{"id":9232,"date":"2016-12-16T16:23:05","date_gmt":"2016-12-16T15:23:05","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9232"},"modified":"2021-06-22T00:05:14","modified_gmt":"2021-06-21T22:05:14","slug":"200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/","title":{"rendered":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE"},"content":{"rendered":"<p>Nga libri \u201c<em>Strategjia e shqiptar\u00ebvet<\/em>\u201d t\u00eb <em>Gjok\u00eb Dabajt<\/em><\/p>\n<p>E p\u00ebrzgjodhi <strong>Prof. Zymer Mehani<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sh XIV kur arb\u00ebrvras\u00ebsit sllav\u00eb nuk kishin pushuar as nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb pushonin s\u00eb nxjerri syt\u00eb arb\u00ebrvet, sa koh\u00eb q\u00eb ne nuk kishim nj\u00eb strategji efikase, ia beh\u00ebn nga Lindja turqit osman\u00eb.<\/p>\n<p>200 vjet iu desh\u00ebn Turqis\u00eb p\u00ebr ta pushtuar krejt token arb\u00ebrore:<br \/>\nNga viti 1371, kur, pas Betej\u00ebs s\u00eb Maric\u00ebs, ata hyjn\u00eb n\u00eb Arb\u00ebri, deri m\u00eb 1571, kur, pas gati 100 vjet q\u00ebndrese me shpirt nd\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb, bien n\u00eb dor\u00ebn e tyre gjithshkat\u00ebrruese edhe Ulqini e Tivari. (Vo! N\u00eb librat tan\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb data t\u00eb tjera. Mos ua vini veshin libravet q\u00eb nuk mb\u00ebshteten n\u00eb logjik\u00ebn e dokumentevet !) Kan\u00eb vazhduar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb zymt\u00eb koh\u00ebsh, ploja t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb s\u00eb nj\u00ebt\u00ebs pamje: Vra arb\u00ebr (q\u00eb m\u00eb von\u00eb mor\u00ebn emrin shqiptar\u00eb) dhe mos iu p\u00ebrgjigj askujt. T\u00eb gjith\u00eb qytetet tan\u00eb jan\u00eb zbrazur thuajse t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebrpara zjarrit dhe hanxharit t\u00eb turqvet osmanlli. Kan\u00eb ikur ata q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebtuar gjall\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb mbushur Italia me \u201crrac\u00eb\u201d arb\u00ebreshe.<\/p>\n<p>Nga 1371-shi deri m\u00eb 1912-n, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gati plot 5 shekuj e gjysm\u00eb, po t\u00eb num\u00ebrohen plojat n\u00eb popull, pas q\u00ebndresavet dhe pas kryengritjevet, \u00e7uarjet me togje e tufa arb\u00ebrish, sidomos arb\u00ebreshash, n\u00eb tregjet e skllev\u00ebrvet, vdekjet nga skamja dhe shuarjet e krahinavet t\u00eb t\u00ebra nga epidemit\u00eb, fitohet p\u00ebrshtypja sikur m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb asgj\u00ebsuar se sa kemi lindur. At\u00ebher\u00eb vjen vetiu habia e madhe, ndoshta nj\u00eb nga habit\u00eb m\u00eb enigmatike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore: Si ia kemi arritur t\u00eb mbijetojm\u00eb ?!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb ipeshkvit Nikoll\u00eb Mekajshi, d\u00ebrguar m\u00eb 1599-n kardinalit S.Xhorxhio, b\u00ebhet paralajm\u00ebrimi i friksh\u00ebm se, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb ton\u00eb etnike, form\u00ebsuar n\u00eb dhjet\u00ebra shekuj, shiheshin tashm\u00eb qart\u00eb dukurit\u00eb q\u00eb bartnin rr\u00ebzikshm\u00ebrin\u00eb rr\u00ebnqeth\u00ebse t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes son\u00eb p\u00ebrfundimtare dhe k\u00ebrkohej ndihma e Perendimit : Nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb po kalonte n\u00eb ortodoksin\u00eb