{"id":8694,"date":"2016-11-24T22:53:55","date_gmt":"2016-11-24T21:53:55","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8694"},"modified":"2021-06-01T03:49:14","modified_gmt":"2021-06-01T01:49:14","slug":"ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/","title":{"rendered":"Ferit Lamaj &#8211; fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>\u201c<em>M\u00eb ka rr\u00ebmbyer fabula q\u00eb her\u00ebt. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Triluses, Naimit, Santorit e \u00c7ajupit. Fabula \u00ebsht\u00eb magjike. T\u00eb ngjizet n\u00eb shpirt. T\u00eb pushton. T\u00eb josh me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e saj<\/em>\u201d. (<em>Autori<\/em>).<\/p>\n<p>U lind n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 6 janar 1955. Kreu studimet e larta p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe n\u00eb Tiran\u00eb. Lamaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga fabulist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignright\" title=\"Ferit Lamaj\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/ferit_lamaj.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/> <strong>Disa nga titujt e librave<\/strong>:<br \/>\nN\u00eb ver\u00eb dhe n\u00eb dim\u00ebr (1977)<br \/>\nZem\u00ebrqeshur (1981)<br \/>\nLepuri q\u00eb b\u00ebn shaka (1985)<br \/>\nKush e h\u00ebngri mjaltin (1988)<br \/>\nGjelkokoshi zgjon derrkucin (1989)<br \/>\nBilbili dhe gjinkalla (1990)<br \/>\nFabula (1992)<br \/>\nMjau, mjau! (1994)<br \/>\nHam, ham! (1994)<br \/>\nKi, ki, ki! (1995)<br \/>\n201 fabula (1995)<br \/>\nDhelpra doganiere (1995)<br \/>\nKa, ka, ka! (1996)<br \/>\nMak, mak! (1996)<br \/>\nDhelpra e Troj\u00ebs (1996)<br \/>\nKafsh\u00ebt flasin (1997)<br \/>\nBubi, beci dhe kaleci (1997)<br \/>\nVi\u00e7i dhe k\u00ebrrici (1998)<br \/>\nNgriva, shkriva (1998)<br \/>\n1111 fabula (1999)<br \/>\nPapagalli pinguin (2000)<br \/>\nDerri, derri\u2026 (2000)<br \/>\n201 Kryefabula (2000)<br \/>\nDerri me tri k\u00ebmb\u00eb (2001)<br \/>\nFabula erotike (2002)<br \/>\nG\u00ebrvisht e g\u00ebrvisht (2003)<br \/>\nMikrofabula (2004)<br \/>\nLakuriqi lakuriq (2005)<br \/>\nFabula t\u00eb zgjedhura (2005)<br \/>\nMiss Dhia (2005)<br \/>\nDhelpra e Troj\u00ebs (2006)<br \/>\nMbreti xhuxh (2007)<br \/>\nDhelpra e Troj\u00ebs (2008)<br \/>\nDhelpra dhe fiqt\u00eb (2008)<br \/>\nDerri me tri k\u00ebmb\u00eb (2008)<br \/>\nMjesht\u00ebr Pinoku (2008)<br \/>\nDhelpra e Troj\u00ebs (2009)<br \/>\nGici dhe polici (2009)<br \/>\nDhelpra, rrusht\u00eb dhe Ezopi (2010)<\/p>\n<p>Ferit Lamaj spikat si nj\u00eb autor origjinal dhe i suksessh\u00ebm nd\u00ebr fabulist\u00ebt shqiptar\u00eb. Duke lexuar fabulat e tij ndjen nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi estetike, v\u00eb buz\u00ebn n\u00eb gaz nga rr\u00ebk\u00ebzat e humorit, ironis\u00eb dhe sarkazm\u00ebs p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, q\u00eb na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qeshim e t\u00eb arg\u00ebtohemi, ve\u00e7ori kjo q\u00eb e b\u00ebn autorin t\u00eb dashur jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vegj\u00eblit, por edhe p\u00ebr ne t\u00eb rriturit. Me let\u00ebrsi ai nisi t\u00eb merrej qysh kur ishte nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme dhe krijimet e para n\u00eb fush\u00ebn e humorit e t\u00eb satir\u00ebs dhe t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb i botoi n\u00eb gazetat e revistat e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr f\u00ebmij\u00eb ka botuar disa libra poetik\u00eb, si: Tosi me fustan (poem\u00eb humoristike), Gjelkokoshi zgjon derrkucin (fabula), Teli dembeli (poem\u00eb humoristike)&#8230;etj. Fabulat e tij jan\u00eb plot me t\u00eb papritura e paradokse, t\u00eb shkruara shkath\u00ebt e natyrsh\u00ebm. Ato shquhen nga kon\u00e7iziteti dhe men\u00e7uria e batutave, duke iu larguar moralizimit t\u00eb hapur e banal, nga i cili ndonj\u00ebher\u00eb vuajn\u00eb edhe fabulist\u00ebt e shquar.