{"id":8730,"date":"2016-11-27T01:11:36","date_gmt":"2016-11-27T00:11:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8730"},"modified":"2021-06-01T03:28:35","modified_gmt":"2021-06-01T01:28:35","slug":"shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/","title":{"rendered":"Shkrimtari Viktor Canosinaj &#8211; nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj"},"content":{"rendered":"<p>Shkruan <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><em>Shkrimtari <strong>Viktor Canosinaj<\/strong> lindi n\u00eb vitin 1960 n\u00eb Durr\u00ebs<\/em>.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb i kaloi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Pas studimeve universitare ne Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi, punoi m\u00ebsues let\u00ebrsie, gazetar dhe p\u00ebrkthyes. N\u00eb vitet \u201870 publikonte poezi dhe vjersha t\u00eb shkurtra. Nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201880 botoi librin e tij t\u00eb par\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, duke ndjekur me botimin e tij t\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur n\u00eb vitin 1989. Viktor Canosinaj e nisi aktivitetin letrar n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, duke botuar vjersha e tregime. Libri i tij i par\u00eb, nj\u00eb novel\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, u botua n\u00eb vitin 1981. N\u00eb vitin 1984 u pasua nga nj\u00eb roman me tem\u00eb historike po p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Pas nj\u00eb nd\u00ebrprerjeje prej disa vitesh, Viktor Canosinaj i rikthehet p\u00ebrs\u00ebri let\u00ebrsis\u00eb, kryesisht n\u00eb romanin p\u00ebr t\u00eb rritur dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Ai boton disa romane p\u00ebr t\u00eb rritur dhe rreth 20 libra p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj, duke u b\u00ebr\u00eb brenda pak viteve nj\u00eb nga autor\u00ebt m\u00eb t\u00eb lexuar n\u00eb vend. Tani drejton sht\u00ebpin\u00eb botuese \u201cDyrrah\u201d.<\/p>\n<p>Viktor Canosinaj \u00ebsht\u00eb gjithashtu autor i studimit \u201c Nga Liza te Harri Poteri\u201d, kushtuar let\u00ebrsis\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Ai ka p\u00ebrkthyer nga anglishtja dhe italishtja let\u00ebrsi p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rritur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj ka p\u00ebrshtatur romanin \u201cDon Kishoti i Man\u00e7\u00ebs\u201d. Po ashtu, shkrimtarin e ndeshim hera-her\u00ebs edhe si p\u00ebrkthyes: p\u00ebrmendim k\u00ebtu shqip\u00ebrime (nga anglishtja): nga autori Juri Orlev: Eg\u00ebrsia n\u00ebn krevatin tim (roman1998), nga Elvin B. Uajt:<\/p>\n<p>Mrekullia e Sharlot\u00ebs [roman i p\u00ebrshtatur 2007], nga Xhon Raskin: Mbreti i lumit t\u00eb art\u00eb \u2013 2007, nga Lyman Frank Baum: Magjistari i Ozit \u2013 2007, nga Ferenc Molnar: Ushtari i lavdish\u00ebm Neme\u00e7ek \u2013 2008, (\u201cDjemt\u00eb e rrug\u00ebs Pal\u201d, p\u00ebrkthim nga italishtja).<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka l\u00ebvruar n\u00eb gjinin\u00eb e proz\u00ebs dhe kryesisht n\u00eb proz\u00ebn e gjat\u00eb. Romanet p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj i p\u00ebrkasin moshave 9 -16 vje\u00e7 dhe kan\u00eb tematik\u00eb t\u00eb gjer\u00eb e problematik\u00eb t\u00eb larmishme p\u00ebrsa u p\u00ebrket temave bashk\u00ebkohore.<\/p>\n<p>K\u00ebto tema e probleme q\u00eb b\u00ebhen l\u00ebnd\u00eb edhe p\u00ebr romanet e tij, autori mundohet t\u2019i v\u00ebshtroj\u00eb e t\u2019i trajtoj\u00eb me syrin e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb rinjve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar q\u00eb duhet p\u00ebrg\u00ebzuar sa p\u00ebr romanet e shumt\u00eb q\u00eb u ka dhuruar lexuesve f\u00ebmij\u00eb, aq dhe p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e krijimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu \u201cBiri i er\u00ebs\u201d, i llojit fantazi dhe aventur\u00eb, \u00ebsht\u00eb lib\u00ebr q\u00eb ka pasur sukses dhe vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lexuar t\u00eb autorit. Romani shtjellon fatin e nj\u00eb kali t\u00eb rritur n\u00eb liri, q\u00eb bie rob te njer\u00ebzit, t\u00eb cil\u00ebt e shesin dhe e shfryt\u00ebzojn\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, p\u00ebr pun\u00eb dhe p\u00ebr luft\u00eb. Kali njeh mizorit\u00eb njer\u00ebzore, sidomos ato t\u00eb luft\u00ebs. \u00cbndrra e madhe e liris\u00eb e \u00e7on kalin me emrin Biri i Er\u00ebs drejt arratis\u00eb bashk\u00eb me shok\u00ebt e nj\u00eb cirku shetit\u00ebs, ku ai punonte prej disa vjet\u00ebsh.