{"id":8511,"date":"2016-11-19T22:08:02","date_gmt":"2016-11-19T21:08:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8511"},"modified":"2021-05-25T04:22:41","modified_gmt":"2021-05-25T02:22:41","slug":"ateroskleroza-nga-detina-zalli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/","title":{"rendered":"Ateroskleroza &#8211; nga Detina Zalli"},"content":{"rendered":"<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignright\" src=\"https:\/\/fjala.info\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/detina-zalli.png\" alt=\"Detina Zalli\" width=\"280\" height=\"270\" \/> <strong><a href=\"http:\/\/wespeakscience.com\/ateroskleroza\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">WeSpeakScience.com<\/a><\/strong>, <em>16 n\u00ebntor 2016<\/em><\/p>\n<p>Ateroskleroza konsiderohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb viteve produktive dhe vdekjeve mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb s\u00ebmundje progresive karakterizuar nga akumulimi i lipideve dhe elementeve fibrotike n\u00eb arteriet e m\u00ebdha. N\u00eb gjendjen normale arteriet e sh\u00ebndosha jan\u00eb fleksibile dhe elastike, por me kalimin e koh\u00ebs muret e tyre mund t\u00eb forcohen dhe t\u00eb humbin elasticitetin.<\/p>\n<p>Ateroskleroza n\u00eb vet\u00ebvete nuk paraqet rrezik direkt p\u00ebr jet\u00ebn, por pasojat dhe eventet si p\u00ebr\u00e7arja e pllak\u00ebs aterosklerotike, infarkti i zemr\u00ebs dhe pika n\u00eb tru mund t\u00eb ken\u00eb p\u00ebrfundim fatal. Arterioskleroza dhe ateroskleroza jan\u00eb dy koncepte t\u00eb ngjashme dhe q\u00eb shpesh p\u00ebrdoren si nj\u00eb. <em>Arterioskleroza \u00ebsht\u00eb term i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr forcimin dhe trashjen e arterieve<\/em>, nd\u00ebrsa <em>ateroskleroza \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj i arterioskleroz\u00ebs dhe i referohet shtresimit t\u00eb yndyrnave, kolesterolit dhe substancave t\u00eb tjera n\u00eb muret e arterieve<\/em>.<\/p>\n<p><strong>Si zhvillohet ateroskleroza?<\/strong><\/p>\n<p>Arteriet jan\u00eb en\u00eb gjaku t\u00eb cilat d\u00ebrgojn\u00eb gjakun nga zemra n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb organizmit. Secila arterie \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tub muskular\u00eb i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga tri shtresa:<\/p>\n<p>\u2013 Intima, shtresa e brendshme e quajtur endotelium<br \/>\n\u2013 Media, shtresa muskulore q\u00eb mund\u00ebson arteriet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb presionin e lart\u00eb nga zemra<br \/>\n\u2013 Adventia, shtresa q\u00eb mund\u00ebson lidhjen me indet perreth<\/p>\n<p>Tek ateroskleroza fokusimi q\u00ebndron tek shtresa e brendshme \u2013 endoteliumi. Funksioni i tij \u00ebsht\u00eb i shum\u00ebfisht\u00eb: rregullon qarkullimin e fluideve dhe molekulave mes gjakut dhe indeve, funksionon si nj\u00eb sip\u00ebrfaqe anti-koagulante, kontribuon n\u00eb homeostaz\u00ebn dhe riparimin vaskular\u00eb, si dhe ka rol jet\u00ebsor n\u00eb tonusin vaskular e rregullimin e qarkullimit t\u00eb gjakut. Rrjedhimisht, d\u00ebmtimi i k\u00ebsaj shtrese medoemos \u00e7on n\u00eb prishjen e homeostaz\u00ebs intravaskulare.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb endoteliumi \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar (nga faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, shih m\u00eb posht\u00eb), qelizat e gjakut dhe substancat e tjera ndalojn\u00eb dhe grumbullohen tek vendi i d\u00ebmtuar. Me kalimin e koh\u00ebs, depozitat yndyrore t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga kolesteroli, kalciumi dhe produktet tjera qelizore formojn\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn pllak\u00eb yndyrore, e cila e krijuar tek sip\u00ebrfaqja e d\u00ebmtuar ngushton diametrin e arteries duke v\u00ebshtir\u00ebsuar k\u00ebshtu qarkullimin e gjakut.