{"id":7572,"date":"2016-10-14T23:05:40","date_gmt":"2016-10-14T22:05:40","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7572"},"modified":"2021-05-06T04:16:36","modified_gmt":"2021-05-06T02:16:36","slug":"permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/","title":{"rendered":"P\u00cbRMBLEDHJA &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ"},"content":{"rendered":"<p><em>E p\u00ebrgatiti <strong>prof. Zymer Mehani<\/strong>, sipas librit t\u00eb Dije FRANGUT.<\/em><\/p>\n<blockquote><p>Libri &#8220;Zogu dhe kulla&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje tregimesh, i ribotuar disa her\u00eb e shpeshher\u00eb i botuar edhe me titullin &#8220;Fsheht\u00ebsia&#8221; apo &#8220;Tre Diejt&#8221;.<\/p><\/blockquote>\n<p>&#8220;<strong>ZOGU DHE KULLA<\/strong>&#8221;<\/p>\n<p>Ky tregim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dialogun imagjinativ dhe shum\u00eb kreativ t\u00eb voc\u00ebrrakut me zogun, nj\u00eb form\u00eb e njohur e komunikimit, n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb popullore dhe e bartur shum\u00ebfish n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e shkruar. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim, ky dialog \u00ebsht\u00eb m\u00eb i veant\u00eb.<\/p>\n<p>Ideja \u00ebsht\u00eb realizimi i nj\u00eb transformimi n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb ti mendon se \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mir\u00eb, ideja p\u00ebr shk\u00ebmbimin e identiteteve, ku zogu do t\u00eb b\u00ebhej voc\u00ebrrak e voc\u00ebrraku zog, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb lir\u00eb- t\u00eb nd\u00ebrrohet toka me qiellin. Ky ndryshim me dimensione t\u00eb pafundme \u00ebsht\u00eb shum\u00eb intrigues. D\u00ebshira e f\u00ebmij\u00ebs \u00ebsht\u00eb e intriguar nga fluturimi i lart\u00eb e i bukur i zogut, mbase dhe ajo e zogut p\u00ebr q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet f\u00ebmij\u00eb, t\u00eb flas\u00eb si ai, t\u00eb ec\u00eb si ai dhe t\u00eb b\u00ebhet i madh si ai.<\/p>\n<p>K\u00ebtu diku, n\u00eb dallimet mes tyre, do t\u00eb ket\u00eb lindur ideja dhe intriga e k\u00ebtij tregimi. Provokim i mir\u00eb p\u00ebr imagjinat\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs, edhe pse n\u00eb realitet k\u00ebta jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb llojit t\u00eb tyre: n\u00eb llojin e shpend\u00ebve zogu p\u00ebrfaq\u00ebson mosh\u00ebn e voc\u00ebrrakut, at\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson n\u00eb llojin e njeriut voc\u00ebrraku. \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh n\u00ebse ky \u00e7un ia fal zogut fjal\u00ebn dhe zogu k\u00ebtij ia fal k\u00ebng\u00ebn?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb shk\u00ebmbim i \u00e7uditsh\u00ebm e fantastik K\u00ebnga dhe fjala apo fjala dhe k\u00ebnga jan\u00eb shenjat identifikuese t\u00eb k\u00ebtyre dy miqve t\u00eb vegj\u00ebl, t\u00eb cil\u00ebt imagjinata e tyre i nxit n\u00eb nj\u00eb rokad\u00eb aspak t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb. Kjo loj\u00eb e bukur imagjinare mes dy t\u00eb pamundshmeve, mes dy t\u00eb vegj\u00eblve, \u00ebsht\u00eb fantastikja e llojit popullor, por e avancuar n\u00eb kuptimin filozofik e jet\u00ebsor. N\u00ebse zogu do ta jepte shenj\u00ebn e vet &#8211; k\u00ebng\u00ebn, do t\u2019i binin pendlat dhe natyrisht nuk do t\u00eb ishte m\u00eb zog, nuk do t\u2019i takonte m\u00eb as k\u00ebnga, as kalt\u00ebrsia e qiellit, as liria e bukuria e fluturimit, dhe si zog q\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala nuk do t\u00eb ishte e vlefshme p\u00ebr t\u00eb, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga.<\/p>\n<p>Edhe voc\u00ebrraku, n\u00ebse do ta dor\u00ebzonte arm\u00ebn e tij, shenj\u00ebn e tij identifikuese-fjal\u00ebn (me k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u00eb jet\u00eb aluzioni p\u00ebr fjal\u00ebn shqipe), do t\u00eb mbetej pa kull\u00ebn, simbolin e vendlindjes, do t\u00eb mbetej pa identitet. Sensi i t\u00eb ndryshuarit k\u00ebtu jepet me q\u00ebllim t\u00eb sforcimit t\u00eb ides\u00eb s\u00eb identitetit, i cili here-her\u00eb \u00ebsht\u00eb aq i brisht\u00eb, sa nj\u00eb element mund ta rrezikoj\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht. Ideja e zogut q\u00eb t\u00eb mbeten ashtu si\u00e7 jan\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ide e njohur nga let\u00ebrsia bot\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebn e kan\u00eb shfryt\u00ebzuar edhe shkrimtar\u00ebt tan\u00eb. Dedaj me kreacionin e tij k\u00ebt\u00eb ide e rind\u00ebrton, duke krijuar nj\u00eb tregim shum\u00eb t\u00eb rrall\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;<strong>\u00c7UPA DHE H\u00cbNA<\/strong>&#8221;<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tregim shum\u00eb emotiv. Vasha e brengosur p\u00ebr sh\u00ebndetin e n\u00ebn\u00ebs niset pyllit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ila\u00e7in p\u00ebr t\u00eb. Autori d\u00ebshiron t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb se dashuria nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ndjenj\u00eb, por edhe p\u00ebrkushtim, obligim e kujdes. Me k\u00ebt\u00eb rast, obligimi i bie vash\u00ebs. N\u00eb realitet, k\u00ebtu autori d\u00ebshiron t\u00eb tregoj\u00eb vler\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr prind\u00ebrit dhe ndihm\u00ebn q\u00eb ata mund t\u2019ua japing prind\u00ebrve t\u00eb tyre. T\u00eb \u00e7muarit e pun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb parim i krijuesit t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Tregimi &#8220;DIELLI \u00cbSHT\u00cb IMI&#8221; ka nj\u00eb ide universale, duke th\u00ebn\u00eb se Dielli nuk ka pronar, ai \u00ebsht\u00eb i t\u00eb gjith\u00ebve, duke aluduar se edhe jeta u p\u00ebrket t\u00eb gjith\u00ebve, si edhe liria, p\u00ebr \u00e7ka edhe asocon figura e diellit. Simbolik\u00ebn e diellit autori e p\u00ebrdor edhe n\u00eb tregimin tjet\u00ebr &#8220;TRE DIEJT&#8221;.<\/p>\n<p>&#8220;UNAZA&#8221; \u00ebsht\u00eb tregimi q\u00eb ka nj\u00eb diskurs historik. Kjo \u00ebsht\u00eb unaza e mbret\u00ebresh\u00ebs ilire, Teuta, e cila \u00ebsht\u00eb e fshehur n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb. Unaza ishte e dekoruar me ngjyra q\u00eb bartin simbolik\u00ebn e tyre, si\u00e7 e paraqet e verdha ngjyr\u00ebn e kallirit, meq\u00eb mbret\u00ebresha kishte edhe shqet\u00ebsimin e sigurimit t\u00eb buk\u00ebs p\u00ebr popullin e saj dhe kalliri i vizatuar n\u00eb unaz\u00ebn e saj paraqet simbolin p\u00ebr buk\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb tregim \u00ebsht\u00eb edhe figura e Sk\u00ebnderbeut dhe e kalit t\u00eb tij, i cili, gjithsesi, si vet\u00eb heroi, \u00ebsht\u00eb mitik, vrapon m\u00eb shpejt se era. Jan\u00eb k\u00ebto hiperbolat e let\u00ebrsis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs, kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me figur\u00ebn e Gjergj Kastriotit.<\/p>\n<p>&#8220;DUART M\u00cb T\u00cb BUKURA&#8221; \u00ebsht\u00eb tregim q\u00eb ka nj\u00eb motiv t\u00eb njohur popullor. Esenca e tem\u00ebs q\u00eb autori akcepton \u00ebsht\u00eb diferencimi i s\u00eb bukur\u00ebs dhe krijimi i definicionit p\u00ebr t\u00eb, nj\u00eb definicion tjet\u00ebr nga t\u00eb gjith\u00eb. E bukura tek autori me k\u00ebt\u00eb rast ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me utilitaren, t\u00eb bukura nuk jan\u00eb duart me unaza, ato t\u00eb butat dhe t\u00eb bardhat, por jan\u00eb duart q\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb dashuri gjat\u00eb p\u00ebrqafimit, si\u00e7 jan\u00eb duart e n\u00ebn\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bukura edhe kur jan\u00eb t\u00eb vrazhdta nga puna. Ky mesazh i autorit del pas dialogut t\u00eb dy vashave, Antigon\u00ebs dhe Tin\u00ebs.