<\/p>\n<p>Mesazhi q\u00eb p\u00ebr\u00e7on te lexuesi ky roman \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: \u00c7dokush duhet t\u00eb luftoj\u00eb n\u00eb jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i lir\u00eb. Ja nj\u00eb fragment i librit: Diku, patjeter do te gjendet nje vend i lire, mendoi Biri i Eres duke marre rrugen per t\u2019u kthyer te shoket e cirkut. Edhe po nuk u gjet, ne do te luftojme perseri per lirine tone, deri ne frymen e fundit. Erdhem te lire ne kete bote dhe te lire duhet te vdesim&#8230;<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa romani \u201cAta k\u00ebrkonin lumturin\u00eb\u201d, \u00ebsht\u00eb i llojit t\u00eb problemeve shoq\u00ebrore, i g\u00ebrshetuar me aventur\u00eb. U botua n\u00eb vitin 1997 dhe pati nj\u00eb sukses t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm. Ai ka njohur disa ribotime n\u00ebp\u00ebr vite dhe mbetet nj\u00eb nga romanet m\u00eb t\u00eb lexuar t\u00eb autorit Viktor Canosinaj.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb historia e nj\u00eb grupi f\u00ebmij\u00ebsh shqiptar\u00eb q\u00eb ikin n\u00eb Itali fshehurazi, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb jete m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe atje ndeshen me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh q\u00eb as nuk i kishin \u00e7uar n\u00ebp\u00ebr mend, si shfryt\u00ebzimi i f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre etj. Miq\u00ebsia e ngusht\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb mbeten t\u00eb bashkuar dhe n\u00eb fund t\u00eb vendosin p\u00ebr t\u2019u kthyer p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur romanin aq t\u00eb dashur p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj sot \u201cMeriyll\u201d. U botua n\u00eb vitin 2000. Roman i llojit t\u00eb problemeve shoq\u00ebrore. Q\u00eb n\u00eb rreshtat e par\u00eb ndeshemi me Meriyllin, e cila q\u00ebndron e ulur pran\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>Romani fillon me ngjarjen e dhimbshme t\u00eb vdekjes s\u00eb n\u00ebns s\u00eb Meriyllit. Fatkeq\u00ebsia q\u00eb godet Meriyllin t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjesh dhembushuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb personazh. Meriyll \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 13 vje\u00e7e dhe supet e saj t\u00eb brisht\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb mbajn\u00eb pesh\u00ebn e humbjes s\u00eb njeriut m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, n\u00ebn\u00ebs, pik\u00ebrisht n\u00eb momentet kur ajo do t\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Vajza ende e parritur do t\u00eb duhet t\u00eb zbatoj\u00eb amanetin e n\u00ebn\u00ebs, t\u00eb kujdeset p\u00ebr v\u00ebllain dhe motr\u00ebn e vog\u00ebl. E sikur t\u00eb gjitha k\u00ebto t\u00eb mos mjaftonin, vuajtjes s\u00eb saj i shtohet edhe babai, i cili gjen ngush\u00ebllimin tek alkoli. Sa shum\u00eb durim, forc\u00eb dhe besim do t\u2019i duhet Meriyllit t\u2019 i kap\u00ebrcej\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto&#8230; Duke pasur brenda vetes mir\u00ebsin\u00eb, virtytet edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke qen\u00eb e ndihmuar edhe nga miku i saj m\u00eb mir\u00eb, Sidriti, ajo arrin t\u2019i kap\u00ebrcej\u00eb e t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb.<\/p>\n<p>Motivi q\u00eb p\u00ebrshkon k\u00ebt\u00eb roman \u00ebsht\u00eb sa i dhimbsh\u00ebm, aq dhe real i jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, sa dinamik aq dhe intrigues p\u00ebr vet\u00eb faktin se si rrjedhin dhe zgjidhen ngjarjet. Problemet sociale, shoq\u00ebrore dhe kurthet q\u00eb u ngre realiteti adoleshent\u00ebve, si shoq\u00ebria e keqe, droga, jan\u00eb pasqyruar e konceptuar m\u00eb s\u00eb mir\u00eb n\u00eb roman, duke v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb personazhin e Meriyllit dhe t\u00eb Sidritit, si nj\u00eb forc\u00eb kund\u00ebrshtuese, si nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u2019u ndjekur nga t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>Mesazhi q\u00eb p\u00ebrcjell ky roman \u00ebsht\u00eb mjaft dometh\u00ebn\u00ebs dhe me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe jet\u00ebsore, ku fatkeq\u00ebsit\u00eb, varf\u00ebria, kurthet e jet\u00ebs nuk duhet t\u00eb mposhtin, por gjithsecili duhet t\u00eb gjej\u00eb forc\u00ebn brenda shpirtit, brenda vetes, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb roman \u00e7do personazh \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb e realizuar mesazhe dhe elemente jet\u00ebsore mjaft t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7do adoleshent.