{"id":74954,"date":"2021-12-29T17:16:30","date_gmt":"2021-12-29T16:16:30","guid":{"rendered":"https:\/\/fjala.info\/?p=74954"},"modified":"2021-12-29T17:16:30","modified_gmt":"2021-12-29T16:16:30","slug":"fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/","title":{"rendered":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI"},"content":{"rendered":"<p><strong>Xhemail Peci<\/strong><\/p>\n<p>Me p\u00ebrmbledhjen e saj m\u00eb t\u00eb re poetike, t\u00eb titulluar \u2018Dashuri e Bekuar\u2019, poetesha Fatime Kalimashi ka d\u00ebshmuar nj\u00eb ndieshm\u00ebri t\u00eb theksuar sa dhe nj\u00eb qasje mjaft origjinale, t\u00eb cil\u00ebn e shquan pesha e nj\u00eb mendimi t\u00eb latuar bukur, thell\u00ebsia e nj\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb shpalosur n\u00eb yll\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs shqipe, si dhe p\u00ebrmasa e nj\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrimi n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn dashuria \u00ebsht\u00eb lajtmotivi kryesor.<\/p>\n<p>Ligj\u00ebrimi i saj lirik vie her\u00eb si vegim dashurie e hera-her\u00ebz edhe si nj\u00eb meditimi filozofik (poezia \u2018Sonte\u2019), i cili e shoq\u00ebron ate n\u00eb vijim\u00ebsi. N\u00eb kundrimin e e jet\u00ebs dhe n\u00eb shpalosjen e ndjenj\u00ebs, ajo mediton duke qen\u00eb mes jet\u00ebs dhe artit, mes ekzistenciales dhe ideales (poezia \u2018Jeta \u00ebsht\u00eb art\u2019):<\/p>\n<p><em>Arti m\u00eb i bukur<\/em><br \/>\n<em>I shpirtit dashuria<\/em><br \/>\n<em>Arti m\u00eb i bukur<\/em><br \/>\n<em>I jet\u00ebs lumturia<\/em><\/p>\n<p>Poezia e saj shpaloset k\u00ebshtu vetvetiu me t\u00eb gjitha p\u00ebrmasat q\u00eb ka, her\u00eb si pritje e her\u00eb si paralajm\u00ebrim, si\u00e7 ngjet n\u00eb poezin\u00eb \u2018Mos dashuroni\u2019:<\/p>\n<p><em>Mos dashuroni nj\u00eb poet<\/em><br \/>\n<em>Po nuk ia njohe edhe poezin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Kompleksitetin e ndjenjave shprehet k\u00ebshtu n\u00eb raportet e njohura koh\u00eb dhe d\u00ebshmi apo mosh\u00eb dhe aryse. Nd\u00ebrkaq motivet e dashuris\u00eb shtjellohen her\u00eb si bekim e her\u00eb si pag\u00ebzim, si, \u00ebsht\u00eb poezia e titulluar \u2018Nuk mundem\u2019.<\/p>\n<p>T\u00eb papriturat e jet\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrmasa tjet\u00ebr e k\u00ebsaj krijimtarie poetike, t\u00eb cilat shnd\u00ebrohen jo rrall\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb zem\u00ebr-klithje: \u2018T\u00eb mos mbetet vargu im\/Dashuri e heshtur\u2019 (poezia \u2018Merre vargun tim\u2019), apo edhe n\u00ebnj\u00eb zem\u00ebr-thirrje n\u00eb dashurin\u00eb e theksuar p\u00ebr atdheun dhe njer\u00ebzit (poezia \u2018Kur t\u00eb vij\u00eb ajo dit\u00eb\u2019). Nj\u00eb gjendje e till\u00eb shtresimesh emocionale shpaloset n\u00eb poezin\u00eb \u2018K\u00ebtu jam\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmasa e p\u00ebrkushtimit n\u00eb simbolik\u00ebn e nj\u00eb letre q\u00eb digjet, shkrihet dhe b\u00ebhet nj\u00eb me drit\u00ebn q\u00eb nuk shuhet:<\/p>\n<p><em>Digjem flak\u00eb si\u00e7 digjet letra<\/em><br \/>\n<em>Un\u00eb jetoj me diellin<\/em><br \/>\n<em>Prandaj nuk m\u00eb njeh vdekja<\/em><\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se p\u00ebr poeten Fatime Kalimashi, dielli \u00ebsht\u00eb sa liria e shum\u00ebpritur po aq edhe poezia e p\u00ebrjetuar. Nj\u00eb poezi e till\u00eb\u00ebsht\u00eb ve\u00e7mas poezia e titulluar \u2018 M\u00eb shiko\u2019, t\u00eb cil\u00ebn ajo e ka shpalosur aq bukur n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrimi t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm si dhe t\u00eb nj\u00eb gjakimi t\u00eb pandalsh\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebn di ta krijoj\u00eb vet\u00ebm frymz\u00ebimi i thell\u00eb poetik.