{"id":7472,"date":"2016-10-11T08:59:55","date_gmt":"2016-10-11T07:59:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7472"},"modified":"2021-05-06T02:54:39","modified_gmt":"2021-05-06T00:54:39","slug":"guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/","title":{"rendered":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Guillaume Apollinaire\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/guillaume-apollinaire.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> E p\u00ebrgatiti <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>(<em>Disa nga kujtimet e <strong>Apolinerit<\/strong>\u00a0(n\u00eb foto djathtas) p\u00ebr Konic\u00ebn shkruar rreth vitit 1912, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin \u201cAPOLLINAIRE Poet Among the Painters\u201d, nga Francis Steegmuller<\/em>)<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb dukuri e habitshme n\u00eb jet\u00ebn politike europiane, q\u00eb shum\u00eb figura me komb\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe befas t\u00eb vet\u00ebshpalleshin si mbret\u00ebr, ose princ\u00ebr me trung gjenealogjik nga familja e Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeut.<br \/>\nVepra e Barletit, e p\u00ebrkthyer q\u00eb heret n\u00eb gjuh\u00ebt e m\u00ebdha t\u00eb kontinentit t\u00eb vjet\u00ebr, ngacmoi imagjinat\u00ebn e gjithfar\u00eb aventurier\u00ebsh profesionist\u00eb, kaq tipik\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn. Apolinieri e njihte mir\u00eb k\u00ebt\u00eb dukuri, kur shqiptarofilia qe nj\u00eb dimension origjinal politik.<\/p>\n<p>Apolinieri p\u00ebrmend s\u00eb pari <em>Arlando Kastriotin<\/em>, nj\u00eb spanjoll fantast, i cili mbiquhej me mbiemrin e Sk\u00ebnderbeut, p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb opinion si trash\u00ebgimtari i tij legjitim dhe i vetmi. Apolinieri tregon me ironi t\u00eb admirueshme, se spanjolli i dyshimt\u00eb, nuk mund t\u00eb kishte pretendim gjenealogjik, p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb se i fundmi i der\u00ebs kastriotase u vra n\u00eb luft\u00ebn e Pavies n\u00eb 1525, kurse trash\u00ebgimia n\u00eb vij\u00eb fem\u00ebrore gjithashtu kish humbur.<\/p>\n<p>P\u00ebr Arlando Kastriotin, personazh nd\u00ebrkaq i njohur edhe nga shqiptar\u00ebt e koh\u00ebs, ka kaq shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe informacion sa nuk \u00ebsht\u00eb vendi k\u00ebtu t\u00eb zgjatemi. Interesant \u00ebsht\u00eb edhe fakti q\u00eb Apolinieri njeh me kompetenc\u00eb historin\u00eb e Sk\u00ebnderbeiad\u00ebs s\u00eb shek.\u00a0XV si dhe literatur\u00ebn profesionale shkencore gjenealogjike. M\u00eb pas Apolinieri n\u00eb artikull b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur princ i Shqip\u00ebris\u00eb me emrin Stefan Anton Zanovi\u00e7. Apolineri kishte lexuar n\u00eb fillim nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij njeriu, kushtuar historis\u00eb s\u00eb Sk\u00ebnderbeut. Libri quhej \u201c<em>Le grand Castriotte d\u2019Albanie&#8221;<\/em>, Francfort 1779 me autor Stiepan \u2013 Anton Zannovich \u2013 Wiskowich.<\/p>\n<p><em>Apolinieri p\u00ebrmend botimin, ose m\u00eb sakt\u00eb ribotimin e k\u00ebtij libri, n\u00eb Amsterdam, n\u00eb 1786.<\/em><br \/>\nKy personalitet ambikuid, nga m\u00eb aventurioz\u00ebt, sipas Apolinierit, ishte me origjin\u00eb sllavo-shqiptare (dalmatinas) dhe kishte lindur me 1751. Erudit, tep\u00ebr i shkath\u00ebt, u b\u00eb i njohur n\u00eb t\u00ebr\u00eb oborret mbret\u00ebrore t\u00eb Europ\u00ebs, shkruante libra me talent t\u00eb fuqish\u00ebm, kishte nj\u00eb vizion t\u00eb padyshimt\u00eb iluminist, kishte takuar dhe njohur personalisht Volterin, Ruson\u00eb, Frederikun e Madh etj.