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ateroskleroza\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ateroskleroza.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><i>Paraqitje skematike e dallimit mes arteries normale (A) dhe arteries aterosklerotike (B)<\/i><\/span><\/p>\n<p><strong>Shkaktar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Ateroskleroza\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ateroskleroza1.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><span style=\"color: #999999;\"><i>Disa faktor\u00eb rreziku n\u00eb zhvillimin e ateroskleroz\u00ebs<\/i><\/span><\/p>\n<p>Shkaktari kryesor\u00eb i aterosklerosz\u00ebs nuk dihet me skat\u00ebsi, por studimet klinike dhe epidemiologjike gjat\u00eb 50 viteve t\u00eb fundit kan\u00eb zbuluar nj\u00eb mori faktor\u00ebsh rreziku t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb etiologjin\u00eb e ateroskleroz\u00ebs. K\u00ebta mund t\u00eb grupohen n\u00eb faktor\u00ebt me komponent\u00ebn gjenetike dhe faktor\u00ebt me baz\u00eb stilin jet\u00ebsor.<\/p>\n<blockquote><p>N\u00eb faktor\u00ebt me komponent\u00ebn gjenetike p\u00ebrfshihen:<\/p>\n<p>Nivelet e larta t\u00eb LDL\/VLDL (kolesteroli i keq)<br \/>\nNivelet e ul\u00ebta t\u00eb HDL (kolesteroli i mir\u00eb)<br \/>\nShtypja e lart\u00eb e gjakut<br \/>\nNivele t\u00eb larta t\u00eb aminoacidit homocistein\u00eb<br \/>\nHistoria familjare p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb hershme t\u00eb zemr\u00ebs<br \/>\nDiabeti<br \/>\nMbipesha (sidomos obesiteti abdominal)<br \/>\nNivelet e larta t\u00eb faktor\u00ebve hemostatik<br \/>\nDepresioni dhe sjellet e lidhura me t\u00eb<br \/>\nGjinia mashkullore<br \/>\nInflamimi sistemik<br \/>\nSindroma metabolike<br \/>\nN\u00eb faktor\u00ebt me baz\u00eb stilin jet\u00ebsor p\u00ebrfshihen:<\/p>\n<p>Dieta me sasi t\u00eb lart\u00eb yndyrnash<br \/>\nPirja e duhanit<br \/>\nNivele t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb antioksidant\u00ebve n\u00eb organiz\u00ebm<br \/>\nMos aktiviteti fizik<br \/>\nAgjent\u00ebt infektiv<br \/>\nMos ngr\u00ebnja e pem\u00ebve dhe perimeve<br \/>\nPirja e tepruar e alkoolit<\/p><\/blockquote>\n<p>Edhe pse shenjat klinike nuk mund t\u00eb evidentohen deri n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mesme apo t\u00eb shtyr\u00eb, ateroskleroza si nj\u00eb s\u00ebmundje komplekse dhe progresive fillon qysh n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. Ju mund te jeni 40 vje\u00e7 dhe me gjendje t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, dhe p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb keni rreth 50% mund\u00ebsi zhvillimi t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje gjat\u00eb jet\u00ebs tuaj. Rreziku m\u00eb i lart\u00eb q\u00ebndron n\u00eb faktin se shum\u00eb pacient\u00eb nuk zhvillojn\u00eb simptome t\u00eb s\u00ebmundjes dhe nuk arrijn\u00eb t\u00eb diagnostikohen deri pas infarktit t\u00eb zemr\u00ebs apo sulmit ne tru.<\/p>\n<p><strong>Simpotmet dhe diagnoza<\/strong><\/p>\n<p>Duke qen\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje q\u00eb zhvillohet gradualisht, simptomet gjat\u00eb faz\u00ebs s\u00eb mesme jan\u00eb pak apo aspak t\u00eb dallueshme. Zakonisht simptomet nuk paraqiten deri sa arteria \u00ebsht\u00eb aq shum\u00eb e ngushtuar apo e bllokuar saq\u00eb nuk arrin t\u00eb furnizoj\u00eb me gjak organet dhe indet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>Simptomet e faz\u00ebs s\u00eb mesme deri t\u00eb r\u00ebnd\u00eb tek ateroskleroza varen nga arteria q\u00eb ka prekur.<\/p>\n<p>N\u00ebse aterozkleroza \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb arteriet e zemr\u00ebs (arteriet koronare), simptomet e mundshme jan\u00eb dhimbje apo presion n\u00eb gjoks. Kjo gjendje e njohur si angin\u00eb ndodh kur muskuli i zemr\u00ebs nuk furnizohet sa duhet me gjak t\u00eb oksigjenuar.