{"id":8387,"date":"2016-11-15T21:25:17","date_gmt":"2016-11-15T20:25:17","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8387"},"modified":"2021-05-26T00:58:40","modified_gmt":"2021-05-25T22:58:40","slug":"gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/","title":{"rendered":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h3><strong>Albanian News<\/strong><\/h3>\n<p><strong>Dr. Fatmir Terziu<\/strong><br \/>\n<em>Lond\u00ebr, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2016<\/em><br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.fjalaelire.com\/root\/30252.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.fjalaelire.com\/root\/30252.html<\/a><\/p>\n<p>Akademiku G\u00ebzim Alpion, i cil\u00ebsuar nga kritika si \u2018<em>studiuesi m\u00eb autoritar i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn anglofone<\/em>\u2019 p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb paansh\u00ebm n\u00eb botimet e tij skrupoloze p\u00ebr misioneren shqiptare q\u00eb nga viti 2003, ishte n\u00eb v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb prag t\u00eb shenjt\u00ebrimit me nj\u00eb num\u00ebr shkrimesh, intervistash dhe referimesh n\u00eb disa media kryesore n\u00eb Amerik\u00eb, Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Danimark\u00eb, Itali, Turqi, Indi, Australi, Brazil etj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr do t\u00eb paraqesim disa prej tyre duke filluar me botimet m\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>M\u00eb 29 tetor, \u2018Mangalore Today\u2019 n\u00eb Indi botoi shkrimin me titull \u2018Akademiku britanik kritikon Vatikanin p\u00ebr emrin e Sh\u00ebn Terez\u00ebs\u2019. Ky shkrim, i botuar edhe n\u00eb media t\u00eb tjera indiane, ndalet n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb q\u00eb Alpion theksoi n\u00eb leksionin e tij t\u00eb par\u00eb pas kanonizimit, i zhvilluar n\u00eb Ambasad\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 27 tetor. Sipas Alpion, em\u00ebrtimi i shenjtores m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kristianizmit si \u2018Sh\u00ebn Tereza e Kalkut\u00ebs\u2019, n\u00eb vetvete, e redukton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb globale t\u00eb vepr\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 shtator 2016, Michael Ireland, korrespondenti i agjensis\u00eb s\u00eb lajmeve ASSIST n\u00eb Kaliforni, botoi shkrimin me titull \u2018Sociologu britanik reflekton rreth shenjt\u00ebresh\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e ka ndjekur me interes\u2019. Artikulli p\u00ebrcjell ekskluzivisht p\u00ebrshtypjet e Alpion rreth ceremomonive q\u00eb u zhvilluan n\u00eb Vatikan nga data 3-4 shtator n\u00eb kuadrin e Vitit t\u00eb M\u00ebshir\u00ebs dhe shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, ku ai ishte ftuar t\u00eb merrte pjes\u00eb. Alpion thekson se n\u00eb ceremonin\u00eb n\u00eb Sheshin e Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb dit\u00ebn e shenjt\u00ebrimit i ran\u00eb n\u00eb sy njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha grupmoshat, q\u00eb nga foshnje deri n\u00eb invalid\u00eb t\u00eb moshuar, t\u00eb komb\u00ebsive dhe feve t\u00eb ndryshme, si dhe prezenca e nj\u00eb larmie t\u00eb madhe flumur\u00ebsh, ku binte n\u00eb sy ve\u00e7an\u00ebrisht flamuri shqiptar.<\/p>\n<p>Gazeta e mir\u00ebnjohur e New Delhit \u2018The Hindustan Times\u2019 i k\u00ebrkoi Dr Alpion nj\u00eb shkrim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me rastin e shenjt\u00ebrimit para se t\u00eb nisej p\u00ebr Rom\u00eb, q\u00eb u botua pik\u00ebrish m\u00eb 4 shtator. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim Alpion thekson se, p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, India nuk ishte thjesht vendi i saj i adoptuar. Sipas tij, dashuria e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs p\u00ebr Indin\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb se ajo e donte Shqip\u00ebrin\u00eb me pak por se murgesha shqiptare e konsideronte edhe Indin\u00eb si vendin e saj.