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr to, nuk mund t\u00eb mos v\u00ebsh re edhe frym\u00ebn popullore dhe komb\u00ebtare t\u00eb p\u00ebrrallave e rr\u00ebfimeve t\u00eb popullit ton\u00eb, p\u00ebrmes personazhit &#8211; kafsh\u00eb. Jo vet\u00ebm kaq. N\u00eb fabulat e Ferit Lamajt ndihet edhe kultura, edhe ajo esenc\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrftuar e nxjerr\u00eb qysh nga Ezopi e La Fonteni, Krillovi e Trilusa dhe deri te autor\u00ebt bashk\u00ebkoh\u00ebs. Sigurisht duke iu kthyer historis\u00eb s\u00eb fabul\u00ebs shqiptare, natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re edhe ndikimi i hersh\u00ebm n\u00eb t\u00eb nga fabulist\u00ebt m\u00eb me em\u00ebr t\u00eb koh\u00ebrave.<\/p>\n<p>Fabula q\u00eb vinte e krijuar ose e p\u00ebrshtatur nga Naimi, \u00c7ajupi, Ndre Mjeda etj, fabula q\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn e t\u00eb cil\u00ebve u zhvillua nga Nonda Bulka, Spiro \u00c7omorra e ndonj\u00eb tjet\u00ebr. Dhe fabula, ajo vjersh\u00eb e shkurt\u00ebr epiko-lirike ose me karakter alegorik e satirik tashm\u00eb duket disi e rrall\u00eb n\u00eb krahasim me l\u00ebvrimin e poezis\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. K\u00ebt\u00eb ndikim e shohim dhe tek Ferit Lamaj, i cili \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00ebr\u00ebsisht fabul\u00ebs, me seriozitetin e nj\u00eb krijuesi q\u00eb ka pretendime ndaj vetes dhe ndaj krijuesit. Nisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, me t\u00eb drejt\u00eb Odhise Grillo vler\u00ebson, se \u201c<em>Ferit Lamaj \u00ebsht\u00eb Ezopi i fabul\u00ebs s\u00eb sotme shqiptare&#8230;<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Tek fabulat e tij vihet re nj\u00eb pun\u00eb e kujdesshme si n\u00eb sasi ashtu dhe n\u00eb cil\u00ebsi. K\u00ebshtu, n\u00eb vitin 1995 fabulat i p\u00ebrmblodhi n\u00eb nj\u00eb v\u00ebllim m\u00eb vete, t\u00eb cil\u00ebn e titulloi 201 fabula. N\u00eb vitin pasues numri i k\u00ebtyre fabulave gati u trefishua (arriti n\u00eb 555) n\u00eb v\u00ebllimin Dhelpra e Troj\u00ebs, kurse n\u00eb vitin 1999 numri dyfishohet rishtazi dhe botohet n\u00eb titullin 1111 fabula. N\u00eb vitin 2007 numri i fabulave t\u00eb k\u00ebtij autori p\u00ebrs\u00ebri njeh nj\u00eb dyfishim tjet\u00ebr, duke arritur shifr\u00ebn 2500. Tiparet artistike t\u00eb ravij\u00ebzuara n\u00eb p\u00ebrmbledhjet e para tani kan\u00eb marr\u00eb form\u00eb t\u00eb plot\u00eb n\u00eb krijimtarin\u00eb e shkrimtarit, dhe k\u00ebtu mendojm\u00eb se q\u00ebndron ve\u00e7oria dalluese dhe suksesi i tij duke na sjell\u00eb fabula cil\u00ebsore q\u00eb p\u00ebrcjellin mesazhe t\u00eb v\u00ebrteta filozofike dhe q\u00eb shquhen p\u00ebr lakonizmin e men\u00e7urin\u00eb sarkastike, p\u00ebr kon\u00e7izitetin dhe artin befasues. Cilat jan\u00eb disa nga ve\u00e7orit\u00eb e fabulave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb k\u00ebtij autori? Fabulisti Ferit Lamaj i ka p\u00ebr zem\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ka treguar me fabulat e tij kushtuar f\u00ebmij\u00ebve duke i pasqyruar mjaft mir\u00eb me rolin e tij si baba, shok, shkenc\u00ebtar me zgjidhjet e situatave duke e ndihmuar lexuesin me informacione te shumta, me batuta p\u00ebrmbyll\u00ebse q\u00eb t\u00eb befasojn\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb buz\u00ebqesh\u00ebsh, t\u00eb mendohesh dhe n\u00eb fund t\u00eb arg\u00ebtohesh.