{"id":926,"date":"2016-03-18T18:41:30","date_gmt":"2016-03-18T17:41:30","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=926"},"modified":"2021-02-09T11:46:02","modified_gmt":"2021-02-09T10:46:02","slug":"shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/","title":{"rendered":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta"},"content":{"rendered":"<p>\u2013 Nga <strong>MOIKOM ZEQO<\/strong>, <strong>voal.ch<\/strong> | <em>18 mars 2016<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">(<strong>Mbret\u00ebresha e \u2018harruar\u2019 e ilir\u00ebve<\/strong>)<\/p>\n<p>Pran\u00eb Manastirit t\u00eb Westminsterit n\u00eb Lond\u00ebr, \u00ebsht\u00eb monumenti n\u00eb bronz i mbret\u00ebresh\u00ebs Budika t\u00eb Kelt\u00ebve, q\u00eb luftoi me romak\u00ebt n\u00eb vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftill\u00ebzuese e identitetit dhe liris\u00eb s\u00eb ishujve britanik\u00eb. Jan\u00eb shkruar mij\u00ebra libra p\u00ebr t\u00eb. I famsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb filmi i Mel Gibsonit, ku rolin e Budik\u00ebs e luan Charlotta Comer. K\u00ebng\u00ebt e famshme t\u00eb Holly Kirbytit e kan\u00eb amshuar Budikan. Ne shqiptar\u00ebt, p\u00ebrkundrazi s\u2019kemi b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr Teut\u00ebn, Mbret\u00ebresh\u00ebn e ilir\u00ebve, q\u00eb u b\u00eb sh\u00ebmb\u00eblltyra arketipale e nj\u00eb femre guximtare ndaj fuqis\u00eb romake 4 shekuj p\u00ebrpara Budik\u00ebs. Nuk e kemi nj\u00eb studim shkencor t\u00eb m\u00ebvetsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb boshll\u00ebk hutues. Autor\u00eb t\u00eb huaj kan\u00eb shkruar p\u00ebr t\u00eb fragmentarisht. Burimi kryesor \u00ebsht\u00eb Polibi, p\u00ebrshkrimi i t\u00eb cilit n\u00eb shum\u00eb pika p\u00ebr Teut\u00ebn dhe ilir\u00ebt i ngjan nj\u00eb reportazhi politik, ku urrejtja ndaj Teut\u00ebs \u00ebsht\u00eb maksimale dhe institucionale. Burimet arkeologjike jan\u00eb t\u00eb kufizuara, disa dokumente epigrafike krijojn\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt. Dhe kaq.<\/p>\n<p>Teksti polibian duhet t\u00eb lexohet seriozisht dhe shtjelluar kriticizmin ndaj konceptit zyrtar romak, metodologjik, si predikat i koh\u00ebs, rrethanave historike. Fanula Papazoglu n\u00eb studimin \u201c<em>Les origines et la destin\u00e9e de l\u2019Etat Ilyrian<\/em>\u201d, 1965 f. 143-179 dhe libri i prof. Selim Islamit, \u201c<em>Historia e ilir\u00ebve<\/em>\u201d, 2008, perceptojn\u00eb disa koordinata t\u00eb shtetit ilir si vijim\u00ebsi dinastish centrifugale \u2013 si shteti m\u00eb i madh konvencionalisht i tipit helenistik n\u00eb gadishull.<\/p>\n<p>Botimet \u201c<em>Histoire de l\u2019Adriatique<\/em>\u201d 2001, n\u00ebn kujdesin e Pierre Cabanes dhe parafjal\u00ebn e shkruar nga mesjetarologu i madh Jacques de Goffit dhe \u201c<em>Les ilirieus, de Bardylis &amp; Genthios<\/em>\u201d, 2004 t\u00eb Pierre Cabanas sjellin shtjellime m\u00eb t\u00eb argumentuara.