngacmon erotikisht njer\u00ebzit dhe poetizon krejt mjedisin.<\/p>\n<p>N\u00eb karakterizimin tep\u00ebr dallues t\u00eb personazheve nj\u00eb rol t\u00eb madh luan gjuha dhe e folura e tyre. Si fjalori q\u00eb p\u00ebrdorin, ashtu edhe m\u00ebnyra e t\u00eb folurit, p\u00ebrputhet me bot\u00ebkuptimin dhe gjendjen e tyre shoq\u00ebrore, me veprimtarin\u00eb jet\u00ebsore, me ndjenjat, m\u00ebnd\u00ebsit\u00eb, karakterin, pasionet e tyre etj.<\/p>\n<p>Figura e Adilit \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb disa momente dramatike dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr struktur\u00ebn e romanit. Mbi f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb e tij shkrimtari fare nuk hedh drit\u00eb. Figura e tij shpaloset n\u00eb raport me rrethin e ri jet\u00ebsor dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me dashurin\u00eb ndaj Vit\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai provon mallin ndaj vendit (Kosov\u00ebs), q\u00eb e shpreh n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb k\u00ebng\u00ebs, provon dashurin\u00eb ndaj Vit\u00ebs dhe flijohet n\u00ebp\u00ebr \u00e7do hap p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb jo vet\u00ebm ndaj Vit\u00ebs, por edhe ndaj vendit dhe jet\u00ebs q\u00eb e gjakonte.<\/p>\n<p>Familja e Shpiragajve mbetet t\u00ebr\u00ebsisht pa mjete p\u00ebr t\u00eb jetuar. I shtyr\u00eb nga rrethana t\u00eb k\u00ebtilla, Piloja si kryefamiljar detyrohet t\u00eb mb\u00ebshtetet prap\u00eb te beu. Vit\u00ebn e dor\u00ebzon n\u00eb sarajet e tij.<\/p>\n<p>Arratisja e Vit\u00ebs me Adilin, shpreh mohimin e nj\u00eb bote, e cila nuk u kishte ofruar dy t\u00eb rinjve mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar.<\/p>\n<p>&#8220;Edhe dashuria e Adilit me Vit\u00ebn, edhe pengesat e shumta n\u00eb realizimin e saj, na e kujtojn\u00eb at\u00eb heroin e dikursh\u00ebm t\u00eb epik\u00ebs son\u00eb legjendare, sepse figura e Adilit ngjan me ndonj\u00eb hero nga k\u00ebng\u00ebt tona kreshnike. Mbase ngjan me at\u00eb t\u00eb Halilit edhe p\u00ebrnga bukuria, edhe p\u00ebrnga madh\u00ebshtia shpirt\u00ebrore. Dashuria e madhe q\u00eb e lidh me Vit\u00ebn posa e takon, ngjan me situatat dhe q\u00ebndrimit e heroit epik, Halilit. Premtimi q\u00eb duhet realizuar me \u00e7do kusht, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet shum\u00eb sakrificash, apo vendosm\u00ebria q\u00eb n\u00eb kulmin e pamund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019u realizuar dashuria, mendon t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb Vit\u00ebn, prap\u00eb na kujton figur\u00ebn e rrall\u00eb dhe simpatike t\u00eb Halilit.<\/p>\n<p>Ballafaqimi me rrethin e ri, me forcat e m\u00ebdha kund\u00ebrshtare, r\u00ebnia n\u00eb burg, dalja prej andej n\u00eb \u00e7astet m\u00eb vendimtare p\u00ebr fatin e vajz\u00ebs q\u00eb dashuron, pastaj ardhja n\u00eb ndihm\u00eb Vit\u00ebs n\u00eb situate t\u00eb v\u00ebshtira, ngjan me gatishm\u00ebrin\u00eb e Halilit kreshnik, p\u00ebr t\u2019i ardh\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb dhe p\u00ebr ta shp\u00ebtuar vajz\u00ebn q\u00eb e dashuron, Tanush\u00ebn, apo Dilberen e Bardh\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p>Edhe vetmia e Adilit si hero kund\u00ebr realitetit t\u00eb caktuar na e kujton vetmin\u00eb e ndonj\u00eb heroi nga epika jon\u00eb legjendare. Adili, sillet, q\u00ebndron dhe form\u00ebsohet n\u00eb rrethana konkrete dhe t\u00eb ashpra t\u00eb jet\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb simbol i guximit dhe i bukuris\u00eb fizike, i shpirtit t\u00eb past\u00ebr dhe i frym\u00ebs luftarake q\u00eb buron nga tradita e mir\u00ebfillt\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb brezave.