{"id":905,"date":"2016-03-14T20:13:18","date_gmt":"2016-03-14T19:13:18","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=905"},"modified":"2021-02-08T03:26:51","modified_gmt":"2021-02-08T02:26:51","slug":"duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/","title":{"rendered":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT"},"content":{"rendered":"<ul>\n<li><strong>Nga takimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb federatave FNAI Itali e FSHSHG Greqi<\/strong><\/li>\n<\/ul>\n<p>P\u00ebr ne q\u00eb po merrnim avionin nga Athina p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Itali n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e federat\u00ebs FNAI, emocionet filluan q\u00eb n\u00eb aeroportin e kryeqytetit grek. Dikush nga koleg\u00ebt tan\u00eb vuri nj\u00eb foto t\u00eb grupit ton\u00eb n\u00eb fb nga momenti i pritjes n\u00eb aeroport p\u00ebrpara nisjes. Pas pak minutash dikush nga miqt\u00eb tan\u00eb n\u00eb Itali e vuri at\u00eb foto n\u00eb faqen e Federat\u00ebs FNAI n\u00eb p\u00ebrcjellje t\u00eb urimit t\u00eb mir\u00ebseardhjes.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"FNAI - takim\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/fnai.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Nj\u00eb gjest i thjesht\u00eb, por q\u00eb na krijonte q\u00eb n\u00eb nisje ngroht\u00ebsin\u00eb e mikpritjes. E kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e bukur, q\u00eb ne shqiptar\u00ebt e kemi n\u00eb tradit\u00eb, t\u00eb trash\u00ebguar brez pas brezi. At\u00eb ngroht\u00ebsi do ta ndjenim m\u00eb konkretisht kur zbrit\u00ebm n\u00eb aeroportin e Bergamos, ku p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb FNAI-t, Petrit Aliaj, Ndue Shabaku e Ardit Aliaj na prisnim me dy makina. Takim i p\u00ebrzem\u00ebrt si midis v\u00ebllez\u00ebrish e motrash, nj\u00eb kafe e shpejt\u00eb mir\u00ebseardhjeje dhe pastaj udh\u00ebtim p\u00ebrmes pejsazhesh piktoreske italiane p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb vendin ku do t\u00eb b\u00ebhej takimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>P\u00ebr ne q\u00eb prisnim ardhjen e grupit p\u00ebfaq\u00ebsues t\u00eb Federat\u00ebs s\u00eb Shoqatave Shqiptare n\u00eb Greqi (FSHSHG), emocionet dhe angazhimet kishin filluar q\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara, p\u00ebr organizimin e takimit. Pas kontakteve t\u00eb vazhdueshme n\u00eb internet dhe bisedave online midis president\u00ebve e drejtusve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb federatave, kishte ardhur momenti q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb takim p\u00ebrfaq\u00ebsuesish midis t\u00eb dy pal\u00ebve. Ishte caktuar data e me kalimin e dit\u00ebve e or\u00ebve gj\u00ebrat duheshin par\u00eb deri n\u00eb detaje. Meqen\u00ebse mysafir\u00ebt do zbrisnin n\u00eb Bergamo e po nga ai qytet do niseshin pastaj p\u00ebr n\u00eb Athin\u00eb, u mendua q\u00eb takimi t\u00eb zhvillohej n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb turistike jo larg Bergamos.<\/p>\n<p>U zgjodh nj\u00eb hotel n\u00eb Peschiera, n\u00eb brigjet e liqenit piktoresk t\u00eb Gard\u00ebs. E drejt tij u nis\u00ebn t\u00eb shtun\u00ebn pasdite drejtues t\u00eb federat\u00ebs e t\u00eb shoqatave t\u00eb saj, por edhe aktivist\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb nga Fermo, Pesaro e Bolonja, Reggio Emilia, Mantova e Milano, Brescia, Riva del Garda e Padova. Me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb njohur nga af\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit e motrat emigrant\u00eb q\u00eb vinin nga Greqia, p\u00ebr t\u00eb folur mbi problemet e p\u00ebrbashk\u00ebta, p\u00ebr t\u00eb shk\u00ebmbyer p\u00ebrvojat p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb n\u00eb interes t\u00eb emigrant\u00ebve, n\u00eb mbrojtjen e traditave, gjuh\u00ebs e kultur\u00ebs komb\u00ebtare edhe n\u00eb dhe t\u00eb huaj etj. Q\u00eb n\u00eb momentet e takimit n\u00eb oborrin p\u00ebrpara hotelit, ato duar t\u00eb shtr\u00ebnguar ngroht\u00ebsisht e me buz\u00ebqeshje t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, tregonin se distancat gjeografike ishin shkurtuar e bashk\u00ebpunimi midis dy federatave po fillonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">* * *<\/p>\n<p>Nj\u00eb sall\u00eb e zbukuruar hijsh\u00ebm, ku