{"id":8628,"date":"2016-11-22T22:45:02","date_gmt":"2016-11-22T21:45:02","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8628"},"modified":"2021-06-01T04:24:02","modified_gmt":"2021-06-01T02:24:02","slug":"bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/","title":{"rendered":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH"},"content":{"rendered":"<p><em>Kujtime, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e dit\u00eblindjes:<\/em><\/p>\n<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p>Ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tani q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 86-t\u00eb t\u00eb dit\u00eblindjes, e kujtoj me nderim e respekt t\u00eb thell\u00eb, pedagogun e mikun tim t\u00eb paharruar, prof. Bedri Dedja-Akademik dhe \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d.<\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nKan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 59 vjet, nga koha, kur u krijua Universiteti i Tiran\u00ebs. Nj\u00eb vit m\u00eb pas, i nisa studimet n\u00eb deg\u00ebn gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe, t\u00eb Fakultetit Histori-Filologji. Nd\u00ebr pedagog\u00ebt tan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb e t\u00eb nderuar, gjuh\u00ebtar\u00eb e shkrimtar\u00eb t\u00eb njohur, personalitete t\u00eb arsimit dhe shkenc\u00ebs shqiptare, si: Eqrem \u00c7abej, Aleks Buda, Mahir Domi, Zihni Sako, Androkli Kostallari, Jakov Xoxa, Shaban Demiraj, Mark Gurakuqi, Bujar Hoxha, Sk\u00ebnder Luarasi, Selman Riza, Myzafer Xhaxhiu, Stefan Prifti, Zija Xholi, Jorgji Gjinari e t\u00eb tjer\u00eb, ishte dhe pedagogu i lend\u00ebs s\u00eb psikologjis\u00eb, Bedri Dedja.<\/p>\n<p>Ky kishte mbaruar studimet e larta n\u00eb Mosk\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb, por dhe kishte nisur t\u00eb b\u00ebnte em\u00ebr n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Tiparet e tij aq njer\u00ebzore, si: dashamir\u00ebsia, takti i komunikimit, respekti p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, pasioni p\u00ebr krijimtarin\u00eb letrare, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb etj., ishin arsyet se p\u00ebrse u afrova me t\u00eb, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe nuk i shk\u00ebput\u00ebm m\u00eb asnj\u00ebher\u00eb lidhjet tona, deri sa ai u nda nga jeta.<\/p>\n<p>Mbaj mend se, kur nisi t\u00eb botohej gazeta e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit e Kultur\u00ebs, \u201cM\u00ebsuesi\u201d, n\u00eb shtator 1961, prof. Bedriun e caktuan aty kryeredaktor t\u00eb par\u00eb. P\u00ebrs\u00ebri nuk iu ndava pedagogut t\u00eb psikologjis\u00eb, i cili m\u00eb sh\u00ebrbeu shembull edhe p\u00ebr shkrimet e mia. Botova n\u00eb k\u00ebt\u00eb gazet\u00eb artikuj modest\u00eb, q\u00eb n\u00eb numrat e par\u00eb dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e nd\u00ebrpreva bashk\u00ebpunimin me t\u00eb. Isha n\u00eb vitin e fundit t\u00eb studimeve, kur prof. Bedriu m\u00eb propozoi e un\u00eb pranova t\u00eb punoja redaktor n\u00eb \u201cM\u00ebsuesi\u201d. Megjithat\u00eb, ky mendim i yni nuk u realizua dot, p\u00ebr arsye objektive. Edhe kur u diplomova, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb m\u00eb merrte n\u00eb k\u00ebt\u00eb organ shtypi, por mua m\u00eb caktuan redaktor n\u00eb gazet\u00ebn javore t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve \u201cPionieri\u201d. P\u00ebrs\u00ebri nuk i shk\u00ebput\u00ebm lidhjet, p\u00ebrkundrazi, vazhdova t\u00eb shkruaja rregullisht n\u00eb faqet e asaj gazete, pasi aty kisha nj\u00eb m\u00ebsues dhe p\u00ebrkrah\u00ebs t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bedri Dedja n\u00eb bot\u00ebn e f\u00ebmijeve\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/bedri_dedja_ne_boten_e_femijeve.