<\/p>\n<p>M\u00eb 3 shtator, shkrimi i Dr. Alpion p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn u botua n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb ditores prestigjioze britanike \u2018The Independent\u2019 ku u komentua gjer\u00ebsisht nga lexuesit online. Nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm reagimesh p\u00ebr disa tema t\u00eb trajtuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim rreth imazhit, vepr\u00ebs dhe shenjt\u00ebrimit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ishin negative.<\/p>\n<p>Tendenca e lexuesve p\u00ebr komente negative n\u00eb adres\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs u vu re edhe n\u00eb reagimet p\u00ebr shkrimin e Alpion n\u00eb forumin akademik online \u2018The Conversation\u2019 n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull, Alpion thekson se, nd\u00ebrsa lumturimi dhe shenjt\u00ebrimi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs 19 vite pas vdekjes nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, shpallja e saj shenjt\u00ebresh\u00eb nga Vatikani kishte shum\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ndodhte para se kolegu dhe miku t\u00eb saj i ngusht\u00eb, Papa Gjon Pali II, t\u00eb vdiste n\u00eb 2005. Sipas Alpion, Karol Vojtila kishte d\u00ebshir\u00eb ta shenjt\u00ebronte N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr ndihm\u00ebn e pa\u00e7muar q\u00eb ajo i dha papatit t\u00eb tij dhe atij personalisht n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr propagandimin e katolicizmit dhe rr\u00ebnimin e komunizmit.<\/p>\n<p>Alpion thekson se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se papa polak nuk e realizoi shenjt\u00ebrimin e mikesh\u00ebs s\u00eb tij besnike shqiptare pasi ai u k\u00ebshillua se nj\u00eb vler\u00ebsim i till\u00eb mund t\u00eb shkakonte skandal. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u2018skandali\u2019 kishte t\u00eb b\u00ebnte me shkrimet personale t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, q\u00eb u gjet\u00ebn n\u00eb vitin 1999, kur filloi faza e diaqez\u00ebs e lumturimit n\u00eb Kalkuta. K\u00ebto shkrime private d\u00ebshmojn\u00eb se misionarja shqiptare kishte vuajtur nga \u2018nata e err\u00ebt e shpirtit\u2019, nj\u00eb eufemiz\u00ebm p\u00ebr dyshime n\u00eb ekzistenc\u00ebn e Zotit. Mosbesimi n\u00eb rradh\u00ebt e murgeshave dhe t\u00eb prift\u00ebrinjve merret shum\u00eb seriozisht nga Vatikani, thekson Alpion, pasi kjo \u00e7\u00ebshtje, n\u00eb disa raste, \u00ebsht\u00eb interpretuar si herezi dhe hipokrizi.<\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e Alpion, titulluar \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza: shenjtorja e err\u00ebsir\u00ebs\u2019, botuar po m\u00eb 3 shtator n\u00eb \u2018Mercator Net\u2019 n\u00eb Sidni t\u00eb Australis\u00eb, t\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje ky paragraf q\u00eb paraqet jo pak interes edhe p\u00ebr bot\u00ebn akademike shqiptare:<\/p>\n<p>\u2018T\u00eb shkruarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb murgesh\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar koh\u00ebt e fundit n\u00eb nj\u00eb hob t\u00eb volitsh\u00ebm p\u00ebr disa \u2018ekspert\u00eb\u2019 q\u00eb po rip\u00ebrtypin \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar shum\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb prej disa dekadash. Disa prej tyre hiqen se nuk e kuptojn\u00eb se plagjiatura \u00ebsht\u00eb vjedhje edhe kur sheqeroset dhe se rendja p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb citim n\u00eb Google Books apo tendeca p\u00ebr t\u00eb kopjuar nga Wikipedia nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb kontribut origjinal.