<br \/>\nN\u00eb rastin kur arteriet drejt trurit jan\u00eb prekur nga ateroskleroza, shenjat p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb:<br \/>\nLig\u00ebshtimi i papritur<br \/>\nParaliza ose mpirja e fytyr\u00ebs, krah\u00ebve, k\u00ebmb\u00ebve, sidomos n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb trupit<br \/>\nKonfuzioni<\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb folur dhe keqshqip\u00ebtimi<br \/>\nHumbje e p\u00ebrkohshme e t\u00eb pamurit n\u00eb nj\u00ebrin apo dy syt\u00eb<br \/>\nProbleme n\u00eb frym\u00ebmarrje<br \/>\nMarramendje, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ecur, humbje balanci\/koordinimi<br \/>\nHumbja e vetedijes<br \/>\nKok\u00ebdhimbje e r\u00ebnde dhe e papritur<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb shenja t\u00eb sulmit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm iskemik, q\u00eb po u la pa trajtuar mund t\u00eb pasoj\u00eb me sulm n\u00eb tru.<\/p>\n<p>N\u00ebse ateroskleroza ka prekur arteriet periferike (t\u00eb k\u00ebmb\u00ebve dhe krah\u00ebve), ju mund t\u00eb p\u00ebrjetoni simptomet tipike t\u00eb \u00e7rregullimit t\u00eb arterieve periferike si dhimbje n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjat\u00eb ecjes dhe mpirje t\u00eb gjymtyr\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin kur arteriet drejt veshk\u00ebve jan\u00eb prekur nga ateroskleroza, tensioni i lart\u00eb i gjakut dhe pamjaftueshm\u00ebria e veshk\u00ebve jan\u00eb nga simptomet tipike, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu \u00ebnjtjen e k\u00ebmb\u00ebve dhe duarve.<\/p>\n<p>Mjeku juaj do t\u00eb diagnostikoj\u00eb ateroskleroz\u00ebn duke u bazuar n\u00eb historin\u00eb familjare dhe mjek\u00ebsore, ekzaminimin fizik dhe testeve specifike. Shenjat e arterieve t\u00eb ngushtuara apo t\u00eb forcuara mund t\u00eb evidentohen gjat\u00eb ekzaminimit fizik. Var\u00ebsisht nga rezultatet e k\u00ebtij ekzaminimi, mjeku juaj mund t\u00eb ju sygjeroj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb teste diagnostike t\u00eb m\u00ebtutjeshme, p\u00ebrfshir\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Analizat e gjakut<br \/>\nUltraz\u00ebrin Doppler<br \/>\nElektrokardiogramin<br \/>\nRrezatimin X t\u00eb gjoksit<br \/>\nEkokardiografin\u00eb<br \/>\nAngiografin\u00eb<br \/>\nStres testin<br \/>\nTeste t\u00eb tjera si tomografia e kompjuterizuar (CT) dhe rezonanca angiografike magnetike (MRA)<br \/>\nTrajtimi dhe Parandalimi<\/p><\/blockquote>\n<p>Ky process vdekjeprur\u00ebs mund t\u00eb parandalohet dhe t\u00eb trajtohet. Ndryshimet n\u00eb stilin jet\u00ebsor\u00eb si dieta e sh\u00ebndetshme dhe aktiviteti i rregullt fizik, jan\u00eb shpesh gj\u00ebja m\u00eb e duhur n\u00eb parandalimin dhe trajtimin e aterosklerosz\u00ebs. Megjithat\u00eb, ndodh q\u00eb trajtimi me barna apo me an\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve kirugjike t\u00eb jet\u00eb i domosdosh\u00ebm poashtu.<\/p>\n<p><strong>Trajtimi me barna<\/strong><\/p>\n<p>Barna t\u00eb ndryshme mund t\u00eb ngadalsojn\u00eb, madje edhe t\u00eb mbrapsin efektet e ateroskleroz\u00ebs. Disa nga barnat m\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebrfshijn\u00eb:<\/p>\n<p><strong>Barnat p\u00ebr kolesterolin<\/strong> \u2013 Jan\u00eb k\u00ebto barna t\u00eb cilat me mekanizmin e tyre ulin nivelin e lipoproteinave me densitet t\u00eb ul\u00ebt (kolesterolin e keq), n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke zvog\u00ebluar grumbullimin (depozitimin) e yndyrnave tek muri i arterieve, dhe formimin e pllak\u00ebs yndyrore. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr rritja e niveleve t\u00eb lipoproteineve me densitet t\u00eb lart\u00eb (kolesterolit t\u00eb mir\u00eb) mund t\u00eb ndihmoj\u00eb gjithashtu. I takon mjekut tuaj t\u00eb p\u00ebrzgjedh mes grupit t\u00eb statineve apo fibrateve n\u00eb trajtimin e hiperkolesterolit..