{"id":9686,"date":"2017-01-05T02:19:48","date_gmt":"2017-01-05T01:19:48","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9686"},"modified":"2021-12-12T04:03:18","modified_gmt":"2021-12-12T03:03:18","slug":"ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/","title":{"rendered":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/www.gazetaexpress.com\/intervista\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese-302229\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">GAZETAEXPRESS<\/a>, <em>04 Janar 2017<\/em><\/p>\n<p><em>Ish-kryeadministratori i OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se lidershipi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebkohsh\u00ebm dhe jasht\u00eb realitetit. Ai tha se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb\u201d, meq\u00eb si\u00e7 tha \u201clider\u00ebt e sot\u00ebm nuk po tregojn\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebrve\u00e7 vullnetit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet\u201d.<\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb, Soren Jessen Petersen, tha se Kosova vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtat probleme sikur edhe shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb; me krimin e organizuar, korrupsionin dhe nd\u00ebrlidhur me k\u00ebt\u00eb edhe munges\u00ebn e zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ai tha se BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e qart\u00eb ndaj Serbis\u00eb duke ia b\u00ebr\u00eb me dije se n\u00ebse ajo do \u201cq\u00eb t\u00eb ec\u00eb drejt integrimeve evropiane duhet t\u00eb ndaloj\u00eb destabilizimin e Kosov\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebrmes ndalimit t\u00eb veprimeve n\u00eb veri\u201d.<\/p>\n<p>Jessen Petersen ka qen\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsues i Posac\u00ebm i Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrmjet viteve 2004 dhe 2006, n\u00eb koh\u00ebn kur kan\u00eb filluar edhe bisedat n\u00eb Vjen\u00eb p\u00ebr statusin politik t\u00eb Kosov\u00ebs, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Presidentit Ahtisaari.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zot\u00ebri Jessen-Petersen, viti 2016 ishte nj\u00eb vit p\u00ebrplot me zhvillime n\u00eb Kosov\u00eb. Ku i shihni ju t\u00eb arriturat dhe ku ngecjet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Fillimisht dua t\u00eb them se m\u00eb duhet t\u00eb jem i kujdessh\u00ebm, sepse nuk jetoj m\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk kam qen\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb k\u00ebto dy-tri vitet e fundit. Por, un\u00eb provoj ta p\u00ebrcjell\u00eb situat\u00ebn p\u00ebrmes raportimeve t\u00eb medieve dhe n\u00eb kontaktet me miqt\u00eb atje. Dua t\u00eb them se ne q\u00eb nuk jemi brenda, gjithnj\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm sepse nuk dim\u00eb shum\u00eb\u00e7ka q\u00eb ndodh\u00eb. K\u00ebto prandaj jan\u00eb p\u00ebrshtypjet e mia t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe mund t\u00eb them se n\u00eb fush\u00ebn e p\u00ebrparimeve, un\u00eb ende besoj se p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha mang\u00ebsive, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb flas, por \u00e7do vit q\u00eb nga pavar\u00ebsia, mendoj se ajo si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Mendoj se Kosova, jo vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb pranuar zyrtarisht, por edhe n\u00eb realitet, nga t\u00eb gjitha ato shtete q\u00eb e kan\u00eb njohur at\u00eb. Kosova po merr pjes\u00eb n\u00eb ngjarje nd\u00ebrkomb\u00ebtare gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Prandaj mendoj se p\u00ebrkund\u00ebr mang\u00ebsive pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb konsoliduar dhe kjo \u00ebsht\u00eb e arritur. Nga ana tjet\u00ebr, m\u00eb duhet t\u00eb them se jam shum\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruar kur shoh ngecjet dhe n\u00eb ve\u00e7anti jam i d\u00ebshp\u00ebruar sepse e shoh se t\u00eb gjitha problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Kosova sot jan\u00eb ato q\u00eb un\u00eb i kujtoj nga koha kur u largova nga Kosova m\u00eb 2006 dhe ishin t\u00eb nj\u00ebjtat kur Kosova u pavar\u00ebsua; pra kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me krimin e organizuar, korrupsionin dhe natyrisht t\u00eb nd\u00ebrlidhur me k\u00ebt\u00eb edhe mungesa e zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Ekonomia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dob\u00ebt dhe papun\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ende shum\u00eb e