{"id":9249,"date":"2016-12-16T23:25:04","date_gmt":"2016-12-16T22:25:04","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9249"},"modified":"2018-03-02T13:40:33","modified_gmt":"2018-03-02T12:40:33","slug":"fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/","title":{"rendered":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar"},"content":{"rendered":"<p><em>Si e konsideroni leximin q\u00eb i b\u00ebri \u201cVenecia\u201d ligjit t\u00eb vetting-ut dhe si \u00e8 vler\u00ebsoni k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE\u00acs\u00eb, ku i k\u00ebrkoi Shqip\u00ebris\u00eb si kusht p\u00ebr hapjen e negociatave zbatimin e ligjit q\u00eb b\u00ebn zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve?<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pyetje, n\u00eb shum\u00eb mjedise sot diskutohet, dhe opinionet e mendimet duken se jan\u00eb relativisht t\u00eb ndryshme p\u00ebr aq koh\u00eb sa vet\u00eb forcat politike kryesore, maxhoranc\u00eb dhe opozit\u00eb, edhe pse n\u00eb aspektin sip\u00ebrfaq\u00ebsor duket se jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqura, secila prej tyre, mb\u00ebshtesin q\u00ebndrimet relativisht t\u00eb ndryshme q\u00eb kan\u00eb t\u00eb Vetting\u00acut p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb komisioni i Venecias.<\/p>\n<p>Gjithsesi, un\u00eb mendoj se p\u00ebrgjigjja dhe q\u00ebndrimi i komisionit t\u00eb Venecias duhet konsideruar si nj\u00eb hap shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe pozitiv, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr koh\u00ebn dhe kushtet n\u00eb t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb \u00ebn\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat pritej, pse jo edhe p\u00ebr shpres\u00ebn q\u00eb ekziston p\u00ebr faktin q\u00eb ai q\u00ebndrim mund t\u00eb mb\u00ebshtetet nga gjykata kushtetuese. Por q\u00ebndrimi i Europ\u00ebs, kam mendimin se duhet par\u00eb si puna e asaj got\u00ebs gjysm\u00eb plot e gjysm\u00eb bosh.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar Shqip\u00ebria, ka p\u00ebrparuar n\u00eb disa drejtime dhe ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb drejtim t\u00eb demokratizimit t\u00eb vendit n\u00eb form\u00ebn institucionale, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe pretendon t\u00eb b\u00ebj\u00eb, ky fakt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pozitiv p\u00ebr vendin ton\u00eb dhe duhet vler\u00ebsuar. Duhet vler\u00ebsuar edhe si nj\u00eb tregues i pun\u00ebs s\u00eb mir\u00eb t\u00eb axhoranc\u00ebs parlamentare, e cila me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha q\u00eb ka patur, maksimalisht ka qen\u00eb e angazhuar.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, fakti q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vendosur ose q\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje e kusht\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme kur t\u00eb krijohet bindja se me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb reformat po zbatohen dhe detyrat e tjera t\u00eb dh\u00ebna po ecin mir\u00eb dhe pozitivisht, tregon se Europa ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb, shum\u00eb pretendime ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj politik\u00ebs, sepse kam p\u00ebrshtypjen se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuar faktori politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Ky faktor q\u00eb edhe pse drejton reform\u00ebn, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb faktor negativ.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb negativ sepse nuk funksionon sa dhe si duhet organi kryesor ligjv\u00ebn\u00ebs, q\u00eb cakton politika e qeverisjes, politikat ligjv\u00ebn\u00ebse, politikat e kontrollit, pse jo dhe politikat e integrimit. Aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb, sipas mendimit tim, sa un\u00eb mund t\u00eb them se zbatimi i k\u00ebtyre reformave q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i sforcuar. Edhe p\u00ebr faktin se po i b\u00ebn nj\u00eb parlament i dob\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>A do t\u00eb ket\u00eb pengesa t\u00eb tjera si ligji Vettingut?<\/strong><br \/>\nA prisni ju nga ajo q\u00eb keni par\u00eb, gatishm\u00ebrin\u00eb e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb vonuar, a mund t\u00eb kemi pengesa t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb na dalin? Pengesat jan\u00eb t\u00eb shumta. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebsi duhet t\u2019i parashikoj\u00eb ato, p\u00ebr t\u2019i riparuar k\u00ebto pengesa. Mos harroni se kemi edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ligj shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Mund t\u00eb ket\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera pas k\u00ebsaj. Partia Demokratike me nj\u00eb vendosm\u00ebri serioze p\u00ebr t\u2019u shprehur kund\u00ebr masave t\u00eb marra, sipas meje, nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar ndonj\u00eb skenar tjet\u00ebr, p\u00ebr ndonj\u00eb ligj tjet\u00ebr, nga paketa. Dhe shkaqe e arsye mund t\u00eb gjenden.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb m\u00eb duket kryesore \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka tjet\u00ebr. Un\u00eb v\u00eb re dhe nuk quaj normale faktin, q\u00eb koncepti q\u00eb ekziston p\u00ebr reform\u00ebn \u00ebsht\u00eb i ngusht\u00eb. T\u00eb jepet p\u00ebrshtypja sikur reforma do t\u00eb jet\u00eb zgjidh\u00ebse e do t\u00eb implementohet vet\u00ebm duke shkarkuar, ose duke larguar nga drejt\u00ebsia disa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb meritojn\u00eb t\u2019i heq\u00ebsh. Kjo pritet dhe \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Pse jo, mbase e domosdoshme. Por reforma nuk \u00ebsht\u00eb kjo. Reforma k\u00ebrkon dhe n\u00ebnkupton krijimin e nj\u00eb mentaliteti t\u00eb ri t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb gjyq\u00ebsorit me popullin.<\/p>\n<p>Ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore, radikale, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa i p\u00ebrket ndershm\u00ebris\u00eb, integritetit dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Diskutimi m\u00eb i madh b\u00ebhet p\u00ebr gjykat\u00ebsit, k\u00ebta jan\u00eb problem. Por problem m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb kapja e politik\u00ebs. Nuk duhet n\u00ebnkuptuar reforma vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Dhe e dyta, pasi t\u00eb shkarkohen gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitet nj\u00eb armat\u00eb, ose nj\u00eb num\u00ebr gjyqtar\u00ebsh dhe prokuror\u00ebsh q\u00eb ta vler\u00ebsojn\u00eb seriozisht k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb shum\u00eb e p\u00ebrgjegjshme. Prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, un\u00eb mendoj se duhet maturi, kujdes, men\u00e7uri, p\u00ebr tu ruajtur si nga nj\u00ebri q\u00ebndrim ashtu edhe nga tjetri, si nga q\u00ebndrimet sektare ashtu edhe nga mos l\u00ebvizja, sa dhe si duhet.<\/p>\n<p>Reforma n\u00ebnkupton faktin q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen treguesit gjyq\u00ebsor, cil\u00ebsia e pun\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb skandaloze. Reforma n\u00ebnkupton nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7do punonj\u00ebs gjyq\u00ebsori, n\u00ebnkupton kontroll t\u00eb ashp\u00ebr por t\u00eb drejt\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta tregues duhen detajuar ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe duhen p\u00ebrpunuar. Reforma do t\u00eb jet\u00eb pa vler\u00eb n\u00ebse mendojm\u00eb ta implementojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb legjislacion q\u00eb kemi, reforma n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrish ndryshimin e legjislacionit.<br \/>\nPse \u00ebsht\u00eb ndotur sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb fajtori kryesor?<\/p>\n<p>Dob\u00ebsia e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e ka burimin te politika e gabuar, e keqe, antagoniste e mbi t\u00eb gjitha te politika e kapur q\u00eb ka ekzistuar dhe ekziston n\u00eb Shqip\u00ebri. Deri tani ka pasur p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta evituar sa t\u00eb jet\u00eb e mundur se ndikimi i politik\u00ebs nuk evitohet plot\u00ebsisht. M\u00ebnyra se si do t\u00eb zgjidhen an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, si dhe zgjedhja e gjyqtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb hapa pozitiv, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb politika nuk do t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb fus\u00eb \u201cduart\u201d.<\/p>\n<p>Por mos t\u00eb harrojm\u00eb q\u00eb politika do t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb kapur drejt\u00ebsin\u00eb, sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb veten nga m\u00ebkatet q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb shp\u00ebtohet drejt\u00ebsia nga kapja e politik\u00ebs?