{"id":74663,"date":"2021-12-21T03:12:59","date_gmt":"2021-12-21T02:12:59","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74663"},"modified":"2021-12-21T03:12:59","modified_gmt":"2021-12-21T02:12:59","slug":"histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/","title":{"rendered":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Gravura q\u00eb shoq\u00ebron sh\u00ebnimet e Robert Walsh.<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong>Auron Tare<\/strong> \/ <strong>Bejtullah Destani<\/strong>, <a href=\"http:\/\/www.gazetadita.al\/zbulohet-nje-leter-e-1822-kush-e-vrau-realisht-ali-pashen-dhe-a-ishte-vertet-vasiliqia-gruaja-e-tij-besnike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">GazetaDita.al<\/a>, <em>4 maj 2016<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr disa jav\u00eb me rradh\u00eb kemi diskutuar p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb dokumenti t\u00eb shkurt\u00ebr por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb epilogun e jet\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs. Ky dokument FO195\/34 i ruajtur n\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike hedh drit\u00eb mbi disa fakte t\u00eb panjohura deri m\u00eb sot mbi njer\u00ebzit q\u00eb komplotuan n\u00eb vrasjen e Ali Pash\u00ebs. Letra e Ambasadorit Britanik n\u00eb Stamboll \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb jasht\u00ebzakonshme pasi hedh drit\u00eb mbi \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Vezirit shqiptar.<\/p>\n<p>Ali Pash\u00eb Tepelena, nj\u00eb prej personaliteteve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb shqiptare ka t\u00ebrhequr gjithmon\u00eb v\u00ebmendjen e studiuesve mbi ve\u00e7orit\u00eb e spikatura t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb sundimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasjet e tij me Port\u00ebn e Lart\u00eb kan\u00eb qen\u00eb subjekt i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash t\u00eb historian\u00ebve europiane, greke apo otomane. E nd\u00ebrsa veprat e konsullit francez Pouqueville (Puk\u00ebvil) dhe ai britanik Leak (Lik), bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb Aliut, jan\u00eb t\u00eb njohura gjer\u00ebsisht, nj\u00eb num\u00ebr veprash me burime orientale ende presin p\u00ebr t\u2019u njohur nga studiuesit tan\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Hrushid pasha\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/hrushid-pasha.jpe\" alt=\"\" width=\"350\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <span style=\"color: #999999;\"><em>Hrushid Pasha, komandanti i forcave otomane kund\u00ebr Ali Pash\u00ebs<\/em><\/span><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb historiografia turke p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ka theksuar si nj\u00eb prej arsyeve t\u00eb zem\u00ebrimit t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb ndaj Ali Pash\u00ebs, bashk\u00ebpunimin e tij me rebel\u00ebt grek\u00eb t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrgatisnin kryengritjen e tyre n\u00eb 1821. N\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash, autor\u00ebt turq kan\u00eb p\u00ebrshkruar shkaqet e r\u00ebnies s\u00eb Aliut jo vet\u00ebm sjellja e pavarur e Pashait shqiptar, por edhe ambicjen e tij, intrigat apo refuzimin e bindjes ndaj Sulltanit. N\u00eb nj\u00eb prej k\u00ebtyre veprave me ndikim t\u00eb madh p\u00ebrpiqet t\u00eb provohet, se r\u00ebnia e Aliut ishte provokuar nga ky i fundit si \u201c<em>pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb influenc\u00ebs s\u00eb elementit t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Janin\u00eb<\/em>\u201d.