{"id":74807,"date":"2021-12-25T00:14:15","date_gmt":"2021-12-24T23:14:15","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74807"},"modified":"2021-12-25T00:14:15","modified_gmt":"2021-12-24T23:14:15","slug":"shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/","title":{"rendered":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignleft\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2020\/09\/xhelal-zejneli.jpg\" alt=\"Xhelal Zejneli\" width=\"300\" height=\"300\" \/> <strong>Xhelal Zejneli<\/strong><\/p>\n<p>Millan Shufllaj (Milan \u0160ufflay) lindi N\u00eb Lepogllav\u00eb, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1879, vdiq n\u00eb Zagreb, m\u00eb 19 shkurt 1931. \u00cbsht\u00eb historian, politikan, p\u00ebrkthyes dhe shkrimtar kroat. Nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb <strong>albanologjis\u00eb<\/strong>. Autor i t\u00eb parit roman fantastik-shkencor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb kroate. F\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl i m\u00ebsuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle fon Forstern (Welle von Vorstern). N\u00ebna e tij ishte gjermane nga Osijeku (qytet n\u00eb Kroacin\u00eb e sotme). Millan Shuflaj kishte dy motra m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha \u2013 Angella dhe Zllata. N\u00eb vitin 1897 kreu n\u00eb\u00a0\u00a0 Zagreb gjimnazin klasik. Studioi n\u00eb Universitetin e Zagrebit historin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1901 mbrojti disertacionin <em>\u201cKroacia dhe d\u00ebshira e fundit e perandoris\u00eb lindore n\u00ebn skeptrin e tre Komnen\u00ebve (1075-1180) <\/em>dhe mori grad\u00ebn e doktorit t\u00eb filozofis\u00eb. Qysh si student, njihte fr\u00ebngjishten, gjermanishten, italishten, anglishten, t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt sllave, latinishten, greqishten e vjet\u00ebr dhe greqishten e mesme. M\u00eb von\u00eb mori njohuri p\u00ebr greqishten e re, <strong><em>shqipen<\/em><\/strong>, hebraishten dhe sanskritishten (indishtja e vjet\u00ebr). Profesori Tadija Smi\u00e7ikllas e konsideronte si studentin e vet m\u00eb t\u00eb talentuar. E kishte asistent n\u00eb redaktimin e <em>\u201cCodex diplomaticus\u201d<\/em> t\u00eb Akademis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1902-1903 studioi n\u00eb Institutin e Historis\u00eb Austriake n\u00eb Vjen\u00eb. U mor me studimin e historis\u00eb mesjetare kroate si dhe me <strong><em>t\u00eb kaluar\u00ebn e shqiptar\u00ebve<\/em><\/strong>. U b\u00eb edhe historian i Ballkanit. Kishte bindjen se e kaluara e kroat\u00ebve mund t\u00eb hulumtohet drejt vet\u00ebm nga pozicioni ballkanik. Me k\u00ebt\u00eb e nd\u00ebrpret mendimin mbizot\u00ebrues t\u00eb historian\u00ebve kroat\u00eb se kroat\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Per\u00ebndimit dhe n\u00eb oponenc\u00eb ndaj Ballkanit. Historiani, politikani dhe diplomati dhe <strong>albanologu <\/strong>i njohur hungarez, i lindur n\u00eb Sllovaki <strong>Lajosh Talo\u00e7i <\/strong>(Lajos Thall\u00f3czy, 1857-1916), e merr n\u00eb Budapest ku punon n\u00eb Muzeun Popullor.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1904-1908 aty punon si kustos. N\u00eb vitin 1908, Bani (guvernatori) Levin Rauh (Rauch), e em\u00ebron profesor inordinar n\u00eb katedr\u00ebn e shkencave ndihm\u00ebse t\u00eb historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Zagrebit. N\u00eb vitin 1912 zgjidhet profesor ordinar. Kur bani Rauh z\u00ebvend\u00ebsohet nga bani Nikolla Tomashiq, Millan Shufllaj u detyrua t\u00eb largohej nga universiteti. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1915 u mobilizua dhe u d\u00ebrgua n\u00eb sh\u00ebrbimin ushtarak austro-hungarez. P\u00ebr shkak t\u00eb s\u00ebmundjes, u lirua nga sh\u00ebrbimi ushtarak. Tani i shkruan punimet e tij m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb prej promotor\u00ebve kryesor\u00eb t\u00eb ides\u00eb <strong><em>\u201ekufiri n\u00eb Drin\u00eb\u201c<\/em><\/strong><em>,<\/em> si kufi i religjioneve, i qytet\u00ebrimeve dhe i ndarjes s\u00eb <strong><em>bot\u00ebs katolike<\/em><\/strong> prej popujve jokatolik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1921, n\u00eb shtetin e ri \u2013 Mbret\u00ebrin\u00eb e Serb\u00ebve, Kroat\u00ebve dhe Slloven\u00ebve (Mbret\u00ebria e SKS) u arrestua \u201cp\u00ebr tradhti t\u00eb lart\u00eb\u201d, spiunim n\u00eb dobi t\u00eb shtetit t\u00eb huaj. U nxor para gjykat\u00ebs, bashk\u00eb me Dr. Ivo Pilarin dhe 14 t\u00eb akuzuar t\u00eb tjer\u00eb. Procesi gjyq\u00ebsor kund\u00ebr tyre zgjati prej 2 deri n\u00eb 25 qershori i vitit 1921. Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb regjimit t\u00eb mbretit <strong>Aleksandar I Karagjorgjeviq <\/strong>(Cetin\u00eb, Mali i Zi, 1888 \u2013 Marsej, Franc\u00eb, 1934), k\u00ebta kishin punuar p\u00ebr shk\u00ebputjen e dhunshme t\u00eb Kroacis\u00eb nga Mbret\u00ebria e SKS.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: Aleksandar I Karagjorgjeviq ka qen\u00eb i pari mbret i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb SKS. N\u00eb vitet 1929-1934 ka qen\u00eb mbret i Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave. U vra n\u00eb Marsej t\u00eb Franc\u00ebs. P\u00ebr atentatin u faj\u00ebsuan nacionalist\u00ebt kroat\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Shuflaj deklaron para gjyqtar\u00ebve se Kroacis\u00eb nuk i duhet nj\u00eb luft\u00eb e armatosur si ajo n\u00eb Irland\u00eb dhe as shk\u00ebputje e dhunshme.<\/p>\n<p>Midis tjerash thot\u00eb: <em>\u201cKroacia e ka t\u00eb drejt\u00ebn e vet shtet\u00ebrore, nd\u00ebrsa kroat\u00ebt si nj\u00eb popull politik, e kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb natyrshme, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr vet\u00ebvendosje. Nd\u00ebrprerja e lidhjes me ish-monarkin\u00eb m\u00eb 29 tetor 1918, paraqet baz\u00eb p\u00ebr shtetin e pavarur kroat. Ky shtet nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e ndonj\u00eb kornize t\u00eb vjet\u00ebr &#8230; K\u00ebtu s\u2019kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me shk\u00ebputje! P\u00ebrkundrazi, k\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb re shtet\u00ebrore, e cila juridikisht ende nuk \u00ebsht\u00eb krijuar. T\u00eb m\u00eb akuzoni se un\u00eb d\u00ebshiroj ta shk\u00ebpus shtetin kroat q\u00eb ekziston, nga mbret\u00ebria SKS, e cila juridikisht nuk ekziston, nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb lajthitje juridike dhe logjike. (&#8230;) Po qe se ndjenja kroate, d\u00ebshira dhe ideja p\u00ebr vet\u00ebvendosje, p\u00ebr shtetit kroat, besimi p\u00ebr Antant\u00ebn paraqet m\u00ebkat, at\u00ebher\u00eb un\u00eb jam fajtor. <\/em><\/p>\n<p><em>Por, k\u00ebt\u00eb ndjenj\u00eb, k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb, k\u00ebt\u00eb besim e ka i t\u00ebr\u00eb populli kroat dhe i ka shprehur n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Banovin\u00ebs Kroate. Pushteti q\u00eb m\u00eb padit, mund ta fitoj\u00eb procesin kund\u00ebr meje, por duke qen\u00eb se e p\u00ebrndjek t\u00ebr\u00eb popullin kroat, do ta humb procesin para fytyr\u00ebs s\u00eb Evrop\u00ebs&#8230; P\u00ebr mua si filozof dhe si nj\u00eb kroat liridash\u00ebs, fare s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb q\u00ebndroj n\u00eb bank\u00ebn e vog\u00ebl t\u00eb k\u00ebsaj gjykate ose t\u00eb ndonj\u00eb nd\u00ebshkimoreje tjet\u00ebr apo m\u00eb shkarkoni nga akuza, p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb n\u00eb liri, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7se nj\u00eb burg i madh, ku mbahet n\u00ebn rob\u00ebri i t\u00ebr\u00eb populli kroat, q\u00eb me ndihm\u00ebn e Zotit, besoj t\u2019i vij\u00eb fundi\u201d<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Sh\u00ebnim<\/strong>: <strong>Stjepan Radiq <\/strong>(Stjepan Radi\u0107, 1871-1928) \u00ebsht\u00eb politikan, shkrimtar, p\u00ebrkthyes dhe publicist kroat. Personalitet i shquar i historis\u00eb kroate. I pari politolog kroat i diplomuar. Kryetar i Partis\u00eb Fshatare Kroate. M\u00eb 8 gusht 1928 u q\u00ebllua me revole n\u00eb Kuvendin e Jugosllavis\u00eb n\u00eb Beograd, gjat\u00eb seanc\u00ebs. Atentator ishte \u00e7etniku serb Punisha Ra\u00e7iq. Me k\u00ebt\u00eb rast u q\u00eblluan edhe disa deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kroat\u00eb. Stjepan Radiqi vdiq nga pasojat e plag\u00ebve t\u00eb marra.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb gjyqtar\u00ebve se askush nuk \u00ebsht\u00eb duke e p\u00ebrndjekur popullin kroat, Shufllaj u p\u00ebrgjigjet: <em>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb pyetni Stjepan Radiqin, ai \u00ebsht\u00eb populli kroat\u201d. <\/em>Po kur t\u00eb vdes Radiqi? Shufllaj ua kthen: <em>\u201cPopulli kroat do t\u00eb lind\u00eb Radiq tjet\u00ebr\u201d<\/em>.<\/p>\n<p>Shuflaj u d\u00ebnua me tre vjet e gjasht\u00eb muaj burg. D\u00ebnimi b\u00ebri buj\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. T\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb u d\u00ebnuan: Pavao See me 12 vjet heqje lirie, Rudolf Vidak me 4 vjet, Dragutin Taborshak me 3 vjet e kat\u00ebr muaj, Franjo Shkvorc dhe Jakob Petri\u00e7 me nga 3 vjet, Josip Drenski Shpolarec me 2 vjet e kat\u00ebr muaj, Ivan Havelka me 8 muaj, Gabriel Kruhak, Florijan Shtromar, Millan Galloviq dhe Ivan Kova\u00e7iq me nga 6 muaj, Dr. Ivo Pilar me 2 muaj, me kusht nj\u00eb vit, nd\u00ebrsa Sharlota Vidak, Antun Pavi\u00e7iq dhe Andrija Medar u liruan nga akuza.<\/p>\n<p>Lidhur me d\u00ebnimet e sip\u00ebrth\u00ebna ka pasur reagime nga shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb shum\u00eb vendeve\u00a0 t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Shuflaj e vuajti d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit (Sremska Mitrovica). Pas transferimit n\u00eb burgun e Zagrebit, u operua dhe u konstatua se l\u00ebngon nga tuberkulozi i mushk\u00ebrive, nga emfizema dhe se ka probleme me zemr\u00ebn. M\u00eb 2 tetor 1922, pasi e vuajti gjasm\u00ebn e d\u00ebnimit, u lirua nga burgu. U vendos te motra Zllata n\u00eb Zagreb, n\u00eb Rr. \u201cGunduliqeva\u201d Nr. 25. Pasi doli nga burgu, p\u00ebrs\u00ebri iu p\u00ebrkushtua pun\u00ebs shkencore. N\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1928, pranoi ofert\u00ebn e katedr\u00ebs s\u00eb historis\u00eb s\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Universitetin e Budapestit dhe m\u00eb 1 qershor t\u00eb po atij viti, u em\u00ebrua profesor universitar, por nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb shkonte p\u00ebr arsye se k\u00ebrkesa p\u00ebr pasaport\u00eb iu refuzua.<\/p>\n<p>N\u00eb vjesht\u00eb t\u00eb vitit 1929, me k\u00ebrkes\u00ebn e <strong>qeveris\u00eb shqiptare<\/strong> dhe t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave t\u00eb Austris\u00eb, e vazhdon vepr\u00ebn e historianit dhe ballkanologut \u00e7ek, profesor i Universitetit t\u00eb Vjen\u00ebs, <strong>Konstantin Jire\u00e7ek <\/strong>(Konstantin Joseff Jire\u010dek, 1854-1918) dhe t\u00eb historianit, politikanit, diplomatit dhe <strong>albanologut <\/strong>t\u00eb njohur hungarez <strong>Lajosh Talo\u00e7i <\/strong>(Lajos Thall\u00f3czy, 1857-1916) \u2013 p\u00ebrgatit v\u00ebllimin III t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs arkivore <strong><em>\u201cCodex Albanicus\u201d<\/em><\/strong>. Dy v\u00ebllimet e para t\u00eb vepr\u00ebs p\u00ebrfshijn\u00eb periudh\u00ebn prej vitit 344 deri n\u00eb vitin 1451.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1929 e pranon ftes\u00ebn e qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr ta vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb. Pas shum\u00eb peripecish dhe nd\u00ebrhyrjesh, ia del t\u00eb marr\u00eb pasaport\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb viti 1930 Shuflaj vjen n\u00eb <strong>Shqip\u00ebri<\/strong>. \u00cbsht\u00eb pritur me nderime t\u00eb m\u00ebdha. E ka pritur edhe <strong>Mbreti<\/strong> <strong>Ahmet Zogu<\/strong> (1895-1961). M\u00eb 16 janar 1931 Shuflaj mban <strong><em>fjalim n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p>Shuflaj ka mbajtur let\u00ebrk\u00ebmbim me personalitete t\u00eb njohura t\u00eb l\u00ebmit t\u00eb shkenc\u00ebs, me institucione, me akademi t\u00eb shkencave t\u00eb Austris\u00eb, t\u00eb Gjermanis\u00eb, t\u00eb Hungaris\u00eb, t\u00eb Italis\u00eb, etj. Ka mbajtur let\u00ebrk\u00ebmbim edhe me <strong>Mid\u2019hat Frash\u00ebrin<\/strong> (Lumo Sk\u00ebndo, 1880-1949), me ministrin\u00eb Arsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb <strong>Abdurrahman Dibra <\/strong>(1885-1961). Ka botuar artikuj shkencor edhe n\u00eb revist\u00ebn \u201cDituria\u201d t\u00eb Lumo Sk\u00ebndos. Let\u00ebrk\u00ebmbim ka mbajtur edhe me albanologun italian <strong>Antonio Ballda\u00e7i <\/strong>(Antonio Baldacci, 1867-1960). P\u00ebr let\u00ebrk\u00ebmbimin e Shuflait, historiani <strong>Zekiria Cana <\/strong>(1934-2009) dhe profesori, p\u00ebrkthyesi e gazetari <strong>Ymer Jaka <\/strong>(1937-2009) kan\u00eb botuar nj\u00eb studim n\u00eb revist\u00ebn \u201cP\u00ebrparimi\u201d, Nr.1\/1988, Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Vepra <em>\u201e<\/em><em>Serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt\u201c<\/em>, t\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga <strong>Zef Feke\u00e7i<\/strong> dhe <strong>Karl Gurakuqi<\/strong>, \u00ebsht\u00eb botuar edhe n\u00eb revist\u00ebn <strong>\u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d<\/strong>, Shkod\u00ebr 1938. <strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Kah mesi i janarit t\u00eb vitit 1931 i hulumton fondet arkivore t\u00eb Dubrovnikut dhe t\u00eb Kotorit, nd\u00ebrsa kah fundi i janarit t\u00eb po atij viti e p\u00ebrfundon v\u00ebllimin III t\u00eb botimit t\u00eb <strong><em>\u201cCodex Albanicus\u201d<\/em><\/strong>.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Me t\u2019u kthyer nga Shqip\u00ebria, mori let\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnuese. N\u00ebp\u00ebr gazetat dhe revistat u sulmua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Kjo tregonte qartas se qarqet serbomadhe kishin vendosur ta likuidojn\u00eb. Pjes\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs s\u00eb regjimit \u201cJugosllavia e Re\u201d (Mlada Jugoslavija), e cila g\u00ebzonte mbrojtjen e mbretit, m\u00eb 18 shkurt t\u00eb vitit 1931 e prit\u00ebn n\u00eb prag t\u00eb der\u00ebs, e q\u00eblluan me hekur n\u00eb kok\u00eb dhe ia thyen kafk\u00ebn. Pas k\u00ebsaj, i kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banes\u00eb dhe e kan\u00eb marr\u00eb dor\u00ebshkrimin e p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim t\u00eb bleut III <strong><em>\u201cCodex Albanicus\u201d<\/em><\/strong>. Vdiq pas nj\u00eb dite, m\u00eb 19 shkurt 1931, nga pasojat e plag\u00ebve t\u00eb marra n\u00eb kok\u00eb.<\/p>\n<p>Agjent\u00ebt e policis\u00eb Lubomir Bellosheviq dhe Branko Cveger (Zwerger) q\u00eb e kishin kryer krimin, u strehuan n\u00eb Beograd. Pas themelimit t\u00eb Banovin\u00ebs (Guvernant\u00ebs) Kroate, u k\u00ebrkua d\u00ebr\u00ebzimi i tyre. por m\u00eb kot. Prej 10 qershorit deri m\u00eb 14 qershor t\u00eb vitit 1940, u zhvillua procesi i rigjykimit t\u00eb atentator\u00ebve. Edhe tani gjykata nuk deshi t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pamohueshme se atentati apo krimi barbar ishte kryer me urdhrin e shefit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Zagrebit, Janko Bedekoviq, me porosin\u00eb e Beogradit.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb shqyrtimi treditor, m\u00eb 21 qershor 1940, i shpalli fajtor Branko Cvergerin (Zwerger) dhe Lubomir Bellosheviqin, nd\u00ebrsa personin e tret\u00eb, Stevo Ve\u00e7erinac, e liroi nga faji. Branko Cverger (Zwerger) u d\u00ebnua me d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe me humbjen e p\u00ebrhershme t\u00eb t\u00eb drejtave p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i nderuar, nd\u00ebrsa Lubomir Bellosheviqi u d\u00ebnua me pes\u00eb vjet heqje lirie dhe me humbjen e t\u00eb drejtave p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i nderuar.