{"id":8740,"date":"2016-11-27T01:59:41","date_gmt":"2016-11-27T00:59:41","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8740"},"modified":"2021-06-01T03:24:19","modified_gmt":"2021-06-01T01:24:19","slug":"luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/","title":{"rendered":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako"},"content":{"rendered":"<figure style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" title=\"ALBERT VATAJ\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/albert_vataj.jpg\" alt=\"Albert Vataj\" width=\"300\" height=\"248\" align=\"right\" border=\"0\" hspace=\"10\" \/><figcaption class=\"wp-caption-text\">Albert Vataj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Shkruar nga <strong>ALBERT VATAJ<\/strong>, <em>25 n\u00ebntor 2016<\/em><\/p>\n<p><em>Kur i madhi i skenave bot\u00ebrore operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako, se pse nuk e tradhtoi Shqip\u00ebrin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><strong>Luk\u00eb Ka\u00e7aj<\/strong> ishte nj\u00eb prej atyre emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs operistike shqiptare, nj\u00eb prej atyre vezullimeve t\u00eb njimendta t\u00eb krenaris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb prej atyre t\u00eb pakt\u00ebve q\u00eb dha kaq shum\u00eb p\u00ebr artin dhe mori kaq pak. Ai ishte ndoshta nga t\u00eb rrall\u00ebt q\u00eb nuk pranoi ta shes\u00eb atdhetarin\u00eb me \u00e7far\u00eb do lloj \u00e7mimi q\u00eb ju ofrua, pavar\u00ebsisht se po ky atdhe, guxoi t&#8217;i merrte gjith\u00e7ka kishte t\u00eb shtrenjt\u00eb, lirin\u00eb, krenarin\u00eb, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb besuar te vlerat e larta t\u00eb patriotizmit, me t\u00eb cilat ai u mbrujt dhe u gatua.<\/p>\n<p>Nj\u00eb jet\u00eb dramatike q\u00eb thyhet n\u00eb mes. Profili i nj\u00eb prej k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj shqiptar\u00eb, ai q\u00eb sipas Kadares\u00eb mund t\u00eb ishte nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, \u201ci vrar\u00eb\u201d nga ish-Sigurimi i Shtetit dhe miqt\u00eb e tij, q\u00eb e spiunuan. Dosja e plot\u00eb e artistit q\u00eb dashuronte Fisht\u00ebn, q\u00eb parathoshte d\u00ebshtimin e socializmit n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb thoshte se vendi ishte n\u00ebn diktatur\u00eb dhe q\u00eb pati kuraj\u00ebn t\u00eb pranonte p\u00ebr veten se ishte \u201c<em>armik i popullit<\/em>\u201d&#8230;<\/p>\n<p>Kalvari i mundimeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb sinonim i Golgot\u00ebs s\u00eb gjith\u00eb asaj plejade artist\u00ebsh dhe intelektual\u00ebsh t\u00eb kalibrit bot\u00ebror, t\u00eb cil\u00ebt hoq\u00ebn mbi vete mundimet dhe persekutimin e diktatur\u00ebs komuniste, p\u00ebr &#8220;krimin&#8221; e vet\u00ebm se ishin patriot\u00eb, ishin dinjiteti i nj\u00eb kombi, ishin tharmi i mburrjes nacionale n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka nisi n\u00eb vitin 1966\u2026 kur Ramiz Alia, n\u00eb kuadrin e \u201cRevolucionit Kultural\u201d e largoi virtuozin nga skena!<br \/>\nLuk\u00ebn nuk e linte t\u00eb qet\u00eb nj\u00eb pyetje drejtuar vetes: \u201c<em>Mos vall\u00eb\u2026 ky asht fundi im\u2026!?