<\/p>\n<p>Figur\u00ebn e Adilit kosovar e plot\u00ebson ajo e Vit\u00ebs, vajz\u00ebs muzeqare.<br \/>\nPo ka nj\u00eb dallim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e k\u00ebtyre dy figurave.<br \/>\nDeri sa Adili si karakter \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00ebp\u00ebr situata reale, t\u00eb v\u00ebshtira dhe bind\u00ebse, figura e Vit\u00ebs shpeshher\u00eb del edhe nga rrethana, situata jo reale, q\u00eb i afrohen iluzionit artistik, madje ndonj\u00ebher\u00eb nuk del edhe bind\u00ebse: \u2018\u2019Figura e bukur, e dashur, dhe, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, e realizuar e Vit\u00ebs, qoft\u00eb n\u00eb vetvete, qoft\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrmban disa elemente q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebmtuar natyr\u00ebn e p\u00ebrgjithshme e realiste t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Vit\u00ebn, at\u00eb vajz\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb myzeqare, t\u00eb cil\u00ebn ne e p\u00ebrfytyrojm\u00eb si t\u00eb gjall\u00eb konkrete, si nj\u00eb qenie q\u00eb gati hyn edhe n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, m\u00eb kot dhe pa menduar, autori e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie eskluzive t\u00eb heroin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrrallave popullore, rreth s\u00eb cil\u00ebs v\u00ebrtiten t\u00eb gjith\u00eb, t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb ligj. Form\u00ebsimin e karakterit t\u00eb saj e karakterizon elementi i p\u00ebrrall\u00ebs son\u00eb, sidomos lidhur me v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs q\u00eb e mundon njeriun.<\/p>\n<p>Vita n\u00eb kontekst t\u00eb ngjarjeve t\u00eb romanit jipet me ngjyra romantike.<br \/>\nBesimin e saj nuk e mposht asgj\u00eb, as dashurin\u00eb e saj nuk mund ta pengoje\u00eb asgj\u00eb. Ka nj\u00eb bukuri t\u00eb rrall\u00eb dhe specifike, nj\u00eb sjellje karakteristike fem\u00ebrore. Ajo pak a shum\u00eb mbetet si hije p\u00ebrtej kund\u00ebrth\u00ebnieve t\u00eb realitetit. N\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, kur i vdes e \u00ebma, ajo e takon Adilin, i lind dashuria. Ajo q\u00eb n\u00eb rini t\u00eb hershme jeton n\u00eb mes t\u00eb dy ndjenjave t\u00eb tilla, t\u00eb cilat e hutojn\u00eb dhe e nxisin n\u00eb udh\u00ebn e jet\u00ebs. Varf\u00ebria e madhe jet\u00ebsore nuk e ka penguar t\u00eb rritet, t\u00eb zhvillohet, t\u00eb zbukurohet, t\u00eb zgjoj\u00eb lakmin\u00eb apo xhelozin\u00eb e njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>\u201cVita, si t\u00eb gjitha vajzat e bujqve myzeqar\u00eb, ishte rritur n\u00eb mes t\u00eb pocaqis\u00eb dhe varf\u00ebris\u00eb. Po jeta ka rrug\u00ebn e vet, q\u00eb e ka filluar kushedi se ku e kushedi se si, saq\u00eb njeriu ngre supet p\u00ebrpara \u00e7udis\u00eb s\u00eb saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mir\u00eb sa q\u00eb t\u00eb kujtonte at\u00eb lakonin e bukur t\u00eb k\u00ebnet\u00ebs, q\u00eb del si p\u00ebr mrekulli mbi ujin e pocaq\u00ebsur t\u00eb mo\u00e7alit. Dy jan\u00eb rrethanat ky\u00e7e q\u00eb e ngat\u00ebrrojn\u00eb jet\u00ebn e saj: p\u00ebrkat\u00ebsia klasore, shtresa e varf\u00ebr t\u00eb cil\u00ebs i takonte, dhe dashuria specifike, e ndaluar, me nj\u00eb djal\u00eb kosovar dhe t\u00eb nj\u00eb besimi tjet\u00ebr. K\u00ebto edhe i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dimensione dramatike, jo vet\u00ebm figur\u00ebs s\u00eb saj, por edhe gjith\u00eb veprimit, gjith\u00eb konfliktit, shtrirjes s\u00eb linj\u00ebs, ku shquhet prania e saj si fem\u00ebr, vajz\u00eb fshatare dhe personazh q\u00eb ka g\u00ebzuar posa\u00e7\u00ebrisht simpatin\u00eb e shkrimtarit.