<\/p>\n<p>Prokurori shtet\u00ebror nuk ishte i k\u00ebnaqur me lart\u00ebsin\u00eb e d\u00ebnimeve. M\u00eb 28 qershor 1940 i paraqiti Avokatis\u00eb Shtet\u00ebrore ankes\u00eb dhe k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr revizion. K\u00ebrkoi nga Tryeza e t\u00eb shtat\u00ebve q\u00eb lidhur me lart\u00ebsit\u00eb e d\u00ebnimeve t\u00eb marr\u00eb vendim t\u00eb ri. Tryeza e t\u00eb shtat\u00ebve d\u00ebnimin p\u00ebr Branko Cvergerin (Zwerger) e konfirmoi, nd\u00ebrsa p\u00ebr Lubomir Bellosheviqin, gjat\u00eb dhjetorit t\u00eb vitit 1940 dhe janarit t\u00eb vitit 1941, n\u00eb Gjykat\u00ebn e qarkut n\u00eb Zagreb, mbajti proces t\u00eb ri. M\u00eb 25 janar 1941, nxori p\u00ebr t\u00eb aktgjykim lirues.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>Fizikani gjerman me prejardhje hebraike <strong>Albert Ajnshtajn <\/strong>(Albert Einstein, 1879-1955) dhe romancieri gjerman, autor veprash me tema sociale <strong>Hajnri Man <\/strong>(Heinrich Mann, 1871-1950), n\u00ebp\u00ebrmjet <em>Lidhjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut <\/em>me seli n\u00eb Paris, e ftuan opinionin kulturor t\u00eb bot\u00ebs t\u00eb ngren\u00eb z\u00ebrin e protest\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb kryer ndaj Millan Shuflait. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, vrasjet politike t\u00eb kroat\u00ebve n\u00eb Jugosllavi vazhduan.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 shkurt 1931, edhe pse ishte ithtar i Partis\u00eb Kroate t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Shuflaj u varros n\u00eb pjes\u00ebn e portikut t\u00eb varrezave Mirogoj t\u00eb Zagrebit, q\u00eb i takonte Partis\u00eb Fshatare Kroate.<\/p>\n<p><strong>Veprat <\/strong><strong>&#8211; <\/strong>P\u00ebrpos veprave shkencore, Shuflaj ka shkruar edhe romanin <em>\u201cN\u00eb Paq\u00ebsor, n\u00eb vitin 2255\u201d<\/em>. \u00cbsht\u00eb i pari roman fantastik-shkencor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb kroate. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye konsiderohet themelues i let\u00ebrsis\u00eb fantastike-shkencore kroate. Vepr\u00ebn e botoi m\u00eb 1924 me pseudonimin Eamon O\u2019Leigh. U botua n\u00eb \u201cObzor\u201d prej 23 prillit deri m\u00eb 1 gusht 1924, n\u00eb 75 vazhdime. N\u00eb k\u00ebt\u00eb roman e parashikoi shp\u00ebrthimin e Luft\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb Bot\u00ebrore, rritjen e temperatur\u00ebs n\u00eb tok\u00eb, p\u00ebrhapjen e feminizmit, rritjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs dhe t\u00eb stimuluesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, kalimin n\u00eb vegjetarianiz\u00ebm, bioinxhinieringun etj.<\/p>\n<p>Ka shkruar disa libra <strong><em>nga historia e Shqip\u00ebris\u00eb<\/em><\/strong>. \u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<em>\u00a0<\/em>\u00a0<strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><strong>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><em>Hrvatska i zadnja pregnu\u0107a isto\u010dne imperije pod \u017eezlom triju Komnena (1075-1180)<\/em>, Zagreb, 1901; <em>(Kroacia dhe d\u00ebshira e fundit e perandoris\u00eb lindore para skeptrit t\u00eb tre Komnen\u00ebve, 1075-1180); <\/em><\/p>\n<p>&#8211; <em>Die Dalmatinische Privaturkunde<\/em>, Vjen\u00eb, 1904;<br \/>\n&#8211; <em>A k\u00e9t arbei iker-oklev\u00e9l<\/em>, Athenaeum irodalmi es nyomdai r.-t. nyomasa, Budapest, 1905;<br \/>\n&#8211; <strong><em>Biologie des albanesischen Volksstammes<\/em><\/strong>, Munchen, 1916;<br \/>\n&#8211; <strong><em>Die Kirchenzust\u00e0nde im vorturkischen Albanien von Milan v. Sufflay<\/em><\/strong>, Budapest, 1916.