{"id":9703,"date":"2017-01-05T18:53:36","date_gmt":"2017-01-05T17:53:36","guid":{"rendered":"http:\/\/www.fjala.info\/?p=9703"},"modified":"2021-12-12T03:53:25","modified_gmt":"2021-12-12T02:53:25","slug":"sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/","title":{"rendered":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><em>Analiz\u00eb<\/em>:<\/p>\n<p>Shkruan: <strong>SHEFQET DIBRANI<\/strong><\/p>\n<p>Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb Isa Mustafa, \u00ebsht\u00eb e papranueshme, p\u00ebr vet faktin se ai \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i vendit. Ky nivel kaq i ul\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb kritikohej nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjykohej nga Prokuroria e Shtetit. Vesi i tij i keq dhe niveli kaq i ul\u00ebt, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e vazhdueshme e debateve publike n\u00eb media dhe n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha organizimet q\u00eb i b\u00ebn\u00eb shoq\u00ebria civile.<\/p>\n<p>Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e Isa Mustaf\u00ebs \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb qortohej goxha shum\u00eb edhe nga veteran\u00ebt e ish LKJ-s\u00eb, pasi dikush nga k\u00ebta veteran\u00eb e din\u00eb se ky fjalor\u00eb Isa Mustaf\u00ebs vjen nga koh\u00ebrat e nj\u00eb kohe tashm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfunduar, sepse vulgarizmi dhe perversiteti i Isa Mustaf\u00ebs kan\u00eb qen t\u00eb njohur edhe n\u00eb mbledhjet partiake n\u00eb nivelin lokal, nd\u00ebrsa p\u00ebrvoj\u00ebn e hidhur mund ta rr\u00ebfejn\u00eb ata q\u00eb e kan\u00eb kund\u00ebrshtuar ose q\u00eb u ka rastisur t\u00eb ballafaqohen m\u00eb t\u00eb. Sidomos ai \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj atyre q\u00eb ua ka gjetur hallin?!<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto mani t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, m\u00eb s\u00eb miri mund t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb vart\u00ebsit e tij, sidomos ata t\u00eb cil\u00ebve Isa Mustafa ua ka kthyer shpin\u00eb ose si\u00e7 thuhet n\u00eb zhargonin popullor q\u00eb ua ka futur thik\u00ebn pas shpine, sepse lig\u00ebsia dhe pabesia e politikanit \u00ebsht\u00eb pjell\u00eb e logjik\u00ebs komuniste, pasojat e s\u00eb cil\u00ebs, tashm\u00eb kah pleq\u00ebria, atij po i dalin m\u00eb n\u00eb pah.<\/p>\n<p>N\u00ebse merremi me nj\u00eb hulumtim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebrfundimet do t\u00eb jen\u00eb shqet\u00ebsuese, pasi Isa Mustafa po ndjehet si oligark\u00eb n\u00eb Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, ku tashm\u00eb po e luan rolin e monarkut, nd\u00ebrsa Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova dhe sidomos sekretari gjeneral i tij, tezaku Ismet Beqiri, sikur po lozin rolin e myhib\u00ebve n\u00eb rituale fetare, pasi asnj\u00ebri nga k\u00ebta nuk guxon t\u00eb b\u00ebz\u00ebj\u00eb?!<\/p>\n<p>Isa Mustafa, posedon tipare t\u00eb oligarkut komunist, prandaj me sjellje vulgare dhe me fjalorin pervers ka arritur ta dominoj politik\u00ebn e leckosur dhe t\u00eb d\u00ebrmuar t\u00eb LDK-s\u00eb, nd\u00ebrsa vart\u00ebsit e tij ka arritur me sukses t\u2019i shtyp e t\u2019i b\u00ebj\u00eb zapt deri aty, sa asnj\u00ebri nga ata nuk kan\u00eb guxim e as kuraje ta kund\u00ebrshtojn\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr fjalorin e tij t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb, por as p\u00ebr k\u00ebt\u00eb degradim, deri n\u00eb rrezikun p\u00ebr \u00e7\u2019thurje totale, q\u00eb po ia b\u00ebn\u00eb ai LDK-s\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti, dhe Kosov\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Nepotizmi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet tjet\u00ebr, t\u00eb cilin vazhdimisht ai e ka futur n\u00eb loj\u00eb, sikurse q\u00eb ka ditur me mjesht\u00ebri t\u00eb manipuloj\u00eb edhe me analfabetizmin e atyre q\u00eb kan\u00eb grada t\u00eb larta akademike. K\u00ebto rekuizita, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga tiparet, p\u00ebr t\u00eb kuptuar ma mir\u00eb suksesin e tij t\u00eb dominimit. Pik\u00ebrisht jan\u00eb k\u00ebto arsye pse ne vazhdimisht mendojm\u00eb se Isa Mustafa, mbledh p\u00ebrreth vetes, zakonisht llumin e dij\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer paaft\u00ebsia e tij prej nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi teknokrat.