\u2019<\/p>\n<p>Kur e pyet\u00ebm Dr Alpion se nga \u00e7\u2019vende jan\u00eb k\u00ebta \u2018specialist\u00eb\u2019 sezonale dhe n\u00ebse ai u ka t\u00ebrhequr v\u00ebrejtje n\u00eb m\u00ebnyre t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb, ai u shpreh se ka komunikur me disa pre tyre direkt dhe shpreson se do t\u00eb sillen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme n\u00eb t\u00eb ardhmen. Alpion gjithashtu theksoi se ai e mir\u00ebpret angazhimin e sa m\u00eb shum\u00eb studiuesve serioz\u00eb me figur\u00ebn e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs.<\/p>\n<p>Si nj\u00eb akademik q\u00eb ushtron karrier\u00ebn n\u00eb Britani, un\u00eb e kuptoj shum\u00eb mir\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e q\u00ebndrimit konsekuent t\u00eb Dr Alpion. Reagimi i Alpion n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nuk motivohet thjesht nga parimi p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pun\u00ebn e tij shkencore, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht me vend edhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyje, por p\u00ebr t\u00eb mos lejuar c\u00ebnimin e asaj q\u00eb quhet \u2018pasuri intelektuale\u2019 dhe q\u00eb mbrohet nga ligje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>E ve\u00e7anta tjet\u00ebr e shkrimit t\u00eb Dr Alpion i botuar n\u00eb Sidni, p\u00ebr t\u00eb cilin redaksia p\u00ebrzgjodhi n\u00ebntitullin \u2018Nj\u00eb sociolog shqiptar reflekton p\u00ebr efektin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb murgesh\u00ebs trupvog\u00ebl e veshur me sarin e bardh\u00eb\u2019, \u00ebsht\u00eb se n\u00eb t\u00eb ai thekson se ajo pati vizionin t\u2019i tregonte Vatikanit dhe bot\u00ebs kristiane si duhej t\u00eb vepronin misionar\u00ebt n\u00eb Indin\u00eb e pavarur n\u00eb m\u00ebnyre q\u00eb Kristianizmi t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb dominohet nga pasuesit e Hinduizmit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 2 shtator Dr Alpion dhe bashk\u00ebshortja e tij Dashi, e cila \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltare karrierash (Careers Adviser) n\u00eb Universitetin e Birminghamit, ishin t\u00eb ftuar n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb pritjen e organizuar nga filantropisti Indian Sundeep Bhutoria. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet Alpion bisedoi me personalitete Indiane nga bota e fes\u00eb, artit, biznesit, mediave dhe industris\u00eb s\u00eb botimeve, p\u00ebrfshir\u00eb Kryepeshkopin e Kalkut\u00ebs Thomas D\u2019Souza, dhe k\u00ebng\u00ebtaren e mir\u00ebnjohur Usha Uthup. I pranish\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktivitet ishte edhe gazetari dhe studiuesi i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs C. M. Paul i cili, ashtu si nj\u00eb num\u00ebr gazetar\u00ebsh n\u00eb Indi dhe vende t\u00eb tjera, e p\u00ebrcjell aktivitetin akademik dhe botimet e Dr Alpion q\u00eb nga viti 2004.<\/p>\n<p>Intervist\u00ebn e fundit me Dr Alpion, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mendimet e tij para shenjt\u00ebrimit, C. M. Paul e zhvilloi nga India me 31 gusht. Kjo intervist\u00eb u botua n\u00eb New Delhi m\u00eb 1 shtator n\u00eb \u2018Matters India\u2019 me titullin kontroversal \u2018Shenjt\u00ebresha disidente: si u shnd\u00ebrua \u2018problematikja\u2019 N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb nj\u00eb aset p\u00ebr Kish\u00ebn\u2019. Pasi e cil\u00ebson Alpion si \u2018nj\u00eb studies t\u00eb shquar britanik n\u00eb fush\u00ebn e sociologjis\u00eb s\u00eb fes\u00eb\u2019, C. M. Paul thekson n\u00eb fillim t\u00eb intervist\u00ebs:<\/p>\n<p>\u2018Me studimet e tij p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk jan\u00eb prekur m\u00eb par\u00eb nga studiues t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, si