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1966, m\u00eb d\u00ebrguan familjarisht n\u00eb rrethin e Tropoj\u00ebs, ku punova me rinin\u00eb dhe drejtues i sektorit t\u00eb kultur\u00ebs. Prap\u00eb, lidhje e bashk\u00ebpunim me prof. Bedriun. Mbaj mend se ishte vjesht\u00eb, kur ky erdhi me sh\u00ebrbim n\u00eb qytetin \u201cBajram Curri\u201d dhe u takuam me p\u00ebrzem\u00ebrsi. Pash\u00eb me habi se nd\u00ebr duar mbante nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me rroba e nj\u00eb pallto dhe veshur kishte \u00e7izme. Me shaka, iu drejtova: \u201cPo, \u00e7\u2019i keni t\u00eb gjitha k\u00ebto, o profesor Bedri? Apo mendonit q\u00eb Tropoja \u00ebsht\u00eb n\u00eb Alpe e b\u00ebn shum\u00eb ftoft\u00eb? A e shikoni, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb lugin\u00eb, fush\u00eb si n\u00eb Tiran\u00eb dhe n\u00eb vend t\u00eb Dajtit, k\u00ebtu kemi Shkelzenin. Qyteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb 330 metra mbi nivelin e detit, nd\u00ebrsa aty, ku do t\u00eb ngrihet Hidrocentrali i Fierz\u00ebs, lart\u00ebsia \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 110 metra&#8230;\u201d. Qesh\u00ebm me k\u00ebto fjal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat edhe m\u00eb pas shpesh \u201cia z\u00ebja kok\u00ebn\u201d profesor Bedriut.<\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nFaktet, q\u00eb p\u00ebrmernda m\u00eb lart, por dhe ato q\u00eb do t\u00eb shkruaj m\u00eb posht\u00eb, jan\u00eb p\u00ebrjetime t\u00eb mijat, pra di\u00e7ka vetjake. Por mendoj se ato jan\u00eb mjaft dometh\u00ebn\u00ebse, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar cil\u00ebsit\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb pedagogut ton\u00eb t\u00eb psikologjis\u00eb, prof. Bedri Dedja. Se, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb sjellur ose mund t\u00eb ishte sjellur, jo vetm me mua, por edhe me t\u00eb gjith\u00eb ish-student\u00ebt e tij t\u00eb shumt\u00eb. Pra, po e vazhdoj rrjedh\u00ebn e kujtimeve t\u00eb mia dhe k\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin e lexuesit&#8230;<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, edhe gjat\u00eb sh\u00ebrbimit disavje\u00e7ar n\u00eb Tropoj\u00eb, meqen\u00ebse e kisha pasion timin, shkruaja rregullisht n\u00eb shtyp. Nd\u00ebrsa Prof. Bedriu m\u00eb nxiste e m\u00eb p\u00ebrg\u00ebzonte me sinqeritet dhe p\u00ebrs\u00ebri shprehu gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb m\u00eb merrte me pun\u00eb, n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d. Por nuk u realizua kjo gj\u00eb, se na u b\u00eb penges\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr titullar \u201cparimor\u201d i atij dikasteri. M\u00eb pas, at\u00eb e d\u00ebrguan sekretar t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave. Prap\u00eb nuk i shk\u00ebput\u00ebm lidhjet, i shkruaja dhe ai m\u00eb kujtonte shpesh. Takoheshim, kur merrja pjes\u00eb i ftuar n\u00eb veprimtari t\u00eb ndryshme shkencore, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gjithnj\u00eb, ai e ruante at\u00eb dash\u00ebmir\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb njohur ndaj ish-student\u00ebve t\u00eb tij.