<\/p>\n<p>Fati i saj ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb e t\u00eb ndryshohet, dashuria ishte v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb realizohet, jo vet\u00ebm nga aspekti i jet\u00ebs sociale, por edhe nga rrethanat tjera t\u00eb moralit t\u00eb koh\u00ebs. N\u00ebp\u00ebr \u00e7do hap ngat\u00ebrrohet nga paragjykimet, nga thasheth\u00ebnat, xhelozia, m\u00ebria, por ngjarjet e romanit, p\u00ebrspektiva e tyre, i japin besim, e mbushin jet\u00eb, guxim, q\u00eb ajo t\u00eb ec\u00eb dhe t\u00eb ngadhnjej\u00eb n\u00eb fund mbi gjith\u00eb at\u00eb bot\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr, e cila duhej t\u00eb p\u00ebrmbysej p\u00ebr t\u2019u zhdukur edhe pasojat e saj. Pesha e jet\u00ebs r\u00ebndon shum\u00ebfish mbi t\u00eb: \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb d\u00ebbuar nga beu, ka mbetur jetime, e p\u00ebrcjell m\u00ebria e v\u00ebllait, Llazit, e lakmon beu, i cili e ka n\u00eb dor\u00eb ekzistenc\u00ebn e tyre, e d\u00ebnon fshati duke e akuzuar si shkaktare t\u00eb shum\u00eb t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb ndodhin n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Vita, ndoshta \u00ebsht\u00eb simbol i rinis\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb vij\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo vazhdon drejt nj\u00eb kohe tjet\u00ebr, drejt s\u00eb ardhmes, andaj dhe ngjan me nj\u00eb heroin\u00eb romantike, e cila nuk zmbrapset, por bashk\u00eb me Adilin arratisen duke mohuar \u00e7do gj\u00eb t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr, p\u00ebr t\u2019u flijuar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb bote m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb e m\u00eb t\u00eb denj\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb jete q\u00eb nuk e pat\u00ebn et\u00ebrit e tyre. Gjakimi i till\u00eb jet\u00ebsor realizohet pjes\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr e do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb send\u00ebrtohet n\u00eb veprat tjera t\u00eb autorit.<\/p>\n<blockquote><p><strong>LITERATURA<\/strong>:<br \/>\nIsmajli, Rifat, Poetika e proz\u00ebs s\u00eb Jakov Xox\u00ebs, Rilindja, Prishtin\u00eb, 1991; Brahimi, Razi, Artikuj dhe studime mbi romanin, Tiran\u00eb, 1977; Vel\u00e7a, Kudret, V\u00ebzhgime kritike, Prishtin\u00eb, 1978; Xoxa, Jakov, Lumi i vdekur, Tiran\u00eb, 1980.<\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatitur nga Zymer Mehani Motivi i dashuris\u00eb n\u00eb romanin &#8220;Lumi i vdekur&#8221; \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse, motivuese p\u00ebr ta p\u00ebrballuar jet\u00ebn, bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb. Personazhi i Vit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndjenjash, prandaj gati receptohet n\u00ebp\u00ebrmjet ndjenjave t\u00eb saj si nj\u00eb heroin\u00eb sentimentale. Ajo m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrjeton dashurin\u00eb sesa jeton me mundimet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68047,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,8,11],"tags":[],"class_list":["post-7464","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-ese","category-letersi","category-roman"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &quot;LUMI I VDEKUR&quot; - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &quot;LUMI I VDEKUR&quot; - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrgatitur nga Zymer Mehani Motivi i dashuris\u00eb n\u00eb romanin &#8220;Lumi i vdekur&#8221; \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse, motivuese p\u00ebr ta p\u00ebrballuar jet\u00ebn, bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb. Personazhi i