{"id":8156,"date":"2016-11-04T23:07:16","date_gmt":"2016-11-04T22:07:16","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8156"},"modified":"2021-05-14T01:59:34","modified_gmt":"2021-05-13T23:59:34","slug":"shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/","title":{"rendered":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr &#8211; akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr"},"content":{"rendered":"<p><strong>TONIN TOMA<\/strong><\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Sirdani ndrysh i thirrur n\u00eb em\u00ebr edhe Lek\u00eb lindi m\u00eb 1892 n\u00eb Bog\u00eb t\u00eb Kelmendit. Ishte frat Jezuit, folklorist, etnograf e publicist.<\/p>\n<p>I lindur n\u00eb nj\u00eb familje mal\u00ebsore t\u00eb njohur t&#8217;asaj krahine, i vdiq e \u00ebma kur ishte pes\u00eb vje\u00e7. I ati, Dak\u00eb Sirdani, mbetur i vej\u00eb e duke mos dasht\u00eb t\u00eb martohej p\u00ebrs\u00ebri iu p\u00ebrshkushtua edukimit t\u00eb t\u00eb bijve, Marinit dhe Lek\u00ebs. Shp\u00ebrngulen p\u00ebr n\u00eb Guc\u00ed ku kishin miq e t\u00eb af\u00ebrm. Varf\u00ebria e madhe e b\u00ebri Dak\u00ebn me lyp\u00eb ndihm\u00eb nga hoxha i Gucis\u00eb. Me t\u00eb marrun vesh se djem\u00ebt i p\u00ebrkisnin nj\u00eb familje katolike, zbret me to n\u00eb Shkod\u00ebr duke trokit\u00eb nd\u00ebr institucionet katolike.[1] Ku Leka 7 vje\u00e7ar pranohet n\u00eb kolegjin Saverian. M\u00eb tej iu mund\u00ebsua t\u00eb vijonte studimet n\u00eb Austr\u00ed, n\u00eb Innsbruck. Me t\u00eb ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7on mesh\u00ebn e par\u00eb m\u00eb 24 prill 1916.[2] Sh\u00ebrbeu si famullitar n\u00eb Malc\u00ed t\u00eb Madhe, Re\u00e7, Shkrel, Bog\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Marin dhe Aleksand\u00ebr Sirdani\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/marin_aleksander_sirdani.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> U p\u00ebrkushtua p\u00ebr mbledhjen e pasuris\u00eb shpirt\u00ebrore komb\u00ebtare: legjendat, mitet, p\u00ebrrallat, fjal\u00ebt e urta, traditat deri tek bestytnit\u00eb e lashta q\u00eb ndesheshin nep\u00ebr mal\u00ebsi. Bashk\u00eb me miqt\u00eb e tij, \u00c1t Donat Kurtin e Dom Nikoll\u00eb Gazullin, porsi bleta nektarin mblodh\u00ebn nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore q\u00eb do ishte korpusi i v\u00ebrtet\u00eb etnografik i popullit shqiptar. M\u00eb 1945 Dom Lek\u00eb Sirdani ishte famullitar n\u00eb Bog\u00eb, kur dhe nisi hatash\u00ebm persekutimi dhe perndjekja. Me dat\u00eb 26 korrik 1948 Dom Leka, si e th\u00ebrriste populli, i mbushun me mllef p\u00ebr \u00e7ka po ndodhte, por edhe me nj\u00eb besim gati biblik, n\u00eb mesh\u00ebn e s\u00eb djel\u00ebs, atje n\u00eb Bog\u00ebn e tij, u tha besimtar\u00ebve: \u201cV\u00ebllaz\u00ebn e motra, nji re e zez\u00eb na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do t\u00eb kaloj\u00eb e nj\u00eb re e bardh\u00eb do t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e na do t\u00eb dalim p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb drit\u00eb si gur\u00ebt e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen\u201d, duke huazuar vargun e famsh\u00ebm nga Eposi yn\u00eb i art\u00eb i Kreshnik\u00ebve. M\u00eb 27 korrik 1948, duke gjet\u00eb si pretekst fjal\u00ebt e predkut t\u00eb nj\u00eb dite m\u00eb par\u00eb, e arrestuan, e t\u00ebrhoqen rr\u00ebshan\u00eb mbas kalit prej Boge n\u00eb Koplik, sa arriti n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Koplikut pa k\u00ebpuc\u00eb e veladon saq\u00eb nuk dallohej \u00e7far\u00eb ishte, ku