JU PREZANTOJMË, SUKSESIN E RADHËS NË KONCERTIN HUMAN, NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE”SEFER DERVISHI” NË KAVAJË

0
159
Margarita Xhepa - Shtëpia e të moshuarve, Kavajë

Kënaqësia e pafundme e këti Eventi të Organizuar sot nga Shoqata Kulturore, Artistike “Jehona Shqiptare” dhe Grupin e Ansamblit “JEHONA E SHQIPNONJAVE” të realizojnë,këtë Koncert, në nderim të të moshuarëve ishte Sllogani” HUMANIZMI FILLON NGA SHPIRTI JONË.”me gëzuar sado pak ,nënat e baballarët,që jetojnë në Shtëpinë e të moshuarve”SEFER DERVISHI” Kavajë.

Në bashkërealizim me Drejtorin e këti Institucioni tepër human Z. Neritan Bajaziti ,që e falenderojmë përzemërsisht për bashkërealizimin e keti koncerti, prestigjoz Human të Titulluar:

“MIRËSE JU GJEJMË SHTËPIA HUMANIZMIT KAVAJË, NGA JEHONA SHQIPTARE TIRANË”!
Buzëqeshja e nënave dhe baballarëve që jetonin në Shtëpinë e të moshuarëve “Sefer Dervishi”Kavajë do mbesi në memorjen time si organizatore dhe stafit drejtues dhe grupit artistik që ishin pjesëmarrës.

Eventi u prezantua nga Moderatorja Artistja e mrekullueshmja Znj. Lola Shehi ,që e hapëm koncertin me “HIMNIN E JEHONES SHQIPTARE”

Të shoqëruar nga Grupi valltareve”Shqiponja”.
U ndez hareja që në fillimet e para nga preformi e mrekullueshmja Prof. Kristina Ndoja Artiste Këngëtare” Princesha e Jehonës Shqiptare” ,këndojë dy këngë,të Titulluara.
Albania terra mia”,

Moj Kosovë Moj Shqipni ne në shekuj jemi Nji.
Gjatë gjithë koncertit gjithë këngëtarët ishin present grupi I valltarëve që i jepnin një panoramë mahnitëse këngëtarëve dhe një hare ndaj të të moshuarve, që ato ishin SINONIMI e Kryefjala e këti eventi.

Pas ndezën harenë dy këngëtaret e reja, Aurora & Amelia Koleci, dy motrat, këngëtare të talentuar, fituese e Çmimit më të bukur 5 disiplinave në Festivalin Folklorik 2021 të Jehonës Shqiptare, që këndoi 2 këngë Aurora të Titulluara:
1. Qikë e bukur.
2. 2. Të Fala nga Mërgimi
3. Amelja këngën Xhamadani.

Zëri fëminorë ishte hareja dhe nga Ani Lisi Nikolli motër dhe vëlla të talentuar kënduan dy këngë.Titulluar”Për ty Nëna Ime”dhe Bulqizakja.

Vallëtarët të Ansamblit,”Shqiponjat” thyen disiplinat e këngëve, në një hare tradicionale korografie Tiranëse të Titulluar: VALLJA E RE E TIRONËS.

E kush ma bukur krye ndezje hareje realizoi Z. Arben Sinoni Origjinal Artist këngëtar”Princi Jehonës shqiptare” këndoi dy këngë te Titulluara:
1. Pokunishtja, që si tradicionale e gjithë Kombit Shqiptar e rrethuan si valltarët e banorët duke vallëzuar si asnjë herë tjetër.
2. Jam Tirons Tirons i Vjetër.

Triumfoi Live intepretimin e saj, Jerina Limaja, artiste këngëtare Fituese në Festivalin e Jehonës Shqiptare,

Që këndoi një këngë të Titulluar: Kolazh Matjane.