<\/p>\n<p>Ndalemi tek p\u00ebrmbledhja me fabula \u201cDhelpra e Troj\u00ebs\u201d, ku Ferit Lamaj, ashtu si n\u00eb gjith\u00eb krijimtarin\u00eb e vet, edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr trajton tema korente dhe p\u00ebrcjell mesazhe q\u00eb zbulojn\u00eb aspekte e probleme t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme. Krahas stigmatizimit t\u00eb kot\u00ebsis\u00eb e mendjemadh\u00ebsis\u00eb, si dhe veseve t\u00eb tjera qesharake t\u00eb jet\u00ebs, fabulat e k\u00ebtij v\u00ebllimi rrahin probleme t\u00eb \u201cngj\u00ebrimit\u201d politik, t\u00eb trajtuara p\u00ebrmes metaforave dhe analogjive t\u00eb spikatura. P\u00ebrmendim k\u00ebtu fabulat: \u201cVilat\u201d, \u201cArushi, mizat dhe ma\u00e7oku\u201d, \u201cDy kotelet dhe lapsi\u201d,\u201d Iriqi dhe k\u00ebrmilli\u201d, etj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00eb fabulat e tij kafsh\u00ebt kan\u00eb funksione n\u00eb lidhje me njer\u00ebzit. N\u00eb t\u00eb morali dhe satira z\u00ebn\u00eb vendin kryesor. K\u00ebshtu n\u00eb fabulat: \u201cDora dhe k\u00ebmba\u201d, \u201cDora dhe barku\u201d, autori shpreh qart\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb vendit ton\u00eb. Autori ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb loj\u00eb pushtetin: Keni par\u00eb, s\u2019keni par\u00eb, N\u00eb rrugic\u00eb e trotuar Dora zgjatet, lyp l\u00ebmosh\u00eb.<\/p>\n<p>Eh, t\u00eb rrosh a t\u00eb mos rrosh! Po shfryn barku: &#8211; S\u2019t\u00eb vjen zor, Ngele lyp\u00ebse, moj e gjor\u00eb?! Ia vesh dora sy nd\u00ebr sy: &#8211; Lyp p\u00ebr vete, lyp p\u00ebr ty&#8230; (Dora dhe barku) Qahej dora: &#8211; \u00c7\u2019m\u2019u desh mua T\u00eb b\u00ebj nder e t\u00eb jap hua! Po ti, k\u00ebmb\u00eb, \u00e7\u2019m\u00eb rri, \u00e7\u2019pret, Mos pandeh, borxhi vjen vet\u00eb?! Ia kthen k\u00ebmba: &#8211; Dreq o pun\u00eb, Ti e jep e&#8230;ta marr un\u00eb! (Dora dhe k\u00ebmba) Apo n\u00eb fabul\u00ebn tjet\u00ebr \u201cDhelpra, ariu dhe arixhiu\u201d, autori me an\u00eb t\u00eb personifikimit t\u00eb kafsh\u00ebve jep realitetin shqiptar. Sot disa njer\u00ebz me pushtet pasurohen n\u00eb kurrizin e njer\u00ebzve t\u00eb thjesht\u00eb.<\/p>\n<blockquote><p>Tej, n\u00eb shesh k\u00ebrcen ariu Lidhur pas nj\u00eb arixhiu.<br \/>\nPa \u00e7\u2019u mblodh\u00ebn kafsh\u00eb, shpes\u00eb; Kush pak qum\u00ebsht, kush nj\u00eb vez\u00eb&#8230;<br \/>\nArixhiut trastat d\u00ebng, Prej g\u00ebzimit merr nj\u00eb k\u00ebng\u00eb.<br \/>\nJa, dhe dhelpra bishtin loz: &#8211; Kush k\u00ebrcen, kush b\u00ebhet&#8230;Bos!<\/p><\/blockquote>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb fabul\u00ebn tjet\u00ebr \u201cAriu dhe Dhelpra\u201d, autori fikson k\u00ebto kafsh\u00eb, ariun, dhelpr\u00ebn, k\u00ebrri\u00e7in, gomarin p\u00ebr t\u00eb realizuar q\u00ebllimin e tij godit\u00ebs.<br \/>\n&#8211; E pandehur, t\u00eb kan\u00eb par\u00eb Drejt kotecit duke ngar\u00eb, Nj\u00eb k\u00ebrri\u00e7 e nj\u00eb gomar. Me nj\u00eb fjal\u00eb, dy d\u00ebshmitar\u00eb&#8230; \u00c7do na thuash m\u00eb n\u00eb fund.