{"id":9095,"date":"2016-12-10T00:44:36","date_gmt":"2016-12-09T23:44:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9095"},"modified":"2018-03-03T20:43:42","modified_gmt":"2018-03-03T19:43:42","slug":"grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/","title":{"rendered":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026"},"content":{"rendered":"<h3><em>PARIA KRIJOI SISTEMIN E KRIMINEL\u00cbVE, JA SI SIGURIMI MBANTE N\u00cbN KONTROLL SHTETIN PAS \u201990<\/em><\/h3>\n<p><a href=\"http:\/\/bletashqiptare.com\/ballina\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia-paria-krijoi-sistemin-e-krimineleve-ja-si-sigurimi-mbante-nen-kontroll-shtetin-pas-90\/\" target=\"_blank\">BletaShqiptare.com<\/a>, <em>9 dhjetor 2016<\/em><\/p>\n<p><strong>Ndon\u00ebse nuk keni qen\u00eb pjes\u0451marr\u0451s n\u0451 L\u0451vizjen Studentore, ju keni b\u0451r\u0451 nj\u0451 studim t\u0451 detajuar mbi k\u0451t\u0451 L\u00ebvizje, ideologjin\u00eb q\u0451 e p\u00ebrshkoi dhe frym\u00ebn q\u0451 i dhan\u00eb asaj drejtuesit e vet, t\u0451 cilin e keni paraqitur n\u0451 nj\u0451 konferenc\u00eb shkencore vitin q\u0451 shkoi. \u00c7far\u00eb mendoni se p\u0451rfaq\u0451son 8 Dhjetori dhe a u realizuan objektivat e student\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Un\u0451, n\u0451 at\u00eb koh\u0451 kam qen\u00eb gjimnazist dhe L\u00ebvizjen Studentore Shqiptare (LSSH) e kam ndjekur me k\u0451rsh\u0451ri e ngaz\u00ebllim, i mahnitur me kuraj\u00ebn e student\u00ebve, sepse nuk ka qen\u0451 e leht\u00eb t\u00eb sfidohej ajo makineri shtet\u00ebrore, e cila kishte nj\u0451 forc\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe edhe n\u0451 at\u00eb koh\u0451. LSSH solli nj\u0451 ndryshim epokal n\u0451 historin\u00eb e Shqip\u0451ris\u0451 sepse, si pasoj\u00eb e saj, jo vet\u0451m ra sistemi komunist por n\u0451 shum\u00eb drejtime sistemi politik i sot\u00ebm ka dal\u00eb prej kontureve t\u00eb saj, edhe pse drejtuesit real\u00eb t\u00eb saj nuk jan\u00eb m\u0451 n\u0451 politik\u00ebn shqiptare. Dhe e v\u00ebrteta historike ende nuk \u0451sht\u0451 th\u0451n\u0451 si dhe sa duhet. N\u0451 studimin q\u0451 ju p\u00ebrmendni, kam evidentuar se ka tri rryma t\u00eb historiografis\u00eb s\u00eb LSSH:<\/p>\n<p>(1) <em>rryma Hajdariste<\/em>, e cila e cil\u00ebson Azem Hajdarin si \u201ctribunin e demokracis\u00eb\u201d, \u201cprincin e mendjeve t\u00eb lira\u201d etj, e cila n\u0451 koh\u0451 t\u00eb ndryshme ka patur variante t\u00eb ndryshme t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Sali Berisha dhe grupi i tropojan\u0451ve brenda student\u00ebve. Versionet e dh\u00ebna nga ky grup p\u00ebrve\u00e7se kan\u0451 ndryshuar me koh\u0451, reflektojn\u00eb ekzigjencat politike t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe PD-s\u00eb s\u00eb drejtuar nga ai p\u00ebr t\u2019u legjitimuar n\u0451 syt\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe shpesh her\u0451 bien ndesh me realitetin. P\u00ebr shembull, po t\u00eb lexohen kujtimet e disa pedagog\u00ebve dhe intervistat q\u0451 kan\u0451 dh\u0451n\u0451 gjat\u00eb viteve, t\u00eb cilat gjenden n\u0451 Arkivin e Bibliotek\u00ebs Komb\u00ebtare, mund t\u00eb konstatohet fare leht\u00eb se n\u0451 koh\u0451 t\u00eb ndryshme kan\u0451 dh\u0451n\u0451 versione t\u00eb ndryshme, kan\u0451 harruar dhe rikujtuar detaje, por edhe kan\u0451 munges\u00eb dijenie p\u00ebr aspekte ky\u00e7e t\u00eb zhvillimit t\u00eb ngjarjeve. Kjo e ul besueshm\u0451rin\u0451 e tyre si drejtues t\u00eb situatave n\u0451 gjykimin final;<\/p>\n<p>(2) <em>rryma e Katovic\u0451s<\/em>, ose e disa funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit komunist q\u0451 pretendojn\u00eb se LSSH ishte pjell\u00eb e strukturave t\u00eb koh\u00ebs, t\u00eb cilat e kontrolluan dhe e drejtuan p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur n\u0451 objektivin e ndryshimit formal t\u00eb sistemit, por jo atij real t\u00eb pushtetit. P\u00ebrsiatjet e tyre reflektojn\u00eb nj\u0451 realitet t\u00eb pamohuesh\u00ebm t\u00eb koh\u00ebs, at\u00eb q\u0451 shteti komunist ishte i fort\u00eb, kishte struktura t\u00eb siguris\u00eb q\u0451 kontrollonin shum\u00eb\u00e7ka dhe disa segmente brenda paris\u00eb komuniste kishin vendosur q\u0451 duhej ndryshuar formalisht sistemi, por duke mbajtur t\u0451r\u0451sisht n\u0451 kontroll shtetin dhe strukturat e tij. Megjith\u00ebse ka shum\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta n\u0451 k\u0451to rr\u00ebfime, ajo q\u0451 injorohet me q\u0451llim nga ky grup \u0451sht\u0451 se p\u00ebr shkak t\u00eb LSSH-s\u00eb, rrjedha e ngjarjeve ndryshoi n\u0451 m\u00ebnyr\u00eb q\u0451 k\u00ebta dhe t\u0451 tjer\u0451 nuk i kishin parashikuar duke krijuar situata q\u0451 nuk p\u00ebrkonin me idet\u00eb e tyre. Me pak fjal\u00eb, shteti komunist nuk e kontrolloi dot rrjedh\u00ebn e LSSH-s\u00eb dhe p\u00ebr k\u0451t\u0451 merita \u0451sht\u0451 e student\u00ebve; dhe<\/p>\n<p>(3) <em>rryma komb\u0451tariste<\/em> e p\u0451rfaq\u0451suar n\u0451 shkrimet dhe librat e disa ish-student\u00ebve kryesisht konviktor\u00eb, ku shquhet grupi i shkodran\u00ebve dhe Prof. Dr. Shenasi Rama, Arben Lika, Arben Broci, Vullnet Spahiu por edhe Edvin Shvarc, Arben Sulo, e disa t\u00eb tjer\u00eb. Ky grupim pohon se student\u00ebt k\u00ebrkonin jo thjesht rr\u00ebzimin e sistemit por nd\u00ebrtimin e nj\u0451 shtet-kombi t\u00eb shqiptar\u00ebve, me ideologji t\u00eb qart\u00eb, me strukturat e duhura dhe duke eliminuar k\u00ebsisoj at\u00eb q\u0451 ishte rreziku m\u0451 i madh p\u00ebr koh\u00ebn, v\u00ebllavrasjen dhe gjakderdhjen nd\u0451rshqiptare. Ata e konsiderojn\u00eb L\u00ebvizje n\u0451 hap\u0451sir\u0451 disa mujore jo thjesht demonstrata t\u0451 Dhjetorit, dhe jan\u00eb i vetmi grupim q\u0451 p\u00ebrcakton me qart\u00ebsi t\u0451 pazakont\u00eb p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb objektivat q\u0451 kan\u0451 patur, ideologjin\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn mb\u00ebshteteshin drejtuesit e L\u00ebvizjes, por edhe qart\u0451sojn\u0451 pse manipulohet edhe sot opinioni publik n\u0451p\u0451rmjet hagjiografis\u0451 zyrtare. Nga pik\u00ebpamja e qart\u0451sis\u0451 dhe koherenc\u00ebs, rr\u00ebfimet dhe analizat e k\u0451tij grupi dhe sidomos Shenasi Ram\u0451s japin nj\u0451 tablo shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb detajuar t\u00eb momenteve ky\u00e7e t\u0451 L\u00ebvizjes dhe meritojn\u00eb v\u00ebmendjen e duhur.<\/p>\n<p><strong>A mendoni se jan\u0451 arritur objektivat e student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit, 26 vjet pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 e kemi th\u0451n\u0451 q\u0451 prej shum\u00eb vitesh edhe n\u0451 mediet shqiptare bashk\u00eb me koleg\u00ebt e Forumit Rrethi i Ferrit dhe portalit <a href=\"http:\/\/bletashqiptare.com\" target=\"_blank\">Bletashqiptare.com<\/a>, <em>Dr. Valbona Gjoni Karanxha<\/em> dhe <em>Prof. Dr. Shenasi Rama<\/em>, LSSH-ja ka merit\u00ebn e padiskutueshme q\u0451 ia doli t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemin politik n\u0451 Shqip\u0451ri. Mir\u00ebpo objektivat e saj u m\u00ebnjanuan; drejtuesit e saj u detyruan t\u00eb largohen nga politika dhe shum\u00eb edhe nga Shqip\u00ebria; Universiteti u mbyll dhe mij\u00ebra student\u00eb u d\u00ebbuan nga Shqip\u00ebria. Me m\u00ebnjanimin e saj, u humb\u00ebn disa faktor\u00eb ky\u00e7, q\u0451 mund t\u00eb kishin qen\u00eb baza e sistemit t\u0451 ardhsh\u00ebm demokratik, si p\u00ebr shembull u shkat\u00ebrrua industria, u ndoq\u00ebn nga shteti specialist\u00ebt, intelektual\u00ebt duke i shtyr\u00eb drejt m\u00ebrgimit dhe duke eliminuar k\u00ebsisoj dijen institucionale.<\/p>\n<p>Por m\u0451 e keqja, u vendos nj\u0451 sistem klanor, ku besnik\u00ebria ndaj udh\u0451heq\u0451sit t\u00eb tuf\u00ebs u b\u00eb m\u0451 e r\u0451nd\u0451sishme se besnik\u00ebria ndaj shtetit. Kjo shkaktoi rr\u00ebnimin e shtetit, krijimin e nj\u0451 parie hajnash dhe kriminel\u00ebsh, t\u00eb ndar\u00eb n\u0451 klane q\u0451 veprojn\u00eb dhe mendojn\u00eb si organizata mafioze, t\u00eb cil\u00ebt sundojn\u00eb shqiptar\u00ebt me grusht t\u00eb hekurt n\u00ebn petkun formal t\u00eb demokracis\u00eb. Sistemi politik q\u0451 kemi sot nuk reflekton objektivin e nj\u0451 shtet-kombi demokratik \u201c<em>si e gjith\u00eb Evropa<\/em>\u201d, nuk i ka mbyllur hesapet me t\u00eb kaluar\u00ebn dhe k\u00ebrkon t\u2019i mbaj\u00eb njer\u00ebzit peng t\u00eb saj, por \u0451sht\u0451 nj\u0451 oligarki kleptokratike, me nj\u0451 klas\u00eb politike t\u00eb korruptuar e antikomb\u00ebtare, t\u00eb shitur tek armiqt\u00eb e kombit dhe q\u0451 punojn\u00eb me shum\u00eb porta, p\u00ebr m\u0451 shum\u00eb se nj\u0451 padron t\u00eb huaj. Shqiptar\u00ebt sot po zvog\u00eblohen n\u0451 num\u00ebr-vet\u0451m 74% sot vet\u0451identifikohen si shqiptar\u00eb n\u0451 shtetin shqiptar, dhe shteti shqiptar po shnd\u00ebrrohet n\u0451 shtet t\u00eb pakicave.<\/p>\n<p>Kemi nj\u0451 shtet pothuaj t\u00eb rr\u00ebnuar, me struktura t\u00eb infiltruara nga shum\u00ebkush si hane me dyer hapur, pa ushtri serioze, pa industri, pa ekonomi reale. Shqip\u00ebria sot \u0451sht\u0451 nj\u0451 vend i mbytur n\u0451 llum material, moral dhe drog\u00eb, ku profesioni m\u0451 i mir\u0451 \u0451sht\u0451 prostitucioni qoft\u00eb fem\u00ebror dhe mashkullor, dhe trafiku i drog\u00ebs. Shqip\u00ebria sot \u0451sht\u0451 nj\u0451 vend ku njer\u00ebzit ndihen ndoshta edhe m\u0451 t\u0451 tulatur e frik\u00ebsuar se gjat\u00eb regjimit komunist, t\u0451 pashpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, ku mbi 300 000 familje aplikojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ikur nga sk\u00ebterra n\u0451 nj\u0451 kontinent tjet\u00ebr, ku vdekjet nga s\u00ebmundjet serioze jan\u00eb dhjet\u00ebfishuar, por askush nuk pip\u00ebtin p\u00ebr ushqimet e skaduara q\u0451 han\u00eb shqiptar\u00ebt, ajrin p\u00ebrtej limiteve q\u0451 thithin dhe ku qeverit\u00eb e t\u0451 gjitha ngjyrave b\u0451jn\u0451 gar\u00eb, kush do marr\u0451 i pari plehrat e gjith\u00eb bot\u00ebs, ku p\u00ebr t\u00eb fituar buk\u00ebn e goj\u00ebs shqiptari duhet t\u00eb shes\u00eb nderin.<\/p>\n<p>E pra, kjo nuk \u0451sht\u0451 Shqip\u00ebria q\u0451 donin student\u00ebt e LSSH-s\u0451, apo Shqip\u00ebria q\u0451 duan shqiptar\u00ebt, ky \u0451sht\u0451 rrethi i ferrit, vendi i llumit dhe plehrave, q\u0451 ka nd\u00ebrtuar Paria e Tiran\u00ebs. Megjith\u00ebse sot shum\u00ebkush mendon se jemi mir\u0451, se kemi t\u00eb ham\u00eb, se vishemi m\u0451 mir\u0451 dhe kemi lirin\u00eb t\u00eb ikim, n\u0451 shum\u00eb drejtime shqiptar\u00ebt jan\u00eb sot edhe m\u0451 keq se ishin para 90-s. P\u00ebr k\u0451t\u0451 fajtore me dije t\u00eb plot\u00eb \u0451sht\u0451 Paria e Tiran\u00ebs dhe drejtuesit e shtetit shqiptar gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, nga Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir Meta, Lulzim Basha e Edi Rama, por dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u0451 i ndjekin nga pas. Objektivi i vet\u0451m q\u0451 k\u00ebta kan\u0451 \u0451sht\u0451 pasurimi sa m\u0451 i shpejt\u00eb me an\u00eb t\u00eb kontrollit t\u00eb shtetit. Mir\u00ebpo nj\u0451 shtet i kapur \u0451sht\u0451 nj\u0451 shtet i dob\u00ebt, me atribute t\u00eb pak\u00ebsuara, i cili nuk u garanton shqiptar\u00ebve sigurin\u00eb, mir\u00ebqenien materiale, identitetin dhe nderin. Ndaj edhe kjo pari p\u0451rb\u0451n n\u0451 gjykimin tim nj\u0451 rrezik jetik p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Cila \u0451sht\u0451 rrug\u00ebdalja nga kjo situat\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u0451 librin tim, \u201c<em>Paria e Rrethit t\u00eb Ferrit<\/em>\u201d (<em>Onufri 2015<\/em>) por edhe n\u0451 portalin <a href=\"http:\/\/bletashqiptare.com\" target=\"_blank\">Bleta Shqiptare<\/a>, bashk\u00eb me koleg\u00ebt kemi shpalosur me koh\u0451 nj\u0451 platform\u00eb t\u00eb qart\u00eb e t\u00eb detajuar mbi zgjidhjet dhe aktor\u00ebt e duhur, p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u0451 k\u0451to koh\u0451 t\u00eb v\u00ebshtira. Zgjidhja e vetme p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i shtetkombit, p\u00ebr nj\u00eb fillim t\u00eb ri me mend\u00ebsi t\u00eb re dhe njer\u00ebz t\u00eb rinj. Klasa e re politike duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin dhe konsolidimin e strukturave t\u00eb shtetit komb, t\u00eb rikthej\u00eb besimin e shqiptar\u00ebve tek shteti si instrument mbrojtjeje individuale dhe komb\u00ebtare dhe jo mjet grabitjeje p\u00ebr parin\u00eb, t\u00eb bazohet n\u0451 vlerat dhe parimet e kombit shqiptar dhe t\u00eb garantoj\u00eb interesat tona si popull. Organizimi i ri shoq\u00ebror duhet t\u2019i p\u00ebrmbahet k\u00ebtyre parimeve:<br \/>\n1) t\u00eb mb\u00ebshtetet pa diskutim dhe pa dallim tek ideologjia e shtetit komb;<br \/>\n2) t\u00eb adoptoj\u00eb sistemin demokratik t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb drejtuesve t\u00eb shtetit, duke vendosur shtr\u00ebngesa t\u00eb forta e t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme p\u00ebr abuzuesit e pushtetit n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet;<br \/>\n3) t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb dhe promovoj\u00eb nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe n\u0451 funksion t\u00eb interesave komb\u00ebtare;<br \/>\n4) t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb sistem drejt\u00ebsie t\u00eb pakorruptuesh\u00ebm, i cili t\u00eb luftoj\u00eb pa kompromis krimin deri n\u0451 nivelet m\u0451 t\u00eb larta shtet\u00ebrore;<br \/>\n5) t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb shtet\u00ebrore moderne me rregulla drastike t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb ligj, t\u00eb rikthej\u00eb ndjenj\u00ebn e sh\u00ebrbimit publik dhe sakrific\u00ebs p\u00ebr shtetin dhe publiken;<br \/>\n6) t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb ekonomi tregu, e cila mb\u00ebshtet dhe favorizon prodhimin vendas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb strategjike brenda mund\u00ebsive tona reale, dhe kushteve tona specifike;<br \/>\n7) t\u00eb krijoj\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb e luft\u00ebs pa asnj\u00eb kompromis ndaj krimit dhe t\u00eb keqes n\u00eb \u00e7do nivel t\u00eb shtetit e shoq\u00ebris\u00eb, edhe brenda llojit;<br \/>\n8) t\u00eb kultivoj\u00eb nj\u00eb klim\u00eb shoq\u00ebrore dhe vlera reale t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie t\u00eb sh\u00ebndetshme komb\u00ebtare, e cila i kund\u00ebrvihet pa asnj\u00eb luhatje t\u00eb keqes dhe kriminales;<br \/>\n9) t\u00eb kultivoj\u00eb e ushqej\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri civile efektive, e cila t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shtr\u00ebnges\u00eb ky\u00e7e kund\u00ebr keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pushtetit dhe instalimit t\u00eb s\u00eb keqes n\u00eb shoq\u00ebri;<br \/>\n10) t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dhe promovoj\u00eb struktura komunitare dhe shtet\u00ebrore n\u00eb mbrojtje t\u00eb shtresave m\u00eb t\u00eb dob\u00ebta t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar mbar\u00ebvajtjen e shoq\u00ebris\u00eb, lirit\u00eb individuale dhe balanc\u00ebn shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta arritur k\u00ebt\u00eb, nevojiten disa hapa ky\u00e7. <em>Pik\u00ebs\u00ebpari<\/em> nevojitet <em>rishkrimi i Kushtetut\u00ebs<\/em> n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimeve t\u00eb shtjelluara m\u00eb sip\u00ebr. M\u00eb tej, nevojitet <em>reformimi i sistemit politik<\/em> duke krijuar strukturat institucionale t\u00eb duhura p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar ndryshimin real t\u00eb klas\u00ebs politike. Sistemi i ri politik duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb t\u00eb gjitha burimet shqiptare, duke inkurajuar dhe nxitur brezin e ri t\u00eb edukuar jasht\u00eb vendit, q\u00eb e ka tanim\u00eb eksperienc\u00ebn e sistemeve t\u00eb konsoliduara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim duhet t\u00eb vendoset nj\u00eb sistem zgjedhor proporcional komb\u00ebtar dhe nj\u00eb administrat\u00eb zgjedhore, e cila respekton vendimet e popullit dhe nuk vendoset n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pal\u00ebve konkurruese.<\/p>\n<p><em>S\u00eb treti<\/em>, duhet krijuar nj\u00eb struktur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e krimeve t\u00eb kryera nga individ\u00eb n\u00eb poste pushteti. Nuk mund t\u00eb ket\u00eb drejt\u00ebsi shoq\u00ebrore pa u evidentuar krimet, q\u00eb jan\u00eb kryer nga pushtetet n\u00eb vite ndaj shqiptar\u00ebve. <em>S\u00eb kat\u00ebrti<\/em>, duhet reformuar rr\u00ebnj\u00ebsisht sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb shteti t\u00eb jap\u00eb drejt\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe ta vendos\u00eb veten p\u00ebrkund\u00ebr interesave kriminale, e jo t\u00eb jet\u00eb pal\u00eb me to. Funksionar\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb opsionin e fshehjes pas imuniteteve dhe pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb gjyq\u00ebsorit p\u00ebr t\u00eb mbushur xhepat e tyre. Reforma n\u0451 drejt\u00ebsi \u0451sht\u0451 ky\u00e7e p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e shtetit.<\/p>\n<p><em>S\u00eb pesti<\/em>, duhet t\u00eb nd\u00ebrmerret modernizimi dhe forcimi i forcave ushtarake shqiptare, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb nga kolonat kryesore t\u00eb shtetit. Ndon\u00ebse an\u00ebtare e NATO-s, Shqip\u00ebria nuk i ka sot kapacitetet p\u00ebr t\u00eb mbrojtur territorin e vet kundrejt agresionit t\u00eb mundsh\u00ebm. Modernizimi, st\u00ebrvitja dhe pajisja e forcave t\u00eb siguris\u00eb, qoft\u00eb n\u00eb aspektin ushtarak apo civil p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb nga atributet kryesore t\u00eb nj\u00eb shteti t\u00eb konsoliduar. <em>S\u00eb gjashti<\/em>, t\u00eb studiohen burimet komb\u00ebtare dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb strategji ekonomike afatgjat\u00eb, e cila t\u00eb nxis\u00eb prodhimin vendas, pun\u00ebsimin dhe t\u00eb garantoj\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve brenda mund\u00ebsive tona. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebv\u00ebshtrim, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb rikthehet mend\u00ebsia e nevoj\u00ebs s\u00eb punimit t\u00eb tok\u00ebs, sepse Shqip\u00ebria nuk i ka kushtet dhe burimet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb fuqi industriale par\u00ebsore, e cila e garanton pun\u00ebsimin e shumic\u00ebs s\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb kontekstin urban.<\/p>\n<p><em>S\u00eb shtati<\/em>, interesat e shqiptar\u00ebve n\u00eb tokat shqiptare dhe n\u00eb m\u00ebrgim t\u00eb konsiderohen n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb agjend\u00ebs shtet\u00ebrore, duke krijuar strategji afatmesme dhe afatgjata p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e tyre me konsensus t\u00eb plot\u00eb politik dhe duke evituar propagand\u00ebn sa p\u00ebr sy e faqe n\u0451 media. <em>S\u00eb teti<\/em>, t\u00eb reformohet rr\u00ebnj\u00ebsisht sistemi arsimor p\u00ebr t\u00eb pasqyruar dhe nxitur mend\u00ebsin\u00eb e re, kryek\u00ebput t\u00eb ndryshme nga etosi i paris\u00eb. Sistemi i ri arsimor duhet t\u00eb reflektoj\u00eb jo vet\u00ebm historin\u00eb komb\u00ebtare, por edhe t\u00eb mbroj\u00eb brezat e rinj me dashurin\u00eb p\u00ebr kombin dhe njohurit\u00eb e duhura p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer shtetit shqiptar. <em>S\u00eb n\u00ebnti<\/em>, t\u00eb reformohet thell\u00ebsisht sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb garantuar sh\u00ebrbimet minimale p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb mjedis t\u00eb ndersh\u00ebm konkurrence midis sip\u00ebrmarrjes sh\u00ebndet\u00ebsore private dhe publike. <em>S\u00eb dhjeti<\/em>, t\u00eb krijohet nj\u00eb strategji p\u00ebr ripopullimin e zonave malore e t\u00eb thella, t\u00eb cilat l\u00ebngojn\u00eb nga zbrazja e njer\u00ebzve, nj\u00eb fenomen q\u00eb paria e ka nxitur dhe justifikuar djall\u00ebzisht me lirin\u00eb e l\u00ebvizjes.