<\/p>\n<p><em>&#8211;<strong> Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia<\/strong><\/em>; Kjo p\u00ebrmbledhje diplomatike shqiptare, n\u00eb dy v\u00ebllime, u punua bashk\u00eb me Konstantin Jire\u00e7ekun dhe Lajosh Tallo\u00e7in (Thall\u00f3czy)], V\u00ebllimi I, Vjen\u00eb 1913; V\u00ebllimi II, 1918. (repr. Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Arkivave t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb etj. V\u00ebll. 1:\u00a0<em>Annos 344-1343 tabulamque geographicam continens<\/em>. V\u00ebll. 2:\u00a0<em>Annos 1344-1406 continens<\/em>, Tirana, 2002.);<\/p>\n<p>&#8211; <em>\u201e<\/em><em>Kostadin Bal\u0161i\u0107\u201c (1392-1402.):<\/em> <em>roman historik n\u00eb tri pjes\u00eb<\/em>, <em>\u201eKostadin Balsha\u201c (1392-11402), <\/em>roman historik, Shtypshkronja Merkur, Zagreb, 1920. (me pseudonimin <em>Alba Limi<\/em>);<\/p>\n<p>&#8211; <em>Ludwig v. Thalloczy: (1854-1916)<\/em>, Weidmannsche Buchhandlung, Berlin, 1920;<\/p>\n<p>&#8211; <strong><em>St\u00e0die una Burgen Albaniens hauptsachlich wahrend des Mittelalters<\/em><\/strong>, Vjen\u00eb-Lajpcig (Leipzig), 1924; <em>\u201c<\/em><em>Albanski gradovi i utvrde posebice u srednjem vijeku (Qytetet dhe k\u00ebshtjellat shqiptare n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb mesjet\u00eb); <\/em><\/p>\n<p>&#8211; <strong><em>Srbi i Arbanasi<\/em><\/strong><em>. <strong>(Njihova simbioza u srednjem vijeku)<\/strong><\/em>, <strong><em>Serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt. (Simbioza e tyre n\u00eb mesjet\u00eb),<\/em><\/strong> Beograd-Lubjan\u00eb, 1925. (Knji\u017eevna zajednica Kultura, Sarajev\u00eb, 1990; bot. Azur Journal, Zagreb, 1991; botimi anglez\u00a0<strong><em>Serbs and Albanians<\/em><\/strong>, p\u00ebrkthyer n\u00eb anglisht nga Wayles Browne dhe\u200e Theresa Alt, Alerion, 2012);<\/p>\n<p>&#8211; <strong><em>\u201e<\/em><\/strong><strong><em>Serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt\u201c<\/em><\/strong>, p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga <strong>Zef Feke\u00e7i<\/strong> dhe <strong>Karl Gurakuqi<\/strong> (Shkod\u00ebr, 1895 \u2013 Palermo, Itali, 1971), Tiran\u00eb, 1926;<\/p>\n<p>&#8211; <em>Statuti i uredbe kaptola dra\u010dke stolne crkve<\/em>\u00a0<em>(Statutet dhe dekretet e kaptolit t\u00eb kish\u00ebs ekleziake t\u00eb Durr\u00ebsit) <\/em>(<em>Statuta et ordinationes capituli ecclesiae cathedralis Drivastensis,<\/em>\u00a01927, bashkautor historiani kroat, profesor i Universitetit t\u00eb Beogradit dhe an\u00ebtar i Akademis\u00eb Serbe t\u00eb Shkencave dhe t\u00eb Arteve, <strong>Viktor Novak<\/strong> (1889-1977);<\/p>\n<p>&#8211; <em>Hrvatska u svijetlu svjetske historije i politike: dvanaest eseja<\/em>, <em>(Kroacia n\u00eb drit\u00ebn e historis\u00eb dhe t\u00eb politik\u00ebs bot\u00ebrore: dymb\u00ebdhjet\u00eb ese); <\/em>Shtypshkronja Merkantile (Gj. Jutrisha dhe shok\u00ebt), Zagreb, 1928, (rishtypur,\u00a0Darko Sagrak, Zagreb, 1999);<\/p>\n<p>&#8211; <em>Hrvati u sredovje\u010dnom svjetskom viru<\/em>, 1931 <em>(Kroat\u00ebt n\u00eb vorbull\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb mesjet\u00ebs), <\/em>1931;<\/p>\n<p><em>&#8211; <strong>Historia e shqiptar\u00ebve t\u00eb veriut. <\/strong><\/em><strong><em>Serb\u00ebt dhe shqiptar\u00ebt<\/em><\/strong>, Prishtin\u00eb, 1968;<\/p>\n<p>&#8211; <em>Dr. Milan \u0160ufflay: znanstvenik, borac i mu\u010denik: povodom 60 godi\u0161njice od atentata 1931-1991<\/em>, kryeredaktor p\u00ebrgjegj\u00ebs Dobrosllav Paraga dhe\u00a0Ante Paraxhik, Hrvatska stranka prava, Zagreb, 1991. <em>(Dr. Millan Shuflaj: dijetar, luft\u00ebtar dhe martir: me rastin e 60-vjetorit t\u00eb atentatit 1931-1991); <\/em>Partia Kroate e Drejt\u00ebsis;<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><strong><em>Kostadin Bal\u0161i\u0107<\/em><\/strong><strong>, <em>(Kostadin Balsha)<\/em><\/strong><em>, <\/em>Bashk\u00ebsia e shqiptar\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Kroacis\u00eb, Zagreb, 1997;<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><em>Na Pacifiku god. 2255.