<\/p>\n<p>Mesa duket gj\u00ebja m\u00eb pak e hulumtuar \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse Isa Mustafa, ishte apo nuk ishte i till\u00eb edhe gjat\u00eb udh\u00ebheqjes diktatoriale n\u00eb qeverin\u00eb e fundit t\u00eb LKJ-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Se ka qen nj\u00eb personalitet n\u00eb pamje i but\u00eb, por n\u00eb thelb agresiv, arrogant dhe me sjellje primitive kjo s\u2019ka dyshim, se k\u00ebt\u00eb e p\u00ebrfolin, jo vet\u00ebm zyrtaret e pakt\u00eb nga Lidhja Komuniste por edhe student t\u00eb tij q\u00eb e kan\u00eb njohur m\u00eb her\u00ebt. N\u00eb k\u00ebt\u00eb plan befason oportunizmi klasik i shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb, mentaliteti arkaik, p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb t\u00eb keqes \u201cmerhaba?!\u201d.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria civile dhe mediat e kan\u00eb p\u00ebr obligim, m\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb duksh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar, se si arriti Isa Mustafa, p\u00ebr tu avancuar n\u00eb poste politike, qoft\u00eb si organ i dhunsh\u00ebm n\u00eb Qendr\u00ebn e Student\u00ebve n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, menj\u00ebher\u00eb pas demonstratave t\u00eb pranver\u00ebs studentore n\u00eb vitin 1981, ose n\u00ebp\u00ebr funksione t\u00eb tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb Lidhjen Komuniste t\u00eb Jugosllavis\u00eb, periudha p\u00ebr t\u00eb cilat ai n\u00eb televizion \u00ebsht\u00eb deklaruar se nuk ia heq asnj\u00eb prese.<\/p>\n<p>Po ashtu nuk \u00ebsht\u00eb folur sa duhet, e aq m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb hulumtuar roli i tij negativ edhe n\u00eb qeverin\u00eb e p\u00ebrkohshme t\u00eb Bujar Bukoshit. As nuk dihet se kush e propozoi, dhe kush e avancoi n\u00eb postin e Ministrit p\u00ebr Ekonomi dhe Financa, madje pa e dor\u00ebzuar librez\u00ebn e Lidhjes Komuniste. Cili ishte roli i tij gjat\u00eb asaj kohe, sepse deklarata kontradiktore kemi t\u00eb mjaftueshme. Ishte apo jo edhe kund\u00ebr Ibrahim Rugov\u00ebs, me t\u00eb cilin p\u00ebr t\u00eb gjall\u00eb nuk ka bashk\u00ebpunuar si duhet, pastaj cili ka qen\u00eb roli i tij i v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb konfliktet Qeveri n\u00eb Ekzil \u2013 Presidenc\u00eb dhe cili ishte roli i tij n\u00eb relacionin e konfliktit Qeveri n\u00eb Ekzil \u2013 Kryesia Qendrore e LDK-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, sepse roli i tij p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs e destruktiv kund\u00ebr Deg\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Gjermani dhe Zvic\u00ebr na \u00ebsht\u00eb i njohur, ashtu si\u00e7 na \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb i njohur edhe nj\u00eb pjes\u00eb e rolit t\u00eb tij p\u00ebr\u00e7ar\u00ebs, madje tragjik, kund\u00ebr faktorit ushtarak, gjat\u00eb viteve 1998 &#8211; 1999.<\/p>\n<p>Shpeshher\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb e potencuar se Isa Mustafa \u00ebsht\u00eb politikani m\u00eb hakmarr\u00ebs, ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tij, sidomos ndaj strukturave vart\u00ebse. Zgjedhjet e brendshme n\u00eb parti kan\u00eb qitur n\u00eb pah k\u00ebt\u00eb ves. Por mohimi i procesit t\u00eb rregullt zgjedhor n\u00eb Deg\u00ebt e LDK-s\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Gjermani, dhe mohimi pa fakte i atij procesi, si\u00e7 ka vepruar qendra n\u00eb Prishtin\u00eb, \u00ebsht\u00eb dashur ta tronditin Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, Prokurorin\u00eb e EULEX, Prokurorin\u00eb e Shtetit, Vendet e Quintit, po ve\u00e7mas \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb shqet\u00ebsohen Ambasadat e ShBA-s\u00eb, Gjermanis\u00eb, Anglis\u00eb dhe disa vendeve t\u00eb tjera, t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nisjen e nj\u00eb hetimi t\u00eb thell\u00eb, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb sa thell\u00eb, Isa Mustafa dhe vart\u00ebsit e tij, e kan\u00eb shtrir\u00eb rrjetin e n\u00ebntok\u00ebs, duke abuzuar fillimisht me zgjedhjet e brendsh\u00ebm partiake, p\u00ebr t\u2019iu kthyer po me k\u00ebt\u00eb avaz edhe zgjedhjeve n\u00eb nivel lokal e qendror.