{"id":8651,"date":"2016-11-23T21:49:12","date_gmt":"2016-11-23T20:49:12","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8651"},"modified":"2021-06-01T04:12:30","modified_gmt":"2021-06-01T02:12:30","slug":"odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/","title":{"rendered":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti <strong>Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Odhise Grillo ka lindur n\u00eb Vuno t\u00eb Himar\u00ebs, n\u00eb vitin 1933.<\/em><\/p>\n<p>Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa ciklin e lart\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs shtat\u00ebvje\u00e7are e vazhdoi n\u00eb Tiran\u00eb. Po n\u00eb kryeqytet mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjimnazin &#8220;Qemal Stafa&#8221;, dhe studimet e larta p\u00ebr Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi dhe p\u00ebr gazetari n\u00eb Fakultetin Histori-Filologji dhe n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike Juridike. Me mbarimin e studimeve punoi p\u00ebr disa vjet n\u00eb revist\u00ebn &#8220;Hosteni&#8221; dhe m\u00eb pas n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese &#8220;Naim Frash\u00ebri&#8221;, n\u00eb redaksin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, ku punoi gjersa doli n\u00eb pension.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi punoi n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb Botuese &#8220;Toena&#8221;, si shef i redaksis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj. Grillo \u00ebsht\u00eb redaktor i mbi 1500 librave t\u00eb autor\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 let\u00ebrsis\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me publicistik\u00eb dhe ka botuar shum\u00eb shkrime n\u00eb organe p\u00ebr t\u00eb rritur dhe f\u00ebmij\u00eb si: &#8220;Drita&#8221;, &#8220;N\u00ebntori&#8221;, &#8220;Ylli&#8221;, &#8220;Z\u00ebri i Rinis\u00eb&#8221;, &#8220;Pionieri&#8221;, &#8220;Fatosi&#8221;, &#8220;Yllkat&#8221;, &#8220;Bota e f\u00ebmij\u00ebve&#8221; etj. Ai drejtoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb vjet Shoqat\u00ebn Mbar\u00ebkomb\u00ebtare t\u00eb par\u00eb drejt konsolidimi si deg\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme. Eci n\u00eb gjurm\u00ebt e disa autor\u00ebve paraardh\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrkisnin tradit\u00ebs son\u00eb t\u00eb lavdishme t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Odhise Grillo \u00ebsht\u00eb autor i cili ka l\u00ebvruar t\u00eb gjitha gjinit\u00eb, t\u00eb gjitha llojet; vjersh\u00ebn, poem\u00ebn, fabul\u00ebn, tregimin, novel\u00ebn, p\u00ebrrall\u00ebn, romanin, pjes\u00ebt teatrale dhe n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme \u00ebsht\u00eb marr\u00eb edhe me nj\u00eb lloj letrar q\u00eb te ne nuk \u00ebsht\u00eb kultivuar, po q\u00eb bota e kishte shum\u00eb t\u00eb preferuar, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatja p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e kryeveprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb bot\u00ebrore dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebri rikrijimin p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e kryeveprave t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare si\u00e7 jan\u00eb \u201cLahuta e mal\u00ebsis\u00eb\u201d, e Gjergj Fisht\u00ebs ose \u201cHistoria e Sk\u00ebnderbeut\u201d, e Naim Frash\u00ebrit etj. U hodh dhe te let\u00ebrsia bot\u00ebrore: Don Kishoti i Man\u00e7\u00ebs, Epi i Gilgameshit etj.<\/p>\n<p>Ai themeloi Kolan\u00ebn e botimeve: \u201dLegjenda shqiptare\u201d, ku u botuan 27 libra t\u00eb ilustruara t\u00eb cilat p\u00ebrmbanin legjenda t\u00eb p\u00ebrshtatura p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Lexuesit e vegj\u00ebl p\u00ebrmes tyre arrijn\u00eb t\u00eb njihen me ngjarje e personazhe legjendar\u00eb e historik\u00eb.