<\/p>\n<p>Personazhi kryesor, Meriyll, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb mjaft e arrir\u00eb, tek e cila \u00e7do vajz\u00eb adoleshente mund t\u00eb gjej\u00eb veten. Karakteristikat dhe virtytet e saj paraqesin nj\u00eb model i cili duhet t\u00eb frym\u00ebzoj\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb adoleshenteje. Sidritit, gjithashtu, \u00ebsht\u00eb shembull i shpirtit fisnik, nj\u00eb djal\u00eb, i cili edhe pse i ka t\u00eb gjitha nga jeta, nuk ngurron t\u00eb ndihmoj\u00eb shoqen e tij duke iu b\u00ebr\u00eb krah n\u00eb vuajtjet e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebtyre dy personazheve q\u00eb reflektojn\u00eb mir\u00ebsi kemi Klar\u00ebn, nj\u00eb personazh negativ, mendjeleht\u00eb q\u00eb joshet nga vog\u00eblsirat pa shpirt, objektet, e n\u00ebp\u00ebrmjet saj autori p\u00ebrcjell an\u00ebt e errta q\u00eb mund t\u00eb paraqiten n\u00eb jet\u00ebn e nj\u00eb t\u00eb riu kur g\u00ebnjehet leht\u00eb. Dhe q\u00eb k\u00ebtej p\u00ebrcillet nj\u00eb mesazh mjaft i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: Mos k\u00ebrko t\u00eb arrish leht\u00eb t\u00eb mirat e jet\u00ebs, duke zgjedhur rrug\u00ebn e gabuar. Ato arrihen ve\u00e7 me pun\u00eb e mund.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj vjen i qart\u00eb dhe i fort\u00eb mesazhi q\u00eb p\u00ebr\u00e7oi Meriyll tek t\u00eb rinjt\u00eb adoleshent\u00eb: Gjej forc\u00ebn, ki durim, ec drejt n\u00eb rrug\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb jet\u00ebs, pa hequr v\u00ebmendjen nga gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb v\u00ebrtet vler\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00ebp\u00ebrmjet figur\u00ebs s\u00eb plot\u00ebsuar t\u00eb Sidritit, shkrimtari Viktor Canosinaj p\u00ebrcjell mesazhin: Ji fisnik, shpirtgjer\u00eb, edhe pse jeta \u00ebsht\u00eb treguar e mir\u00eb me ty, Jepi dor\u00ebn atij q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, M\u00ebso dhe ji i palodhur sepse k\u00ebshtu leht\u00ebsohet mendja dhe shpirti. N\u00eb saj\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb Sidit, vajza me emrin Meriyll arrin t\u2019ia dal\u00eb mban\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga trafikimi.<\/p>\n<p>N\u00eb personazhin e gjyshes, p\u00ebrcillet dashuria e dhembshuria e t\u00eb urtave gjyshe, si nj\u00eb ila\u00e7 i pakrahasuesh\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e duhur, p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar dhimbjet q\u00eb jeta t\u00eb sjell her\u00eb pas here.<\/p>\n<p>Me teta Bardh\u00ebn, shoqen e mamas\u00eb s\u00eb Meriyllit, pasqyrohet d\u00ebshira p\u00ebr t\u00eb ndihmuar. Dora e ngroht\u00eb dhe e but\u00eb, e cila t\u00eb jepet n\u00eb momentet kur ti ndjen se po fundosesh.<\/p>\n<p>Babai i Meriyllit paraqet tablon\u00eb e prindit q\u00eb humbet rrug\u00ebn prej d\u00ebshp\u00ebrimit, por e gjen dhe e rimerr p\u00ebrs\u00ebri at\u00eb, me an\u00eb t\u00eb ndihm\u00ebs q\u00eb i jepet nga njer\u00ebzit q\u00eb e duan.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij personazhi, autori p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb mesazh: Mos u mposht prej d\u00ebshp\u00ebrimit, k\u00ebrko rrug\u00ebn e duhur dhe luaj rolin q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkon jeta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa babai i Sidritit, na vjen si sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00eb e urt\u00ebsis\u00eb, thjesht\u00ebsis\u00eb, zot\u00ebsis\u00eb, virtyte q\u00eb e p\u00ebrmbushin portretin e nj\u00eb prindi t\u00eb dhembsur. E kund\u00ebrta ndodh me maman\u00eb e Sidritit, ku autori ndalet dhe p\u00ebrcjell k\u00ebt\u00eb mesazh t\u00eb fuqish\u00ebm: Mir\u00ebq\u00ebnia nuk duhet t\u2019i b\u00ebj\u00eb njer\u00ebzit t\u2019i gjykojn\u00eb keq, q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel me ta.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet figur\u00ebs s\u00eb m\u00ebsueses kujdestare t\u00eb Merit, paraqitet m\u00ebsuesja e mir\u00eb, e dashur q\u00eb ka d\u00ebshir\u00ebn t\u2019i mir\u00ebkuptoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsit e saj.