<\/p>\n<p>E, n\u00ebse KQZ, Organizata Joqeveritare e Institute p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb merren me v\u00ebzhgimin dhe monitorimin e sistemit t\u00eb brendsh\u00ebm zgjedhor, i paskan l\u00ebn\u00eb zgjedhjet e brendshme n\u00eb LDK, n\u00eb m\u00ebshir\u00ebn e grupeve mafioze, gjendja b\u00ebhet edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese. Sepse klanet e interesit me t\u00eb nj\u00ebjtin avaz kan\u00eb vazhduar ta shtrijn\u00eb kontrollin zgjedhor edhe n\u00eb FR t\u00eb LDK-s\u00eb dhe FG t\u00eb LDK-s\u00eb, q\u00eb jan\u00eb mbajtur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Tashm\u00eb edhe n\u00eb ato dy forume i kan\u00eb sistemuar vart\u00ebsit e tyre dhe servilet n\u00eb nivelin lokal. Sidomos kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb FG t\u00eb LDK-s\u00eb, ku \u00ebsht\u00eb injoruar dhe p\u00ebrbuzur femra akademike q\u00eb ka LDK-ja.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebsaj, do t\u00eb thot\u00eb se sistemi i krimit t\u00eb organizuar i ka futur rr\u00ebnj\u00ebt edhe p\u00ebr dy \u2013 tre mandate t\u00eb tjera, prandaj t\u00eb mos presim rezultate pozitive, dhe as reforma t\u00eb duhura n\u00eb legjislacionet e ardhshme, edhe n\u00ebse vendi do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<br \/>\nSistemi i reformave duhet t\u00eb nis n\u00eb nivelet ma t\u00eb ul\u00ebta duke siguruar baz\u00eb deleguese t\u00eb sh\u00ebndosh, p\u00ebr t\u00eb shkuar tek kapot e krimit politik, ekonomik dhe legjislativ q\u00eb jan\u00eb inkorporuar, me pak p\u00ebrjashtime, n\u00eb Kryesin\u00eb e LDK-s\u00eb, n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe n\u00eb delegat\u00ebt e kuvendit partiak. E keqja m\u00eb e madhe p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb, se nj\u00eb gjendje ma e mir\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb as n\u00eb partit\u00eb tjera, qofshin ato t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebse, e qofshin ato partit\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Por gj\u00ebja m\u00eb shqet\u00ebsuese n\u00ebp\u00ebr partit\u00eb politike, n\u00eb foltoret e parlamentit dhe n\u00eb diskutimet publike, mbetet instalimi i sjelljes vulgare dhe m\u00ebnyra e shprehjes perverse q\u00eb po e praktikojn\u00eb zyrtar\u00ebt politik, t\u00eb cil\u00ebt kush ma shum\u00eb, dhe kush ma pak, kan\u00eb instaluar n\u00eb mediat publike dhe n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, arroganc\u00ebn, dallkaukll\u00ebkun dhe nivelin e ul\u00ebt gjuh\u00ebsor, me t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb merrej drejtp\u00ebrdrejt\u00eb prokuroria dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. Por si ka mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrpritet kjo logjik\u00eb kur kryeparlamentari Kadri Veseli, po sidomos kryeministri Isa Mustafa, jan\u00eb shembulli ma i keq i shprehjeve fyese dhe perverse. Si ka mund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkohet nga opozita t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ajo falje p\u00ebr deklarata fyese, n\u00eb koh\u00ebn kur Isa Mustafa \u00ebsht\u00eb kampion p\u00ebr fyerje, madje me sjellje perverse dhe kultur\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb nj\u00eb fshataraku, karakterizon nivelin m\u00eb primitiv t\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi politik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi kaq e madhe r\u00ebndon mbi Isa Mustaf\u00ebn, pasi ai \u00ebsht\u00eb kryetar i nj\u00eb partie me nj\u00eb vizion qytetar krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr nga ky q\u00eb po e ndeshim. Lideri i par\u00eb i LDK-s\u00eb nuk ka p\u00ebrdorur kurr\u00eb shprehje perverse dhe nuk iu ka hakmarr\u00eb askujt ashtu si\u00e7 po vepron Isa Mustafa, dhe vart\u00ebsit e tij t\u00eb cil\u00ebt, le m\u00eb q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb paaft\u00eb, por jan\u00eb larg nivelit t\u00eb shprehjes elokuente q\u00eb jemi m\u00ebsuar ta d\u00ebgjojm\u00eb dikur nga dr. Ibrahim Rugova dhe elita akademike p\u00ebrreth tij. Tashm\u00eb ky fjalor\u00eb \u00ebsht\u00eb zbritur n\u00eb nj\u00eb zhargon fshatar\u00ebsh q\u00eb nuk i njohin sa duhet as arat e veta, pa le m\u00eb shprehjet dhe nocionet e caktuara.