<\/p>\n<p>Por nj\u00eb prej hipotezave m\u00eb interesante \u00ebsht\u00eb ai i nj\u00eb komploti t\u00eb Ali Pash\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur Sektin e Bektashinjve si nj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr pushtetin e tij. E jo vet\u00ebm n\u00eb krijimin e nj\u00eb shteti t\u00eb pavarur, por n\u00ebp\u00ebrmjet Bektashinjve t\u00eb vinte n\u00eb kontroll Jeni\u00e7er\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb kishin pasur nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me Sulltan Mahmudin II. Kjo hipotez\u00eb \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb interes p\u00ebr t\u2019u eksploruar, n\u00ebse marrim parasysh disa fakte si influenc\u00ebn e Aliut ndaj Bektashinjve, mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sekt sufi apo faktin se pjesa m\u00eb e madhe e lidershipit t\u00eb jeni\u00e7er\u00ebve ishin me prejardhje shqiptare.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kemi parasysh se ishin jeni\u00e7er\u00ebt ata q\u00eb kishin rr\u00ebzuar Sulltan Selimin III dhe k\u00ebrc\u00ebnonin vazhdimisht Mahmudin II, at\u00ebher\u00eb kjo hipotez\u00eb duket me mjaft interes p\u00ebr t\u2019u eksploruar m\u00eb tej. Fakti q\u00eb Mahmudi II pas rr\u00ebzimit t\u00eb Aliut e shkat\u00ebrroi p\u00ebrfundimisht arm\u00ebn e jeni\u00e7er\u00ebve me masakr\u00ebn e famshme t\u00eb 1826, dhe r\u00ebnia e influenc\u00ebs s\u00eb Bektashinjve n\u00eb Stamboll, jan\u00eb argumente m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj hipoteze, e cila, duhet th\u00ebn\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb shum\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb narrativ\u00ebn e ngjarjeve q\u00eb u luajt\u00ebn n\u00eb dimrin e 1821-22 n\u00eb muret e Kalas\u00eb s\u00eb Janin\u00ebs mungojn\u00eb ende nj\u00eb s\u00ebr\u00eb detajesh, t\u00eb cilat mund t\u00eb ndryshojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht k\u00ebndv\u00ebshtrimin e ngjarjeve dhe m\u00ebnyr\u00ebn e vrasjes s\u00eb Aliut. Deri m\u00eb sot, vrasja e Aliut njihet gjer\u00ebsisht fal\u00eb p\u00ebrshkrimit t\u00eb konsullit francez Puk\u00ebvil, i cili p\u00ebrshkruan nj\u00eb betej\u00eb heroike t\u00eb Aliut dhe rojeve t\u00eb tij n\u00eb shkall\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb ishullin e Liqenit t\u00eb Janin\u00ebs. Fal\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrshkrimi, ku nuk mungojn\u00eb edhe dialogje midis pal\u00ebs sulmuese dhe asaj mbrojt\u00ebse, t\u00eb bien n\u00eb sy \u201cfjal\u00ebt e fundit t\u00eb Aliut\u201d, i cili k\u00ebrkonte q\u00eb rojet e tij besnike t\u00eb vrisnin Vasiliqin\u00eb, gruan e Pashait, \u201cq\u00eb ajo t\u00eb mos binte n\u00eb duart e turkut\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrshkrimi n\u00eb detaje i \u00e7asteve finale t\u00eb Aliut, p\u00ebrshkruar nga Puk\u00ebvili, jan\u00eb marr\u00eb m\u00eb von\u00eb nga shum\u00eb orientalist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb ribotuar at\u00eb sken\u00eb n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash duke e sjell\u00eb deri n\u00eb dit\u00ebt tona. Por Puk\u00ebvili n\u00eb vepr\u00ebn e tij nuk ka cituar asnj\u00eb burim nga i mori k\u00ebto informata, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb mjegull besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve apo dokumentave autentike, vdekja e Aliut njihet ende nga kjo vep\u00ebr dhe n\u00eb dit\u00ebt e sotme, ku n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ishullit t\u00eb Janin\u00ebs turist\u00ebve kurioz\u00eb u tregohen vrimat e plumbave t\u00eb cilat vran\u00eb Vezirin e famsh\u00ebm.