<\/p>\n<p>Odhise Grillo \u00ebsht\u00eb autori q\u00eb ka botuar leksikonin e shkrimtar\u00ebve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb nga Kristoforidhi e deri n\u00eb dit\u00ebt tona, me mbi 550 autor\u00eb, p\u00ebr jet\u00ebn e vepr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Grilloja u shqua si poet q\u00eb dha poezi dhe poema me vler\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Gama e temave dhe motiveve t\u00eb trajtuara nga autori \u00ebsht\u00eb e gjer\u00eb. I kushton r\u00ebnd\u00ebsi tem\u00ebs s\u00eb atdhedashuris\u00eb, ku poezit\u00eb e realizuara nga jan\u00eb t\u00eb shumta. E njohur \u00ebsht\u00eb poezia \u201cKryefjala e fjal\u00ebve\u201d:<\/p>\n<blockquote><p>\u201cI mora A-n\u00eb Atit,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe n\u00ebna;<br \/>\ni mora T-n\u00eb Tok\u00ebs,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe zemra;<br \/>\ni mora D-n\u00eb Detit,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe qielli;<br \/>\ni mora H-n\u00eb H\u00ebn\u00ebs,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe dielli;<br \/>\ni mora E-n\u00eb Er\u00ebs,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe shiu;<br \/>\ni mora U-n\u00eb Ujit,<br \/>\nn\u00eb t\u00eb ishte dhe njeriu\u2026<br \/>\nI lidha t\u00eb gjitha bashk\u00eb<br \/>\ndhe si ylber shk\u00eblqeu<br \/>\ne para kryefjal\u00eb<br \/>\ne fjal\u00ebve: ATDHEU!\u201d.<\/p><\/blockquote>\n<p>Shkrimtar\u00ebve p\u00ebr F\u00ebmij\u00eb e t\u00eb Rinj, n\u00eb fillim si n\u00ebnkryetar, pastaj p\u00ebr disa vjet kryetar e s\u00eb fundi si president i k\u00ebsaj shoqate. Po k\u00ebshtu, ka punuar pedagog i jasht\u00ebm, i let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb Elbasanit. Odhise Grillo ka qen\u00eb an\u00ebtar i disa bordeve t\u00eb revistave q\u00eb dalin n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb Shkup e Tetov\u00eb. Odhise Grillo mban titullin &#8220;Profesor&#8221; dhe Mjesht\u00ebr i madh&#8221;. Vjersh\u00ebn e par\u00eb e ka botuar n\u00eb vitin 1947, nd\u00ebrsa librin e par\u00eb &#8220;Shtat\u00eb ngjyrat&#8221;, n\u00eb vitin 1954.<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00ebn e gjat\u00eb krijuese ai num\u00ebron qindra tituj p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve, t\u00eb paharruesh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb jan\u00eb &#8220;Gabimet e Veshkaushit&#8221;, &#8220;Aventurat e ma\u00e7okut&#8221;, &#8220;Pes\u00ebqind grosh&#8221;, &#8220;Nj\u00eb njeri b\u00ebhet majmun&#8221;, &#8220;Qau e qeshi Pallaveshi&#8221;, &#8220;Kur njer\u00ebzit kishin bisht&#8221;, &#8220;Nj\u00eb zog k\u00ebndon e qan&#8221;, &#8221; Vuuu g\u00ebnjeshtra, g\u00ebrrr parat\u00eb&#8221;, &#8220;Tradhti n\u00eb sarajet Topiase&#8221;, &#8220;Hajduti me \u00e7izme&#8221;, &#8220;Dy gomar\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb&#8221;, &#8220;Moll\u00ebt magjike&#8221;, etj. Nj\u00eb num\u00ebr i madh titujsh t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb Kosov\u00eb dhe Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej tyre jan\u00eb p\u00ebrkthyer edhe n\u00eb greqisht, maqedonisht, italisht, madje dhe arabisht.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebr\u00eb rast lirika patriotike p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb emocionuese dhe e fuqishme; dashuria p\u00ebr prind\u00ebrit, vendin, tok\u00ebn, detin, h\u00ebn\u00ebn, diellin, puhiz\u00ebn, ylberin, loj\u00ebrat, p\u00ebrmblidhen me nj\u00eb fjal\u00eb simbolike: ATDHEU. Por autori shum\u00eb bukur k\u00ebrkon t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb tek t\u00eb vegjlit jo vet\u00ebm ndjenj\u00ebn patriotike, por k\u00ebrkon t\u2019i nxis\u00eb dhe t\u00eb jap\u00eb informacione t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebrmes vendeve, njer\u00ebzve, ngjarjeve t\u00eb ndryshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb shenjt\u00eb, Atdhe.