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019e mohoj, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb Q\u00eb m\u00eb pan\u00eb ata dy vet\u00eb. Mir\u00ebpo un\u00eb, po m\u00eb lat\u00eb, Do t\u2019ju sjell mu n\u00eb gjykat\u00eb Nja dyqind q\u00eb s\u2019m\u00eb kan\u00eb par\u00eb&#8230; Apo jo, zoti gjyqtar?! K\u00ebshtu, n\u00eb fabul\u00ebn Dhelpra e Troj\u00ebs, autori si nj\u00eb mjesht\u00ebr i fjal\u00ebs, vargun fabulesk e p\u00ebrcjell me an\u00eb t\u00eb personazhit-kafsh\u00eb, n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb dhelpr\u00ebs, q\u00eb simbolizon dinak\u00ebrin\u00eb \u2013 ve\u00e7ori karakteristike e njer\u00ebzve servil\u00eb, dinak\u00eb, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u2019ia arritur q\u00ebllimin. Nj\u00eb dit\u00eb kali takon dhelpr\u00ebn: &#8211; Rroft\u00eb e qoft\u00eb dinak\u00ebria! Me dredhira e shtyn jet\u00ebn, P\u00ebr k\u00ebt\u00eb flet lasht\u00ebsia.<\/p>\n<p>Ia pret dhelpra: &#8211; Pa ky\u00e7 goj\u00ebn, Kur p\u00ebrmend koh\u00ebn e vjet\u00ebr.<br \/>\nKafsha q\u00eb mashtroi Troj\u00ebn Ishte kal\u00eb, s\u2019ishte dhelp\u00ebr! &#8211; Eh, v\u00ebrtet ishte nj\u00eb kal\u00eb, Q\u00eb trojan\u00ebt i g\u00ebnjeu. Porse ky a s\u2019kishte dal\u00eb Nga nj\u00eb dhelp\u00ebr, Odiseu?! (Dhelpra e Troj\u00ebs) Fabulat e tij kan\u00eb gjall\u00ebri. Tematika dhe problematika n\u00eb k\u00ebto fabula jan\u00eb dukurit\u00eb m\u00eb themelore t\u00eb jet\u00ebs politike shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Subjektin e fabulave ia frym\u00ebzon koha q\u00eb po kalojm\u00eb, pabesia, tradh\u00ebtia, vuajtja, miz\u00ebria dhe dashuria. Fabula e Feritit \u00ebsht\u00eb magjike dhe \u00ebsht\u00eb e shkruar p\u00ebr t\u00eb gjitha moshat, e g\u00ebrshetuar me humorin e holl\u00eb dhe elegant. Libri tjet\u00ebr me p\u00ebrralla p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u201cDhelpra, rrusht\u00eb dhe Ezopi\u201d (2010) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje me 162 fabula interesante. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr gjallojn\u00eb personazhe, si dhelpra, bretkosa, n\u00ebp\u00ebrka, mushkonja, miza, morri, etj., q\u00eb tashm\u00eb jemi m\u00ebsuar t\u2019i shohim n\u00eb krijimtarin\u00eb e autorit, bot\u00eb faunike q\u00eb p\u00eblqehen shum\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt. Te Ferit Lamaj gjen v\u00ebzhguesin e thell\u00eb e k\u00ebrkues; tematik\u00ebn e larmishme e t\u00eb mpreht\u00eb. Autori t\u00eb befason me kapjen dhe shtruarjen drejt e me sens humoristik e satirik t\u00eb temave t\u00eb larmishme e t\u00eb mprehta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb demokratike, po edhe t\u00eb temave t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs e t\u00eb s\u00eb ardhmes. K\u00ebto tema fabulisti Ferit Lamaj i jep me satir\u00eb e humor t\u00eb holl\u00eb e dometh\u00ebn\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet gjetjeve interesante e kuptimplot\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendim k\u00ebtu fabul\u00ebn Dhelpra, rrusht\u00eb dhe Ezopi; Gjysh Ezopi p\u00ebrs\u00ebri E gjen dhelpr\u00ebn n\u00ebn hardhi, Teksa zgjatej pak nga pak P\u00ebr nj\u00eb vesh, p\u00ebr nj\u00eb bistak. Flet Ezopi: &#8211; Ke nj\u00eb jet\u00eb, Kot sfilitesh, moj e shkret\u00eb! K\u00ebt\u00eb her\u00eb dhelpra \u201chop\u201d Se\u00e7 k\u00ebrcen p\u00ebrmbi Ezop, (kish n\u00eb gjak dinak\u00ebrin\u00eb), S\u2019voli nj\u00eb, por krejt hardhin\u00eb&#8230; Kur e lexon fabul\u00ebn arg\u00ebtohesh me personazhin e dhelpr\u00ebs, gjetje kjo interesante nga ana e autorit. Lexuesi e njeh dhe e ka d\u00ebgjuar dhe m\u00eb par\u00eb k\u00ebt\u00eb personazh,e njohur p\u00ebr b\u00ebmat e saj \u00e7udib\u00ebr\u00ebse, me lajkat dhe dinak\u00ebrin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin, ndaj autori e thekson: (kish n\u00eb gjak dinak\u00ebrin\u00eb), s\u2019voli nj\u00eb, por krejt hardhin\u00eb. Fabulisti Ferit Lamaj di ku thumbon, ku gudulis e ku q\u00ebllon fuqish\u00ebm. Ja si shprehet autori n\u00eb fabulat e tij: Bleta mjalt\u00eb shet n\u00eb treg, Kilogrami nj\u00eb mij\u00eb lek\u00eb. &#8211; \u00c7mim i thekur! \u2013 llap nj\u00eb derr,- Ma jep qum\u00ebsht k\u00ebt\u00eb her\u00eb&#8230; (Qum\u00ebsht blete) Ose: Na fut hund\u00ebt ku t\u00eb mund\u00eb: Mu n\u00eb sy, n\u00eb vesh, n\u00eb hund&#8230; (Mushkonja)<\/p>\n<p>Ose: Elefanti te nj\u00eb shpell\u00eb No\u00e7k\u00ebn shtriu, tutje thell\u00eb. &#8211; \u00c7\u2019torrollak, &#8211; tha nj\u00eb gamile, &#8211; Shet fildish e blen&#8230; fosile!