{"id":7591,"date":"2016-10-15T15:44:18","date_gmt":"2016-10-15T14:44:18","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7591"},"modified":"2021-05-06T08:38:22","modified_gmt":"2021-05-06T06:38:22","slug":"monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/","title":{"rendered":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ)"},"content":{"rendered":"<p><strong>ISHTE DHE MBETI KOMANDANT<\/strong><\/p>\n<p>SHKRUAR NGA <strong>NIAZI NELAJ<\/strong>, D\u00cbRGOI P\u00cbR PUBLIKIM: <strong>GJIN MUSA<\/strong>, GAZETAR<\/p>\n<p>Jam p\u00ebrfillur disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb monografi n\u00eb nderim t\u00eb nj\u00ebrit nga \u201cyjet\u201de aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, di\u00e7ka m\u00eb ka prapsur dhe e kam nisur pun\u00ebn nga e para. M\u00eb n\u00eb fund, vendosa e do ti qendroj premtimit q\u00eb i b\u00ebra vetes. Ta dini se nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsosh jet\u00ebn dhe b\u00ebmat e atij njeriu me p\u00ebrmasa t\u00eb jashtzakonshme. Ai nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb njeri i p\u00ebrsosur por dhe nj\u00eb pilot i talentuar. N\u00eb praktik\u00ebn e pun\u00ebs kam pranuar si rregull t\u00eb par\u00eb: Nuk e nis nj\u00eb shkrim, pa marr\u00eb m\u00eb par\u00eb mendimet e shum\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb tij apo, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kur kan\u00eb punuar s\u00eb bashku. K\u00ebshtu veprova dhe k\u00ebsaj here, pa\u00e7ka se pas kaq vjet\u00ebsh nga ndarja prej tij.<\/p>\n<p>Shkrimin dua ta nis me nje falenderim e mir\u00ebnjohje t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr autorin e librit: &#8220;Shqiponja q\u00eb \u00e7au ret\u00eb\u201d, njeriun e letrave Idajet Jahaj, i cili, n\u00eb nj\u00eb monografi enkas, kushtuar heroit, me dashuri e aft\u00ebsi na e pruri, t\u00eb gjall\u00eb, n\u00eb kujtes\u00eb shokun; mikun; baban\u00eb dhe burrin e rrall\u00eb, Lulo Musan\u00eb, i cili na mungonte prej vitesh. Kur lexon librin biografik q\u00eb ka shkruar autori Idajet Jahaj, p\u00ebr Lulon ton\u00eb t\u00eb dashur, na del p\u00ebrpara syve ai \u201c yll\u201di aviacionit shqiptar, i cili, edhe pse \u201cu shk\u00ebput nga orbita \u201c (lexo nga shok\u00ebt), nuk u shua por vazhdoi t\u00eb ndrit\u00eb e do t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb p\u00ebrher\u00eb. Ndodh k\u00ebshtu, mbasi e till\u00eb ishte jeta dhe b\u00ebmat e tij; t\u00eb pashlyera jan\u00eb gjurm\u00ebt e vepr\u00ebs q\u00eb na la pas. Ndaj, duke lexuar e rilexuar, me vemendje at\u00eb lib\u00ebr, mrekullohem e krenohem p\u00ebr Lulon, t\u00eb cilin (nuk e fsheh)e kam patur dhe e kam idhull. Sa doja ti ngjaja; sa shum\u00eb rrekesha t\u00eb b\u00ebhesha si ai!<\/p>\n<p>Nuk e njoh personalisht autorin e librit, por kjo nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se Idajet Jahaj, me ato q\u00eb ka shkruar p\u00ebr Lulon, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb pune plot \u201c bereqet\u201d e t\u00eb kujdesshme na e ka prur\u00eb mes nesh, si\u00e7 ishte njeriun ton\u00eb t\u00eb dashur e t\u00eb paharruar. Nuk e ndaj nga dora at\u00eb lib\u00ebr, e mbaj si hajmali, besoj se m\u00eb sjell fat e m\u00eb ngjan sikur e kam pran\u00eb xha Lulon, me at\u00eb bot\u00eb e shpirt t\u00eb madh, me at\u00eb nur t\u00eb bukur e me at\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb mpreht\u00eb, t\u00eb cilit nuk i shp\u00ebtonte asgj\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb falemnderit ! nj\u00ebqint her\u00eb, o Idajet Jahaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb \u00e7muar q\u00eb na ke b\u00ebr\u00eb! N\u00eb at\u00eb shkrim t\u00eb sinqert\u00eb je p\u00ebrpjekur t\u00eb na sjell\u00ebsh sa m\u00eb tep\u00ebr opinione, kujtime, mbresa e vler\u00ebsime p\u00ebr Lulon, t\u00eb cilat i ke radhitur me shum\u00eb dashuri e v\u00ebrtet\u00ebsi. E di se nuk e ke patur t\u00eb leht\u00eb; p\u00ebrkundrazi. Ai q\u00eb shkruan, i kupton e i ndjen v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e k\u00ebsaj pune. Nuk i thon\u00eb m\u00ebkot krijimtari. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb shtohen kur shkruan p\u00ebr nj\u00eb njeri si Lulo, i cili ka shk\u00eblqyer e ka l\u00ebn\u00eb vazhd\u00eb n\u00eb nj\u00eb profesion i cili nuk \u00ebsht\u00eb yti. Me mjesht\u00ebri e me art na ke sjell\u00eb n\u00eb kujtes\u00eb ato skena t\u00eb bukura e shum\u00eb prek\u00ebse kur Lulo ende f\u00ebmij\u00eb la stanin e bag\u00ebtive t\u00eb cilin e donte aq shum\u00eb e hodhi n\u00eb krah dyfekun t\u00eb cilin e hiqte xarra n\u00ebp\u00ebr rrapishtet e shtratit t\u00eb lumit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas gjurm\u00ebve t\u00eb njer\u00ebzve me pesh\u00eb q\u00eb drejtonin formacionet partizane t\u00eb zon\u00ebs, n\u00ebn kujdesin e partizan\u00ebve m\u00eb t\u00eb rritur, Lulo, \u201cpicirruku i Brigat\u00ebs\u201d, si\u00e7 i thoshin bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt, shpalosi, n\u00eb fush\u00ebn e luft\u00ebs ato veti e virtyte t\u00eb rralla, t\u00eb cilat i kishte dhurat\u00eb nga n\u00ebna natyr\u00eb dhe nga familja e tij fisnike. N\u00eb zjarrin e luft\u00ebs p\u00ebr liri, Lulo Musai, ende i parritur u b\u00eb partizan trim, i pap\u00ebrmbajtur e sypatrembur. Luftoi Lulo Musai, n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb Brigat\u00ebs Heroin\u00eb, mori pjes\u00eb n\u00eb luftime, nga Jugu i vendit, n\u00eb Veri t\u00eb tij, n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb tokat e Jugosllavis\u00eb, deri n\u00eb Vishegrad. Partizani i vog\u00ebl Lulo Musai u kthye nga Lufta, fitimtar, m\u00eb i rritur e i burr\u00ebruar; m\u00eb i m\u00ebn\u00e7ur e i trim\u00ebruar, me tipret e nj\u00eb trimi t\u00eb \u00e7artur i cili i ve gjoksin rrezikut.<\/p>\n<p>Bonjaku Lulo Musai, pas \u00e7lirimit t\u00eb vendit, tok me moshatar\u00ebt e tij ishpartizan\u00eb, u ul n\u00eb bankat e shkoll\u00ebs s\u00eb kadet\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkollimin aty ku i kishte nd\u00ebrprer\u00eb. M\u00eb pas, n\u00eb dat\u00ebn 7 mars t\u00eb vitit 1948, s\u00eb bashku me 10 shok\u00eb, Lulo u nis p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pilot, n\u00eb shkoll\u00ebn e aviacionit sovjetik. U b\u00eb pilot dhe sh\u00ebrbeu n\u00eb reparte e detyra t\u00eb ndryshme, si fluturues, deri n\u00eb vitin 1975, kur u penalizua, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pamerituar, duke u p\u00ebrpjekur ti vishnin n\u00eb trup nj\u00eb qyrk, i cili nuk i shkonte e nuk ishte i tij.<\/p>\n<p>Duke shkruar p\u00ebr jet\u00ebn dhe vepr\u00ebn e lavdimadhit Lulo Musai, shkrimtari Idajet Jahaj na b\u00ebn nder t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrshkrimit t\u00eb nj\u00eb heroi si Lulo Musai, pena e \u201c holl\u00eb\u201d e autorit dhe mendja e kthjell\u00ebt e tij, na nderon t\u00eb gjith\u00ebve: ne nx\u00ebn\u00ebsit, shok\u00ebt, koleg\u00ebt e vart\u00ebsit e tij; gjith\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb rritur e formuar n\u00ebn drejtimin e atij specialisti brilant e njeriu t\u00eb mir\u00eb. Libri i b\u00ebn nder Smokthin\u00ebs, e cila e lindi dhe e rriti bonjakun Lulo; nderon fisin e Spahajve dhe familjen e Lulos; vendos n\u00eb radh\u00ebt e t\u00eb nderuarve edhe veten e tij. Ndaj sot b\u00ebrtas me t\u00eb madhe:\u201d T\u00eb lumt\u00eb mendja e t\u00eb buroft\u00eb muza, o Idajet Jahaj, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb libra t\u00eb tjer\u00eb me vler\u00eb\u201d!<\/p>\n<p>Duke lexuar librin e Idajet Jahaj, u mrekullova me holl\u00ebsit\u00eb e me dashurin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai ka gdhendur jet\u00ebn e fshatit. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb nga ato an\u00eb, autori ka ditur k\u00eb t\u00eb pyes\u00eb. Ai ka q\u00ebmtuar opinionet e njer\u00ebzve t\u00eb rritur mes atyre g\u00ebrxheve, atyre t\u00eb cil\u00ebt njohin \u00e7do detaj t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb fshatit. Arti i tij lidhet me bukurin\u00eb dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e paraqitjes t\u00eb materialit faktik. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar bukur natyr\u00ebn, mbasi mjaft t\u00eb tjer\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb suksessh\u00ebm k\u00ebt\u00eb. Natyra, p\u00ebrrenjt\u00eb, shk\u00ebmbinjt\u00eb, majat, g\u00ebrxhet, l\u00ebndinat, honet, atje jan\u00eb, e me nj\u00eb rrug\u00ebtim, mund ti shikosh, p\u00ebr bukuri.