Para se Këndoi, Këngëtari Hysni Hoxha u ftua nga Prezantuesja Lola Shehi “Nderin e Kombit” Znj. Margarita Xhepa që Përshëndeti gjithë banorët e Shtëpisë të të moshuarve dhe ne vecanti Drejtorin Z. Neritan Bajazitin që pas Fjalës së Përshëndetjes, Znj. Margarita, Përshëndeti Znj. Zamira Korance që në Emrin e Shoqatës ”Jehona Shqiptare” Drejtorit Institucionit ju dorëzua nga Dr. Demir Rusi dhe ju lexua nga Zv/Presidenti Jehonës. Një Çertifikatë Trofe Artistike si Drejtor Lidër human ,në krye të këtyre të Shtëpisë të moshuarëve e të vetëmuarëve.

Jehona shqiptare, Kavajë

Pas ndezi harenë festive përmbyllëse të koncertit
Z. Hysni Hoxha, Artist këngëtar Ikona kombëtare Ylli i Jehonës Shqiptare..
Që këndoi 2 këngë.të Titulluara:.
1. Çame moj e bukura Çame
2. Këngën Jehona Shqiptare ( u shoqëruan me korografi të Grupit valltarëve që u mbyllë ky Programë në mynyrë të prefeksionuar.

STAFI ORGANIZATIV ISHIN:
Znj. Margarita Xhepa, “Nderi Kombit por është dhe
Presidente Nderi të eventeve e “Jehonës Shqiptare “.
Dr. Demir Rusi Zv/President i Jehonës Shqiptare.
Dr. Zef Shtjefni Producent i eventit.
Prof. Adriatik Gega President i Degës Shoqatës Kulturore Artistike”Jehona Shqiptare Lushnje, dhe .Z/Presidenti Shoqates VUNERABEL, Dega Lushnje.

Znj. Moza Shehi Antare e Shoqates e grupt.
Znj. Emrie Hoxha Menaxhere e eventeve të Ansamblit Jehonës.

Prof. Aida Xhamallati Gjini Korografe që Përfaqëson talentët vallëtar të Ansamblit “Shqiponja të Jehonës”,që tashmë është pjesë e grupit Jehonës Shqiptare”.

Znj. Bona Shehu Antare pjesë e grupimit Jehonës dhe dy shoqërueset e Korografes si Stiliste në pregaditjen e veshjen e grupit valltarëve.

Pas mbylljes së Koncertit realizuam 1 Orë Gala këngë dhe valle gjithë banorët e Shtëpisë të moshuarëve”Sefer Dervishi”Kavajë me artistët e grupit artistic si një familje madhe “Tempull Humanizmi”.

Nuk munguan dhe urimet duke thënë:Gëzuar dhe Festën e Ditës Verës,banorëve të Shpisë”Sefer Dërvishi”

Ne si Stafi SHKA”Jehona Shqiptare” ju Themi me të madhe, Faleminderit i nderuar Drejtor Neritani për bashkërealizimin e këti koncerti prestigjoz që preformuan në vatrën në “Tempullin e Mirësiesë Humane”që ju Kryesoni dhe shpresojmë do kena bashkëpunime dhe në vijim pasi ju ishit gjithçka për ato banorë fisnikë.

Duke ju uruar shumë shëndet, pleqëri të mbarë gjithë banorëve dhe suksese begati ju si Drejtor i këtij Institucioni!

Faleminderit gjithë artistët, si këngëtarët dhe vallëtarët,stafin organizatorëve që ju bashkuan nismës e Ftesës time kaq me vlera njerëzore dhe humane.

Mirutakofshim në evente tjera me Grupin Artistik të Jehonës Shqiptare”& “JEHONA E SHQIPONJAVE”Tiranë.

Me Nderime nga Znj. Zamira Korance Dt.13 Mars 2022 Kavajë-Tiranë!

Shiko aktivitetin në Facebook:

https://www.facebook.com/100002984770101/videos/pcb.4662857163823730/1096191917616261

https://www.facebook.com/photo?fbid=4662852453824201&set=pcb.4662857163823730

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu