{"id":7747,"date":"2016-10-21T20:50:59","date_gmt":"2016-10-21T19:50:59","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=7747"},"modified":"2021-05-13T00:46:43","modified_gmt":"2021-05-12T22:46:43","slug":"letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/","title":{"rendered":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi?"},"content":{"rendered":"<blockquote>\n<ul>\n<li><strong><em>Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 15-vje\u00e7ar ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr pushtetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb lidhje me realitetin disi t\u00eb zymt\u00eb ekonomik n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>T\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb, e shkruar me kaq pafaj\u00ebsi dhe ndjenj\u00eb vjen nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are.\u00a0<\/em><\/strong><\/li>\n<li><strong><em>\u00a0Ai shkruan se n\u00ebse Steve Jobs do t\u00eb kishte lindur n\u00eb Shqip\u00ebri, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb kishte iPhone.<\/em><\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<\/blockquote>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2017\/11\/nilidon_pepushaj.jpg\" alt=\"Nilidon Pepushaj\" width=\"410\" height=\"410\" \/><\/p>\n<p><em>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ilustrim i thjesht\u00eb, q\u00eb tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk jepen shanse p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e talentuar.<\/em><\/p>\n<p><strong>LETRA<\/strong> (botuar n\u00eb <a href=\"http:\/\/www.panorama.com.al\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Panorama<\/a>, <em>20.10.2016<\/em>)<\/p>\n<p>Qyteti im, Shkodra, \u00ebsht\u00eb i bukur, \u00ebsht\u00eb i dashur. Si f\u00ebmij\u00eb ia num\u00ebroj edhe pikat e shiut, edhe flok\u00ebt e bor\u00ebs, edhe dihatjet n\u00eb ver\u00eb apo drithmat n\u00eb acar. Por vlerat e plota t\u00eb pashfryt\u00ebzuara t\u00eb qytetit tim, jan\u00eb t\u00eb path\u00ebnshme p\u00ebr mosh\u00ebn time 15 vje\u00e7are. Di se meriton t\u00eb njihet bot\u00ebrisht, t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00ebp\u00ebr diskutime e projekte, t\u00eb shquhet si qytet i mrekullive q\u00eb t\u00eb ndez d\u00ebshira n\u00eb zemr\u00ebn e gjithkujtv q\u00eb e viziton. Pra, dua t\u2019u them t\u00eb rriturve, jo me shum\u00eb krenari, se ky qytet i lasht\u00eb sa Roma, sa Parisi, me aspak m\u00eb pak pasuri, ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim, p\u00ebr njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb ide e vullnet p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>N\u00eb Shkodr\u00ebn e vitit 2016, kemi \u00ebndrrat tona, edhe n\u00eb Parisin e vitit 2016, t\u00eb rinjt\u00eb si un\u00eb kan\u00eb \u00ebndrrat e veta. K\u00ebto \u00ebndrra-k\u00ebrkesa, nuk do ken\u00eb fund kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb. Gjithmon\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb duan m\u00eb shum\u00eb. Por, nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb tani dhe shpresoj t\u00eb mos zgjat\u00eb gjat\u00eb. Shkodra e shekullit t\u00eb 21 nuk i ngjan Parisit t\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjtit shekull (<em>nuk dua ta krahasoj me Parisin e ca shekujve m\u00eb par\u00eb<\/em>).<\/p>\n<p>Shtetet q\u00eb sot kan\u00eb v\u00ebmendje globale shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb maksimum mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Sikur kjo t\u00eb ndodhte n\u00eb atdheun tim, besoj se qyteti m\u00eb premtues do t\u00eb ishte Shkodra, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk e them vet\u00ebm se jam vendas, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin jam i lumtur, por e sugjeroj, sepse shoh q\u00eb n\u00eb krahasim me qytetet e tjera jo vet\u00ebm shqiptare, Shkodra ime \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb banuar p\u00ebr shkak t\u00eb ajrit shum\u00eb t\u00eb past\u00ebr q\u00eb vjen nga mali e nga pem\u00ebt, ushqimit t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm q\u00eb prodhohet n\u00eb shum\u00eb drit\u00eb e rreze dielli e ujit kristal, por p\u00ebr burime e faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb bashkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, do t\u00eb krijonin parajs\u00ebn mbi tok\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ku q\u00ebndron dallimi mes Shkodr\u00ebs e Parisit?