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Mohamed pasha - ekzekutori\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/mohamed-pasha-ekzekutori.jpe\" alt=\"\" width=\"350\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <span style=\"color: #999999;\"><em>Muhamed Pasha Dramaliu, personi q\u00eb nguli thik\u00ebn n\u00eb trupin e Aliut, detajet mbi t\u00eb cilin mund t\u00eb lexohen nes\u00ebr n\u00eb DITA<\/em><\/span><\/p>\n<p>Dokumentat e botuara sot n\u00eb DITA sjellin p\u00ebrmes d\u00ebshmive autentike, nj\u00eb tablo t\u00eb ndryshme mbi fundin e Aliut, duke i dh\u00ebn\u00eb fund ngjarjes s\u00eb treguar nga Puk\u00ebvili. D\u00ebshmia e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm otoman p\u00ebr nj\u00eb fuqi t\u00eb huaj si Anglia, duhet marr\u00eb si nj\u00eb d\u00ebshmi shum\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Dihet se Sulltan Mahmudi II n\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Shtetin Osman dhe mbrojtje nga ekspansioni rus, k\u00ebrkonte aleanc\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti me britanik\u00ebt dhe francez\u00ebt. P\u00ebrpjekjet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me k\u00ebto dy fuqi u shtuan gjat\u00eb revolt\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs dhe n\u00eb ve\u00e7anti nga kryengritja greke. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst duhet marr\u00eb d\u00ebshmia q\u00eb Reis Efendiu, Ministri i Jasht\u00ebm i Perandoris\u00eb Otomane i jep Ambasadorit t\u00eb Britanis\u00eb, Lordit Strangford, p\u00ebr Sekretarin e Shtetit, Lord Castlereagh mbi fundin e Aliut.<\/p>\n<p>K\u00ebto d\u00ebshmi jan\u00eb t\u00eb vetmet fakte q\u00eb vijn\u00eb nga burimet osmane n\u00eb koh\u00eb reale mbi p\u00ebrfundimin e rebelimit t\u00eb Pashait shqiptar. Prandaj mendojm\u00eb se besueshm\u00ebria e tyre \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr ngjarjes s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre dokumentave mund t\u00eb mb\u00ebshtetemi tek nj\u00eb tjet\u00ebr burim i koh\u00ebs: Robert Walsh, Kapelani i Ambasad\u00ebs Britanike, i cili ishte pjes\u00eb e ambasad\u00ebs s\u00eb Lordit Strangford. Prifti Walsh jo vet\u00ebm ka pasur dijeni mbi disa t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb p\u00ebrshkruhen n\u00eb dokumentin e Ambasadorit, por i ka p\u00ebrshkruar ato n\u00eb volumin e tij \u201c<em>Nj\u00eb p\u00ebrshkrim i udh\u00ebtimit nga Konstandinopoja n\u00eb Angli<\/em>\u201d, botuar n\u00eb 1830.<\/p>\n<p>Robert Walsh i cili duket se ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb njihet me d\u00ebshmin\u00eb e Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Otoman, p\u00ebrshkruan me imt\u00ebsi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij dokumenti por pa e cituar at\u00eb. Gjithsesi nga rr\u00ebfimi i tij duket qart\u00eb se burimi \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb dokumentit t\u00eb Ambasadorit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr fakt shum\u00eb interesant q\u00eb vjen nga dokumenti britanik, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia se n\u00eb fundin e Aliut ka ndikuar tradhtia e gruas s\u00eb famshme t\u00eb Vezirit, Vasiliqis\u00eb. Figura e Vasiliqis\u00eb, e njohur nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash t\u00eb orientalizmit europian \u00ebsht\u00eb konsideruar si simboli i besnik\u00ebris\u00eb ndaj Pashait plak. E trajtuar gjithmon\u00eb me nota idealizmi dhe keqardhje p\u00ebr fatin e saj tragjik, roli i Vasiliqis\u00eb n\u00eb vdekjen e Aliut sipas burimit osman, duket se ka qen\u00eb vendimtar.<\/p>\n<p>Aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm ka qen\u00eb ky rol, sa t\u00eb jet\u00eb tem\u00eb kryesore n\u00eb raportimin e Ambasadorit p\u00ebr Sekretarin e Shtetit, duke hedhur dyshime n\u00ebse gjenerali Hurshid Pasha ka raportuar rolin e saj n\u00eb vrasjen e Aliut, apo ka dashur t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjitha meritat p\u00ebr vete. Nj\u00eb tjet\u00ebr fakt shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbi figur\u00ebn e Vasiliqis\u00eb, \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsimi i saj qart\u00ebsisht si \u201cvajza e nj\u00eb prifti grek\u201d. Kjo d\u00ebshmi mbi prejardhjen e saj hedh posht\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje sporadike t\u00eb studiuesve p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e saj n\u00eb \u201cshqiptare ortodokse nga \u00c7am\u00ebria\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Vasiliqia - portret\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/vasiliqia-portret.jpe\" alt=\"\" width=\"350\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <span style=\"color: #999999;\"><em>Portet i zonj\u00ebs Vasiliqi nga sht\u00ebpia e ankandeve Sotheby<\/em><\/span><\/p>\n<p>Roli i Vasiliqis\u00eb n\u00eb fundin e Vezirit, nuk ka qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb i ndri\u00e7uar nga burimet e koh\u00ebs. Mesa duket, veprimet e saj n\u00eb dobi t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb aq sekrete sa askush deri m\u00eb sot nuk ka dyshuar mbi tradhtin\u00eb e saj, edhe pse dihej se pas r\u00ebnies s\u00eb Aliut ajo kishte n\u00eb zot\u00ebrimet e veta disa prona. Prona t\u00eb cilat citohen n\u00eb dokumentin britanik.<\/p>\n<h3>Dy letrat e shkurtit 1822 t\u00eb Strangford drejtuar eprorit t\u00eb tij n\u00eb Lond\u00ebr<\/h3>\n<p><strong>FO195\/34<br \/>\n<\/strong><strong>Nr.22 \u2013 Konstandinopoj\u00eb \u2013 Shkurt 11.1822<\/strong><\/p>\n<p>Imzot,<\/p>\n<p>P\u00ebrpara disa dit\u00ebsh mora nga Dragomani i Port\u00ebs letr\u00ebn q\u00eb po ja u p\u00ebrcjell m\u00eb posht\u00eb, e cila p\u00ebrmban t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb besueshme, q\u00eb kjo Qeveri ka marr\u00eb nga Shqip\u00ebria, se Lufta me Ali Pash\u00ebn \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pran\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Mesa duket Kalaja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me sulm n\u00eb 25 Janar dhe rreth 100 nga ushtar\u00ebt e Aliut kan\u00eb hedhur arm\u00ebt. Aliu vet\u00eb me disa nga besnik\u00ebt e tij \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb Depon e Barutit, prej nga ku ai ka d\u00ebrguar nj\u00eb propozim p\u00ebr dor\u00ebzim, vet\u00ebm n\u00ebse Porta e Lart\u00eb do t\u2019i kursej\u00eb jet\u00ebn, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt do t\u2019i v\u00ebr\u00eb flak\u00ebn Depos. Hurshid Pasha menj\u00ebher\u00eb i k\u00ebrkoi Qeveris\u00eb udh\u00ebzime t\u00eb cilat u d\u00ebrguan. Un\u00eb nuk e di q\u00ebllimin e k\u00ebtyre udh\u00ebzimeve, por ne shpresojm\u00eb se shum\u00eb shpejt do t\u00eb marrim t\u00eb dh\u00ebna, n\u00ebse Aliu \u00ebsht\u00eb kapur i gjall\u00eb apo i vdekur. P\u00ebrfundimi fatlum i Luft\u00ebs Shqiptare do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb Qeveri q\u00eb t\u2019i p\u00ebrq\u00ebndroj\u00eb p\u00ebrpjekjet e saja m\u00eb konkretisht n\u00eb More, operacioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr momentin, n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb p\u00ebrfshihen.