Vit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndjenjash, prandaj gati receptohet n\u00ebp\u00ebrmjet ndjenjave t\u00eb saj si nj\u00eb heroin\u00eb sentimentale. Ajo m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrjeton dashurin\u00eb sesa jeton me mundimet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-10T22:44:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-06T00:42:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"388\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"550\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &#8220;LUMI I VDEKUR&#8221;\",\"datePublished\":\"2016-10-10T22:44:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T00:42:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/\"},\"wordCount\":1587,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lumi_i_vdekur.jpg\",\"articleSection\":[\"Ese\",\"Let\u00ebrsi\",\"Roman\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/\",\"name\":\"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN \\\"LUMI I VDEKUR\\\" - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lumi_i_vdekur.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-10T22:44:58+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T00:42:47+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lumi_i_vdekur.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lumi_i_vdekur.jpg\",\"width\":388,\"height\":550,\"caption\":\"Lumi i vdekur\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &#8220;LUMI I VDEKUR&#8221;\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN \"LUMI I VDEKUR\" - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN \"LUMI I VDEKUR\" - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebrgatitur nga Zymer Mehani Motivi i dashuris\u00eb n\u00eb romanin &#8220;Lumi i vdekur&#8221; \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb forc\u00eb shtyt\u00ebse, motivuese p\u00ebr ta p\u00ebrballuar jet\u00ebn, bot\u00ebn dhe p\u00ebr ta ndryshuar at\u00eb. Personazhi i Vit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ndjenjash, prandaj gati receptohet n\u00ebp\u00ebrmjet ndjenjave t\u00eb saj si nj\u00eb heroin\u00eb sentimentale. Ajo m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrjeton dashurin\u00eb sesa jeton me mundimet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-10T22:44:58+00:00","article_modified_time":"2021-05-06T00:42:47+00:00","og_image":[{"width":388,"height":550,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &#8220;LUMI I VDEKUR&#8221;","datePublished":"2016-10-10T22:44:58+00:00","dateModified":"2021-05-06T00:42:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/"},"wordCount":1587,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg","articleSection":["Ese","Let\u00ebrsi","Roman"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/","name":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN \"LUMI I VDEKUR\" - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg","datePublished":"2016-10-10T22:44:58+00:00","dateModified":"2021-05-06T00:42:47+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lumi_i_vdekur.jpg","width":388,"height":550,"caption":"Lumi i vdekur"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/motivi-i-dashurise-ne-romanin-lumi-i-vdekur\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MOTIVI I DASHURIS\u00cb N\u00cb ROMANIN &#8220;LUMI I VDEKUR&#8221;"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7464"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7464\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68049,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7464\/revisions\/68049"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68047"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}