{"id":8819,"date":"2016-11-29T16:26:35","date_gmt":"2016-11-29T15:26:35","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=8819"},"modified":"2018-03-06T21:01:03","modified_gmt":"2018-03-06T20:01:03","slug":"thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/","title":{"rendered":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav"},"content":{"rendered":"<blockquote><p><em><strong>Para 70 e ca vjet\u00ebsh, Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe n\u00eb territoret etnike nga Rozhaja deri n\u00eb Peshter\u00eb e Pazar t\u00eb Ri. Fotografit\u00eb e koh\u00ebs jan\u00eb emocionuese: qindra nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me qeleshe n\u00eb kok\u00eb e rroba t\u00eb pastra komb\u00ebtare rrin\u00eb gatitu para flamurit komb\u00ebtar, ose m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti nj\u00eb p\u00ebrmendore dhe nuk e kujtoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr madhore Koliqin, askush nuk e vazhdoi m\u00eb pun\u00ebn e tij&#8230;<\/strong><\/em><\/p><\/blockquote>\n<p><strong>Gani MEHMETAJ<\/strong><\/p>\n<p>Avokatin Velija Muriq e takuam n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb Rozhaj\u00ebs, dit\u00ebn e manifestimit p\u00ebrkujtimor &#8220;<em>Ora e maleve<\/em>&#8221; m\u00eb 26 n\u00ebntor 2016. Me kafen e drek\u00ebs na rr\u00ebfeu historin\u00eb e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar krimet ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs me 18 prill 1999, kur ushtar\u00ebt serbo-malazez\u00eb vran\u00eb mizorisht 22 civil\u00eb n\u00eb katundin Husaj. Mbi dhjet\u00eb vjet avokati Muriq mblodhi sh\u00ebnime, fakte, d\u00ebshmi, t\u00eb cilat i paraqiti n\u00eb gjyqet malazeze, por kriminel\u00ebt nuk u d\u00ebnuan, gjyq\u00ebsia nuk e pranoi krimin, l\u00ebnda u kthye n\u00eb fillim. Avokati s\u00eb bashku m\u00eb t\u00eb birin, q\u00eb jeton n\u00eb Vjen\u00eb, xhiroi edhe filmin dokumentar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje tragjike me shpenzime t\u00eb familjes. E dha edhe RTK-ja. Ndihma nga organet zyrtare t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mori, nuk pati as mb\u00ebshtetje morale.<\/p>\n<p>&#8211; Kur ishte Nekibe Kelmendi ministre e drejt\u00ebsis\u00eb pati mir\u00ebkuptim, m\u00eb von\u00eb zyrtar\u00ebt hesht\u00ebn &#8211; rr\u00ebfen ai i d\u00ebshp\u00ebruar. Avokati Muriq, pinjoll i fisit t\u00eb Kelmendit (gjaku nuk b\u00ebhet uj\u00eb, kjo ishte shtytje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet m\u00eb aq shum\u00eb peripeci, na tha), ende nuk heq dor\u00eb nga synimi q\u00eb t&#8217;i nxjerr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb ushtarak\u00ebt kriminel\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kujtim t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb, n\u00eb Rozhaj\u00eb, tet\u00ebt vjet radhazi organizohet nga intelektuali Ali Daci takimi p\u00ebrkujtimor &#8220;Ora e maleve&#8221;, ku vijn\u00eb personalitete e shkrimtar\u00eb nga t\u00eb gjitha territoret etnike. Ata e rifreskojn\u00eb kujtes\u00ebn, sepse pjesa jo e vog\u00ebl e k\u00ebsaj popullate dikur puro shqiptare, kan\u00eb nis\u00eb ta harrojn\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe t\u00eb kaluar\u00ebn. Rozhajasit me 1999, u ndihmuan refugjat\u00ebve t\u00eb sistemohen, bashk\u00ebjetuan me vuajtjet e tyre, sepse ishin t\u00eb nj\u00eb kombi, poet\u00ebt e qytetit u kushtuan balada t\u00eb dhimbshme, q\u00eb t\u00eb emocionojn\u00eb kur i d\u00ebgjon. At\u00eb mbr\u00ebmje u lexuan poezi, por u b\u00ebn\u00eb edhe biseda p\u00ebr pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb territoret etnike.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e madhe e shqiptar\u00ebve nga presioni jan\u00eb regjistruar boshnjak\u00eb. Disa m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi e flasin shqipen, nd\u00ebrsa nuk harrojn\u00eb t\u00eb ta thon\u00eb se babai e n\u00ebna e tyre dinin vet\u00ebm shqip. T\u00eb pik\u00eblluar rr\u00ebfejn\u00eb se si f\u00ebmij\u00ebt e tyre nuk din\u00eb shqip. Sllavishtja \u00ebsht\u00eb futur n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, shkolla, \u00e7erdhe, zyr\u00eb, treg, kafene. Shqip flasin vet\u00ebm kur u vin\u00eb mysafir\u00eb-t\u00eb af\u00ebrm nga Kosova e Shqip\u00ebria, shqip flasin vet\u00ebm m\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb moshuar.<\/p>\n<p>Kur nisin t\u00eb ta qajn\u00eb hallin, heton se koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb i lam\u00eb n\u00eb harres\u00eb, nuk u mor\u00ebm me ta, i braktis\u00ebm. Ata mbet\u00ebn jetim\u00eb. I lam\u00eb t\u00eb sllavizohen, nuk i mb\u00ebshtetem, nuk i ndihmuam t\u00eb hapnim shkolla e \u00e7erdhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, nuk u d\u00ebrguam libra, nuk ua afruam mund\u00ebsin\u00eb e ndjekjes s\u00eb televizioneve shqiptare. Bujaria e solidariteti komb\u00ebtar na mungoi t\u00ebr\u00ebsisht. Asnj\u00ebher\u00eb nuk u treguam t\u00eb gatsh\u00ebm t&#8217;i trajtojm\u00eb pjes\u00eb t\u00eb trungut ton\u00eb t\u00eb shk\u00ebputur. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e b\u00ebm\u00eb nj\u00eb fond t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb t&#8217;i shk\u00ebpusim nga ndikimi kulturor e gjuh\u00ebsor sllav\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb treguar shp\u00ebrfill\u00ebs deri n\u00eb ciniz\u00ebm. Nuk u dhembi koka p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Rozhaj\u00ebs, e t\u00eb Malit t\u00eb Zi, p\u00ebrgjith\u00ebsisht, nuk u interesoi pozita e shqiptar\u00ebve n\u00eb Peshter\u00eb e Pazarin e Ri, q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn okupimin e Serbis\u00eb. Pa i vizituar banor\u00ebt e k\u00ebtyre territoreve nuk e ndjen\u00eb tragjedin\u00eb e shuarjes s\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb okupuar. Peshterin e Pazarin e Ri e kam vizituar para tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh, kur dhuna ishte e madhe, po edhe rezistenca e t\u00eb vjet\u00ebrve t\u00eb mos asimiloheshin nuk mungonte. Sot kjo rezistenc\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shuarje e sip\u00ebr. &#8220;<em>Me sllav nuk na lidh asgja, po bahemi si ata<\/em>&#8220;, m\u00eb fliste dikur i pik\u00eblluar nj\u00eb mal\u00ebsor nga Shkreli. Ai nuk pajtohej q\u00eb vajza a djali i tij t\u00eb martoheshin m\u00eb boshnjak\u00eb, por e dinte q\u00eb kjo gj\u00eb do t\u00eb ndodhte. Shprishja e shkomb\u00ebtarizimi ishte &#8220;e ardhmja&#8221; e tyre&#8230;<\/p>\n<p>Para 70 e ca vjet\u00ebsh Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe n\u00eb territoret etnike nga Rozhaja deri n\u00eb Peshter\u00eb e Pazar t\u00eb Ri. Fotografit\u00eb e koh\u00ebs jan\u00eb emocionuese: qindra nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me qeleshe n\u00eb kok\u00eb e rroba t\u00eb pastra komb\u00ebtare rrin\u00eb gatitu para flamurit komb\u00ebtar, ose m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb klasat e tyre. Askush nuk ia ngriti nj\u00eb p\u00ebrmendore dhe nuk e kujtoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr madhore, askush nuk e thot\u00eb se pun\u00ebn e tij nuk e vazhduan, p\u00ebrkundrazi e rr\u00ebnuam. Brezi i vjet\u00ebr i kujtonte m\u00eb mall kur isha i ri shkollat e Koliqit, ashtu sikurse e kujtonin Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike. &#8220;<em>Ma t\u00eb forta ishin shkollat fillore t\u00eb Shqipnis\u00eb Etnike s\u00eb sa shkollat e mesme sot<\/em>&#8220;, ta thoshte i sigurt secili q\u00eb kishte m\u00ebsuar n\u00eb ato shkolla, k\u00ebt\u00eb ma thoshte gati \u00e7do dit\u00eb babai im.