<\/p>\n<p>Libri i tij p\u00ebr Sk\u00ebnderbeun pati nj\u00eb jehon\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb opinionin kulturor dhe politik evropian p\u00ebr frym\u00ebn volteriane antikierikaliste, p\u00ebr karakterin eseistik e filozofik, sipas iluminizmit, q\u00eb duket, sidomos, n\u00eb nj\u00eb paraqitje t\u00eb nj\u00eb testamenti t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, q\u00eb ishte n\u00eb fakt nj\u00eb traktat filozofiko-politik p\u00ebr \u201cabsolutizmin e ndritur\u201d t\u00eb nj\u00eb mbreti filozof sipas modelit t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb Platonit. Lib\u00ebr tjet\u00ebr i Zanovi\u00e7it \u00ebsht\u00eb edhe \u201cKurani i princ\u00ebrve&#8221;. Duke u vet\u00ebshpallur si trash\u00ebgimtar e imitues i fronit mbret\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Zanovi\u00e7i pretendonte t\u00eb luante nj\u00eb rol kryesor n\u00eb teatrin e politik\u00ebs evropiane.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ky personazh i pazakont\u00eb, i kishte v\u00ebn\u00eb vetes tituj t\u00eb till\u00eb t\u00eb bujsh\u00ebm si Kastriot, princ i Shqip\u00ebris\u00eb, Kapedan i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i malazez\u00ebve, patrik i kish\u00ebs greke, pan i madh i Polonis\u00eb, princ i s\u00eb shenjt\u00ebs perandori romake, duk\u00eb i Hercegovin\u00ebs, fisnik i Venedikut, i madh i Spanj\u00ebs i klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb, Kryelut\u00ebs i Malt\u00ebs, Kryetar i Urdh\u00ebrit t\u00eb sh\u00ebn Kastriotit, ose i nj\u00ebmb\u00ebdhjeti zbrit\u00ebs (pasardh\u00ebs) i Sk\u00ebnderbeut. Veprimet e Zanovi\u00e7it qen\u00eb nga m\u00eb t\u00eb pabesueshmet. K\u00ebshtu ai hyri n\u00eb tratativa me Holland\u00ebn p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim ushtarak p\u00ebr ndihm\u00eb 20 mij\u00eb shqiptar\u00eb(?!).<\/p>\n<p>Megjith\u00eb admirimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Zanovi\u00e7it n\u00eb librat e tij p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe kryetrimin shqiptar, ai i quan shqiptar\u00ebt \u201cdiamant\u00eb t\u00eb pagdh\u00ebndur\u201d. Miq\u00ebsia e tij me baronin Kloats, i krijoi mund\u00ebsi t\u00eb lidhjeve nga m\u00eb t\u00eb fshehtat, t\u00eb n\u00ebndheshme, me diplomacin\u00eb dinake t\u00eb koh\u00ebs. U fut n\u00eb burg n\u00eb qytetin e Hamburgut me akuz\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb (kishte me vete dy djelmosha homoseksual\u00eb). M\u00eb von\u00eb u burgos edhe n\u00eb Amsterdam dhe pik\u00ebrisht n\u00eb burg i dha fund jet\u00ebs se tij duke prer\u00eb damar\u00ebt me thonj, n\u00eb vitin 1786, duke mbyllur k\u00ebshtu kapitullin e fundit t\u00eb nj\u00eb nga jet\u00ebve rjer\u00ebzore m\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara dhe aventuroze n\u00eb shekuj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb artikullit Apolineri p\u00ebrmend kalimthi edhe nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebquajtur tjet\u00ebr si kastriotas n\u00eb vitet 1879-1880, q\u00eb i kishte akorduar titullin \u201cmarkez\u201d vet\u00eb shkrimtarit Aleksander Dymas.<\/p>\n<p>Apolineri operon n\u00eb artikull me indikacione historike letrare etj.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb mendje kurioze si Apolineri nuk mund t\u00eb n\u00ebn\u00e7mohej habia q\u00eb ngjallnin veprimet e princ\u00ebrve t\u00eb rrem\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb kjo dukuri e \u201c<em>Dimit\u00ebrve t\u00eb rrem\u00eb<\/em>\u201d, lidhej edhe me kombet e tjer\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb histori.<\/p>\n<p>P.sh. njihet nga kronikat se kur norman\u00ebt pushtuan Durr\u00ebsin n\u00eb shek. XII paraqit\u00ebn edhe nj\u00eb perandor t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb Bizantit. Ose le t\u00eb kujtojm\u00eb edhe historin\u00eb e Xhem Sulltanit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, v\u00ebllait t\u00eb presupozuar t\u00eb Sulltanit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb osmane, q\u00eb mbahej n\u00eb oborret evropiane dhe krijoi lidhje edhe me krer\u00eb t\u00eb kryengritjeve shqiptare antiosmane.