<\/p>\n<p><strong>Barnat kund\u00ebr koagulimit t\u00eb gjakut<\/strong> \u2013 aspirina n\u00eb doza t\u00eb vogla (baby aspirin) mund t\u00eb p\u00ebrshkruhet me q\u00ebllim t\u00eb ul\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pllak\u00ebzat e gjakut q\u00eb kalojn\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb en\u00ebve t\u00eb ngushtuara, t\u00eb mos shkaktojn\u00eb koagulim dhe t\u00eb bllokojn\u00eb arterien.<\/p>\n<p><strong>Beta bllokuesit<\/strong> \u2013 ky grup barnash p\u00ebrdoret m\u00eb shpesh n\u00eb rastet kur ateroskleroza ka prekur arteriet e zemr\u00ebs (koronare). Keto barna ulin ritmin e zemr\u00ebs dhe shtypjen e gjakut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb reduktohet k\u00ebrkesa e indit t\u00eb zemr\u00ebs p\u00ebr gjak t\u00eb oksigjenuar dhe shpesh zbut simptoment e dhimbjes n\u00eb gjoks.<\/p>\n<p>Inhibitor\u00ebt e enzim\u00ebs konvertuese t\u00eb angiotenzin\u00ebs dhe bllokator\u00ebt e kanaleve t\u00eb kalciumit \u2013 k\u00ebto barna mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb ngadalsimin e procesit t\u00eb ateroskleroz\u00ebs me an\u00eb t\u00eb mekanizmit t\u00eb tyre n\u00eb uljen e shtypjes s\u00eb gjakut.<\/p>\n<p><strong>Diuretik\u00ebt<\/strong> \u2013 shtypja e lart\u00eb e gjakut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga faktor\u00ebt kryesor\u00eb n\u00eb zhvillimin e ateroskleroz\u00ebs. Duretik\u00ebt jan\u00eb barna t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb n\u00eb trajtimin e hipertensionit.<br \/>\nNd\u00ebrhyrjet kirurgjike<\/p>\n<p>N\u00eb rast kur ndryshimi i stilit jet\u00ebsor si dhe marrja e barnave nuk mjafton n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes, procedura t\u00eb tjera, procedura m\u00eb agresive jan\u00eb t\u00eb nevojshme. Gjendjet si bllokimi i arteries e cila rrezikon mbijetes\u00ebn e organit p\u00ebrkates, kan\u00eb pasoj\u00eb t\u00eb paevitueshme nd\u00ebrhyrjen kirurgjike. Nd\u00ebr to jan\u00eb:<\/p>\n<blockquote><p>Angioplastika dhe v\u00ebnja e stentave<br \/>\nEndarteroktomia<br \/>\nTerapia fibrinolitike<br \/>\nKirurgjia bajpas (Bypass)<br \/>\nTerapia alternative<\/p><\/blockquote>\n<p>Mendohet se disa ushqime dhe shtesa ushqimore mund t\u00eb ndihmojn\u00eb n\u00eb reduktimin e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb kolesterolit dhe presionit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb gjakut, rrjedhimisht edhe n\u00eb ateroskleroz\u00eb. N\u00ebse pas konsultimit me mjekun tuaj keni marr\u00eb drit\u00ebn e gjelb\u00ebrt, ju mund t\u00eb konsideroni edhe k\u00ebto produkte si terapi alternative n\u00eb trajtimin dhe parandalimin e ateroskleroz\u00ebs:<\/p>\n<blockquote><p>Acid alfa-linoleik<br \/>\nElb<br \/>\nBeta sitosterol<br \/>\nQaji I zi<br \/>\nKalcium<br \/>\nKakao<br \/>\nVaj peshkut<br \/>\nKoenzima Q10<br \/>\nVaj peshku<br \/>\nAcid folik<br \/>\nHudhra<br \/>\nQaji i gjelber<br \/>\nKrunde t\u00ebrsh\u00ebre<br \/>\nSitostanol<br \/>\nVitamin\u00eb C<br \/>\nInformat\u00eb shtes\u00eb<\/p><\/blockquote>\n<p>Ateroskleroza si s\u00ebmundje e en\u00ebve t\u00eb gjakut mund t\u00eb ndodh n\u00eb cil\u00ebndo arterie, por jo edhe tek venat. Pse?<\/p>\n<p>Ateroskleroza edhe pse s\u00ebmundje e en\u00ebve t\u00eb gjakut, prek shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb arteriet sesa venat. Arsyeja prapa k\u00ebsaj q\u00ebndron n\u00eb rrjedhjen e gjakut me presion t\u00eb lart\u00eb n\u00ebp\u00ebr arterie krahasuar me venat, duke ngacmuar dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00eb k\u00ebshtu shtres\u00ebn e brendshme t\u00eb en\u00ebve dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijon nj\u00eb ambient ku elementet si kolesteroli mund t\u00eb dep\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Konkluzion<\/strong><\/p>\n<p>Trajtimi dhe avancimet n\u00eb trajtimin e ateroskleroz\u00ebs kan\u00eb reduktuar duksh\u00ebm numrin e vdekjeve nga kjo s\u00ebmundje. Megjithat\u00eb, ateroskleroza vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problemet kritik sh\u00ebndet\u00ebror\u00eb dhe i p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Ju mund ta parandaloni apo t\u00eb ngadalsoni procesin e ateroskleroz\u00ebs dhe pasojat q\u00eb mbart n\u00eb vete. Duke b\u00ebr\u00eb ndryshime n\u00eb stilin tuaj jet\u00ebsor si dhe duke b\u00ebr\u00eb vizita t\u00eb rregullta sh\u00ebndet\u00ebsore, ju mund t\u00eb m\u00ebnjanoni problemet e ateroskleroz\u00ebs dhe t\u00eb jetoni nje jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb sh\u00ebndetshme.<\/p>\n<p>&#8220;<em>Megjithat\u00eb, ateroskleroza vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb problemet kritik sh\u00ebndet\u00ebror\u00eb<\/em>&#8220;.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacione p\u00ebr s\u00ebmundjen e Arteroskleroz\u00ebs, ju ftojme t\u00eb shikoni videon e m\u00ebposht\u00ebme. Video \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga youtube.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/ecuCECYhw_M\" width=\"560\" height=\"315\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/p>\n<p><em><strong>Copyright<\/strong>: Ky artikull \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e We Speak Science, institutit jo fitimprur\u00ebs themeluar nga dy shkenc\u00ebtaret shqip\u00ebtare Dr. Detina Zalli (Harvard University) dhe Dr. Argita Zalli (Imperial College London). Artikulli \u00ebsht\u00eb shkruar nga Besa Emini (University of Aberdeen, University of Antwerp) dhe <strong>Detina Zalli<\/strong>.<\/em><\/p>\n<blockquote><p><strong>Referencat<\/strong>:<\/p>\n<p>Aldons J. Luis. Atherosclerosis. Nature. 2000<br \/>\nLibby P., Ridker PM., Maseri A. Inflammation and atherosclerosis. Circulation. 2002<br \/>\nLibby P., Ridker PM., Hansson GK. Progress and challenges in translating the biology of atherosclerosis. Nature. 2011.<br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.mayoclinic.org\/diseases-conditions\/arteriosclerosis-atherosclerosis\/home\/ovc-20167019\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.mayoclinic.org\/diseases-conditions\/arteriosclerosis-atherosclerosis\/home\/ovc-20167019<\/a><br \/>\nZadelaar S. et al. Mouse models for atherosclerosis and pharmaceutical modifiers. Atheroscler Thromb Vasc Biol. 2007<br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.nhlbi.nih.gov\/health\/health-topics\/topics\/atherosclerosis\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.nhlbi.nih.gov\/health\/health-topics\/topics\/atherosclerosis<\/a><br \/>\n<a href=\"https:\/\/www.nhlbi.nih.gov\/health\/health-topics\/topics\/atherosclerosis\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/www.nhlbi.nih.gov\/health\/health-topics\/topics\/atherosclerosis<\/a> (image)<br \/>\nAtherosclerosis and plaque rupture: an update. <a href=\"http:\/\/jpma.org.pk\/full_article_text.php?article_id=3330\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/jpma.org.pk\/full_article_text.php?article_id=3330<\/a><br \/>\nThe natural history of atherosclerosis in childhood. <a href=\"http:\/\/onlinelibrary.wiley.com\/doi\/10.1111\/j.1749-6632.1991.tb43714.x\/abstract;jsessionid=CBCD70B234F739B677C51B36EF0F552E.f01t04\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/onlinelibrary.wiley.com\/doi\/10.1111\/j.1749-6632.1991.tb43714.x\/abstract;jsessionid=CBCD70B234F739B677C51B36EF0F552E.f01t04<\/a><br \/>\n<a href=\"http:\/\/www.webmd.com\/heart\/picture-of-the-arteries#1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">http:\/\/www.webmd.com\/heart\/picture-of-the-arteries#1<\/a><\/p><\/blockquote>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>WeSpeakScience.com, 16 n\u00ebntor 2016 Ateroskleroza konsiderohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb viteve produktive dhe vdekjeve mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb s\u00ebmundje progresive