<br \/>\nPolibi (II, 2-12) i ndikuar nga tradita se \u201c<em>fati e ka caktuar Rom\u00ebn t\u00eb pushtoj\u00eb bot\u00ebn<\/em>\u201d \u2013 konceptuar zanafillisht nga Fabi Piktor \u2013 e shpjegon fillimin e luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb iliro-romake me dhunimet q\u00eb ilir\u00ebt dhe mbret\u00ebresha Teuta u b\u00ebn\u00eb tregtar\u00ebve romak\u00eb n\u00eb Adriatik, \u2013 tradita tjet\u00ebr m\u00eb pak retorike e Apianit (Ilirike, 7, 8) dhe Dion Cassius (fig m. 49), Zonara (VIII, 19) b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr <em>cazus bellis<\/em>: thirrjen e idhullit Isa p\u00ebr mbrojtjen e Rom\u00ebs p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb q\u00ebndres\u00eb sulmeve ilire. G. Walser e rehabiliton k\u00ebt\u00eb tradit\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, por M. Holleax \u00ebsht\u00eb skeptik dhe p\u00ebrjashtues. Mund t\u00eb themi se e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb n\u00eb mes. Nd\u00ebrhyrja e interesave ekonomike \u00ebsht\u00eb fondamentale n\u00eb politik\u00ebn e dyanshme iliro-romake.<\/p>\n<p>Me ardhjen e Pleuratit n\u00eb pushtet 260 para Krishtit dhe birit t\u00eb tij Agronit, sipas Stipcevi\u00e7it nis \u201cfaqja m\u00eb e lavdishme e shtetit ilir\u201d pozita dhe madh\u00ebshtia e shtetit ilir kusht\u00ebzuan t\u00ebr\u00eb kompozimet politike me shtetin maqedon, Lidhjen Ajakide n\u00eb jug dhe Rom\u00ebn. Deri diku kemi nj\u00eb protagoniz\u00ebm global t\u00eb ilir\u00ebve. Shteti ilir qe kryeinstitucioni, ku flota dhe ushtria qen\u00eb institucione kryesore. Thalasokracia ilire arrin kulmin si edicion i dyt\u00eb i thalasokracis\u00eb liburne. Ilir\u00ebt sulmuan Korkyr\u00ebn si nj\u00eb rikthim historik t\u00eb nj\u00eb bastioni t\u00eb dikursh\u00ebm liburn. Beteja e Medonit (qytet akarnanas), ku ilir\u00ebt shkat\u00ebrruan rrethimin etolas hapi siparin, ku helen\u00ebt, maqedon\u00ebt dhe romak\u00ebt zbuluan kok\u00ebn e Meduz\u00ebs Ilire!<\/p>\n<p>Ideja e sip\u00ebrmarr\u00ebsve detar\u00eb q\u00eb u margjinalizua si pirateri ilire u shtjellua nga A.Evans, si kategori e zhvillimit dhe e avancuar e asaj q\u00eb u quajt nj\u00eb \u201cimperializ\u00ebm fillestar ilir\u201d, &#8211; sot do t\u00eb quhej \u201clufta e tregjeve\u201d.<\/p>\n<p>Mbas fitores s\u00eb Medonit, mbreti Agron vdiq n\u00eb kulmin e lavdis\u00eb s\u00eb fitores. N\u00eb pushtet erdhi gruaja e tij, Teuta, si tutore e birit t\u00eb Agronit dhe gruas tjet\u00ebr Triteut\u00ebs, Pinesit, i lindur n\u00eb 232 dhe vdekur 15 vje\u00e7 n\u00eb 217 para Krishtit. Agroni vdiq n\u00eb 230, n\u00eb vitet 230-228 para Krishtit. Teuta \u00ebsht\u00eb emblema e pushtetit, projektuesja e diplomacis\u00eb, luft\u00ebs, sulmit dhe mbrojtjes. Emri i saj shtrihet n\u00eb historin\u00eb antike rajonale dhe mesdhetare vet\u00ebm n\u00eb tri vite. T\u00eb dh\u00ebnat e Polibit (II, 5-1-2) nxjerrin se sulmet e detar\u00ebve ilir\u00eb n\u00eb brigjet e Peloponezit, n\u00eb Elida dhe n\u00eb Meseni kan\u00eb ndodhur shum\u00eb m\u00eb para vitit 230, data e sulmit ilir t\u00eb Foinik\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ka analiza nga R.L.Beaumonti dhe H.Y.Dell. Nj\u00eb mbishkrim i gjetur n\u00eb ishullin Far, q\u00eb i dedikohet trofes\u00eb q\u00eb u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb jadasinaive, identifikuar si ilir\u00ebt e krahin\u00ebs s\u00eb Jader\u00ebs (Zar\u00ebs), datuar nga L.Rober dhe Rendi\u00e7-Miocevic si n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt e par\u00eb t\u00eb shekullit IV para Krishtit., flet p\u00ebr konfliktin detar. Mbishkrimi i kushtohet Kalias, i cili ra n\u00eb betej\u00eb me ilir\u00ebt (\u00ebsht\u00eb luftim n\u00eb det me ilir\u00ebt), gjetur n\u00eb ishullin Isa dhe sipas L.Robert-it dhe R.Eggers-it i takon fillimit t\u00eb shekullit III para Krishtit.