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, do t\u00eb ishte me interes t\u00eb mblidheshin disa nga shkrimet e Apolinerit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, korrespondenca e tij brilante intelektuale e klasit t\u00eb par\u00eb me Konic\u00ebn n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb befasi e k\u00ebnaq\u00ebsi e v\u00ebrtet\u00eb mendore p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, por edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<h3><strong>Apolineri p\u00ebr Konic\u00ebn<\/strong><\/h3>\n<p><strong>I ve\u00e7anti<\/strong><br \/>\n\u201cNga t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb kam njohur dhe i kujtoj me k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe, Faik Beg Konica \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej t\u00eb vecanteve. Ai lindi n\u00eb Shqip\u00ebri, rreth 40 vjet t\u00eb shkuara (1875) nga nj\u00eb familje, q\u00eb i kishte q\u00ebndruar besnike besimit katolik\u201d.<\/p>\n<p><strong>Konica dhe feja<\/strong><br \/>\n\u201cKjo Shqipe\u201d (\u201cChkipe\u201d) u rrit n\u00eb Franc\u00eb dhe rreth mosh\u00ebs 20 vje\u00e7 ishte mjaft fetar sa q\u00eb nj\u00eb her\u00eb kishte shfaqur iden\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Grande-Chartreuse, manastir katolik n\u00eb veri t\u00eb Grenobles. Megjithat\u00eb ai nuk hodhi asnj\u00eb hap n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nGradualisht p\u00ebrkushtimi ndaj fes\u00eb u shnd\u00ebrrua jo n\u00eb indiferentiz\u00ebm, por n\u00eb nj\u00eb lloj anti-kleriz\u00ebm, si ai i Merimes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Revista \u201cAlbania\u201d<\/strong><br \/>\n\u201cFaiku vazhdoi studimet, por pasi ishte i mbushur plot dashuri p\u00ebr vendlindjen Shqip\u00ebri u kthye n\u00eb Turqi, ku u angazhua n\u00eb veprimtari anti-qeveritare, dhe u d\u00ebnua dy her\u00eb me vdekje n\u00eb munges\u00eb. Ai u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr gjuh\u00ebn dhe let\u00ebrsin\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs kishte njohuri t\u00eb shk\u00eblqyera. N\u00eb Franc\u00eb, Faiku krijoi lidhje t\u00eb ngushta me \u00e7do njeri q\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai pa se shkalla e liris\u00eb s\u00eb individit q\u00eb lejohej n\u00eb Franc\u00eb ishte e pamjaftueshme, dhe shkoi n\u00eb Bruksel, ku n\u00eb Rue d\u2019Albanie themeloi revist\u00ebn Albania, e cila fillimisht trajtoi \u00e7\u00ebshtje politike dhe pastaj edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e let\u00ebrsis\u00eb, historis\u00eb dhe filologjis\u00eb. Me k\u00ebt\u00eb Faiku e rigjall\u00ebroi jasht\u00ebzakonisht l\u00ebvizjen shqiptare. Duke pastruar gjuh\u00ebn shqipe nga fjal\u00ebt e huaja e parazitare, q\u00eb kishin v\u00ebrshuar n\u00eb t\u00eb, Konica arriti brenda pak vitesh ta shnd\u00ebrroj\u00eb at\u00eb nga nj\u00eb dialekt t\u00eb ngusht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb bukur, t\u00eb pasur e mjaft shpreh\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb stacionin policor<\/strong><br \/>\n\u201cMegjithat\u00eb, liria ashtu si\u00e7 kuptohej ajo n\u00eb Bruksel, nuk e k\u00ebnaqi Faikun m\u00eb shum\u00eb se sa liria q\u00eb kishte provuar n\u00eb Paris.<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb ai e pati pun\u00ebn keq kur nj\u00eb polic e ndaloi n\u00eb rrug\u00eb.<br \/>\n\u201cNga jeni?\u201d, e pyeti polici. \u201cAlbania\u201d, u p\u00ebrgjegj Faiku.<br \/>\n\u201cAdresa?\u201d, e pyeti p\u00ebrs\u00ebri polici. \u201cRruga Albania\u201d, ia ktheu Faiku. \u201cProfesioni?\u201d \u201cRedaktor i Albanias.\u201d thot\u00eb Faiku. \u201cPo talleni me mua?