<\/p>\n<p>Vullnetar\u00ebt e Rrafshit t\u00eb Dukagjinit e t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb e mbrojt\u00ebn m\u00eb gjak Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike e shkollat shqipe, duke iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb forcave \u00e7etnike q\u00eb b\u00ebn\u00eb masakra t\u00eb frikshme n\u00eb k\u00ebto zona. Rr\u00ebfimet e babait tim, vullnetar dukagjini, q\u00eb sa nuk e la kok\u00ebn n\u00eb kufijt\u00eb e atdheut diku mbi Peshter\u00eb i kujtoj me emocione. Popullat\u00ebn e pambrojtur e shp\u00ebtuan nga gjenocidi forcat nacionaliste-balliste, por kur u fut\u00ebn brigadat serbo-malazeze, t\u00eb ndihmuara nga partizan\u00ebt shqiptar\u00eb, mori fund Shqip\u00ebria Etnike, nisi gjenocidi. Ushtria serbo-malazeze vrau si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb shqiptar\u00eb etnik\u00eb, mbyll\u00ebn t\u00eb gjitha shkollat shqipe nga Rozhaja deri n\u00eb Pazar t\u00eb Ri, d\u00ebbuan m\u00eb shum\u00eb s\u00eb gjysm\u00ebn e popullat\u00ebs, nd\u00ebrsa ata q\u00eb mbet\u00ebn i detyruan t\u00eb regjistroheshin boshnjak\u00eb. Heshtja e shqiptar\u00ebve t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur vazhdoi mbi 60 vjet.<\/p>\n<p>Vjet\u00ebve t\u00eb fundit, kur nisi t\u00eb forcohet faktori shqiptar\u00eb n\u00eb Gadishull, ata q\u00eb dikur fshiheshin prapa zhguallit &#8220;boshnjak\u00eb&#8221; a &#8220;mysliman\u00eb&#8221; kan\u00eb nis\u00eb ta thon\u00eb her\u00eb m\u00eb gjysm\u00eb z\u00ebri, her\u00eb m\u00eb mburrje se t\u00eb par\u00ebt e tyre jan\u00eb shqiptar\u00eb, t\u00eb fisit t\u00eb Kelmendit. Ata duan t&#8217;u kthehen rr\u00ebnj\u00ebve, duan q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb mos harrojn\u00eb \u00e7ka ishin. Por kush do t&#8217;i ndihmoj\u00eb? Ftesat e shqiptar\u00ebve t\u00eb rizgjuar n\u00eb territoret etnike jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb z\u00ebshme. Ndonj\u00ebher\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb klithma. Nga Pazari i Ri vijn\u00eb thirrje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr ndihm\u00eb, p\u00ebr mb\u00ebshtetje morale e materiale. Nj\u00eb thirrje t\u00eb till\u00eb p\u00ebr rr\u00ebnj\u00ebt ilire e b\u00ebri edhe hoxha Zukorliq, hoxha m\u00eb i njohur e m\u00eb kontravers i Sanxhakut. Jan\u00eb lodhur nga terrori, dhuna serbe, diskriminimi e p\u00ebrbuzja. Ata q\u00eb nuk ik\u00ebn kah syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt, nuk kan\u00eb shkolla fillore, nuk kan\u00eb shkolla t\u00eb mesme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Ata po shuhen&#8230;<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb kishim institucione shtet\u00ebrore p\u00ebr s\u00eb mbari, shqiptar\u00ebve n\u00eb Rozhaje e rrethe, atyre n\u00eb Peshter\u00eb e harkun e madh t\u00eb Pazarit t\u00eb Ri, do t\u00eb duhej me urgjenc\u00eb t&#8217;u ndihmojm\u00eb n\u00eb hapjen e shkollave fillore e t\u00eb mesme n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, t\u00eb angazhohemi q\u00eb t\u00eb ken\u00eb fakultete private a shtet\u00ebrore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb programe konkrete, q\u00eb t&#8217;u jepet mund\u00ebsia t\u00eb studiojn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, t\u00eb hapin qendra kulturore, \u00e7erdhe f\u00ebmij\u00ebsh e vend takime. Ata jan\u00eb aq