<\/p>\n<p>Teksti tjet\u00ebr i Korkyr\u00ebs i kushtohet Sinas, vrar\u00eb nga ilir\u00ebt. Ai u vra n\u00eb 229 para Krishtit dhe ju kushtua me epitaf n\u00eb greqisht me tet\u00eb rreshta (\u00ebsht\u00eb botuar nj\u00eb Apolon Zeni, Muratori dhe \u201cAntologjia Palatina\u201d).<br \/>\nL.Robert i shton k\u00ebtij koleksioni epigrafik nj\u00eb tjet\u00ebr mbishkrim p\u00ebr hark\u00ebtarin e vrar\u00eb Aleksand\u00ebr n\u00eb det nga pirat\u00ebt ilir\u00eb pran\u00eb ishujve Strofades, n\u00eb brigjet e Mesenis\u00eb.<br \/>\nK\u00ebto dokumente epigrafike pasqyrojn\u00eb atmosfer\u00ebn tendos\u00ebse, q\u00eb kish krijuar forca ushtarake ilire n\u00eb det dhe tok\u00eb. K\u00ebto duhen p\u00ebrkthyer n\u00eb shqet\u00ebsimin perspektiv t\u00eb Rom\u00ebs. Sulmi n\u00eb Korkyr\u00eb qe detar.<\/p>\n<p>Aksioni tjet\u00ebr i Teut\u00ebs qe detar dhe tok\u00ebsor kund\u00ebr Foinik\u00ebs, ku spikaste strategu ilir Skerdilaidi, i v\u00ebllai i Agronit, gjenerali num\u00ebr nj\u00eb i shtetit. Pas k\u00ebsaj fitoreje, pushteti suprem i Teut\u00ebs \u00ebsht\u00eb nga Naretva n\u00eb Epir, deri n\u00eb Gjirin e Ambrakis\u00eb. Teuta nisi nj\u00eb aksion tjet\u00ebr \u2013 at\u00eb ndaj kolonive greke t\u00eb Iliris\u00eb s\u00eb Jugut, Dyrrahionit, Apolonis\u00eb si dhe ato n\u00eb ujdhesat e Dalmacis\u00eb, sidomos ndaj ishullit Isa. Reagimi i Rom\u00ebs nisi si akt diplomatik. Sipas Polibit delegacioni p\u00ebrb\u00ebhej nga v\u00ebllez\u00ebrit Gai dhe Luk Karunkani, me ta ishte dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Isas, Klemparosi. Debati n\u00eb rezidenc\u00ebn e Teut\u00ebs qe fatal. Vrasja e Karunkan\u00ebve dhe Klemparosit e shterri marr\u00ebveshjen diplomatike. Teuta u p\u00ebrpoq t\u00eb zgjidh\u00eb konfliktin, \u2013 \u00e7on delegat\u00eb n\u00eb Rom\u00eb, por s\u2019hoqi dor\u00eb nga rrethimi i Isas. D\u00ebrgoi flot\u00ebn n\u00eb Dyrrahion, b\u00ebri betej\u00ebn n\u00eb ishullin Paksos af\u00ebr Korintit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 229 pas K. n\u00eb Brindisium romak\u00ebt mblodh\u00ebn nj\u00eb ushtri 20.000 ushtar\u00eb, 2000 kalor\u00ebs dhe 200 anije t\u00eb udh\u00ebhequr nga Gnei Fulv Centumali. Korkyr\u00ebn e mor\u00ebn me tradhtin\u00eb e Dhimit\u00ebr Farit. Lundruan drejt Isas dhe Farit. Teuta u t\u00ebrhoq n\u00eb Rizon (n\u00eb gjirin Bokat e Kotorrit) dhe k\u00ebrkoi paqe. Marr\u00ebveshja qe e r\u00ebnd\u00eb, \u201cajo u detyrua t\u00eb abdikoj\u00eb, n\u00eb dobi t\u00eb Pinit\u201d, Dhimit\u00ebr Fari u martua me Triteut\u00ebn t\u00eb \u00ebm\u00ebn e Pinit, q\u00eb m\u00eb pas mbas klientelizmit romak, t\u00eb ngrihej kund\u00ebr romak\u00ebve. Por historia e Teut\u00ebs mbyllet. Tri vitet e pushtetit t\u00eb saj jan\u00eb alternimi i apoteoz\u00ebs dhe thrillerit. Mbi t\u00eb u hodh anatema e shekujve. Nj\u00eb histori e shkurt\u00ebr dhe tejet lakonike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zgrip personaliteti i saj ka mbetur n\u00eb hije.