<\/p>\n<p>Firmosur (<em>Strangford<\/em>)<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignleft\" title=\"Pjes\u00eb nga letra e Strangford\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/pjese-nga-letra-e-strangford.jpg\" alt=\"\" width=\"350\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Pjes\u00eb nga letra e Strandford p\u00ebr Londr\u00ebn ku p\u00ebrshkruhen detajet, q\u00eb i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb atij nga Dragomani i Port\u00ebs p\u00ebr vrasjen e Aliut<\/em><\/span><\/p>\n<p><strong>Konstandinopoj\u00eb \u2013 Shkurt 25. 1822<\/strong><\/p>\n<p>Imzot,<\/p>\n<p>Koka e Ali Pash\u00ebs u soll n\u00eb Konstandinopoj\u00eb t\u00eb shtun\u00ebn e shkuar nga Selihtari i Hurshid Pash\u00ebs dhe dje u ekspozua publikisht n\u00eb Kamaren e Sarajit, ku do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb. Kjo shfaqje ka ngjallur shum\u00eb kuriozitet. Nj\u00eb tregtar anglez, i cili mendon se nj\u00eb ekspozim i ngjash\u00ebm do t\u00eb ngjall\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin kuriozitet edhe n\u00eb Angli dhe duke spekuluar n\u00eb p\u00ebrfitimet, q\u00eb ai mund t\u00eb nxjerr\u00eb nga ky ekspozim n\u00eb Lond\u00ebr, po negocion me kryexhelatin p\u00ebr blerjen e Kok\u00ebs. Nga shuma e lart\u00eb q\u00eb po ofron, ka shum\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019ja arrij\u00eb q\u00ebllimit. Rrethanat e vdekjes s\u00eb Ali Pash\u00ebs n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr mund t\u00eb konsiderohen si vrasje.<\/p>\n<p>Reis Efendiu i p\u00ebrshkroi ato p\u00ebr z.Chabert dhe e lejoi at\u00eb q\u00eb t\u00eb mbante sh\u00ebnime p\u00ebr informacionin tim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb p\u00ebrkthim i k\u00ebtij rr\u00ebfimi serioz \u00ebsht\u00eb i mbyllur n\u00eb zarf.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk kam zbuluar n\u00ebse Hurshid Pasha ka pranuar n\u00eb Raportin Zyrtar p\u00ebr Port\u00ebn se ai, duke p\u00ebrdorur gruan e Aliut, kishte mundur ta nxirrte at\u00eb nga Kalaja. Megjithat\u00eb nuk ka aspak dyshim p\u00ebr faktin se ishte tradhtia e k\u00ebsaj gruaje (e quajtur Vasilica, bija e nj\u00eb prifti grek) q\u00eb e dor\u00ebzoi Aliun n\u00eb duart e armiqve t\u00eb tij. Ajo \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrblyer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb me tre \u00e7ifliqe apo ferma n\u00eb periferi t\u00eb Janin\u00ebs.<\/p>\n<p>Disa nga xhevahiret dhe thesaret e Ali Pash\u00ebs kan\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Pallat. Pla\u00e7ka e kapur thuhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, megjith\u00ebse ndoshta nj\u00eb pjes\u00eb e vog\u00ebl do t\u00eb mund t\u00eb futet n\u00eb Ark\u00ebn e Sulltanit.<\/p>\n<p>Firmosur, (<em>Strangford<\/em>)<\/p>\n<h3>Sh\u00ebnimet e Robert Walsh-it<\/h3>\n<p>\u201c<em>Koka e Aliut erdhi n\u00eb 23 Shkurt futur n\u00eb nj\u00eb kuti. N\u00eb 24 t\u00eb shkurtit u ekspozua n\u00eb Kamaren e Port\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb donin ta shikonin. Un\u00eb mora nj\u00eb jeni\u00e7er dhe shkova p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb orientale, e cila kishte mbetur e pandryshuar q\u00eb nga koh\u00ebt e hershme.<\/em><\/p>\n<p><em>Aliu kishte qen\u00eb Pasha dhe koka e tij trajtohej me respekt. Nuk ishte ekspozuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb tek Porta, por p\u00ebrkundrazi ishte vendosur n\u00eb nj\u00eb tepsi, n\u00eb nj\u00eb shtyll\u00eb mermeri t\u00eb ul\u00ebt midis port\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Pallatit, ku ngjasonte me kok\u00ebn e Gjon Pag\u00ebzorit. Pak m\u00eb tutje ishte varur nj\u00eb Fatva, nj\u00eb let\u00ebr ku ishte shkruar akuza ndaj tij ashtu si\u00e7 vendosej akuza kund\u00ebr atyre q\u00eb ishin kryq\u00ebzuar n\u00eb kryq. Pran\u00eb kok\u00ebs q\u00ebndronte nj\u00eb bostanxhi me nj\u00eb