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr Rugoviz\u00ebm, bile deri n\u00eb banalitet, sa her\u00eb ia do nevoja thirret edhe Isa Mustafa, po k\u00ebt\u00eb avaz e praktikojn\u00eb vart\u00ebsit, Ismet Beqiri, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Haki Rugova, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb njohuri ta shkruajn\u00eb si duhet, dhe pa gabime t\u00eb m\u00ebdha gjuh\u00ebsore as nj\u00eb fjali t\u00eb thjesht\u00eb. Ky nivel kaq i ul\u00ebt, ky vulgarizim, k\u00ebto shprehje perverse dhe kjo hakmarrje m\u00eb s\u00eb paku i ka hije nj\u00eb partie me tradit\u00eb q\u00eb ka mbjell n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend durim, toleranc\u00eb e kultur\u00eb, aq m\u00eb pak i takon nj\u00eb akademiku, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb sa duhet, cilat jan\u00eb ato vlera me t\u00eb cilat ai \u00ebsht\u00eb pranuar an\u00ebtar\u00eb i ASHAK. Por t\u00eb thirresh me mburrje n\u00eb tituj e grada t\u00eb larta akademike n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ta d\u00ebshmosh k\u00ebt\u00eb nivel kaq t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb shprehjes dhe sjelljes me qytetar\u00ebt e vendit, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb mjerim intelektual, m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb marr\u00ebzi politike.<\/p>\n<p>Ne e dim\u00eb se t\u00ebr\u00eb bota e qytet\u00ebruar e ka vler\u00ebsuar Ibrahim Rugov\u00ebn, p\u00ebr gjuh\u00ebn paq\u00ebsore q\u00eb ka p\u00ebrdorur ndaj t\u00eb gjith\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve politik, pa fyerje e pa vulgarizim. Ibrahim Rugova shquhej p\u00ebr kultur\u00ebn njer\u00ebzore, p\u00ebr afrimin e t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, p\u00ebr faljen, p\u00ebr dialogun me secilin, dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk iu ka revanshuar dikujt tjet\u00ebr me fyerje si\u00e7 po vepron Isa Mustafa. Tashm\u00eb po shihet se kultura politike e kryeministrit t\u00eb vendit \u00ebsht\u00eb e ult\u00eb dhe tejet primitive. Kjo sjellje e tij \u00ebsht\u00eb par\u00eb kund\u00ebr deputeteve dhe deputet\u00ebve, kund\u00ebr grave q\u00eb \u201ckullosin fonde\u201d, kund\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve dhe rinis\u00eb q\u00eb po ua vret ardhm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Isa Mustafa, nuk \u00ebsht\u00eb as kryetar i t\u00eb gjith\u00eb ldk-ist\u00ebve, e p\u00ebr fat t\u00eb keq as kryeminist\u00ebr i t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, sepse ai \u00ebsht\u00eb treguar p\u00ebrjashtues dhe selektiv, ndon\u00ebse kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs e obligon at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sjellje m\u00eb qytetare, m\u00eb t\u00eb emancipuar dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Isa Mustafa \u00ebsht\u00eb izoluar n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e tij prej nj\u00eb teknokrati komunist dhe i frik\u00ebsuar nga e kaluara e tij tep\u00ebr e dyshimt\u00eb, po trembet shum\u00eb, prandaj si kund\u00ebr p\u00ebrgjigje ai p\u00ebrdor shprehjet perverse duke instaluar nj\u00eb gjuh\u00eb vulgare e cila jo pak \u00ebsht\u00eb kritikuar, por si\u00e7 shihet nga kritikat Isa Mustafa nuk p\u00ebrmir\u00ebsohet, sikurse q\u00eb nuk ka m\u00ebsuar gj\u00eb as nga d\u00ebshtimet t\u00eb cilat i mbulon me skandale e me pabesi t\u00eb reja, po m\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrplasje nga nj\u00eb koncept n\u00eb tjetrin, sa jo rrall\u00eb duket sikurse k\u00ebshilltaret e tij po ia ngat\u00ebrrojn\u00eb edhe tabletat p\u00ebr qet\u00ebsim?!<\/p>\n<p>Isa Mustafa, i ka kaluar t\u00eb gjith\u00eb kufijt\u00eb e njer\u00ebzores, prandaj me t\u00eb drejt po dyshohet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7mendur, sepse kjo lloj \u00e7mendurie u pa edhe n\u00eb fjalimin e tij n\u00eb Kuvendin Zgjedhor n\u00eb Forumin Rinor t\u00eb LDK-s\u00eb, por p\u00ebr fat t\u00eb keq, pak ose fare u kritikua nga analist\u00ebt dhe mediat e shumta n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb Kuvend Zgjedhor, Isa Mustafa akuzoi opozit\u00ebn dhe disa deputet t\u00eb LDK-s\u00eb, q\u00eb paskan ndikuar n\u00eb d\u00ebshtimin e liberalizimit t\u00eb vizave, prandaj t\u00eb rinjve ai iu tha se ju nuk mund t\u00eb udh\u00ebtoni jasht\u00eb vendit, p\u00ebr fajin e opozit\u00ebs dhe disa deputet\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb. Po ashtu Isa Mustafa, atyre iu tha se as nuk mundeni t\u00eb shkolloheni jasht\u00eb vendit, sikurse q\u00eb u ankua se as qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb mund\u00ebs t\u00eb sh\u00ebrohen n\u00ebp\u00ebr klinika t\u00eb caktuara jasht\u00eb vendit?!