<\/strong><\/p>\n<p>Jan\u00eb t\u00eb shumta, t\u00eb prekshme, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb pyetja e duhur, pasi k\u00ebto dallime krijohen nga njer\u00ebzit. E pse ka ngjar\u00eb k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Disa thon\u00eb se arsyeja \u00ebsht\u00eb se jetojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr e po t\u00eb banonin n\u00eb Paris do t\u00eb ndryshonin. Un\u00eb nuk mund t\u00eb bindem. Nuk \u00ebsht\u00eb Parisi ai q\u00eb ndryshoi gj\u00ebrat, i\u00a0ndryshuan banor\u00ebt e tij.<\/p>\n<p>Shkodra, ashtu si Parisi, nuk flet, nuk edukon asnj\u00ebri, as keq as mir\u00eb.<\/p>\n<p>Guxoj t\u00eb gjykoj se Shkodra m\u00ebm\u00eb na jep mund\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha dhe rinia nuk duhet t\u00eb largohet drejt rrug\u00ebve pa rrug\u00eb t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb e pret ftoht\u00eb; jemi si amfiteat\u00ebr natyror, i rrethuar nga malet, kemi ujin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Bot\u00eb, ajri i past\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, toka pjellore, pasuri n\u00ebntok\u00ebsore, ushqimet m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme, peisazhe natyrore nga m\u00eb fantastiket, kafsh\u00ebt, klim\u00eb t\u00eb pakrahasueshme. \u00c7far\u00eb do t\u00eb donte m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb njeri?<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, jemi ne q\u00eb i fshehim k\u00ebto mrekullira nga syri i bot\u00ebs. Interesat personale t\u00eb lider\u00ebve tan\u00eb dhe memecll\u00ebku yn\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb vdesin edhe shpirtrat revolucionar\u00eb, dhe t\u00eb stepen idet\u00eb p\u00ebr zhvillim. Askush nuk na ka faj?!<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ka Sena e Parisit m\u00eb shum\u00eb se Buna e Shkodr\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Asgj\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka Sena e Parisit m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzuar se Buna e Shkodr\u00ebs? Vet\u00eb Sen\u00ebn.<\/p>\n<p>Bun\u00ebn time t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dua ta shoh duke mbajtur n\u00eb kurriz anije tregtare, tragete, varka plot qeshje e dashuri. Dua ta shoh nj\u00eb port t\u00eb madh, dua ta shoh t\u00eb zgjuar, duke transportuar ato pasuri e vlera drejt Per\u00ebndimit e anasjelltas, dua q\u00eb Buna t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb jo vet\u00ebm vizualisht! Si\u00e7 edhe ka qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb. Dua t\u00eb zgjohem nga zhurma e sirenave t\u00eb anijeve, q\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes (<em>e jo nga eZani i xhamive &#8211; sh\u00ebnimi im A\u00c7<\/em>), q\u00eb t\u00eb shkoj n\u00eb shkoll\u00eb me shpres\u00eb se t\u00eb rriturit mendojn\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre, dua q\u00eb n\u00eb shkolla t\u00eb projektohet e ardhmja, edukimi i brezit t\u00eb ri, i cili shpresoj t\u00eb mos i p\u00ebrngjaj\u00eb atij q\u00eb po ik\u00ebn, pasi kur shohim projektet e rrug\u00ebve n\u00eb nd\u00ebrtim, habitemi. Si f\u00ebmij\u00eb edhe habitemi, edhe k\u00ebnaqemi!