<\/p>\n<p>Poezia e ligj\u00ebrimit t\u00eb theksuar lirik t\u00eb poetes ng\u00ebrthen k\u00ebshtu dhembje shpirti (poezia \u2018Kthehu\u2019, pritje dhe ndarje, heshtje dhe shpresa, betim apo pendesa. Ndjenja e p\u00ebrjetimit t\u00eb thell\u00eb dhe e p\u00ebrgj\u00ebrimit t\u00eb siqnert\u00eb (fjala vjen poezia \u2018T\u00eb dua n\u00eb fsheht\u00ebsi\u2019), kundrohet edhe n\u00eb prizmin dashuria-xhelozia, p\u00ebrkat\u00ebsisht frika-urrejtja.<\/p>\n<p>Nuk mungojn\u00eb k\u00ebshtu as porosit\u00eb me p\u00ebrmbajtje edukative sa dhe aktuale, si poezia \u2018B\u00ebhu njeri\u2019 apo \u2018Gjurm\u00eb nga mir\u00ebsia\u2019, por shquhen gjithashtu edhe poezit\u00eb meditative, si \u2018Heshtja\u2019, \u2018Duke dashuruar\u2019, \u2018Mos thuaj\u2019, \u2018Kush je ti?\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, poezia e poetes Kalimashi \u00ebsht\u00eb poezi e reflketive e nj\u00eb meditimi t\u00eb holl\u00eb, e nj\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb thell\u00eb, si dhe e nj\u00eb p\u00ebrgj\u00ebrimi n\u00eb rrjedh\u00eb e sip\u00ebr. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie lirike e cila n\u00eb varg\u00ebzimin e saj udh\u00ebton sa me poezin\u00eb aq edhe me dashurin\u00eb, duke parap\u00eblqyer modestin\u00eb n\u00eb jet\u00eb, lirin\u00eb si kuptim t\u00eb jet\u00ebs, t\u00eb drejt\u00ebn dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn si parime jet\u00ebsore, prandaj shpesh prej saj dashuria shpaloset si dhembje kurse poezia si prehje.<\/p>\n<p>Fatime Kalimashi sfidon k\u00ebshtu padrejt\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs p\u00ebrmes vargjeve, ngre lart idealin e liris\u00eb n\u00eb poezin\u00eb m\u00ebm\u00ebdhetare \u2018Dy luft\u00ebtare\u2019, duke besuar n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe n\u00eb t\u00eb sinqert\u00ebn. Lajtmotiv i poezive t\u00eb tilla b\u00ebhet k\u00ebshtu ajo q\u00eb poetja e pag\u00ebzon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft dometh\u00ebn\u00ebse \u2018fryma e shpirtit t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb\u2019 (poezia \u2018Do t\u00eb b\u00ebhem\u2019).<\/p>\n<p>Tek e lexon p\u00ebrmbledhjen e saj m\u00eb t\u00eb re poetike, t\u00eb cil\u00ebn ajo jo rast\u00ebsiht e ka pag\u00ebzuar dhe e ka projektuar si \u2018Dashuri e Bekuar\u2019, v\u00ebren se si ajo i kushton v\u00ebmendje latimit t\u00eb vargut n\u00eb bukurin\u00eb e fjal\u00ebs, paraqitjes s\u00eb ndenj\u00ebs n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e saj, si dhe laryshm\u00ebris\u00eb s\u00eb motiveve. S\u00eb k\u00ebndejmi, jo rrall\u00eb ajo ka shpalosur po aq edhe drit\u00eb-hijet e nj\u00eb jete t\u00eb vrullshme, kontrastet e p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb njer\u00ebzore, kot\u00ebsin\u00eb apo edhe gryk\u00ebsin\u00eb e cila jo rrall\u00eb e ka cenuar dhe po e cenon lirin\u00eb e shum\u00ebpritur.