{"id":74785,"date":"2021-12-24T02:26:44","date_gmt":"2021-12-24T01:26:44","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74785"},"modified":"2021-12-24T02:42:15","modified_gmt":"2021-12-24T01:42:15","slug":"parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/","title":{"rendered":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\">(<em>Brenda k\u00ebtij artikulli do t\u00eb gjeni edhe nj\u00eb incizim t\u00eb vitit 1990, ku zoti Agron Jaha, ish-m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i biologjis\u00eb jep detaje nga helmimet enigm\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs<\/em>)<\/p>\n<p>M\u00eb 26, 27 dhe 28 maj t\u00eb vitit 1989 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, mbahet Kongresi i 13-t\u00eb, i Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb Socialiste t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky tubim karakterizohet me pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb shumta. T\u00eb rinjt\u00eb e Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi, t\u00eb ndikuar nga mentor\u00ebt e tyre ekstremist\u00eb n\u00eb Beograd dhe Titograd, tani Podgoric\u00eb, i sabotojn\u00eb punimet e k\u00ebtij Kongresi. Ashiqare v\u00ebrehej q\u00eb ata synim kishin pushtetin absolut dhe dominimin mbi kombet e tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhmen e tyre sikur e shohin n\u00eb mitingje, ku edhe shfaqin hapur apetitet e tyre ekspansioniste ndaj Republikave tjera t\u00eb Jugosllavis\u00eb, sidomos ndaj Krahin\u00ebs Socialiste Autonome t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebsaj \u00e7mendurie epshndjell\u00ebse me nj\u00eb er\u00eb t\u00eb dukshme gjaku, me diskutimet e tyre t\u00eb guximshme m\u00eb her\u00ebt iu kishin kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb n\u00eb Beograd,delegat\u00ebt e k\u00ebtij forumi rinor nga Kosova, Bajrush Morina, Behxhet Binaku, Afrim Igrishta, Bekim Gashi etj.<\/p>\n<p>Sidomos fjalimi p\u00ebrmbajtjesor dhe i argumentuar i Bajrush Morin\u00ebs, gazetar n\u00eb javoren \u201cZ\u00ebri\u201c t\u00eb Prishtin\u00ebs, pati b\u00ebr\u00eb jehon\u00eb kudo.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e delegatit nga ky forum rinor i Kosov\u00ebs, pati shpalosur argumente t\u00eb shumta mbi diskriminimin e popullit ton\u00eb, nga ana e Jugosllavis\u00eb komuniste, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga Serbia.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre p\u00ebr\u00e7arjeve t\u00eb thella merr fund edhe ekzistimi i k\u00ebsaj organizate rinore me ndikim n\u00eb jet\u00ebn shoq\u00ebrore dhe politike t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb anarki e shfryt\u00ebzojn\u00eb disa ish-student\u00eb t\u00eb dalluar t\u00eb Universitetit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe n\u00eb janar t\u00eb vitit 1990, me n\u00eb krye Blerim Shal\u00ebn, Halil Matoshin, Ylber Hys\u00ebn, Astrit Salihun, Mufail Limanin, Agron Jah\u00ebn, Jahir Ahmetin, Hazir Rek\u00ebn, Fadil Graj\u00e7evcin, Naser Mekollin, Osman Shahinin etj, iniciojn\u00eb formimin e nj\u00eb Shoqate rinore me emrin \u201cParlamenti Rinor i Kosov\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtij organizimi t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb rinis\u00eb son\u00eb studentore shthuret Lidhja e Rinis\u00eb Socialiste e Kosov\u00ebs, nga e cila n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masovike largohen t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e Beogradit p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb rinore n\u00eb Kosov\u00eb, gjall\u00eb edhe formalisht n\u00ebp\u00ebrmjet kukullave t\u00eb tij Redjep Hodza, minoritar goran dhe Ljuan Koka, minoritar jevg d\u00ebshtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ngase, n\u00eb Parlamentin Rinor t\u00eb Kosov\u00ebs, brenda nj\u00eb harku shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohor an\u00ebtar\u00ebsohen mbi 100 mij\u00eb t\u00eb rinj. Ata nga ky moment b\u00ebhen pjes\u00eb e t\u00eb gjitha zhvillimeve dhe proceseve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Me pun\u00ebn e tij t\u00eb guximshme dhe revolucionare bije n\u00eb sy Agron Maliq Jaha, udh\u00ebheq\u00ebs i Parlamentit Rinor t\u00eb Kosov\u00ebs-dega n\u00eb Podujev\u00eb.<\/p>\n<p>Ai me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij harton projekte konkrete dhe me baz\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb tendencave dhe p\u00ebrpjekjeve serbo-sllave p\u00ebr zhb\u00ebrjen e autonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb muaj vet\u00ebm n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs, krijohen mbi 70 n\u00ebndeg\u00eb t\u00eb Parlamentit Rinor t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Meq\u00eb statuti i Shoqat\u00ebs parashihte q\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i deg\u00ebs apo n\u00ebndeg\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb \u00e7do i rinj i mosh\u00ebs 18 deri 30 vje\u00e7, me propozimin e z.Agron Jaha, n\u00eb krye t\u00eb Parlamentit Rinor t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013n\u00ebndega n\u00eb Orllan t\u00eb Podujev\u00ebs, vije Zahir Qerim Pajaziti, at\u00ebbot\u00eb 27 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Rinia llapjane e vendosur p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar me t\u00eb gjitha mjetet okupimin e Kosov\u00ebs, nga ana Serbis\u00eb, dhe e prir\u00eb nga z.Jaha, s\u00eb bashku me K\u00ebshillin e Pajtimit t\u00eb Gjaqeve, arrin t\u2019i shuaj\u00eb brenda muaji mbi 100 hasm\u00ebri, dhe ngat\u00ebrresa n\u00eb k\u00ebt\u00eb regjion.<\/p>\n<p>Sukses tjet\u00ebr sh\u00ebnohet edhe n\u00eb thjesht\u00ebsimin material dhe sendor t\u00eb martes\u00ebs.<br \/>\nShqiptar\u00ebt t\u00eb papun\u00eb dhe t\u00eb pa aktivitet fitimprur\u00ebs me rastin e martes\u00ebs shpenzonin shuma marramend\u00ebse t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Ata shitnin bag\u00ebti e drith\u00ebra, madje edhe tok\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar blerjen e stolive t\u00eb arit dhe p\u00eblhurave t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>Kjo dukuri negative e trash\u00ebguar si relikt nga t\u00eb huajit, do t\u00eb marr\u00eb fund nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb fshatin Sallabaj\u00eb t\u00eb Podujev\u00ebs, nga e ka origjin\u00ebn edhe vet\u00eb nism\u00ebtari i k\u00ebtij aksioni zoti Agron Jaha.<\/p>\n<p>Me rastin e martes\u00ebs s\u00eb nj\u00ebrit prej djemve t\u00eb Rrahim Bunjakut, u mor vendim q\u00eb \u00e7do tradit\u00eb mbetje nga t\u00eb huajit, sidomos pushtuesit otoman\u00eb t\u00eb flaket.<\/p>\n<p>Po ashtu u vendos q\u00eb t\u00eb ruhen vet\u00ebm veshjet dhe gj\u00ebsendet e trash\u00ebguara nga kultura iliro-dardane.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga vendimet madhore q\u00eb b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim ishte edhe ndalimi i martesave t\u00eb aranzhuara apo me shkues (m\u00ebsit).<\/p>\n<p>Ky zakon primitiv dhe i mbrapsht\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn kishte viktimizuar djem e vajza. Ata deri n\u00eb dit\u00ebn e martes\u00ebs as q\u00eb ishin par\u00eb n\u00eb mes veti, e lere m\u00eb t\u00eb jen\u00eb njohur.<\/p>\n<p>Agron Maliq Jaha, si nj\u00eb lider i v\u00ebrtet\u00eb dhe i guximsh\u00ebm i rinis\u00eb llapjane edhe m\u00eb 15 shtator t\u00eb vitit 1990,n\u00eb Pollat\u00eb t\u00eb Podujev\u00ebs, me rastin e ceremonis\u00eb s\u00eb varrimit t\u00eb Besim Hashim Latifit, dhe Sk\u00ebnder Hamit Monollit, t\u00eb vrar\u00eb mizorisht nga policia dhe ushtria gjakatare e Beogradit, mban nj\u00eb fjal\u00eb rasti, para mij\u00ebra pjes\u00ebmarr\u00ebsve.<\/p>\n<p>Ai n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim mortor th\u00ebrret p\u00ebr q\u00ebndres\u00eb, e vazhdim rruge drejt liris\u00eb, qoft\u00eb edhe me luft\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb Kosova, t\u2019i jap\u00eb fund pushtimit nj\u00eb shekullor nga Serbia.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, k\u00ebto iniciativa civilizuese t\u00eb rinis\u00eb kosovare si rrug\u00eb e vetme kah Per\u00ebndimi i qytet\u00ebruar do t\u2019i nd\u00ebshkoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb brutale regjimi komunist, n\u00eb kalbje i Jugosllavis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ai i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Nx\u00ebn\u00ebs dhe arsimtar\u00eb n\u00eb t\u00eb dyja Qendrat e Mesme t\u00eb Arsimit t\u00eb Orientuar t\u00eb Podujev\u00ebs, 66 dit\u00eb t\u00eb ballafaquar me helmimin misterioz<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 19 mars 1990 n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs, ndodh helmimi misterioz i nx\u00ebn\u00ebseve dhe arsimtar\u00ebve t\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Arsimit t\u00eb Mes\u00ebm t\u00eb Orientuar \u201c8 N\u00ebntori\u201d dhe i atyre t\u00eb QAMO-s \u201cGjuro Gjakoviq.\u201d<\/p>\n<p>Kjo gjendje e p\u00ebrcjell\u00eb me katalepsi deri von\u00eb enigmatike n\u00eb k\u00ebto dy Qendra shkollore me rreth 3756 nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb zgjat plot 66 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Arif Ejupi, at\u00ebbot\u00eb gazetar n\u00eb Radio Prishtin\u00eb, edhe pas 31 vjet\u00ebve n\u00eb mesin e shum\u00eb materialeve me zell dhe kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb e ka ruajtur edhe nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb incizuar n\u00eb shirit magnetofoni, me zotin Agron Maliq Jaha.<\/p>\n<p>Ky material p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb emisionin m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuar t\u00eb jav\u00ebs \u201cMe t\u00eb rinjt\u00eb.\u201d n\u00eb Radio Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb prezantuar edhe n\u00eb pun\u00ebn e Sesioneve dhe N\u00ebnkomisioneve, pran\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Gjenev\u00eb, t\u00eb cilat shqyrtojn\u00eb tema t\u00eb shkeljes s\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Prandaj, lexues t\u00eb nderuar e sidomos Ju, t\u00eb rinj t\u00eb lindur pas vitit 1990, p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb do ta keni rastin q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoni mbi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebtyre helmimeve, deri von\u00eb enigmatike n\u00eb Podujev\u00eb, e komuna t\u00eb tjera t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Agron Jaha n\u00eb intervist\u00ebn dh\u00ebn\u00eb Arif Ejupit m\u00eb 25 mars 1990 jep detaje mbi helmimet n\u00eb Podujev\u00eb &#8211; YouTube<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><iframe loading=\"lazy\" title=\"YouTube video player\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/rLxhALZXaIM\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p>Z.Jaha mb\u00ebshtetur n\u00eb njohurit e tij prej absolventi t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb Fakultetit t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb pati ofruar argumente t\u00eb plota mbi helmimin e rinis\u00eb son\u00eb, nga ana e regjimit hegjemonist\u00eb dhe barbar t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitonin n\u00eb koh\u00eb dhe arsyetoheshin q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb analizave nga laborator\u00ebt zoti Agron Maliq Jaha, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Biologjis\u00eb n\u00eb QAMO\u201c8 N\u00ebntori\u201dt\u00eb Podujev\u00ebs, dhe njoh\u00ebsit t\u00eb problemeve nga fusha e mjek\u00ebsis\u00eb, n\u00eb kontaktet e para me t\u00eb helmuarit konstaton q\u00eb fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr substanca toksike, n\u00eb form\u00eb pluhuri, t\u00eb projektuara dhe t\u00eb shp\u00ebrndara nga sh\u00ebrbime t\u00eb fshehta t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Atij regjimi vras\u00ebs dhe diktatorial rreth k\u00ebtyre helmimeve q\u00eb deri von\u00eb ishin nj\u00eb enigm\u00eb z. Jaha, ia pati \u00e7jerrur mask\u00ebn.<\/p>\n<p>Ai me prononcimet e tij bind\u00ebse dhe t\u00eb argumentuara k\u00ebt\u00eb problem me pasoja t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr jet\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb Radio Prishtin\u00eb,e pati shtruar disa her\u00eb edhe n\u00eb\u201cZ\u00ebri i Amerik\u00ebs\u201d, \u201dDeutsche Welle\u201d, \u201dRadio BBC\u201d dhe \u201dEvropa e Lir\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb analiza t\u00eb zhvilluara n\u00eb laborator\u00eb jasht\u00eb Jugosllavis\u00eb, rreth k\u00ebtij problemi flet edhe eksperti i k\u00ebsaj l\u00ebmie prof. Aubin Hendriksi.<\/p>\n<p>Konstatimin e tij identik me at\u00eb t\u00eb zotit Agron Jaha, rreth k\u00ebtyre helmimeve t\u00eb botuar n\u00eb Javoren shqiptare \u201dZ\u00ebri\u201d botimi n\u00eb Zvic\u00ebr, viti 1996, po ua sjellim n\u00eb shtojc\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre rreshtave.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Z\u00ebri, prill 1996\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/zeri-prill-1996.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Euro Z\u00cbRI &#8211; Faqe 5, 6 Prill 1996<\/em><\/span><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb humben gjurm\u00ebt e k\u00ebtij helmimi misterioz dhe t\u00eb izolohen denoncuesit e tij, regjimi komunist i Jugosllavis\u00eb, m\u00eb 7 prill 1990, arreston Agron Jah\u00ebn, edhe aktivist\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebtij Parlamenti si: Fatmir Toplica, Bajram Hoxha, Naim Maloku, Shaip Azemi, dhe udh\u00ebheq\u00ebsit e Kryesis\u00eb qendrore n\u00eb nivel vendi Halil Matoshi e Blerim Shala.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb Shala dhe Matoshi, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb njiheshin si veprimtar\u00eb t\u00eb dalluar, njiheshin edhe si penat m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nMadje, Blerim Shala rreth k\u00ebtij problemi pati shkruar dhjet\u00ebra artikuj n\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshmen \u201dMladina\u201d t\u00eb Lubjan\u00ebs, me pseudonimin Otto Grum.<br \/>\nMir\u00ebpo, askujt kurr\u00eb s\u2019i kishte shkuar n\u00eb mendje q\u00eb kjo val\u00eb e arrestimeve mund ta godas edhe t\u00eb v\u00ebllain Lulzim Ali Shala, gazetar sporti n\u00eb Radio Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Aktvendim - Lulzim Shala\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/aktvendim-lulzim-shala.jpg\" alt=\"\" width=\"800\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>Ky Aktvendim publikohet p\u00ebrher\u00eb t\u00eb par\u00eb me lejen e mikut tim t\u00eb hersh\u00ebm Lulzim Ali Shala.<\/em><\/span><\/p>\n<p>Ky rast flet mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr sjelljet kriminale t\u00eb atij regjimi radikal dhe t\u00eb prishur, i cili n\u00eb raport me shqiptar\u00ebt ishte identik me fashizmin.<\/p>\n<p>Pas gjith\u00eb k\u00ebsaj \u00e7mendurie dhe k\u00ebtyre arrestimeve arbitrare e t\u00eb montuara vjen reagimi i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe serioz i diplomatit t\u00eb njohur amerikan James Addison Beker.<\/p>\n<p>Ai me reputacionin e tij prej avokati me fam\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe mbrojt\u00ebsi t\u00eb dalluar t\u00eb t\u00eb Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut i b\u00ebn\u00eb trysni t\u00eb vazhdueshme Beogradit.<\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtij intervenimi human m\u00eb 18 prill t\u00eb vitit 1990, nga Burgu i Qarkut t\u00eb Prishtin\u00ebs, lirohet grupi prej tet\u00eb t\u00eb akuzuarve.<br \/>\nK\u00ebta t\u00eb rinj po mbaheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb burg n\u00ebn akuz\u00ebn se kinse kan\u00eb inskenuar k\u00ebt\u00eb ngjarje s\u00eb bashku me arsimtar\u00eb dhe nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkollave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnimi i Gani Jakup Babatinc\u00ebs, Latif dhe Beqir Abdullahut ekzemplar i papar\u00eb tmerri<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb helmimin e p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb Podujev\u00eb, m\u00eb 22 mars 1990, fal\u00eb shkatht\u00ebsis\u00eb dhe heroizmit t\u00eb pashoq t\u00eb Gani Jakup Babatinc\u00ebs, para rrethojave t\u00eb Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndetit n\u00eb Podujev\u00eb, evitohet nj\u00eb tragjedi e paparashikuar.<\/p>\n<p>Dragan Narangjiq me t\u00eb birin Tihoslavin, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb policis\u00eb sekrete t\u00eb Serbis\u00eb, banor\u00eb t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb Beogradit, t\u00eb veshur n\u00eb rroba civile mundohen q\u00eb n\u00eb turm\u00ebn e tubuar t\u00eb hedhin tin\u00ebzisht grimca t\u00eb pluhurit toksik.<\/p>\n<p>Ganiu n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb punonte n\u00eb Mens\u00ebn e student\u00ebve t\u00eb Universitetit t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht luante n\u00eb Klubin Hendbollistik \u201dLlapi\u201d an\u00ebtar i Lig\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Krahinore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai dallonte nga lojtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj skuadre me zhvillim trupor dhe q\u00ebndrueshm\u00ebri fizike.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Gani Jakup Babatinca\" src=\"https:\/\/fjala.info\/2021\/Gani_Jakup_Babatinca.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><em>N\u00eb rreshtin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb i treti nga e djathta, Gani Jakup Babatinca.<\/em><\/span><\/p>\n<p>Fal\u00eb k\u00ebtyre aft\u00ebsive ai \u00e7armatos policin Dragan Narangjiq, i cili n\u00eb ato \u00e7aste kishte nxjerr revolverin dhe donte t\u00eb shtinte n\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, arsimtar\u00eb, prind\u00ebr e gazetar\u00eb t\u00eb pambrojtur.<\/p>\n<p>Ganiu pamenduar p\u00ebr rrezikun p\u00ebrleshet fyta-fytas me policin serb Narangjiq, t\u00eb cilin duke e mb\u00ebshtetur me shpatulla n\u00eb mes dy plepave t\u00eb big\u00ebzuar e kafshon n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb dhe ia merr revolverin me silenciator (arm\u00eb jo zhurmuese).<\/p>\n<p>Pastaj ai tamam si nj\u00eb qytetar i edukuar revolverin e rr\u00ebmbyer e dor\u00ebzon n\u00eb stacionin e policis\u00eb n\u00eb Podujev\u00eb.<br \/>\nSipas gjykimit logjik n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblehej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt njer\u00ebzor ai ende pa arritur mir\u00eb n\u00eb vendin e tij t\u00eb pun\u00ebs arrestohet, nga sigurimi i fsheht\u00eb jugosllav, n\u00eb hyrje t\u00eb Mens\u00ebs s\u00eb student\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Arrestimi i Ganiut dhe d\u00ebnimi i tij me pes\u00eb vite heqje lirie jan\u00eb prov\u00eb e mjaftueshme se helmimi i nx\u00ebn\u00ebsve shqiptar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ishte vep\u00ebr e p\u00ebrgatitur dhe e orkestruar n\u00eb kuzhinat e Armat\u00ebs dhe Policis\u00eb sekrete t\u00eb ish-Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga takimi yn\u00eb me Ganiun, i cili nga qershori i vitit 1995, jeton n\u00eb Dortmund t\u00eb Gjermanis\u00eb, m\u00ebsojm\u00eb se ai n\u00eb burgun e Prishtin\u00ebs, Dubrav\u00ebs dhe Gjurakocit, pati p\u00ebrjetuar ferrin, s\u00eb bashku me Latif Hasan Abdullahun dhe Beqir Hajdin Abdullahun, t\u00eb fshatit Gllamnik t\u00eb Podujev\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebta t\u00eb dy ishin d\u00ebnuar n\u00ebn akuz\u00ebn\u201dpengim n\u00eb kryerjen e detyr\u00ebs s\u00eb personave zyrtar, me autorizim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Brezat e ardhsh\u00ebm duhet ta kujtojn\u00eb dhe ta admirojn\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb dhe guximin e t\u00eb rinjve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb me t\u00ebr\u00eb qenien ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb mbrojte t\u00eb atdheut.<\/p>\n<p>Shumica e t\u00eb cil\u00ebve parap\u00eblqyen vdekjen, se sa jet\u00ebn dram\u00eb e t\u00eb p\u00ebshtjell\u00eb, n\u00ebn \u00e7izmen e armikut serb.