\u201d, reagoi polici i zem\u00ebruar. Dhe patrioti shqiptar e kaloi at\u00eb nat\u00eb n\u00eb stacionin e policis\u00eb, derisa \u00e7\u00ebshtja u sqarua\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shtypshkronja me germa platini<\/strong><br \/>\n\u201cI ngopur me Brukselin, Faik Beg Konica u nis p\u00ebr n\u00eb Lond\u00ebr. Ai e braktisi shtypshkronj\u00ebn e tij t\u00eb mrekullueshme, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga g\u00ebrma platini me t\u00eb cilat ai vet\u00eb hartoi dhe shtypi nj\u00eb num\u00ebr librash t\u00eb formatit t\u00eb vog\u00ebl, libra jasht\u00ebzakonisht t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo veprimtari pati jet\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr pasi pun\u00ebtori i tij i vet\u00ebm n\u00eb shtypshkronj\u00eb u tregua i pakujdessh\u00ebm dhe pllakat me g\u00ebrmat e rralla u prish\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p><strong>Takimi i par\u00eb<\/strong><br \/>\n\u201cUn\u00eb nuk e kisha takuar ndonj\u00ebher\u00eb. Ai m\u00eb kishte ftuar p\u00ebr t\u00eb kaluar disa dit\u00eb me t\u00eb, dhe pati premtuar t\u00eb m\u00eb priste n\u00eb stacionin e trenit. Ndonj\u00eb shenj\u00eb ishte e nevoj\u00ebshme nga e cila un\u00eb mund t\u00eb dalloja se ishte ai. U morr\u00ebm vesh q\u00eb Faiku t\u00eb vendoste n\u00eb jaken e xhaket\u00ebs nj\u00eb lule. Treni me t\u00eb cilin po udh\u00ebtoja arriti shum\u00eb von\u00eb, dhe n\u00eb stacionin Viktoria un\u00eb pash\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb zot\u00ebrinjt\u00eb n\u00eb platform\u00eb mbanin lule n\u00eb jakat e xhaketave t\u00eb tyre. Si do ta dalloja une mikun tim shqiptar?, pyeta veten. Atehere mora nj\u00eb taksi dhe mb\u00ebrrita n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Faikut pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur ai po dilte p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb lulen.\u201d<\/p>\n<p><strong>Drekat, sh\u00ebtitjet dhe bisedat<\/strong><br \/>\n\u201cFaik Beg Konica kishte nj\u00eb pasion p\u00ebr klarinet\u00ebn dhe oboen. N\u00eb dhom\u00ebn e ndenjes ai kishte nj\u00eb koleksion t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb k\u00ebtyre instrumenteve. Para dite, nd\u00ebrsa prisnim t\u00eb vinte koha e drek\u00ebs, e cila gjithmon\u00eb shtrohej me vones\u00eb, Faiku luante melodi t\u00eb vjetra, ulur pran\u00eb tryez\u00ebs me sy gjysm\u00eb t\u00eb mbyllur e me pamje mjaft serioze. Dreka ishte \u201ca l\u2019albanise\u201d, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, e bollshme e pafund. \u00c7do dy dit\u00eb p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsir\u00eb kishim qum\u00ebshtor, q\u00eb un\u00eb nuk e p\u00eblqeja aspak.\u00a0Faiku e donte shum\u00eb. Dit\u00ebt e tjera kishim nj\u00eb lloj keku q\u00eb un\u00eb e p\u00eblqeja shum\u00eb.\u00a0Faiku nuk donte as ta shikonte me sy. Drekat zgjasnin aq shum\u00eb sa un\u00eb nuk pata mund\u00ebsi t\u00eb vizitoja qoft\u00eb edhe nj\u00eb muzeum n\u00eb Lond\u00ebr \u2013 ne arrinim atje pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur dyert mbylleshin. Megjithat\u00eb, ne b\u00ebm\u00eb shetitje t\u00eb gjata dhe un\u00eb pata rastin t\u00eb njihem me intelektin e lart\u00eb e t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb Faik Konic\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p><strong>Miq\u00ebsia ndaj meje<\/strong><br \/>\n\u201cMua m\u00eb b\u00ebnte gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje miq\u00ebsia q\u00eb Faiku tregonte p\u00ebr mua.<br \/>\nUn\u00eb isha n\u00eb gjendje t\u2019a kuptoja se ajo ishte nj\u00eb ndjenj\u00eb e past\u00ebr q\u00eb rridhte natyrsh\u00ebm prej tij. Thuajse si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt me prejardhje nga familje te njohura, Faiku kishte prirjen p\u00ebr t\u2019u pushtuar nga mania e persekutimit, shqet\u00ebsimi i madh deri n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim. Dhe shqet\u00ebsimet e tij merrnin forma nga m\u00eb t\u00eb \u00e7udit\u00ebshmet. Pasi blente di\u00e7ka n\u00eb dyqan, Faiku gjithmon\u00eb largohej me frik\u00ebn se shit\u00ebsi do t\u00eb vraponte pas tij, p\u00ebr t\u2019a akuzuar se e kishte vjedhur mallin.<br \/>\n\u201cSi do t\u2019ja provoja, se nuk e kisha vjedhur?\u201d &#8211; thoshte gjithmon\u00eb Faiku.