karakterizuar nga akumulimi i lipideve dhe elementeve fibrotike n\u00eb arteriet e m\u00ebdha. N\u00eb gjendjen normale arteriet e sh\u00ebndosha jan\u00eb fleksibile dhe elastike, por me kalimin e koh\u00ebs muret e tyre mund [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17610,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-8511","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"WeSpeakScience.com, 16 n\u00ebntor 2016 Ateroskleroza konsiderohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb viteve produktive dhe vdekjeve mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb s\u00ebmundje progresive karakterizuar nga akumulimi i lipideve dhe elementeve fibrotike n\u00eb arteriet e m\u00ebdha. N\u00eb gjendjen normale arteriet e sh\u00ebndosha jan\u00eb fleksibile dhe elastike, por me kalimin e koh\u00ebs muret e tyre mund [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-19T21:08:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-05-25T02:22:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"320\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ateroskleroza &#8211; nga Detina Zalli\",\"datePublished\":\"2016-11-19T21:08:02+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T02:22:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/\"},\"wordCount\":1958,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ateroskleroza.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/\",\"name\":\"Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ateroskleroza.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-19T21:08:02+00:00\",\"dateModified\":\"2021-05-25T02:22:41+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ateroskleroza.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/ateroskleroza.jpg\",\"width\":600,\"height\":320},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ateroskleroza &#8211; nga Detina Zalli\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"WeSpeakScience.com, 16 n\u00ebntor 2016 Ateroskleroza konsiderohet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga shkaktar\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb humbjes s\u00eb viteve produktive dhe vdekjeve mbar\u00eb bot\u00ebn. \u00cbsht\u00eb s\u00ebmundje progresive karakterizuar nga akumulimi i lipideve dhe elementeve fibrotike n\u00eb arteriet e m\u00ebdha. N\u00eb gjendjen normale arteriet e sh\u00ebndosha jan\u00eb fleksibile dhe elastike, por me kalimin e koh\u00ebs muret e tyre mund [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-19T21:08:02+00:00","article_modified_time":"2021-05-25T02:22:41+00:00","og_image":[{"width":600,"height":320,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ateroskleroza &#8211; nga Detina Zalli","datePublished":"2016-11-19T21:08:02+00:00","dateModified":"2021-05-25T02:22:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/"},"wordCount":1958,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/","name":"Ateroskleroza - nga Detina Zalli - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg","datePublished":"2016-11-19T21:08:02+00:00","dateModified":"2021-05-25T02:22:41+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/ateroskleroza.jpg","width":600,"height":320},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ateroskleroza-nga-detina-zalli\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ateroskleroza &#8211; nga Detina Zalli"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8511","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8511"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8511\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":68952,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8511\/revisions\/68952"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8511"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8511"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8511"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}