<\/p>\n<p>Por kryeministri i Kosov\u00ebs, Isa Mustafa, n\u00eb at\u00eb kuvend nuk e tha asnj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme pse Ai nuk po e zhvillon Kosov\u00ebn?! As nuk iu tha t\u00eb rinjve se ju nuk do t\u00eb keni nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar jasht\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr studime, pasi vet ai dhe legjislacioni i tanish\u00ebm do ta avancoj\u00eb shkollimin n\u00eb Kosov\u00eb, kurse universitetet e Kosov\u00ebs do t\u2019i b\u00ebj\u00eb konkurruese me ato n\u00eb vendet e zhvilluara. Isa Mustafa, n\u00eb vend se t\u2019iu thot\u00eb t\u00eb rinjve se ju nuk do t\u00eb keni nevoj\u00eb t\u00eb shpenzoni para p\u00ebr t\u00eb gjetur ma mir\u00eb, sepse ai dhe qeveria q\u00eb udh\u00ebhiqet nga ai, do t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb shkollim dhe n\u00eb projekte p\u00ebr rinin\u00eb.<\/p>\n<p>Kurse qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb as nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shkuar jasht\u00eb vendit p\u00ebr sh\u00ebrim, sepse qeveria e udh\u00ebhequr nga ai, do ta p\u00ebrmir\u00ebsoj infrastruktur\u00ebn e mjek\u00ebsis\u00eb, dhe do ta ngriti edhe nivelin e personelit mjek\u00ebsor, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb spitalet e Kosov\u00ebs konkurruese me t\u00eb gjitha spitalet e bot\u00ebs. Por, Isa Mustafa edhe aty, p\u00ebrpara t\u00eb rinjve mallkoi dhe akuzoi opozit\u00ebn dhe ata deputet t\u00eb LDK-s\u00eb q\u00eb nuk paskan lejuar t\u00eb b\u00ebhej liberalizimi i vizave.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, LDK-ja e udh\u00ebhequr nga Isa Mustafa, me asgj\u00eb nuk ngjason me konceptin e themeluesit t\u00eb saj dr. Ibrahim Rugova. LDK-ja dikur, n\u00eb rrethana shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur Isa Mustafa kridhej n\u00ebp\u00ebr Evrop\u00eb, kishte n\u00eb gjirin e saj vler\u00ebn intelektuale, shprehjen e nuancuar, durimin dhe mobilizimin e gjithmbarsh\u00ebm. At\u00ebher\u00eb LDK-ja p\u00ebrfaq\u00ebsonte konceptin e unifikimit dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb mendimeve t\u00eb kund\u00ebrta, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb investuar shum\u00eb. Qysh at\u00ebher\u00eb b\u00ebhej nj\u00eb politik\u00eb konkurruese, ku gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe menduar se do t\u00eb fitoj\u00eb ma e mira.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb parti ishin ngulitur konceptet intelektuale, sepse p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb deg\u00ebs dhe t\u00eb n\u00ebndeg\u00ebve, zakonisht \u00ebsht\u00eb insistuar q\u00eb kryetari a kryetarja t\u00eb ishin me p\u00ebrgatitje t\u00eb lart\u00eb akademike, sikurse edhe n\u00eb Forumin e Gruas, gjithmon\u00eb LDK-ja, kryetare ka pasur nj\u00eb doktor\u00ebsh t\u00eb shkencave, profesoresh\u00eb universitare a nj\u00eb shkenc\u00ebtare me nam. N\u00eb fillimet e LDK-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb investuar p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr zonja akademike me titull doktore e shkencave, sikurse edhe te t\u00eb rinjt\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje maksimale p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr ata ose ato q\u00eb kan\u00eb poseduar tituj t\u00eb lart akademik.<\/p>\n<p>Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr nga Ibrahim Rugova p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra e pat p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhe p\u00ebrqafuar nj\u00eb klim\u00eb afrimi e cila shquhej edhe p\u00ebr toleranc\u00ebn dhe frym\u00ebn paq\u00ebsore, duke reflektuar paqe, durim, vler\u00eb dhe konkurrenc\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e k\u00ebsaj partie. LDK-ja, n\u00ebse jo p\u00ebr gj\u00eb tjet\u00ebr do t\u00eb mbahet mend p\u00ebr shprehjen e but\u00eb dhe t\u00eb matur publike, por edhe p\u00ebr m\u00ebnyrat e qasjeve t\u00eb t\u00eb gjitha problemeve.<\/p>\n<p>Por me ardhjen n\u00eb krye t\u00eb LDK-s\u00eb, t\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, kjo parti ka ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht. Ajo m\u00eb shum\u00eb ngjason me partit\u00eb diktatoriale t\u00eb sistemit komunist se sa n\u00eb nj\u00eb parti demokratike. Tashm\u00eb n\u00eb LDK jan\u00eb instaluar intrigat dhe dallaveret, shtyrja me b\u00ebrryla dhe dallkaukll\u00ebku i tepruar, p\u00ebr\u00e7arja, p\u00ebrjashtimi, refuzimi, kurse mos durimi dhe toleranca, sikur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tipar themelor i saj, duke p\u00ebrjashtuar e injoruar t\u00eb gjith\u00eb elit\u00ebn intelektuale, themeluesit e saj dhe vler\u00ebn akademike, t\u00eb cil\u00ebt nga shpati, vet\u00ebm mund t\u00eb vrojtoj\u00eb, se n\u00eb \u00e7far\u00eb derexhe ka r\u00ebn\u00eb LDK-ja e dikurshme?!<\/p>\n<p>Kjo gjendje n\u00eb LDK, \u00ebsht\u00eb bartur edhe n\u00eb mentalitetin udh\u00ebheq\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs e cila \u00ebsht\u00eb mbushur me tullumbace t\u00eb mbufatur deri n\u00eb plasje. Edhe ata dhe i t\u00ebr\u00eb stafi i kryeministrit sillen me megalomani, arroganc\u00eb dhe me shp\u00ebrfillje t\u00eb tejdukshme ndaj qytetar\u00ebve. Arroganca, vulgarizimi dhe shprehja perverse tashm\u00eb jan\u00eb instaluar n\u00eb t\u00eb gjitha klanet dhe grupet q\u00eb sigurojn\u00eb dhe shoq\u00ebrojn\u00eb Isa Mustaf\u00ebn, qofshin ato n\u00eb LDK, apo n\u00eb qeveri.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb partit\u00eb me demokraci t\u00eb konsoliduar, sjellja e zyrtar\u00ebve politik dhe shprehja e tyre publike jan\u00eb tiparet m\u00eb dalluese, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb vler\u00ebn dhe mendimin politik, n\u00eb vendin ton\u00eb d\u00ebshmohet e kund\u00ebrta. Kjo vler\u00eb morale me premisa t\u00eb kultur\u00ebs evropiane e per\u00ebndimore, q\u00eb dikur kishte l\u00ebshuar shtat edhe n\u00eb Kosov\u00ebn e udh\u00ebhequr nga Ibrahim Rugova, tanim\u00eb nga politika e dob\u00ebt e Isa Mustaf\u00ebs \u00ebsht\u00eb degraduar tej mase.<br \/>\nAkuzuat pa fakte, intrigat dhe g\u00ebnjeshtra jan\u00eb vepra penale, sikurse shprehjet perverse dhe arroganca kundrejt qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trajtohen si veprime penale.<\/p>\n<p>Sepse kryeministri i nj\u00eb vend nuk ka t\u00eb drejt ta quan asnj\u00eb qytetar rruga\u00e7 edhe n\u00ebse dikush \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, pasi detyr\u00eb e shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb ta risocializoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori shoq\u00ebrore, t\u00eb cil\u00ebt fati i ka degdisur n\u00eb rrug\u00eb. Pastaj si ka mund\u00ebsi kryeministri t\u2019u thot\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb vet \u201ckriminel ordiner\u201d, kur shteti e ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb merret dhe t\u00eb p\u00ebrballet edhe me kriminel, p\u00ebr t\u2019i nxjerr nga k\u00ebto veprime dhe p\u00ebr ta integruar k\u00ebt\u00eb kategori n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb normale. Po ashtu si ka mund\u00ebsi nj\u00eb kryeminist\u00ebr dhe nj\u00eb kryetar partie si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Isa Mustafa t\u2019i quaj qytetaret \u201cinjorant\u201d, n\u00eb kohen kur si kryesues qeverie e ka p\u00ebr obligim ta \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb injoranc\u00ebn, fillimisht nga vetja e tij, dhe pastaj t\u00eb emancipoj\u00eb k\u00ebt\u00eb kategorie p\u00ebr t\u2019ua sjell dinjitetin.<\/p>\n<p>Si ka mund\u00ebsi nj\u00eb kryeminist\u00ebr vendi t\u2019i p\u00ebrdor shprehjet fyese \u201cgjela\u201d, \u201cgomar\u201d, \u201cqen bir i qeni\u201d, ose t\u2019i fyej grat\u00eb se po \u201ckullosin fonde\u201d etj., kurse kundrejt opozit\u00ebs sillet sikur t\u00eb ishte prokuror shteti dhe si ka mund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr k\u00ebrkim falje, kur ai vet nuk e b\u00ebn\u00eb kurr\u00eb ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrjashtojm\u00eb rastet n\u00ebse ata qytetar jan\u00eb serb dhe flasin serbisht?! N\u00eb k\u00ebto rrethana kur po instalohet shprehja perverse dhe fjalori vulgar, do t\u00eb duhej q\u00eb prokurori i shtetit t\u00eb mos heshtte as kundruall kryeministrit p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto fyerje q\u00eb mund t\u00eb kualifikohen si vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Po t\u00eb kishim drejt\u00ebsi t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, edhe n\u00ebse rruga\u00e7i do t\u2019i thoshte tjetrit se je rruga\u00e7 do t\u00eb penalizohej dhe do t\u00eb gjykohej, ashtu si\u00e7 ndodh\u00eb kudo n\u00eb vendet me demokraci t\u00eb zhvilluar. Madje n\u00eb vendet per\u00ebndimore nuk lejohet t\u00eb fyhen as grat\u00eb q\u00eb prostituojn\u00eb buz\u00eb bulevardeve, sepse n\u00eb konceptet e reja t\u00eb demokracis\u00eb dhe shkencave sociale \u00ebsht\u00eb avancuar ideja se edhe ato gra kan\u00eb dinjitet qytetar, prandaj shkencat shoq\u00ebrore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se duhet t\u00eb mbrohen me ligj, prandaj shoq\u00ebria qytetare e ka p\u00ebr obligim t\u2019i trajtoj nj\u00ebsoj\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Kosov\u00eb, pik\u00ebrisht i pari i LDK-s\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs, nuk merr parasysh dinjitetin e askujt, sidomos t\u00eb atyre q\u00eb guxojn\u00eb p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar mendimin dhe veprimin e tij. Kurse kryeministri i Kosov\u00ebs fyen dhe atakon zyrtar\u00eb t\u00eb lart politik, intelektual, madje pa p\u00ebrjashtuar as femr\u00ebn shqiptare, nd\u00ebrsa roli i femr\u00ebs sipas standardeve evropiane, n\u00eb Kosov\u00ebn e udh\u00ebhequr nga ai \u00ebsht\u00eb mjaft\u00eb e diskriminuar.