flamuri shqiptar sikur shpalosej enkas p\u00ebr t\u00eb treguar bashkim, na mblodhi s\u00eb toku e ende n\u00eb emocionet e p\u00ebrsh\u00ebndetjes, filloi hapja e takimit t\u00eb drejtuar nga an\u00ebtari i Presidenc\u00ebs s\u00eb FNAI-t dhe kryetar i komisionit t\u00eb informacionit, Petrit Aliaj. Z\u00ebvend\u00ebspresidenti Hamit \u00c7orrogjafi p\u00ebrsh\u00ebndet, duke iu uruar mir\u00ebseardhjen mysafir\u00ebve nga Athina dhe mbar\u00ebvajtje n\u00eb zhvillimin e takimit. Pastaj president\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs b\u00ebn\u00eb nj\u00eb paraqitje t\u00eb pun\u00ebs e veprimtarive t\u00eb zhvilluara nga Federatat n\u00eb Itali dhe n\u00eb Greqi e t\u00eb programeve q\u00eb kan\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtij viti. U theksua q\u00eb emigrant\u00ebt tan\u00eb jetojn\u00eb e punojn\u00eb n\u00eb dy vende ku \u00ebsht\u00eb p\u00ebrq\u00ebndruar pjesa m\u00eb e madhe e monumenteve arkitekturore e thesareve artistike e kulturore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb globit.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eb privilegi, por edhe impenjim p\u00ebr njohjen sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb integrim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb natyrsh\u00ebm t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb jet\u00ebn e t\u00eb dy vendeve e p\u00ebr t\u00eb ditur p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb e ruajtur sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar, vlerat sado modeste por p\u00ebr t\u00eb cilat jemi krenar\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e kultur\u00ebs, arteve, historis\u00eb e gjuh\u00ebs son\u00eb amtare, kostumet e bukura popullore, vlerat e cil\u00ebsit\u00eb shpirt\u00ebrore, q\u00eb secili i ka bartur me vete edhe n\u00eb emigracion, si shprehje e dashuris\u00eb dhe mallit p\u00ebr Atdheun.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"FNAI - takim\" src=\"http:\/\/www.fjala.info\/2016\/fnai1.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" \/><\/p>\n<p>Aty u soll\u00ebn p\u00ebrvojat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb pun\u00ebn s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga shoqatat n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb federatave p\u00ebr hapjen e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, p\u00ebr aktivitetet kulturore e letrare, p\u00ebr festimin e ngjarjeve historike me r\u00ebnd\u00ebsi komb\u00ebtare, p\u00ebr peticionet drejtuar parlamentit e institucioneve shtet\u00ebrore lidhur me t\u00eb drejtat dhe k\u00ebrkesat e ndryshme t\u00eb emigrant\u00ebve etj. U fol, bie fjala p\u00ebr grigliat\u00ebn poetike e promovimet e shumta t\u00eb librave nga krijuesit shqiptar\u00eb n\u00eb Itali, apo p\u00ebr shfaqjen e \u201cKostandini e Doruntina\u201d n\u00eb shqip e greqisht dhe recitimi i vargjeve t\u00eb Pashko Vas\u00ebs n\u00eb shqip e greqisht n\u00eb Greqi etj.<\/p>\n<p>Diskutant\u00eb si Ana Preka e Festim Za\u00e7e (z\u00ebvend\u00ebs president i FSHSHG), Klodian Cami e Erio Korani, Amarda EkmeK\u00e7iu e Enida Shuli, Erida \u00c7ela Perlala e Shk\u00eblqim Danaj, Shezo Bushi e Tonin Nikolli, Anila Kaja e Ardit Aliaj e plot\u00ebsuan m\u00eb s\u00eb miri panoram\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga dy federatat dhe theksuan nevoj\u00ebn e bashk\u00ebpunimit midis tyre p\u00ebr probleme e drejtime me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Lidhur me k\u00ebt\u00eb nga t\u00eb dy president\u00ebt e Federatave u n\u00ebnshkrua edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi. U zgjodh edhe nj\u00eb komision i p\u00ebrbashk\u00ebt pune p\u00ebr koordinimin e k\u00ebtij bashk\u00ebpunimi. P\u00ebr Federat\u00ebn FNAI u zgjodh\u00ebn Klodian Cami n\u00eb detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb komisionit, Anila Kaja e Erio Korani. P\u00ebr Federat\u00ebn FSHSHG Brikena Qamo n\u00eb detyr\u00ebn e sekretares, Amarda Ekmek\u00e7iu e Stavro Alikaj.