<\/p>\n<p>Krahas tem\u00ebs patriotike, autori nj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi i kushton edhe trajtimit t\u00eb temave dhe motiveve sociale.Nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb vjershat e fabulat e Odhise Grillos p\u00ebrb\u00ebn humori q\u00eb i p\u00ebrshkon ato. Me humor f\u00ebmija i asimilon m\u00eb mir\u00eb problemet q\u00eb i parashtrohen n\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr letrare. K\u00ebsisoj, humori \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb karakterizoj\u00eb \u00e7do krijim t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb vargje a n\u00eb proz\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb i dashur e i p\u00eblqyesh\u00ebm nga lexuesit e moshave t\u00eb njoma. P\u00ebrmendim nj\u00eb vjersh\u00eb t\u00eb hershme, t\u00eb viti 1954, q\u00eb m\u00eb tej edhe u muzikua e u b\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme e m\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mbar\u00eb vendit ton\u00eb, Macja le t\u00eb lahet. Me humor ajo luftonte bestytnit\u00eb e kota:<\/p>\n<blockquote><p>Mjau-mjau-mjau-mjau!<br \/>\nNj\u00eb ma\u00e7ok fytyr\u00ebn lau,<\/p><\/blockquote>\n<blockquote><p>Gjyshja ime kur e pa,<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb bjer\u00eb shi!- na tha.<\/p><\/blockquote>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb humor e gjejm\u00eb edhe n\u00eb vjershat t\u00eb tjera, si fjalabie Ergysi e ma\u00e7oku:<\/p>\n<blockquote><p>-O ma\u00e7ok mustaqekasht\u00eb,<br \/>\nA m\u00ebsojm\u00eb t\u00eb dy bashk\u00eb?<br \/>\n&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;&#8230;<br \/>\nMjau-mjau e pis-pis-pis,<br \/>\nLibrit faqet mos ia gris!<br \/>\nPo ia grise faqet<br \/>\nNuk t\u00eb kam m\u00eb shok<br \/>\nDhe t\u2019i pres&#8230;mustaqet!<br \/>\nD\u00ebgjove, ma\u00e7ok!?<\/p><\/blockquote>\n<p>Vet\u00eb jeta e f\u00ebmij\u00ebve \u00ebsht\u00eb e mbushur plot me \u00e7aste humoristike e gazmore, plot skena d\u00ebfryese e zbavit\u00ebse. K\u00ebshtu ndodh dhe me vjershat e ciklit t\u00eb pyetjeve Pse ashtu e pse k\u00ebshtu. Ato nd\u00ebrtohen n\u00eb form\u00eb dialogu. Me naivitetin e tij f\u00ebmija pyet dhe xhaxhi poeti i p\u00ebrgjigjet ose anasjelltas.\u00ebsht\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebbisedim i ngroht\u00eb e i k\u00ebndsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb fal gaz e t\u00eb lumturon. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se pse-ja \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i bot\u00ebs p\u00ebr voglush\u00ebt. K\u00ebt\u00eb q\u00ebllim ka patur dhe shkrimtari, t\u00eb zbuloj\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb me an\u00eb t\u00eb pyetjeve t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn duke zgjeruar hotizontin e tyre, si dhe duke i arg\u00ebtuar. Humori si pasoj\u00eb e naiviteti f\u00ebmij\u00ebror ekspozohet zakonisht n\u00ebp\u00ebrmjet dialog\u00ebve q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt b\u00ebjn\u00eb mes tyre ose me objekte t\u00eb tjera duke lozur (lodra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb cil\u00ebsi tjet\u00ebr karakteristik\u00eb e bot\u00ebs f\u00ebminore).<\/p>\n<p>K\u00ebshtu n\u00eb vjersh\u00ebn Pyet Miri, voglushi k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb dij\u00eb p\u00ebrse kalliri i misrit mban goxha mustaqe? Dhe autori i p\u00ebrgjigjet se me t\u00eb bima mbrohet nga zogjt\u00eb, shpon e largon \u00e7do zog q\u00eb e \u00e7uket dhe k\u00ebrkon t\u2019i grabit\u00eb ndonj\u00eb kok\u00ebrr. Poeti Grillo, \u00ebsht\u00eb njoh\u00ebs i mir\u00eb i bot\u00ebs psikologjike t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, merr e trajton krijime q\u00eb kan\u00eb n\u00eb baz\u00eb jo vet\u00ebm humorin, loj\u00ebn, informacionin e pasur p\u00ebr bot\u00ebn q\u00eb na rrethon, por tregohet i kujdessh\u00ebm q\u00eb krijimet e tij t\u00eb ken\u00eb edhe cil\u00ebsi t\u00eb tjera artistike, ngjyrimin e pasur, ritmin e rim\u00ebn etj. Poeti \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebr n\u00eb thurjen e vargut. Ai varg \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb i rregullt, i matur, me rim\u00eb e me rit\u00ebm, ka muzikalitet.