<\/p>\n<p>(Speleolog elefanti) Apo n\u00eb fabul\u00ebn tjet\u00ebr: Peshkaqeni \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrjet, Jo me grep, u dashka rrjet\u00eb&#8230; ( Mafia) Ferit Lamaj n\u00eb fabulat e veta nuk q\u00ebllon me top mushkonj\u00ebn e me sa\u00e7me elefantin, por b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Se ai \u00ebsht\u00eb aq kon\u00e7iz n\u00eb krijimet e veta, t\u00eb cilat kan\u00eb pak vargje e shum\u00eb kuptim, sa habitesh. N\u00eb fabulat e tij nanurit ritmi e rimat, muzikaliteti e p\u00ebrdorimi mjesht\u00ebror e i larmish\u00ebm i vargut, strof\u00ebs, etj. Mes fabulave t\u00eb Lamajt fshihen e fshikullohen dallkauk\u00ebt e servil\u00ebt, rrufjan\u00ebt e maskarenjt\u00eb e k\u00ebsaj kohe t\u00eb trazuar e t\u00eb tejmbushur me strese. K\u00ebshtu, shumic\u00ebn e fabulave t\u00eb veta e nd\u00ebrton me pak<br \/>\nvargje: 4,6,8,12. Ja si e damkos ai servilin me mjesht\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vargje:<\/p>\n<blockquote><p>Q\u00eb prej shekujsh rron e th\u00ebna:<br \/>\n\u201cQengji i urt\u00eb pi dy n\u00ebna\u201d,<br \/>\nPor nuk dini m\u00eb t\u00eb ren\u00eb:<br \/>\n\u201cPi servili gjith\u00eb kopen\u00eb!\u201d<br \/>\n(<em>Nj\u00eb th\u00ebnie e re<\/em>)<\/p><\/blockquote>\n<p>Ferit Lamaj shquhet p\u00ebr men\u00e7urin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb batutat p\u00ebrmbyll\u00ebse, q\u00eb jan\u00eb kurora e fabul\u00ebs. N\u00eb fabul\u00ebn L\u00ebngu i mishit autori t\u00eb befason me batutat q\u00eb krijohen midis dialogut t\u00eb lug\u00ebs dhe l\u00ebngut:<\/p>\n<blockquote><p>I tha luga: &#8211; More l\u00ebng,<br \/>\nKot s\u00eb koti mos shit mend!<br \/>\nL\u00ebngu s\u2019foli llafe boshe:<br \/>\n&#8211; Jam l\u00ebng mishi, jo l\u00ebng groshe&#8230;<\/p><\/blockquote>\n<p>Fabulisti Ferit Lamaj \u00ebsht\u00eb padyshim z\u00ebri m\u00eb virtuoz i fabul\u00ebs shqipe. Si\u00e7 e vler\u00ebson akademiku Bedri Dedja, \u00ebshte privilegj p\u00ebr let\u00ebrsine e sotme shqiptare dhe, sidomos at\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb i ka ardhur nj\u00eb talent i fuqish\u00ebm, Ferit Lamaj. Ta transplatosh realitetin e jet\u00ebs n\u00eb art me figura p\u00ebrrallore duhet mjesht\u00ebri e rrall\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb mjesht\u00ebri fabulisti Lamaj, si nj\u00eb filozof i koh\u00ebs, e zot\u00ebron m\u00eb s\u00eb miri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani \u201cM\u00eb ka rr\u00ebmbyer fabula q\u00eb her\u00ebt. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Triluses, Naimit, Santorit e \u00c7ajupit. Fabula \u00ebsht\u00eb magjike. T\u00eb ngjizet n\u00eb shpirt. T\u00eb pushton. T\u00eb josh me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e saj\u201d. (Autori). U lind n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 6 janar 1955. Kreu studimet e larta p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69241,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,8,12],"tags":[],"class_list":["post-8694","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-letersi","category-tregime"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani \u201cM\u00eb ka rr\u00ebmbyer fabula q\u00eb her\u00ebt. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Triluses, Naimit, Santorit e \u00c7ajupit. Fabula \u00ebsht\u00eb magjike. T\u00eb ngjizet n\u00eb shpirt. T\u00eb pushton. T\u00eb josh me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e saj\u201d. (Autori). U lind n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 6 janar 1955. Kreu studimet e larta p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-24T21:53:55+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-01T01:49:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"300\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"421\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ferit Lamaj &#8211; fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\",\"datePublished\":\"2016-11-24T21:53:55+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:49:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/\"},\"wordCount\":2205,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Let\u00ebrsi\",\"Tregime\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/\",\"name\":\"Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-24T21:53:55+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:49:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg\",\"width\":300,\"height\":421,\"caption\":\"Fabula Xhepi - Ferit Lamaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ferit Lamaj &#8211; fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani \u201cM\u00eb ka rr\u00ebmbyer fabula q\u00eb her\u00ebt. Humbisja pas Ezopit e Fedrit, La Fontenit e Krillovit, Triluses, Naimit, Santorit e \u00c7ajupit. Fabula \u00ebsht\u00eb magjike. T\u00eb ngjizet n\u00eb shpirt. T\u00eb pushton. T\u00eb josh me p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e saj\u201d. (Autori). U lind n\u00eb Kor\u00e7\u00eb m\u00eb 6 janar 1955. Kreu studimet e larta p\u00ebr gjuh\u00eb-let\u00ebrsi shqipe [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-24T21:53:55+00:00","article_modified_time":"2021-06-01T01:49:14+00:00","og_image":[{"width":300,"height":421,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ferit Lamaj &#8211; fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb","datePublished":"2016-11-24T21:53:55+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:49:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/"},"wordCount":2205,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Let\u00ebrsi","Tregime"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/","name":"Ferit Lamaj - fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg","datePublished":"2016-11-24T21:53:55+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:49:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/fabula-xhepi-ferit-lamaj.jpg","width":300,"height":421,"caption":"Fabula Xhepi - Ferit Lamaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ferit-lamaj-fabulisti-konciz-e-tere-humor-per-femije\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ferit Lamaj &#8211; fabulisti kon\u00e7iz e t\u00ebr\u00eb humor p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8694","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8694"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8694\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69242,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8694\/revisions\/69242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69241"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8694"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8694"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8694"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}