r\u00ebnd\u00ebsia e viteve t\u00eb Shkupit n\u00eb formimin e saj si misionare e ardhshme, efekti q\u00eb vdekja e papritur dhe n\u00eb rrethana misterioze e babait pati tek ajo gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, vizioni i saj se si duhej t\u00eb zhvillohej aktiviteti misionar n\u00eb Indi pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, dhe specifika e \u2018nat\u00ebs s\u00eb err\u00ebt t\u00eb shpirtit\u2019 n\u00eb rastin e saj, kontributi i Profesor Alpion \u00ebsht\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm n\u00eb shnd\u00ebrrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb nj\u00eb \u2018fush\u00eb\u2019 akademike serioze.\u2019<\/p>\n<p>Gjithashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb C.M. Paul i referrohet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb Dr. Alpion e ka theksuar n\u00eb disa intervista dhe shkrime t\u00eb tjera me rastin e shenjt\u00ebrimit, pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb Vatikani nuk mund t\u00eb gjente nj\u00eb person tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr ta kanonizuar n\u00eb prag t\u00eb Vitit t\u00eb M\u00ebshir\u00ebs. N\u00ebn\u00eb Tereza, si\u00e7 shprehet Alpion, do t\u00eb mbahet mend kur shum\u00eb shenjtor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jen\u00eb harruar dhe kjo n\u00eb saj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtimit t\u00eb saj ndaj t\u00eb varf\u00ebrve dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb ajo i kushtoi gjithmon\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, t\u00eb cilin e konsideronte t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 3 shtator, nga Sheshi Sh\u00ebn Pjet\u00ebr, Alpion u intervistua p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nga Laura Konda n\u00eb Washington DC dhe Armand Mero n\u00eb Vatikan. Kjo \u00ebsht\u00eb intervista e kat\u00ebrt e Alpion muajt e fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizionin amerikan pas intervist\u00ebs q\u00eb i dha korrespondentit Ilirian Agolli n\u00eb leksionin p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn n\u00eb Hotel Tirana Inernational m\u00eb 25 maj, dhe intervistave n\u00eb shqip dhe anglisht q\u00eb zhvilloi po me Laura Kond\u00ebn nga studio e k\u00ebtij televizioni n\u00eb Lond\u00ebr m\u00eb 9 qershor.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs nga Vatikani, Alpion theksoi edhe nj\u00eb her\u00eb se t\u00eb nderosh kujtimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shum\u00eb e leht\u00eb dhe shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, se politikan\u00ebt shqiptar\u00eb nuk duhet t\u00eb flasin vend a pa vend p\u00ebr t\u00eb, dhe se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb punojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuar dhe aplikuar filozofin\u00eb si dhe p\u00ebr t\u00eb ndjekur pragmatizmin e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hedhim syt\u00eb nga t\u00eb varf\u00ebrit t\u00eb cil\u00ebt shpesh nuk i shikojm\u00eb edhe kur i kemi para syve.<\/p>\n<p>Kjo thirrje e Alpion duhet par\u00eb n\u00eb kontekstin e mesazhit qe ai ka koh\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcjell n\u00eb media se nuk duhet t\u00eb mendojm\u00eb se varf\u00ebria e bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e larg\u00ebt p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Kalkut\u00ebn, sic shprehet Alpion, mund ta gjejm\u00eb edhe n\u00eb Tirane dhe Prishtin\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ashtu si dhe n\u00eb intervista dh\u00ebn\u00eb mediave t\u00eb tjera, Alpion n\u00ebnvizon se N\u00ebn\u00eb Tereza gjithashtu t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen ndaj varf\u00ebris\u00eb materiale, por m\u00eb tep\u00ebr t\u00eb asaj shpirt\u00ebrore, q\u00eb ajo gjeti edhe n\u00eb metropole n\u00eb per\u00ebndim si Londra dhe Nju Jorku.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb i dha gazetares italiane Gabriela Jacomella p\u00ebr revist\u00ebn javore t\u00eb Milanos \u2018Donna Moderna\u2019, Alpion theksoi se ai e kupton deri diku se p\u00ebrse N\u00ebn\u00eb Tereza kund\u00ebrshtohet n\u00eb Indi, dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kalkuta, nga disa nacionalist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e shikojn\u00eb si shkaktare e imazhit negativ n\u00eb mediat per\u00ebndimore t\u00eb k\u00ebtij qyteti, q\u00eb dikur ishte nga m\u00eb t\u00eb bukurit p\u00ebr nga arkitektura n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Perandorin\u00eb Britanike. Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Alpion thekson se N\u00ebn\u00eb Tereza nuk e shpiku varf\u00ebrin\u00eb e Kalkut\u00ebs dhe se duhen qindra urdh\u00ebra si Misionar\u00ebt e Bamir\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb efekt real n\u00eb zgjidhjen e problemit t\u00eb varf\u00ebris\u00eb atje.<\/p>\n<p>Mediat bot\u00ebrore kontaktuan Dr Alpion menj\u00ebher\u00eb pas shpalljes s\u00eb njoftimit t\u00eb Vatikanit dhjetorin q\u00eb kaloi p\u00ebr t\u00eb komentuar p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. N\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb i dha Rodrigo Craveiro t\u00eb gazet\u00ebs kryesore t\u00eb Brazilis\u00eb \u2018Correio Braziliense\u2019, p\u00ebr shembull, Alpion u shpreh se, si misionare vizionare, N\u00ebn\u00eb Tereza u b\u00eb \u2018z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja\u2019 e t\u00eb braktisurve q\u00eb n\u00eb fund te viteve 1940-t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2015 Alpion ishte nj\u00eb nga dy t\u00eb ftuarit e emisionit \u2018Newsmakers\u2019 t\u00eb televizionit t\u00eb mir\u00ebnjohur turk me qend\u00ebr n\u00eb Stamboll, TRT World. Duke folur nga studio e BBC-s\u00eb n\u00eb Birmingham, Alpion tha se ai e mir\u00ebpriti lajmin p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Ai e cil\u00ebsoi vendimin i Papa Fran\u00e7eskut t\u00eb guximsh\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht duke pasur parasysh \u00e7\u00ebshtjen sensitive t\u00eb \u2018err\u00ebsir\u00ebs shpirt\u00ebrore\u2019 nga e cila N\u00ebn\u00eb Tereza, thekson Alpion, nuk u kurua kurr\u00eb. Alpion tha se, si studiues \u2018shpirt\u00ebror-racionalist\u2019, ai nuk merret me \u2018mrekullit\u00eb\u2019 q\u00eb i atribuohen N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs, dhe shtoi se do t\u00eb kishte preferuar q\u00eb ajo t\u00eb ishte shenjt\u00ebruar thjesht p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e saj ndaj t\u00eb braktisurve n\u00eb Indi dhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Kur u pyet p\u00ebr t\u00eb komentuar p\u00ebr reagimet negative ndaj aktivitetit t\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs nga disa intelektual\u00eb dhe gazetar\u00eb indian\u00eb, sidomos n\u00eb Kalkuta, si kur ishte gjall\u00eb ashtu edhe pas vdekjes, Alpion u shpreh se ai e kupton deri diku zem\u00ebrimin e tyre sepse, n\u00eb fund t\u00eb fundit, Kalkuta nuk duhet \u2018gjykuar\u2019 vet\u00ebm nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i varf\u00ebris\u00eb. Ai gjithashtu shtoi se gjat\u00eb vizitave n\u00eb Indi, ai ka pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shikoj vet\u00eb pun\u00ebn e mrekullueshme q\u00eb motrat dhe v\u00ebllez\u00ebrit Misionar\u00eb t\u00eb Bamir\u00ebs\u00eb b\u00ebjn\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kalkuta.<\/p>\n<p>Alpion theksoi se me bamir\u00ebsin\u00eb dhe dashurin\u00eb e saj, N\u00ebn\u00eb Tereza sh\u00ebrben si nj\u00eb kujtes\u00eb e p\u00ebrhershme se t\u00eb varf\u00ebrit jan\u00eb prezent\u00eb kudo n\u00eb bot\u00eb. Duke pasur parasysh faktin se prind\u00ebrit e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs ishin nga Kosova, n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision Alpion i b\u00ebri thirrje Vatikanit p\u00ebr t\u00eb njohur formalisht k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb ri.<\/p>\n<p>N\u00eb intervist\u00ebn q\u00eb i dha, po ne dhjetorin e vitit qe kaloi, \u2018The Hindu\u2019, nj\u00eb nga gazetat kryesore t\u00eb Indis\u00eb, Alpion tha: \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shenjt\u00ebresh\u00eb p\u00ebr besimin e saj t\u00eb patundur n\u00eb dinjitetin e \u00e7do qenieje njer\u00ebzore.\u2019<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb intervist\u00ebn n\u00eb \u2018Matters India\u2019 po at\u00eb muaj, redaksia thekson q\u00eb n\u00eb fillim se Alpion \u2018ka lobuar pa u lodhur p\u00ebr dy vjet p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\u2019. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb Alpion, nd\u00ebr t\u00eb tjera, tha: \u2018Shpresoj q\u00eb Vatikani t\u00eb ket\u00eb nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga fiaskoja e \u2018mrekullis\u00eb\u2019 s\u00eb par\u00eb n\u00eb lidhje me Monica Besra. Selia e Shenjt\u00eb po tregon shenja se po b\u00ebn p\u00ebrpjekje p\u00ebr tju p\u00ebrshtatur modernitetit, edhe pse ende me nj\u00eb rit\u00ebm disi t\u00eb ngadalt\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Alpion gjithashtu theksoi: \u2018Vet\u00eb fakti q\u00eb Kisha m\u00eb n\u00eb fund vendosi ta shenjt\u00ebroj N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, pavar\u00ebsisht \u2018err\u00ebsir\u00ebs s\u00eb saj shpirt\u00ebrore\u2019, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb rast disi unik p\u00ebr misticizmin katolik q\u00eb nga mesjeta deri tani, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shenj\u00eb e mir\u00ebpritur se, edhe ky institucion, thell\u00ebsisht konservator dhe patriarkal, por tregon shenja se po l\u00ebviz n\u00eb drejtimin e duhur.\u2019<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, redaksia thekson se Alpion \u00ebsht\u00eb autori i nj\u00eb numri studimesh p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn q\u00eb kan\u00eb ngjallur debate, p\u00ebrfshir\u00eb edhe librin e mir\u00ebnjohur \u2018Mother Teresa: Saint or Celebrity?\u2019. Kjo monografi u botua nga Routledge n\u00eb Lond\u00ebr, Nju Jork dhe Nju Delhi n\u00eb vitin 2007. Botimi italian, nga Salerno Editrice n\u00eb Rom\u00eb, doli nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr audienc\u00ebn shqiptare paraqet interes ve\u00e7an\u00ebrisht intervista q\u00eb Alpion zhvilloi n\u00eb Ora News TV, i ftuar n\u00eb emisionin \u2018Tonight Ilva Tare\u2019 m\u00eb 24 Maj t\u00eb k\u00ebtij viti. Drejtuesja e emisionit, gazetarja e e mir\u00ebnjohur Ilva Tare, e cil\u00ebsoi intervist\u00ebn si \u2018nj\u00eb nga bisedat e rralla n\u00eb ekranet shqiptare p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 shkrimeve dhe intervistave t\u00eb tij t\u00eb shumta p\u00ebr shenjt\u00ebrimin, si m\u00eb par\u00eb, Alpion vazhdon t\u00eb citohet n\u00eb studime monografike dhe artikuj shkencor si dhe n\u00eb editoriale t\u00eb botuara n\u00eb media t\u00eb ndryshme. N\u00eb k\u00ebto referime bie n\u00eb sy vler\u00ebsimi q\u00eb i b\u00ebhet Apion p\u00ebr analiz\u00ebn q\u00eb ai i ka b\u00ebr\u00eb rolit q\u00eb luajti media n\u00eb \u2018shenjt\u00ebrimin\u2019 e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs kur ishte gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Krahas angazhimit me mediat, n\u00eb prag t\u00eb shenjt\u00ebrimit, Alpion zhvilloi disa leksione t\u00eb cilat u ndoq\u00ebn me interes. Kjo u pa edhe n\u00eb ligjerat\u00ebn \u2018N\u00ebn\u00eb Tereza: Sfidat e studimit para dhe mbas shenjt\u00ebrimit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 26 Maj ku, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb numri t\u00eb madh intelektual\u00ebsh t\u00eb mir\u00ebnjohur, t\u00eb pranish\u00ebm ishin edhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kishave katolike dhe ortodokse si dhe diplomat\u00eb nga disa ambasada.