<\/p>\n<p>Ky takim, i pari i k\u00ebtij lloji pas 25 vjet\u00ebsh emigracion, si\u00e7 theksoi presidenti Edmond Guri, ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe i hap rrug\u00ebn nj\u00eb bashk\u00ebpunimi t\u00eb nevojsh\u00ebm e frutsh\u00ebm midis dy federatave e edhe m\u00eb gjer\u00eb midis emigrant\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy vendet, por edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera. Kjo do t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb diaspora t\u00eb b\u00ebhet edhe m\u00eb aktive n\u00eb jet\u00ebn e vendit ton\u00eb, duke shtruar probleme e k\u00ebrkesa, por edhe duke dh\u00ebn\u00eb ndihma si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, por q\u00eb k\u00ebrkon rritje t\u00eb m\u00ebtejshme, me investime, ndihma humanitare etj.<\/p>\n<p>Atmosfera v\u00ebllaz\u00ebrore e mir\u00ebkuptimit dhe bashk\u00ebpunimit, q\u00eb p\u00ebrshkoi takimin, u b\u00eb edhe m\u00eb e ngroht\u00eb n\u00eb dark\u00ebn e shtruar n\u00eb restorantin \u201cLe pergole\u201d (Pjergullat) n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb liqenit. U desh vet\u00ebm nj\u00eb \u00e7ast q\u00eb Festim Za\u00e7e e grupi i t\u00eb dy pal\u00ebve pran\u00eb tij t\u00eb niste si n\u00ebn z\u00eb k\u00ebng\u00ebn e bukur vlonjate \u201cN\u00ebn portokalle\u201d dhe atmosfera e k\u00ebng\u00ebve tona popullore pushtoi t\u00ebr\u00eb sall\u00ebn.<\/p>\n<p>Pa humbur koh\u00eb Erio Korani e Ardit Aliaj instaluan impiantin e z\u00ebrit dhe me CD nga kompiuteri filluan t\u00eb transmetonin muzik\u00eb shqiptare. At\u00ebher\u00eb ambienteve t\u00eb restorantit u p\u00ebrhap vallja e bukur popullore shqiptare dhe grupe-grupe thuajse t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit u ngrit\u00ebn n\u00eb valle. Klient\u00ebt e tjer\u00eb n\u00eb lokal, italian\u00eb, gjerman\u00eb e austriak\u00eb shikonin n\u00eb fillim me kuriozitet e pastaj me simpati e edhe duke shoq\u00ebruar me duartrokitje ritmin e valleve tona. Shk\u00eblqim Danaj e Shezo Bushi m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb do ta gjenin sintonin\u00eb n\u00eb interpretimin e isove t\u00eb bukura labe.<\/p>\n<p>Atmosfera ishte e till\u00eb sa dukej sikur t\u00eb dy grupet njiheshin prej vitesh e jo ve\u00e7 prej disa or\u00ebsh. Valle e k\u00ebng\u00eb, ngritje dollie sipas tradit\u00ebs, dalje n\u00eb fotografi s\u00ebbashku, shk\u00ebmbime librash e kujtimesh e b\u00ebjn\u00eb mbr\u00ebmjen t\u00eb paharrueshme. N\u00eb nj\u00eb moment Festim Za\u00e7e del p\u00ebrpara e nis t\u00eb recitoj\u00eb poem\u00ebn \u201cO moj Shqypni\u201d t\u00eb Pashko Vas\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb interpretim befasues, q\u00eb fut n\u00eb emocione t\u00eb thella e q\u00eb meriton duartrokitjet edhe t\u00eb klient\u00ebve jo shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt mbase nuk kishin kuptuar asnj\u00eb fjal\u00eb por vler\u00ebsonin interpretimin.<\/p>\n<p>Pastaj s\u00ebrish vallja. Mes valltar\u00ebve futen edhe kamerier\u00ebt e punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb restorantit, q\u00eb i k\u00ebrcejn\u00eb bukur vallet tona e habitjes son\u00eb momentale i p\u00ebrgjigjen n\u00eb shqip: \u201cNe jemi kosovar\u00eb\u201d. E atmosfera ndizet akoma me shum\u00eb e b\u00ebhet m\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore. Or\u00ebt kalojn\u00eb. Klient\u00ebt e tjer\u00eb ka koh\u00eb q\u00eb kan\u00eb ikur e tashm\u00eb v\u00ebllez\u00ebrit kosovar\u00eb e mbajn\u00eb lokalin hapur vet\u00ebm p\u00ebr ne. Por edhe p\u00ebr veten e tyre n\u00ebn mallin e k\u00ebng\u00ebs e valles shqipe.<\/p>\n<p>Kishte kaluar ora dy e nat\u00ebs kur u ngrit\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb hotel, kur rrug\u00ebs dikush nga pala e Athin\u00ebs th\u00ebrriti: Nuk ka gjum\u00eb sonte. Ne nes\u00ebr do ikim\u2026Kaq u desh dhe iu hip\u00ebm makinave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb shetitje turistike n\u00eb qytetin magjik t\u00eb Sirmiones e pran\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb bukur t\u00eb tij n\u00eb mes t\u00eb liqenit. Mbr\u00ebmja \u00ebsht\u00eb e bukur, rrug\u00ebt t\u00eb qeta pas lodhjes nga l\u00ebvizja e papushuar e turist\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebs, dikush i b\u00ebn sh\u00ebrbimet e fundit dyqanit para hapjes p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb m\u00ebngjesin q\u00eb afron. Dritat e qyteteve p\u00ebrreth liqenit reflektohen n\u00eb ujin pasqyr\u00eb, sa duket sikur yjet kan\u00eb zbritur n\u00eb tok\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb romantike nj\u00eb nat\u00eb si kjo.