<\/p>\n<p>S\u2019dihet fati personal, si ka vdekur, apo e kan\u00eb vrar\u00eb. Polibi q\u00eb e urreu, megjithat\u00eb thot\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (Historia, II, 6) \u201c<em>Nj\u00ebra nga m\u00ebnyrat e komunikimit t\u00eb ilir\u00ebve ishte edhe ai p\u00ebrmes letrave t\u00eb shkruara. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e b\u00ebnte mbret\u00ebresha Teut\u00eb, sidomos kur donte t\u2019i d\u00ebrgonte urdhra ushtris\u00eb q\u00eb ndodhej larg<\/em>\u201d. \u00cbsht\u00eb d\u00ebshmi e klasit t\u00eb par\u00eb. Personaliteti i saj si grua qe i ep\u00ebrm. Ajo qe e arsimuar. Letrat e Teut\u00ebs hedhin n\u00eb hulli arsyetimin konkret. N\u00ebse p\u00ebrdorte letra t\u00eb shkruara n\u00eb \u00e7\u2019gjuh\u00eb ishin? N\u00eb ilirisht? A kishte nj\u00eb gjuh\u00eb komunikimi shteti ilir? Pra, nj\u00eb institucion i kultivuar kulturor, gjuh\u00ebsor, komunikimi? K\u00ebto pyetje s\u2019shmangen dot. Vizioni ushtarak i Teut\u00ebs shp\u00ebrthehej n\u00eb form\u00eb rrethore, n\u00eb lindje, n\u00eb per\u00ebndim, n\u00eb veri dhe n\u00eb jug, n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, unikale n\u00eb histori. Sistemi i komunikimit me letra n\u00eb pika t\u00eb larg\u00ebta gjeografike parakupton nj\u00eb sh\u00ebrbim strategjik dhe taktik\u00eb, nj\u00eb form\u00eb t\u00eb zhvilluar p\u00ebr koh\u00ebn. Kemi k\u00ebshtu nj\u00eb sked\u00eb t\u00eb paplot\u00ebsuar, por jo thjesht t\u00eb imagjinuar. Sh\u00ebmb\u00eblltyra e Teut\u00ebs b\u00ebhet nj\u00eb matric\u00eb.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtimi i saj ndaj Rom\u00ebs u reflektua edhe tek dy luft\u00ebrat e tyre iliro-romake q\u00eb mbyllen me disfat\u00ebn e Gentit n\u00eb 167 para Krishtit. P\u00ebr 99 vjet, nj\u00eb shekull q\u00eb nga Pleurati tek Genti \u2013 shteti ilir \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dukuri konkrete, nj\u00eb fuqi e madhe ushtarake me status institucional, nj\u00eb realitet kryesor mesdhetar i historis\u00eb antike. Teuta e promovoi edhe nj\u00eb galeri karakteri, n\u00eb historin\u00eb e Europ\u00ebs \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb epik\u00ebn helenistike q\u00eb shk\u00eblqen emri i nj\u00eb mbret\u00ebreshe ilire. Dy shekuj m\u00eb von\u00eb do t\u00eb shquhej Kleopatra e Egjiptit. N\u00eb shekullin e par\u00eb Budika e kelt\u00ebve. N\u00eb 267 pas Krishtit. Mbret\u00ebresha e Palmir\u00ebs Zenobia \u2013 6 shekuj mbas Teut\u00ebs rimish\u00ebron rebelizmin konceptual e Teut\u00ebs kund\u00ebr romak\u00ebve. Mbase duhen p\u00ebrmendur m\u00eb pas dhe Zhan D\u2019Arka e Franc\u00ebs dhe mbret\u00ebresha Elisabeta e Anglis\u00eb etj. Rezidenca e Teut\u00ebs qe Rizoni, nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe qendra religjioze, pagane e hyut ilir Medaur.<\/p>\n<p>Tempulli i Medaurit n\u00eb Rizon \u00ebsht\u00eb ende 5 shekuj pas vdekjes s\u00eb Teut\u00ebs. Rizoni \u00ebsht\u00eb kryeqendra e shtetit t\u00eb mbretit ilir Balaios, q\u00eb pret monedha n\u00eb figur\u00ebn e Artemisit me hesht\u00eb, \u2013 fuqizuar mbas shkat\u00ebrrimit t\u00eb shtetit ilir t\u00eb Gentit, \u2013 por 167 para Krishtit. Ka prerje monetare t\u00eb pabesueshme.