t\u00eb etsh\u00ebm p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt e territoreve etnike n\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjeteshin e fundit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje t\u00eb vazhdueshme, duke e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah se jan\u00eb bijt\u00eb e kelmendasve t\u00eb famsh\u00ebm. Dhuna e madhe nj\u00eb her\u00eb nga turku i detyroi t\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb fe, pastaj okupuesi serbo-malazez\u00eb i detyroi t\u00eb ndryshojn\u00eb gjuh\u00eb, duke ua ndaluar shqipen n\u00eb rrug\u00eb e n\u00eb vende publike. N\u00eb sht\u00ebpi e flisnin dhe e flasin m\u00eb frik\u00eb. P\u00ebrgjumja e tyre mund t\u00eb sh\u00ebrohet, por p\u00ebrgjumja e tyre mund t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb koma, kur s&#8217;ka kthim prapa dhe do t&#8217;i humbim mbi 40.000 shqiptar\u00eb n\u00eb Sanxhak me Pazarin e Ri epiqend\u00ebr, mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb nga Rozhaja n\u00eb Berane. N\u00eb fakt Sanxhaku ishte i t\u00ebri shqiptar m\u00eb pak boshnjak\u00eb &#8211; muhaxhir\u00eb t\u00eb ardhur nga Bosnja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Mal\u00ebsi m\u00eb popullat\u00ebn shqiptar\u00eb katolike gjendja \u00ebsht\u00eb m\u00eb ndryshe, megjith\u00ebse atje \u00ebsht\u00eb i madh presioni dhe shp\u00ebrngulja n\u00eb SHBA. Ulqinin e katundet e tjera po i godet krimbi i islamizimit agresiv, i financuar nga shtetet arabe e t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Podgorica.<\/p>\n<p>N\u00eb Rozhaj\u00eb e Pazar t\u00eb Ri fondet islamike me agresivitet po p\u00ebrpiqen t\u2019i shk\u00ebpusin nga rizgjimi komb\u00ebtar, duke i b\u00ebr\u00eb mish p\u00ebr top n\u00eb luft\u00ebrat e Siris\u00eb e t\u00eb Irakut. Ne po vonohemi, kurse islamik\u00ebt po nxitojn\u00eb, ata kan\u00eb hapur shkolla, madje edhe Fakultetin Islamik n\u00eb Pazar t\u00eb Ri, nd\u00ebrkaq, sa her\u00eb na e kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb ne t\u00eb hapim fakultete laike.<\/p>\n<p>I rikujtoja k\u00ebto fakte t\u00eb dhimbshme, nd\u00ebrsa e d\u00ebgjoja thirrjen e vajz\u00ebs s\u00eb re nga Pazari i Ri. Ajo e k\u00ebrkonte Shqip\u00ebrin\u00eb Etnike, at\u00eb t\u00eb arsimimit e t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Ernest Koliqit, sepse sikurse e than\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb do t&#8217;i realizonin t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbura 70 vjet. Thirrja emocionuese e vajz\u00ebs nga Pazarit i Ri, i p\u00ebrloti shumic\u00ebn. Ajo k\u00ebrkonte t&#8217;u kthehej rr\u00ebnj\u00ebve. Ajo vet\u00ebm sa s\u2019qante, nd\u00ebrsa z\u00ebri i dridhej. Emocionohej edhe m\u00eb shum\u00eb, sepse emocionet e veta nuk dinte t\u2019i thoshte shqip, i fliste sllavisht.<\/p>\n<p>&#8220;<em>A thua do t\u00eb binte prap\u00eb kjo thirrje n\u00eb kadenca t\u00eb klithjes n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr?<\/em>&#8220;, ia b\u00ebra vetes k\u00ebt\u00eb pyetje, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt duartrokitnin t\u00eb emocionuar vajz\u00ebn atdhetare. E biseduam gjendjen kritike t\u00eb shqiptar\u00ebve rrug\u00ebs n\u00eb t\u00eb kthyer me mikun e kolegun, Shaban Arifaj, derisa ktheheshim nga tubimi p\u00ebrkujtimor vet\u00eb i kat\u00ebrti: Nuhi Vinca e Smajl Smakaj. Mjegulla e dendur e kthesat e forta t\u00eb rr\u00ebpir\u00ebs nga Dacajt deri n\u00eb Rranz\u00eb t\u00eb Burimit t\u00eb Drinit nuk na shp\u00ebrqendronin nga biseda.