<\/p>\n<p>M\u00eb 9 qershor, me ftes\u00eb t\u00eb Lirim Grei\u00e7evcit, Ambasadori i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Alpion zhvilloi n\u00eb Lond\u00ebr ligj\u00ebrat\u00ebn \u2018Si duhet studiuar nj\u00eb shenjt\u00ebresh\u00eb karizmatike si N\u00ebn\u00eb Tereza\u2019 ku ai b\u00ebri nj\u00eb trajtim nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi sociologjik. I transmetuar direkt online, leksioni t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen e m\u00eb se 180,000 njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Alpion ka filluar nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri leksionesh pas shenjt\u00ebrimit. Me ftes\u00eb t\u00eb Ambasadorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, Qirjako Qirko, n\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn q\u00eb zhvilloi m\u00eb 27 tetor n\u00eb Lond\u00ebr, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Alpion argumentoi se p\u00ebrse, sipas tij, em\u00ebrtimi i shenjtores m\u00eb t\u00eb re t\u00eb Kristianizmit si \u2018Sh\u00ebn Tereza e Kalkut\u00ebs\u2019, n\u00eb vetvete, e redukton r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb globale t\u00eb vepr\u00ebs dhe trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs. Ligj\u00ebrata u ndoq me interes nga intelektual\u00eb shqiptar, britanik dhe indian si dhe diplomat\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Ambasadorin Grei\u00e7evci, dhe Stephen Nash, Kryetar i Shoqat\u00ebs Anglo-Shqiptare dhe ish-ambasadori i Britanis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Gjeorgji dhe Latvia.<\/p>\n<p>Me ftes\u00eb t\u00eb Kryeministrit Edi Rama, Alpion do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Samitin e Diaspor\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb Tiran\u00eb nga 18-20 n\u00ebntor. Edhe gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite t\u00eb ngjeshur me aktivitete, Alpion ka gjetur koh\u00eb t\u00eb zhvilloj nj\u00eb aktivitet akademik p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn. N\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e titulluar \u2018Kombi i lasht\u00eb dhe shenjtorja e re: \u00c7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson v\u00ebrtet N\u00ebn\u00eb Tereza p\u00ebr shqiptar\u00ebt?\u2019 n\u00eb Universitetin Mesdhetar n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb premten m\u00eb 18 n\u00ebntor, Alpion do t\u00eb analizoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs me vendlidjen dhe kombin e saj si dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj figure p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Vitin q\u00eb vjen Profesor Alpion do t\u00eb botoj monografin\u00eb e re p\u00ebr N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punon q\u00eb nga viti 2011. Q\u00eb tani ai ka marr\u00eb ftesa nga universitete dhe institucione n\u00eb disa vende p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr q\u00eb do t\u00eb ngjall\u00eb debate n\u00eb rrethet akademike dhe media si p\u00ebr informacionin rreth jet\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Terez\u00ebs s\u00eb Kalkut\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb botohet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ashtu dhe p\u00ebr interpretimin kontroversal, por si gjithmon\u00eb, objektiv, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me kombin shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albanian News Dr. Fatmir Terziu Lond\u00ebr, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2016 http:\/\/www.fjalaelire.com\/root\/30252.html Akademiku G\u00ebzim Alpion, i cil\u00ebsuar