filluan mbi t\u00eb, ashtu si edhe mbi meshtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, torturat m\u00eb \u00e7njer\u00ebzore. [3]<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprat e p\u00ebrmbledhura q\u00eb ai botoi qen\u00eb \u00abShqyptari i vog\u00ebl\u00bb (Kang\u00eb p\u00ebr Strehe Foshnjore Fillore. Perktheu prej gjermanishtes nga D. Aleksander Sirdani, Shkoder, 1930.), \u00abKallxime popullore\u00bb (Shkoder, 1933), \u00abFjal\u00eb ari\u00bb (Shkoder 1928.), \u00abLegjenda e gjethes s\u00eb purrinit\u00bb, \u00abFrati i ri\u00bb. Nder t\u00eb tjera shkroi n\u00eb poezi Dekalogun (Dhjet\u00eb Urdhnimet) p\u00ebr m&#8217;i ba ma t\u00eb leht\u00eb n\u00eb m\u00ebsi, po ashtu dhe \u00abMartiri i Eukarist\u00eds\u00bb (Sh. Tar\u00e7izi). Vepra tjera: \u00abNora e bukur\u00bb, Shkoder, 1942; \u00abMbretnesha e vog\u00ebl\u00bb, Shkoder 1934; \u00abPara frontit t\u00eb hireve\u00bb, Kang\u00eb t\u00eb divo\u00e7me, p\u00ebrktheu Aleksand\u00ebr Sirdani, Shkod\u00ebr 1934; \u00abFolklore\u00bb. P\u00ebrmbledhje vrojtimesh p\u00ebrmbi zakonet edhe gjuh\u00ebn popullore t\u00eb botueme n\u00eb revist\u00ebn \u00abLeka\u00bb nd\u00ebr 11 vjet\u00ebt e para. III. Kang\u00eb vajtime. Mbledh\u00eb prej Aleksand\u00ebr Sirdanit, Tiran\u00eb, 1940.<\/p>\n<p><strong>Marin Sirdani (1885-1962) ishte frat fran\u00e7eskan, dhe historian i specializuar n\u00eb Mesjet\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Lindi n\u00eb Bog\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje fisnike, e njohur edhe n\u00eb treva t\u00eb tjera t\u00eb Veriut. I ati, Daka, e humbi her\u00ebt t\u00eb shoqen e mbet i vej, e dy djemt\u00eb ngel\u00ebn jetim\u00eb: Marini shtat\u00eb vje\u00e7, Aleksandri dy vjet m\u00eb i vog\u00ebl. I ati, q\u00eb nuk desht t\u00eb martohej m\u00eb, iu kushtua rritjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Boga e ashp\u00ebr dhe e vorf\u00ebn, konfliktet ballkanike q\u00eb kishin shp\u00ebrthyer n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt, e b\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb jet\u00ebn e familjes Sirdani. Boga, e gjendur n\u00ebn pushtimin osman e n\u00ebn trysnin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, i cili i p\u00ebrkrahun nga Serbia e Rusia, k\u00ebrkonte territore t\u00eb reja n\u00eb d\u00ebm t\u00eb fqij\u00ebve, i kishte kthyer mal\u00ebsor\u00ebt n\u00eb at\u00eb gjendje, sa me t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mbijetonin.<\/p>\n<p>I gjendur n\u00eb k\u00ebto rrethana, Dak\u00eb Sirdanit iu desh ta linte fshatin e tij dhe u strehua n\u00eb Guc\u00ec, ku kishte miq e t\u00eb af\u00ebrm e ku, gjithsesi, jeta ishte pak ma e mir\u00eb. Vorfnia e madhe i ngushtoi q\u00eb t&#8217;i lypshin ndihm\u00eb hoxh\u00ebs s\u00eb Gucis\u00eb. Me t\u00eb marrur vesh se f\u00ebmij\u00ebt ishin nga familje katolike, q\u00eb t&#8217;i nd\u00ebrronte fen\u00eb, i uli n\u00eb Shkod\u00ebr dhe trokiti nd\u00ebr institucionet katolike. N\u00eb mosh\u00ebn 9-vje\u00e7are Marinin e futi n\u00eb Kolegjen Fran\u00e7eskane. Ai e mbajti mend gjithnj\u00eb fytyr\u00ebn e atij hoxh\u00ebs mjek\u00ebr dendur, q\u00eb e kishte \u00e7uar tek dera e fret\u00ebnve, e nderonte kujtimin e tij dhe vazhdimisht thoshte se Hoxha i Gucis\u00eb kishte qen\u00eb &#8220;nji sh\u00eajt musliman shqiptar&#8221;.[1] Marini, si kreu edhe shkoll\u00ebn e mesme n\u00eb Kolegjin Fran\u00e7eskan (apo Liceun e Fisht\u00ebs, si i thonin shkodran\u00ebt), zgjodhi Urdhnin e Sh\u00ebn Fran\u00e7eskut. Kolegji fran\u00e7eskan ishte nj\u00eb \u00e7erdhe shqiptarizmit dhe, kur u rrit Marini, k\u00ebrkonte t\u00eb kishte ideal jete Marin Barletin[1]. Mbasi vijoi studimet e larta n\u00eb Gratz t\u00eb Austris\u00eb, n\u00eb vitin 1916 kthehet n\u00eb Atdhe dhe shugurohet meshtar.