<\/p>\n<p>Autori Idajet Jahaj ka ditur \u201ct\u00eb futet \u201c n\u00eb l\u00ebkur\u00ebn e fshatarit t\u00eb atyre an\u00ebve duke na dh\u00ebn\u00eb besuesh\u00ebm mentalitetin dhe psikologjin\u00eb e njer\u00ebzve heroik\u00eb e krenar\u00eb t\u00eb trev\u00ebs. Rr\u00ebfimet e banor\u00ebve t\u00eb atyre an\u00ebve jan\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, t\u00eb \u00e7iltra, t\u00eb besueshme e bind\u00ebse. Ato kan\u00eb brenda d\u00ebshir\u00eb e shpirt, s\u00eb toku. Cdo tregim m\u00eb ngjan me uj\u00ebt e past\u00ebr q\u00eb gurgullon, si qelibar, kur zbret n\u00ebp\u00ebr ata p\u00ebrrenj malor\u00eb me shtrat t\u00eb gurt\u00eb. Fjal\u00ebt e \u00e7iltra t\u00eb banor\u00ebve vendas m\u00eb ngjasojn\u00eb me uj\u00ebt e krojeve t\u00eb fshatit malor, T\u00eb cil\u00ebt nuk shterrojn\u00eb kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Autori nuk \u00ebsht\u00eb njeri i aviacionit. T\u00eb pakt\u00ebn un\u00eb nuk e kam njohur si t\u00eb till\u00eb. K\u00ebsisoj, p\u00ebr t\u00eb kompensuar mosnjohjen si duhet t\u00eb disa ve\u00e7orive t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb aviacion u \u00ebsht\u00eb referuar kujtimeve e mbresave t\u00eb disa specialist\u00ebve t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb heroit ton\u00eb. Ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb ka ndjekur k\u00ebt\u00eb udh\u00eb. Kjo pun\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft e lodh\u00ebshme e k\u00ebrkon shum\u00eb p\u00ebrkushtim e sakrific\u00eb. Kam qen\u00eb fluturues e nuk m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb disa nga ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mendime p\u00ebr Lulo Musan\u00eb, edhe pse e kan\u00eb njohur mir\u00eb, n\u00eb rr\u00ebfimet e tyre nuk kan\u00eb treguar profesionaliz\u00ebm e nuk i kan\u00eb nxjerr\u00eb si duhet n\u00eb drit\u00eb vlerat e pamohueshme t\u00eb Lulo Musait; talentin e tij si pilot e aft\u00ebsit\u00eb komanduese t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb opinionin tim, Lulo Musai ka qen\u00eb e mbetet nj\u00ebri nga tre \u201cyjet \u201c e aviacionit shqiptar. N\u00ebse Niko Hoxha erdhi si fat i aviacionit dhe pa pun\u00ebn e tij vetmohuese, deri n\u00eb sakrific\u00ebn ekstreme nuk do t\u00eb ishte rritur e kalitur aviacioni q\u00eb kishim deri n\u00eb vitet \u201990 te shekullit t\u00eb kaluar, n\u00ebse mund t\u00eb mos kishim shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb aviacionit, si burim kuadrosh fluturues dhe t\u00eb specialiteteve t\u00eb tjer\u00eb, pa iniciativ\u00ebn dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e legjendarit kok\u00ebkrisur Baba\u00e7e Faiku; mund t\u00eb them plot goj\u00ebn se nuk do t\u00eb kishim regjiment helikopter\u00ebsh pa b\u00ebmat e Lulo Musait. T\u00eb m\u00eb fal\u00eb autori i librit; nuk e kam me at\u00eb. Atij i p\u00ebrulem, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetjen e shtroj fare thjesht\u00eb: Ata q\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr Lulon, nuk i kan\u00eb ditur vlerat e tij? Zor se mund ta besoj\u00eb njeri. Q\u00eb i kan\u00eb ditur, kjo nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb diskutim. At\u00ebher\u00eb p\u00ebrse nuk i kan\u00eb nxjerr\u00eb si duhet n\u00eb evidenc\u00eb? Po b\u00ebj hamend\u00ebsi e po rrekem t\u00eb spjegoj p\u00ebrse disa syresh jan\u00eb shprehur pa nerv; ftoht\u00eb; p\u00ebrciptaz; tangent e pa profesionalizmin e nevojsh\u00ebm e t\u00eb mundsh\u00ebm?P\u00ebrse disa nga shok\u00ebt dhe bashk\u00ebkoh\u00ebsit e tij jan\u00eb shprehur me \u201c gjuh\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb\u201d? Po t\u00eb kishin folur me profesionaliz\u00ebm e \u201cme zem\u00ebr n\u00eb dor\u00eb\u201d, po ta kishin mbushur materialin me jet\u00eb aviator\u00ebsh mesiguri q\u00eb do ta kishin ndihmuar m\u00eb tep\u00ebr autorin. Po p\u00ebrse nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Gjithnj\u00eb them opinionin tim: E para, Lulo Musai, n\u00eb vitin 1975 u gjykua e u d\u00ebnua; u lirua nga ushtria e doli n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Duke ngritur probleme t\u00eb q\u00ebna e t\u00eb paq\u00ebna, disa zem\u00ebrzinj, servil\u00eb, karrierist\u00eb e arrivist\u00eb, kujtuan se u erdhi dita p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb t\u00eb pamerituar, me sajesa e paudh\u00ebsi; u orvat\u00ebn ti atribuonin Lulo Musait gjera t\u00eb cilat ai nuk i kishte. \u201c Fshesa e hekurt \u201c, e ftoht\u00eb e pa shpirt q\u00eb