<\/p>\n<p><em>Intervistoi: <strong>Eneida Ja\u00e7aj<\/strong> e SOT<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>PARIA KRIJOI SISTEMIN E KRIMINEL\u00cbVE, JA SI SIGURIMI MBANTE N\u00cbN KONTROLL SHTETIN PAS \u201990 BletaShqiptare.com, 9 dhjetor 2016 Ndon\u00ebse nuk keni qen\u00eb pjes\u0451marr\u0451s n\u0451 L\u0451vizjen Studentore, ju keni b\u0451r\u0451 nj\u0451 studim t\u0451 detajuar mbi k\u0451t\u0451 L\u00ebvizje, ideologjin\u00eb q\u0451 e p\u00ebrshkoi dhe frym\u00ebn q\u0451 i dhan\u00eb asaj drejtuesit e vet, t\u0451 cilin e keni paraqitur n\u0451 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16750,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9095","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"PARIA KRIJOI SISTEMIN E KRIMINEL\u00cbVE, JA SI SIGURIMI MBANTE N\u00cbN KONTROLL SHTETIN PAS \u201990 BletaShqiptare.com, 9 dhjetor 2016 Ndon\u00ebse nuk keni qen\u00eb pjes\u0451marr\u0451s n\u0451 L\u0451vizjen Studentore, ju keni b\u0451r\u0451 nj\u0451 studim t\u0451 detajuar mbi k\u0451t\u0451 L\u00ebvizje, ideologjin\u00eb q\u0451 e p\u00ebrshkoi dhe frym\u00ebn q\u0451 i dhan\u00eb asaj drejtuesit e vet, t\u0451 cilin e keni paraqitur n\u0451 [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-12-09T23:44:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-03T19:43:42+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"262\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026\",\"datePublished\":\"2016-12-09T23:44:36+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-03T19:43:42+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/\"},\"wordCount\":2508,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/grid_rroji.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/\",\"name\":\"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/grid_rroji.jpg\",\"datePublished\":\"2016-12-09T23:44:36+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-03T19:43:42+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/grid_rroji.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/grid_rroji.jpg\",\"width\":600,\"height\":262},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"PARIA KRIJOI SISTEMIN E KRIMINEL\u00cbVE, JA SI SIGURIMI MBANTE N\u00cbN KONTROLL SHTETIN PAS \u201990 BletaShqiptare.com, 9 dhjetor 2016 Ndon\u00ebse nuk keni qen\u00eb pjes\u0451marr\u0451s n\u0451 L\u0451vizjen Studentore, ju keni b\u0451r\u0451 nj\u0451 studim t\u0451 detajuar mbi k\u0451t\u0451 L\u00ebvizje, ideologjin\u00eb q\u0451 e p\u00ebrshkoi dhe frym\u00ebn q\u0451 i dhan\u00eb asaj drejtuesit e vet, t\u0451 cilin e keni paraqitur n\u0451 [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-12-09T23:44:36+00:00","article_modified_time":"2018-03-03T19:43:42+00:00","og_image":[{"width":600,"height":262,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026","datePublished":"2016-12-09T23:44:36+00:00","dateModified":"2018-03-03T19:43:42+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/"},"wordCount":2508,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/","name":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg","datePublished":"2016-12-09T23:44:36+00:00","dateModified":"2018-03-03T19:43:42+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/grid_rroji.jpg","width":600,"height":262},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/grid-rroji-drejtuesit-e-levizjes-studentore-u-debuan-nga-shqiperia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"GRID RROJI: DREJTUESIT E L\u00cbVIZJES STUDENTORE U D\u00cbBUAN NGA SHQIP\u00cbRIA\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9095"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9095\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/16750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}