<\/p>\n<p>Vitet e para t\u00eb meshtaris\u00eb At\u00eb Marini sh\u00ebrbeu n\u00eb Kthell\u00eb, Pishkash, Baz\u00eb-af\u00ebr Burrelit e Matit, koh\u00eb e zona t\u00eb cilat ai do t\u2019i shfryt\u00ebzonte p\u00ebr botimin pak vite m\u00eb von\u00eb t\u00eb vepr\u00ebs \u201cSkenderbeu simbas goj\u00ebdhanave\u201d. Vep\u00ebr e cila plot\u00ebsonte boshlleqet e detajet p\u00ebr t\u00eb cilat e kishte porositur At\u00eb Shtjef\u00ebn Gje\u00e7ovi, mbi gjith\u00eb tradit\u00ebn popullore, toponomastiken dhe legjendat mbi Heroin Komb\u00ebtar. E transferuan nga Pishkashi si m\u00ebsues n\u00eb Troshan. Mbas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore filloi aktivitetin si shkrimtar e historian. N\u00eb vitin 1922 e th\u00ebrrasin n\u00eb Shkod\u00ebr, pran\u00eb Kolegjit Fran\u00e7eskan, ku bashk\u00eb me At\u00eb Gjergj Fisht\u00ebn, At\u00eb Pal Dodajn e Imzot Vin\u00e7ens Prenushin, e shum\u00eb intelektual\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Shkodr\u00ebs, \u00e7elin t\u00eb parin lice me cik\u00ebl t\u00eb plot\u00eb i stilit klasik, t\u00eb cilin e em\u00ebruan \u201cIllyricum\u201d. At\u00eb Marini do jepte aty Histori dhe Doktrin\u00eb t\u00eb Krishten\u00eb; n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u b\u00eb strumbullari i nj\u00eb rrethi intelektual\u00ebsh t\u00eb rinj shkodran\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme. Profesori i ditur u em\u00ebrua m\u00eb von\u00eb Drejtor i Gjimnazit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb shkruan veprat &#8220;Skenderbegu mbas goj\u00ebdhanash&#8221;[2] (kryevepra e tij, ku p\u00ebrmblodhi mbetjet e fundit t\u00eb kujtimeve popullore arbnore p\u00ebr heroin e Kombit[1]), &#8220;P\u00ebr historin\u00eb komb\u00ebtare&#8221;, monografia &#8220;Shqipnia e Shqiptar\u00ebve&#8221; m\u00eb 1941, &#8220;Vepra komb\u00ebtare e Fran\u00e7eskan\u00ebve&#8221;, si dhe legjenda q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb thesarin e k\u00ebsaj lame n\u00eb revistat \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d e \u201cLeka\u201d si shkrimet me vler\u00eb: P\u00ebr \u00e7ka faj\u00ebsohet Sk\u00ebnderbegu, Kontributi i katolik\u00ebve n\u00eb Shqipn\u00ed, Nora e Kelmendit, Vorri i Skenderbegut, etj; ashtu edhe n\u00eb shum\u00eb gazeta t\u00eb koh\u00ebs, pse ai kishte aft\u00ebsin\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb komunikonte me t\u00eb gjitha shtresat, ashtu edhe me intelektual\u00eb t\u00eb preardhjeve t\u00eb ndryshme krahinore e fetare.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur u ba edhe Dekan i Kuvendit t\u00eb Fran\u00e7eskan\u00ebve t\u00eb Lagjes Arra e Madhe n\u00eb Shkod\u00ebr, d\u00ebshmoi interesim t\u00eb jasht\u00ebzakonshem e aft\u00ebsi po t\u00eb tilla n\u00eb komunikimin me t\u00eb rijt\u00eb tue tregue interesim e tue ba deri sakrifica, q\u00eb ma se nj\u00eb her\u00eb i hapen edhe telashe, p\u00ebr arsimimin dhe edukimin e t\u00eb rij\u00ebve. Tipizuese e rolit dhe e vlerave t\u00eb tij si edukator do t\u00eb mbesin fjal\u00ebt e At Fisht\u00ebs: \u201cRinia e Shkodr\u00ebs nuk e di ende \u00e7\u2019personalitet i shquem gjendet n\u00eb mes tyne\u201d.