<\/em>\u201d<\/p>\n<p>Parandiente at\u00eb q\u00eb do t\u00eb ngjiste me 28 Maji 1973\u2026 kur sigurimi i shtetit do t&#8217;i vinte hekurat n\u00eb prani t\u00eb student\u00ebve dhe pedagog\u00ebve, n\u00eb hollin e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve t\u00eb Bukura, me etiket\u00ebn e njohur t\u00eb \u201c<em>rrezikshm\u00ebris\u00eb shoq\u00ebrore, dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit arrestohet si armik i tij\u2026<\/em>\u201d. I akuzuar p\u00ebr &#8220;<em>Agjitacion dhe propogand\u00eb<\/em>&#8221; ky z\u00eb premtues do t\u00eb shuhej pik\u00ebrisht, kur Shqip\u00ebris\u00eb i duheshin emrat e m\u00ebdhenj, i duheshin kapacitete t\u00eb jasht\u00ebzakonshme artistike, ata q\u00eb do t\u00eb ishin diplomat\u00eb m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por diktatura dinte t\u00eb mbyste me thonj e me hekur \u00e7do rreze krenarie, \u00e7do virtuozitet, dhe mundt&#8217;te ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb pa pendim.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu nis rr\u00ebfimi i atij burri t\u00eb pashoq, atij talenti virtuoz, atij basit m\u00eb t\u00eb shaur t\u00eb belkantos, Luk Ka\u00e7aj:<br \/>\n<em>Un\u00eb dua t&#8217;ua faktoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb. Bazuar kjo n\u00eb dokumente q\u00eb si t\u00eb tilla ato mbeten vet\u00ebm dokumente, t\u00eb cilave u jam referuar edhe gjat\u00eb izolimit n\u00eb burg.<\/em><\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb, pa pritur e pa kujtuar, dit\u00eb e diel, vjen n\u00eb burgun ku vuaja d\u00ebnimin, hetuesi e m\u00eb thot\u00eb: <em>B\u00ebhu gati, vishu mir\u00eb.<\/em><br \/>\nUn\u00eb vesha kostumin, ata m\u00eb hap\u00ebn der\u00ebn, dola. <em>Luka<\/em>, \u2013 m\u00eb thot\u00eb hetuesi im.<br \/>\n\u2013 <em>Ka ardhur kryetari i hetuesis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme <strong>Kapllan Zako<\/strong>. K\u00ebrkon t\u00eb bisedoj\u00eb me ty<\/em>. <em>Mir\u00eb<\/em>, \u2013 i them, <em>hetuesi k\u00ebsaj radhe nuk po m\u00eb drejtohej me i pandehur<\/em>.<\/p>\n<p>Hym\u00eb n\u00eb dhom\u00eb. Q\u00eb atij i kishte lindur nj\u00eb respekt p\u00ebr mua po e tregonte biseda m\u00eb von\u00eb. Ulur n\u00eb karrige m&#8217;u drejtua: \u2013 <em>Tani do t\u00eb m\u00eb kallzosh jet\u00ebn t\u00ebnde<\/em>, \u2013 vazhdoi fol\u00ebsi i pranish\u00ebm, \u2013 <em>pa e zgjatur shum\u00eb, e do t\u00eb m\u00eb tregosh pse kan\u00eb ndodh\u00eb k\u00ebto pun\u00eb<\/em>, (ishte fjala p\u00ebr arsyen e d\u00ebnimit t\u00eb L. Ka\u00e7ajt p\u00ebr agjitacion e propagand\u00eb \u2013 sh\u00ebn. yn\u00eb).<\/p>\n<p><em>Ia shpjegova t\u00eb gjitha nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb. Gjith\u00e7ka ka filluar q\u00eb m\u00eb 1965, q\u00eb u ndaluan veprat muzikore t\u00eb gjenive t\u00eb bot\u00ebs<\/em>, \u2013 theksova n\u00eb at\u00eb bised\u00eb. <em>U ndalua gjith\u00e7ka me ligj, mos t\u00eb interpretohej, kur e t\u00ebr\u00eb bota artistike frym\u00ebzohej nga k\u00ebta gjeni t\u00eb muzik\u00ebs. Tek ne gjith\u00e7ka u ndalua. Un\u00eb tjet\u00ebr prirje, as t\u00eb keqe<\/em> \u2013 n\u00ebnvizimi yn\u00eb, <em>nuk ka patur me shtetin. Vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb dhe pasion adhurues pas gjenive t\u00eb bot\u00ebs muzikore. Dhe kjo m\u00eb b\u00ebri t\u00eb bie k\u00ebtu ku jam. Ndoshta edhe kam gabuar duke folur, sepse u dhash\u00eb pak edhe pas pijes m\u00eb tep\u00ebr. K\u00ebto kan\u00eb qen\u00eb arsyet kryesore, Arti, vet\u00ebm Arti.<\/em><\/p>\n<p>\u2013 <em>Tani m\u00eb kallzo edhe nj\u00eb her\u00eb para meje<\/em>, \u2013 m\u00eb tha. \u2013 <em>K\u00ebtu nuk je m\u00eb n\u00eb hetuesi, Luk\u00eb, kam ardhur t\u00eb bisedoj un\u00eb me ty<\/em>.<br \/>\n\u2013 <em>Dakord<\/em>, \u2013 i thash\u00eb. \u2013 <em>\u00c7far\u00eb t\u00eb di do t&#8217;u p\u00ebrgjigjem, por ndoshta mund t\u00eb ngat\u00ebrrohem se \u00e7far\u00eb kam shkruar dhe t\u00eb kall\u00ebzoj\u00eb hetuesi se \u00e7&#8217;kam shkruar. Ju e dini p\u00ebr \u00e7far\u00eb jam brenda<\/em>, \u2013 vazhdova. T\u00eb m\u00eb qesin n\u00eb vij\u00eb p\u00ebr kam shkruar hetuesi. Ky i fundit i tha: e ndihmoj un\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 <em>Tani do t\u00eb m\u00eb kall\u00ebzosh ofertat nd\u00ebrkomb\u00ebtare<\/em>, \u2013 vazhdoi i pranishmi, si mbaroi fjal\u00ebn e vet hetuesi. <em>\u00c7&#8217;oferta keni patur p\u00ebr t&#8217;u bler\u00eb nga t\u00eb huajt?<\/em><\/p>\n<p>\u2013 <em>M\u00eb 1947 kam qen\u00eb n\u00eb Prag\u00eb<\/em>, \u2013 vazhdova n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb interesimit t\u00eb fol\u00ebsit, \u2013 <em>nj\u00eb muaj n\u00eb festivalin e par\u00eb bot\u00ebror t\u00eb rinis\u00eb, q\u00eb zhvillohej n\u00eb pijac\u00ebn e Prag\u00ebs, ku sot \u00ebsht\u00eb parlamenti. N\u00eb nj\u00eb dyqan aty vin\u00eb dy njer\u00ebz t\u00eb panjohur dhe m\u00eb drejtohen: Ju jeni shqiptari Luka? M\u00eb falni, u thash\u00eb! Edhe pse anglisht nuk dija, e kapa fjal\u00ebn e tyre ku synonte. At\u00ebher\u00eb ata m\u00eb fol\u00ebn italisht, ku un\u00eb i kuptova krejt mir\u00eb. Ftesa ishte kjo nga ana e k\u00ebtyre dy t\u00eb panjohurve: Brenda dy or\u00ebsh, a d\u00ebshironi t\u00eb niseni p\u00ebr Lond\u00ebr? Kemi avionin dhe me t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt nisemi brenda dy or\u00ebsh. Un\u00eb i kam th\u00ebn\u00eb, ju fal\u00ebnderoj, nuk kam nevoj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb oferta e par\u00eb. E dyta ka qen\u00eb n\u00eb tetor 1955 gjat\u00eb nj\u00eb koncerti, q\u00eb dham\u00eb n\u00eb Berlin, para nj\u00eb publiku n\u00eb form\u00eb amfiteatri q\u00eb zinte 5000 vet\u00eb. P\u00ebr mua nuk kishte ndonj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, aty k\u00ebndova n\u00eb 4 gjuh\u00eb t\u00eb huaja.<\/em><\/p>\n<p><em>M\u00eb duket se at\u00ebher\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb b\u00ebr\u00eb Muri i Berlinit, ky i fundit i takon vitit 1958. Kur dal nga koncerti t\u00eb shkoj tek shok\u00ebt e mi, dy vet\u00eb t\u00eb panjohur ma b\u00ebn\u00eb me dor\u00eb: Hajde urdh\u00ebro! Ishin t\u00eb veshur me kapele republike, me pardesy, se ishte fresk tetori n\u00eb Gjermani. N\u00eb koncert un\u00eb k\u00ebndova n\u00eb gjermanisht. Nuk e dija gjuh\u00ebn aq fort, por me shqiptue e shqiptoja bukur. Kam k\u00ebnduar me dhjet\u00ebra pjes\u00eb n\u00eb gjermanisht dhe e studjoja p\u00ebr hir t\u00eb stilistik\u00ebs. Filluan t\u00eb panjohurit me m\u00eb fol\u00eb n\u00eb gjermanisht: Un\u00eb u p\u00ebrgjigjem: Nichts verstehen (nuk kuptoj asgj\u00eb).<\/em><\/p>\n<p>E<em> pan\u00eb shpejt se e kan\u00eb t\u00eb kot\u00eb me bisedue me mue. At\u00ebher\u00eb hap\u00ebn xhaket\u00ebn, me nxor\u00ebn \u00e7ekun prej 150.000 markash t\u00eb vitit 1955. Sot kjo vler\u00eb i kalon 25-30 milion. Mandej thon\u00eb, ke t\u00eb tjera. U kam\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb vetmen fjal\u00eb: Faleminderit n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre. Dhe vazhdova, nuk jam un\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Jam nisur t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj shtetin tim. Kjo ishte n\u00eb tetor 1955. Kurse n\u00eb 1960 kam qen\u00eb n\u00eb turne me Avni Mul\u00ebn dhe Ibrahim Tuki\u00e7in n\u00eb Poloni. Sapo mbaruam koncertin, do t\u00eb lutem t\u00eb m\u00eb kuptoni se ka gj\u00ebra q\u00eb duhen deshifruar pak, se kan\u00eb vler\u00eb edhe p\u00ebr koleg\u00ebt e mi, jo vet\u00ebm p\u00ebr mua. <\/em><\/p>\n<p><em>Mbas aktit t\u00eb par\u00eb t\u00eb &#8220;Berberit t\u00eb Seviljes&#8221; n\u00eb Varshav\u00eb po pinim nj\u00eb \u00e7aj me Avni