greke, nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb ortodoksin\u00eb pravosllave dhe nj\u00eb pjes\u00eb po islamizohej. Fill mbas nj\u00eb t\u00eb k\u00ebtill\u00eb alarmi, i cili dihet se nuk ish i pari q\u00eb shkonte n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb truallin e Arb\u00ebris\u00eb u mbajt\u00ebn 3 kuvende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri, m\u00eb 1602 dhe 1603 n\u00eb Dukagjin t\u00eb Matit, me 1600 delegat\u00eb. (Vet\u00ebm numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsvet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend d\u00ebshmon q\u00eb ne, edhe pas t\u00eb gjith\u00eb rrebeshevet t\u00eb shekujvet XV e XVI, ende ishim nj\u00eb popull mjaft i madh.) Kuvendi i dyt\u00eb u mbajt n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Podgoric\u00ebs, n\u00eb kull\u00ebn e madhe t\u00eb Lal\u00eb Ndrekalit t\u00eb Ku\u00e7it, krahin\u00eb e cila ende nuk ishte sllavizuar. Kuvendi i tret\u00eb u mbajt mu n\u00eb Prokuple, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga pikat m\u00eb veriore t\u00eb Arb\u00ebris\u00eb. Prej t\u00eb 3 k\u00ebtyre kuvendeve iu \u00e7uan Evrop\u00ebs mesazhe alarmi shum\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm, por ish e kot\u00eb:<\/p>\n<p>Ne duhej t\u2019ia dilnim vet\u00eb. Iu \u00e7uan m\u00eb von\u00eb Evrop\u00ebs mesazhe, memorandume e thirrje: Prej Imz.Pjet\u00ebr Budit, erdhi mbytja e tij, prej Imz.Fran Bardhit, erdhi vdekja e parakohshme e tij, prej Imz.Pjet\u00ebr Bogdanit, erdh\u00ebn trokllimat e kockavet t\u00eb tija n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb qensh, sepse turqit ua hodh\u00ebn ato kocka qenvet.<\/p>\n<p>Po japim n\u00eb pak faqe nj\u00eb num\u00ebr episodesh, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sa shum\u00eb ka hequr ky Komb, tashm\u00eb jo vet\u00ebm prej sllav\u00ebvet e grek\u00ebvet, t\u00eb cil\u00ebt gjithsesi nuk na u hoq\u00ebn, por edhe prej turqvet.<\/p>\n<p>Do cekur k\u00ebtu q\u00eb autor\u00ebt e keqtrajtimevet e t\u00eb reprezalievet nuk kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebrher\u00eb osmanllinj t\u00eb ardhur nga Azia. T\u00eb ardhur nga Azia ishin pushteti dhe feja (ideologjia), nd\u00ebrsa bart\u00ebsit e atij pushteti dhe t\u00eb asaj feje (islamizmit), ushtrues t\u00eb zellsh\u00ebm t\u00eb dhun\u00ebs, ishin vet\u00eb vend\u00ebsit, bijt\u00eb e po k\u00ebtij populli. Kjo \u00ebsht\u00eb mynxyra m\u00eb kurrizk\u00ebrrus\u00ebse se cdo mynxyr\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKlerik\u00ebt provuan (prej ushtruesvet t\u00eb pushtetit turk-osmanlli.(GjD) mbi kurrizin e tyre dhun\u00eb fizike dhe morale deri n\u00eb ekzekutim me vdekje. Nga gjith\u00eb ajo plejad\u00eb mund t\u00eb ve\u00e7ojm\u00eb: Pjet\u00ebr Budin, Dom Ndre Kalamashin, prift i Gjakov\u00ebs, Pjet\u00ebr Mazrekun, vikar apostolik n\u00eb malet e Shqip\u00ebris\u00eb, Dom Nik\u00eb Grubesin, Anton Pavlloviqin, misionar apostolik i Trep\u00e7\u00ebs, i Vu\u00e7it\u00ebrnit e i Prishtin\u00ebs, Pjet\u00ebr Bogdanin\u2026\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thuhet n\u00eb librin \u201cShqiptar\u00ebt midis Lindjes dhe Perendimit, 1506-1839 \u201c f.130, shkruar nga Petrik\u00eb Th\u00ebngjilli. (T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb do t\u00eb renditen n\u00eb vijim, jan\u00eb marr\u00eb po nga ky lib\u00ebr.) \u201cT\u00eb panum\u00ebrt ishin ata (besimtar\u00eb) q\u00eb martesat nuk i shpallnin