<\/p>\n<p>At\u00eb Marin Sirdani ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr historian\u00ebt tan\u00eb ma t\u00eb dijtun, nj\u00eb historian q\u00eb shquhej p\u00ebr paan\u00ebsin\u00eb e analiz\u00ebs shkencore historike, nj\u00eb metodist q\u00eb p\u00ebr fat t\u00eb keq buk u muer shembull nga ata q\u00eb ma von\u00eb do ta zhbanin historin\u00eb. Kishte nj\u00eb bibliotek\u00eb shum\u00eb t\u00eb pasun p\u00ebr historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb n&#8217;epok\u00ebn mesjetare e n&#8217;ate t\u00eb re me autor\u00eb si Ana Komnena, Kontakuzeni, Sonsovino, Du Cange, Barleti e Biemi, etj. Nga ato modern\u00eb Fallmerayer, Thall\u00f3czy, Gelcich, Jorga e Statdmuller e autor t\u00eb historis\u00eb kishtare fran\u00e7eskane, Cezar Baroni, Gonzages, Fabianch, Mibocevich, etj. D\u00ebshmit\u00eb e atyre q\u00eb e kan\u00eb njohur e pikturojn\u00eb me admirim figuren e \u00c1t Sirdanit, historian herudit, njeri me kultur\u00eb t\u00eb madhe, edukator i madh i rinis\u00eb, meshtar dhe superior shembullor\u00eb, filt\u00ebr n\u00eb kontrastin mes Kish\u00ebs Katolike dhe Shtetit Shqiptar[2].<\/p>\n<p>P\u00ebrgatitja e tij e gjithanshme, vendosm\u00ebria dhe kthjellt\u00ebsia se, sidoqoft\u00eb, duhej shp\u00ebtuar Kisha Katolike Shqiptare, i vuri m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi ata t\u00eb Komisionit Qeveritar t\u00eb kryesuem prej Tuk Jakov\u00ebs. Tukun e kishte pasur nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb filloren e shkoll\u00ebs shtet\u00ebrore, me t\u00eb cilin kishte dhe raporte relativisht t\u00eb mira. E mandej Komisionin me n\u00eb krye vet\u00eb Mehmet Shehun, aqsa, p\u00ebr t\u00eb heq\u00eb qafe nj\u00eb bashk\u00ebbisedues t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, e fut\u00ebn n\u00eb burg p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb, me akuz\u00ebn (e paprovuar as me falsifikime n\u00eb gjyq), se kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje me u lidh\u00eb me Vatikanin. U lirua nga burgu aty nga fundi i 1959 apo fillimi i 1960[3], dhe vazhdoi duke vepruar deri n\u00eb fund n\u00eb kuvendin e Arr\u00ebs s\u00eb Madhe. Vdiq nga tuberkulozi m\u00eb 14 shkurt 1962, 77 vje\u00e7, i rrethuar nga fretnit e Kuvendit[2].<\/p>\n<p>N\u00eb revist\u00ebn \u201cHylli i Drit\u00ebs\u201d At\u00eb Marin Sirdani, bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i k\u00ebsaj reviste, flet p\u00ebr historin\u00eb e fran\u00e7eskanve n\u00eb Shqip\u00ebri mb\u00ebshtetetur, pos n\u00eb tjera dokumente edhe n\u00eb nj\u00eb Regjist\u00ebr \u2013 si\u00e7 e quan ai t\u00eb Provinc\u00ebs Fran\u00e7eskane Shqiptare t\u00eb vitit 1720.<\/p>\n<p>&#8220;&#8230;ky Regjist\u00ebr kishte nji rand\u00ebsi si p\u00ebr historin\u00eb e fretenve n\u00eb Shqipni, si edhe p\u00ebr historin\u00eb e vendit ton\u00eb&#8221;, &#8211; \u00c1t Zef Pllumi<\/p>\n<p>Regjistri n\u00eb fjal\u00eb, para se t\u00eb hynte komunizmi n\u00eb Shqip\u00ebri gjendej n\u00eb arkivin fran\u00e7eskan n\u00eb Shkod\u00ebr, ku mbas vitit 1945, s\u00eb bashku me materialet e tjera u grabit nga qeveria komuniste e u d\u00ebrgua n\u00eb Tiran\u00eb, ku m\u00eb von\u00eb u vu n\u00eb Arkivin e Qendror Shqiptar<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TONIN TOMA Aleksand\u00ebr Sirdani ndrysh i thirrur n\u00eb em\u00ebr edhe Lek\u00eb lindi m\u00eb 1892 n\u00eb Bog\u00eb t\u00eb Kelmendit. Ishte frat Jezuit, folklorist, etnograf e publicist. I lindur n\u00eb nj\u00eb familje mal\u00ebsore t\u00eb njohur t&#8217;asaj krahine, i vdiq e \u00ebma kur ishte pes\u00eb vje\u00e7. I ati, Dak\u00eb Sirdani, mbetur i vej\u00eb e duke mos dasht\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":68555,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-8156","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"TONIN