Mul\u00ebn, se Avniu mori pjes\u00eb me mua n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncert. Nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb th\u00ebrret drejtori i Varshav\u00ebs, drejtori i Teatrit t\u00eb Operas e Baletit t\u00eb kryeqytetit polak. Si na priti n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, duka na uruar me superlativat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj na thot\u00eb: Ju keni lindur p\u00ebr sken\u00eb, por m\u00eb falni, n\u00ebse u them nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb: E para her\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time q\u00eb d\u00ebgjoj muzik\u00eb are t\u00eb Don Bazilios. Deri m\u00eb sot kemi d\u00ebgjuar vet\u00ebm recitative p\u00ebr arie. K\u00ebt\u00eb do ta mbaj mend deri sa t\u00eb vdes.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju lutem mos e lini me kaq, por t\u00eb vini e t\u00eb shfaqni opera t\u00eb tjera m\u00eb von\u00eb. Ku e dinim ne mor v\u00eblla se do t\u00eb prisheshim me ta n\u00eb tetor, a kur qe ajo pun\u00eb. Por nuk mund t\u00eb mos kujtoj se pas atij suksesi t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, asnj\u00eb nga artist\u00ebt polak\u00eb, q\u00eb mori pjes\u00eb n\u00eb at\u00eb shfaqje me mua, as Avni Mul\u00ebs nuk na e dhan\u00eb dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb na uruar. Kjo ndodhi se suksesi yn\u00eb qe nj\u00eb p\u00ebrmbysje e plot\u00eb e gjith\u00e7kaje q\u00eb deri n\u00eb at\u00eb moment duket atje njihej si sukses i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebm muzikor. Shqiptar\u00ebt p\u00ebrballuan suksesin e madh, tep\u00ebr sfidant e t\u00eb pyetet gjall\u00eb \u00ebsht\u00eb Avni Mula. Asgj\u00eb nuk po trilloj, por po them thjesht\u00eb t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn e madhe. <\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb 1960, mos harroj 10-11 janar, banoja n\u00eb katin e 3-t\u00eb n\u00eb hotel Briston-Varshav\u00eb. Isha vet\u00ebm n\u00eb hotel duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t&#8217;u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb troket dera. U p\u00ebrgjigjem rusisht me mendimin se mos jan\u00eb rus\u00eb. Ishin tre vet\u00eb. Qet\u00ebsohuni, shprehen t\u00eb porsaardhurit pas fjal\u00ebs sime: Urdh\u00ebroni. Nuk l\u00ebviza fare nga tavolina ku po rrija. Urdh\u00ebroni, po u d\u00ebgjoj, vazhdova vet\u00eb. P\u00ebrpara se t\u00eb fillojm\u00eb bised\u00ebn, m\u00eb than\u00eb ata, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb prezantohemi. Me k\u00eb kam nderin t\u00eb flas, nd\u00ebrhyj un\u00eb. Ne jemi jugosllav\u00eb, u p\u00ebrgjigj\u00ebn t\u00eb tre nj\u00ebz\u00ebri. Un\u00eb jam p\u00ebrfaq\u00ebsues i Minstris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb Jashtme dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues i Ministris\u00eb s\u00eb Arsim e Kultur\u00ebs s\u00eb Beogradit, u vet\u00eb-prezantuan t\u00eb sapoardhurit her\u00eb nj\u00ebri, her\u00eb tjetri. Shum\u00eb i k\u00ebnaqur, u p\u00ebrgjigjem. Edhe un\u00eb jam artist i popullit shqiptar. Ju, vazhduan ata, ju njohim shum\u00eb mir\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Na keni pasur pas jush gjithkund, n\u00eb t\u00ebr\u00eb shfaqjet. Kemi qen\u00eb k\u00ebmba-k\u00ebmb\u00ebs n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb koncertesh, madje n\u00eb 10-12 apo 15 shtete t\u00eb bot\u00ebs, por interpretime t\u00eb tilla s&#8217;kemi d\u00ebgjuar. Ju falenderoj, u thash\u00eb. S&#8217;ka p\u00ebrse, m&#8217;u p\u00ebrgjigj\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb konkluzioni yn\u00eb. Dy prej tyre flisnin rusisht, kurse ai i Ministris\u00eb s\u00eb Arsim-Kultur\u00ebs nuk dinte. Ne kemi ardhur me propozim konkret, vazhduan ata. Urdh\u00ebroni flisni, u them, po ju d\u00ebgjoj. Meqen\u00ebse keni t\u00eb tilla veti, vazhduan ata, nj\u00eb kultur\u00eb kaq t\u00eb madhe, nj\u00eb talent kaq t\u00eb madh, kot e keni q\u00eb rrini atje. P\u00ebr t&#8217;i r\u00ebn\u00eb shkurt bised\u00ebs, zoti Kadri, me ardh\u00eb me ne, m\u00eb thon\u00eb t\u00eb panjohurit deri at\u00ebher\u00eb. Nuk keni nevoj\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, m\u00eb thon\u00eb. Ju marrim me vete ne. D\u00ebgjoni, shok\u00eb, u drejtohem un\u00eb rusisht. Veni mendjen mir\u00eb. Nj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time po t\u00eb kisha d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ardhur tek ju, nuk ka patur nevoj\u00eb me prit\u00eb ofert\u00ebn tuaj.\u00a0Sht\u00ebpin\u00eb time e kam n\u00eb kufi me ju. <\/em><\/p>\n<p><em>Ata mbet\u00ebn shtang dhe kur po dilnin p\u00ebr dere m\u00eb than\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb, t\u00eb cilat ia kallzova edhe kryetarit t\u00eb hetuesis\u00eb, K. Sakos. Na falni p\u00ebr shqet\u00ebsimin, me ironi, s&#8217;di dhija \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb tagjia. Ju falenderoj p\u00ebr vizit\u00ebn, mbylla bised\u00ebn me ta. At\u00ebher\u00eb m\u00eb thot\u00eb Kapllan Sako, kur ishe n\u00eb Gjermani me \u00e7ek n\u00eb dor\u00eb, a ke qen\u00eb beqar, apo i martuar. Jo as i fejuar, as i martuar. Pas 6-7 muajsh pasi u ktheva jam martuar. At\u00ebher\u00eb me m\u00eb kallzu t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, m\u00eb thot\u00eb: Pse nuk ike? M\u00eb falni, zoti kryetar, i drejtohem kryehetuesit t\u00eb Republik\u00ebs, po kush nuk e do atdheun e vet, nuk i duhet askujt gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb. S\u00eb dyti, at\u00eb q\u00eb kam m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri e jasht\u00eb saj kam dashur t&#8217;ia kthej p\u00ebrs\u00ebri popullit tim. Se sa vlej e tek vlej as un\u00eb s&#8217;e di. <\/em><\/p>\n<p><em>S\u00eb treti, kurr\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time paraja s&#8217;m\u00eb ka korruptuar dhe nuk dua t\u00eb di gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Edhe sot nuk kam ndryshuar mendim, ashtu jam.\u00a0Nuk ia kam ditur vler\u00ebn dhe nuk dua t&#8217;ia di deri sa t\u00eb vdes! S\u00eb kat\u00ebrti, kam patur n\u00ebn\u00eb, baba, v\u00ebllez\u00ebr e motra, njer\u00ebzit e mi m\u00eb t\u00eb dashur t\u00eb shpirtit tim. Nuk kam jetuar me ta, por n\u00eb zem\u00ebr i kam patur dhe i kam. T\u00eb lumt\u00eb! Edhe nj\u00eb her\u00eb, t\u00eb lumt\u00eb, m\u00eb tha kryetari. A ka mund\u00ebsi, zoti kryetar, i thash\u00eb, t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pyetje? Urdh\u00ebro, fol, fol \u00e7far\u00eb t\u00eb duash, vazhdoi. Ju a keni njer\u00ebz me sh\u00ebrbim n\u00eb Gjermani, i drejtohem, apo n\u00eb Franc\u00eb, Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb aparatit shtet\u00ebror? Po, m\u00eb tha ai. A u kan\u00eb l\u00ebn\u00eb hijen, i thash\u00eb? Po, kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, m\u00eb tha ai. T\u00eb lumt\u00eb! Kaq m\u00eb tha kryetari i hetuesis\u00eb s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme.<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga jeta<\/strong><\/p>\n<p>Luk\u00eb Ka\u00e7aj lindi m\u00eb 19 korrik 1926 (1924), n\u00eb Bajz\u00eb t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Madhe. Shkoll\u00ebn fillore dhe t\u00eb mesme e kreu n\u00eb Gjimnazin e Jezuit\u00ebve n\u00eb Shkod\u00ebr, me m\u00ebsues At Martin Gjoka dhe q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ai shfaqi dhunti t\u00eb pazakonta muzikore. \u201c<em>Nga nj\u00eb cop\u00eb fush\u00eb mes malesh, nga Bajza e Kastratit, do t\u00eb zbriste edhe Luk Ka\u00e7aj p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00ebn e et\u00ebrve dhe fal\u00eb z\u00ebrit t\u00eb tij do t\u00eb b\u00ebhej pjes\u00eb e korit t\u00eb At Filip Mazrekut, At Martin Gjok\u00ebs e Prenk\u00eb Jakov\u00ebs, s\u00eb bashku me ata emra q\u00eb e themeluan muzik\u00ebn shqiptare si \u00c7esk Zadeja, Tonin Harapi, Simon Gjoni, Tish Daija etj. M\u00ebsuesit fran\u00e7eskan\u00eb, metaforikisht malin po e afronin me detin n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb qytetase, e th\u00ebn\u00eb kjo me gjuh\u00ebn e Koliqit.<\/em><\/p>\n<p><em>Luk Ka\u00e7aj ra n\u00eb sy vrullsh\u00ebm dhe u d\u00ebrgua t\u00eb studionte n\u00eb konservatorin &#8220;\u00c7ajkovski&#8221;, ku shk\u00eblqeu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakrahasueshme n\u00eb skena t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs. Shum\u00eb her\u00ebt iu desh t\u00eb mbante barr\u00ebn e krahasimit me t\u00eb madhin <strong>Shaljapin<\/strong>, ose &#8220;Albanskij Shaljapin&#8221;. Muzika e varf\u00ebr shqiptare duket e kishte t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kap\u00ebrdinte k\u00ebt\u00eb kafshat\u00eb t\u00eb madhe. N\u00eb kursin e Belkantos spikaste shqiptari Luk Ka\u00e7aj, bullgari Nikolai Ghiaurov dhe rusi Sasha Vedernikov<\/em>\u201d, shkruan p\u00ebr t\u00eb Agron Gjekmarkaj.<\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit, n\u00eb vitet 1947-1950, punon n\u00eb Korin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shtetit dhe n\u00eb Ansamblin e Ushtris\u00eb si solist dhe si korist.<br \/>\nN\u00eb vitet 1950-1955 kryen studimet e larta p\u00ebr kanto pran\u00eb Konservatorit P.I. Tchaikowsky, n\u00eb Mosk\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb at\u00eb vit em\u00ebrohet solist n\u00eb TOB. Nd\u00ebrkaq, q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e studimeve Ka\u00e7aj ishte aktivizuar dhe n\u00eb disa aktivitete nd\u00ebrkomb\u00ebtare, duke marr\u00eb edhe \u00e7mime.<\/p>\n<p>N\u00eb TOB realizon mjesht\u00ebrisht role t\u00eb paharruara nga operat shqiptare dhe bot\u00ebrore, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr artist\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur e t\u00eb preferuar n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vitin 1966 em\u00ebrohet pedagog i kantos n\u00eb Institutin e Lart\u00eb t\u00eb Arteve dhe jep kontributin e tij t\u00eb \u00e7muar n\u00eb p\u00ebrgatitjen e brezit t\u00eb ri t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo karrier\u00eb nd\u00ebrpritet n\u00eb vitin 1973, kur Luk Ka\u00e7aj burgoset nga regjimi i asaj kohe. Del nga burgu n\u00eb vitin 1991 dhe vazhdon t\u00eb aktivizohet n\u00eb jet\u00ebn muzikore shqiptare.<br \/>\nLuk\u00eb Ka\u00e7aj vdiq m\u00eb 7 shtator 2001 n\u00eb La\u00e7. Pas vdekjes Presidenti i Republik\u00ebs, Bamir Topi, i jep dekorat\u00ebn \u201cNderi i Kombit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruar nga ALBERT VATAJ, 25 n\u00ebntor 2016 Kur i madhi i skenave bot\u00ebrore operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako, se pse nuk e tradhtoi Shqip\u00ebrin\u00eb Luk\u00eb Ka\u00e7aj ishte nj\u00eb prej atyre emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs operistike shqiptare, nj\u00eb prej atyre vezullimeve t\u00eb njimendta t\u00eb