<\/p>\n<p><strong>ARIF EJUPI<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Brenda k\u00ebtij artikulli do t\u00eb gjeni edhe nj\u00eb incizim t\u00eb vitit 1990, ku zoti Agron Jaha, ish-m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i biologjis\u00eb jep detaje nga helmimet enigm\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs) M\u00eb 26, 27 dhe 28 maj t\u00eb vitit 1989 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, mbahet Kongresi i 13-t\u00eb, i Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb Socialiste t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ky tubim karakterizohet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74786,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-74785","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v28.1 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"(Brenda k\u00ebtij artikulli do t\u00eb gjeni edhe nj\u00eb incizim t\u00eb vitit 1990, ku zoti Agron Jaha, ish-m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i biologjis\u00eb jep detaje nga helmimet enigm\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs) M\u00eb 26, 27 dhe 28 maj t\u00eb vitit 1989 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, mbahet Kongresi i 13-t\u00eb, i Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb Socialiste t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ky tubim karakterizohet [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-24T01:26:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-24T01:42:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"386\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar\",\"datePublished\":\"2021-12-24T01:26:44+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-24T01:42:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/\"},\"wordCount\":2297,\"commentCount\":2,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/agron-maliq-jaha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/\",\"name\":\"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/agron-maliq-jaha.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-24T01:26:44+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-24T01:42:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/agron-maliq-jaha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/agron-maliq-jaha.jpg\",\"width\":600,\"height\":386,\"caption\":\"Agron Maliq Jaha\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"(Brenda k\u00ebtij artikulli do t\u00eb gjeni edhe nj\u00eb incizim t\u00eb vitit 1990, ku zoti Agron Jaha, ish-m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i biologjis\u00eb jep detaje nga helmimet enigm\u00eb n\u00eb komun\u00ebn e Podujev\u00ebs) M\u00eb 26, 27 dhe 28 maj t\u00eb vitit 1989 n\u00eb Lubjan\u00eb t\u00eb Sllovenis\u00eb, mbahet Kongresi i 13-t\u00eb, i Lidhjes s\u00eb Rinis\u00eb Socialiste t\u00eb Jugosllavis\u00eb. Ky tubim karakterizohet [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-24T01:26:44+00:00","article_modified_time":"2021-12-24T01:42:15+00:00","og_image":[{"width":600,"height":386,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar","datePublished":"2021-12-24T01:26:44+00:00","dateModified":"2021-12-24T01:42:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/"},"wordCount":2297,"commentCount":2,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/","name":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg","datePublished":"2021-12-24T01:26:44+00:00","dateModified":"2021-12-24T01:42:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/agron-maliq-jaha.jpg","width":600,"height":386,"caption":"Agron Maliq Jaha"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/parlamenti-rinor-i-kosoves-ishte-ze-i-fuqishem-i-ndergjegjesimit-tone-kombetar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Parlamenti Rinor i Kosov\u00ebs, ishte z\u00eb i fuqish\u00ebm i nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit ton\u00eb komb\u00ebtar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74785"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74785\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74789,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74785\/revisions\/74789"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}