lart\u00eb. Problemet atje jan\u00eb reflektuar nga nj\u00eb fakt i dhimbsh\u00ebm se m\u00eb shum\u00eb se 70 mij\u00eb qytetar\u00eb nga Kosova kan\u00eb provuar q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb azil n\u00eb Evrop\u00eb. Kjo tregon se njer\u00ebzit po largohen nga Kosova dhe kryesisht t\u00eb rinjt\u00eb po largohen, sepse nuk kan\u00eb nj\u00eb shpres\u00eb se udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb po e kuptojn\u00eb se duhet t\u00eb adresohen korrupsioni dhe krimi i organizuar, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes fjal\u00ebve t\u00eb bukura, por n\u00eb realitet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e njohur mir\u00eb p\u00ebr politikan\u00ebt p\u00ebr arsye t\u00eb qarta. Prandaj, deri sa nuk ka vende t\u00eb pun\u00ebs, t\u00eb rinjt\u00eb nuk kan\u00eb shpres\u00eb dhe si do t\u00eb duket Kosova pa t\u00eb rinjt\u00eb?! Prandaj, mendoj se problemet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta dhe do t\u2019i d\u00ebgjoni s\u00ebrish nga disa miq t\u00eb Kosov\u00ebs. Ambasadori britanik, ambasadori i SHBA-s\u00eb, vazhdimisht flasin p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e luftimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit dhe politikan\u00ebt thon\u00eb \u2018po e kuptojm\u00eb, por n\u00eb fakt asgj\u00eb nuk ndodh\u2019.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Meq\u00eb ju e p\u00ebrcillni situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb; \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb munges\u00eb e lidershipit n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Mendoj se po. Mendoj se fatkeq\u00ebsisht Kosova ka gjenerat\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb pushtet ose af\u00ebr tij, madje edhe para pavar\u00ebsis\u00eb. Jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit. Shikojini fotografit\u00eb e tyre dhe jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit. K\u00ebta udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb, un\u00eb besoj, jan\u00eb jasht\u00eb kohe dhe jasht\u00eb realitetit. Dhe prandaj p\u00ebr mua Kosova, dhe kjo ndodh edhe me vendet e tjera n\u00eb Evrop\u00eb, por n\u00eb ve\u00e7anti Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ka nj\u00eb lidership t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb Kosov\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cilin popullata e Kosov\u00ebs do t\u00eb kishte besim dhe mb\u00ebshtetje.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb Vet\u00ebvendosja, me ndoshta gjenerat\u00ebn e re por, me keqardhje e them se Vet\u00ebvendosja shum\u00eb shpesh vepron si rr\u00ebnuese n\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtueses s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Prandaj, udh\u00ebheqja politike \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb realitetit dhe ata ende nuk po i kuptojn\u00eb porosit\u00eb se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb adresojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara, p.sh n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e liberalizimit t\u00eb vizave.<\/p>\n<p>Gjith\u00eb at\u00eb q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb \u00ebsht\u00eb se kur kthehen nga Brukseli qytetar\u00ebve ua shp\u00ebrndajn\u00eb thashethemet e rreme se liberalizimi i vizave do t\u00eb b\u00ebhet brenda nj\u00eb muaji, ose fjal\u00eb t\u00eb tjera, dhe natyrisht ne t\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se kjo nuk do t\u00eb ndodh.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Soren Jessen Petersen, ju e njihni k\u00ebt\u00eb udh\u00ebheqje n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb prej vitesh kur ende keni qen\u00eb k\u00ebtu. Pse e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb Kosova t\u2019i tejkaloj\u00eb dallimet brenda sken\u00ebs politike?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Sepse, mendoj un\u00eb, ata udh\u00ebheq\u00ebs politik\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb pushtet dhe edhe ata n\u00eb opozit\u00eb jan\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb nj\u00eb pakice t\u00eb vog\u00ebl &#8211; m\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb votuesve t\u00eb tyre &#8211; dhe n\u00eb disa raste madje as edhe t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb votuesve t\u00eb tyre. Pra, nuk ka nj\u00eb lidership t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb bashk\u00eb Kosov\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cilin popullata e Kosov\u00ebs do t\u00eb kishte besim dhe mb\u00ebshtetje.<\/p>\n<p>Ata nuk po tregojn\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebrve\u00e7 vullnetit p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet, ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, por nuk ka nj\u00eb vizion se si t\u00eb l\u00ebvizet Kosova p\u00ebrpara. Ata thjesht\u00eb nuk jan\u00eb nj\u00eb model p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr gjeneratat e reja. Pa vizion, pa q\u00ebllime t\u00eb qarta, pa dik\u00eb q\u00eb e b\u00ebn vendin bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00eb vendi p\u00ebrpara.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs edhe nj\u00ebher\u00eb kan\u00eb pritje t\u00eb m\u00ebdha nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb me Gjykat\u00ebn Speciale. A do ta ndihmoj\u00eb kjo Gjykat\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb sundimin e ligjit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Fillimisht dua t\u00eb njoh si t\u00eb them meritat. Mendoj se p\u00ebrgjith\u00ebsisht udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb kan\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb krijimin e Gjykat\u00ebs, megjith\u00ebse e di se ka pasur edhe shum\u00eb kund\u00ebrshtime. Prandaj \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, sepse Kosova e kupton se pavar\u00ebsisht n\u00ebse pajtohen ose jo, kjo Gjykat\u00eb do t\u00eb krijohet dhe ajo tani \u00ebsht\u00eb krijuar.<\/p>\n<p>Prandaj, do t\u00eb them se meq\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb nuk po b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sundimin e ligjit nga brenda Kosov\u00ebs edhe nj\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet nga jasht\u00eb saj. Pothuaj t\u00eb imponohet nga jasht\u00eb. Prandaj mendoj se Gjykata, me shpres\u00eb, edhe nj\u00ebher\u00eb do t\u2019i tregoj\u00eb Kosov\u00ebs, udh\u00ebheqjes politike dhe shoq\u00ebris\u00eb, se vendi nuk mund t\u00eb ec\u00eb p\u00ebrpara, nuk mund t\u00eb arrihet p\u00ebrparim n\u00ebse nuk bazohet n\u00eb sundimin e ligjit.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Le t\u2019i kthehemi edhe nj\u00ebher\u00eb udh\u00ebheqjes politike. Ishte nj\u00eb vit i v\u00ebshtir\u00eb me kund\u00ebrshtime t\u00eb forta ndaj proceseve, si\u00e7 ishte ai i ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb Demarkacionit t\u00eb kufirit me Malin e Zi. A mund t\u00eb p\u00ebrballet Kosova me, ta quaj, \u201cd\u00ebnim\u201d nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr mos respektim t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Mendoj se kemi par\u00eb nj\u00eb shembull me liberalizimin e vizave. Mendoj se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dhimbshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se nuk i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat liri nga t\u00eb gjitha vendet e tjera n\u00eb Evrop\u00eb. E kam theksuar edhe m\u00eb her\u00ebt se ky \u00ebsht\u00eb rezultat i munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrparimit, munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik q\u00eb t\u00eb adresohen krimi i organizuar, korrupsioni, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe reflektim i faktit se ende jan\u00eb 5 shtete an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dhimbshme, por mendoj se gjithashtu \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb porosi e fuqishme nga BE-ja, megjith\u00ebse ju e quajt\u00ebt d\u00ebnim. E them s\u00ebrish se kjo porosi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb s\u00ebrish nga udh\u00ebheq\u00ebsit e BE-s\u00eb n\u00eb Bruksel, zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb q\u00eb kan\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb Kosov\u00eb, se \u2018ne duam t\u00eb shohim q\u00eb Kosova do ta marr\u00eb liberalizimin e vizave\u2019 por ju n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u00eb kryeni \u2018detyrat e sht\u00ebpis\u00eb\u2019. Ve\u00e7 tjerash, duhet t\u00eb adresoni krimin e organizuar dhe luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit.<\/p>\n<p>Pra, Kosova do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb e privuar nga ajo q\u00eb duhet ta ket\u00eb. Sepse Kosova duhet ta g\u00ebzoj\u00eb at\u00eb liri t\u00eb l\u00ebvizjes si \u00e7do shtet tjet\u00ebr. Por, ka detyra q\u00eb duhet kryer dhe me sa duket BE-ja ende nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebnaqur me pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga establishmenti politik n\u00eb p\u00ebrmbushjen e kushteve.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Dhe a e besoni se ky lidership mund t\u00eb kryej k\u00ebto detyra?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Duke e par\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ose m\u00eb mir\u00eb at\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb, un\u00eb e kuptoj se pse kaq shum\u00eb njer\u00ebz po e humbin besimin n\u00eb aft\u00ebsin\u00eb apo vullnetin e lidershipit politik q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohet p\u00ebr ta marr\u00eb, at\u00eb q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ka nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ka shkaktuar problem n\u00eb Kosov\u00eb. Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe. A po e ndan Kosov\u00ebn mbi baza etnike s\u00ebrish? Serb\u00ebt e cil\u00ebsojn\u00eb si nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb u mund\u00ebson mbijetes\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, shqiptar\u00ebt thon\u00eb se do ta \u2018minoj\u00eb shtetin e tyre\u2019. A do t\u00eb ndihmoj\u00eb Asociacioni n\u00eb rritjen apo uljen e e tensioneve?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e v\u00ebshtir\u00eb. Plani Ahtisaari, q\u00eb ishte nj\u00eb baz\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi, flet p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb autonomis\u00eb n\u00eb veri. Mendoj se pjesa e dhimbshme e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb, dhe k\u00ebtu BE-ja nuk ka qen\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr pal\u00ebt, pra pjesa e dhimbshme \u00ebsht\u00eb se pa dyshim se Serbia po b\u00ebn \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb destabilizoj\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e qart\u00eb ndaj Serbis\u00eb. N\u00ebse Serbia do q\u00eb t\u00eb ec\u00eb drejt integrimeve evropiane duhet t\u00eb ndaloj\u00eb destabilizimin e Kosov\u00ebs dhe nj\u00eb prej mjeteve t\u00eb saj p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmes veprimit n\u00eb veri. S\u00ebrish, un\u00eb ndjej keqardhje p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb veri, pra p\u00ebr serb\u00ebt atje.<\/p>\n<p>Ndjej keqardhje p\u00ebr dy arsye; nj\u00ebra, sepse ata jan\u00eb p\u00ebrdorur si mjet nga Qeveria e Beogradit dhe e dyta, nga pjesa e Kosov\u00ebs dhe s\u00ebrish mendoj se udh\u00ebheq\u00ebsit e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb sa duhet n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019ju qasur serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ende jetojn\u00eb atje. Po e shoh se ka nisma t\u00eb ndryshme nga politikan\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por ka ende nj\u00eb ndjenj\u00eb se kjo po ndodh sepse BE-ja ua ka k\u00ebrkuar q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb, megjith\u00ebse mendoj se duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb reale. Mendoj se problem kryesor i BE-s\u00eb q\u00eb duhet ta adresoj\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb vazhdimi i p\u00ebrpjekjeve destabilizuese nga Serbia.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb: Por, ka nj\u00eb dialog q\u00eb po zhvillohet n\u00eb Bruksel me leht\u00ebsimin e BE-s\u00eb. A \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur apo shp\u00ebrdorur ai?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Soren Jessen Petersen<\/strong>: Mendoj se nga nj\u00ebra an\u00eb natyrisht jan\u00eb arritur disa gj\u00ebra. Por gjithashtu mendoj se t\u00eb dyja pal\u00ebt, Kosova dhe Serbia, dhe n\u00eb ve\u00e7anti kam p\u00ebrshtypjen Serbia kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb sepse BE-ja i ka th\u00ebn\u00eb ta b\u00ebj\u00eb. Dhe e dyta, ka hyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb insistuar n\u00eb t\u00eb \u2018drejt\u00ebn e saj\u2019, gjendjen e saj. Por, mendoj se nuk ka nj\u00eb vullnet t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u2019u ulur dhe provuar q\u00eb t\u00eb zgjidhen k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb dyja shteteve, n\u00eb interes t\u00eb stabilitetit t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve dhe n\u00eb interes t\u00eb stabilitetit rajonal.<\/p>\n<p>Mendoj se dialogu \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe si\u00e7 e thash ka pasur edhe t\u00eb arritura. Megjith\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb i bazuar, pothuaj, n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb fillestare t\u00eb frik\u00ebs &#8211; heqje dor\u00eb nga \u00e7kado apo nga di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb. Mendoj se dialogu duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb, por gjithashtu mendoj se BE-ja duhet t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet e arritura dhe q\u00eb nuk jan\u00eb zbatuar. S\u00ebrish porosia p\u00ebr Serbin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e fuqishme. Por, natyrisht se edhe Kosov\u00ebs duhet t\u2019i thuhet se ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb dialog me qasje konstruktive dhe zbatim t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur. (<em>REL<\/em>)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>GAZETAEXPRESS, 04 Janar 2017 Ish-kryeadministratori i OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se lidershipi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebkohsh\u00ebm dhe jasht\u00eb realitetit. Ai tha se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb\u201d, meq\u00eb si\u00e7 tha \u201clider\u00ebt e sot\u00ebm nuk po tregojn\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebrve\u00e7 vullnetit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":74404,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-9686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-intervista"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"GAZETAEXPRESS, 04 Janar 2017 Ish-kryeadministratori i OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se lidershipi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebkohsh\u00ebm dhe jasht\u00eb realitetit. Ai tha se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb\u201d, meq\u00eb si\u00e7 tha \u201clider\u00ebt e sot\u00ebm nuk po tregojn\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebrve\u00e7 vullnetit [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-01-05T01:19:48+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-12T03:03:18+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"633\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"347\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese\",\"datePublished\":\"2017-01-05T01:19:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T03:03:18+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/\"},\"wordCount\":2350,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/soren_jessen_petersen.jpg\",\"articleSection\":[\"Intervista\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/\",\"name\":\"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/soren_jessen_petersen.jpg\",\"datePublished\":\"2017-01-05T01:19:48+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T03:03:18+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/soren_jessen_petersen.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2017\\\/01\\\/soren_jessen_petersen.jpg\",\"width\":633,\"height\":347,\"caption\":\"S\u00f8ren Jessen Petersen\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"GAZETAEXPRESS, 04 Janar 2017 Ish-kryeadministratori i OKB-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Soren Jessen Petersen, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se lidershipi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebkohsh\u00ebm dhe jasht\u00eb realitetit. Ai tha se Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr \u201cnj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb re t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb\u201d, meq\u00eb si\u00e7 tha \u201clider\u00ebt e sot\u00ebm nuk po tregojn\u00eb asnj\u00eb vizion p\u00ebrve\u00e7 vullnetit [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-01-05T01:19:48+00:00","article_modified_time":"2021-12-12T03:03:18+00:00","og_image":[{"width":633,"height":347,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese","datePublished":"2017-01-05T01:19:48+00:00","dateModified":"2021-12-12T03:03:18+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/"},"wordCount":2350,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg","articleSection":["Intervista"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/","name":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg","datePublished":"2017-01-05T01:19:48+00:00","dateModified":"2021-12-12T03:03:18+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/soren_jessen_petersen.jpg","width":633,"height":347,"caption":"S\u00f8ren Jessen Petersen"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/ish-shefi-i-unmik-ut-kosoves-i-duhen-politikane-te-rinj-vetevendosja-eshte-rrenuese\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosov\u00ebs i duhen politikan\u00eb t\u00eb rinj, Vet\u00ebvendosja \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuese"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74405,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9686\/revisions\/74405"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/74404"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}