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Bedri Dedja dhe Murat Gecaj\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/bedri_dedja_murat_gecaj.jpg\" alt=\"\" width=\"455\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Prof. Bedriu nuk kishte hequr dor\u00eb nga kujdesi p\u00ebr mua dhe nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb vitin 1973, n\u00eb zyrat e rrethit, n\u00eb \u201cB.Curri\u201d, erdhi shkresa nga Akademia e Shkencave, ku ai ishte sekretar shkencor, me t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb k\u00ebrkonin punonj\u00ebs shkencor p\u00ebr fush\u00ebn e dialektologjis\u00eb, n\u00eb Institutin e Gjuh\u00ebsis\u00eb e Let\u00ebrsis\u00eb. Arsyeja ishte se kisha studiuar e isha specializuar nj\u00eb vit n\u00eb Universitetin \u201cZhdanov\u201d t\u00eb ish-Leningradit (tani: Pet\u00ebrburg), pran\u00eb albanologes dhe akademikes s\u00eb mir\u00ebnjohur, A.V.Desnickaja dhe n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs mbrojta diplom\u00ebn,po n\u00eb fush\u00ebn e dialektologjis\u00eb. Por ndodhi \u201crast\u00ebsia\u201d q\u00eb as k\u00ebsaj here t\u00eb mos plot\u00ebsohej d\u00ebshira jon\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt?! Nd\u00ebrsa m\u00eb tej, n\u00eb fillimin e vitit 1974 m\u00eb rikthyen n\u00eb shtyp, por tashm\u00eb redaktor n\u00eb gazet\u00ebn \u201cBashkimi\u201d. Ve\u00e7 lidhjet e miq\u00ebsin\u00eb e sinqert\u00eb e t\u00eb ngusht\u00eb, me prof. Bedriun, i vazhdova pand\u00ebrprerje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet n\u00eb vazhdim, q\u00eb nga maji i vitit 1981, nisa pun\u00ebn redaktor n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d. Ishte ai organ i shtypit ton\u00eb arsimor, ku prof. Bedri Dedja vuri themelet e sigurta. I nxitur dhe nga puna e vullneti i tij, por dhe i t\u00eb tjer\u00ebve, pedagog\u00eb t\u00eb mi t\u00eb nderuar, n\u00eb vitin 1991 fillova p\u00ebrgatitjet p\u00ebr mbrojtjen e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb kualifikimit pasuniversitar. Pasi dhash\u00eb tri provime plot\u00ebsuese universitare, p\u00ebr profilin pedagogji e psikologji dhe kat\u00ebr provime pasuniversitare, shkrova tem\u00ebn e disertacionit: \u201cKontribute t\u00eb m\u00ebsuesve patriot\u00eb kosovar\u00eb, p\u00ebr arsimin komb\u00ebtar\u201d. P\u00ebrve\u00e7 udh\u00ebheq\u00ebsit shkencor, q\u00eb ishte punonj\u00ebsi i ISP, prof.as.dr. Qazim Kashari, p\u00ebr t\u00eb u caktuan n\u00eb sektor recenzent\u00eb dhe n\u00eb K\u00ebshillin Shkencor oponent\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyja rastet, u tragua mjaft i gatsh\u00ebm pedagogu im, prof. Bedri Dedja. Me korrektes\u00eb e kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ai e kishte lexuar punimin tim dhe mendimin p\u00ebrfundimtar e shfaqi n\u00eb tri faqe, me shkrim. Ai jepte k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm:<\/p>\n<p>\u201cDisertacioni i Murat Gecajt, me tem\u00ebn e lartp\u00ebrmendur, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb nidihmes\u00eb origjinale, interesante dhe me vlera shkencore p\u00ebr historin\u00eb e arsimit dhe t\u00eb mendimit pedagogjik shqiptar, duke plot\u00ebsuar kuadrin e saj me ndri\u00e7imin e disa figurave t\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb shquar t\u00eb trev\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb njohur e trejtuar, por asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb studiuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjer\u00ebsi. Vlerat dhe meritat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb k\u00ebtij disertacioni jan\u00eb t\u00eb padiskutueshme&#8230;Monografia \u00ebsht\u00eb e vlefshme p\u00ebr botim\u201d: Prof. Bedri Dedja. (Tiran\u00eb, m\u00eb 12.09.1991).