<\/em>, Prosvjeta, Zagreb, 1998., <em>(N\u00eb Paq\u00ebsor, n\u00eb vitin 2255: <\/em>roman metagjenetik n\u00eb kat\u00ebr libra, roman fantastik-shkencor; i regjistruar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 1998);<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><em>Izabrani eseji, prikazi i \u010dlanci<\/em>, Darko Sagrak, Zagreb, 1999. <em>(Ese t\u00eb zgjedhura, paraqitje dhe artikuj); <\/em><\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><em>Izabrani eseji, rasprave, prikazi, \u010dlanci i korespondencija<\/em>, <em>(Ese t\u00eb zgjedhura, shqyrtime, paraqitje, artikuj dhe let\u00ebrk\u00ebmbim);<\/em>p\u00ebrgatiti p\u00ebr shtyp dhe redaktoi Darko Sagrak, Zagreb, 2000;<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><em>Izabrani politi\u010dki spisi<\/em>, <em>(Shkrime politike t\u00eb zgjedhura); <\/em>p\u00ebrgatiti\u00a0Dubravko Jel\u00e7iq n\u00eb edicionin Stolje\u0107a hrvatske knji\u017eevnosti (Shekuj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb kroate), Zagreb, 2000;<\/p>\n<p><em>&#8211; <\/em><em>Dalmatinsko-hrvatska srednjovjekovna listina. Povijest hrvatskoga notarijata od XI. do XV. stolje\u0107a<\/em>, <em>(Dokumente dalmato-kroate t\u00eb mesjet\u00ebs. Historia e noteris\u00eb kroate prej shekullit XI deri n\u00eb shekullin XV), <\/em>Zagreb, 2000, p\u00ebrkthimi <em>Die Dalmatinische Privaturkunde<\/em>\u00a0nga 1904. Redaktoi dhe p\u00ebrktheu nga gjermanishtja Darko Sagrak. (botim i dyt\u00eb, 2007).<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 26 n\u00ebntor 2002, u mbajt n\u00eb Tiran\u00eb konferenca shkencore <strong><em>\u201eShuflaj dhe shqiptar\u00ebt\u201c<\/em><\/strong>,\u00a0 kushtuar vepr\u00ebs s\u00eb Shuflait. N\u00eb t\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb studiues nga Shqip\u00ebria, nga Kosova, nga Kroacia etj. I pranish\u00ebm ishte edhe <strong>Ismail Kadareja<\/strong>. Me k\u00ebt\u00eb rast, kryetari i Shqip\u00ebris\u00eb<strong> Alfred Moisiu<\/strong>\u00a0 <em>\u00a0<\/em>i akordoi <strong><em>post mortem<\/em><\/strong> Shuflait \u00e7mimin <strong><em>\u201eNaim Frash\u00ebri i Art\u00eb\u201c<\/em><\/strong>;<\/p>\n<p>M\u00eb 25 n\u00ebntor 2013, Posta e Shqip\u00ebris\u00eb ua kushtoi botimin e dyt\u00eb t\u00eb rastit, albanolog\u00ebve t\u00eb njohur Millan Shuflait, Konstantin Jire\u00e7ekut dhe Lajosh Tallo\u00e7it (Thall\u00f3czy).<\/p>\n<p>P\u00ebrpos pull\u00ebs postare t\u00eb Post\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me portrtin e Shuflait, n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb Prishtin\u00eb ka rrug\u00eb q\u00eb e mbajn\u00eb emrin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>*\u00a0\u00a0 *\u00a0\u00a0 *<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1994, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb Rr. \u201eDalmatinska\u201c Nr. 6, para s\u00eb cil\u00ebs u krye atentati ndaj tij, Shoqata <em>\u201eBra\u0107a Hrvatskoga Zmaja\u201c,<\/em> <em>(\u201eV\u00ebllez\u00ebrit e Dragoit Kroat\u201c)<\/em> vendosi pllak\u00eb p\u00ebrkujtimore.<\/p>\n<p>Ambasada e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Zagreb e ndan Certifikat\u00ebn p\u00ebr merita \u201eMilan \u0160ufflay\u201c personave, institucioneve dhe organizatave p\u00ebr kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr forcimin e miq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kroacis\u00eb dhe popujve t\u00eb tyre; p\u00ebr kontribut t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr paqen, sigurin\u00eb, q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe zhvillimin e q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb rajon; apo p\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb l\u00ebmin akademik, t\u00eb kultur\u00ebs, t\u00eb artit dhe t\u00eb shkenc\u00ebs q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me shqiptar\u00ebt dhe me kroat\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhelal Zejneli Millan Shufllaj (Milan \u0160ufflay) lindi N\u00eb Lepogllav\u00eb, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1879, vdiq