<\/p>\n<p>Di\u00e7ka p\u00ebr aspektin arkeologjik. Nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb zbulime brenda k\u00ebshtjell\u00ebs ilire p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr epok\u00ebn e Agronit dhe Teut\u00ebs (gjetje artefaktesh etj.).<\/p>\n<p>Qyteti Dimalium, fal\u00eb zbulimit t\u00eb arkeologut B.Dautaj, qyteti, q\u00eb lidhet, sipas Polibit me nj\u00eb veprim luftarak t\u00eb Skerdilajdit, \u00ebsht\u00eb identifikuar. T\u00eb mang\u00ebta jan\u00eb k\u00ebrkimet n\u00eb Foinik\u00eb. Pierre Cabanes n\u00ebnvizon edhe studimin e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb iliro-romake n\u00eb terren. Citon N.G.L.Hammondin, vepr\u00ebn e tij \u201cEpirus\u201d, Oxford 1967 f. 596, i cili tekstin e Polibit e revizionon, u jep nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb krejt tjet\u00ebr l\u00ebvizjeje t\u00eb ushtrive kund\u00ebrshtare t\u00eb romak\u00ebve dhe ilir\u00ebve, \u2013 ai mendon se t\u00eb dyja ushtrit\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb vij\u00ebn ndar\u00ebse t\u00eb uj\u00ebrave midis lugin\u00ebs s\u00eb Drinos dhe asaj t\u00eb Thiamisit dhe b\u00ebn krahasimin midis sulmit italian n\u00eb 1940, q\u00eb u ndal n\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb nga trupat greke.<\/p>\n<p>Hamondi flet p\u00ebr l\u00ebvizje n\u00eb pellgun e Bistric\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vij\u00eb prej 50 kilometrash, q\u00eb u jep mund\u00ebsin\u00eb ilir\u00ebve t\u00eb pushtojn\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 pellgut t\u00eb Bistric\u00ebs edhe at\u00eb t\u00eb Drinos dhe t\u00eb t\u00ebr\u00eb Kaonis\u00eb. Nj\u00eb prirje e till\u00eb studimore \u00ebsht\u00eb rinovuese dhe plot\u00ebsuese. Deri m\u00eb sot nuk na ka arritur asnj\u00eb portret ikonografik i Teut\u00ebs. Ne vet\u00ebm mund ta p\u00ebrfytyrojm\u00eb. \u00cbsht\u00eb i domosdosh\u00ebm nj\u00eb imazh i saj i restauruar dhe deri diku i purifikuar, p\u00ebrtej t\u00ebr\u00eb mang\u00ebsive, ose pamund\u00ebsive.<\/p>\n<p>Ajo \u00ebsht\u00eb metafora ilire e shekujve \u2013 heroin\u00eb semantike e shekujve, \u201ce harruar\u201d por e jasht\u00ebzakonshme n\u00eb kujtes\u00eb. Ne shqiptar\u00ebt i kemi borxh Teut\u00ebs, ajo nuk na ka asnj\u00eb borxh! Amen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u2013 Nga MOIKOM ZEQO, voal.ch | 18 mars 2016 (Mbret\u00ebresha e \u2018harruar\u2019 e ilir\u00ebve) Pran\u00eb Manastirit t\u00eb Westminsterit n\u00eb Lond\u00ebr, \u00ebsht\u00eb monumenti n\u00eb bronz i mbret\u00ebresh\u00ebs Budika t\u00eb Kelt\u00ebve, q\u00eb luftoi me romak\u00ebt n\u00eb vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftill\u00ebzuese e identitetit dhe liris\u00eb s\u00eb ishujve britanik\u00eb. Jan\u00eb shkruar mij\u00ebra libra p\u00ebr t\u00eb. I [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28849,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2,4],"tags":[],"class_list":["post-926","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj","category-histori"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"\u2013 Nga MOIKOM ZEQO, voal.ch | 18 mars 2016 (Mbret\u00ebresha e \u2018harruar\u2019 e ilir\u00ebve) Pran\u00eb Manastirit t\u00eb Westminsterit n\u00eb Lond\u00ebr, \u00ebsht\u00eb monumenti n\u00eb bronz i mbret\u00ebresh\u00ebs Budika t\u00eb Kelt\u00ebve, q\u00eb luftoi me romak\u00ebt n\u00eb vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftill\u00ebzuese e identitetit dhe liris\u00eb s\u00eb ishujve britanik\u00eb. Jan\u00eb shkruar mij\u00ebra libra p\u00ebr t\u00eb. I [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-03-18T17:41:30+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-02-09T10:46:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"800\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta\",\"datePublished\":\"2016-03-18T17:41:30+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-09T10:46:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/\"},\"wordCount\":1960,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/03\\\/mbreteresha_teuta.jpeg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\",\"Histori\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/\",\"name\":\"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/03\\\/mbreteresha_teuta.jpeg\",\"datePublished\":\"2016-03-18T17:41:30+00:00\",\"dateModified\":\"2021-02-09T10:46:02+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/03\\\/mbreteresha_teuta.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2016\\\/03\\\/mbreteresha_teuta.jpeg\",\"width\":600,\"height\":800},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"\u2013 Nga MOIKOM ZEQO, voal.ch | 18 mars 2016 (Mbret\u00ebresha e \u2018harruar\u2019 e ilir\u00ebve) Pran\u00eb Manastirit t\u00eb Westminsterit n\u00eb Lond\u00ebr, \u00ebsht\u00eb monumenti n\u00eb bronz i mbret\u00ebresh\u00ebs Budika t\u00eb Kelt\u00ebve, q\u00eb luftoi me romak\u00ebt n\u00eb vitin 61 pas Krishtit. Ajo konsiderohet ftill\u00ebzuese e identitetit dhe liris\u00eb s\u00eb ishujve britanik\u00eb. Jan\u00eb shkruar mij\u00ebra libra p\u00ebr t\u00eb. I [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-03-18T17:41:30+00:00","article_modified_time":"2021-02-09T10:46:02+00:00","og_image":[{"width":600,"height":800,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta","datePublished":"2016-03-18T17:41:30+00:00","dateModified":"2021-02-09T10:46:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/"},"wordCount":1960,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg","articleSection":["Artikuj","Histori"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/","name":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg","datePublished":"2016-03-18T17:41:30+00:00","dateModified":"2021-02-09T10:46:02+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/mbreteresha_teuta.jpeg","width":600,"height":800},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/shkelqimi-dhe-renia-e-mbretereshes-teuta\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shk\u00eblqimi dhe r\u00ebnia e Mbret\u00ebresh\u00ebs Teuta"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=926"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/926\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64346,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/926\/revisions\/64346"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28849"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}