kaloi n\u00eb ushtri, mori me vete dhe Lulon, me epitetin e shpifur t\u00eb arrogantit e t\u00eb prepotentit. Ndoshta n\u00eb th\u00ebnjet e tyre me rezerv\u00eb, rr\u00ebfenj\u00ebsit jan\u00eb rrekur t\u00eb \u201c ruajn\u00eb veten\u201d. T\u00eb m\u00eb falin ata njer\u00ebz por i siguroj se arroganca e prepotenca, edhe sikur t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta tek heroi, ato nuk jan\u00eb virus q\u00eb ngjitin s\u00ebmundje. Pra nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb ngjitet. M\u00ebkot tremben se ato nuk ngjiten; kot e kan\u00eb f\u00eblliqur veten. Si nuk i th\u00ebrresin mendjes se jan\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb tret\u00eb dhe e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb prognoz\u00ebn.<\/p>\n<p>E dyta, duke i njohur t\u00eb intervistuarit personalisht kam p\u00ebrshtypjen se jan\u00eb burra t\u00eb men\u00e7ur e trima. N\u00ebse jan\u00eb treguar t\u00eb rezervuar p\u00ebr t\u00eb folur si duhet p\u00ebr nj\u00eb mikun e tyre t\u00eb mir\u00eb, kjo mund t\u00eb lidhet me nj\u00eb dukuri tjet\u00ebr, e cila, n\u00eb \u00e7do rast nuk \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb: me zilin\u00eb; me cmir\u00ebn; me nj\u00eb lloj xhelozie t\u00eb fshehur e t\u00eb heshtur. M\u00eb ka rastisur shpesh t\u00eb intervistoj njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebsaj moshe dhe, e dini \u00e7far\u00eb m\u00eb ka ngjar\u00eb? I kam pyetur p\u00ebr x njeri e m\u00eb kan\u00eb folur p\u00ebr y nin. Kjo \u00ebsht\u00eb prap mir\u00eb; m\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb kur i atribuojn\u00eb vetes at\u00eb q\u00eb e kan\u00eb d\u00ebgjuar ose q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb re tek t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo \u201cs\u00ebmundje \u201c \u00ebsht\u00eb \u201c e shkuar\u201d; asnjeri nuk mund ti shp\u00ebtoj\u00eb asaj. Lulo Musai ishte ai q\u00eb ishte e u b\u00eb i atill\u00eb fal\u00eb vetive e virtyteve t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb e karakterizonin, t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb shiten e t\u00eb blihen n\u00eb treg. Ato jan\u00eb dhunti e nuk b\u00ebhen dhurat\u00eb. P\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka ikur, kur e meriton nuk duhen kursyer fjal\u00ebt e mira; madje, n\u00eb libra t\u00eb sh\u00ebnjt\u00eb kjo \u00e7mohet si bamir\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb ka rastisur t\u00eb p\u00ebrshkoj n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose mbi kafsh\u00eb n\u00ebp\u00ebr trev\u00ebn time. Brenda dhe p\u00ebrqark saj, por dhe n\u00eb treva t\u00eb tjera kam ndeshurme nj\u00eb dukuri tejet interesante: n\u00eb an\u00eb t\u00eb udh\u00ebs kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb pirg me gur\u00eb. Disa e quajn\u00eb muran\u00eb. N\u00eb at\u00eb vend, dikur, dikush, ka dh\u00ebn\u00eb shpirt. Ndonj\u00ebrit i dihet emri e historia; t\u00eb shumt\u00ebt mbeten anonim\u00eb. Ka qen\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e njer\u00ebzve tan\u00eb: kur kalon pran\u00eb atij pirgu me gur\u00eb, kalimtari qendron; n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb respekti p\u00ebr at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb jet\u00eb, merr nj\u00eb gur nga toka pran\u00eb dhe ia shton muran\u00ebs. Esht\u00eb e njer\u00ebzishme, por nuk duhet ngat\u00ebrruar me bestytnit\u00eb. Kur zbret maloren p\u00ebrmes kthesave t\u00eb Barmashit, n\u00eb vitet \u201950 t\u00eb nj\u00eb shekulli m\u00eb par\u00eb, kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p>Dikur, n\u00eb ato kthesa ishte aksidentuar, me vdekje nj\u00eb shofer. Emrin e tij nuk e dinin pasagjer\u00ebt; mundet as koleg\u00ebt e tij; por, \u00e7do shofer q\u00eb zbriste n\u00eb at\u00eb faqe mali, kur vinte tek kthesa ku kishte ndodhur aksidenti, i binte buries, tri her\u00eb. At\u00ebher\u00eb isha tep\u00ebr i ri p\u00ebr t\u00eb kuptuar psen\u00ebe k\u00ebsaj dukurie interesante. Tani mund ta b\u00ebj analiz\u00ebn e t\u00eb t\u00ebrheq konkluzione. Pavar\u00ebsisht se nuk e njihnin kolegun e aksidentuar, ata njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb e kujtonin at\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb por dometh\u00ebn\u00ebse. Dhe e nderonin jet\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb kalojm\u00eb tek rasti yn\u00eb: Jemi rritur s\u00eb bashku apo n\u00ebn drejtimin e Lulo Musait. Sa ishte mes nesh Lulo, ma do mendja se ata q\u00eb kan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb me at\u00eb \u201cgjuh\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb\u201d, m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishin heshtur. \u201cKur nuk ke \u00e7far\u00eb t\u00eb thuash, ka th\u00ebn\u00eb nj\u00eb i m\u00ebn\u00e7ur, m\u00eb mir\u00eb hesht\u201d. P\u00ebr Lulo Musan\u00eb, nisur nga veprimtaria e tij fluturuese dhe drejtuese, \u00e7do njeri q\u00eb n\u00ebnvizon nj\u00eb veti apo nj\u00eb virtyt t\u00eb tij, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb i b\u00ebn nder vetes. M\u00ebkot rreket njeri apo tjetri t\u00eb evidencoj\u00eb veten. Ai q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb jet\u00eb, faktikisht \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb gare; prandaj \u00e7do form\u00eb e shfaqjes s\u00eb xhelozis\u00eb \u00ebsht\u00eb e tep\u00ebrt dhe e padrejt\u00eb; p\u00ebrndryshe njeriu matet me mullinjt\u00eb e er\u00ebs.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos m\u00ebrziteni do tju d\u00ebftoj nj\u00eb ndodhi t\u00eb viteve t\u00eb fundit: Lulo Musai ka l\u00ebn\u00eb pas tri vajza e tre dh\u00ebndurr\u00eb. Nuk ishte pishman q\u00eb nuk la djal\u00eb, mbasi b\u00ebri dh\u00ebndurr\u00eb p\u00ebr kok\u00ebn e dh\u00ebndrrit. I mesit quhet Genci dhe e ka mbiemrin Sokoli. M\u00eb besoni, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sokol, n\u00eb t\u00ebr\u00eb kuprtimin e k\u00ebsaj fjale. Sot \u00ebsht\u00eb me mosh\u00eb reth t\u00eb gjasht\u00ebdhjetave; ka qen\u00eb qit\u00ebs, me em\u00ebr. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij, para disa vitesh b\u00ebnte vizita konsulli i Ambasad\u00ebs Ruse n\u00eb Tiran\u00eb; nj\u00eb rus nga Uralet me emrin Sergej. Me p\u00ebrk\u00ebdheli, rus\u00ebt i thon\u00eb: Seriozha. Ky seriozha p\u00eblqente, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Gencit rakin\u00eb e rrushit, t\u00eb cil\u00ebn e nxirrte i zoti i sht\u00ebpis\u00eb, Faja, me gradacion rreth 20 grad\u00eb, nga rrushi \u201c shesh\u201d i hardhis\u00eb n\u00eb oborr. Kishte elokuenc\u00eb n\u00eb t\u00eb folur diplomati rus.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Gencit kishte ardhur gruaja e Lulos \u2013 Sadetja. E prezantoi t\u00eb huajin, Genci, me vjehrr\u00ebn e ai pyeti: Po vjehrrin ku e ke? I zoti i sht\u00ebpis\u00eb e b\u00ebri me dije mysafirin se vjehrri i tij, Lulo Musai nuk jetonte dhe se ai kishte qen\u00eb \u201cpilot i klasit t\u00eb par\u00eb\u201d. Ai ishte b\u00ebr\u00eb pilot n\u00eb shkollat sovjetike t\u00eb aviacionit dhe kishte p\u00ebrfituar mjaft mga eksperienca e pilot\u00ebve t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb atij vendi. P\u00ebr habin\u00eb e t\u00eb pranishm\u00ebve, diplomati i huaj sapo d\u00ebgjoi p\u00ebr titullin e lart\u00eb t\u00eb \u201c pilotit t\u00eb klas\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u201d, u ul n\u00eb gjunj\u00eb, n\u00eb sh\u00ebnj\u00eb nderimi e respekti. Komenti im \u00ebsht\u00eb: \u201cTrimi e njeh dhe e nderon trimin\u201d. Pas komentit vjen, logjiksh\u00ebm nj\u00eb p\u00ebrfundim: Le ta themi at\u00eb disi ndryshe: \u201c Ai q\u00eb nuk ka miell n\u00eb magje, nuk ka \u00e7far\u00eb ti jap\u00eb atij q\u00eb i k\u00ebrkon miell hua\u201d!<\/p>\n<p>Ideja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkrim m\u00eb ka lindur prej koh\u00ebsh, por kam vendosur me vete nj\u00eb far\u00eb radhe. M\u00eb par\u00eb kam shkruar monografi p\u00ebr t\u00eb lavdishmin Niko Hoxha; p\u00ebr pilotin e talentuar G\u00ebzdar Veipi dhe p\u00ebr t\u00eb pap\u00ebrs\u00ebritshmin Anastas Ngjela; do t\u00eb shkruaj dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb, sa t\u00eb m\u00eb punoj\u00eb mendja e t\u00eb m\u00eb shkruaj\u00eb pena. Dua t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsoj, edhe n\u00ebp\u00ebrmjet shkrimeve modeste ata q\u00eb kan\u00eb v\u00ebn\u00eb gur\u00ebt e themelit e i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb zhvillimit t\u00eb arm\u00ebs plot lavdi t\u00eb aviacionit. Dikush, ma do mendja me mendjeleht\u00ebsi; ca m\u00eb keq kur nuk e ka shpirtin t\u00eb mir\u00eb brambullin posht\u00eb e