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta e nj\u00eb ligj\u00ebrimi t\u00eb till\u00eb lirik \u00ebsht\u00eb fakti se Fatime Kalimashi \u00ebsht\u00eb mjaft origjinale n\u00eb meditimin dhe n\u00eb frym\u00ebzimin e saj. Asaj madje as nuk i mungon guximi q\u00eb fjal\u00ebs t\u2019ia shtrydh\u00eb kuptimin deri n\u00eb fund, her\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e her\u00eb me imbole e me metafora t\u00eb goditura mjaft bukur.<\/p>\n<p>Jeta dhe vdekja, e tanishmja dhe e p\u00ebrjetshmja, bota e k\u00ebtejshme dhe bota e p\u00ebrtejshme, e p\u00ebrkohshmja dhe e p\u00ebrjetshmja, jan\u00eb projektuar aq bukur p\u00ebrmes duke mish\u00ebruar individualen me universalen (poezia \u2018Kur t\u00eb shkoj nga kjo bot\u00eb\u2019) :<\/p>\n<p><em>Un\u00eb drit\u00eb e qiellit do t\u00eb b\u00ebhem p\u00ebr jet\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Do t\u00eb jetoj me yjet n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi<\/em><br \/>\n<em>Do t\u00eb zgjohem her\u00ebt s\u00eb bashku me diellin<\/em><br \/>\n<em>Dhe do t\u00eb per\u00ebndoj me t\u00eb p\u00ebrs\u00ebri<\/em><\/p>\n<p>Pjes\u00eb e pandashme e k\u00ebtij universi \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb dashuria, t\u00eb cil\u00ebn poetja n\u00eb poezin\u00eb e titulluar \u2018K\u00ebng\u00ebt e dashuris\u00eb\u2019, e ka shpalosur jo vet\u00ebm si nj\u00eb melodi t\u00eb dhembjes s\u00eb fshehur, por gjithsesi edhe si nj\u00eb simfoni e jet\u00ebs s\u00eb ngjeshur me ngjarje e sfida:<\/p>\n<p><em>Tingujt e jet\u00ebs si vapa e diellit<\/em><br \/>\n<em>Her\u00eb m\u00eb djegin her\u00eb m\u00eb p\u00ebrv\u00eblojn\u00eb<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb melodin\u00eb e dhimbjes s\u00eb fshehur<\/em><br \/>\n<em>Dashuris\u00eb k\u00ebng\u00eb i k\u00ebndojn\u00eb<\/em><\/p>\n<p>E nj\u00eb meditimi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sa dhe t\u00eb thell\u00eb\u00ebsht\u00eb edhe poezia \u2018Shkruaj\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn s\u00ebrish poezia dhe dashuria shkrihen n\u00eb nj\u00eb. Zjarri i poezis\u00eb dhe zjarri i dashuris\u00eb flasin k\u00ebshtu me p\u00ebrmas\u00ebn e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi, vjersh\u00ebrorja, shpirt\u00ebrorja dhe dashurorja b\u00ebhen nj\u00eb trini:<\/p>\n<p><em>Shkruaj me lapsin n\u00eb let\u00ebr<\/em><br \/>\n<em>Duke i buz\u00ebqeshur<\/em><br \/>\n<em>Puthjes s\u00eb etur<\/em><\/p>\n<p><em>Shkruaj p\u00ebr dashurin\u00eb<\/em><br \/>\n<em>E shpirtit tim<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqafim<\/em><\/p>\n<p><em>Shkruaj q\u00eb t\u00eb mos vuaj<\/em><br \/>\n<em>Me dashurin\u00eb<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr poezin\u00eb<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb poezin\u00eb tjet\u00ebr \u2018Si lulja\u2019, delikatesa e ndjenj\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpalsour nj\u00eblloj bukur nga eleganca e shprehjes, kurse buqeta e fjal\u00ebs ka arom\u00ebn e jet\u00ebs:<\/p>\n<p><em>Si lulja e heshtur<\/em><br \/>\n<em>Me ngjyr\u00ebn e saj t\u00eb kuqe<\/em><br \/>\n<em>Si ajo lulja e dimrit q\u00eb \u00e7el n\u00eb bor\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Stolisur prej akulli por me arom\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Shkrihem ve\u00e7 kur prekem me dor\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Si tr\u00ebndafil i heshtur<\/em><br \/>\n<em>Lul\u00ebzoj n\u00ebn heshtjen e fjal\u00ebve<\/em><br \/>\n<em>Me buz\u00ebt petale e buz\u00ebqeshur<\/em><br \/>\n<em>Me shikim t\u00eb syve e thyej heshtjen<\/em><br \/>\n<em>Me