<\/strong><br \/>\nKan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi dy momente. E para, duhet t\u00eb respektohen me rigorozitet hapat administrativ\u00eb q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen. Vet\u00ebm ndjekja e k\u00ebtyre hapave mund t\u00eb krijoj\u00eb premisa, q\u00eb politika t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb sa m\u00eb larg, q\u00eb ndikimi i qeverive, e president\u00ebve t\u00eb jet\u00eb zero. Dhe e dyta, duhet vet\u00eb gjyq\u00ebsori t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb b\u00ebn dhe me pushtetin dhe kompetencat q\u00eb ka t\u00eb mos e p\u00ebrfill\u00eb ndikimin e politik\u00ebs. N\u00eb bot\u00eb dhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka me dhjet\u00ebra konflikte mes gjykat\u00ebs dhe politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, institucione t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb edhe pse kritikohen padrejt\u00ebsisht nga legjislativi dhe ekzekutivi e kan\u00eb p\u00ebrmbushur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb me ndershm\u00ebri duke arritur t\u00eb mos kapen nga politika, madje duke e nd\u00ebshkuar n\u00eb shum\u00eb raste at\u00eb. Kjo ndjen p\u00ebrgjegj\u00ebsie dhe kurajo duhet t\u00eb krijohet te gjyqtar\u00ebt shqiptar\u00eb. Ata mund t\u2019i thon\u00eb \u00e7do lloj politikani q\u00eb do t\u00eb kap\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb: Stop.<\/p>\n<p><em>Duke par\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cm\u00ebhall\u00eb\u201d e vog\u00ebl dhe ku fijet nj\u00eb gjyqtari i gjinden shum\u00eb kollaj, a mund t\u00eb b\u00ebhet realitet kjo q\u00eb thoni ju?<\/em><br \/>\n\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, b\u00ebhet dhe mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb mas\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe, madje mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb standard, por duhen njer\u00ebz m\u00eb kurajoz dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Kemi t\u00eb till\u00eb njer\u00ebz q\u00eb mund t\u2019i thon\u00eb largohu, politik\u00ebs? Kemi njer\u00ebz q\u00eb mund t\u2019i thon\u00eb politik\u00ebs madje \u201cIk q\u00ebrohu\u201d. Po t\u00eb kujtojm\u00eb nenin 145, paragrafin e fundit t\u00eb Kushtetut\u00ebs, i cili thot\u00eb: Ndalohet hyrja e politik\u00ebs n\u00eb veprimtarin\u00eb e gjykatave, dhe \u00e7do tentim p\u00ebr nd\u00ebrhyrje d\u00ebnohet penalisht.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i duhet m\u00eb shum\u00eb se kaq gjyqtar\u00ebve, vet\u00eb kushtetuta ia thot\u00eb tro\u00e7. Pra duhet vet\u00ebm kuraj\u00eb dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri. Njer\u00ebzit duhet ta m\u00ebsojn\u00eb se nuk u lejohet t\u00eb fusin hund\u00ebt n\u00eb pun\u00ebn e tjer\u00ebve, padrejt\u00ebsit\u00eb q\u00eb mund t\u00eb pretendojn\u00eb njer\u00ebzit se mund t\u2019i b\u00ebhen, mund t\u2019i zgjidhin vet\u00ebm duke ndjekur rrug\u00ebn e ankimit n\u00eb rrug\u00eb gjyq\u00ebsore kund\u00ebr vendimeve t\u00eb dh\u00ebna. Gjyq\u00ebsori nuk ka pse t\u00eb bjer\u00eb pre e komenteve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb forcat e ndryshme p\u00ebr hesap t\u00eb politik\u00ebs ditore t\u00eb tyre. Pushteti gjyq\u00ebsor duhet t\u00eb ket\u00eb atributet e veta si pushteti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm se sa ekzekutivi dhe duhet lihet dhe t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb detyrat q\u00eb ka. T\u00eb gjith\u00eb hallkat duhet t\u00eb punojn\u00eb q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb mentalitet tjet\u00ebr p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p><em>Dit\u00eb m\u00eb par\u00eb ish kryeministri Berisha duke folur p\u00ebr 21 janarin deklaroi mes t\u00eb tjerave se n\u00ebse do t\u00eb agravonte situata edhe m\u00eb tej, do t\u00eb jepte urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar kryetarin e opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme, Edi Ram\u00ebn, sot kryeminist\u00ebr i vendit. Cili \u00ebsht\u00eb komenti juaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb?<\/em><br \/>\nBerisha me an\u00eb t\u00eb asaj deklarate e aprovoi se ka drejtuar at\u00eb aksion dhe ka gisht n\u00eb urdh\u00ebrimin e vrasjeve n\u00eb 21 janar. Ai e tha tro\u00e7 se po t\u00eb vazhdonte m\u00eb tej situata ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrgjakte edhe m\u00eb shum\u00eb rrug\u00ebt e Bulevardit. Pas k\u00ebtyre deklaratave un\u00eb mendoj se ka argumente t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb vazhduar \u00e7\u00ebshtjen penale p\u00ebr ta ndjekur at\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb thelluar hetimet mbi at\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p><em>Dergoi per publikim <strong>Gjin Musa<\/strong>, gazetar<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si e konsideroni leximin q\u00eb i b\u00ebri \u201cVenecia\u201d ligjit t\u00eb vetting-ut dhe si \u00e8 vler\u00ebsoni k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE\u00acs\u00eb, ku i k\u00ebrkoi Shqip\u00ebris\u00eb si kusht p\u00ebr hapjen e negociatave zbatimin e ligjit q\u00eb b\u00ebn zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve? N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pyetje, n\u00eb shum\u00eb mjedise sot diskutohet, dhe opinionet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17487,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-9249","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Si e konsideroni leximin q\u00eb i b\u00ebri \u201cVenecia\u201d ligjit t\u00eb vetting-ut dhe si \u00e8 vler\u00ebsoni k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE\u00acs\u00eb, ku i k\u00ebrkoi Shqip\u00ebris\u00eb si kusht p\u00ebr hapjen e negociatave zbatimin e ligjit q\u00eb b\u00ebn zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve? N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pyetje, n\u00eb shum\u00eb mjedise sot diskutohet, dhe opinionet e [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-12-16T22:25:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2018-03-02T12:40:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"384\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar\",\"datePublished\":\"2016-12-16T22:25:04+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-02T12:40:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/\"},\"wordCount\":1737,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdiu_berisha.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/\",\"name\":\"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdiu_berisha.jpg\",\"datePublished\":\"2016-12-16T22:25:04+00:00\",\"dateModified\":\"2018-03-02T12:40:33+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdiu_berisha.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/10\\\/abdiu_berisha.jpg\",\"width\":600,\"height\":384},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Si e konsideroni leximin q\u00eb i b\u00ebri \u201cVenecia\u201d ligjit t\u00eb vetting-ut dhe si \u00e8 vler\u00ebsoni k\u00ebrkes\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb BE\u00acs\u00eb, ku i k\u00ebrkoi Shqip\u00ebris\u00eb si kusht p\u00ebr hapjen e negociatave zbatimin e ligjit q\u00eb b\u00ebn zgjedhjen e gjyqtar\u00ebve? N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pyetje, n\u00eb shum\u00eb mjedise sot diskutohet, dhe opinionet e [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-12-16T22:25:04+00:00","article_modified_time":"2018-03-02T12:40:33+00:00","og_image":[{"width":600,"height":384,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar","datePublished":"2016-12-16T22:25:04+00:00","dateModified":"2018-03-02T12:40:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/"},"wordCount":1737,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/","name":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg","datePublished":"2016-12-16T22:25:04+00:00","dateModified":"2018-03-02T12:40:33+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/10\/abdiu_berisha.jpg","width":600,"height":384},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/fehmi-abdiu-berisha-te-ndiqet-penalisht-ka-urdheruar-vrasjet-me-21-janar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Fehmi Abdiu: Berisha t\u00eb ndiqet penalisht, ka urdh\u00ebruar vrasjet m\u00eb 21 janar"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9249","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9249"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9249\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/17487"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9249"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9249"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9249"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}