<\/p>\n<p>Po investohet n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha! Por pas inagurimit shohim se p\u00ebrmir\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb vogla. Nga ik\u00ebn parat\u00eb e tjera t\u00eb investimit? Thua t\u00eb gjitha u derdh\u00ebn n\u00eb nd\u00ebrtimin e asaj rruge, q\u00eb shoh un\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe dikush m\u00eb thot\u00eb ka kushtuar nj\u00eb met\u00ebr rrug\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb meter tunel diku n\u00eb Per\u00ebndim? \u00c7udit\u00ebrisht, kjo situat\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebn lajm t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ask\u00ebnd sot. \u00c7far\u00eb ka ndodhur me shtetar\u00ebt tan\u00eb?! Nuk u edukuan si\u00e7 duhet n\u00eb shkoll\u00eb? Apo nuk u edukuan fare, pasi diplom\u00ebn e shk\u00ebmbyen me ca karamele a \u00e7okollata, apo thjesht e blen\u00eb me para. (<em>jan\u00eb turqeli, kan\u00eb mentalitet t\u00eb korrupuar turqeliko-islamik, e nuk mund t\u00eb integroghen me kultur\u00ebn e karakterin e politikan\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb &#8211; sh\u00ebnimi im A\u00c7<\/em>)<\/p>\n<p>Talenti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb financiare \u00ebsht\u00eb i destinuar q\u00eb t\u00eb mbetet askushi, \u00ebndrrat e tij duhen rr\u00ebzuar e t\u00eb punoj\u00eb si \u00e7do person tjet\u00ebr, popull, t\u00eb pranoj\u00eb fatin e tij, t\u00eb n\u00ebnshtrohet para nj\u00eb krimineli, nj\u00eb nga ligjet e pashkruara t\u00eb jetes\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p>E dini kush ishte <strong>Steve Jobs<\/strong> para se t\u00eb krijonte kompanin\u00eb e tij? Askushi. Falenderoj Zotin q\u00eb nuk lindi n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi sot nuk do kisha iPhone.<\/p>\n<p>Edhe Shqip\u00ebria ime, edhe Shkodra ime lind njer\u00ebz q\u00eb krijojn\u00eb historin\u00eb, q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e ardhsh\u00ebm, t\u00eb mos d\u00ebgjojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr vrasje, por p\u00ebr shpikjet q\u00eb paraardh\u00ebsit e tyre i prun\u00eb njer\u00ebzimit, mjafton t\u00eb jemi t\u00eb qytet\u00ebruar, nd\u00ebrtues. Thjesht\u00eb, si i ri 15 vje\u00e7ar, po vizatoj realitetin aktual t\u00eb hidhur, si\u00e7 e shoh, p\u00ebr t\u00eb cilin, \u201cdjajt\u00eb\u201d e shtetit ton\u00eb k\u00ebnaqen, pasi k\u00ebto monstra lider\u00ebsh, duket se duan ta mbajn\u00eb popullin e tyre sa m\u00eb injorant, p\u00ebr p\u00ebrfitim!<\/p>\n<p><strong>N\u00ebse provojm\u00eb mund t\u00eb humbim, n\u00ebse nuk provojm\u00eb, kemi humbur!<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe ve\u00e7mas Shkodra ka nxjerr\u00eb shum\u00eb figura, sidomos n\u00eb art e kultur\u00eb. Ndoshta, para se t\u00eb arrinin aty ku shkuan, u p\u00ebrfol\u00ebn apo u p\u00ebr\u00e7muan. Pik\u00ebrisht kjo \u00ebsht\u00eb injoranca e t\u00eb paaft\u00ebve ziliqar\u00eb, e cila u shton nj\u00eb buz\u00ebqeshje n\u00eb fytyr\u00eb drejtuesve tan\u00eb. Sa koh\u00eb \u00e7\u00ebshtja r\u00ebndon tek ti, do t\u00eb duhej t\u00eb mundje ti mposhtshe ato t\u00eb qeshura ironike. Ky \u00ebsht\u00eb guximi q\u00eb i duhet koh\u00ebs son\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb sot i duhen vendit tim.<\/p>\n<p>Ndikimi i turizmit n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb do ishte shum\u00eb m\u00eb i madh, n\u00ebse njer\u00ebzit, n\u00eb duart e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb besuar kjo, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb ishin t\u00eb ndersh\u00ebm, t\u00eb dinin t\u00eb menaxhonin mir\u00eb pun\u00ebn e tyre. Bregdeti i Adriatikut dhe Jonit do t\u00eb frekuentoheshin m\u00eb shum\u00eb, n\u00ebse turist\u00ebt do flisnin edhe n\u00eb vendet e tyre fjal\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr pushimet. Duhet t\u2019i k\u00ebnaqim. Duhet t\u00eb sh\u00ebrbejm\u00eb, duhet t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrunjur.<\/p>\n<p>Si i ri ndihem jo mir\u00eb kur shkoj n\u00eb plazh. Nuk shoh roje bregdetare si n\u00eb Itali p\u00ebr shembull, ku edhe r\u00ebr\u00ebn e sjellin pasi nuk e kan\u00eb, por n\u00eb v\u00ebnd t\u00eb rojeve ka mbeturina q\u00eb m\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb shikimin n\u00eb gjith\u00eb horizontin. Ndihem keq q\u00eb jam pjes\u00eb e nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb hedh mbeturinat n\u00eb uj\u00eb n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb momentin q\u00eb duan t\u00eb kthehen n\u00eb banes\u00ebn e tyre, aty ku m\u00eb von\u00eb do t\u00eb lahen p\u00ebrs\u00ebri ata, apo \u00e7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka, ndonj\u00eb person tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo duhet nd\u00ebshkuar! N\u00eb Durr\u00ebs thon\u00eb: <em>at\u00eb q\u00eb b\u00ebn n\u00eb det do ta gjesh n\u00eb krip\u00eb<\/em>. Ligjet duhet t\u00eb funksionojn\u00eb m\u00eb mir\u00eb e jo vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shtres\u00eb shoq\u00ebrore t\u00eb caktuar q\u00eb shum\u00ebher\u00eb nd\u00ebshkohet vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb e varf\u00ebr dhe e paditur. Po, po, ende duket sikur shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb shtresa, si n\u00eb Egjipin e lasht\u00eb, apo si n\u00eb epok\u00ebn e Hanibalit.<\/p>\n<p>Shoh pun\u00ebtor\u00eb q\u00eb punojn\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn duke fshir\u00eb rrug\u00ebt, e shp\u00ebrblehen, ndoshta edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy apo tri muaj, me nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfillshme, me t\u00eb cil\u00ebn ndoshta mund t\u00eb ushqejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, q\u00eb nuk shkojn\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb, por, e them me dhembshuri, dalin rrug\u00ebve e k\u00ebrkojn\u00eb l\u00ebmosh\u00eb. Por kush ti ndihmoj\u00eb? Njer\u00ebzit q\u00eb konsumojn\u00eb koh\u00ebn n\u00ebp\u00ebr pijetore? Ata jan\u00eb aty pik\u00ebrisht se jan\u00eb t\u00eb papun\u00eb, apo t\u00eb rraskapitur pas nj\u00eb dite t\u00eb lodhshme pune, nga e cila mund t\u00eb ken\u00eb fituar sa p\u00ebr t\u00eb jetuar, jo p\u00ebr t\u00eb kursyer.<\/p>\n<p>T\u00eb kontribuojn\u00eb kamarier\u00ebt, q\u00eb edhe ata k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u fal\u00ebsh, p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb, prind\u00ebrit e t\u00eb cil\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 pastrimit t\u00eb rrug\u00ebve? Ato kamarier\u00eb me nj\u00eb rrog\u00eb minimale, me nj\u00eb diplom\u00eb mjeku, inxhinieri apo avokati n\u00eb xhep, mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre jasht\u00eb vendit, duke l\u00ebn\u00eb koh\u00ebn dhe v\u00ebndin e tyre vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Ndryshimi \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm. N\u00ebse disa prej tyre do t\u00eb realizoheshin, Parisi, New Yorku, Londra, Roma etj., do t\u00eb fshiheshin nga lista e vendeve p\u00ebr t&#8217;u vizituar, sidomos p\u00ebrball\u00eb Shkodr\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb dhe un\u00eb nuk do m\u00ebndohesha pas dy a tri vitesh t\u2019i them, a mos t\u2019i lamtumir\u00eb Shkodr\u00ebs sime, Shqip\u00ebris\u00eb sime.<\/p>\n<p><strong><em>Nilidon Pepushaj<\/em><\/strong><br \/>\n<em>Klasa e 9B<\/em><br \/>\n<em>Shkolla Jopublike \u201cZemra e Krishtit\u201d<\/em><br \/>\n<em>Shkod\u00ebr<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 15-vje\u00e7ar ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr pushtetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb lidhje me realitetin disi t\u00eb zymt\u00eb ekonomik n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 T\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb, e shkruar me kaq pafaj\u00ebsi dhe ndjenj\u00eb vjen nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are.