<\/p>\n<p>Rimat poeti i zgjedh me kujdes, theksat godasin ritmikisht. Autori p\u00ebrdor vargun tet\u00ebrrok\u00ebsh, por sipas mosh\u00ebs s\u00eb cil\u00ebs i drejtohet dhe sipas tem\u00ebs e ngjarjes q\u00eb trajton, nuk mungojn\u00eb edhe masat e tjera, nga kat\u00ebr deri te nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebrrok\u00ebshi. Madje, shpesh, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb dinamiz\u00ebm, vargu thyhet:<\/p>\n<blockquote><p>Po pse sqapi brikrenar<br \/>\nMjek\u00ebr mban<br \/>\nSi shkenc\u00ebtar?<br \/>\nOse:<br \/>\nPes\u00eb e dy sa b\u00ebjn\u00eb?<br \/>\nShtat\u00eb&#8230;<br \/>\nQofsh si gjyshi jet\u00ebgjat\u00eb!<\/p><\/blockquote>\n<p>T\u00eb larmishme jan\u00eb edhe strofat n\u00eb t\u00eb cilat i organizon vargjet:<br \/>\nzakonisht p\u00ebrdoret katrena, po edhe distiku, e m\u00eb rrall\u00eb tercina, pentastiku, sestina etj.<\/p>\n<p>Nga folklori, Odhise Grillo m\u00eb s\u00eb shumti e ka shfryt\u00ebzuar gjinin\u00eb e p\u00ebrrall\u00ebs, si n\u00eb vargje ashtu dhe proz\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flasin veprat: Shtat\u00eb ngjyrat, Do th\u00ebrras ma\u00e7okun t\u00eb t\u00eb kreh\u00eb flokun, Kush e ka kapu\u00e7in?.. Por, nuk jan\u00eb t\u00eb pakta as veprat q\u00eb kryesisht jan\u00eb p\u00ebrralla n\u00eb proz\u00eb, si: Gabimet e Veshkaushit, V\u00ebllai i Veshkaushit, Shok\u00ebt e Veshkaushit, Miqt\u00eb e Veshkaush Llapushit, T\u00eb fala nga nj\u00eb dhelp\u00ebr, Shtriga q\u00eb prodhonte gomar\u00eb, Hajduti me \u00e7izme, Dy gomar\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, Moll\u00ebt magjike etj.<\/p>\n<p>K\u00ebto vepra t\u00eb Grillos d\u00ebshmojn\u00eb se me sa fuqi krijuese \u00ebsht\u00eb paraqitur vlera e p\u00ebrgjithshme e p\u00ebrrall\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet e saj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sigurisht ka ndikuar e v\u00ebrteta se \u201cf\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb marrin kontakt me let\u00ebrsin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrrall\u00ebs, prandaj edhe funksioni i saj si mjet p\u00ebr pasqyrimin e njohjen e realitetit, merr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb posa\u00e7me dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Lidhur me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrrallave dhe krijimeve t\u00eb tjera popullore vet\u00eb shkrimtari Odhise K. Grillo thot\u00eb:\u201c\u2026p\u00ebrralla, ashtu si dhe gj\u00ebegj\u00ebzat, legjendat, k\u00ebng\u00ebt e ndonj\u00eb lloj tjet\u00ebr, jan\u00eb udh\u00ebtare. Duke kaluar goj\u00eb m\u00eb goj\u00eb e duke u p\u00ebrkthyer, ato kalojn\u00eb sa nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin dhe i huajn\u00eb ( huazojn\u00eb ) elemente, fabula, ngjarje, fantazi etj. nj\u00ebra \u2013 tjetr\u00ebs.\u201d105<\/p>\n<p>Ky autor i nj\u00eb numri t\u00eb madh p\u00ebrrallash p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me artin e krijimit t\u00eb p\u00ebrrallave, ka dh\u00ebn\u00eb edhe mendime t\u00eb \u00e7muara lidhur me krijimin e p\u00ebrrall\u00ebs. Imazhin e k\u00ebsaj p\u00ebrvoje autori e shfaq p\u00ebrmbledhjen me p\u00ebrralla Kur kendon Guguftuja, ku p\u00ebrfshihen 38 p\u00ebrralla t\u00eb zgjedhura, magjep\u00ebse e plot ndodhi t\u00eb bukura, t\u00eb shkruara me ndjenj\u00eb e pasion.<\/p>\n<p>Krijuesi i Picimulit, maces Mjaulina, ma\u00e7okut Piso e shum\u00eb e shum\u00eb personazheve t\u00eb tjer\u00eb, shfaqet me aventura arg\u00ebtuese e t\u00eb \u00e7uditshme, q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb e t\u00eb vegj\u00eblit t\u00eb besojn\u00eb se ekziston me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr, ajo e \u00ebndrr\u00ebs, e fantastikes ku t\u00eb gjith\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhen protagonist\u00eb.