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja i hodhi krahun dhe u mundua ta qet\u00ebsonte&#8230;Kishin r\u00ebn\u00eb shirat e par\u00eb t\u00eb vjesht\u00ebs dhe gropat e shumta qen\u00eb mbushur me uj\u00eb. Nga g\u00ebrrmimet dhe nd\u00ebrtimet e reja, asfalti i mbetur pothuaj qe mbuluar nga balta. Megjithat\u00eb, ajo rrug\u00eb iu duk Merit m\u00eb e dashur se kurr\u00eb. Ishte rruga e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrball\u00eb figur\u00ebs s\u00eb modeluar m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb m\u00ebsuese kujdestare, na paraqitet nj\u00eb portret i vrazhd\u00eb, mendjemadh e arrogant, e m\u00ebsueses s\u00eb anglishtes, e cila p\u00ebrcillet n\u00ebp\u00ebrmjet rolit t\u00eb saj, si nj\u00eb demaskim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb m\u00ebsuesit e till\u00eb.<\/p>\n<p>Mozaiku i personazheve b\u00ebn q\u00eb t\u00eb ket\u00eb dinamik\u00eb, larmi dhe elemente jet\u00ebsor\u00eb t\u00eb pasura. T\u00eb gjitha k\u00ebto b\u00ebjn\u00eb q\u00eb lexuesi t\u00eb vihet p\u00ebrball\u00eb karaktereve dhe situatave t\u00eb ndryshme. Gjuha e p\u00ebrdorur n\u00eb roman \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb, mjaft e qart\u00eb p\u00ebr mosh\u00ebn e lexuesit q\u00eb i dedikohet dhe rrjedh fluide edhe n\u00ebp\u00ebrmjet dialog\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb midis personazheve, q\u00eb e b\u00ebn romanin t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe t\u00eb realizuar. Dinamika e ndodhive e b\u00ebn lexuesin t\u00eb ndihet i t\u00ebrhequr prej tyre, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh rrjedh\u00ebn e ngjarjes. Ky roman p\u00ebrcjell vlera njoh\u00ebse, edukative, udh\u00ebrr\u00ebfyese p\u00ebr mosh\u00ebn e adoleshenc\u00ebs, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb kritike t\u00eb zhvillimit t\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>Paraqitja reale e ngjarjeve, koherenca e problematik\u00ebs, dh\u00ebnia e konfliktit n\u00eb disa linja: mir\u00ebq\u00ebnia kundrejt varf\u00ebris\u00eb, rruga e leht\u00eb e gabuar kundrejt rrug\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, por t\u00eb ndershme, b\u00ebjn\u00eb q\u00eb lexuesi t\u00eb reflektoj\u00eb me optimiz\u00ebm mbi fenomenet jet\u00ebsore q\u00eb ndodhin p\u00ebrreth tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr e prekshme n\u00eb dit\u00ebt e sotme \u00ebsht\u00eb edhe trajtimi i problemit tragjik t\u00eb gjakmarrjes dhe t\u00eb ngujimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ne novelen Lulet e p\u00ebrgjakura t\u00eb 7 Marsit, e botuar n\u00eb vitin 2001. N\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb 12-vje\u00e7ar, i cili detyrohet t\u00eb ngujohet p\u00ebr shkak t\u00eb gjakmarrjes, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i ati \u00ebsht\u00eb larguar drejt Greqis\u00eb n\u00eb emigracion. Gjakmarr\u00ebsit jan\u00eb familja e nj\u00eb shoku klase t\u00eb djalit t\u00eb ngujuar. Gjakmarrja eshte nje nd\u00ebr plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb oqean, i cili gllab\u00ebron pa m\u00ebshir\u00eb \u00e7dok\u00ebnd sido-kurdo t\u00eb l\u00ebviz\u00eb n\u00ebp\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Viktor Canosinaj \u00ebsht\u00eb shkrimtar i periudh\u00ebs s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb n\u00eb vitet e tranzicionit, ndaj \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb trajton probleme aktuale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb n\u00eb tranzicion dhe si bosht kryesor ka problemin e edukimit t\u00eb brezit t\u00eb ri, probleme t\u00eb edukimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb familje, n\u00eb shkoll\u00eb e kudo. K\u00ebshtu ndodh dhe me romanin Monstrat e Rrug\u00ebs s\u00eb Mimozave, i cili t\u00eb t\u00ebrheq nga titulli misterioz e i friksh\u00ebm, por edhe p\u00ebr vlerat q\u00eb p\u00ebrcjell.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, shkrimtari nuk na e rr\u00ebfen menj\u00ebher\u00eb fabul\u00ebn e ngjarjes, por, ka vendosur q\u00eb ngjarjet t\u00eb zbulohen p\u00ebrmes veprimit, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb tensioni i situatave t\u00eb ndryshme t\u00eb vij\u00eb duke u rritur.<\/p>\n<p>E strukturuar si mozaik, pjes\u00ebt e tregimit zb\u00ebrthehen p\u00ebrmes personazheve q\u00eb jan\u00eb skalituar aq bukur nga shkrimtari, saq\u00eb n\u00eb p\u00ebrshkrimin dhe veprimet e tyre t\u00eb nxit p\u00ebrfytyrimin ku secili nga f\u00ebmij\u00ebt gjen veten, kuptohet me problemet e mosh\u00ebs. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb romanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i zgjuar e harrakat, pa p\u00ebrkrahje sipas bot\u00ebs dhe mendimit t\u00eb tij. Njer\u00ebzit q\u00eb e rrethojn\u00eb, prind\u00ebrit, m\u00ebsuesit, nuk e kuptojn\u00eb. Romani nis q\u00eb n\u00eb fillim me personazhin Andi Tomorrica, i cili papritur kthehet n\u00eb nj\u00eb hero t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe telashet nuk kan\u00eb t\u00eb sosur: problemet q\u00eb hasen n\u00eb familje, komunikimi dhe reagimi i prind\u00ebrve, situatat e ndryshme, i ashp\u00ebrsojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kontradiktat me Andin.<\/p>\n<p>Autori futet shum\u00eb n\u00eb bot\u00ebn e brendshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, sidomos t\u00eb atyre t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore nga prind\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb marrosur nga paraja dhe bota materialiste duke harruar gj\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt. Jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr ngroht\u00ebsi, mb\u00ebshtetje, komunikim dhe dashuri. Jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr loj\u00ebrat dhe \u00e7apk\u00ebnll\u00ebqet e tyre. Ky f\u00ebmij\u00eb, Andi, mbetet i zhg\u00ebnjyer nga t\u00eb rriturit q\u00eb e rrethojn\u00eb, i p\u00eblqen bota e tij. Ai ishte i zhg\u00ebnjyer nga t\u00eb rriturit q\u00eb e rrethonin.<\/p>\n<p>Ata nuk e kuptonin. Nx\u00ebn\u00ebsi im ishte n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb vetvetes. Ai donte t\u00eb ishte vetevetja, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, sidomos n\u00eb vendin ton\u00eb ku prind\u00ebrve akoma u p\u00eblqen vet\u00ebm t\u00eb japin mend e t\u00eb urdh\u00ebrojn\u00eb. Prind\u00ebrit kishin plane t\u00eb tjera p\u00ebr djalin e tyre, d\u00ebshira q\u00eb Andi nuk i p\u00eblqente. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb krejt i zakonsh\u00ebm, 12-vje\u00e7ar, nuk do t\u00eb shtiret e t\u00eb llastohet nga prind\u00ebrit. Duan ta b\u00ebjn\u00eb muzikant, violin\u00e7elist.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb e b\u00ebn Andin nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mbrapsht\u00eb dhe t\u00eb pasjellsh\u00ebm n\u00eb situata t\u00eb caktuara, por n\u00eb thelb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb djal\u00eb zem\u00ebrmir\u00eb dhe ka d\u00ebshirat e tij. Djalit i p\u00eblqejn\u00eb kafsh\u00ebt, qent\u00eb, \u00ebnd\u00ebrron t\u00eb b\u00ebhet pilot. Jul \u00c7ezari, qeni i tij, ndryshe i th\u00ebrrisnin Gjeneral, b\u00ebhet miku m\u00eb i mir\u00eb i tij.<\/p>\n<p>Romani nxjerr n\u00eb drit\u00eb disa probleme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja dhe q\u00eb p\u00ebrshkon romanin fund e krye, marr\u00ebdh\u00ebnia prind\u00ebr-f\u00ebmij\u00eb. Dhe kjo jo vet\u00ebm n\u00eb familjen e Andit, por edhe n\u00eb familjen e shoqes s\u00eb tij moshatare Dea, vajz\u00eb \u201ce persekutuar\u201d nga prind\u00ebrit, t\u00eb cil\u00ebt e detyrojn\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb me kurse tri-kat\u00ebr gjuh\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh. T\u00eb dy, t\u00eb m\u00ebrzitur e n\u00eb shenj\u00eb proteste, ia mbathin nga familjet e tyre p\u00ebr disa dit\u00eb, n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit. Nd\u00ebrkoh\u00eb prind\u00ebrit shqet\u00ebsohen.<\/p>\n<p>Reagojn\u00eb dhe b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb arsyesh\u00ebm, i d\u00ebgjojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Tensioni i ngjarjes vjen duke u rritur. Situata v\u00ebshtir\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Andin e rr\u00ebmbejn\u00eb kriminel\u00ebt. Vihet re p\u00ebrpjekja e shok\u00ebve t\u00eb tij Madlit, Deas dhe qenit t\u00eb tij besnik Gjeneralit, i cili jep dhe jet\u00ebn p\u00ebr mikun e tij. Rr\u00ebmbyesit i k\u00ebrkojn\u00eb para t\u00eb madhe t\u00eb atit, Gjergjit. Me nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb dhe me veprimin e vet\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, aksioni i tyre d\u00ebshton. Duket si nj\u00eb skenar filmi, me aksione t\u00eb nj\u00ebpasnjshme e q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin.<\/p>\n<p>Stili i shkrimtarit \u00ebsht\u00eb i shkath\u00ebt. Mjesht\u00ebria e autorit t\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb disa drejtime. Ligj\u00ebrimi i romanit b\u00ebhet n\u00eb vet\u00ebn e tret\u00eb, me kapituj q\u00eb renditen me numra. Kapitulli i par\u00eb na p\u00ebrshkruan menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb episod interesant, nj\u00eb aksion q\u00eb t\u00eb intrigon, t\u00eb hedh grepin, t\u00eb mban t\u00eb lidhur e t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mos e l\u00ebshosh m\u00eb tej librin nga dora.<\/p>\n<p>Duke thyer kompozicionin klasik, ekspozicioni jepet n\u00eb faqen 26, jo n\u00eb ligj\u00ebrimin e autorit, por n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, nga teto Meli, e pun\u00ebsuara n\u00eb familjen Tomorica, nj\u00eb person shum\u00eb i dashur p\u00ebr Andin (i dukej si gjyshja e tij). K\u00ebto nd\u00ebrkallje t\u00eb her\u00ebpashershme (Tregon teto Meli, tregon Dea, tregon m\u00ebsuesja e gjuh\u00eb-leximit&#8230;etj) jan\u00eb pik\u00ebrisht gjetje p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb mir\u00eb, n\u00eb vet\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrjetimin e \u00e7asteve. Por, n\u00eb roman vihet re dialogu i shkath\u00ebt dhe nj\u00eb gjuh\u00eb e past\u00ebr.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aspekt i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb roman dhe q\u00eb z\u00eb vend t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb dhe paraqitja dhe pozicionimi n\u00eb shoq\u00ebri i figur\u00ebs s\u00eb m\u00ebsuesit. N\u00eb roman, m\u00ebsuesit e kan\u00eb marr\u00eb me sy t\u00eb keq Andin (m\u00ebsuesja e matematik\u00ebs, apo ajo e kursit t\u00eb fr\u00ebngjishtes t\u00eb Deas), i flasin me inat, nganj\u00ebher\u00eb dhe me p\u00ebrbuzje K\u00ebtu autori nxjerr n\u00eb pah problemet e arsimit dhe gjith\u00eb stafit pedagogjik, q\u00eb t\u00eb sillen m\u00eb mir\u00eb, m\u00eb ngroht\u00eb, t\u2019i b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr vete (sepse jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb), t\u2019 i p\u00ebrkrahin dhe t\u2019 i kthejn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb mbar\u00eb e t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Shkrimtari prek edhe nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr, diskriminimin racial, shoku m\u00eb i mir\u00eb i Andit, gabeli Madli. N\u00eb fakt, gjuha n\u00eb roman p\u00ebrdoret edhe si mjet individualizimi i personazheve. Duke e prekur k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, autori i edukon ata me dashurin\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin. N\u00eb roman vihen re dhe momente t\u00eb bukura t\u00eb humorit, situata q\u00eb krijon Andi si n\u00eb klas\u00eb ashtu dhe n\u00eb fest\u00ebn e viti t\u00eb ri, apo n\u00eb dit\u00eblindjen e Deas. Nj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb roman z\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e Andit me qenin e tij, Gjeneralin.<\/p>\n<p>Kafsh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dashura, t\u00eb k\u00ebnaqin me loj\u00ebrat e tyre, plot\u00ebsojn\u00eb boshll\u00ebqet e f\u00ebmij\u00ebve, si n\u00eb rastin ton\u00eb t\u00eb Andit, ndaj prind\u00ebrit nuk duhet ta shikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb \u00e7uditshme, por t\u2019i inkurajojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e t\u2019i duan dhe ata kafsh\u00ebt. Nj\u00eb moment tjet\u00ebr i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe i preksh\u00ebm \u00ebsht\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebnia shoq\u00ebrore q\u00eb ka Andi me Dean n\u00eb roman. Prind\u00ebrit e shohin si nj\u00eb fantaz\u00ebm, me frik\u00eb apo mosbesim k\u00ebt\u00eb lidhje shoq\u00ebrore. Duket sikur kan\u00eb gjetur veten, p\u00ebr shkak dhe t\u00eb vet\u00eb probleme t\u00eb ngjashme q\u00eb kan\u00eb me familjet e tyre. Por nga ana e autorit, kjo lidhje jepet shum\u00eb bukur n\u00eb bot\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve, sh\u00ebtitjet e bukura n\u00eb rrug\u00ebn e Mimozave me qent\u00eb e tyre, dit\u00eblindja e bukur e Deas, apo dhe momentin kur Dea shkon p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar Andin.<\/p>\n<p>Mesazhi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: F\u00ebmij\u00ebt duhet l\u00ebn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb mos i ndrydhim ndjenjat dhe d\u00ebshirat e tyre. Duke lexuar librin, kush nuk do t\u00eb donte nj\u00eb v\u00eblla, nj\u00eb shok si Andi, kjo \u00ebsht\u00eb mjesht\u00ebria, thjesht\u00ebsia e t\u00eb shkruarit. U desh koh\u00eb ta njihja. Nuk ishte nga ata f\u00ebmij\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lexuesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb pamjen e par\u00eb, kishte bot\u00ebn e tij, ku, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb, duhet t\u00eb zbuloje fillimisht kodin sekret (f. 64).