19.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )
Kreu Artikuj SHQIPTARËT E TREGOJNË VETEN SI POPULL I PADITUR E PA VIZION PËR...

SHQIPTARËT E TREGOJNË VETEN SI POPULL I PADITUR E PA VIZION PËR TË ARDHMEN

0
453
Arben Çokaj

V Ë Z H G I M

Arben Çokaj

Nga njëra anë shajnë komunizmin, e nga ana tjetër identifikohen me islamin.
 
Të krijohet përshtypja se shqiptarët nuk dinë të dalin nga kurthi fetar, ku i kanë futur qëllimisht të tjerët.
 
Në ëndërr mbajnë turkun, një pjesë duan të identifikohen me Muhon dhe në fund një pjesë e mirë e tyre jeton ende me shkaun në shpinë.
 
Nëse flet me një musliman të mirë, ai kujton se është edhe shqiptar i mirë. Por kur vjen puna te arsyetimi, ai është gati t’i sakrifikojë edhe interesat kombëtare, për hir të interesave fetare. Atëherë ku e ka shqiptarizmin ky?! Ky ose nuk kupton, ose bën sikur.
 
Po në rr.s. Amerika, nëse nuk na do, thotë. Pra, është gati të prishet me SHBA e me BE, për të mbrojtur fenë e tij… prandaj unë them me sarkazëm: “Mirë që i ka kaluar turku këtej…” E pastaj thotë, ose bën sikur: “Çfarë dëmi më ka sjellë mua feja?!” Jo, po shihet, asnjë dëm. As feja e as mentaliteti turqeliko-islamik asnjë dëm nuk na e kanë sjellë… Veçse na i prishin marrëdhëniet me Perëndimin…
 
Shqiptarë, tregohumi të zgjuar, shkëpusni zinxhirët, që u kanë skllavëruar, se muslimani nuk din me ba shtet demokratik. Është vetëm iluzion…