<\/p>\n<p>Tregimi &#8220;TRI VASHAT&#8221; ka nj\u00eb nd\u00ebrtim popullor, sikurse edhe tem\u00ebn q\u00eb e ka popullore. Vasha e par\u00eb i p\u00ebrngjan diellit, e dyta h\u00ebn\u00ebs dhe e treta yllit t\u00eb m\u00ebngjesit. T\u00eb triat kan\u00eb nj\u00eb fat t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Ato Bajlozi i Zi i mbyll n\u00eb nj\u00eb kull\u00eb.<br \/>\nK\u00ebtu Bajlozi si personazh \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb nga proza popullore, i cili \u00ebsht\u00eb personazh edhe i tregimit popullor GJERGJ ELEZ ALIA.<\/p>\n<p>Natyrisht se \u00ebsht\u00eb i zi, sepse sjell fatkeq\u00ebsi. Por, autori, si n\u00eb p\u00ebrralla, e ndryshon shpejt situat\u00ebn, duke krijuar befasin\u00eb se jo nj\u00eb Gjergj Elez Ali, por nj\u00eb v\u00eblla i vog\u00ebl, me t\u00eb cilin talleshin vashat, i liron ato nga Bajlozi.<\/p>\n<p>Kultivimi i dashuris\u00eb ndaj kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e tregimit &#8220;RONI E PONI&#8221;, dy qen q\u00eb i donte shum\u00eb Xha Poli.<br \/>\nN\u00eb loj\u00eb e sip\u00ebr qent\u00eb ia grisin kapel\u00ebn pronarit t\u00eb tyre, por ai nuk i rrah, nuk i nd\u00ebshkon, sepse kjo ka ndodhur n\u00eb loj\u00eb, ai e di se kapela ka plot p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb e dashuria nuk blihet kund, qoft\u00eb ajo q\u00eb vjen edhe nga kafsh\u00ebt. Ja si thot\u00eb Xha Poli:<\/p>\n<p>&#8220;At\u00ebher\u00eb plaku i urt\u00eb mori dy pjes\u00ebt e kapel\u00ebs s\u00eb kalt\u00ebr dhe i buz\u00ebqeshur tha: N\u00eb qytet mund t\u00eb blejm\u00eb me mij\u00ebra kapela. Por dashuria nuk blihet, ashtu si mendonit ju.&#8221;<\/p>\n<p>N\u00eb tregimin &#8220;RRUCI E PUCI&#8221; dy vog\u00eblush\u00eb Rruci e Puci d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb radiostacion, ta vendosin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb mban n\u00eb vend t\u00eb emrit numrin 777. Edhe k\u00ebtu autori nuk pajtohet me iden\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, sepse ata p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb ide kan\u00eb ikur nga sht\u00ebpia pa treguar, nd\u00ebrsa familja \u00ebsht\u00eb e shqet\u00ebsuar. Ky tregim \u00ebsht\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb me form\u00ebn e shkrimit, nj\u00eb miniditar, nj\u00eb aventur\u00eb vet\u00ebm 7-dit\u00ebshe, por me plot ide origjinale q\u00eb i bartin personazhet. Tregimi \u00ebsht\u00eb mjaft poetik dhe ka nj\u00eb fund t\u00eb lumtur: ata me 2 tetor lajm\u00ebrohen nga pylli, ku nat\u00ebn u duket f\u00ebmij\u00ebve se \u00ebsht\u00eb shkrir\u00eb nj\u00eb yll. Tregimi &#8220;LUNDRIMI&#8221; \u00ebsht\u00eb tregim mjaft poetik. Nj\u00eb voc\u00ebrrak e mbush anijen e blert\u00eb me buz\u00ebqeshje, k\u00ebng\u00eb e arom\u00eb lulesh.<\/p>\n<p>Mbushja e anijes me k\u00ebta emra abstrakt\u00eb, me k\u00ebto materie abstrakte \u00ebsht\u00eb shum\u00eb poetike p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ata mund t\u00eb provojn\u00eb t\u00eb parafytyrojn\u00eb nj\u00eb anije &#8220;plot&#8221; k\u00ebng\u00eb e buz\u00ebqeshje.<\/p>\n<p>Autori krijon nj\u00eb atmosfer\u00eb shum\u00eb lirike n\u00eb anijen q\u00eb lundron me vela t\u00eb bardh\u00eb n\u00ebp\u00ebr liqenin e kalt\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E p\u00ebrgatiti prof. Zymer Mehani, sipas librit t\u00eb Dije FRANGUT. Libri &#8220;Zogu dhe kulla&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje tregimesh, i ribotuar disa her\u00eb e shpeshher\u00eb i botuar edhe me titullin &#8220;Fsheht\u00ebsia&#8221; apo &#8220;Tre Diejt&#8221;. &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; Ky tregim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dialogun imagjinativ dhe shum\u00eb kreativ t\u00eb voc\u00ebrrakut me zogun, nj\u00eb form\u00eb e njohur e komunikimit, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68084,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-7572","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00cbRMBLEDHJA &quot;ZOGU DHE KULLA&quot; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00cbRMBLEDHJA &quot;ZOGU DHE KULLA&quot; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E p\u00ebrgatiti