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para 70 e ca vjet\u00ebsh, Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe n\u00eb territoret etnike nga Rozhaja deri n\u00eb Peshter\u00eb e Pazar t\u00eb Ri. Fotografit\u00eb e koh\u00ebs jan\u00eb emocionuese: qindra nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me qeleshe n\u00eb kok\u00eb e rroba t\u00eb pastra komb\u00ebtare rrin\u00eb gatitu para flamurit komb\u00ebtar, ose m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb klasat e tyre. Askush [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21309,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-8819","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Para 70 e ca vjet\u00ebsh, Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe n\u00eb territoret etnike nga Rozhaja deri n\u00eb Peshter\u00eb e Pazar t\u00eb Ri. Fotografit\u00eb e koh\u00ebs jan\u00eb emocionuese: qindra nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me qeleshe n\u00eb kok\u00eb e rroba t\u00eb pastra komb\u00ebtare rrin\u00eb gatitu para flamurit komb\u00ebtar, ose m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb klasat e tyre. Askush [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-11-29T15:26:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-06T20:01:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav\",\"datePublished\":\"2016-11-29T15:26:35+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-06T20:01:03+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/\"},\"wordCount\":1848,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/\",\"name\":\"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg\",\"datePublished\":\"2016-11-29T15:26:35+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-06T20:01:03+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg\",\"width\":600,\"height\":800,\"caption\":\"Gani Mehmetaj, Shkod\u00ebr\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Para 70 e ca vjet\u00ebsh, Ernest Koliqi i madh, hapi shkollat shqipe n\u00eb territoret etnike nga Rozhaja deri n\u00eb Peshter\u00eb e Pazar t\u00eb Ri. Fotografit\u00eb e koh\u00ebs jan\u00eb emocionuese: qindra nx\u00ebn\u00ebs shqiptar\u00eb me qeleshe n\u00eb kok\u00eb e rroba t\u00eb pastra komb\u00ebtare rrin\u00eb gatitu para flamurit komb\u00ebtar, ose m\u00ebsojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrkushtim n\u00eb klasat e tyre. Askush [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-11-29T15:26:35+00:00","article_modified_time":"2018-03-06T20:01:03+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav","datePublished":"2016-11-29T15:26:35+00:00","dateModified":"2018-03-06T20:01:03+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/"},"wordCount":1848,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/","name":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg","datePublished":"2016-11-29T15:26:35+00:00","dateModified":"2018-03-06T20:01:03+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/gani_mehmetaj_shkoder.jpg","width":600,"height":800,"caption":"Gani Mehmetaj, Shkod\u00ebr"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/thirrjet-e-deshperuara-te-shqiptareve-qe-po-shuhen-ne-detin-sllav\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Thirrjet e d\u00ebshp\u00ebruara t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb po shuhen n\u00eb detin sllav"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8819","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8819"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8819\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8819"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8819"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8819"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}