shkop n\u00eb dor\u00eb. Tepsia ishte e qarkuar nga pak njer\u00ebz dhe kur un\u00eb u afrova, ata u t\u00ebrhoq\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb liruar vendin. Bostanxhiu me shkopin n\u00eb dor\u00eb e ktheu tepsin\u00eb nga un\u00eb, q\u00eb ta shikoja m\u00eb mir\u00eb, teksa njer\u00ebzia shikonte pa shprehur asnj\u00eb emocion, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb shikonin shtyllen prej guri ku q\u00ebndronte. Koka ishte m\u00eb shum\u00eb skalpi ku kraniumi dhe trut\u00eb ishin hequr dhe ishin z\u00ebvend\u00ebsuar me material tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Operacioni i cili n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nuk b\u00ebhej mir\u00eb nga turqit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte kryer me kaq shum\u00eb mjesht\u00ebri e kujdes, saq\u00eb pjesa e jashtme i ruante format n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte dhe shprehjet ishin t\u00eb gjalla aq sa dukej sikur ajo nuk ishte ndar\u00eb nga trupi. Fytyra ishte e zbeht\u00eb, por e plot\u00eb dhe plot karakter. Ishte e gjer\u00eb, e bukur, dukej q\u00eb i p\u00ebrkiste nj\u00eb personi q\u00eb impononte respekt. Kishte pamjen e nj\u00eb personi t\u00eb hapur dhe me humor, por q\u00eb n\u00ebn k\u00ebt\u00eb pamje si\u00e7 e dija, fshihej nj\u00eb zem\u00ebr e pam\u00ebshirshme dhe e eg\u00ebr. \u00c7afka e kok\u00ebs ishte pa flok\u00eb, por duke dh\u00ebn\u00eb konturin e plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb balli t\u00eb gjer\u00eb. Nga pas i vareshin nj\u00eb tuf\u00eb flok\u00ebsh n\u00eb ngjyr\u00eb gri, sipas modelit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb sot\u00ebm apo t\u00eb grek\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit vend. Nj\u00eb mjek\u00ebr e mrekullueshme n\u00eb ngjyr\u00eb gri t\u00eb argjendt\u00eb gati 6 in\u00e7 e gjat\u00eb, i varej. Shum\u00eb vet\u00eb po lexonin Fatvan\u00eb e vendosur n\u00eb mur mbi kok\u00ebn e tij.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb i shpreha jeni\u00e7erit d\u00ebshir\u00ebn time t\u00eb madhe, q\u00eb ta kisha kur ajo t\u00eb mos hynte m\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe meq\u00eb turqit b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr para, u premtova nj\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb mir\u00eb. Ai foli me bostanxhiun dhe pas disa dit\u00ebsh ma soll\u00ebn n\u00eb dor\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Duke qen\u00eb se Aliu kishte qen\u00eb shum\u00eb i njohur n\u00eb Europ\u00eb dhe kishte t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e njer\u00ebzve n\u00eb Angli n\u00eb ve\u00e7anti, nj\u00eb tregtar nga Konstandinopoja mendoi se do t\u00eb ishte me leverdi ta blente kok\u00ebn dhe tepsin\u00eb, dhe ta d\u00ebrgonte n\u00eb Lond\u00ebr p\u00ebr ta ekspozuar. Ai m\u00eb informoi mua se kishte ofruar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe parash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Por koka mesa duket, ishte rezervuar p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr. Nd\u00ebr t\u00eb njohurit e vjet\u00ebr t\u00eb Aliut ishte nj\u00eb Dervish Sulejmani, i cili kishte qen\u00eb agjenti i tij n\u00eb disa negociata t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Kishin pasur opinione t\u00eb ndryshme p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje dhe ishin ndar\u00eb; dhe Sulejmani pasi kishte dal\u00eb nga sh\u00ebrbimi i tij, ishte futur n\u00eb nj\u00eb teqe ku dhe veshi rob\u00ebn e Dervishit. Kur d\u00ebgjoi p\u00ebr vdekjen e mikut t\u00eb vjet\u00ebr, ai ishte shum\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe kur