TOMA Aleksand\u00ebr Sirdani ndrysh i thirrur n\u00eb em\u00ebr edhe Lek\u00eb lindi m\u00eb 1892 n\u00eb Bog\u00eb t\u00eb Kelmendit. Ishte frat Jezuit, folklorist, etnograf e publicist. I lindur n\u00eb nj\u00eb familje mal\u00ebsore t\u00eb njohur t&#8217;asaj krahine, i vdiq e \u00ebma kur ishte pes\u00eb vje\u00e7. I ati, Dak\u00eb Sirdani, mbetur i vej\u00eb e duke mos dasht\u00eb t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-04T22:07:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-13T23:59:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"495\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr &#8211; akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr\",\"datePublished\":\"2016-11-04T22:07:16+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-13T23:59:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/\"},\"wordCount\":1771,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/tonin_toma_familje.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/\",\"name\":\"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/tonin_toma_familje.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-04T22:07:16+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-13T23:59:34+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/tonin_toma_familje.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/tonin_toma_familje.jpg\",\"width\":600,\"height\":495,\"caption\":\"Tonin Toma - familje\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr &#8211; akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"TONIN TOMA Aleksand\u00ebr Sirdani ndrysh i thirrur n\u00eb em\u00ebr edhe Lek\u00eb lindi m\u00eb 1892 n\u00eb Bog\u00eb t\u00eb Kelmendit. Ishte frat Jezuit, folklorist, etnograf e publicist. I lindur n\u00eb nj\u00eb familje mal\u00ebsore t\u00eb njohur t&#8217;asaj krahine, i vdiq e \u00ebma kur ishte pes\u00eb vje\u00e7. I ati, Dak\u00eb Sirdani, mbetur i vej\u00eb e duke mos dasht\u00eb t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-04T22:07:16+00:00","article_modified_time":"2021-05-13T23:59:34+00:00","og_image":[{"width":600,"height":495,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr &#8211; akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr","datePublished":"2016-11-04T22:07:16+00:00","dateModified":"2021-05-13T23:59:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/"},"wordCount":1771,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/","name":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr - akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg","datePublished":"2016-11-04T22:07:16+00:00","dateModified":"2021-05-13T23:59:34+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/tonin_toma_familje.jpg","width":600,"height":495,"caption":"Tonin Toma - familje"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shugurimi-i-martireve-te-kishes-katolike-ne-shkoder-akti-ma-i-shejte-ne-historine-klerit-katolik-ne-shkoder\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shugurimi i martir\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs Katolike n\u00eb Shkod\u00ebr &#8211; akti ma i shejt\u00eb n\u00eb historin\u00eb klerit katolik n\u00eb Shkod\u00ebr"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8156"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8156\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68557,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8156\/revisions\/68557"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/68555"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}