<\/p>\n<p>Kjo gjuh\u00eb vulgare dhe ky fjalor pervers, q\u00eb vjen nga kreu i shtetit, do t\u00eb korrigjohet vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur ai (dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb shprehen si ai), t\u00eb vihen p\u00ebrball prokuroris\u00eb s\u00eb shtetit, jo p\u00ebr korrupsion dhe udh\u00ebheqje t\u00eb dob\u00ebt, por pik\u00ebrisht p\u00ebr fyerje dhe n\u00ebn\u00e7mime, q\u00eb po ua b\u00ebn\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p><em>St. Gallen, 03.01.2017<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analiz\u00eb: Shkruan: SHEFQET DIBRANI Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb Isa Mustafa, \u00ebsht\u00eb e papranueshme, p\u00ebr vet faktin se ai \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i vendit. Ky nivel kaq i ul\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb kritikohej nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjykohej nga Prokuroria e Shtetit. Vesi i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":22010,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[2],"tags":[],"class_list":["post-9703","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-artikuj"],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.6 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Analiz\u00eb: Shkruan: SHEFQET DIBRANI Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb Isa Mustafa, \u00ebsht\u00eb e papranueshme, p\u00ebr vet faktin se ai \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i vendit. Ky nivel kaq i ul\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb kritikohej nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjykohej nga Prokuroria e Shtetit. Vesi i [&hellip;]\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"FJALA e LIR\u00cb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/\" \/>\n<meta property=\"article:author\" content=\"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-01-05T17:53:36+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-12T02:53:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"600\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:creator\" content=\"@https:\/\/twitter.com\/acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:site\" content=\"@acokaj\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"18 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\\\/\\\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/\"},\"author\":{\"name\":\"admin\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"headline\":\"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS\",\"datePublished\":\"2017-01-05T17:53:36+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T02:53:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/\"},\"wordCount\":3634,\"commentCount\":0,\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"articleSection\":[\"Artikuj\"],\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"CommentAction\",\"name\":\"Comment\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#respond\"]}]},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/\",\"name\":\"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"datePublished\":\"2017-01-05T17:53:36+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-12T02:53:25+00:00\",\"author\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\"},\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/wp-content\\\/uploads\\\/2018\\\/01\\\/shefqet_dibrani.jpg\",\"width\":600,\"height\":600,\"caption\":\"Shefqet Dibrani\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\\\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#website\",\"url\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/\",\"name\":\"FJALA e