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani (Disa nga kujtimet e Apolinerit\u00a0(n\u00eb foto djathtas) p\u00ebr Konic\u00ebn shkruar rreth vitit 1912, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin \u201cAPOLLINAIRE Poet Among the Painters\u201d, nga Francis Steegmuller) \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dukuri e habitshme n\u00eb jet\u00ebn politike europiane, q\u00eb shum\u00eb figura me komb\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe befas t\u00eb vet\u00ebshpalleshin si mbret\u00ebr, ose [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":67003,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-7472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani (Disa nga kujtimet e Apolinerit\u00a0(n\u00eb foto djathtas) p\u00ebr Konic\u00ebn shkruar rreth vitit 1912, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin \u201cAPOLLINAIRE Poet Among the Painters\u201d, nga Francis Steegmuller) \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dukuri e habitshme n\u00eb jet\u00ebn politike europiane, q\u00eb shum\u00eb figura me komb\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe befas t\u00eb vet\u00ebshpalleshin si mbret\u00ebr, ose [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-11T07:59:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-06T00:54:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"514\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN\",\"datePublished\":\"2016-10-11T07:59:55+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T00:54:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/\"},\"wordCount\":1906,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/faik-konica.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/\",\"name\":\"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/faik-konica.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-11T07:59:55+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T00:54:39+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/faik-konica.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/08\\\/faik-konica.jpg\",\"width\":600,\"height\":514,\"caption\":\"Faik Konica\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E p\u00ebrgatiti Prof. Zymer Mehani (Disa nga kujtimet e Apolinerit\u00a0(n\u00eb foto djathtas) p\u00ebr Konic\u00ebn shkruar rreth vitit 1912, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb librin \u201cAPOLLINAIRE Poet Among the Painters\u201d, nga Francis Steegmuller) \u00cbsht\u00eb nj\u00eb dukuri e habitshme n\u00eb jet\u00ebn politike europiane, q\u00eb shum\u00eb figura me komb\u00ebsi tjet\u00ebr, t\u00eb interesoheshin p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe befas t\u00eb vet\u00ebshpalleshin si mbret\u00ebr, ose [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-11T07:59:55+00:00","article_modified_time":"2021-05-06T00:54:39+00:00","og_image":[{"width":600,"height":514,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN","datePublished":"2016-10-11T07:59:55+00:00","dateModified":"2021-05-06T00:54:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/"},"wordCount":1906,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/","name":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg","datePublished":"2016-10-11T07:59:55+00:00","dateModified":"2021-05-06T00:54:39+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/faik-konica.jpg","width":600,"height":514,"caption":"Faik Konica"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/guillaume-apollinaire-per-pseudoprincerit-shqiptare-dhe-per-faik-konicen\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GUILLAUME APOLLINAIRE P\u00cbR PSEUDOPRINC\u00cbRIT SHQIPTAR\u00cb DHE P\u00cbR FAIK KONIC\u00cbN"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7472"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68052,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472\/revisions\/68052"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/67003"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}