<\/p>\n<p>M\u00ebngjesi vjen shpejt e duhet vajtur drejt aeroportit. Ngr\u00ebnia e m\u00ebngjesit dhe kafeja s\u00ebbashku, ndonj\u00eb foto e fundit e mbetur si merak, p\u00ebrqafime edhe m\u00eb t\u00eb ngrohta se sa disa or\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrsh\u00ebndetja me duar n\u00eb largim me fjal\u00ebt: \u201cJu presim n\u00eb Athin\u00eb\u201d\u2026<\/p>\n<p><strong>Elona Kataro<\/strong>, <em>gazetare, Athin\u00eb<\/em><br \/>\n<strong>Ndue Lazri<\/strong>, <em>gazetar, Bolonj\u00eb<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga takimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb federatave FNAI Itali e FSHSHG Greqi P\u00ebr ne q\u00eb po merrnim avionin nga Athina p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Itali n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e federat\u00ebs FNAI, emocionet filluan q\u00eb n\u00eb aeroportin e kryeqytetit grek. Dikush nga koleg\u00ebt tan\u00eb vuri nj\u00eb foto t\u00eb grupit ton\u00eb n\u00eb fb nga momenti i pritjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":63416,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-905","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga takimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb federatave FNAI Itali e FSHSHG Greqi P\u00ebr ne q\u00eb po merrnim avionin nga Athina p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Itali n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e federat\u00ebs FNAI, emocionet filluan q\u00eb n\u00eb aeroportin e kryeqytetit grek. Dikush nga koleg\u00ebt tan\u00eb vuri nj\u00eb foto t\u00eb grupit ton\u00eb n\u00eb fb nga momenti i pritjes [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-03-14T19:13:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-08T02:26:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"134\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT\",\"datePublished\":\"2016-03-14T19:13:18+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-08T02:26:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/\"},\"wordCount\":1732,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/\",\"name\":\"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri.jpg\",\"datePublished\":\"2016-03-14T19:13:18+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-08T02:26:51+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/01\\\/ndue_lazri.jpg\",\"width\":134,\"height\":200,\"caption\":\"Ndue Lazri\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga takimi i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb federatave FNAI Itali e FSHSHG Greqi P\u00ebr ne q\u00eb po merrnim avionin nga Athina p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Itali n\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e federat\u00ebs FNAI, emocionet filluan q\u00eb n\u00eb aeroportin e kryeqytetit grek. Dikush nga koleg\u00ebt tan\u00eb vuri nj\u00eb foto t\u00eb grupit ton\u00eb n\u00eb fb nga momenti i pritjes [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-03-14T19:13:18+00:00","article_modified_time":"2021-02-08T02:26:51+00:00","og_image":[{"width":134,"height":200,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT","datePublished":"2016-03-14T19:13:18+00:00","dateModified":"2021-02-08T02:26:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/"},"wordCount":1732,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/","name":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg","datePublished":"2016-03-14T19:13:18+00:00","dateModified":"2021-02-08T02:26:51+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/01\/ndue_lazri.jpg","width":134,"height":200,"caption":"Ndue Lazri"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/duar-te-bashkuara-qe-shkurtojne-distancat\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"DUAR T\u00cb BASHKUARA Q\u00cb SHKURTOJN\u00cb DISTANCAT"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/905","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=905"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/905\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64281,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/905\/revisions\/64281"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=905"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=905"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=905"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}