<\/p>\n<p>Veshllapushi, Veshkaushi, Lulushi, gjahtari Abu-Abu, Qerosi, Xhombo-Xhumba, Guguftuja, Zhik-Zhaku etj, jan\u00eb disa nga personazhet fantastik\u00eb q\u00eb kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb bot\u00ebn e bukur t\u00eb magjis\u00eb s\u00eb p\u00ebrrall\u00ebs. P\u00ebrmbledhja me p\u00ebrralla dallohet p\u00ebr vlerat edukative t\u00eb Odhise K. Grillo, Panoram\u00eb letrare \u2013 3 (N\u00ebp\u00ebr faqet e let\u00ebrsis\u00eb son\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb), Botimet Toena, Tiran\u00eb, 2000, fq. 51. padiskutueshme, stil t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, thjesht\u00ebsin\u00eb e t\u00eb rr\u00ebfyerit, gjetjet shqipe, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb p\u00eblqyeshme dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Duke lexuar v\u00ebllimin Kur k\u00ebndon Guguftuja ndjen imagjinat\u00ebn e shkrimtarit, prek bot\u00ebn e tij fantastike, e cila e shpie larg n\u00eb mendime dhe lexuesi e shikon veten t\u00eb rrethuar nga personazhet e dashura t\u00eb p\u00ebrrallave, futet brenda bot\u00ebs s\u00eb kafsh\u00ebve dhe ndjen k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e mjesht\u00ebris\u00eb s\u00eb t\u00eb treguarit.<\/p>\n<p>Mjaft interesante \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebrralla Kat\u00ebr fjal\u00eb&#8230; magjike nga p\u00ebrmbledhj\u00eb Shoqata \u201cme lug\u00eb n\u00eb goj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Studiues i pasionuar dhe njoh\u00ebs i mir\u00eb i k\u00ebsaj dege t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, Grillo, me t\u00eb drejt\u00eb i k\u00ebshillon shkrimtar\u00ebt p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb q\u00eb n\u00eb veprat e veta \u201cedhe titujt duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjetur bukur, intrigues e interesant\u00eb q\u00eb ta t\u00ebrheqin lexuesin e vog\u00ebl\u201d. N\u00ebse titulli tek f\u00ebmij\u00ebt nuk do t\u00eb shfaq\u00eb ndjenj\u00ebn e kuriozitetit at\u00ebher\u00eb ata do ta kishin t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta shfletonin.<\/p>\n<p>Edukative \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrralla \u201cKush e ka kapu\u00e7in\u201d, ku edhe lepuri si nj\u00eb mendjemadh, p\u00ebrfundon keq, bie n\u00eb duart e gjuetarit Ali, por edhe gjuetari Ali, i cili pasi e gjuan lepurin, ia merr lekur\u00ebn dhe nga ajo nd\u00ebrton nj\u00eb kapu\u00e7 t\u00eb bukur, b\u00ebhet mendjemadh dhe vetes s\u00eb tij i v\u00eb lloj \u2013 lloj nofkash e epitetesh. Largohet nga shok\u00ebt dhe gjithmon\u00eb l\u00ebvdohet pa mas\u00eb, saq\u00eb ata i nevrikos dhe i fillojn\u00eb ta urrejn\u00eb. K\u00ebshtu edhe k\u00ebtij i vjen fundi i lavdis\u00eb, kur nj\u00eb dit\u00eb nj\u00eb er\u00eb e furishme ia merr kapu\u00e7in dhe ia humb pa nam e pa nishan.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrrall\u00eb ka personazhe njer\u00ebz dhe kafsh\u00eb: Porosia \u00ebsht\u00eb se kushdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nuk duhet t\u00eb l\u00ebvdohet karshi t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr, m\u00eb t\u00eb paditur.<br \/>\nAutori p\u00ebrrall\u00ebn e ka l\u00ebn\u00eb me fund t\u00eb hapur:<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00eb t\u00eb dashur, shihni n\u00eb mes tuaj, mos vall\u00eb e ka gjetur, kapu\u00e7in e tretur, dhe e mban n\u00eb kok\u00eb ndonj\u00eb shok i juaj? (1957)\u201d, pra mendjem\u00ebdhenjt\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb af\u00ebr nesh, mes nesh dhe n\u00eb rrethin ton\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, por p\u00ebrfundimin edhe do ta ken\u00eb sikurse personazhet e lartp\u00ebrmendur.<\/p>\n<p>Interesante paraqitet dhe cikli i p\u00ebrrallave me Personazh Veshkaushin. Aty p\u00ebrfshihen mjaft ngjarje n\u00eb t\u00eb cilat gdhenden personazhe t\u00eb spikatur me indivialitetet e tyre, q\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb fantazin\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve. K\u00ebto rr\u00ebfimeve p\u00ebrrallore mbartin jo vet\u00ebm vlera estetike, por edhe vlera edukative, m\u00ebsimore, si dhe koloritin e nj\u00eb gjuhe t\u00eb pasur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrgatiti Zymer Mehani Odhise Grillo ka lindur n\u00eb Vuno t\u00eb Himar\u00ebs, n\u00eb vitin 1933. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa ciklin e lart\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs shtat\u00ebvje\u00e7are e vazhdoi n\u00eb Tiran\u00eb. Po n\u00eb kryeqytet mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjimnazin &#8220;Qemal Stafa&#8221;, dhe studimet e larta p\u00ebr Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi dhe p\u00ebr gazetari n\u00eb Fakultetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69254,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8],"tags":[],"class_list":["post-8651","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrgatiti Zymer Mehani Odhise Grillo ka lindur n\u00eb Vuno t\u00eb Himar\u00ebs, n\u00eb vitin 1933. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa ciklin e lart\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs shtat\u00ebvje\u00e7are e vazhdoi n\u00eb Tiran\u00eb. Po n\u00eb kryeqytet mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjimnazin &#8220;Qemal Stafa&#8221;, dhe studimet e larta p\u00ebr Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi dhe p\u00ebr gazetari n\u00eb Fakultetin [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-23T20:49:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-01T02:12:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"400\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi\",\"datePublished\":\"2016-11-23T20:49:12+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T02:12:30+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/\"},\"wordCount\":2445,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/odhise_grillo.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/\",\"name\":\"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/odhise_grillo.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-23T20:49:12+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T02:12:30+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/odhise_grillo.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/odhise_grillo.jpg\",\"width\":400,\"height\":400,\"caption\":\"Odhise Grillo\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"P\u00ebrgatiti Zymer Mehani Odhise Grillo ka lindur n\u00eb Vuno t\u00eb Himar\u00ebs, n\u00eb vitin 1933. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa ciklin e lart\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs shtat\u00ebvje\u00e7are e vazhdoi n\u00eb Tiran\u00eb. Po n\u00eb kryeqytet mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, n\u00eb gjimnazin &#8220;Qemal Stafa&#8221;, dhe studimet e larta p\u00ebr Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi dhe p\u00ebr gazetari n\u00eb Fakultetin [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-23T20:49:12+00:00","article_modified_time":"2021-06-01T02:12:30+00:00","og_image":[{"width":400,"height":400,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi","datePublished":"2016-11-23T20:49:12+00:00","dateModified":"2021-06-01T02:12:30+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/"},"wordCount":2445,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/","name":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg","datePublished":"2016-11-23T20:49:12+00:00","dateModified":"2021-06-01T02:12:30+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/odhise_grillo.jpg","width":400,"height":400,"caption":"Odhise Grillo"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/odhise-grillo-humoristi-perralletari-dhe-rikrijuesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Odhise Grillo \u2013 humoristi, p\u00ebrrall\u00ebtari dhe rikrijuesi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8651","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8651"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8651\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69256,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8651\/revisions\/69256"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69254"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8651"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8651"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8651"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}