p\u00ebrpjet\u00eb: Po \u00e7far\u00eb keni b\u00ebr\u00eb xhan\u00ebm, se mos keni qen\u00eb n\u00eb luft\u00eb. Atyre zem\u00ebrzinjve e cmir\u00ebzinjve u them: Ne n\u00eb luft\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme kemi qen\u00eb! Pse pak t\u00eb duken ty gjith\u00eb ata shok\u00eb tan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn, n\u00eb krye t\u00eb detyr\u00ebs, p\u00ebr ta ngjitur aviacionin n\u00eb majat ku ishte para se nj\u00eb mendje e nj\u00eb dor\u00eb ogurzez\u00eb e katandisi k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb. Sa p\u00ebr heronjt\u00eb; t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb m\u00eb midis nesh, nuk dua e nuk lejoj t\u00eb bjer\u00eb mbi ta pluhuri i harres\u00ebs. Mjaft e kan\u00eb dheun q\u00eb mbajn\u00eb prej koh\u00ebsh mbi shpatulla. Pavar\u00ebsisht nga mendimet alternativ\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo p\u00ebr nj\u00eb njeri, do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb ngre \u201clapidar\u00eb\u201d, p\u00ebr ata q\u00eb e meritojn\u00eb dhe sa t\u00eb m\u00eb ec\u00eb.<\/p>\n<p>Leximi i librit t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb shkrimtarit Idajet Jahaj p\u00ebr Lulo Musan\u00eb, m\u00eb shkundi e m\u00eb nxiti t\u00eb flak\u00eb tej plog\u00ebshtin\u00eb e t\u00eb rr\u00ebmbej pen\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb shkruar si\u00e7 di e si\u00e7 dua un\u00eb p\u00ebr t\u00eb. I lutem t\u00eb m\u00eb mir\u00ebkuptoj\u00eb autori i librit: \u201c Shqiponja q\u00eb \u00e7au ret\u00eb\u201d, p\u00ebr guximin q\u00eb mora p\u00ebr t\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin njeri. Nuk pretendoj t\u00eb b\u00ebj kritik\u00ebn e librit t\u00eb tij. Nuk jam nga ajo \u201c prerje\u201d; \u00e7api im nuk mund t\u00eb arrij\u00eb deri atje, sa t\u00eb b\u00ebj kritik\u00ebn e nj\u00eb vepre letrare si jotja. Me ato q\u00eb dua t\u00eb shkruaj rrekem t\u00eb plotsoj ndonj\u00eb gj\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e di un\u00eb dhe shok\u00ebt e mi t\u00eb specialitetit. Mos ma merr p\u00ebr keq po t\u00eb kujtoj nj\u00eb dukuri: Patjet\u00ebr do t\u00eb keni v\u00ebn\u00eb re si ngrihet nj\u00eb sht\u00ebpi me mur guri. Edhe un\u00eb e kam pikasur. Fillimisht vihen gur\u00ebt e gdhendur t\u00eb qosheve dhe mbasi lidhen mir\u00eb e mir\u00eb me lla\u00e7 g\u00eblqereje, mbushen brenda me hali\u00e7\u00eb (gur\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl).<\/p>\n<p>Hali\u00e7\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb murin m\u00eb t\u00eb plot\u00eb, m\u00eb t\u00eb fort\u00eb e m\u00eb t\u00eb qendruesh\u00ebm ndaj l\u00ebkundjeve t\u00eb tok\u00ebs. Ato q\u00eb dua t\u00eb shkruaj p\u00ebr Lulon, ju siguroj se nuk do t\u00eb duken si mballomat n\u00eb nj\u00eb veshjeje nj\u00ebngjyr\u00ebshe. Do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb hedh n\u00eb let\u00ebr mendimet e miqve t\u00eb mi e t\u00eb Lulos, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb p\u00ebr at\u00eb njeri me vlera shum\u00eb. Pyeta shum\u00eb e do t\u00eb shkruaj pak. Po t\u00eb kisha mund\u00ebsi ti shtrydhja mendimet e atyre q\u00eb intervistova mund t\u00eb arrija n\u00eb p\u00ebrfundimin e teknikut t\u00eb helikopter\u00ebve Vok\u00ebrr Punavija, nga Mati, i cili, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb fjal\u00ebkursyer tha:\u201dSa dit\u00eb do t\u00eb kem n\u00eb jet\u00eb, do ta ruaj kujtimin e tij. Ishte, si\u00e7 thon\u00eb sot, me humor (por ai v\u00ebrtet\u00eb), \u201c etalon, nj\u00ebsh\u201d. K\u00ebshtu them dhe un\u00eb: Lulo Musai ishte e mbetet \u201c Nj\u00ebsh\u201d, por jo si num\u00ebr e si radh\u00eb; ai ishte \u201c Nj\u00ebsh\u201d p\u00ebr vlerat q\u00eb bart\u00ebte\u201d. Lulo Musai (Spahaj) ishte \u201c Dashi q\u00eb i prin kopes\u00eb, jo bravarja qe hiqet bran\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb tuf\u00ebs\u201d. Zor se mund t\u00eb gjendet nj\u00eb i dyt\u00eb q\u00eb t\u00eb krahasohet me at\u00eb lab tipik e fisnik.