n\u00eb kish\u00eb, nga frika se turqit, kur shihnin ndonj\u00eb vajz\u00eb (nuse) t\u00eb bukur, e donin p\u00ebr vete\u201d (f.126) Rreth 30 seli arqipeshkvore, ose qendra kishtare, u zhduk\u00ebn dal\u00ebngadal\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb krahin\u00ebn e Shkodr\u00ebs dhe t\u00eb Drinit t\u00eb Ul\u00ebt. (f.118) N\u00eb dioqez\u00ebn e Shkodr\u00ebs kishte pasur m\u00eb shum\u00eb se 300 kisha, tani pothuaj t\u00eb gjitha t\u00eb rr\u00ebnuara. (f.118) N\u00eb vitin 1602 Kisha e Zoj\u00ebs s\u00eb Ngjitun n\u00eb Qiell, n\u00eb Prizren, digjet 3 her\u00eb dhe pla\u00e7kitet prej \u201cturqvet\u201d. (f.117) Po n\u00eb at\u00eb vit prishet, rr\u00ebnohet t\u00ebr\u00ebsisht, abacia e Sh\u00ebnkollit n\u00eb Breg t\u00eb Bun\u00ebs, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Ulqinit (f.117)<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1603, kund\u00ebr ipeshkvit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Imz. D. Andreasit, kishin shpifur, e kishin arrestuar dhe e kishin d\u00ebnuar me vdekje. E kan\u00eb shp\u00ebruar disa t\u00eb krishter\u00eb, pasi kan\u00eb paguar nj\u00eb sasi t\u00eb mir\u00eb t\u00eb hollash. (f.130). N\u00eb fshatin Letnic\u00eb, q\u00eb ndan Malin e Zi (t\u00eb sotmin) me Kosov\u00ebn, u vra nj\u00eb prift katolik shqiptar. (f.130) M\u00eb 1609 sulltani katolik\u00ebt e Tivarit i quan francez\u00eb. Po e citojm: \u201cMarin Bici, fetar dhe antivarens (dmth tivaras, GjD) i t\u00eb krishter\u00ebvet fr\u00ebngj n\u00eb krahin\u00ebn e Tivarit\u201d (f.127) (Mund t\u00eb merret me mend se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet ku kryesundimtari i njeh kaq pak n\u00ebnshtetasit e vet). M\u00eb 1611 kisha e Sh\u00ebn Markut n\u00eb Mirdit\u00eb \u00ebsht\u00eb gjysm\u00eb e rrafshuar prej \u201cturqvet\u201d (f.124) (Em\u00ebrtimi \u201cturk\u201d, kuptohet, \u00ebsht\u00eb po aq i \u201csakt\u00eb\u201d sa em\u00ebrtimi \u201cfr\u00ebng\u201d).<\/p>\n<p>M\u00eb 1611 Imz. Marin Bicin, n\u00eb Sh\u00ebngjergj e mor\u00ebn disa \u201cturq\u201d dhe kishin vendosur ta vrisnin n\u00eb nj\u00eb pyll, por, me nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb prifti, ata e lan\u00eb t\u00eb lir\u00eb, me kusht q\u00eb t\u00eb ndanin pla\u00e7k\u00ebn p\u00ebrgjysm\u00eb, ndon\u00ebse ai kishte dokument t\u00eb rregullt nga sulltani. (f.130)<\/p>\n<p>Po m\u00eb 1611 thuhet q\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb kisha e Sh\u00ebnkollit \u00ebsht\u00eb zaptuar prej \u201cturqvet\u201d dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb xhami qysh prej 40 vjet\u00ebsh (f.130). N\u00eb Prizren 2 kishat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb qytetit jan\u00eb kthyer n\u00eb xhami (f.122). N\u00eb Malin e Zi t\u00eb Shkupit nj\u00eb kish\u00eb madh\u00ebshtore kthehet n\u00eb xhami (f.122). M\u00eb 1613, me urdh\u00ebr t\u00eb sulltanit u prish\u00ebn t\u00eb gjjitha kishat e nd\u00ebrtuara \u201cpa leje\u201d n\u00eb sanxhakun e Ohrit (f.121). M\u00eb 1624, priftin e Mal\u00ebsis\u00eb, Dom Markun, \u201cturqit\u201d e akuzojn\u00eb, e lidhin, i k\u00ebrkojn\u00eb para, ai nuk ua jep, e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr te kadiu, kadiu e nxjerr t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe e liron, por ata e vrasin (f.131). M\u00eb 1625 n\u00eb Arb\u00ebri gjendeshin kisha t\u00eb panum\u00ebrta, por krejt\u00ebsisht t\u00eb rr\u00ebnuara (f.118). Viti 1628.