krenaris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb prej atyre t\u00eb pakt\u00ebve [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":49200,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-8740","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shkruar nga ALBERT VATAJ, 25 n\u00ebntor 2016 Kur i madhi i skenave bot\u00ebrore operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako, se pse nuk e tradhtoi Shqip\u00ebrin\u00eb Luk\u00eb Ka\u00e7aj ishte nj\u00eb prej atyre emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs operistike shqiptare, nj\u00eb prej atyre vezullimeve t\u00eb njimendta t\u00eb krenaris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb prej atyre t\u00eb pakt\u00ebve [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-27T00:59:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-01T01:24:19+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"530\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako\",\"datePublished\":\"2016-11-27T00:59:41+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:24:19+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/\"},\"wordCount\":2699,\"commentCount\":1,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/\",\"name\":\"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-27T00:59:41+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-01T01:24:19+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2019\\\/12\\\/luke_ana_kacaj.jpg\",\"width\":800,\"height\":530,\"caption\":\"Luk\u00eb e Ana Ka\u00e7aj\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Shkruar nga ALBERT VATAJ, 25 n\u00ebntor 2016 Kur i madhi i skenave bot\u00ebrore operistike, Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako, se pse nuk e tradhtoi Shqip\u00ebrin\u00eb Luk\u00eb Ka\u00e7aj ishte nj\u00eb prej atyre emrave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb sken\u00ebs operistike shqiptare, nj\u00eb prej atyre vezullimeve t\u00eb njimendta t\u00eb krenaris\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare, nj\u00eb prej atyre t\u00eb pakt\u00ebve [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-27T00:59:41+00:00","article_modified_time":"2021-06-01T01:24:19+00:00","og_image":[{"width":800,"height":530,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako","datePublished":"2016-11-27T00:59:41+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:24:19+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/"},"wordCount":2699,"commentCount":1,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/","name":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","datePublished":"2016-11-27T00:59:41+00:00","dateModified":"2021-06-01T01:24:19+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2019\/12\/luke_ana_kacaj.jpg","width":800,"height":530,"caption":"Luk\u00eb e Ana Ka\u00e7aj"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/luke-kacaj-i-pergjigjej-kryehetuesit-kapllan-zako\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Luk\u00eb Ka\u00e7aj i p\u00ebrgjigjej kryehetuesit Kapllan Zako"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8740","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8740"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8740\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69225,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8740\/revisions\/69225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/49200"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8740"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8740"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8740"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}