arom\u00ebn e bukur t\u00eb jet\u00ebs<\/em><\/p>\n<p><em>Si lule e heshtur<\/em><br \/>\n<em>Me ngjyr\u00eb t\u00eb verdh\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Kur rrezon si dielli n\u00eb ver\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Arom\u00eb e saj prej larg\u00ebsie<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb dhuron ndjenja lumturie<\/em><\/p>\n<p>E n\u00eb lentat e ylberit q\u00eb mish\u00ebron jorrall\u00eb lirika shqipe, vjen poezia \u2018U takuam n\u00eb \u00ebndrra\u2019, ku zem\u00ebr-klithja \u00ebsht\u00eb prelude jo vet\u00ebm i poezis\u00eb por edhe i dashuris\u00eb. Gjendja e psikologjisur njer\u00ebzore ka kundruall pasqyr\u00ebn qiellore:<\/p>\n<p><em>Sa shum\u00eb m\u00eb mungove sot<\/em><br \/>\n<em>Me mallin t\u00ebnd kaloi dhe kjo dit\u00eb<\/em><br \/>\n<em>I shikoja ngjyrat e ylberit n\u00eb qiell<\/em><br \/>\n<em>Pas shiut diellin duke e prit<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb puhiz\u00eb e leht\u00eb shpirtin ma freskoi<\/em><br \/>\n<em>Duke ledhatuar trupin tim t\u00eb njom\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Pas shiut s\u00eb bashku me ylberin u takuam<\/em><br \/>\n<em>Syt\u00eb e mi i k\u00ebrkoi dhe u dashuruam<\/em><\/p>\n<p><em>Ne u takuam mbi qiell atje lart<\/em><br \/>\n<em>Prek\u00ebm \u00ebndrr\u00ebn n\u00eb qiellin e shtat\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Si pasqyr\u00eb u shikuam n\u00eb syt\u00eb nj\u00ebri-tjetrit<\/em><br \/>\n<em>Dhe buz\u00ebt u p\u00ebrplas\u00ebn si val\u00ebt e detit<\/em><\/p>\n<p>Poetja di k\u00ebshtu nj\u00eb.loj bukur, q\u00eb edhe n\u00eb poezin\u00eb \u2018T\u00eb jetojm\u00eb me dashuri\u2019, subtilen ta bart\u00eb n\u00eb p\u00ebrballje me t\u00eb lig\u00ebn, ku shpirt\u00ebroja \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish sip\u00ebrorja. Rima e puthur e ka b\u00ebr\u00eb vetvetiu edhe sa p\u00ebrgj\u00ebrimin po aq edhe premtin edhe m\u00eb t\u00eb bukur:<\/p>\n<p><em>Nuk lodhem prej pun\u00ebs as prej poezis\u00eb<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb lodhin njer\u00ebzit e lig e gj\u00ebrat e kota<\/em><br \/>\n<em>Sa her\u00eb jam l\u00ebnduar prej padrejt\u00ebsis\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Deri sa kuptova sa r\u00ebnd\u00ebsi ka bota<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk lodhem nga puna as nga mir\u00ebsia<\/em><br \/>\n<em>Lodhem neveritem nga hipokrizia<\/em><br \/>\n<em>Nuk m\u00ebrzitem kurr\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb i sjell jeta<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb l\u00ebndojn\u00eb ve\u00e7 gj\u00ebrat e pav\u00ebrteta<\/em><\/p>\n<p><em>***<\/em><br \/>\n<em>Vet\u00ebm p\u00ebrmes drit\u00ebs ju do t\u00eb m\u00eb ndjeni<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb k\u00ebng\u00eb e n\u00eb poezi \u00e7do dit\u00eb do m\u00eb keni<\/em><br \/>\n<em>E dashurin\u00eb n\u00eb vargje t\u00eb shpirtit lexoni<\/em><br \/>\n<em>Me shpirt do t\u00eb jem me ju mos harroni<\/em><\/p>\n<p>Ndjenja e dashuris\u00ebs\u00ebrish mbizot\u00ebron edhe n\u00eb poezin\u00eb \u2018Me z\u00ebrin e dashuris\u00eb\u2019, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jo vet\u00ebm lart\u00ebsohet e madh\u00ebshtohet dashuria n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e saj, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb poezi ajo m\u00ebton t\u00eb ngritet n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn e nj\u00eb hmni njer\u00ebzor:<\/p>\n<p><em>Nuk d\u00ebrgohet let\u00ebr pa adres\u00eb<\/em><br \/>\n<em>S\u2019ka njeri q\u00eb nuk ka em\u00ebr<\/em><br \/>\n<em>Nuk jetohet as pa shpres\u00eb<\/em><br \/>\n<em>S\u2019ka as dashuri pa zem\u00ebr<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk k\u00ebndohet pa shpirt e zem\u00ebr<\/em><br \/>\n<em>Emocionet kan\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi<\/em><br \/>\n<em>N\u00ebse n\u00eb shpirt s\u2019na prekin ndjenjat<\/em><br \/>\n<em>Pse t\u00eb k\u00ebndojm\u00eb p\u00ebr dashuri<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse vargu s\u2019t\u00eb prek n\u00eb shpirt<\/em><br \/>\n<em>Ndjenjat nga gjumi nuk na zgjojn\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Pse t&#8217;i shkruajm\u00eb dashuris\u00eb<\/em><br \/>\n<em>N\u00ebse pa ndjenja i k\u00ebndojm\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb \u00e7do k\u00ebng\u00eb e poezi<\/em><br \/>\n<em>N\u00eb \u00e7do varg p\u00ebr dashuri<\/em><br \/>\n<em>Faljani shpirtin k\u00ebng\u00ebs e melodis\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Jepjani ndjenj\u00ebn z\u00ebrit t\u00eb dashuris\u00eb<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmas\u00eb lart\u00ebsohet edhe poezia si frym\u00ebzim q\u00eb i jep kuptim krijimtaris\u00eb letrare (\u2018Poezia\u2019), sepse p\u00ebr nj\u00eb poete si Fatime Kalimashi, \u00ebsht\u00eb e natyrshme q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ajo, poezia lind bashk\u00eb me diellin:<\/p>\n<p><em>Vera sikur i zgjon ndjenjat nga nata<\/em><br \/>\n<em>Nga t\u00eb m\u00ebrzitshmet dit\u00ebt e gjata<\/em><br \/>\n<em>Kur h\u00ebna me yje ndri\u00e7on qiellin<\/em><br \/>\n<em>Pas nat\u00ebs dhe poezia lind me diellin<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga dielli, n\u00eb poezin\u00eb \u2018Ky shi\u2019, motivi i k\u00ebsaj poezie shtjellon nj\u00eb ide e cila shpalos krenarin\u00eb n\u00eb raport me poltronin\u00eb:<\/p>\n<p><em>Ky shi q\u00eb m\u00eb lag i bukur por e kam m\u00ebri<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb ftohet zemra p\u00ebr t\u00eb varfrit pa \u00e7ati<\/em><br \/>\n<em>M\u00eb mir\u00eb e lagur n\u00eb shi e t\u00eb thahem vet<\/em><br \/>\n<em>Se sa nj\u00eb \u00e7ad\u00ebr e tjetrit p\u00ebrmendur p\u00ebrjet\u00eb<\/em><\/p>\n<p>V\u00ebreht k\u00ebshtu se tek e p\u00ebrdor\u00eb rimin e puthur, poetja e paraqet me mjaft me zot\u00ebzi mendimin e ngjeshur, medittativ, i cili n\u00eb poezin\u00eb \u2018Eja af\u00ebr meje\u2019, paraqet gjendjen psikologjike t\u00eb subjektit lirik:<\/p>\n<p><em>Po dua me t\u00eb pas af\u00ebr n\u00eb krah\u00ebt e mi<\/em><br \/>\n<em>Me t&#8217;i puth fort syt\u00eb e tu t\u00eb shkruar<\/em><br \/>\n<em>Kur digjem e si prushi b\u00ebhem hi<\/em><br \/>\n<em>Hirin tim ta mbash n\u00eb ato duar<\/em><\/p>\n<p>Me t\u00eb nj\u00ebjtin procedim poetik, pra me rim\u00ebn e puthur em me mendimin e ngjeshur, \u00ebsht\u00eb shpalosur edhe poezia \u2018Me em\u00ebr tek Zoti\u2019, si nj\u00eb evokim i ve\u00e7ant\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria e poetes:<\/p>\n<p><em>Si f\u00ebmij\u00eb kur isha kam luftuar p\u00ebr drejt\u00ebsi<\/em><br \/>\n<em>Kam luftuar me t\u00eb pa njer\u00ebz dhe me djall\u00ebzi<\/em><br \/>\n<em>Edhe pse jeta shpesh p\u00ebr toke m\u00eb ka rr\u00ebzuar<\/em><br \/>\n<em>Me zem\u00ebr tek Zoti kurr\u00eb nuk jam dor\u00ebzuar<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga pamjet e natyr\u00ebs dhe elementet e saj, shpesh pem\u00ebt si rrushi apo qershit\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb sfondi n\u00ebn t\u00eb cilat digjen e piqen \u00ebmb\u00eblsit\u00eb, si tek poezia \u2018Sa koh\u00eb duhet t\u00eb presim?