nga kritika si \u2018studiuesi m\u00eb autoritar i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn anglofone\u2019 p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb paansh\u00ebm n\u00eb botimet e tij skrupoloze p\u00ebr misioneren shqiptare q\u00eb nga viti 2003, ishte n\u00eb v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb prag t\u00eb shenjt\u00ebrimit me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29533,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-8387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Albanian News Dr. Fatmir Terziu Lond\u00ebr, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2016 http:\/\/www.fjalaelire.com\/root\/30252.html Akademiku G\u00ebzim Alpion, i cil\u00ebsuar nga kritika si \u2018studiuesi m\u00eb autoritar i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn anglofone\u2019 p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb paansh\u00ebm n\u00eb botimet e tij skrupoloze p\u00ebr misioneren shqiptare q\u00eb nga viti 2003, ishte n\u00eb v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb prag t\u00eb shenjt\u00ebrimit me nj\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-15T20:25:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-25T22:58:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"619\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"941\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\",\"datePublished\":\"2016-11-15T20:25:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T22:58:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/\"},\"wordCount\":3292,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/\",\"name\":\"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-15T20:25:17+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T22:58:40+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/05\\\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg\",\"width\":619,\"height\":941,\"caption\":\"G\u00ebzim Alpion - Marin Barleti University\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Albanian News Dr. Fatmir Terziu Lond\u00ebr, m\u00eb 14 n\u00ebntor 2016 http:\/\/www.fjalaelire.com\/root\/30252.html Akademiku G\u00ebzim Alpion, i cil\u00ebsuar nga kritika si \u2018studiuesi m\u00eb autoritar i N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs n\u00eb bot\u00ebn anglofone\u2019 p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb paansh\u00ebm n\u00eb botimet e tij skrupoloze p\u00ebr misioneren shqiptare q\u00eb nga viti 2003, ishte n\u00eb v\u00ebmendjen e mediave n\u00eb prag t\u00eb shenjt\u00ebrimit me nj\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-15T20:25:17+00:00","article_modified_time":"2021-05-25T22:58:40+00:00","og_image":[{"width":619,"height":941,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs","datePublished":"2016-11-15T20:25:17+00:00","dateModified":"2021-05-25T22:58:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/"},"wordCount":3292,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/","name":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg","datePublished":"2016-11-15T20:25:17+00:00","dateModified":"2021-05-25T22:58:40+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/05\/gezim_alpion_marin_barleti_university.jpg","width":619,"height":941,"caption":"G\u00ebzim Alpion - Marin Barleti University"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/gezim-alpion-ne-mediat-boterore-per-shenjterimin-e-nene-terezes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"G\u00ebzim Alpion n\u00eb mediat bot\u00ebrore p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e N\u00ebn\u00eb Terez\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8387"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69036,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8387\/revisions\/69036"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}