FESTIVALI 7-të I AKTRIMIT, TRIUMFI I RRADHËS I “JEHONES SHQIPTARE”

0
60
Ferit Hoxha - Festivali aktrimit
🇦🇱🇦🇱🙏🇦🇱🇦🇱🙏🇦🇱🇦🇱
Nga Ferit HoxhaFacebook
Në prezencë të shumë artistëve të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare e deri nga Diaspora, u realizua Festivali i shtatë i Aktrimit për promovimin e talenteve të reja.
Ky Festival u prezantua nga z. Gazmend Agaj, znj. Albana Jeminaj dhe asistentja e dy moderatorëve madhorë, talentja vizionare Klea Rrapi dhe u hap me dy Himnet si Himni Kombëtar dhe Himnin e “Jehonës Shqiptare”, që tashmë janë bërë traditë e eventeve të Jehonës Shqiptare.
Festivali realizuar me datën 09.12.2023 u mbajt në Sallën “Tonin Arapi” të Liceut Artistik Tiranë, me rastin e ditës së Rinisë Shqiptare (Tetë Dhjetorit), që kishte si qëllim promovimin e talenteve të reja dhe u filmua dhe u fotografua nga fotoreporteri mirënjohur z. Kristaq Janushi.
Ishin të shumtë konkurentët të ardhur nga disa Prefektura të Shqipërisë, nga Maqedonia, Dardania e Diaspora Shqiptare, në formën e grupeve sipas shkollave, por edhe konkurentë individual, ku në total ishin mbi 200 pjesëmarrës në konkurim.
Pamje nga salla - Festivali aktrimit
Festivali i Aktrimit të Rinisë Shqiptare, Edicioni 7-të “Internacional Shqiptar, i titulluar “FESTIVALI i AKTRIMIT JEHON, RINIA SHQIPTARE TRIUMFON “, organizohet nga Shoqata Artistike “Jehona Shqiptare” me autore projekti Zamira Korançe, Presidente Nderi e Jehonës Shqiptare znj. Mrgarita Xhepa “Nderi Kombit” dhe Presidente e Festivalit Humanistja dhe “ Ambasadore e Paqes” znj. Bujana Malaj.
Të gjithë talentët konkuruan në këtë festival në katër disiplinat e aktrimit si:
1. Kinematografi (me filma me minutazh të shkurtër.)
2. Dramaturgji.
3. Teatrale.
4. Humoristike.
Për spektatorin u sollën numrat më të përzgjedhur nga gjysmë finalet të realizuara në prefekturat dhe bashkitë e tyre.
Ferit Hoxha - Festivali aktrimit me fëmijë
Performancat e konkurentëve kësaj radhe u vlerësuan nga një juri prestigjoze të përbërë nga profesionistë të fushës si:
1. Prof. Xhevat Limani, aktor, kryetar i jurisë.
2. Prof. Shaqir Bejtja, aktor, n/kryetari jurisë .
3. Prof. Minella Kureta, Mjeshtri Madh”, anëtar i jurisë.
4. z. Taulant Skendaj, aktor i mirënjohur, anëtar jurie.
5. Prof. Kozeta Zavalani, artiste, asistente e jurisë”.
6. Prof.Baftjar Çera, artist këshilltar i jurisë.
7. Znj. Mirela Lipo, Drejtore e Përgjithshme e Personave me Aftësi Ndryshe”, pjesa e përfaqësimit të Jurisë për personat me aftësi ndryshe.
Këtij festivali nuk mund t’i mungonin edhe suprizat e radhës nga artisët e moshave të ndryshme, duke performuar në skenë si përshëndetës me këngë nga repertori tyre, si Kleisa Rrrapi, Lesiana Nikolli, Hysni Hoxha, Arben Sinani e grupe të tjera të ardhur nga Dardania, duke e bërë këtë festival mjaft argëtues për publikun e pranishëm në sallë.
Ferit Hoxha - Festivali aktrimit
Në përfundim, juria dha vlerësimet e tyre sipas disiplinave përkatëse, edhe pse shumë emocionuese, konkurentët u ndien të kënaqur nga vendimi i jurisë, i cili u shoqërua edhe me certifikata mirënjohjeje dhe vlerësime në emër të Shoqatës “Jehona Shqiptare.
Në emrin tim si Drejtor Artisik i evnteve të Shoqatës Jehona Shqiptare, kam nderin të përshëndes të gjithë pjesmarrësit në këtë festival si: grupet konkuruese, drejtuesit e tyre (mësuesit, kolegët e nderuar), jurinë për korrektësinë në vlerësime, moderatorët e festivalit, stafin mbështetës, publikun e mrekullueshëm, si dhe Kryetaren e Jehonës Shqiptare e palodhura znj. Zamira Korançe që s’di të ndalet në promovimin e talenteve të reja.
Fëmijët aktrojnë
DREJTORI ARTISTIK
Ferit Hoxha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu