{"id":9552,"date":"2016-12-30T18:24:03","date_gmt":"2016-12-30T17:24:03","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9552"},"modified":"2021-12-12T05:04:53","modified_gmt":"2021-12-12T04:04:53","slug":"bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/","title":{"rendered":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Nga: <strong>Prof. Murat Gecaj<\/strong>, <em>publicist e studiues<\/em><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>.<br \/>\nFtes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb Radion \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d, nga gazetarja e moderatorja Eltona Lakuriqi, e prita me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb flisja n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb komunikimit masiv. Gjithashtu, e dija q\u00eb n\u00eb val\u00ebt e k\u00ebsaj Radioje, me drejtor Nesip Dorocin-Koshtovalia dhe nj\u00eb staf t\u00eb kualifikuar, biseda jon\u00eb do t\u00eb ndiqej, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, por dhe n\u00eb t\u00eb gjitha trojet amtare, n\u00eb Ballkan dhe nga emigrant\u00ebt tan\u00eb, n\u00eb ngulimet e tyre n\u00ebp\u00ebr shtete t\u00eb Europ\u00ebs, Amerik\u00ebs e Kandas\u00eb dhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 ma kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb njohur Eltona, e cila \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb poete e talentuar, ky do t\u00eb ishte emisioni i fundit, i transmetuar nga Shqip\u00ebria dhe me nj\u00eb rubrik\u00eb ishte interesante, \u201cKape \u00e7astin!&#8230;\u201d. Un\u00eb e kuptova k\u00ebt\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u shprehur lirisht, jo vet\u00ebm n\u00eb pyetjet e moderatores,por dhe t\u00eb d\u00ebgjuesve t\u00eb Radios \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d. Dhe, v\u00ebrtet\u00eb, ashtu ishte\u2026<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Murat Gecaj - ballinat e librave\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/murat_gecaj_ballinat_e_librave.jpg\" alt=\"\" width=\"500\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p><strong>2<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb hyrje t\u00eb emsionit, Eltona m\u00eb k\u00ebrkoi ndonj\u00eb mendim p\u00ebr tubimin e par\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb emigrant\u00ebve tan\u00eb, q\u00eb ndodhen kudo n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, i cili u organizua n\u00eb muajin tetor 2016, n\u00eb kryeqytetin ton\u00eb. Sigurisht, nuk ishte fjala p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor e t\u00eb thelluar t\u00eb tij, se sa p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuaar q\u00eb ajo ishte nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb jet\u00ebn e tyre. Po k\u00ebshtu, aty u parashtruan \u00e7\u00ebshtje dhe u b\u00ebn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb vlefshme, p\u00ebr nj\u00eb v\u00ebmendje e mb\u00ebshtetje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tyre, n\u00eb shum\u00eb drejtime, sidomos, nga qeverit\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb emisionit, m\u2019u dha mun\u00ebsia t\u00eb tregoja p\u00ebr disa nga shoqatat atdhetare e kulturore, t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur dhe funksionoj\u00eb rregullisht, n\u00ebp\u00ebr ngulimet shqiptare. Rasti e ka sjell\u00eb q\u00eb, para kat\u00ebr vjet\u00ebsh, bashk\u00eb me tre miq t\u00eb mi, t\u00eb b\u00ebnim nj\u00eb vizit\u00eb disaditore n\u00eb Suedi. Ne mor\u00ebm pjes\u00eb n\u00eb festimet e 5-vjetorit t\u00eb krijimit t\u00eb Qendr\u00ebs Kulturore Shqiptare \u201cMigjeni\u201d, n\u00eb qytetin Boras. Aty erdh\u00ebn mjaft t\u00eb ftuar, emigrant\u00eb nga t\u00ebra qytetet e k\u00ebtij vendi mik skandinav. S\u00eb pari, u njoh\u00ebm me kryetarin e k\u00ebsaj Qendre, arsimtarin dhe krijuesin Sokol Demaku, me veprimtarin e dalluar Bahtir Latifi e tjer\u00eb.. Bashk\u00eb me koleg\u00eb t\u00eb tij, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb rregullisht edhe radio e televizoni lokal, n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si dhe revista me emrin e bukur, \u201cDituria\u201d.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, u njoh\u00ebm me Ma. Sadulla Zendeli-Daja, i cili mbi 50 vjet m\u00eb par\u00eb hapi shkoll\u00ebn e par\u00eb shqipe, n\u00eb Suedi. Ai \u00ebsht\u00eb autor i disa teksteve e librave tjer\u00eb letrar\u00eb, po ashtu i fjalor\u00ebve me qindra faqe, shqip-suedisht e suedisht-shqip. K\u00ebnaq\u00ebsi e ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr ne shte se, n\u00eb at\u00eb veprimtari, takuam edhe kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Borasit, Per Olof H\u00ebg; albanologun Ullmar Kvik (q\u00eb ka shkruar librin dometh\u00ebn\u00ebs, \u201cJu dua m\u00eb shum\u00eb se vet\u00ebn time\u201d, i p\u00ebrkthyer shqip); drejtorin e shkoll\u00ebs s\u00eb Borasit, Per Kettisen; drejtoresh\u00ebn e bibliotek\u00ebs s\u00eb qytetit, Ana K.Robertson, e cila kishte ngritur nj\u00eb stend\u00eb t\u00eb posa\u00e7me me libra shqip e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"aligncenter\" title=\"Radio Z\u00ebri - Mitrovic\u00eb - banner\" src=\"http:\/\/fjala.info\/2016\/radio_zeri_mitrovice_baner.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" border=\"0\" \/><\/p>\n<p>Me kujdesin e Sokol Demakut, i ndihmuar dhe i mb\u00ebshtur nga mjaft koleg\u00eb e miq bashkatdhetar\u00eb, veprimtarit\u00eb e QKSH \u201cMigjeni\u201d dhe t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb Borasit, jan\u00eb organizuar edhe n\u00eb bashk\u00ebpunim me shkoll\u00ebn 9-vje\u00e7are \u201cDemokracia\u201d t\u00eb Durr\u00ebsit. Gjithashtu, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb vizita t\u00eb nd\u00ebrsjellta, n\u00eb Tiran\u00eb, Lezh\u00eb etj.<\/p>\n<p>Duke u ndalur n\u00eb pun\u00ebn e p\u00ebrkushtuar t\u00eb emigrant\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar t\u00eb Suedis\u00eb, m\u00eb tej, n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision i informova d\u00ebgjuesit e Radios \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d, se atje \u00ebsht\u00eb krijuar dhe zhvillon veprimtari t\u00eb vazhdueshme Shoqata e Shkrimtar\u00ebve dhe Arist\u00ebve Shqiptar\u00eb, \u201cPapa Klementi XI-Albani\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e drejton me aft\u00ebsi e dashuri, biri I Mitrovic\u00ebs, Hysen Ibrahimi. N\u00eb La\u00e7-Kurbin, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb veprimtari t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta dhe kan\u00eb shk\u00ebmbyer vizita, me Shoqat\u00ebn Atdhetare e Kulturore Shqip\u00ebri-Itali, me kryetar Nikoll\u00eb Lleshin.<\/p>\n<p>Gjithashtu, grupe t\u00eb asaj Shoqate kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vizita: n\u00eb Tiran\u00eb e Durr\u00ebs, n\u00eb Kosov\u00eb e qytete shqiptare n\u00eb Maqedoni etj. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb kjo Shoqat\u00eb krijuesish e artist\u00ebsh boton, periodikisht, librin me qindra faqe, \u201cThesar Komb\u00ebtar\u201d. K\u00ebshtu, deri tani, kan\u00eb shkuar n\u00eb duart e lexuesve t\u00eb interesuar, 6 v\u00ebllime. Botimi i tyre nuk do t\u00eb nd\u00ebrpritet edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>3<\/strong>.<br \/>\nN\u00eb vazhdim t\u00eb k\u00ebtij emisioni, duke iu p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb moderatores Eltona, p\u00ebrmenda, sigurisht shkurt, pun\u00ebn e palodhur, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe mjaft shoqata t\u00eb tjera t\u00eb emigrant\u00ebve shqiptar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat kam njohuri, si n\u00eb Evrop\u00eb, Ammerik\u00eb e Kanada dhe deri n\u00eb Australi. K\u00ebshtu, merita t\u00eb ve\u00e7anta kan\u00eb drejtuesit dhe veprimtar\u00ebt e dalluar t\u00eb Shoqat\u00ebs \u201cBijt\u00eb e Shqipes\u201d, n\u00eb Filadellfia t\u00eb Amerik\u00ebs: Tajar Domi (kryetar), Llazar Vero, Vlashi Fili, Sadik Elshani, Hys\u00eb Hasa e t\u00eb tjer\u00eb. Me kujdesin e tyre, ka vite q\u00eb aty funksionon shkolla n\u00eb gjuh\u00ebn ton\u00eb amtare, me emrin kuptimplot\u00eb \u201cGjuha jon\u00eb\u201d, ku arsimtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar ua m\u00ebsojn\u00eb alfabetin e shqipes vog\u00eblush\u00ebve t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb vargun e k\u00ebtyre shoqatave atdhetare e kulturore, me pun\u00ebn e tyre t\u00eb pandrprer\u00eb e frytdhn\u00ebse, dallohen: Shoqata e Shkrimtar\u00ebve Shqiptar\u00eb n\u00eb M\u00ebrgat\u00eb, me kryetar Hasan Qyall\u00ebn (Gjermani); Shoqata \u201cM\u00ebrgimtari\u201d, n\u00eb Kiel t\u00eb Gjermanis\u00eb, q\u00eb e drejton me aft\u00ebsi Jup Krasniqi; Shoqata e njohur \u201cAna e Malit, n\u00eb Ulqin, me kryetare Luljeta Avdiun-Cura; Shoqata \u201cIliria\u201d, n\u00eb Treviso t\u00eb Italis\u00eb, me Ermira Zhurin; Klubi i Shkrimtar\u00ebve dhe Artist\u00ebve Shqiptar\u00eb \u201cDrita\u201d, n\u00eb Athin\u00eb, t\u00eb cilin e drejton Nasi Jani dhe q\u00eb boton revist\u00ebn \u201cPelegrini\u201d; Shoqata, q\u00eb drejton Murat Koci, n\u00eb Suedi, me disa botime t\u00eb saj n\u00eb shqip etj. etj.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, fjal\u00eb miradie shpreh\u00ebm, gjat\u00eb k\u00ebtij emsioni n\u00eb Radion \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d edhe p\u00ebr shoqatat tjera atdhetare e kulturore, t\u00eb cilat jan\u00eb ngritur nga emigrant\u00ebt tan\u00eb dhe funksionojn\u00eb, n\u00eb: Belgjik\u00eb, Austri, Rumani, Gjermani, Itali, Zvic\u00ebr etj., si dhe p\u00ebr shkollat shqipe, me m\u00ebsim plot\u00ebsues, q\u00eb jan\u00eb \u00e7elur e funksionojn\u00eb atje.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse ky emision, kryesisht, u drejtohej d\u00ebgjuesve t\u00eb Mitrovic\u00ebs, aty p\u00ebrsh\u00ebndeta prof.Fazli Hajrizin, m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i dalluar i shkollave shqipe dhe botues i disa librave me vlera. Po k\u00ebshtu, e p\u00ebrg\u00ebzova poeten e re Fjolla Spanca, e cila u nderua me \u00e7mim t\u00eb par\u00eb, n\u00eb konkursin vjetor, i cili ishte shpallur nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytet\u00ebrimit Islam, n\u00eb Tiran\u00eb, me drejtor dr. Ramiz Zek\u00ebn.<\/p>\n<p>Duke biseduar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, moderatorja u interesua edhe p\u00ebr Shoqat\u00ebn e Arsimtar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e cila funksionon tash af\u00ebr 20 vjet, ku \u00ebsht\u00eb kryetare Yllka Be\u00e7i dhe un\u00eb sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Veprimtarit\u00eb e saj kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pand\u00ebrprera, duke organizuar p\u00ebrurime librash, dit\u00eblindje e festime, n\u00eb p\u00ebrvjetorr\u00eb t\u00eb sh\u00ebnuar, si p\u00ebr 7 Marsin, Dit\u00ebn e Arsimit Komb\u00ebtar Shqiptar, p\u00ebrvjetorin e Shpalljes s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb e tjer\u00eb. Mir\u00ebpo, k\u00ebto veprimtari jan\u00eb n\u00eb r\u00ebnie vitet e fundit, pasi ndihma nga shteti ka munguar gjiithnj\u00eb, nd\u00ebrsa bankat, biznesmen\u00ebt etj. i kan\u00eb futur parat\u00eb \u201cn\u00eb grusht\u201d dhe nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb sponsorizime?!<\/p>\n<p><strong>4<\/strong>.<br \/>\nK\u00ebrkoj mir\u00ebkuptimin e lexuesve t\u00eb k\u00ebtyre radh\u00ebve, se m\u00eb posht\u00eb po tregoj di\u00e7ka, q\u00eb lidhet me jet\u00ebn dhe botimet e mia, sipas pyetjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga gazetarja dhe moderatorja, Eltona Lakuriqi.<\/p>\n<p>\u2026Kam lindur n\u00eb fshatin Bujan t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Gjakov\u00ebs (Tropoj\u00eb), n\u00eb nj\u00eb fmilje t\u00eb thjesht\u00eb e me tradita atdhetare. Shkoll\u00ebn fillore e kreva aty, nd\u00ebrsa 7-vje\u00e7aren e t\u00eb mesmen, n\u00eb Tiran\u00eb. Studimet e larta i p\u00ebrfundova m\u00eb 1963, p\u00ebr gjuh\u00eb e let\u00ebrsi shqipe, n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, pas nj\u00eb viti specializimi p\u00ebr dialektologji, n\u00eb Universitetin \u201cZhdanov\u201d t\u00eb ish-Leningradit. Meqen\u00ebse kisha nisur t\u00eb shkruaja n\u00eb shtyp, q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 14-vje\u00e7are, ky do t\u00eb ishte profesoni kryesor i jet\u00ebs sime. Pra, sh\u00ebrbeva, pothuajse, gjithnj\u00eb n\u00eb gazeta qendrore t\u00eb vendit, s\u00eb fundi 22 vjet n\u00eb gazet\u00ebn \u201cM\u00ebsuesi\u201d, pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit e Shkenc\u00ebs, deri sa dola n\u00eb pension. Duke patur nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, aty mora grad\u00ebn dhe titullin shkencor, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/p>\n<p>Librin e par\u00eb, \u201cSi e pash\u00eb un\u00eb Kosov\u00ebn\u201d, e botova n\u00eb vitin 2000, pas nj\u00eb q\u00ebndrimi dyjavor n\u00eb De\u00e7an, pra kur ajo ishte \u00e7liruar p\u00ebrgjithnj\u00eb nga regjimi serb. N\u00eb t\u00eb, jan\u00eb mbresa e p\u00ebrshtypje nga ato troje t\u00eb st\u00ebrlashta shqiptare, por dhe tregohet me d\u00ebshmii, fakte e foto, p\u00ebr krimet \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb atyre pushtuesve shum\u00ebvje\u00e7ar\u00eb! N\u00eb vazhdim, botova librin \u201cN\u00ebp\u00ebr udh\u00ebt e shkoll\u00ebs shqipe\u201d(Tiran\u00eb,2001) e ribotuar me disa ndryshime, m\u00eb 2008. P\u00ebr diisa figura t\u00eb shquara t\u00eb arsimit komb\u00ebtar shqiptar, botova librat: \u201cPishtar\u00eb t\u00eb Normales s\u00eb Shkupit\u201d (Kumanov\u00eb, 2002), \u201cFilolog\u00eb q\u00eb num harrohen\u201d(Tiran\u00eb, 2002), \u201cM\u00ebsuesi veteran Salih Myftar Kolgeci\u201d(Tiran\u00eb, 2005) e \u201cBedri Dedja: N\u00eb kujtes\u00ebn ton\u00eb-P\u00ebrmbledhje kujtimesh\u201d(Tiran\u00eb, 2010). Gjithashtu, u kam kushtuar libra udh\u00ebtimeve t\u00eb mia n\u00eb trojat amtare t\u00eb Ballkanit ose n\u00eb shtete tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs. T\u00eb till\u00eb jan\u00eb: \u201cRrahin zemrat arb\u00ebrore-Sh\u00ebnime nga Shkupi, Presheva, Prishtina e Ulqini\u201d(Tiran\u00eb, 2011), \u201cMe zem\u00ebr n\u00eb vendlindje-Sh\u00ebnime nga Suedia\u201d(Tiran\u00eb, 2012) dhe \u201cMe shpirt atdhedashurie\u201d(Tiran\u00eb, 2015).<\/p>\n<p>Por, gjat\u00eb k\u00ebtj emisioni, p\u00ebrmenda edhe librin tim jet\u00ebshkrimor, \u201c\u00cbndrrat \u2018e grisura\u2019 t\u00eb jet\u00ebs sime\u201d(Tiran\u00eb, 2010) dhe librat, kushtuar mbes\u00ebs sime, nga vajza, \u201cDorela-lib\u00ebr publicistik-letrar, p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb\u201d(Tiran\u00eb, 2012) e shoq\u00ebruar me \u201cQofsh e lumtur, mbesa Dorel\u00eb-recensione\u201d(Tiran\u00eb, 2013).<\/p>\n<p>I lash\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund, jo nga r\u00ebnd\u00ebsia, dy libra, q\u00eb kam shkruar p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm, poete e shkrimtare, artiste e veprimtare shqiptare, nga vendi yn\u00eb e trojet tjera amtare dhe ngulimet shqiptare n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb. Ato jan\u00eb: \u201cP\u00ebr ju, krijuese\u201d(Tiran\u00eb, 2015) dhe \u201cKur flasin zemrat\u201d(Tiran\u00eb, 2016).<\/p>\n<p>Pa i p\u00ebrmendur t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtu, sh\u00ebnoj se jam bashkautor ose kam b\u00ebr\u00eb hyrjet dhe i kam redaktuar, mjaft libra t\u00eb autor\u00ebve tjer\u00eb, sin \u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb trojet shqiptare.<\/p>\n<p>Sigurisht, botimet me autor\u00ebsin\u00eb time, do t\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr, po t\u00eb gjindeshin mund\u00ebsi tjera financiare. Megjithat\u00eb, i fal\u00ebnderoj nga zemra, ata koleg\u00eb e miq dashamir\u00eb, q\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe m\u00eb ndihmuar n\u00eb botimin e librave t\u00eb deritanish\u00ebm!<\/p>\n<p><strong>5<\/strong>.<br \/>\nSigurisht, lexuesit e k\u00ebtyre radh\u00ebve d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb din\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr Radion \u201cZ\u00ebri I Mitrovic\u00ebs\u201d, ku un\u00eb isha I ftuar k\u00ebto dit\u00eb.\u2026Transmetimin e par\u00eb ajo e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb fillimin e muajit mars, n\u00eb studion qendrore, n\u00eb Trolatan t\u00eb Suedis\u00eb, e drejtuar nga bashkatdhetari yn\u00eb, Nesip Doroci-Koshtovalia. N\u00eb stafin e k\u00ebsaj radioje b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb: Avni Smakaj (dj., menaxher progamesh e moderator) dhe moderator\u00ebt: E.Lako, Adivije Hoxha, Xhevahir Gjonaj, Lili Bimi e Rudina Ismaili. Kjo Radio realizon nj\u00eb ser\u00eb programesh t\u00eb larmishme, t\u00eb cilat ndiqen me interes nga bashkatdhetar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb.Programe t\u00eb till\u00eb jan\u00eb em\u00ebrtuar: \u201cE h\u00ebna me ju\u201d(nga Adivije Hoxha), \u201dKape \u00e7astin\u2026\u201d(nga Eltona Lakuriqi), \u201cFjala poetike\u201d (nga Lili Bimi e Rudina Ismaili). Pran\u00eb d\u00ebgjuesve jan\u00eb edhe programet me p\u00ebrsh\u00ebndetje e urime. Gjithashtu, I p\u00eblqyer \u00ebsht\u00eb cikli dokumentar me titullin \u201cKosova, djepiiI shqiptaris\u00eb\u201d, t\u00eb cilin e drejton Avni Smakaj.<\/p>\n<p>N\u00eb emisionet e Radios \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb dhe kan\u00eb shprehur mendimet e tyre para d\u00ebgjuesve personalitete t\u00eb politik\u00ebs, arsimit, kultur\u00ebs, let\u00ebrsis\u00eb e artit, si: Albin Kurti, i \u201cVet\u00ebvendosjes\u201d(Kosov\u00eb) dhe analisti i njohur, Hysni Ismaili. Po kshtu, kan\u00eb interpretuar k\u00ebng\u00ebt e tyre artiste, nga Kosova e Shqip\u00ebria, si: G\u00ebzim Kodraliu, Armand Vonaj, Linda Morina e mjaft t\u00eb tjer\u00eb. Sigurisht, me z\u00ebrin e tyre t\u00eb bukur, ata kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shtohet interesi p\u00ebr emisionet, q\u00eb transmetohen nga kjo Radio, rregullisht.<\/p>\n<p>\u2026Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr ne se, n\u00eb k\u00ebt\u00eb emision t\u00eb Radios \u201cZeri i Mitrovic\u00ebs\u201d, d\u00ebrguan p\u00ebrsh\u00ebndetjet e tyre dhe b\u00ebn\u00eb pyetje interesante, disa d\u00ebgjues, si: Edmond Zeka e Endri Beqo, nga Tirana; Adnani,fotograf, nga Suedia; Xhevahir Gjonaj, nga Italia e t\u00eb tjer\u00eb. Nd\u00ebrsaa Adnani na d\u00ebrgoi edhe disa pamje nga veprimtarit\u00eb e ShShASh \u201dPapa Klementi XI-Albani\u201d. Po k\u00ebshtu, d\u00ebrguan mesazhe p\u00ebrg\u00ebzimi, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb emision: Hysen Ibrahimi (Suedi), Jup Krasniqi (Kiel-Gjermani), Ermira Jusufi (Vushtrri-Kosov\u00eb) etj. Si k\u00ebta, por dhe t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebgjuesit e k\u00ebsaj Radioje em\u00ebrmir\u00eb, i fal\u00ebnderojm\u00eb e i p\u00ebrsh\u00ebndesim, p\u00ebrzem\u00ebrsisht dhe ju urojm\u00eb gjitha t\u00eb mirat, vetjake e familjare, me rastin e Vitit t\u00eb Ri 2017!<\/p>\n<p><em>Tiran\u00eb, 30 dhjetor 2016<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. Ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb Radion \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d, nga gazetarja e moderatorja Eltona Lakuriqi, e prita me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb flisja n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb komunikimit masiv. Gjithashtu, e dija q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21828,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-9552","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. Ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb Radion \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d, nga gazetarja e moderatorja Eltona Lakuriqi, e prita me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb flisja n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb komunikimit masiv. Gjithashtu, e dija q\u00eb [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-12-30T17:24:03+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-12T04:04:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026\",\"datePublished\":\"2016-12-30T17:24:03+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T04:04:53+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/\"},\"wordCount\":2280,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/murat_gecaj_foto.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/\",\"name\":\"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/murat_gecaj_foto.jpg\",\"datePublished\":\"2016-12-30T17:24:03+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T04:04:53+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/murat_gecaj_foto.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/12\\\/murat_gecaj_foto.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Murat Gecaj, foto\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Nga: Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues 1. Ftes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bised\u00eb n\u00eb Radion \u201cZ\u00ebri i Mitrovic\u00ebs\u201d, nga gazetarja e moderatorja Eltona Lakuriqi, e prita me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sepse ishte hera e par\u00eb q\u00eb do t\u00eb flisja n\u00eb k\u00ebt\u00eb mjet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb komunikimit masiv. Gjithashtu, e dija q\u00eb [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2016-12-30T17:24:03+00:00","article_modified_time":"2021-12-12T04:04:53+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026","datePublished":"2016-12-30T17:24:03+00:00","dateModified":"2021-12-12T04:04:53+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/"},"wordCount":2280,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/","name":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026 - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg","datePublished":"2016-12-30T17:24:03+00:00","dateModified":"2021-12-12T04:04:53+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/murat_gecaj_foto.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Murat Gecaj, foto"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/bisede-ne-radion-zeri-i-mitrovices-me-moderatoren-eltona-lakuriqi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"BISED\u00cb, N\u00cb RADION \u201cZ\u00cbRI I MITROVIC\u00cbS\u201d, ME MODERATOREN ELTONA LAKURIQI\u2026"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9552","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9552"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9552\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74442,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9552\/revisions\/74442"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/21828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9552"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9552"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9552"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}