<\/p>\n<p>Sigurisht, krahas pun\u00ebve t\u00eb shumta dhe angazhimeve n\u00eb fush\u00ebn e studimeve psikologjike e pedagogjike, t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb etj., ai nuk e \u201charronte\u201d asnj\u00ebher\u00eb gazet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb dashur e t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201cM\u00ebsuesi\u201d. Sipas rastit, na sillte shkrime interesante dhe me tematik\u00eb t\u00eb ndryshme, t\u00eb cilat i kemi botuar me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Sidomos n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ne i shpeshtuam lidhjet miq\u00ebsore. Rregullisht, \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb, kur dilte gazeta \u201cM\u00ebsuesi\u201d, i \u00e7oja prof. Bedriut nj\u00eb kopje t\u00eb saj dhe uleshim n\u00eb klubin e Lidhjes s\u00eb Shkrimtar\u00ebve e Artist\u00ebve ose af\u00ebr tij. Aty \u201cpinim nj\u00eb kafe bashk\u00eb\u201d dhe flisnim p\u00ebr krijimet e botimet, p\u00ebr nipat e mbesat. Por kishim edhe nj\u00eb \u201cpik\u00eb\u201d tjet\u00ebr takimi e lidhjeje. Ai ishte kryetar e un\u00eb an\u00ebtar i \u201cBordit t\u00eb shqyrtimit dhe vler\u00ebsimit t\u00eb botimeve letrare e publicistike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d, i ngritur pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit dhe Shkenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mungoja as q\u00eb ta vizitoja, p\u00ebr ndonj\u00eb rast, si\u00e7 shkova n\u00eb spital e n\u00eb sht\u00ebpi, kur ai ishte i pamundur, n\u00eb fillimin e vitit 2000 ose m\u00eb von\u00eb. Sigurisht, k\u00ebnaqeshin vet\u00eb ai e bashk\u00ebshortja, e paharruara Pandora dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur se at\u00ebher\u00eb kam \u201cndihmuar\u201d n\u00eb sh\u00ebrimin e shpejt\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Si gjithnj\u00eb, para meje dhe miq\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb, q\u00eb e rrethonin n\u00eb \u00e7do \u00e7ast, prof. Bedri Dedja mbeti njeri i nderuar e dashamir\u00ebs, fisnik e i ndjesh\u00ebm, i dh\u00ebn\u00eb pas studimeve, krijimeve e botimeve, si n\u00eb fush\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb psikologjis\u00eb e pedagogjis\u00eb. Sh\u00ebnoj k\u00ebtu se kam v\u00ebn\u00eb re me k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00eb veprimtarin\u00eb e tij t\u00eb begat\u00eb, ka pasur pran\u00eb, si frym\u00ebzuese e ndihm\u00ebse t\u00eb aft\u00eb, pedagogen e studiuesen Pandora Dedja, e cila ka disa vjet \u00eb \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga jeta. Ajo ishte motra e publicistit dhe shkrimtarit p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, Tuni Papu\u00e7iu, i cili u nda nga jeta n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb botuar libri i tij, \u201cNj\u00eb sirtar i v\u00eb\u00e7ant\u00eb\u201d, me tregime e skica etj., ku kam nj\u00eb kujtim p\u00ebr t\u00eb, sepse ishim bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb e koleg\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nSi\u00e7 u shpreha m\u00eb lart, cil\u00ebsi t\u00eb rralla e dallonin pedagogun e mikun tim, prof. Bedri Dedja. Po sh\u00ebnoj dhe k\u00ebt\u00eb fakt. Ai, n\u00eb \u00e7do rast, ishte i v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj \u00e7dokujt, pra dhe ndaj meje. Kur botonte ose ribotonte ndonj\u00eb lib\u00ebr, \u201cm\u00eb merr p\u00ebrdore\u201d dhe m\u00eb \u00e7onte n\u00eb librarin\u00eb m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, ku ishin disa nga veprat e tij. T\u00ebrhiqte nga rafti nj\u00eb kopje t\u00eb librit m\u00eb t\u00eb ri, nxirrete nga xhepi stilolapsin dhe sh\u00ebnonte aty disa radh\u00eb kushtimi, aq t\u00eb bukura, frym\u00ebzuara e dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej tyre, n\u00eb ribotimin e romanit \u201cNj\u00eb udh\u00ebtim i rreziksh\u00ebm\u201d, nuk harroi t\u2019i sh\u00ebnonte disa fjal\u00eb t\u00eb bukura edhe nipit tim, Deivisit, at\u00ebher\u00eb 6-vje\u00e7are tani af\u00ebr 22-vje\u00e7ar, n\u00eb Gjermani. \u00cbsht\u00eb interesante, se ky gjithnj\u00eb m\u00eb pyeste, kur \u00e7elte komedin\u00ebn me librat e tij: \u201cKu jan\u00eb librat e xhaxhi Bedriut?