<\/p>\n<p>Portreti i tij fizik e moral \u00ebsht\u00eb skalitur nga autori me mjaft dashuri, ngroht\u00ebsi e mjesht\u00ebri artistike, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb personazh t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm e t\u00eb admiruesh\u00ebm p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Dhe k\u00ebt\u00eb autori e realizon shum\u00eb bukur, duke i l\u00ebn\u00eb personazhet t\u00eb veprojn\u00eb dhe t\u00eb prezantohen vet\u00eb, nd\u00ebrsa lexuesi e kupton mesazhin dhe reagon vet\u00eb. Romanin e b\u00ebn m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebs edhe Gjenerali, qeni i Andit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjetje nga ana e autorit, pra \u201cmonstra\u201d tjet\u00ebr dhe kjo duket dhe n\u00eb p\u00ebrshkrimin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb: Gazetari u t\u00ebrhoq mbrapsht. Kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e tij nuk kishte par\u00eb qen t\u00eb atill\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb krijes\u00eb e rrall\u00eb, q\u00eb kushedi nga duhej t\u00eb kishte ardhur. Kishte nj\u00eb trup gjigand, gjoks t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb ngjyr\u00eb t\u00eb zez\u00eb n\u00eb gri, qime t\u00eb shkurt\u00ebra e t\u00eb rralla si t\u00eb nj\u00eb qilimi tep\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur. Koka e tij ishte tmerr\u00ebsisht e madhe. Gjith\u00e7ka n\u00eb at\u00eb kok\u00eb ishte e varur; vesh\u00ebt llapush si deg\u00eb palme, faqet, mjekra, madje edhe vetullat. Pa folur p\u00ebr turirin dhe gush\u00ebn, q\u00eb i binte pal\u00eb-pal\u00eb deri n\u00eb gjoks si gush\u00eb elefanti. Goja nuk merrej vesh ku ishte. Dalloheshin vet\u00ebm disa dh\u00ebmb\u00eb t\u00eb llahtarsh\u00ebm q\u00eb dilnin jasht\u00eb, ndon\u00ebse nofullat ishin t\u00eb mbyllura si kapak\u00eb e nj\u00eb valixheje. \u2013\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo monst\u00ebr?! \u2013 iu drejtua gazetari shoku t\u00eb tij (f. 6). Dhe n\u00eb fund ky \u201cmonst\u00ebr\u201d kthehet n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebtimtar: Arma u ngrit.<\/p>\n<p>Gjenerali b\u00ebri nj\u00eb hap para, mblodhi t\u00eb gjitha forcat, lehu nj\u00ebher\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm, pastaj u l\u00ebshua drejt fytyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakur t\u00eb rr\u00ebmbyesit. Arma u zbras. Ai ndjeu n\u00eb gjoks nj\u00eb therje t\u00eb fort\u00eb dhe syt\u00eb iu err\u00ebn. Megjithat\u00eb, arriti ta rr\u00ebzonte p\u00ebrtok\u00eb dhe t\u2019i mb\u00ebrthente me dh\u00ebmb\u00eb krahun ku mbante revolen ( f. 152). Nuk ka se si t\u00eb mos prekesh nga nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb, nj\u00eb qen q\u00eb shp\u00ebton t\u00eb zotin. Sigurisht t\u00eb bie n\u00eb sy heroizmi i k\u00ebtij qeni t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn autori e p\u00ebrshkruan me nj\u00eb rr\u00ebfim fantastik dhe emocionues, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb dashur n\u00eb syt\u00eb e n\u00eb mendjen e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Shkrimtari Viktor Canosinaj ka krijuar tashm\u00eb stilin dhe individualitetin e tij krijues me vepra t\u00eb shumta, t\u00eb shkruara p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb rinj213. P\u00ebr tematik\u00ebn e larmishme q\u00eb trajton shkrimtari na shfaqet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr shkrimtar i adoleshenc\u00ebs, p\u00ebr vet\u00eb problemet q\u00eb shfaq kjo mosh\u00eb delikate dhe q\u00eb natyrisht \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar q\u00eb p\u00ebrcjell vlera artistike, edukative e pedagogjike, duke qen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes dhe nj\u00eb mesazh i mir\u00eb p\u00ebr edukimin, mb\u00ebshtetjen e edukimit t\u00eb brezit t\u00eb ri.