prof. Zymer Mehani, sipas librit t\u00eb Dije FRANGUT. Libri &#8220;Zogu dhe kulla&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje tregimesh, i ribotuar disa her\u00eb e shpeshher\u00eb i botuar edhe me titullin &#8220;Fsheht\u00ebsia&#8221; apo &#8220;Tre Diejt&#8221;. &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; Ky tregim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dialogun imagjinativ dhe shum\u00eb kreativ t\u00eb voc\u00ebrrakut me zogun, nj\u00eb form\u00eb e njohur e komunikimit, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-14T22:05:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-06T02:16:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"355\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"554\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"P\u00cbRMBLEDHJA &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ\",\"datePublished\":\"2016-10-14T22:05:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T02:16:36+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/\"},\"wordCount\":1411,\"commentCount\":9,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/\",\"name\":\"P\u00cbRMBLEDHJA \\\"ZOGU DHE KULLA\\\" I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-14T22:05:40+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T02:16:36+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg\",\"width\":355,\"height\":554,\"caption\":\"Zogu dhe kulla - Ramadan Dedaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00cbRMBLEDHJA &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00cbRMBLEDHJA \"ZOGU DHE KULLA\" I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00cbRMBLEDHJA \"ZOGU DHE KULLA\" I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"E p\u00ebrgatiti prof. Zymer Mehani, sipas librit t\u00eb Dije FRANGUT. Libri &#8220;Zogu dhe kulla&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje tregimesh, i ribotuar disa her\u00eb e shpeshher\u00eb i botuar edhe me titullin &#8220;Fsheht\u00ebsia&#8221; apo &#8220;Tre Diejt&#8221;. &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; Ky tregim \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar mbi dialogun imagjinativ dhe shum\u00eb kreativ t\u00eb voc\u00ebrrakut me zogun, nj\u00eb form\u00eb e njohur e komunikimit, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-14T22:05:40+00:00","article_modified_time":"2021-05-06T02:16:36+00:00","og_image":[{"width":355,"height":554,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"P\u00cbRMBLEDHJA &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ","datePublished":"2016-10-14T22:05:40+00:00","dateModified":"2021-05-06T02:16:36+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/"},"wordCount":1411,"commentCount":9,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg","articleSection":["Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/","name":"P\u00cbRMBLEDHJA \"ZOGU DHE KULLA\" I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg","datePublished":"2016-10-14T22:05:40+00:00","dateModified":"2021-05-06T02:16:36+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/zogu_dhe_kulla-ramadan_dedaj.jpg","width":355,"height":554,"caption":"Zogu dhe kulla - Ramadan Dedaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/permbledhja-zogu-dhe-kulla-i-shkrimtarit-ramadan-dedaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00cbRMBLEDHJA &#8220;ZOGU DHE KULLA&#8221; I SHKRIMTARIT RAMADAN DEDAJ"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7572","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7572"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7572\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68087,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7572\/revisions\/68087"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68084"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7572"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7572"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7572"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}