<\/p>\n<p>Me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqja sa m\u00eb tep\u00ebr opinione, fillimisht u telefonova disa shok\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb pran\u00eb heroit. Mendoni q\u00eb shok\u00ebt e mi e t\u00eb Lulos tani jan\u00eb t\u00eb moshuar e me kondicion fizik t\u00eb dob\u00ebt. I telefonova ingjenierit mekanik t\u00eb aviacionit, Vebi Punavija; nj\u00ebrit nga kontributor\u00ebt m\u00eb n\u00eb z\u00eb p\u00ebr konsolidimin e regjimentit t\u00eb helikopter\u00ebve. N\u00eb vitin 1967, kur u vendos q\u00eb Farka t\u00eb b\u00ebhej vendi i dislokimit t\u00eb regjimentit, helikopteri i menaxhuar prej Vebiut, me pilot Lulo Musan\u00eb, u ul i pari n\u00eb l\u00ebndinat ku parashikohej t\u00eb nd\u00ebrtohej heliodromi.<\/p>\n<p>I befasuar e i shqet\u00ebsuar nga telefonata e papritur, i ndodhur p\u00ebrpara k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr t\u00eb rikujtuar nj\u00eb njeri t\u00eb dimensioneve t\u00eb Lulo Musait, Vebiu belb\u00ebzoi: \u201c\u00e7far\u00eb t\u00eb them e \u00e7far\u00eb t\u00eb le pa th\u00ebn\u00eb p\u00ebr at\u00eb njeri, nga ta nis e ku ta sos? B\u00ebmat e Lulo Musait nuk kan\u00eb an\u00eb e fund\u201d. Pastaj pyeta e mora opinionet e mjaft bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb Lulos. U takova me kryeinxhenjerin e regjimentit, t\u00eb m\u00ebn\u00e7urin e t\u00eb shkath\u00ebtin Tajar Ramadani (Sk\u00ebndaj), teknikun e treshes Petrit Levanaj, nj\u00ebrin nga mjeshtrat e shfryt\u00ebzimit t\u00eb helikopterit Mig-4 etj.<\/p>\n<p>Me \u201c bereqet \u201c ishte takimi me teknik\u00ebt e helikopterit Mi-4: Shyqyri Berisha e Sinan Breshani, me Vasil Jakovin, Li\u00e7o Kopa\u00e7en, Siri Godaj, me ingjenierin e skuadriljes s\u00eb dyt\u00eb Dajlan Bir\u00e7e, me Fadil Lelin e Lirim Kananin, me veteranin e aviacionit Shaqo Hoxha (baxhanak i Lulos) dhe gruan e tij \u2013Teut\u00ebn; me vajz\u00ebn e mesme t\u00eb Lulos- Lindit\u00ebn dhe bashk\u00ebshortin e saj \u2013 Genc Sokolin; me pilot\u00ebt: Albert Shkurti; Shp\u00ebtim Baxhaj; Osman Kushta; \u00c7obo Sk\u00ebnderi; Vasil Andoni; Dhori Zhezha; G\u00ebzdar Veipi; Budjon Tollku\u00e7i; Ahmet Sulejmani; Nestor Dhaskali; Nustret Bilani etj. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb pyeta, nj\u00ebz\u00ebri m\u00eb d\u00ebftuan an\u00eb t\u00eb ve\u00e7anta e vlera t\u00eb padiskutueshme nga jeta dhe veprimtaria e atij \u201c ylli\u201d, si pilot, drejtues, m\u00ebsues, shok e prind i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Ndihmes\u00eb t\u00eb pamat\u00eb m\u00eb dha, n\u00eb pun\u00ebn time libri me kujtime i t\u00eb ndjerit Flamur Mickaj i cili ka qen\u00eb shok i t\u00eb nj\u00ebjtit kurs, p\u00ebr pilot, n\u00eb vitet 1948-1952, kur t\u00eb dy p\u00ebrgatiteshin p\u00ebr tu b\u00ebr\u00eb pilot\u00eb, n\u00eb qytetin \u201c Engels\u201d t\u00eb Bashkimit Sovjetik dhe q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shok\u00eb e koleg\u00eb, gjat gjith\u00eb jet\u00ebs. Mbi t\u00eb gjith\u00eb m\u00eb ka ndihmuar e orientuar shkrimtari i nderuar Idajet Jahaj, me monografin\u00eb q\u00eb ka shkruar, koh\u00ebt e fundit; nj\u00eb goxha lib\u00ebr, n\u00eb nderim t\u00eb kujtimit t\u00eb figur\u00ebs shum\u00ebdimensionale t\u00eb pilotit talent Lulo Musai (Spahaj). Eka \u201c gdh\u00ebndur \u201c portretin e Lulos autori i monografis\u00eb:\u201d Shqiponja q\u00eb \u00e7au ret\u00eb\u201d. Na e ka prur\u00eb t\u00eb dashurin e t\u00eb paharruarin ton\u00eb, t\u00eb gjall\u00eb, si\u00e7 ishte: i men\u00e7ur; i qeshur; rigoroz dhe mendjendritur.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Mig\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/mig.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>PORTRETI DHE PRIRJET E LULO MUSAIT (SPAHAJ)<\/strong><\/p>\n<p>Lulo Musan\u00eb e gjeta n\u00eb regjimentin e aviacionit, n\u00eb Rinas, n\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 1963, kur u em\u00ebrova pilot gjuajt\u00ebs \u2013bombardues, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb aviacionit kinez. Ishte komandant i t\u00eb vetmes skuadrile t\u00eb pajisur me aeroplan\u00eb gjuajt\u00ebs \u2013 kap\u00ebs supersonik\u00eb Mig-19 PM.