n\u00eb Zagreb, m\u00eb 19 shkurt 1931. \u00cbsht\u00eb historian, politikan, p\u00ebrkthyes dhe shkrimtar kroat. Nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb albanologjis\u00eb. Autor i t\u00eb parit roman fantastik-shkencor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb kroate. F\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl i m\u00ebsuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24496,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,35],"tags":[],"class_list":["post-74807","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-kulture"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhelal Zejneli Millan Shufllaj (Milan \u0160ufflay) lindi N\u00eb Lepogllav\u00eb, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1879, vdiq n\u00eb Zagreb, m\u00eb 19 shkurt 1931. \u00cbsht\u00eb historian, politikan, p\u00ebrkthyes dhe shkrimtar kroat. Nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb albanologjis\u00eb. Autor i t\u00eb parit roman fantastik-shkencor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb kroate. F\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl i m\u00ebsuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-24T23:14:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"427\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"561\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ\",\"datePublished\":\"2021-12-24T23:14:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/\"},\"wordCount\":3034,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/milan_shuflay.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Kultur\u00eb\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/\",\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/milan_shuflay.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-24T23:14:15+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/milan_shuflay.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/02\\\/milan_shuflay.jpg\",\"width\":427,\"height\":561,\"caption\":\"Milan Shuflay\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhelal Zejneli Millan Shufllaj (Milan \u0160ufflay) lindi N\u00eb Lepogllav\u00eb, m\u00eb 8 n\u00ebntor 1879, vdiq n\u00eb Zagreb, m\u00eb 19 shkurt 1931. \u00cbsht\u00eb historian, politikan, p\u00ebrkthyes dhe shkrimtar kroat. Nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb albanologjis\u00eb. Autor i t\u00eb parit roman fantastik-shkencor n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb kroate. F\u00ebmija m\u00eb i vog\u00ebl i m\u00ebsuesit Augustin Shuflaj dhe i Franciska, e lindur Velle [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-24T23:14:15+00:00","og_image":[{"width":427,"height":561,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ","datePublished":"2021-12-24T23:14:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/"},"wordCount":3034,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Kultur\u00eb"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/","name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg","datePublished":"2021-12-24T23:14:15+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/02\/milan_shuflay.jpg","width":427,"height":561,"caption":"Milan Shuflay"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shqiptaret-dhe-albanologu-kroat-millan-shuflaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SHQIPTAR\u00cbT DHE ALBANOLOGU KROAT MILLAN SHUFLAJ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74807","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74807"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74807\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74808,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74807\/revisions\/74808"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/24496"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74807"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74807"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74807"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}