<\/p>\n<p>N\u00eb krahin\u00ebn e Pultit, nga 78 kisha dhe manastire kan\u00eb mbetur vet\u00ebm 3 kisha dhe 5 manastire, edhe ata t\u00eb rr\u00ebnuar (f.118). Po n\u00eb vitin 1628 shohim q\u00eb priftin Dhimit\u00ebr e arrestojn\u00eb dhe e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00ebn e Shkodr\u00ebs, me k\u00ebrc\u00ebnimin se do ta ngulin n\u00eb hu, por paguan 60 taler\u00eb dhe i shp\u00ebton vdekjes (f.131). Viti 1629. Ipeshkvi i Lezh\u00ebs, Imz.Orsini, gjat\u00eb 7 vjet\u00ebvet \u00ebsht\u00eb grabitur 4 her\u00eb prej \u201cturqvet\u201d. N\u00eb lidhje me peripecit\u00eb e Imz.Orsinit ka shum\u00eb njoftime, por ne nuk do t\u00eb ndalemi (f.125). N\u00eb vitin 1629, Dom Andre Karlin, famullitar i P\u00ebdhan\u00ebs s\u00eb Lezh\u00ebs, e torturoi nj\u00eb \u201cturk\u201d, sa ishte nj\u00eb mrekulli e madhe se si q\u00ebndroi gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebndroi gjall\u00eb, por e humbi arsyen prej torturavet (f.131).<br \/>\nM\u00eb 1632 kisha e sh\u00ebn Palit n\u00eb Dukagjin \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar dhe zhveshur nga \u00e7do pasuri e tundshme dhe e patundshme (f.125). Viti 1633. \u201cTurqit\u201d k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb arqipeshkvin e Tivarit se do t\u2019i presin rrug\u00ebn dhe se do ta zhveshin nga \u00e7do gj\u00eb, si\u00e7 kishin b\u00ebr\u00eb (edhe her\u00eb t\u00eb tjera) n\u00eb Tivar e n\u00eb Prizren (f.132).<\/p>\n<p>Viti 1636. imz. Mark Skura, ipeshk\u00ebv i Arb\u00ebnis\u00eb, ishte i detyruar t\u2019i num\u00ebronte kadiut nj\u00eb sasi t\u00eb madhe t\u00eb hollash dhe duhej t\u2019u b\u00ebnte dhurata krer\u00ebvet m\u00eb kryesor\u00eb (f.129). Viti 1637. Kisha e Karm\u00ebs n\u00eb Puk\u00eb, dikur me 10 prift\u00ebrinj, tani e degraduar plot\u00ebsisht (f.118). Kisha e Sh\u00ebn Palit n\u00eb Kabash (Puk\u00eb) \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht e degraduar (f.118). Kisha e Ar\u00ebsit (Puk\u00eb) nuk ka mure, por n\u00eb vend t\u00eb tyre ka drur\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb e mbuluar me kasht\u00eb (f.118). N\u00eb Koman kan\u00eb mbetur vet\u00ebm gjurm\u00ebt e nj\u00eb kishe, por kish\u00eb nuk ka (f.118). Viti 1638. N\u00eb Spas (Puk\u00eb) kisha e Sh\u00ebn Sebastianit \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnuar (f.118). N\u00eb fshatin Glas kisha \u00ebsht\u00eb e rr\u00ebnuar dhe e rr\u00ebzuar (f.118). Kisha e Sh\u00ebn Shtjefnit (Puk\u00eb), d\u00ebmtuar 2 ose 3 her\u00eb prej \u201cturqvet\u201d (f.118). Viti 1640. Me rastin e shkat\u00ebrrimit t\u00eb misionit n\u00eb Durr\u00ebs, 2 misionar\u00eb u ngul\u00ebn n\u00eb hunj (f.130).<\/p>\n<p>Ipeshkvi i Sap\u00ebs sulmohet me shpat\u00eb dhe torturohet eg\u00ebr prej nj\u00eb \u201cturku\u201d, aq sa at\u00eb e shp\u00ebton nj\u00eb i krishter\u00eb, duke e kaluar p\u00ebrtej lumit gjysm\u00eb t\u00eb vdekur (f.132). Viti 1641. Katedralja e Elbasanit ishte shkat\u00ebrruar nga \u201cturqit\u201d (f.119). Metrpolia e Durr\u00ebsit gjendet e rr\u00ebnuar me themel prej \u201cturqvet\u201d. Edhe pjesa m\u00eb e madhe e kishavet (n\u00eb dioqez\u00ebn e Durr\u00ebsit) jan\u00eb shkat\u00ebrruar (f.119). T\u00eb gjitha kishat n\u00eb Spas, Puk\u00eb e Iball\u00eb jan\u00eb rr\u00ebnuar (f.119). Imz. Fran Bardhi i b\u00ebn dhurata prej frutash e sendesh t\u00eb shijsh\u00ebm qeveritarit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Mehmetbeut, q\u00eb ishte dashamir\u00ebs i mysliman\u00ebvet dhe dashakeq\u00ebs i t\u00eb krishter\u00ebvet. P\u00ebrndryshe nuk mund t\u00eb kryente detyr\u00ebn e arqipeshkvit (f.128). Qeveritari u p\u00ebrpoq t\u00eb arrestonte G.Mazrekun me shpifjen se ai vinte nga Malta p\u00ebr t\u00eb hetuar gjendjen e arb\u00ebrvet. Iu desh t\u00eb paguante 20 taler\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u2019ishte ngulur n\u00eb hu i gjall\u00eb (f.128). Viti 1643.<\/p>\n<p>Dom Gjon Lili, vikar i Kosov\u00ebs dhe famullitar i Novob\u00ebrd\u00ebs, u persekutua prej \u201cturqvet\u201d, aq sa u detyrua t\u00eb largohet nga Atdheu (f.132). Viti 1644. N\u00eb Bend\u00eb, nga 20 kisha famullitare, vet\u00ebm 12 jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbajtura. (M\u00eb von\u00eb edhe ato jan\u00eb shkat\u00ebrruar. GjD) (f.120) N\u00eb Kanovi nga 23 kisha famullitare, kan\u00eb mbetur t\u00eb parr\u00ebnuara vet\u00ebm 4 (f.120). N\u00eb Durr\u00ebs nga 90 kisha famullitare kan\u00eb mbetur t\u00eb parr\u00ebnuara vet\u00ebm 14 (f.120). Imz.Mark Skura njofton q\u00eb n\u00eb dioqez\u00ebn e Kanovis\u00eb jan\u00eb shkat\u00ebrruar shumica e kishavet, midis tyre ajo e Sh\u00ebn Stefanit n\u00eb \u00c7irn\u00eb, e sh\u00ebn Stefanit n\u00eb Okshtun dhe e sh\u00ebn Martinit n\u00eb Kukanj (f.132). M\u00eb 1649, n\u00eb muajin prill, \u201cturqit\u201d ngulin n\u00eb hu 2 klerik\u00eb dhe 6 besimtar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb (f.132). Po sh\u00ebnojm\u00eb k\u00ebtu nj\u00eb fraz\u00eb t\u00eb asaj kohe nga relacioni i Gjon Kol\u00ebsit: \u201cTiran\u00ebt, shum\u00eb mizor\u00eb, kurr\u00eb nuk ngopen, duan p\u00ebrher\u00eb e p\u00ebrher\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb holla, dhurata e \u00e7\u2019u ka \u00ebnda, me nj\u00ebmij\u00eb angari e p\u00ebrdhunime\u201d (Nuk e dime p\u00ebr \u00e7\u2019lloj p\u00ebrdhunimesh \u00ebsht\u00eb fjala. GjD) \u201cAt\u00eb q\u00eb nuk e nxjerrin me t\u00eb mir\u00eb, e duan me forc\u00eb\u201d (f.129).<\/p>\n<p>I vitit 1649 \u00ebsht\u00eb edhe ky njoftim: \u201cB\u00ebhet e ditur se disa prift\u00ebrinj jan\u00eb martirizuar, t\u00eb tjer\u00eb u vendos\u00ebn n\u00eb Venedik dhe n\u00eb Dalmaci\u201d (f.130). Imz. Gjergj Vladanji ndenji i fshehur 24 dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Malit t\u00eb Zi, me buk\u00eb meli e me uj\u00eb, q\u00eb \u201cturqit\u201d t\u00eb mos e kapnin (f.132). N\u00eb Tivar iu pre koka 73 t\u00eb krishter\u00ebvet, t\u00eb zgjedhur prej fshatrash p\u00ebrrreth (f.133). Gjergj Vuskoviqi, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij si misionar (n\u00eb Shestan, GjD), ka qen\u00eb i sulmuar 2 her\u00eb prej \u201cturqvet\u201d, p\u00ebr t\u2019ia prer\u00eb kok\u00ebn (f.133). Viti 1650. G.Mazreku ishte burgosur tashm\u00eb 4-5 her\u00eb, lidhur e v\u00ebn\u00eb n\u00eb pranga, por besimtar\u00ebt e kishin liruar, duke parap\u00eblqyer (si\u00e7 thuhet, GjD) t\u00eb hynin vet\u00eb atje (f.133). Dom Andre Kalamashi u torturua i lidhur k\u00ebmb\u00eb e duar, u var n\u00eb sheshin e qytetit, iu pre koka dhe iu d\u00ebrgua Vezirit t\u00eb Madh (f.133). (S\u2019e dim\u00eb n\u00ebse ai Vezir i Madh ka qen\u00eb arnaut apo me prejardhje arnaut\u00ebsh. I lutemi lexuesit t\u00eb mos na keqkuptojn\u00eb p\u00ebr ironin\u00eb ! GjD).<\/p>\n<p>Po n\u00eb vitin 1650 Pjet\u00ebr Mazrekut ia pren\u00eb kok\u00ebn me shpat\u00eb dhe ia lan\u00eb varur mbi supe (f.133). Dom Nik\u00eb Grubesa, ngarkuar me nj\u00eb hu mbi supe, u sh\u00ebtit n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Shkodr\u00ebs, por i shp\u00ebtoi martirizimit nga nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb hollash (q\u00eb u dhan\u00eb p\u00ebr t\u00eb) (f.133). Dom Anton Pavlloviqin e rrah\u00ebn p\u00ebr vdekje, sepse kishte marr\u00eb n\u00ebn mbrojtje nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb osman\u00ebt k\u00ebrkonin ta kthenin me forc\u00eb n\u00eb fen\u00eb islame (f.133). Viti 1656. Imz.Pjet\u00ebr Bogdani, kur u em\u00ebrua (ipeshk\u00ebv) n\u00eb Shkod\u00ebr, u burgos nga i biri i pashait dhe u d\u00ebnua me 1 muaj burg, iu rr\u00ebmbye kali dhe iu ndalua let\u00ebrk\u00ebmbimi me Italin\u00eb (f.134). Viti 1664. Imz.Pjet\u00ebr Bogdani burgoset p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb \u00ebsht\u00eb burgosur 3 her\u00eb me radh\u00eb, \u00ebsht\u00eb keqtrajtuar dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb d\u00ebnohej me vdekje (f.134). Pashai i Ohrit, pasi e sulmon dhe e djeg Mirdit\u00ebn, gjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e ipeshkvit t\u00eb Lezh\u00ebs 38 njer\u00ebz t\u00eb fshehur dhe i vret t\u00eb gjith\u00eb, bashk\u00eb me famullitarin Dom Markun (f.134). N\u00eb vitin 1680 Dom Vin\u00e7enc Mateviqi, m\u00ebsues e misionar n\u00eb Janjev\u00eb, ka braktisur detyr\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrndjekjevet (f.134). M\u00eb 1688, me urdh\u00ebr t\u00eb pashait pla\u00e7kitet kisha e Janjev\u00ebs dhe shkat\u00ebrrohet \u00e7do gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb merrej me vete. Ky vandaliz\u00ebm \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur 3 her\u00eb (f.124).<\/p>\n<p>M\u00eb 1689 Imz. Pjet\u00ebr Bogdanit, forcat ushtarake osmane ia djegin sht\u00ebpin\u00eb, kurse at\u00eb vet\u00eb e arrestojn\u00eb, e zhveshin lakuriq dhe e sh\u00ebtisin n\u00ebp\u00ebr qytetin e Prizrenit (f.134). N\u00eb Ulqin, kisha e stilit renesans e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1510, u nd\u00ebrrua n\u00eb xhami (f.134).<br \/>\nN\u00eb vitet 1726-1733, p\u00ebr shkak t\u00eb reprezalievet nga ana e pushtetar\u00ebvet mysliman\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs (P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Shestanit shkojn\u00eb p\u00ebr t\u2019iu ankuar pashait t\u00eb ri t\u00eb Shkodr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vrasje q\u00eb u kishin b\u00ebr\u00eb bejler\u00ebt e Tivarit. Pashai jep urdh\u00ebr dhe vriten edhe k\u00ebta.), ndodh eksodi gjurm\u00ebl\u00ebn\u00ebs i shesanasvet p\u00ebr n\u00eb Zar\u00eb t\u00eb Dalmacis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitet 1737-1739, po p\u00ebr shkak t\u00eb reprezalievet, ndodh nj\u00eb tjet\u00ebr eksod i katolik\u00ebvet shqiptar\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e arqipeshkvit t\u00eb Shkupit, Imz. M\u00ebhill Sum\u00ebs. Ata vendosen n\u00eb Srem dhe, me koh\u00eb, shkrihen me sllav\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1769 fillon shkat\u00ebrrimi tragjik i Voskopoj\u00ebs, njer\u00ebs prej qendravet tona m\u00eb progresiste komb\u00ebtare t\u00eb shekullit XVIII.