\u2019:<\/p>\n<p><em>Edhe sa koh\u00eb duhet t\u00eb presim<\/em><br \/>\n<em>Ma mall p\u00ebr syt\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit<\/em><br \/>\n<em>P\u00ebr buz\u00ebt e \u00ebmbla si qershit\u00eb e pranver\u00ebs<\/em><br \/>\n<em>\u00cbmb\u00eblsin\u00eb q\u00eb na falin n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs<\/em><\/p>\n<p>Po ky fill, po ky filiz p\u00ebrvijohet m\u00eb tej tek projektohet n\u00eb sfondin poetik si nj\u00eb gjakim erotik (poezia \u2018T\u2019i p\u00ebrdor ila\u00e7\u2019) q\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllen aq shum\u00eb me bot\u00ebn e figurshm\u00ebris\u00eb s\u00eb 1001 Net\u00ebve. K\u00ebtu gjuha e simbolik\u00ebs si dhe e metafor\u00ebs \u00ebsht\u00eb mjaft e realizuar, e ku dashuria me t\u00eb gjitha hiret dhe huqet e saj, s\u00ebrish shpaloset si balsam p\u00ebr shpirtin:<\/p>\n<p><em>M\u00eb jep ve\u00e7 nj\u00eb kok\u00ebrr qershi<\/em><br \/>\n<em>Ta puth shum\u00eb e ta p\u00ebrqafoj<\/em><br \/>\n<em>Ta preki \u00ebmb\u00ebl me gjuh\u00eb e buz\u00eb<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb \u00ebmbl\u00ebn qershi nga af\u00ebr ta shijoj<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb jep dhe nj\u00eb kok\u00ebrr pjeshk\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Me buz\u00ebt e mia ta kafshoj<\/em><br \/>\n<em>T&#8217;ia preki shijen me gjuh\u00eb<\/em><br \/>\n<em>T\u00eb \u00ebmbl\u00ebn pjeshk\u00eb nga af\u00ebr ta shijoj<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb jep edhe nj\u00eb kok\u00ebrr kumbull<\/em><br \/>\n<em>Ta kafshoj me goj\u00ebn mjalt\u00eb<\/em><br \/>\n<em>Ta p\u00ebrpij me gjith\u00eb b\u00ebrtham\u00eb<\/em><br \/>\n<em>T\u2019i p\u00ebrdor ila\u00e7 balsam<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebrmbledhja poetike e poetes Fatime Kalimashi \u00ebsht\u00eb poezi e shtresimeve dhe e p\u00ebrjetimeve t\u00eb holla lirike, n\u00eb t\u00eb cilat fjala shqipe shpaloset me gjith\u00eb bukurin\u00eb e saj. Nuk ka dyshim se ajo \u00ebsht\u00eb poezi e cila shquhet me nj\u00eb but\u00ebsi m\u00ebndafshi, pik\u00ebrisht si\u00e7 e thot\u00eb vet\u00eb poetja n\u00eb gjakimin e p\u00ebrhersh\u00ebm krijues, i cili prej sa ka filluar t\u00eb shkruhet poezia, nuk \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrpos gjakim i p\u00ebrjetsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cilin loti m\u00ebton t\u00eb arrij\u00eb tek vet\u00eb Zoti:<\/p>\n<p><em>Sa her\u00eb shkruaj poezi<br \/>\nVargut tim i jap shpirt<br \/>\nQoft\u00eb varg p\u00ebr dashuri<br \/>\nApo varg me lot n\u00eb sy<\/em><\/p>\n<blockquote><p><em>D\u00ebrgoi p\u00ebr publikim, <strong>Arif Ejupi<\/strong>, gazetar<\/em><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Xhemail Peci Me p\u00ebrmbledhjen e saj m\u00eb t\u00eb re poetike, t\u00eb titulluar \u2018Dashuri e Bekuar\u2019, poetesha Fatime Kalimashi ka d\u00ebshmuar nj\u00eb ndieshm\u00ebri t\u00eb theksuar sa dhe nj\u00eb qasje mjaft origjinale, t\u00eb cil\u00ebn e shquan pesha e nj\u00eb mendimi t\u00eb latuar bukur, thell\u00ebsia e nj\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb shpalosur n\u00eb