koka u vendos n\u00eb publik, ai e bleu me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se sa kishte ofruar tregtari<\/em>\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gravura q\u00eb shoq\u00ebron sh\u00ebnimet e Robert Walsh. Auron Tare \/ Bejtullah Destani, GazetaDita.al, 4 maj 2016 P\u00ebr disa jav\u00eb me rradh\u00eb kemi diskutuar p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb dokumenti t\u00eb shkurt\u00ebr por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb epilogun e jet\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs. Ky dokument FO195\/34 i ruajtur n\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike hedh drit\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74664,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-74663","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Gravura q\u00eb shoq\u00ebron sh\u00ebnimet e Robert Walsh. Auron Tare \/ Bejtullah Destani, GazetaDita.al, 4 maj 2016 P\u00ebr disa jav\u00eb me rradh\u00eb kemi diskutuar p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb dokumenti t\u00eb shkurt\u00ebr por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb epilogun e jet\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs. Ky dokument FO195\/34 i ruajtur n\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike hedh drit\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-21T02:12:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"340\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"HISTORI \\\/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena\",\"datePublished\":\"2021-12-21T02:12:59+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/\"},\"wordCount\":2684,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/\",\"name\":\"HISTORI \\\/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-21T02:12:59+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg\",\"width\":800,\"height\":340,\"caption\":\"Koka n\u00eb sini e Ali Pashait\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"HISTORI \\\/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Gravura q\u00eb shoq\u00ebron sh\u00ebnimet e Robert Walsh. Auron Tare \/ Bejtullah Destani, GazetaDita.al, 4 maj 2016 P\u00ebr disa jav\u00eb me rradh\u00eb kemi diskutuar p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb dokumenti t\u00eb shkurt\u00ebr por shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb epilogun e jet\u00ebs s\u00eb Ali Pash\u00ebs. Ky dokument FO195\/34 i ruajtur n\u00eb Arkivin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme Britanike hedh drit\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-21T02:12:59+00:00","og_image":[{"width":800,"height":340,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena","datePublished":"2021-12-21T02:12:59+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/"},"wordCount":2684,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/","name":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg","datePublished":"2021-12-21T02:12:59+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/koka-ne-sini-ali-pashait.jpg","width":800,"height":340,"caption":"Koka n\u00eb sini e Ali Pashait"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/histori-arkivat-britanike-si-u-vra-ali-pashe-tepelena\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"HISTORI \/ Arkivat Britanike: Si u vra Ali Pash\u00eb Tepelena"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74663","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74663"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74665,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74663\/revisions\/74665"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}