<\/p>\n<p>Aeroplani me t\u00eb cilin fluturonte Lulo, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte i sofistikuar; i pajisur me kat\u00ebr raketa t\u00eb drejtuara aj\u00ebr-aj\u00ebr dhe me llokator\u00eb n\u00eb bord. Z\u00ebv\u00ebnd\u00ebskomandant i skuadriles ishte piloti talent i rrall\u00eb e njeriu i mir\u00eb Anastas Ngjela. T\u00eb dy; komandant e z\u00ebv\u00ebnd\u00ebs ishin nj\u00eb \u00e7ift pilot\u00ebsh emblematik\u00eb dhe e drejtonin at\u00eb nj\u00ebsi luftarake n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer. N\u00eb skuadrilen q\u00eb komandohej prej tyre b\u00ebnin pjes\u00eb pilot\u00eb t\u00eb rrall\u00eb si:<\/p>\n<p>1) Mahmut Hysa (Uku);<br \/>\n2) Halit Bulku;<br \/>\n3) Serafin Dhegani;<br \/>\n4) Nestor Dhaskali;<br \/>\n5) Bilal Josja;<br \/>\n6) Astrit Mersini;<br \/>\n7) Vasil Kromidha;<br \/>\n8) Agron Daci;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>ISHTE DHE MBETI KOMANDANT SHKRUAR NGA NIAZI NELAJ, D\u00cbRGOI P\u00cbR PUBLIKIM: GJIN MUSA, GAZETAR Jam p\u00ebrfillur disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb monografi n\u00eb nderim t\u00eb nj\u00ebrit nga \u201cyjet\u201de aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, di\u00e7ka m\u00eb ka prapsur dhe e kam nisur pun\u00ebn nga e para. M\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68100,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-7591","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"ISHTE DHE MBETI KOMANDANT SHKRUAR NGA NIAZI NELAJ, D\u00cbRGOI P\u00cbR PUBLIKIM: GJIN MUSA, GAZETAR Jam p\u00ebrfillur disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb monografi n\u00eb nderim t\u00eb nj\u00ebrit nga \u201cyjet\u201de aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, di\u00e7ka m\u00eb ka prapsur dhe e kam nisur pun\u00ebn nga e para. M\u00eb n\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-15T14:44:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-06T06:38:22+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"474\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"680\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ)\",\"datePublished\":\"2016-10-15T14:44:18+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T06:38:22+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/\"},\"wordCount\":4146,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lulo_musai.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/\",\"name\":\"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lulo_musai.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-15T14:44:18+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-06T06:38:22+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lulo_musai.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/10\\\/lulo_musai.jpg\",\"width\":474,\"height\":680,\"caption\":\"Lulo Musai\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"ISHTE DHE MBETI KOMANDANT SHKRUAR NGA NIAZI NELAJ, D\u00cbRGOI P\u00cbR PUBLIKIM: GJIN MUSA, GAZETAR Jam p\u00ebrfillur disa her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb monografi n\u00eb nderim t\u00eb nj\u00ebrit nga \u201cyjet\u201de aviacionit shqiptar: Lulo Musai (Spahaj), por sa here e kam nisur shkrimin, di\u00e7ka m\u00eb ka prapsur dhe e kam nisur pun\u00ebn nga e para. M\u00eb n\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-15T14:44:18+00:00","article_modified_time":"2021-05-06T06:38:22+00:00","og_image":[{"width":474,"height":680,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ)","datePublished":"2016-10-15T14:44:18+00:00","dateModified":"2021-05-06T06:38:22+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/"},"wordCount":4146,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/","name":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ) - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg","datePublished":"2016-10-15T14:44:18+00:00","dateModified":"2021-05-06T06:38:22+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/10\/lulo_musai.jpg","width":474,"height":680,"caption":"Lulo Musai"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/monografi-kushtuar-pilotit-te-klasit-te-pare-lulo-musai-spahaj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"MONOGRAFI KUSHTUAR PILOTIT T\u00cb KLASIT T\u00cb PAR\u00cb LULO MUSAI (SPAHAJ)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7591","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7591"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7591\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68101,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7591\/revisions\/68101"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7591"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7591"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7591"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}