LIR\u00cb\",\"description\":\"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/jehonashqiptare.al\\\/fjala\\\/#\\\/schema\\\/person\\\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb\",\"name\":\"admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"url\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\\\/\\\/secure.gravatar.com\\\/avatar\\\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g\",\"caption\":\"admin\"},\"description\":\"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner\",\"sameAs\":[\"https:\\\/\\\/fjala.info\\\/\",\"https:\\\/\\\/facebook.com\\\/shkoder.net\\\/\",\"https:\\\/\\\/linkedin.com\\\/in\\\/acokaj\\\/\",\"https:\\\/\\\/x.com\\\/https:\\\/\\\/twitter.com\\\/acokaj\",\"https:\\\/\\\/youtube.com\\\/channel\\\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w\"]}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","og_description":"Analiz\u00eb: Shkruan: SHEFQET DIBRANI Sjellja vulgare dhe gjuha perverse e kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb Isa Mustafa, \u00ebsht\u00eb e papranueshme, p\u00ebr vet faktin se ai \u00ebsht\u00eb edhe kryeminist\u00ebr i vendit. Ky nivel kaq i ul\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb kritikohej nga Akademia e Shkencave dhe Arteve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjykohej nga Prokuroria e Shtetit. Vesi i [&hellip;]","og_url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/","og_site_name":"FJALA e LIR\u00cb","article_publisher":"https:\/\/facebook.com\/fjala.info\/","article_author":"https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","article_published_time":"2017-01-05T17:53:36+00:00","article_modified_time":"2021-12-12T02:53:25+00:00","og_image":[{"width":600,"height":600,"url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_creator":"@https:\/\/twitter.com\/acokaj","twitter_site":"@acokaj","twitter_misc":{"Written by":"admin","Est. reading time":"18 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/"},"author":{"name":"admin","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"headline":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS","datePublished":"2017-01-05T17:53:36+00:00","dateModified":"2021-12-12T02:53:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/"},"wordCount":3634,"commentCount":0,"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","articleSection":["Artikuj"],"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"CommentAction","name":"Comment","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#respond"]}]},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/","name":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS - FJALA e LIR\u00cb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","datePublished":"2017-01-05T17:53:36+00:00","dateModified":"2021-12-12T02:53:25+00:00","author":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb"},"breadcrumb":{"@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#primaryimage","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","contentUrl":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/shefqet_dibrani.jpg","width":600,"height":600,"caption":"Shefqet Dibrani"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/sjellja-vulgare-dhe-gjuha-perverse-e-isa-mustafes\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"SJELLJA VULGARE DHE GJUHA PERVERSE E ISA MUSTAF\u00cbS"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#website","url":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/","name":"FJALA e LIR\u00cb","description":"&quot;E para ishte fjala...&quot; - n\u00eb Shkoder.net","potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/#\/schema\/person\/9c9fccf4f6449d25e258607d9b4275cb","name":"admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/be103c95acc3db7547b619bb966688693542eac057aaed7ec4502234d461b6e3?s=96&r=g","caption":"admin"},"description":"Arben \u00c7okaj - M\u00ebsues Fizike &amp; Informatike :: Gazetar &amp; Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- &amp; Grafik dizajner","sameAs":["https:\/\/fjala.info\/","https:\/\/facebook.com\/shkoder.net\/","https:\/\/linkedin.com\/in\/acokaj\/","https:\/\/x.com\/https:\/\/twitter.com\/acokaj","https:\/\/youtube.com\/channel\/UCWHTIr21i1vLKsLzVv1TM-w"]}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9703","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9703"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9703\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":74399,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9703\/revisions\/74399"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22010"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9703"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9703"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/jehonashqiptare.al\/fjala\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9703"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}