\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtyre pak radh\u00ebve, po p\u00ebrmendi dhe nj\u00eb detaj. N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2000, i ftuar nga nj\u00eb i njohur n\u00eb De\u00e7an, do t\u00eb b\u00ebja udh\u00ebtimin tim t\u00eb par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. U takova me prof. Bedriun dhe ky nuk harroi t\u2019i d\u00ebrgonte t\u00eb fala krushkut t\u00eb tij, n\u00eb Gjakov\u00eb, Qazim Byty\u00e7it dhe t\u2019i rikujtonte shp\u00ebrndarjen falas, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kosovar\u00eb, t\u00eb 3.000 kopjeve t\u00eb romanit \u201cNj\u00eb udh\u00ebtim i rreziksh\u00ebm\u201d. Po k\u00ebshtu, m\u00eb porositi ta p\u00ebrsh\u00ebndesja nga ana e tij prof. R.Qosjen, n\u00eb Prishtin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb shkurt\u00ebr, i shkroi k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cI dashur Rexhep! Duke p\u00ebrfituar nga ardhja n\u00eb Kosov\u00eb e mikut tim, Murat Gecaj, u d\u00ebrgojm\u00eb p\u00ebrshendetje e t\u00eb fala, si nga un\u00eb e Pandora. Shpres\u00ebs, gjithashtu, i transmetoni fal\u00ebmeshendete nga ana jon\u00eb. Urojm\u00eb suksese n\u00eb pun\u00ebn tuaj fisnike, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb!- Ju p\u00ebrqafoj, Bedri Dedja\u201d.<\/p>\n<p>Libri im me titull \u201cSi e pash\u00eb un\u00eb Kosov\u00ebn\u201d u publikua nga Sht\u00ebpia Botuese \u201cErik\u201d e Tiran\u00ebs, n\u00eb fundin e tetorit t\u00eb atij viti, pra m\u00eb 2000. Vler\u00ebsimet p\u00ebr t\u00eb i b\u00ebn\u00eb prof. Bedri Dedja-Akademik dhe publicisti Marash Hajati, q\u00eb u botuan n\u00eb faqet e fundit t\u00eb librit. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai shkroi aty k\u00ebto radh\u00eb: \u201cVepra e re e prof.as.dr. Murat Gecajt, \u201cSi e pash\u00eb un\u00eb Kosov\u00ebn\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr i k\u00ebndsh\u00ebm publicistik, aktual, i cili, sipas mendimit tim, i kalon edhe kufijt\u00eb e publicistik\u00ebs, duke na u paraqitur si nj\u00eb krijim me karakter historik, letrar dhe memuaristik, nj\u00ebkoh\u00ebsisht&#8230;. \u201cReportazhi\u201d i gjall\u00eb dhe i flak\u00ebt i Murat Gecajt p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb ndihmes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e cila u jep mund\u00ebsi lexuesve shqiptar\u00eb k\u00ebtej kufirit, po edhe kosovar\u00ebve e bashkatdhetar\u00ebve tjer\u00eb n\u00eb trevat e Ballkanit, q\u00eb t\u00eb njohin m\u00eb n\u00eb thell\u00ebsi sakrificat e m\u00ebdha t\u00eb popullit ton\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb, q\u00eb jetojm\u00eb sot, solidaritetin mbar\u00ebshqiptar dhe vizionet historike p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d.<\/p>\n<p>&#8230;Kur flisja n\u00eb telefon me familjen Dedja, shpesh m\u00eb p\u00ebrgjigjej e para, Pandora. P\u00ebrmes receptorit, d\u00ebgjoja tik-takun e nj\u00eb makine shkrimi. N\u00eb t\u00eb punonte nj\u00eb shkrimtar e psikolog i palodhur. \u201cJa, po ta th\u00ebrras tani Bedron\u201d- m\u00eb thoshte ajo dhe, sakaq, p\u00ebrtej receptorit d\u00ebgjoja nj\u00eb z\u00eb t\u00eb qet\u00eb dhe \u00e7lodh\u00ebs. Nd\u00ebr t\u00eb tjerat vepra, ai shkroi dhe kujtimet e jet\u00ebs s\u00eb tij. N\u00eb mes t\u00eb atyre mbresave t\u00eb pambarim dhe t\u00eb bukura nga jeta, do t\u00eb gjente vend p\u00ebr t\u00eb treguar di\u00e7ka dhe p\u00ebr lidhjet e tij me mua, ish-studentin e mikun e tij.