<\/p>\n<p>Pashallar\u00ebt dhe bejler\u00ebt tan\u00eb mysliman\u00eb nuk krijojn\u00eb akademi, por shkat\u00ebrrojn\u00eb akademi. E kemi formuluar konstatimin ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr tonin t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, q\u00eb xhamia n\u00eb vendin ton\u00eb, n\u00eb Arb\u00ebri q\u00eb m\u00eb von\u00eb u quajt Shqip\u00ebri, nuk ka qen\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se institucioni ideologjik i pushtuesit. L\u00ebnda q\u00eb e paraqit\u00ebm deri k\u00ebtu besojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr ta rikonfirmuar nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb, si dhe p\u00ebr ta pranuar prej t\u00eb gjith\u00eb atyre shqiptar\u00ebve q\u00eb i gjykojn\u00eb gj\u00ebrat me objektivitet, po edhe me sinqeritet.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb po renditim k\u00ebtu, travajat, strapacat, varg i pashk\u00ebputur ngjarjesh q\u00eb nuk duhej t\u00eb na kishin ndodhur, shtrojn\u00eb p\u00ebrpara nesh nj\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb kryepyetje:<\/p>\n<p>P\u00ebrse lejuan t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb t\u00eb na ndodhin t\u00eb atilla k\u00ebrdi e shkat\u00ebrrime t\u00eb paperceptuesh\u00ebm ?! Th\u00ebrrasin dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasin, q\u00eb nga dheu ku jan\u00eb tretur, pa nj\u00eb pllak\u00eb varri p\u00ebrsip\u00ebr : F\u00ebmij\u00ebt e shkrumbuar, t\u00eb virgj\u00ebrat e p\u00ebrdhunuara, pastaj t\u00eb shitura e rishitura n\u00eb tregjet e skllev\u00ebrvet, nuset dhe grat\u00eb e p\u00ebrdhunuara, pastaj edhe ato t\u00eb shitura e st\u00ebrshitura, syjeshil\u00ebt, vdekur nga uria, t\u00eb talentuarit, \u201cvullnetet e ndrydhun\u201d, \u201cvullnetet e shtypun\u201d (Kujto Migjenin!), q\u00eb lind\u00ebn e vdiq\u00ebn pa mundur t\u00eb kryejn\u00eb jo nj\u00eb fakultet, si\u00e7 b\u00ebnin mij\u00ebra bashk\u00ebkontinentasit e tyre, po as edhe nj\u00eb dit\u00eb shkoll\u00eb, ku t\u00eb m\u00ebsonin t\u00eb pakt\u00ebn alfabetin e gjuh\u00ebs s\u00eb vet ! T\u00eb gjith\u00eb th\u00ebrrasin: P\u00ebrse ?! Cili \u00ebsht\u00eb shkaku yn\u00eb i brendsh\u00ebm i t\u00eb gjitha k\u00ebtyre zez\u00ebrive t\u00eb pafundme ?!<\/p>\n<p>Jemi ngopur tashm\u00eb me \u201carsyetimet\u201d e studiuesvet gjakftoht\u00eb, me nerva prej leshi, n\u00eb dukje objektiv\u00eb, por n\u00eb thelb jodeciziv\u00eb dhe rrjedhimisht edhe joobjektiv\u00eb: I k\u00ebtill\u00eb ishte pozicioni gjeografik i Atdheut ton\u00eb. Ka qen\u00eb rrug\u00eb kalimi p\u00ebr pushtuesit.<\/p>\n<p>Kemi pasur armiq t\u00eb shumt\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb armiq t\u00eb fuqish\u00ebm e tep\u00ebr mizor\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb n\u00eb vet\u00ebvete t\u00eb v\u00ebrteta e pjes\u00eb s\u00eb v\u00ebrtetash, por asnj\u00ebra prej k\u00ebtyre nuk \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Thelbi i \u00e7\u00ebshtjes jemi vet\u00eb ne. T\u00eb ndodhur p\u00ebrball\u00eb t\u00eb atill\u00eb rr\u00ebziqeve, p\u00ebrse nuk i kemi gjetur rrug\u00ebt e shp\u00ebtimit ?! Jo:<\/p>\n<p>P\u00ebrse nuk i kemi k\u00ebrkuar, por: P\u00ebrse nuk i kemi gjetur dhe realizuar rrug\u00ebt e shp\u00ebtimit e, si rrjedhoj\u00eb, edhe rrug\u00ebt e progresit !?