yll\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs shqipe, si dhe p\u00ebrmasa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74955,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-74954","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi","category-poezi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Xhemail Peci Me p\u00ebrmbledhjen e saj m\u00eb t\u00eb re poetike, t\u00eb titulluar \u2018Dashuri e Bekuar\u2019, poetesha Fatime Kalimashi ka d\u00ebshmuar nj\u00eb ndieshm\u00ebri t\u00eb theksuar sa dhe nj\u00eb qasje mjaft origjinale, t\u00eb cil\u00ebn e shquan pesha e nj\u00eb mendimi t\u00eb latuar bukur, thell\u00ebsia e nj\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb shpalosur n\u00eb yll\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs shqipe, si dhe p\u00ebrmasa [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-12-29T16:16:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"798\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI\",\"datePublished\":\"2021-12-29T16:16:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/\"},\"wordCount\":2345,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\",\"Poezi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/\",\"name\":\"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg\",\"datePublished\":\"2021-12-29T16:16:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2021\\\/12\\\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg\",\"width\":500,\"height\":798,\"caption\":\"Fatime Kalikmashi - Dashuri e bekuar\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Xhemail Peci Me p\u00ebrmbledhjen e saj m\u00eb t\u00eb re poetike, t\u00eb titulluar \u2018Dashuri e Bekuar\u2019, poetesha Fatime Kalimashi ka d\u00ebshmuar nj\u00eb ndieshm\u00ebri t\u00eb theksuar sa dhe nj\u00eb qasje mjaft origjinale, t\u00eb cil\u00ebn e shquan pesha e nj\u00eb mendimi t\u00eb latuar bukur, thell\u00ebsia e nj\u00eb p\u00ebrjetimi t\u00eb shpalosur n\u00eb yll\u00ebsin\u00eb e fjal\u00ebs shqipe, si dhe p\u00ebrmasa [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2021-12-29T16:16:30+00:00","og_image":[{"width":500,"height":798,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI","datePublished":"2021-12-29T16:16:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/"},"wordCount":2345,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi","Poezi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/","name":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg","datePublished":"2021-12-29T16:16:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/fatime_kalikmashi-dashuri_e_bekuar.jpg","width":500,"height":798,"caption":"Fatime Kalikmashi - Dashuri e bekuar"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fatime-kalimashi-dhe-gjuha-e-poezive-me-butesi-mendafshi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"FATIME KALIMASHI DHE GJUHA E POEZIVE ME BUT\u00cbSI M\u00cbNDAFSHI"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=74954"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74954\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74956,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/74954\/revisions\/74956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74955"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=74954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=74954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=74954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}