<\/p>\n<p>Q\u00ebnka di\u00e7ka interesante se shumica e shkrimtar\u00ebve ose intelektual\u00ebve t\u00eb fushave t\u00eb tjera, kur i afrohen mosh\u00ebs 60-vje\u00e7are ose e kalojn\u00eb at\u00eb, kan\u00eb padurim t\u00eb ulen e t\u00eb shkruajn\u00eb kujtimet e tyre nga jeta. Kisha lexuar me k\u00ebnaq\u00ebsi, disa vite m\u00eb par\u00eb, psh, librat me kujtime t\u00ebrheq\u00ebse, nga shkrimtari i talentuar Sterjo Spasse dhe mjeku i njohur Shefqet Ndroqi e t\u00eb tjer\u00eb.T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, kjo lloj let\u00ebrsie mua m\u00eb ka p\u00eblqyer e m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Prandaj e prita me padurim edhe librin \u201cN\u00ebsp\u00ebr ravat e jet\u00ebs\u201d, t\u00eb pedagogut e mikut tim, shkrimtarit t\u00eb shquar t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, prof. B.Dedja.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kopje t\u00eb tij ai ma dha me n\u00ebnshkrim dhe me fjal\u00eb dashamir\u00ebse. E lexova \u201cme nj\u00eb frym\u00eb\u201d dhe mbeta mjaft i k\u00ebnaqur. P\u00ebrmbledhurazi, mund t\u00eb them vet\u00ebm kaq: Libri i tij me kujtime \u00ebsht\u00eb nj\u00eb enciklopedi e v\u00ebrtet\u00eb jet\u00ebsore, e nj\u00eb njeriu t\u00eb mir\u00eb, e nj\u00eb pedagogu e psikologu dhe shkrimtari t\u00eb shquar, q\u00eb t\u00ebr\u00eb dijet dhe talentin e vet\u00eb i shkriu p\u00ebr edukimin dhe m\u00ebsimin e brezit t\u00eb ri t\u00eb Atdheut ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb vazhdim t\u00eb studimeve n\u00eb fush\u00ebn e arsimit dhe t\u00eb mendimit pedagogjik shqiptar, n\u00eb fillimin e viteve 2000, t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebrfundova nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me historikun e shkurt\u00ebr t\u00eb disa shkollave t\u00eb para shqipe. Ia dhash\u00eb nj\u00eb kopje prof. Bedriut, t\u00eb cil\u00ebn e lexoi shpejt dhe m\u00eb b\u00ebri nj\u00eb \u201chyrje\u201d mjaft profesionale. Aty, ai shprehet me simpati p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb dhe vlerat, q\u00eb paraqste ky botim, n\u00eb vazhdim t\u00eb njohjes s\u00eb historis\u00eb s\u00eb arsimit dhe t\u00eb mendimit pedagogjik shqiptar. Libri n\u00eb fjal\u00eb u botua e qarkulloi gjat\u00eb vitit 2001. Po k\u00ebt\u00eb dashamir\u00ebsi e ndihm\u00eb gjeta nga ai edhe kur punova p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e librit \u201cFilolog\u00eb q\u00eb nuk harrohen\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr veprimtarit\u00eb m\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb prof.Bedri dedjes, n\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij, ishte drejtimi pun\u00ebs s\u00eb redaksis\u00eb p\u00ebr Vepr\u00ebn \u201cHistoria e Arsimit dhe e Mendimit Pedagogjik Shqiptar\u201d (botuar m\u00eb 2003), ku b\u00ebja pjes\u00eb dhe un\u00eb. Megjith\u00ebse mjaft i r\u00ebnduar nga gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore, i pari ai dha sh\u00ebmbullin e pun\u00ebs s\u00eb pasionuar dhe t\u00eb thelluar shkencore, me pjes\u00ebt q\u00eb shkroi.<\/p>\n<p>\u2026Sa e sa her\u00eb jam takuar me Prof. Bedriun. Gjithnj\u00eb i nj\u00ebjti, njer\u00ebzor, buzagaz, i thjesht\u00eb, dashamir\u00ebs. Shkoja t\u00eb shihesha me t\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre t\u00eb thjesht\u00eb e bujare, aty af\u00ebr \u201cRrug\u00ebs s\u00eb Kavaj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Pastaj, flisnim n\u00eb telefon. Shk\u00ebmbenim letra edhe kur ai shkonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht n\u00eb Zvic\u00ebr, te e bija, Edlira. Lidhjet tona miq\u00ebsore e t\u00eb sinqerta i kalonin kufinjt\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve m\u00ebsues-nx\u00ebn\u00ebs a pedagog-student. Ishin lidhje bashk\u00ebpunimi e miq\u00ebsie, t\u00eb lindura vite m\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb ruajtura t\u00eb pastra e t\u00eb pashk\u00ebputura. Ato i thjeshtoi dhe i fark\u00ebtoi vet\u00eb prof. Bedriu, si n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb barabart\u00ebve. Prandaj ishin t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe, t\u00eb tilla, ato i ruajt\u00ebm deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb begat\u00eb. (Bedri Dedja lindi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, m\u00eb 20 n\u00ebntor 1930 dhe i mbylli syt\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 13 prill 2004)&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim me kujtime p\u00ebr prof. Bedri Dedja, n\u00eb 86-vjetorin e lindjes s\u00eb tij, nuk p\u00ebrmenda jet\u00ebn e gjall\u00eb dhe as krijimtarin\u00eb e tij aq t\u00eb pasur. Lexuesit tan\u00eb t\u00eb nderuar, tashm\u00eb, jan\u00eb njohur me t\u00eb p\u00ebrmes shtypit ose stacioneve televizive, p\u00ebr ato d\u00ebshmojn\u00eb qindra botime e libra t\u00eb tij, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, studime dhe shkrime t\u00eb tjera. Ato jan\u00eb nj\u00eb pasuri e pa\u00e7muar p\u00ebr brezat tan\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri dhe kudo, ku jetojn\u00eb bashkatdhetar\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kam k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb t\u00eb sh\u00ebnoj k\u00ebtu se, pas ndarjes nga jeta t\u00eb prof.Bedri Dedjes, me kujdesin dhe mb\u00ebshtetjen e bij\u00ebs s\u00eb vet\u00eb, Edlira Dedja-Byty\u00e7i, m\u2019u dha mund\u00ebsia t\u00eb mbledh kujtime e shkrime t\u00eb shum\u00eb vetave, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb, ish-student\u00eb e miq t\u00eb tij etj., nga Shqip\u00ebria, trojet amtare e diaspora shqiptare. K\u00ebshtu, me hyrjen q\u00eb hartova, u publikua nj\u00eb lib\u00ebr i posa\u00e7\u00ebm, me 363 faqe, tekst e fotografi, kushtuar k\u00ebtij njeriu t\u00eb mir\u00eb dhe personalitet shum\u00ebplan\u00ebsh e shum\u00ebvler\u00ebsh. (Libri \u201cBedri Dedja, n\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb\u201d &#8211; p\u00ebrgatitur p\u00ebr botim nga M.Gecaj, Tiran\u00eb, 2010)<\/p>\n<p>&#8230;N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve, e kam peng, t\u00eb shprehem dhe t\u00eb pyes: Si nuk u gjet mund\u00ebsia, q\u00eb emri i madh i Prof. Bedri Dedjes t\u2019i vihej nj\u00eb institucioni t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm arsimor n\u00eb kryeqytet dhe, pse jo, n\u00eb ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr, por iu vendos vet\u00ebm nj\u00eb rrugice, diku n\u00eb periferi t\u00eb tij? P\u00ebr ket\u00eb gj\u00eb le t\u00eb reflektojn\u00eb dhe t\u00eb japin shpjegime, para armat\u00ebs s\u00eb nx\u00ebnsve e student\u00ebve, m\u00ebsuesve e pedagog\u00ebve shqiptar\u00eb, ata zyrtar\u00eb, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pakujdesi t\u00eb pafalshme ose n\u00ebnvler\u00ebsim t\u00eb pap\u00ebrligjur.<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 20 n\u00ebntor 2016<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtime, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tani q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 86-t\u00eb t\u00eb dit\u00eblindjes, e kujtoj me nderim e respekt t\u00eb thell\u00eb, pedagogun e mikun tim t\u00eb paharruar, prof. Bedri Dedja-Akademik dhe \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d. 1. Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 59 vjet, nga koha, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16542,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-8628","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kujtime, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tani q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 86-t\u00eb t\u00eb dit\u00eblindjes, e kujtoj me nderim e respekt t\u00eb thell\u00eb, pedagogun e mikun tim t\u00eb paharruar, prof. Bedri Dedja-Akademik dhe \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d. 1. Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 59 vjet, nga koha, [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-22T21:45:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-01T02:24:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"340\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"13 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH\",\"datePublished\":\"2016-11-22T21:45:02+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T02:24:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/\"},\"wordCount\":3165,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bedri_dedja_me_miqte.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/\",\"name\":\"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bedri_dedja_me_miqte.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-22T21:45:02+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T02:24:02+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bedri_dedja_me_miqte.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/bedri_dedja_me_miqte.jpg\",\"width\":600,\"height\":340},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Kujtime, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e dit\u00eblindjes: Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues Ndiej k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb tani q\u00eb, n\u00eb p\u00ebrvjetorin e 86-t\u00eb t\u00eb dit\u00eblindjes, e kujtoj me nderim e respekt t\u00eb thell\u00eb, pedagogun e mikun tim t\u00eb paharruar, prof. Bedri Dedja-Akademik dhe \u201cMjesht\u00ebr i Madh\u201d. 1. Kan\u00eb kaluar m\u00eb shum\u00eb se 59 vjet, nga koha, [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-22T21:45:02+00:00","article_modified_time":"2021-06-01T02:24:02+00:00","og_image":[{"width":600,"height":340,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"13 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH","datePublished":"2016-11-22T21:45:02+00:00","dateModified":"2021-06-01T02:24:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/"},"wordCount":3165,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/","name":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg","datePublished":"2016-11-22T21:45:02+00:00","dateModified":"2021-06-01T02:24:02+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/bedri_dedja_me_miqte.jpg","width":600,"height":340},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bedri-dedja-njeri-i-mire-dhe-personalitet-i-shquar-shumeplanesh-e-shumevleresh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BEDRI DEDJA, NJERI I MIR\u00cb DHE PERSONALITET I SHQUAR, SHUM\u00cbPLAN\u00cbSH E SHUM\u00cbVLER\u00cbSH"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8628","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8628"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8628\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69265,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8628\/revisions\/69265"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16542"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8628"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8628"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8628"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}