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga libri \u201cStrategjia e shqiptar\u00ebvet\u201d t\u00eb Gjok\u00eb Dabajt E p\u00ebrzgjodhi Prof. Zymer Mehani N\u00eb sh XIV kur arb\u00ebrvras\u00ebsit sllav\u00eb nuk kishin pushuar as nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb pushonin s\u00eb nxjerri syt\u00eb arb\u00ebrvet, sa koh\u00eb q\u00eb ne nuk kishim nj\u00eb strategji efikase, ia beh\u00ebn nga Lindja turqit osman\u00eb. 200 vjet iu desh\u00ebn Turqis\u00eb p\u00ebr ta pushtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":69823,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-9232","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga libri \u201cStrategjia e shqiptar\u00ebvet\u201d t\u00eb Gjok\u00eb Dabajt E p\u00ebrzgjodhi Prof. Zymer Mehani N\u00eb sh XIV kur arb\u00ebrvras\u00ebsit sllav\u00eb nuk kishin pushuar as nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb pushonin s\u00eb nxjerri syt\u00eb arb\u00ebrvet, sa koh\u00eb q\u00eb ne nuk kishim nj\u00eb strategji efikase, ia beh\u00ebn nga Lindja turqit osman\u00eb. 200 vjet iu desh\u00ebn Turqis\u00eb p\u00ebr ta pushtuar [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-12-16T15:23:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-06-21T22:05:14+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"500\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE\",\"datePublished\":\"2016-12-16T15:23:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-21T22:05:14+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/\"},\"wordCount\":3012,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/12\\\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/\",\"name\":\"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/12\\\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg\",\"datePublished\":\"2016-12-16T15:23:05+00:00\",\"dateModified\":\"2021-06-21T22:05:14+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/12\\\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/12\\\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg\",\"width\":500,\"height\":700,\"caption\":\"Gjok\u00eb Dabaj - Strategjia e shqiptar\u00ebve\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga libri \u201cStrategjia e shqiptar\u00ebvet\u201d t\u00eb Gjok\u00eb Dabajt E p\u00ebrzgjodhi Prof. Zymer Mehani N\u00eb sh XIV kur arb\u00ebrvras\u00ebsit sllav\u00eb nuk kishin pushuar as nuk kishin nd\u00ebrmend t\u00eb pushonin s\u00eb nxjerri syt\u00eb arb\u00ebrvet, sa koh\u00eb q\u00eb ne nuk kishim nj\u00eb strategji efikase, ia beh\u00ebn nga Lindja turqit osman\u00eb. 200 vjet iu desh\u00ebn Turqis\u00eb p\u00ebr ta pushtuar [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-12-16T15:23:05+00:00","article_modified_time":"2021-06-21T22:05:14+00:00","og_image":[{"width":500,"height":700,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE","datePublished":"2016-12-16T15:23:05+00:00","dateModified":"2021-06-21T22:05:14+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/"},"wordCount":3012,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/","name":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg","datePublished":"2016-12-16T15:23:05+00:00","dateModified":"2021-06-21T22:05:14+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/gjoke_dabaj_strategjia_e_shqiptareve.jpg","width":500,"height":700,"caption":"Gjok\u00eb Dabaj - Strategjia e shqiptar\u00ebve"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/200-vjet-iu-deshen-turqise-per-ta-pushtuar-krejt-token-arberore\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"200 VJET IU DESH\u00cbN TURQIS\u00cb P\u00cbR TA PUSHTUAR KREJT TOK\u00cbN ARB\u00cbRORE"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9232"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9232\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":69824,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9232\/revisions\/69824"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}