\u00a0 \u00a0Ai shkruan se n\u00ebse Steve Jobs do t\u00eb kishte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":46760,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-7747","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 15-vje\u00e7ar ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr pushtetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb lidhje me realitetin disi t\u00eb zymt\u00eb ekonomik n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 T\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb, e shkruar me kaq pafaj\u00ebsi dhe ndjenj\u00eb vjen nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are.\u00a0 \u00a0Ai shkruan se n\u00ebse Steve Jobs do t\u00eb kishte [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-21T19:50:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-12T22:46:43+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"610\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi?\",\"datePublished\":\"2016-10-21T19:50:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-12T22:46:43+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/\"},\"wordCount\":1823,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/\",\"name\":\"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg\",\"datePublished\":\"2016-10-21T19:50:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-12T22:46:43+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/11\\\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg\",\"width\":600,\"height\":610,\"caption\":\"Nilidon Pepushaj me kapele\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi?\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs 15-vje\u00e7ar ka shkruar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur p\u00ebr pushtetar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb lidhje me realitetin disi t\u00eb zymt\u00eb ekonomik n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0 T\u00eb mendosh q\u00eb nj\u00eb let\u00ebr e till\u00eb, e shkruar me kaq pafaj\u00ebsi dhe ndjenj\u00eb vjen nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i nj\u00eb shkolle 9-vje\u00e7are.\u00a0 \u00a0Ai shkruan se n\u00ebse Steve Jobs do t\u00eb kishte [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-10-21T19:50:59+00:00","article_modified_time":"2021-05-12T22:46:43+00:00","og_image":[{"width":600,"height":610,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi?","datePublished":"2016-10-21T19:50:59+00:00","dateModified":"2021-05-12T22:46:43+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/"},"wordCount":1823,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/","name":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi? - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg","datePublished":"2016-10-21T19:50:59+00:00","dateModified":"2021-05-12T22:46:43+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/nilidon_pepushaj_me_kapele.jpg","width":600,"height":610,"caption":"Nilidon Pepushaj me kapele"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/letra-mahnitese-e-nxenesit-nga-shkodra-cfare-ka-me-shume-parisi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Letra mahnit\u00ebse e nx\u00ebn\u00ebsit nga Shkodra: \u00c7far\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb Parisi?"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7747","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7747"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7747\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68376,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7747\/revisions\/68376"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/46760"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7747"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7747"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7747"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}