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan Prof. Zymer Mehani Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi n\u00eb vitin 1960 n\u00eb Durr\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb i kaloi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Pas studimeve universitare ne Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi, punoi m\u00ebsues let\u00ebrsie, gazetar dhe p\u00ebrkthyes. N\u00eb vitet \u201870 publikonte poezi dhe vjersha t\u00eb shkurtra. Nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201880 botoi librin e tij t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69227,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4,8],"tags":[],"class_list":["post-8730","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori","category-letersi"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruan Prof. Zymer Mehani Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi n\u00eb vitin 1960 n\u00eb Durr\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb i kaloi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Pas studimeve universitare ne Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi, punoi m\u00ebsues let\u00ebrsie, gazetar dhe p\u00ebrkthyes. N\u00eb vitet \u201870 publikonte poezi dhe vjersha t\u00eb shkurtra. Nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201880 botoi librin e tij t\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-27T00:11:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-01T01:28:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"337\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shkrimtari Viktor Canosinaj &#8211; nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj\",\"datePublished\":\"2016-11-27T00:11:36+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:28:35+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/\"},\"wordCount\":3980,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/viktor_canosinaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\",\"Let\u00ebrsi\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/\",\"name\":\"Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/viktor_canosinaj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-27T00:11:36+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:28:35+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/viktor_canosinaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/11\\\/viktor_canosinaj.jpg\",\"width\":600,\"height\":337,\"caption\":\"Viktor Canosinaj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shkrimtari Viktor Canosinaj &#8211; nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruan Prof. Zymer Mehani Shkrimtari Viktor Canosinaj lindi n\u00eb vitin 1960 n\u00eb Durr\u00ebs. F\u00ebmij\u00ebrin\u00eb dhe rinin\u00eb i kaloi n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit. Pas studimeve universitare ne Gjuh\u00eb &#8211; Let\u00ebrsi, punoi m\u00ebsues let\u00ebrsie, gazetar dhe p\u00ebrkthyes. N\u00eb vitet \u201870 publikonte poezi dhe vjersha t\u00eb shkurtra. Nd\u00ebrsa n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201880 botoi librin e tij t\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-27T00:11:36+00:00","article_modified_time":"2021-06-01T01:28:35+00:00","og_image":[{"width":600,"height":337,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shkrimtari Viktor Canosinaj &#8211; nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj","datePublished":"2016-11-27T00:11:36+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:28:35+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/"},"wordCount":3980,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori","Let\u00ebrsi"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/","name":"Shkrimtari Viktor Canosinaj - nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg","datePublished":"2016-11-27T00:11:36+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:28:35+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/viktor_canosinaj.jpg","width":600,"height":337,"caption":"Viktor Canosinaj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkrimtari-viktor-canosinaj-nje-ze-i-vecante-ne-prozen-per-femije-dhe-te-rinj\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shkrimtari Viktor Canosinaj &#8211; nj\u00eb z\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb proz\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb rinj"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8730","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8730"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8730\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69228,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8730\/revisions\/69228"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69227"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8730"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8730"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8730"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}